Histori

Mbahet referendumi për pavarësi të Katalonisë

[sgmb id=”1″]

Sot mbahet referendum për pavarësi të Katalonië, rajon i Spanjës që prej kohësh kërkon pavarësi.

Referendumi organizohet nga autoritetet vetëqeverisëse lokale, të cilin autoritetet e Madridit e kanë shpallur të pa ligjshëm dhe kanë njoftuar se nuk do të lejojnë mbajtjen e tij.

Mbajtja e referendumit ka ngritur tensione mes qytetarëve pro pavarësisë dhe atyre që nuk duanë shkëputje nga Spanja dhe po ashtu Katalonia është mbushur me numër të madh të policëve, të cilët kanë bllokuar numrin më të madh të qendrave të votimit.

Mbahet referendumi për pavarësi të Katalonisë Read More »

Gazetarja e njohur la duhanin vetëm për vajzën e vogël

[sgmb id=”1″]

Ajo është një nga gazetart më të pëlqyera nga publiku shqiptar.

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga e dinte se duhani nuk bën mirë.

Të gjithë e dimë se duhani nuk të bën mirë. Çështja është se i pëlqente, ndaj s’e kishte lënë dot derisa e bija, Alana, mbushi 4 vjeç.

“Sakrifica më e madhe që kam bërë për vajzën është lënia e duhanit.”, tregoi Xhunga në studion e “Kush vjen për drekë”, ku ishte për herë të parë publikisht me bashkëshortin Dritan Hila.

Mënyra si Alana ia kërkoi, e bëri Rudinën të vendoste përfundimisht ta linte duhanin. Ishte duke shprehur dëshirën përpara tortës me qirinj për ditëlindjen e saj të 4-t, por Alana zgjodhi dëshirën më të pazakontë.

“Mua më pëlqen cigarja, edhe pse e di që s’duhet pirë. Kur Alana mbushi 4 vjeç, frymë qirinjtë dhe i kërkuam të shprehte një dëshirë. Deri atëherë kishte dashur një motër dhe një vëlla, por e harroi këtë. Dëshira e saj ishte: “Unë dua që ti të lësh cigaren, se nuk dua të sëmuresh.”

Nga ajo ditë shkruan anabel, Rudina Xhunga nuk pi më cigare dhe përveç kësaj, ka zgjedhur një mënyrë për të edukuar të bijën përmes kësaj:

“Që atëherë unë e lashë cigaren dhe kam vendosur një qyp balte, ku fus lekët dhe i them: “Këto lekë do t’i kisha harxhuar për cigare.

Gazetarja e njohur la duhanin vetëm për vajzën e vogël Read More »

Letra e mjekut zbulon “sëmundjen e rrezikshme mendore” të princeshës Diana

[sgmb id=”1″]

Tre mjekë të familjes mbretërore i dhanë një dozë antidepresantësh princeshës Diana

Ndoshta bulimia dhe depresioni, tek Lady D nuk ishin thjesht efekt i një martese jo të lumtur dhe një situate të pasigurt familjare.

Sipas një letre të mjekut Sir John Batten, mjeku i familjes mbretërore angleze ai kishte diagnostikuar tek “princesha e trishtuar” një sëmundje gjenetike mendore, që mund të kishte krijuar një “katastrofë për familjen mbretërore”.

Mjeku i gjykatës ka pasur mundësinë të vizitojë gruan e Charles, gjatë viteve të para të martesës, kur marrëdhënia midis tij dhe Dianës kishte nisur të shfaqte dyshimet e para dhe fantazma e Kamilës lundronte brenda jetës së tyre.

Në veçanti, në raportin mjekësor, – të gjetur nga Daily Mail, thuhet se “gjendja e rrezikshme” e Spencerit ishte gjenetike dhe mund të ishte transmetuar tek të dy fëmijët (sapo të lindnin). Por nuk ishte vetëm Batten që u mor me shëndetin e Lady D, por u diagnoza u shqyrtua edhe nga tre mjekë besnikë të mbretërisë. Së fundi, një dokument mjekësor që daton në shkurt 1983 dhe i nënshkruar nga psikoanalisti Alan Mc Glashan – një mjek i besuar i princeshës, tashmë të zhvendosur nga familja mbretërore, u kundërshtua nga kolegët.

McGlashan shkroi në raport se Sir John dhe mjekë të tjerë në Buckingam Palace, ishin shumë të frikësuar nga simptomat e paraqitura nga Lady D dhe “frikësoheshin për një mundësi të një katastrofe për familjen mbrëtërore”. Diana i rrëfeu psikoanalistit se të tre mjekët e gjykatës i dhanë asaj ilaçe kundër depresionit dhe i bënë një terapi sjelljeje, për shkak se princesha ëndërronte përbindësha detarë gjatë natës. Megjithatë, asnjë terapi nuk ka funksionuar.

Përveç anktheve, ajo që i shqetësonte mjekët e Dianës ishin bulimia, ankthi i vazhdueshëm, depresioni, dhe vetëvlerësimi shumë i ulët, megjithëse specialistët ia njihnin një aftësi të madhe për t’u dukur në publik.

Doktor McGlashan, përkundrazi, kishte një mendim të ndryshëm për shqetësimet që goditën nënën e Williamit dhe Harryt: “Ajo është një grua shumë normale, me çrregullime emocionale, jo patologjike”. Më vonë, edhe princi Carlo, u kurua nga psikoanalistët e besuar të gruas së tij të parë, duke qëndruar për 14 vjet nën kujdes.

A e kanë ekzagjeruar qëllimisht mjekët e gjykatës diagnozën e problemeve psikofizike të Dianës për ta mbajtur larg familjes mbretërore? Të gjitha hipotezat janë të hapura, por kjo sëmundje mendore gjenetike e Dianës, është ende një mister i fatit për një nga princeshat më të dashura të historisë.

Letra e mjekut zbulon “sëmundjen e rrezikshme mendore” të princeshës Diana Read More »

Burri dhunues i lutet “live” gruas: Nuk të rrah më, të lutem kthehu tek unë

[sgmb id=”1″]

Një 49-vjeçar nga Puka i është drejtuar emisionit “Me zemër të hapur” për t’i bërë thirrje bashkëshortes dhe fëmijëve të tij të rikthehen në familje.

49-vjeçari ka kryer afro 3 vite burg pasi akuzohet për dhunë në famulje.

Shpëtim Laçi, i mbytur nga dhimbja dhe malli për fëmijët të cilët nuk i sheh prej 3 vitesh, Shpëtim Laci rrëfen kalvarin e jetës.

Historia e tij

U martua me një vajze shumë më të re me emrin Durie, përpara 13 vitesh dhe se bashku sollën në jetë 3 fëmijë, 2 djem dhe një vajze.

Mes tyre nisen konfliktet zënkat dhe debatet e forta dhe ai thotë se shkaku ishte varfëria dhe papunësia.

Teksa reflekton është i bindur që faji më i madh i takon atij, i jep të drejte ish-bashkëshortes dhe e kupton atë, edhe pse sot është tepër vonë.

Madje teksa shfaqet i penduar për dhunën ndaj ish-gruas, i kërkon asaj live ribashkim. Një ditë pas një debati të fortë mes tyre e ka gjuajtur dhe e ka dhunuar. Ajo e ka denoncuar ne polici dhe Shpëtimi u dënua me 2 vite e gjysme burg, shkruana BW.

“Unë jam sjell në mënyrë të rregullt. Nuk e kam dhunuar aq sa thuhet në raport. Ata e kanë rënduar situatën më shumë. E pranoj që kam gabuar, por dy vite burg i kam bërë dhe në mënyrë të padrejtë. Askujt mos t’i ndodh. Sot gjatë lirisë që jam, nuk i bëj 2 orë gjumë.

Ishte pa i mbushur 3 vjeç kur jam futur në burg. Kush e shoh, më plas zemra. Tani në dhjetor mbush 7. Jam shumë i mërzitur dhe nuk e dua më jetën time më, veç t’i shoh 3 fëmijët e tyre.
Dua të shoh edhe nënën e tyre.

Dua edhe bashkim me të. Prej meje nuk i preket më qimja e flokut. Tani kam mësuar se ça do të thotë dhunë në familje dhe jam shumë i penduar, nuk e rrah me.”, rrëfeu 49-vjeçari.

Shpëtimi është 49 vjeç ndërsa Duria është 31 vjeçe.

Ai është invalid pasi ka këputur gishtat e dorës gjatë punës, në periudhën e para viteve ‘90 dhe merr një pensionin invaliditeti gjithsej 74 000 leke te vjetra ne muaj. 2 fëmijët e mëdhenj i ka në shkollë.

Ai e pranon fajin e tij, tregohej kokëfortë edhe pse ajo kishte te drejtë, sot e ndjen veten fajtore. Ka dhunuar bashkëshorten dhe ka bërë 2 vite e gjysme burg për dhunë në familje. Ka 3 vite që nuk takon fëmijët.

Herën e pare është bërë pushim për zgjidhjen e martesës ndërsa herën e dytë ai nuk e di se kush ka firmosur në vend te tij pasi thekson se nuk ishte fare në dijeni.

Ai duhet të paguajë për fëmijët nga 33.000 lekë për secilin. Sipas vendimit të gjykatës çdo të premte të fundit të muajit duhet të takohet me fëmijët me prezencën e një psikologu, por kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë.

Kur shkoi për pasaportizimin mori vesh qe ishte divorcuar. Në tetor 2014 është futur ne burg.

Aktualisht gruaja me fëmijët jetojnë në Tiranë. Ndonëse 49-vjeçari ka ardhur t’i shoh, por ai nuk i ka parë dhe takuar asnjëherë. Për të voglin thotë se nuk e njeh me pasi e ka lënë shumë të vogël vetëm 3 vjeç, ndërsa sot ai është 6 vjeç.

Burri dhunues i lutet “live” gruas: Nuk të rrah më, të lutem kthehu tek unë Read More »

Dikur ruante delet, sot është ministrja e Arsimit të Francës

[sgmb id=”1″]

Ministrja e Arsimit dhe Kërkimit e Francës, Najat Belkacem, është një frymëzim për këdo që beson vërtet se edhe njerëzit që kanë kaluar një fëmijëri të varfër mund të kenë sukses.

Najat Belkacem lindi në fshatin e Nadorit më 1977, në një fshat i vogël dhe të largët në Marok.

Babai i saj ishte në Francë dhe punonte si punëtor ndërtimi dhe i kërkoi Najatit dhe familjes së tij që t’i bashkoheshin në Francë.

Dhe kështu që Najat u transferua në periferinë e Amiensit më 1982.

Ajo studioi shumë dhe u diplomua në Institutin e Studimeve Politike të Parisit më 2002-shin.

Iu bashkua menjëherë Partisë Socialiste dhe nisi të luftonte për të drejtat e qytetarëve, për banesat sociale dhe kundër diskriminimit.

Ajo u zgjodh si këshilltare bashkiake në Rhone Alpines dhe e mbajti këtë detyrë deri në vitin 2008.

Më 2008-n, ajo u zgjodh si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Bashkiak e Rhone dhe ishte e mirënjohur në politikë që atëherë.

Më 2012-n, ajo u emërua si Ministre e Të Drejtave të Grave dhe zëdhënëse e qeverisë së presidentit Hollande.

Dhe më në fund në 2014-n ajo u emërua Ministre e Arsimit.

Najat është një myslimane marokene dhe ministre franceze e cila ruante delet në fëmijërinë e saj.

 

Dikur ruante delet, sot është ministrja e Arsimit të Francës Read More »

Historia tronditëse e 16-vjeçares shqiptare si e ngacmonte kushëriri

[sgmb id=”1″]

Një 18-vjeçare nga Shkodra ka rrëfyer historinë e saj tronditëse për “Joq” duke treguar se si e ka ndjekur “mallkimi” që nga mosha 8-vjeçare, kur u bë pjesë e një ngacmimi seksual nga kushëriri i saj.

Mirëpo, nuk do të mbaronte me kaq dhe ai do të vazhdonte abuzimet ndaj saj dhe kjo nuk është më e keqja.

Vajza rrëfen se si djali i xhaxhait e ngacmonte dhe ajo ndihej e pafuqishme për të reaguar.

Më poshtë rrëfimi i saj tronditës:

Përshëndetje JOQ. Jeta ime ka qenë një makth. Po lexoj çdo ditë për incestin dhe mua më ka ndodhur. Dua të dal direkt në temë. Kur isha vetëm 8-vjeçe kushëriri im më ka ngacmuar seksualisht në fakt, nuk e dija çfarë po më bënte. Më puthi dhe më zhveshi, duke më prekur të gjithë trupin dhe e la me aq. Në fakt nuk e mbaj mend mirë se isha e vogël. Në moshën 16-vjeçare isha duke fjetur afër çunit të xhajes dhe isha në gjumë. Më kishte marrë dorën time edhe e kishte futur poshtë pantallonave të tij duke përkëdhelur pe****in e tij. Bëja sikur isha e fjetun dhe e heq dorën, prap e merrte dhe vazhdonte. Si nuk i vinte turp dhe ishte 25-vjeç. Pastaj u largova nga krevati pa fol fare as nuk e diskutova, sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Këto gjëra nuk po kanë fund, pasi kushëriri tjetër më kapi e më puthi me zor para një viti. Qajta dhe urreja veten time, nuk e shmangia se ishte më i fortë se unë. Edhe e dini se çfarë? Ma ka kërkuar troç një natë. Me tha do të blej makinë. Nuk arrij të kuptoj, pse ka kaq shumë psikopata o Zot! Ka femra plot dhe arrijnë të ngacmojnë kushërirat e tyre. Kurr nuk kam bërë asnjë sjellje provokuese se ndoshta mendoni që po. Tani kam mësuar vetëm diçka: Që besa i zihet vetëm familjes tënde.

Historia tronditëse e 16-vjeçares shqiptare si e ngacmonte kushëriri Read More »

12-vjeçarja e abuzuar seksualisht: Më rrezikohet jeta, ja si policia nuk me mbrojti

[sgmb id=”1″]

Emisioni “Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e së premtes indiferencën e disa institucioneve shtetërore, që kanë lënë në mëshirë të fatit një vajzë të abuzuar seksualisht në moshën 12-vjeçare. 

Vajza, sot 16 vjeç, ka treguar për “Fiksin” të gjithë ngjarjen e ndodhur pak vite më parë dhe ka akuzuar organet e drejtësisë se nuk i kanë dhënë dënimin e merituar personit që e dhunoi; si dhe ato të arsimit për largimin nga shkolla.

Denoncimi shokues

“Unë jam bërë viktimë e abuzimit seksual në moshën 12-vjeçare. Personi që më kërcënoi më thoshte se do të më çonte prostitutë në Maltë. Më thoshte të gjeja edhe ndonjë kushërirën time. Me ty do bëj lekë, më thoshte. E denoncova, por policia nuk i mori për bazë denoncimet”, ka treguar 16-vjeçarja.

Ajo ka treguar edhe ditën e abuzimit. “Isha në një dyqan në fshatin ku banoj, në Slanicë të Urës Vajgurore. Ky person erdhi me një makinë ngjyrë gri dhe më mori me forcë. Gjërat që kisha blerë më ranë nga dora. Me ty do të bëj lekë, më thoshte. Më çoi në Cukalat dhe më kërcënoi. Do të të vras familjen, tha”, ka rrëfyer vajza.

Ajo ka thënë gjithashtu se personi kishte qenë me njerëz të tjerë në makinë dhe se kur ishte kthyer në shtëpi nuk u kishte thënë prindërve për sa kishte ndodhur.

“Ishte ora 12 e gjysmë e natës. Mami kishte dalë nga shtëpia. Kur zbrita nga makina ai më shtyu, por mami nuk pa gjë. Unë e gënjeva mamin, i thashë se kishte qenë kushëriri. Të nesërmen telefonova Policinë e Fierit, në orën 09:00. Ia tregova ngjarjen edhe një kushërirës time dhe ajo më tha se isha minorene”, ka vijuar vajza.

Ajo ka shtuar se, personin që e kishte abuzuar e arrestuan 10 minuta pas kallëzimit dhe se pas dëshmisë ai e kishte kërcënuar sërish. “Kam dëshmuar për këtë person. Por sapo dola nga komisariati ai më bëri ca shenja. Kam për të të vrarë, thoshte”, ka thënë më tej minorenia.

Më kanë kërcënuar mua dhe familjen

16-vjeçarja ka thënë për “Fiksin” se prindërit e personit që e lëndoi kanë qenë në muajin mars të vitit 2015 te shkolla e saj në fshatin Donofrosë. Ajo ka deklaruar se ndoshta kjo ka qenë arsyeja përse drejtori i kësaj shkolle i mbajti asaj qëndrim.

“Drejtori më tha se kishin ardhur prindërit e atij djalit dhe se nxënësit ishin në rrezik. Unë iu përgjigja vetëm për veten time, i thash se askush nuk do të lëndohet”, ka vijuar vajza rrëfimin.

Më pas ajo është ndalur tek organet e drejtësisë. “Personi që më lëndoi nuk e kreu dënimin sa duhet. Unë pata frikë për kërcënimet, edhe babai im pati frikë pasi takohej me babanë e atij djalit. Unë kërkoj që shteti të marrë masa. Vëllai dhe motra shkojnë në shkollë, mund të lëndohen. Personi ka bërë vetëm dy vite burg, doli në janar 2016 dhe banon në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Aktualisht është 23 vjeç, kur ndodhi ngjarja ishte 19 e gjysmë. Unë policisë ia kam theksuar me mijëra herë dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi për ngjarjen. I jam drejtuar edhe ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Avokatit të Popullit, por asnjë masë nuk është marrë. Avokati i Popullit më ktheu një letër, më tha se autori ishte dënuar me 4 vite burg”, ka shtuar vajza.

“Jam thirrur në muajin prill 2016 në polici, ku kam bërë kallëzim për kërcënimet që më vinin. Kërcënimet kanë filluar 1 muaj pas ngjarjes, në maj 2014. Babai i këtij personi kërkonte që të tërhiqja denoncimin. Iu thoshte prindërve të mi se, do ju vë flakën, do ju heq qafe. Unë për këtë dua drejtësi, dua që mos të më cënojë njeri të drejtën për të jetuar. Policia nisi një procedim penal për kallëzimet dhe personi në fjalë ishte marrë në pyetje shumë vonë, 8 muaj më vonë. Aktualisht kjo çështje është e mbyllur. E kanë mbyllur dhe ngjarjen time nuk e kanë parashikuar si vepër penale. Unë dua drejtësi, jam e gatshme të përballëm me gjithçka”, ka thënë minorenia.

Ajo ka shtuar se në shtator 2016 i është drejtuar linjës kombëtare të këshillimit të fëmijëve, por sërish gjërat nuk shkuan si duhet.

“Më referuan te një psikologe, por i kërkova të largohesha. Ajo nuk kontaktonte shpesh, në fillim fare. I kërkova të më ndihmonte në shkollë dhe më tha se në tetor do isha e regjistruar. Unë prita, por më tha se i kishte vdekur babai dhe se ishte në zi”, është shprehur vajza.

Në janar 2017 atë e dërguan në shkollën në Cukalat, ku e pritën mirë dhe bashkia e ndihmoi me një ndihmë ekonomike prej 25 mijë lekë të reja. Por hallet nuk mbaruan me kaq.

Përplasja me drejtorin e shkollës

Gazetarët e “Fiks Fare” e kanë shoqëruar vajzën në shkollën 9-vjeçare në fshatin Donofrosë. Përpara saj dhe gazetarëve drejtori Myrteza Bode ka thënë se vajza kishte qenë e regjistruar në klasën e tetë, por nuk ndiqte mësimin. Ai ka deklaruar se vajza nuk është ende e përjashtuar por sapo të mbushë 16-vjeç mund të dëbohet.

“Vajza ka pasur një problem social gjatë vitit 2013. Ajo ka bërë një kallëzim penal që ka qenë objekt trafikimi mesa di unë. Por nuk ka frekuentuar shkollën dhe nuk ka paraqitur ndonjë arsye”, ka thënë Bode.

Ai i ka thënë se me vajzën dhe me policinë kishin nënshkruar një deklaratë noteriale, ndërsa për ngjarjen ka thënë se nuk mund ta cilësonte trafikim apo marrëdhënie me minorene.

Drejtori ka theksuar se largimi i vajzës nga shkolla ishte përgjegjësi e rendit, ndërsa ka thënë se do të flasë me Drejtorinë Arsimore të Beratit për të parë nëse do t’i japë ose jo transferimin në një shkollë tjetër.

Bode ka pohuar se ka vënë në dijeni edhe Drejtorinë Arsimore dhe i kanë thënë se vajza duhet të vazhdojë mësimin në atë shkollë.

“Ndihmën ia kemi dhënë, le të vinte. Unë tani s’i jap asnjë lloj ndihme, të vijë këtu e të vazhdojë klasën e tetë”, ka thënë drejtori, ndërsa i ka bërë thirrje vajzës që të mos e shantazhojë.

Gazetarët e “Fiks Fare” kanë shkuar edhe në Drejtorinë Arsimore të Beratit. “Ne sot jemi vënë në dijeni të këtij rasti, pasi drejtoria e shkollës nuk na ka lajmëruar më parë. Vajzën do ta dërgojmë të vazhdojë shkollën në Cukalat. Do të caktojmë një psikologe dhe një mësuese shtesë. Falënderojmë “Fiks Fare” që e bëri prezent këtë problematikë”, ka deklaruar përfaqësuesja e DAB.

Apeli i 16-vjeçares

Kërcënimet kanë vazhduar, ndaj vajza përmes denoncimit në “Fiks Fare” ka kërkuar ndërhyrjen e shtetit.

“Kërkoj që shteti të mos bëhet kaq i padrejtë me njerëzit. Kërkoj që shteti të marrë masat e duhura. Kërkoj nga drejtori i shkollës të mbajë pak gojën. Kam një familje të mirë, në shkollë kam qenë vajzë e dashur. Shteti të marrë masë për kërcënimet në “Facebook” se po rri me sytë hapur natë e ditë. S’dua që nënës sime apo babait tim t’i ndodhë ndonjë gjë. Unë s’kam frikë nga asnjë gjë se njëherë vdes njeriu”, ka apeluar vajza.

12-vjeçarja e abuzuar seksualisht: Më rrezikohet jeta, ja si policia nuk me mbrojti Read More »

Bill Gates: Më falni për CTRL+ALT+DEL

[sgmb id=”1″]

Është njeriu më i pasur në botë dhe kompania e tij ndër më të fuqishmet në fushën e teknologjisë. Megjithatë, kur kthen kokën pas, Bill Gates ka një peng. Duke folur në forumin Bloomberg Global Business në Nju Jork, themeluesi i Microsoft u kërkoi ndjesë të gjithë përdoruesve të Windows, aktualëve dhe atyre ndër vite vetëm për një gjë.

“Nëse do të mund të kthehesha pas në kohë do të bëjë një rregullim të vogël. Do ta bëja vetëm me një buton, jo me tre siç është aktualisht”, tha ai. Bill Gates e kishte fjalën për komandën e famshme CTRL+ALT+DEL, e përdorur në sistemin Windows për të hapur dhe mbyllur kompjuterin, apo për të hyrë tek Task Manager në momentin kur një program i caktuar bllokohet.

Gates pranoi se në atë kohë mund të ishte bërë me një buton të vetëm kjo gjë, ashtu siç e ka Apple në sistemin Mac, ndërkohë që në një intervistë të thënë në 2013 ka fajësuar për këtë kompaninë IBM, që prodhon edhe tastjera. “Mund ta kishim me një buton, por ai tipi që dizenjoi tastjerat IBM nuk dëshiroi që ta bëntë të tillë”, tregonte Gates atëherë.

Bill Gates: Më falni për CTRL+ALT+DEL Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com