Histori

18 operacione në dy vjet dhe dy herë në koma, historia e dhimbshme që nisi nga disa kg më shumë

“Ka një mesazh për ty” sot kishte personazh Dajanën, e cila tregoi historinë e saj të dhimbshme dhe tregon sakrificat që ka bërë për të shmangu sëmundjen.

Ishte vetëm 1 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen Dajana u nis për Itali. Por kur ishte adoleshente, për shkak të mbipeshës, dëshironte që të bënte një ndërhyrje për të rrëzuar kilet e tepërta. Mes lotësh ajo rrëfeu të gjitha peripecitë që i janë dashur të kryejë, 18 operacione brenda dy vjetëve dhe 2 herë në gjendje kome. Edhe pse, në fillim e nisi me dieta për të rënë në peshë, më vonë mori një vendim: “Si fillim bëja palestër, mbaja dieta, por nuk kisha asnjë ndryshim. Më pas mora vendim të bëja një operacion për të hequr 80 për qind të stomakut, por duke qenë se isha nën moshë duhet të firmosnin prindërit. Më pas doktori ndryshoi mendje dhe tha nuk të operoj dot, se je 17 vjeçe, do të presim marsin. Unë u mërzita dhe gjeta një doktor privat. Në vitin 2013, do martoja vëllain dhe nuk doja të shkoja në dasmë 130 kilogramë” shkruan Class.

Pas këtij vendimi nisin kalvaret nëpër spitalet e Italisë, pasi gjërat marrin një rrjedhë tjetër. Dajana kalon nga një operacion në një tjetër: “Ishte janar, u operova dhe gjithçka ishte në rregull. Pas 4 ditësh filloi temperatura dhe u detyrova të bëja një tjetër operacion. U futa përsëri në operim, pasi kisha marrë infeksion në gjak. Doktorët panë që të gjithë penjtë e operacionit ishin hapur, i gjithë aciditeti i stomakut kishte kaluar në organet e tjera. Mjekët u detyruan të më largonin në një spital të madh, pasi kishte reanimacion. Qëndrova në spital nga janari deri në maj, ku festova dhe 18 vjetorin tim. Në fillim dukej sikur isha mirë, por ndërkohë merrja antibiotikë për 1 vit e gjysmë. Më pas shkova për pushime me një shoqe, por u ktheva dhe shkova në spital, pasi kisha temperaturë. Mjekët nuk më lanë të kthehesha në shtëpi, sepse thanë se në moshën 18 vjeçe nuk mund të kesh këtë lloj bronkopneumonie dhe mjekët më thanë se do të më mbanin në vëzhgim. Për dy vite bëra terapi e antibiotikë dhe mjekët nuk e kuptonin çfarë kisha. Ndërkohë, temperatura nuk ulej, unë nuk haja fare. Pasi më bënë një rezonancë magnetike, zbuluan se poshtë kraharorit, në krahun e majtë kisha një kist, i cili më shkaktonte temperaturë, kisti infektohej. Mjekët më thanë se duhej të operohesha dhe të hiqja kistin. Pas katër ditësh, kisha përsëri temperaturë të lartë, infeksioni u rrit, siç ishte përpara operimit dhe u detyruan të më bënin operacion. Kishte ngelur një fistul ndërmjet stomakut që kishte bërë një rrugë që shkonte poshtë diafragmës, e që formonte këtë kistin. Aty, duke parë mjekët se isha në moshë të vogël, nisën të më bënin proteza. Kam ndenjur dy vite dhe gjatë këtyre viteve kam bërë 18 operacione”.

Gjatë këtyre viteve të mundimshme, Dajana tregon se vëllai i saj, Liridoni ishte ai që i kishte qëndruar gjithmonë pranë, ishte aty në çdo operacion të sajin dhe do të jetë aty, edhe në sfidën e saj të radhës, që të gjithë urojnë të jetë e fundit. Sot, ai ishte i ftuar nga e motra, edhe pse, në fakt, nuk ishte e gjitha surprizë: “Marr shumë forcë nga vëllai im i madh dhe kam fatin që kam atë… Në maj të këtij viti duhet të shkoja në Bergamo. Në fundjavë kisha djegie në kraharor, erdhi ambulanca më mori dhe sapo shkova në spital, humba ndjenjat. 10-ditëshin e parë nuk kam qenë e vetëdijshme dhe kur u zgjova, mësova se proteza që më kishin vendosur në aortë ishte e infektuar dhe asnjë doktor nuk më merrte përsipër, përveç një doktori në Milano. Ai vendosi të më bëjë operacion në qershor të 2017-ës. E dija se kisha shumë pak shpresë, por askush se dinte që kisha vetëm 20 për qind. Ishte darkë dhe unë u sëmura shumë keq, dy ditë përpara operacionit. Ditën e hënë më çuan në reanimacion dhe të martën në operim. Kur kam dalë nga operacioni pas 9 orësh, doktorët dhe të gjithë janë çuditur dhe kanë dhënë që është një mrekulli”.

Dajana ka thirrur vëllain e saj të madh Liridonin, për t’i dhënë një mesazh dhe për ta falënderuar për gjithçka. Nëpërmjet një videoje, Dajana i ka shprehur vëllait një mesazh shumë të ndjerë. Ajo i premtoi atij se do e kalojë dhe “stuhinë” e fundit dhe do ia dalë. “Unë deri më sot nuk ta kam thënë asnjëherë përballë dhe duhet të ta them që gjatë këtyre 5 viteve më ke dhënë shumë forcë dhe më ke falur një jetë të dytë. Unë do t’i përballoj të gjitha falë teje dhe ne do të udhëtojmë bashkë dhe do t’i bëjmë të gjitha planet tona.”

Liridoni tha se Dajana ka 5 vite që vuan dhe lufton për shëndetin e saj, pasi ishte e shëndoshë, por më pas nisi të luftojë për jetën e vet, bashkë me familjen e saj: “Më vjen keq që nuk kam qenë prezente në jetën e tij përpara se të ndodhnin gjithë këto gjëra, por unë i them se do të jem gjithmonë bashkë me të”,- ishin fjalët e fundit të Dajanës përpara përqafimit me vëllanë.

18 operacione në dy vjet dhe dy herë në koma, historia e dhimbshme që nisi nga disa kg më shumë Read More »

Babai i saj vdiq nga kanceri, por letra që mori kur mbushi 21 vjeçe i përloti të gjithë

Çdo vit, për 5 vite rresht, një tufë me lule dhe një leter. Kjo është dhurata që një baba nga Tennessee, i cili vdiq për shkak të kancerit në vitin 2012, ka menduar për të shoqëruar të bijën, Bailey Sellers deri në përmbushjen e 21 vjetorit të saj, gjë që në SHBA është shumë e rëndësishme.
Për të treguar historinë ishte vetë Bailey në Twitter, e cila ka publikuar një foto të vjetër të saj e të të atit, sikurse dhurata e fundit e marrë.
Babai kishte përgatitur gjithçka përpara se të vdiste, duke e ditur shumë mirë që nuk do të ishte më në krahë të saj, ka paguar lule dhe shkruar pesë letra të mrekullueshme që t’i dërgoheshin çdo vit.
Në të fundit shkruan:
Kjo është letra ime e fundit e dashurisë deri në momentin që do të shihemi sërish. Nuk dua të qash më vajza ime e vogël, sepse unë jam në një vend më të mirë”.
Ti – vazhdon babai – je e do të jesh gjithmonë xhevahiri im më i çmuar që më është dhënë. Është 21 vjetori yt dhe dëshiroj që të jesh gjithmone besnike e vetvetes dhe të respektosh nënën tënde”.
Ji e lumtur dhe jeto jetën në maksimum. Unë do të jem përkrahë teje kur ti të ndodhesh përballë një pengese, duhet thjeshtë të shohësh përreth e do të më shohësh. Të dua dhe gëzuar ditëlindjen dashuri, babi”.
Një histori shumë prekëse kjo e të atit për të bijën, i cili nuk mundi që të jetonte gjatë për ta parë duke u rritur, por mendoi që për shumë vite të mund t’i gjendej pranë vajzës së tij derisa ajo të përmbushte 21 vjeçe, moshë kjo që e ben zyrtarisht një maxhorene.

Babai i saj vdiq nga kanceri, por letra që mori kur mbushi 21 vjeçe i përloti të gjithë Read More »

Sulltani shqiptar që masakroi 19 vëllezërit e tij për pushtet, njihuni me historinë e “tmerrit”

Ju e dini që Shqipëria ka kaluar nëpër disa sisteme sundimi dhe qeverisjeje, ku në kohën e Perandorisë Osmane sulltaneshë Safije ishte shqiptarja më e pushtetshme.

Por, cila është historia e tmerrshme dhe ana e erret e birit të saj që bëri çdo gjë për të pasuar fronin e nënës së tij? “UrbanusBlog” ka shkruar një histori të përmbledhur rreth këtij sulltani shqiptar që masakroi 19 vëllezërit e tij për të pasur pushtetin.

Kur Murati vdiq më 1595, Safije ndihmoi të birin të ketë sukses si sulltan.

Mehmeti III ishte sulltan i Perandorisë Osmane që nga viti 1595 deri në vitin 1603. Mehmedi ka lindur në pallatin Manisa në vitin 1566 gjatë sundimit të gjyshit të tij, Sulejmanit të Madhërishëm.

Mamaja e tij, siç e përmendëm edhe më lartë ishte sulltanesha Safije, vajza shqiptare nga Dukagjini. Stërgjyshi i tij vdiq po atë vit që lindi Mehmedi ndaj edhe sulltan u bë gjyshi i tij, sulltan Selimi II. Gjyshi i tij vdiq kur Mehmedi ishte tetë vjeç dhe fronin e mori i ati. Mehmedi mbajti kurorën e princit deri në vdekjen e të atit në 1595, në moshën 28 vjeçare, kur mori fronin.

Mehmed III mbetet sulltani më i njohur në historinë osmane pasi ka pasur plotë nëntëmbëdhjetë vëllezër dhe gjysmë vëllezër të tij të ekzekutuar të gjithë për të siguruar pushtetin. Të gjithë pothuajse u mbytën dhe u shurdhuan.

Mehmed III ishte një sundimtar i papërshtatshëm, pasi gjithë qeverisjen ja la së tij Sulltaneshës Safije, e cila u bë sundimtare dhe sulltane e vlefshme.

Problemi i parë i madh ishte rivaliteti mes dy vëzhguesve të tij, Serdar Ferhad Pashës dhe Koca Sinan Pashës dhe mbështetësve të tyre .

Nëna e tij dhe dhëndri i saj Damat Ibrahim Pasha mbështeti Koca Sinan Pashën dhe e penguan Mehmidin III që të merrte vetë kontrollin e çështjes. Çështja u rrit për të shkaktuar shqetësime të mëdha nga janisarët.

Më 7 korrik 1595, Mehmed III më në fund e shkarkoi Serdar Ferhad Pashën nga pozicioni i Vezirit të Madh për shkak të dështimit të tij në Vllahi dhe e zëvendësoi me Sinanin. Lufta Austro-hungareze

Ngjarja kryesore e mbretërimit të tij ishte Lufta Austro-Otomane në Hungari (1593-1606). Humbjet otomane në luftë e detyruan Mehmedin III të merrte komandën personale të ushtrisë, i cili ka qenë sulltani i parë që e ka bërë këtë gjë, që nga koha Sulejmani I në 1566.

I shoqëruar nga sulltani, osmanët pushtuan Egjërin në vitin 1596. Pas dëgjimit të qasjes së ushtrisë së Habsburgëve, Mehmedi donte që ta shkarkonte ushtrinë dhe për t’u kthyer në Stamboll.

Megjithatë, osmanët përfundimisht vendosën të përballeshin me armikun dhe i mposhtën forcat e Habsburgëve dhe Transilvanisë në Betejën e Keresztes (i njohur në turqisht si Beteja e Haçovës), gjatë së cilës Sulltani duhej të tërhiqej nga lufta dhe të ikte nga fushëbeteja.

Pas kthimit në Stamboll me fitore, Mehmed u tha Vezirëve të tij se ai do të bënte fushatë përsëri. Vitin tjetër, Bailo venedikas në Stamboll vuri në dukje, “mjekët deklaruan se Sulltani nuk mund të largohet për luftë për shkak të shëndetit të tij të keq, të prodhuar nga ekseset e ngrënies dhe të pirjes.”

Në shpërblim për shërbimet e tij në luftë, Cigalazade Yusuf Sinan Pasha u bë Vizier i Madh në 1596. Megjithatë, me presion nga gjykata dhe nëna e tij, Mehmedi e rivendosi Damat Ibrahim Pashën në këtë pozitë pak kohë më pas.

Megjithatë, fitorja në Betejën e Keresztes u zbeh shumë shpejt nga disa humbje të rëndësishmeqë pësuan më pas, duke përfshirë humbjen e Gyor (turke: Yanıkkale) për austriakët dhe humbjen e forcave osmane të udhëhequr nga Hafız Ahmet Pasha nga forcat vlahle nën komandën e Michael Brave në Nikopol në 1599.

Në vitin 1600, forcat osmane nën Tiryaki Hasan Pashën kapën Nagykanizsa pas një rrethimi 40-ditor dhe më pas e mbajtën me sukses kundër një forme sulmuese, më e madhja e shënuar në rrethimin e Nagykanizsas.

Mehmedika vdekur më 22 dhjetor 1603 në moshën 37 vjeçare. Sipas një burimi, shkaku i vdekjes së tij ishte shqetësimi i shkaktuar nga vdekja e djalit të tij, Şehzade Mahmud. E sipas një burimi tjetër ai ka vdekur ose nga murtaja ose nga ndonjë goditje e marrë. Ai u varros në Xhaminë Hagia Sophia dhe u pasua nga djali i tij Ahmed I, si sulltan i ri.

Sulltani shqiptar që masakroi 19 vëllezërit e tij për pushtet, njihuni me historinë e “tmerrit” Read More »

Endacaku ndihmoi 27-vjeçaren me paratë e fundit, por veprimi i vajzës ia ka ndryshuar jetën

Të ndihmosh të varfrit është gjithnjë bujare dhe një gjest i tillë nuk të varfëron kurrë, por kur ndodh e kundërta është akoma më interesante.Kur Kate Mcclure-it i mbaroi benzina në një autostradë natën vonë, ajo ishte e tmerruar.Ajo doli nga makina me zemrën që i rrihte fort dhe po ecte në errësirë për pikën më të afërt të karburantit.

Gjatë rrugës ajo takoi një të pastrehë, i quajtur Johnny Bobbitt Jr, i cili iu afrua Kate dhe i tha të kthehej në makinë dhe të kyçte shpejt dyert e saj.Kate bëri siç i tha ai dhe vetëm pas disa minutash Johnny u shfaq para makinës me një shishe benzinë që e kishte blerë me 20 dollarët e tij të fundit në mënyrë që vajza të kthehej e sigurtë në shtëpi.

Në këmbim Johnny nuk i kërkoi asgjë në këmbim.27-vjeçarja është shprehur se atë natë nuk kishte mundësi ta shpërblente Johnnyn për aktin bujar, sepse nuk kishte të holla me vete.Por në javët e ardhshme, ajo u kthyer sërish në autostradën e Filadelfias ku i pastrehu qëndronte dhe i ktheu atij benzinën dhe i dha rroba si një xhaketë, doreza, kapele dhe çorape, ushqim rasti dhe ujë.

Por, vajza donte ta ndihmonte më shumë Johnnyn dhe krijoi një faqe për mbledhje fondesh “Paying it Forward” dhe me paratë e mbledhura ajo e strehoi Johnn në një apartament, të cilit arriti t’ja mbulonte pagesën e qirasë për disa muaj, një makinë dhe i hoqi çod shpenzim për veshje dhe ushqim për katër muajt e ardhshëm. Vajza ka shkruar se tani po interesohet bashkë me Johnnyn që të gjejnë një punë për të

Endacaku ndihmoi 27-vjeçaren me paratë e fundit, por veprimi i vajzës ia ka ndryshuar jetën Read More »

Rrëfimi i dhimbshëm i Granit Xhakës për “The Guardian”: Ju tregoj vuajtjet e babait tim, e kanë rrahur në burg

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka po shkëlqen në Angli te skuadra e Arsenalit. Futbollisti i cili ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren e Zvicrës është duke kaluar formën më të mirë në karrierën e tij.

Xhaka ka dhënë një intervistë për të përditshmen angleze “The Guardian” para derbit londinez Arsenal-Tottenham që zhvillohet të shtunën.

Ai kujton me dhimbje kohën kur babai i tij ishte një i burgosur politik në ish-Jugosllavi.

Babai i tij, Ragipi kishte marrë pjesë në protestat kundër Qeverisë Qendrore Komuniste të Beogradit. Në vitin 1986 ka qenë student në Universitetin e Prishtinës, që atëherë ishte krahinë autonome në Jugosllavi. Ragip Xhaka u arrestua dhe u dënua gjashtë vjet.

“Me sa e di unë, në muajt e parë në burg nuk kishte probleme, por më pas e kanë rrahur. Historia e tij është diçka që më prek shumë thellë në zemrën time. Është e vështirë për ta përshkruar atë siç duhet. Ndonjëherë e pyes ‘Më trego përsëri’, pasi mendoj se ende ka diçka për të zbuluar.

Mendoj se ende nuk e ka treguar historinë e tërë, pasi ka dashur të kursejë fëmijët nga pikëllimi. Ai ishte një kosovar krenar dhe mendonte se ata kishin të drejtë të ekzistojnë. Ai ka luftuar për të drejtat më themelore demokratike. Nuk ishte vetëm ai. Kishte edhe të arrestuar të tjerë, përfshirë edhe xhaxhain tim, i cili ishte burgosur kohë më parë. Ai u dënua me 15 vjet”, tregoi Xhaka.

Familja e tij ka vuajtur dhe punuar shumë për të jetuar si tani, ashtu si babai dhe nëna e tij, Eli.

“Ata janë bashkuar vetëm tre muaj para arrestimit të babait tim. Kam respekt të madh për nënën time. Nuk kam dëgjuar kurrë që një grua të jetë kaq besnike me një burrë. Nëna ime është një person i mrekullueshëm”, theksoi mesfushori i Arsenalit.

Xhaka i detyrohet gjithçka Zvicrës dhe mundësitë që i ka ofruar, megjithatë ai nuk harron rrënjët shqiptare, të cilët e përkrahin atë në Londër.

“Kam gjetur disa njerëz me të vërtetë të mirë shqiptarë. Disa prej tyre drejtojnë autolarje. Më flasin shpesh edhe në rrjete sociale, kryesisht për futboll. Disa e mbështesin Liverpoolin, Manchester United, por ka edhe shumë me Arsenalin”, thekson ai.

Rrëfimi i dhimbshëm i Granit Xhakës për “The Guardian”: Ju tregoj vuajtjet e babait tim, e kanë rrahur në burg Read More »

Rrëfimi i mësuesit që udhëton mes ujqërve: Po rrezikoj dhe martesën, ça të bëj më shumë?

Skerdilajd Murati, është mësues dhe cdo ditë përshkon 6 orë rrugë për t’u dhënë mësim nxënësve të fshatit Gjerë, në komunën Porocan të Gramshit. Por kjo nuk është pjesa më e vështirë, sepse atij i duhet t’i ngjitet malit në një rrugë tepër të vështirë gjatë së cilës ka hasur edhe ujqër! Gjithsesi, pavarësisht kësaj, puna për të është nder. Por edhe sa kohë mund të vazhdojë të sakrifikojë ai? Ja cfare ka rrefyer ai në Top Show Magazine:

“Në radhë të parë të gjithë kemi nevojë për punë, më transferuan në fshatin Gjerë. Atje ka rreth 16 nxënës, bie borë se është vend malor më duhet ta bëj 1 orë e gjysmë vetëm mal.
Një ditë isha krejt i vetëm, u shtanga, më kishte thënë një miku im që ujku trembet po të kesh një degë me vete, atë bëra në atë moment, ta tremb sado pak vetëm të arrij te shkolla shëndoshë e mirë edhe këtë herë të paktën. 

E kam shumë të vështirë ta vazhdoj megjithëse e vetmja gjë që më vjen keq janë ata nxënës.
Jam i martuar aktualisht por është i vështirë në situatën që jam unë të mendoj të krijoj një familje”.

Rrëfimi i mësuesit që udhëton mes ujqërve: Po rrezikoj dhe martesën, ça të bëj më shumë? Read More »

Nis “ndërtimi” i Asgardias, kombit të hapësirës

12 tetorin e vitit të kaluar, një grup shkencëtarësh dhe inxhinierësh bënë shpalljen ambicioze; ndërtimin e një kombi të ri, por jo në sipërfaqen e Tokës, por në hapësirë.E kur ka kaluar një vit e pak, “themelet” janë hapur. Një gur simbolik në përmasat e një kutie u dërgua në hapësirë duke u bërë guri i parë për ndërtimin e Asgardias.

Mund të ngjasojë më shumë me skenarin e një filmi fantastiko-shkencor, por ambiciet janë të mëdha dhe grupi i shkencëtarëve që nismëtarë thonë se “kombi hapësinor” mund të bëhet realitet brenda pak dekadave.Udhëheqësit e projektit thonë se në faqen zyrtare të Asgardias mund të regjistrohet kushdo që dëshiron të bëhet qytetar i “kombit hapësinor”, ku fillimisht do të pranohen 100 mijë aplikuesit e parë.

Igor Ashurbeyli, shkencëtar dhe themelues i Qendrës Kërkimore Ndërkombëtare Hapësinore, thotë se synimi është edhe ngritja e një korrace që do të mbrojë “kombin hapësinor” nga asteroidët dhe trupa të tjerë qiellorë.“Projekti përbëhet nga tri pjesë, filozofike, ligjore dhe shkencore e teknologjike”, thotë shkencëtari Igor Ashurbeyli.

Ambicia e tij është që jo vetëm të themelojë Asgardian, por edhe ta anëtarësojë atë në Kombet e Bashkuara me të gjitha të drejtat që të njeh ky status. Ai thotë se përveç kësaj, Asgardia do të shërbejë edhe si një mburojë për popujt e tjerë që jetojnë në Tokë, duke i siguruar ata nga goditjet e asteroidëve, e ndoshta edhe vija e parë mbrojtëse ndaj një sulmi alien në të ardhmen e largët.

“Moto e Asgardias do të jetë Paqe dhe Hapësirë dhe do të ndalohet përthithja e konflikteve tokësore në hapësirën e këtij kombi”, thotë Dr. Ashurbeyli.Shkencëtarët janë të vetëdijshëm për sfidat që paraqet ky projekt, por janë po aq besimplotë se me fondet e nevojshme mund ta realizojnë atë brenda pak dekadave.Sa i takon emrit të përzgjedhur, ai mbërrin nga mitologjia vikinge, ku Asgardia do të thotë “qyteti i qiellit” dhe në të banon Odin, njëri prej zotave vikingë.

Nis “ndërtimi” i Asgardias, kombit të hapësirës Read More »

Papës i dhurojnë Lambon 300 mijë $, por ajo çfarë vendos ai të bëjë me të do iu habisë

Kur Maradona takoi Papën në vitin 2014, ylli argjentinas u shpreh: Papa po më fliste duke u ankuar për varfërinë në botë, por pashë që gjithçka në dhomën e tij ishte prej ari. Pa hezituar i thashë “Mos u anko or mik, shit tavanet prej ari, bëj diçka.”
Kjo shprehje nuk vlen vetëm për Papën në vetvete, por për çdo kënd që flet për varfërinë në shtirje ndërkohë që vet është nga një pozicion shumë i rehatshëm, sigurisht këtu po u referohemi politikanëve.

Mirëpo, le të rikthehemi sërish tek Papa, i cili është bërë së fundmi pronar i nj makine superluksoze, Lamborghini Huracan e bardhë, e cila vërtitet tek çmimi 320.000 dollarë.

Është kompania e Lambos ajo që ia ka dhuruar Papa Françeskut këtë supermakinë, e cila për më tepër është prodhuar posaçërisht për Atin e Shenjtë.

Makina ju dhurua ditën e sotme Papës, ku të pranishëm ishin edhe zyrtarët më të lartë të kompanisë.

Megjithatë Papa që mban aktualisht fronin në Vatikan ka treguar shpeshherë që është shumë social dhe ka vendosur që Lamborghinin e dhuruar ta nxjerrë shumë shpejt në ankand dhe paratë t’i përdorë për bamirësi.

Papës i dhurojnë Lambon 300 mijë $, por ajo çfarë vendos ai të bëjë me të do iu habisë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com