Histori

Nëna e re i kërkon live burrit në burg: Më mirë në rrugë, se me ty kriminel

Ajo quhet Suzana Metuku, është 28-vjeçe dhe nënë e tre djemve te vegjël.

Ka mbi 11 vite që po jeton në një tmerr të vërtetë në martesën me Olti Metukun, një i ri nga veriu i Shqipërisë, që aktualisht ndodhet në burg.

Suzana ka qenë e shoqëruar në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” ditën e sotme nga nëna e saj Lirie Haka, dhe ka rrëfyer arsyet pse po shkon drejt ndarjes me babain e tre djemve të saj.

Olti Metuku së bashku me dy vëllezërit e Suzanës Admir dhe Herton Haka ndodhen në burg, pasi janë akuzuar për vrasjen e biznesmenit 45-vjeçar Fatmir Pula, ngjarje e ndodhur më 19 janar të vitit të kaluar.

Edhe pse janë shpallur fajtorë, Liria beson se ka qenë dhëndri i saj që ka bërë pjesë të skenarit dhe dy djemtë e saj.

Ndonëse drejtësia s’e ka dhënë fjalën e fundit, nëna e dy djemve thotë se ata duhet të marrin dënimin që ju takon.

Por sot, ajo ka ardhur të kërkojë një ndihmë ligjore dhe psikologjike për vajzën Suzanën dhe tre nipërit e saj.

Babai i tyre ndodhet në burg, ndërsa Suzana jeton aktualisht në Kamëz tek vjehrri dhe vjehrra të cilët kanë mësuar se ajo do ta divorcojë djalin e tyre, dhe i kanë vënë kusht që të largohet nga shtëpia me fëmijët.

Ajo është e vetme dhe punon për të rritur tre djemtë.

“Divorci që do të bëj do ta lërë mes katër rrugë. Pa një strehë. Më mirë në rrugë se sa të jetosh me një kriminel”, shprehet vazhdimisht Suzana.

“Dua që fëmijët e mi të rriten dhe të edukohen ndryshe nga babai i tyre”, vazhdon fjalën e saj 28-vjeçarja me lot në sy.

Nëna e re i kërkon live burrit në burg: Më mirë në rrugë, se me ty kriminel Read More »

S’e di si përfundova në Berlin, isha nisur për…

Një grua 27 vjeçe është kapur nga Policia Federale e Gjermanisë e dyshuar për qëndrim ilegal në Aeroportin e Mynihut, shkruan merkur.de. Gjatë kontrollimit të pasaportës me rastin e fluturimit në drejtim të Prishtinës, zyrtarët zbuluan se ajo kishte me vete pasaportë dhe vizë legale, por vizës i kishte kaluar afati dher nuk vlente për Zonën e Shengenit.

Gjatë marrjes në pyetje ajo ka deklaruar se nuk ka shkelur ligjin por i ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme. Pas vizitës turistike te xhaxhai në Kroaci, kosovarja ka hipur gabimisht në një autobus tjetër dhe jo në atë që do ta çonte në Prishtinë, siç kishte planifkuar. Kështu, autobusi “i gabuar” e ka sjellë atë në anën krejtësisht të kundërt, në Berlin. E ndodhur në këtë qytet, ajo thotë se ka jetuar disa ditë rrugëve.

Por 27 vjeçarja nuk ka dhënë përgjigje se si ka mundur të siguronte biletën e aeroplanit dhe përse një hotel në Hanover e ka vërtetuar qëndrimin pesë ditësh të saj në atë qytet, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye Policia Federale ka inicuar ndaj saj një procedurë penale, i ka marrë 100 euro si garanci dhe e ka kthyer në shtëpi në Kosovë.

S’e di si përfundova në Berlin, isha nisur për… Read More »

Kërkuan para për djalin në Amerikë, familja reagon e pikëlluar: ‘Po na vrisni për së dyti’

Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen Mukaj në Tirane, ku para disa ditësh djali i tyre Merlos Mukaj 21-vjeҫ, student në Filadelfia të SHBA është vrarë në një mënyrë tragjike në rrugë nga Joseph Howanski, 24 vjeç.

Të kontaktuar nga dritare.net, prindërit e 21-vjeҫarit Shpëtim dhe Mimoza Mukaj, duke marrë shkas nga disa media që kanë shkruar se familja kërkon ndihmë financiare për të sjellë trupin e tij në Shqipëri, luten të mos shpërndahen lajme të tilla të pavërteta, sepse sipas tyre kjo është fyese , e rende dhe po i vret ata për së dyti.

E vetmja gjë që kërkojnë familjarët, është drejtësia për atë që e vrau pabesisht djalin e tyre i cili ishte student i shkëlqyer në Filadelfia.
Shpëtimi dhe Mimoza kanë deklaruar për dritare.net, se trupi i djalit të tyre do të mbërrijë në Shqipëri pas dy ditësh, dhe do të prehet përgjithmonë në qytetin e tij të lindjes, Tiranë. / Dritare.net

Kërkuan para për djalin në Amerikë, familja reagon e pikëlluar: ‘Po na vrisni për së dyti’ Read More »

Vajza tregon historinë e dhimbshme në televizion

Pak muaj më parë, ajo u bë pjesë e lajmeve për shkak të tentativës së saj të vetëvrasjes në Kishën e Shna Ndout në Laç. Ardita Grabocka në shtator të këtij viti preu damarët në vendin e shenjtë dhe për t’u kërkuar publikisht falje familjarëve të saj, ajo u paraqit në studion e rubrikës ‘Me zemër të hapur” në “E diela shqiptare” ku kishte ftuar nënën e saj.

“Njoha një djalë në Facebook para shtatë vitesh. Unë banoja në Korçë, ai ishte nga Laçi. U lidhëm bashkë dhe pas 4 viteve lidhje, vendosëm të bashkëjetonim dhe shkuam në Vlorë ku ai bënte shkollën. Bashkëjetuam për 3 vite. Ishim shumë mirë deri para një viti. Ftohja filloi kur nisa dhe unë punë pasi nuk komunikonim më dhe nuk kishim më kohë për njëri-tjetrin. Pasi mbaroi shkollën, ai më tha të lija punën, por unë vazhdova me kokëfortësinë time.”-tregoi Ardita, duke rrëfyer më pas se ata ishin ndarë si pasojë e situatës së rënduar.

“Vendosa të shkoja ta takoja se e kisha të pamundur të largohesha nga ai. Doja t’i shprehja dashurinë që kisha kohë që nuk ia shprehja. U takuan dhe familjet tona për të vendosur se çfarë do të bënim. Unë nuk fola asnjë fjalë, vetëm dëgjova dhe më pas u largova.”-rrëfeu vajza në emision, për të treguar më pas, sesi tentoi t’i jepte fund jetës.

“Shkova në Kishën e Laçit. Pasi preva damarët, mora familjarët për t’u thënë ku isha që të më gjenin më pas. Më gjetën kalimtarët dhe më çuan në spital e në polici. Shkova në shtëpi por nuk kemi folur dhe as ata nuk më kanë ngacmuar. Kam thirrur mamin këtu që t’ kërkoj falje për veprimin tim sepse edhe më pas, unë i thosha që do ta përsërisja. Ia thoja dhe Taulantit që do ta bëja prap. Jo për ta kërcënuar, por për t’i thënë që unë jepja dhe jetën për të. Në spital më pyeti pse e bëra. I thashë që s’mund të jetoja pa të. Më tha vetëm që të mundohesha të ecja përpara dhe të bëhesha e fortë.”- u shpreh e prekur Ardita.

Pasi e ëma mbërriti në studio, e përlotur ajo i kërkoi asaj dhe fmailjarëve falje për veprimin, si dhe i premtoi se do ta mbante fjalën dhe do të qëndronte në Tiranë, ashtu siç e ëma i kërkoi.

Vajza tregon historinë e dhimbshme në televizion Read More »

A ekziston dashuria me shikim të parë? Ja çfarë thotë shkenca

Kur e pyetën për momentin kur ai e kuptoi se Meghan Markle ishte “e duhura”, Princi Harry pretendoi se diçka të tillë e ndjeu që në momentin e parë që u takua me aktoren amerikane.

Por, kërkimet e fundit kanë hedhur dyshime të reja mbi idenë e dashurisë në shikim të parë. E vërteta, edhe pse shumë më pak romantike, mund të jetë që këto ndjenja të forta fillestare thjesht ziejnë në epsh.

Pavarësisht se raportet e dashurisë në shikim të parë janë relativisht të zakonshme, studimi nuk gjeti në këtë mes as pasion të lartë, as ndjenja dashurie të përfshira. Në vend të këtyre, fenomeni është i lidhur fort me tërheqjen fizike.

Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit nga Universiteti i Groningenit.Studiuesit analizuan përgjigjet e 396 pjesëmarrësve, shumica e të cilëve ishin studentë heteroseksualë në të 20-at. Studimi përfshiu një studim online dhe një studim laboratorik, së bashku me tre ngjarje takimi.

A ekziston dashuria me shikim të parë? Ja çfarë thotë shkenca Read More »

18 operacione në dy vjet dhe dy herë në koma, historia e dhimbshme që nisi nga disa kg më shumë

“Ka një mesazh për ty” sot kishte personazh Dajanën, e cila tregoi historinë e saj të dhimbshme dhe tregon sakrificat që ka bërë për të shmangu sëmundjen.

Ishte vetëm 1 vjeç e gjysmë kur së bashku me familjen Dajana u nis për Itali. Por kur ishte adoleshente, për shkak të mbipeshës, dëshironte që të bënte një ndërhyrje për të rrëzuar kilet e tepërta. Mes lotësh ajo rrëfeu të gjitha peripecitë që i janë dashur të kryejë, 18 operacione brenda dy vjetëve dhe 2 herë në gjendje kome. Edhe pse, në fillim e nisi me dieta për të rënë në peshë, më vonë mori një vendim: “Si fillim bëja palestër, mbaja dieta, por nuk kisha asnjë ndryshim. Më pas mora vendim të bëja një operacion për të hequr 80 për qind të stomakut, por duke qenë se isha nën moshë duhet të firmosnin prindërit. Më pas doktori ndryshoi mendje dhe tha nuk të operoj dot, se je 17 vjeçe, do të presim marsin. Unë u mërzita dhe gjeta një doktor privat. Në vitin 2013, do martoja vëllain dhe nuk doja të shkoja në dasmë 130 kilogramë” shkruan Class.

Pas këtij vendimi nisin kalvaret nëpër spitalet e Italisë, pasi gjërat marrin një rrjedhë tjetër. Dajana kalon nga një operacion në një tjetër: “Ishte janar, u operova dhe gjithçka ishte në rregull. Pas 4 ditësh filloi temperatura dhe u detyrova të bëja një tjetër operacion. U futa përsëri në operim, pasi kisha marrë infeksion në gjak. Doktorët panë që të gjithë penjtë e operacionit ishin hapur, i gjithë aciditeti i stomakut kishte kaluar në organet e tjera. Mjekët u detyruan të më largonin në një spital të madh, pasi kishte reanimacion. Qëndrova në spital nga janari deri në maj, ku festova dhe 18 vjetorin tim. Në fillim dukej sikur isha mirë, por ndërkohë merrja antibiotikë për 1 vit e gjysmë. Më pas shkova për pushime me një shoqe, por u ktheva dhe shkova në spital, pasi kisha temperaturë. Mjekët nuk më lanë të kthehesha në shtëpi, sepse thanë se në moshën 18 vjeçe nuk mund të kesh këtë lloj bronkopneumonie dhe mjekët më thanë se do të më mbanin në vëzhgim. Për dy vite bëra terapi e antibiotikë dhe mjekët nuk e kuptonin çfarë kisha. Ndërkohë, temperatura nuk ulej, unë nuk haja fare. Pasi më bënë një rezonancë magnetike, zbuluan se poshtë kraharorit, në krahun e majtë kisha një kist, i cili më shkaktonte temperaturë, kisti infektohej. Mjekët më thanë se duhej të operohesha dhe të hiqja kistin. Pas katër ditësh, kisha përsëri temperaturë të lartë, infeksioni u rrit, siç ishte përpara operimit dhe u detyruan të më bënin operacion. Kishte ngelur një fistul ndërmjet stomakut që kishte bërë një rrugë që shkonte poshtë diafragmës, e që formonte këtë kistin. Aty, duke parë mjekët se isha në moshë të vogël, nisën të më bënin proteza. Kam ndenjur dy vite dhe gjatë këtyre viteve kam bërë 18 operacione”.

Gjatë këtyre viteve të mundimshme, Dajana tregon se vëllai i saj, Liridoni ishte ai që i kishte qëndruar gjithmonë pranë, ishte aty në çdo operacion të sajin dhe do të jetë aty, edhe në sfidën e saj të radhës, që të gjithë urojnë të jetë e fundit. Sot, ai ishte i ftuar nga e motra, edhe pse, në fakt, nuk ishte e gjitha surprizë: “Marr shumë forcë nga vëllai im i madh dhe kam fatin që kam atë… Në maj të këtij viti duhet të shkoja në Bergamo. Në fundjavë kisha djegie në kraharor, erdhi ambulanca më mori dhe sapo shkova në spital, humba ndjenjat. 10-ditëshin e parë nuk kam qenë e vetëdijshme dhe kur u zgjova, mësova se proteza që më kishin vendosur në aortë ishte e infektuar dhe asnjë doktor nuk më merrte përsipër, përveç një doktori në Milano. Ai vendosi të më bëjë operacion në qershor të 2017-ës. E dija se kisha shumë pak shpresë, por askush se dinte që kisha vetëm 20 për qind. Ishte darkë dhe unë u sëmura shumë keq, dy ditë përpara operacionit. Ditën e hënë më çuan në reanimacion dhe të martën në operim. Kur kam dalë nga operacioni pas 9 orësh, doktorët dhe të gjithë janë çuditur dhe kanë dhënë që është një mrekulli”.

Dajana ka thirrur vëllain e saj të madh Liridonin, për t’i dhënë një mesazh dhe për ta falënderuar për gjithçka. Nëpërmjet një videoje, Dajana i ka shprehur vëllait një mesazh shumë të ndjerë. Ajo i premtoi atij se do e kalojë dhe “stuhinë” e fundit dhe do ia dalë. “Unë deri më sot nuk ta kam thënë asnjëherë përballë dhe duhet të ta them që gjatë këtyre 5 viteve më ke dhënë shumë forcë dhe më ke falur një jetë të dytë. Unë do t’i përballoj të gjitha falë teje dhe ne do të udhëtojmë bashkë dhe do t’i bëjmë të gjitha planet tona.”

Liridoni tha se Dajana ka 5 vite që vuan dhe lufton për shëndetin e saj, pasi ishte e shëndoshë, por më pas nisi të luftojë për jetën e vet, bashkë me familjen e saj: “Më vjen keq që nuk kam qenë prezente në jetën e tij përpara se të ndodhnin gjithë këto gjëra, por unë i them se do të jem gjithmonë bashkë me të”,- ishin fjalët e fundit të Dajanës përpara përqafimit me vëllanë.

18 operacione në dy vjet dhe dy herë në koma, historia e dhimbshme që nisi nga disa kg më shumë Read More »

Babai i saj vdiq nga kanceri, por letra që mori kur mbushi 21 vjeçe i përloti të gjithë

Çdo vit, për 5 vite rresht, një tufë me lule dhe një leter. Kjo është dhurata që një baba nga Tennessee, i cili vdiq për shkak të kancerit në vitin 2012, ka menduar për të shoqëruar të bijën, Bailey Sellers deri në përmbushjen e 21 vjetorit të saj, gjë që në SHBA është shumë e rëndësishme.
Për të treguar historinë ishte vetë Bailey në Twitter, e cila ka publikuar një foto të vjetër të saj e të të atit, sikurse dhurata e fundit e marrë.
Babai kishte përgatitur gjithçka përpara se të vdiste, duke e ditur shumë mirë që nuk do të ishte më në krahë të saj, ka paguar lule dhe shkruar pesë letra të mrekullueshme që t’i dërgoheshin çdo vit.
Në të fundit shkruan:
Kjo është letra ime e fundit e dashurisë deri në momentin që do të shihemi sërish. Nuk dua të qash më vajza ime e vogël, sepse unë jam në një vend më të mirë”.
Ti – vazhdon babai – je e do të jesh gjithmonë xhevahiri im më i çmuar që më është dhënë. Është 21 vjetori yt dhe dëshiroj që të jesh gjithmone besnike e vetvetes dhe të respektosh nënën tënde”.
Ji e lumtur dhe jeto jetën në maksimum. Unë do të jem përkrahë teje kur ti të ndodhesh përballë një pengese, duhet thjeshtë të shohësh përreth e do të më shohësh. Të dua dhe gëzuar ditëlindjen dashuri, babi”.
Një histori shumë prekëse kjo e të atit për të bijën, i cili nuk mundi që të jetonte gjatë për ta parë duke u rritur, por mendoi që për shumë vite të mund t’i gjendej pranë vajzës së tij derisa ajo të përmbushte 21 vjeçe, moshë kjo që e ben zyrtarisht një maxhorene.

Babai i saj vdiq nga kanceri, por letra që mori kur mbushi 21 vjeçe i përloti të gjithë Read More »

Sulltani shqiptar që masakroi 19 vëllezërit e tij për pushtet, njihuni me historinë e “tmerrit”

Ju e dini që Shqipëria ka kaluar nëpër disa sisteme sundimi dhe qeverisjeje, ku në kohën e Perandorisë Osmane sulltaneshë Safije ishte shqiptarja më e pushtetshme.

Por, cila është historia e tmerrshme dhe ana e erret e birit të saj që bëri çdo gjë për të pasuar fronin e nënës së tij? “UrbanusBlog” ka shkruar një histori të përmbledhur rreth këtij sulltani shqiptar që masakroi 19 vëllezërit e tij për të pasur pushtetin.

Kur Murati vdiq më 1595, Safije ndihmoi të birin të ketë sukses si sulltan.

Mehmeti III ishte sulltan i Perandorisë Osmane që nga viti 1595 deri në vitin 1603. Mehmedi ka lindur në pallatin Manisa në vitin 1566 gjatë sundimit të gjyshit të tij, Sulejmanit të Madhërishëm.

Mamaja e tij, siç e përmendëm edhe më lartë ishte sulltanesha Safije, vajza shqiptare nga Dukagjini. Stërgjyshi i tij vdiq po atë vit që lindi Mehmedi ndaj edhe sulltan u bë gjyshi i tij, sulltan Selimi II. Gjyshi i tij vdiq kur Mehmedi ishte tetë vjeç dhe fronin e mori i ati. Mehmedi mbajti kurorën e princit deri në vdekjen e të atit në 1595, në moshën 28 vjeçare, kur mori fronin.

Mehmed III mbetet sulltani më i njohur në historinë osmane pasi ka pasur plotë nëntëmbëdhjetë vëllezër dhe gjysmë vëllezër të tij të ekzekutuar të gjithë për të siguruar pushtetin. Të gjithë pothuajse u mbytën dhe u shurdhuan.

Mehmed III ishte një sundimtar i papërshtatshëm, pasi gjithë qeverisjen ja la së tij Sulltaneshës Safije, e cila u bë sundimtare dhe sulltane e vlefshme.

Problemi i parë i madh ishte rivaliteti mes dy vëzhguesve të tij, Serdar Ferhad Pashës dhe Koca Sinan Pashës dhe mbështetësve të tyre .

Nëna e tij dhe dhëndri i saj Damat Ibrahim Pasha mbështeti Koca Sinan Pashën dhe e penguan Mehmidin III që të merrte vetë kontrollin e çështjes. Çështja u rrit për të shkaktuar shqetësime të mëdha nga janisarët.

Më 7 korrik 1595, Mehmed III më në fund e shkarkoi Serdar Ferhad Pashën nga pozicioni i Vezirit të Madh për shkak të dështimit të tij në Vllahi dhe e zëvendësoi me Sinanin. Lufta Austro-hungareze

Ngjarja kryesore e mbretërimit të tij ishte Lufta Austro-Otomane në Hungari (1593-1606). Humbjet otomane në luftë e detyruan Mehmedin III të merrte komandën personale të ushtrisë, i cili ka qenë sulltani i parë që e ka bërë këtë gjë, që nga koha Sulejmani I në 1566.

I shoqëruar nga sulltani, osmanët pushtuan Egjërin në vitin 1596. Pas dëgjimit të qasjes së ushtrisë së Habsburgëve, Mehmedi donte që ta shkarkonte ushtrinë dhe për t’u kthyer në Stamboll.

Megjithatë, osmanët përfundimisht vendosën të përballeshin me armikun dhe i mposhtën forcat e Habsburgëve dhe Transilvanisë në Betejën e Keresztes (i njohur në turqisht si Beteja e Haçovës), gjatë së cilës Sulltani duhej të tërhiqej nga lufta dhe të ikte nga fushëbeteja.

Pas kthimit në Stamboll me fitore, Mehmed u tha Vezirëve të tij se ai do të bënte fushatë përsëri. Vitin tjetër, Bailo venedikas në Stamboll vuri në dukje, “mjekët deklaruan se Sulltani nuk mund të largohet për luftë për shkak të shëndetit të tij të keq, të prodhuar nga ekseset e ngrënies dhe të pirjes.”

Në shpërblim për shërbimet e tij në luftë, Cigalazade Yusuf Sinan Pasha u bë Vizier i Madh në 1596. Megjithatë, me presion nga gjykata dhe nëna e tij, Mehmedi e rivendosi Damat Ibrahim Pashën në këtë pozitë pak kohë më pas.

Megjithatë, fitorja në Betejën e Keresztes u zbeh shumë shpejt nga disa humbje të rëndësishmeqë pësuan më pas, duke përfshirë humbjen e Gyor (turke: Yanıkkale) për austriakët dhe humbjen e forcave osmane të udhëhequr nga Hafız Ahmet Pasha nga forcat vlahle nën komandën e Michael Brave në Nikopol në 1599.

Në vitin 1600, forcat osmane nën Tiryaki Hasan Pashën kapën Nagykanizsa pas një rrethimi 40-ditor dhe më pas e mbajtën me sukses kundër një forme sulmuese, më e madhja e shënuar në rrethimin e Nagykanizsas.

Mehmedika vdekur më 22 dhjetor 1603 në moshën 37 vjeçare. Sipas një burimi, shkaku i vdekjes së tij ishte shqetësimi i shkaktuar nga vdekja e djalit të tij, Şehzade Mahmud. E sipas një burimi tjetër ai ka vdekur ose nga murtaja ose nga ndonjë goditje e marrë. Ai u varros në Xhaminë Hagia Sophia dhe u pasua nga djali i tij Ahmed I, si sulltan i ri.

Sulltani shqiptar që masakroi 19 vëllezërit e tij për pushtet, njihuni me historinë e “tmerrit” Read More »