Histori

Si është jeta e vërtetë e grave arabe prapa dyerve të haremit

Poligamia dhe haremet, mungesa e edukimit dhe mungesa e të drejtave, diamantet e mëdha dhe hixhabet – jetët e grave arabe janë shumë të stereotipizuara në sytë e të huajve, saqë ndonjëherë është e vërtetë të bëhet dallimi mes të vërtetës dhe miteve.

Martesat e aranzhuara

– Gjysma e martesave në shtetet arabe ende aranzhohen nga prindërit. Përderisa shumica mund të mendojnë se askush nuk i pyet vajzat për mendimin e tyre, në realitet ato mund ta refuzojnë dhëndrin nëse nuk u pëlqen.

– Nënshkrimi i kontratës martesore është i detyrueshëm! Ndryshe nga shumica e vendeve të botës, në shtetet arabe është rregull i detyrueshëm të nënshkruhet kontrata martesore.

– Gratë arabe rrallëherë martohen me meshkuj të religjioneve tjera sepse frikësohen se mund të depërtohen nga shteti për akte të tilla. Meshkujt kanë më shumë privilegje në këso rrethana dhe janë të lejuar të martohen me vajza hebre apo krishtere. Por në raste të tilla, vajza nuk merr shtetësinë dhe fëmijët qëndrojnë me babanë në rast se shkurorëzohen.

– Në shumicën e shteteve arabe mosha minimale për martesë është 18 vjeç. P.sh., qytetarët e Tunizisë mund të martohen në moshën 18 vjeçare sipas ligjit, por mosha mesatare kur martohen vajzat është 25 vjet, dhe për meshkujt është 30. Sidoqoftë, në disa shtete të cilat janë ende në zhvillim, martesat në moshë të hershme janë ende aktuale. P.sh. në Arabi Saudite dhe në Jemen shumica e vajzave martohen para se t’i mbushin 18 vjet.

Ceremonitë martesore

Traditat ndryshojnë në bazë të shteteve, por nuset dhe dhëndrit  arabë e festojnë martesën ndaras.

– “Martesa e meshkujve” mund të festohet në ditë të ndryshme nga martesa e nuses. Si rregull, është shumë i thjeshtë: çaj, kafe, darkë dhe komunikim që nuk zgjatë më shumë se 4 orë.

– “Martesa e nuseve” është ngjarje e ekspozimit të diamanteve, këpucëve nga dizajnerët, dhe kostumeve të mbrëmjes sepse zakonisht e tërë kjo bukuri fshihet pas hixhabeve dhe vellove. Kjo është arsyeja se përse vetëm gratë mund të marrin pjesë në një dasmë të tillë. Meshkujve u ndalohet rreptësisht hyrja. Stafi janë vetëm femra, duke i përfshirë këngëtaret, fotografet dhe DJ.

– Vizita e burrit paralajmërohet më herët në mënyrë që të gjitha gratë të mbulohen. Nëse burri vjen me vëllezërit apo babanë, atëherë nusja mbulohet me veshje tradicionale islame të bardhë sepse as të afërmit e burrit nuk mund ta shohin bukurinë e saj!

– Është e ndaluar të prezantohen gjëra të cilat ndërlidhen me alkoolin në kulturën arabe, duke i përfshirë edhe gotat e shampanjës dhe të verës.

Poligamia

– Shumica e martesave janë monogame. Jo çdo mashkull arab mund ta përballojë financiarisht t’i ketë disa gra. Feja islame u lejon atyre t’i kenë deri në 4 gra, por secila prej tyre duhet të keni shtëpi dhe sasi të barabartë të dhuratave, vëmendjes, aksesorëve, etj. Pasja e disa grave është privilegj i sheikëve dhe i njerëzve të pasur.

– Martesa e parë është më e rëndësishmja! Pavarësisht sa gra mund t’i ketë një burrë, martesa e parë gjithmonë mbetet më e madhja.

– Nëse mashkulli gjen tjetër grua, gratë e tij duhet ta pranojnë atë.

Divorci

–Sipas traditës së vjetër, mashkulli që dëshirohen të shkurorëzohet nga gruaja duhet ta përsëris frazën “shkurorëzohem nga ti” 3 herë. Pas kësaj, gruaja duhet të qëndrojë në shtëpinë e tij për një periudhë të caktuar për t’u siguruar se nuk është shtatzënë. Gjatë kësaj periudhe të pritjes, burri mund ta “merr” prapë gruan vetëm duke thënë , “të marr prapë”. Ai lejohet ta bëjë këtë procedurë tri herë. Pas shkurorëzimit të tretë, ai nuk lejohet të martohet prapë me të.

– Gruaja ka të drejtë të aplikojë për divorc në rast se burri nuk ia siguron asaj të gjitha të mirat. Raste të tilla shikohen me kujdes në gjyqe, dhe shpeshherë përmbushet dëshira e grave. Në botën arabe, meshkujt nuk e shfaqin dashurinë me lule, por me ari dhe aksesorë tjerë. P.sh., burri duhet ta dërgojë gruan në restorante dhe t’i blejë dhurata të shtrenjta. Nëse ka disa gra, të njëjtat dhurata dhe vëmendje duhet t’ua jap secilës.

Të drejtat e grave

Pavarësisht stereotipeve, gratë arabe respektohen nga meshkujt.

– Ditët javore të grave. Një herë në javë, të gjitha plazhet, parqet dhe sallonet e bukurisë në Shtetet e Emirateve të Bashkuara hapen vetëm për femra. Meshkujt nuk janë të lejuar të futen në asnjërën prej këtyre vendeve.

– Sidoqoftë, gratë myslimane bëjnë çdo gjë me lejen e burrit! Nëse ajo dëshiron të shkojë diku, ajo fillimisht duhet t’i tregojë burrit dhe të merr leje nga ai.

Edukimi dhe puna

– Nëse një femër dëshiron të edukohet, kjo nuk i ndalohet. Ka shumë vajza që studiojnë edhe jashtë shtetit. Në Jordani, vetëm 14 për qind e femrave janë analfabete. Në Shtetet e Emirateve të Bashkuara, 77 për qind e vajzave futen në kolegje.

– Punët e shtëpisë u ngarkohen grave. Por në shtetet e pasura, kjo detyrë u ngarkohet shërbëtoreve, ndërsa detyra kryesore e grave është të lindin fëmijë dhe t’i rrisin.

– Ka karriera edhe për gra! Në Emiratet e Bashkuara, 2 për qind e ekzekutivit janë gra, 20 për qind e pozitave administrative janë të zëna na gratë, dhe 35 për qind e fuqisë punëtore të shtetit janë gra.

Si është jeta e vërtetë e grave arabe prapa dyerve të haremit Read More »

Kush është fëmija që ngre flamurin kuqezi ditën e pushtimit nga Italia fashiste?

Gazetari Roland Qafoku publikon një foto të rrallë, sjellë një miku i tij, Eugen Shehu.

“Është 7 prill 1939 dhe është shkrepur në qytetin e Durrësit. Nuk dihen rrethanat e imtësishme por një fotograf i gazetës “Kombi” ka fiksuar ne celluloid këtë fëmijë duke ngritur flamurin shqiptar ditën që Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste”- shkruan Qafoku.

Sipas tij, ky xhest dhe ky veprim është më shumë se çdo armë e shkrepur ndaj fashistëve dhe ky fëmijë vlen që shteti dhe historianët ta identifikojënë dhe nëse është ende gjallë ta dekorojnë për këtë që ka bërë.

“Me një histori që ende e shkruajmë ndryshe, me gabime me dashje e padashje, me shtrembërime të qëllimta ose jo, kjo foto sa 1 mijë fjalë tregon se 7 prilli nuk ishte thjeshtë dita që mbreti Zog iku por edhe që shqiptarët me 800 mijë banorë bënë rezistencë ndaj shtetit burracak italian me 40 milionë banorë që zbuloi Shqipërinë e gjorë për ta pushtuar. Ky është një akt I jashtëzakonshëm por dhe fotoja gjithashtu. AJo konfirmon edhe faktet e fundit që përgjatë vijës bregdetare nmë datat 7,8,9 u vranë 700 ushtarë italianë nga rezistenca që bën shqiptarët me Abaz Kupin e Mujo Ulqinakun. Megjithatë kjo fotografi është emblem e asaj dite. Të shpresojmë ta gjejmë cili është ky fëmijë. Faleminderit Eugen!”

Kush është fëmija që ngre flamurin kuqezi ditën e pushtimit nga Italia fashiste? Read More »

Dikur emigrante, tash shqiptarja këshilltare e lartë në Kryeministrinë e Britanisë së Madhe

Historia prekëse e vajzës shqiptare Sindi Selamani është vajza e re e cila së bashku me familjen emigroi në Angli ku përjetoi shumë gjera dhe gjeti vështirësi në adaptim.

Ajo ishte vetëm 7-vjeçare kur i duhej te largohej nga Vlora, i duhej te linte lojërat e fëmijërisë. Mbase kurrë nuk do ta kishte besuar se një ditë  “emigrantja shqiptare” do të arrinte që të punonte në Kryeministri. Do të arrinte të ishte ajo qe përgatit fjalimet e ministrave britanike.

Sot është këshilltare ligjore në Home Office, duke shërbyer edhe si ambasadore e shkëlqyer e vlerave shqiptare me ëndrrën se një ditë do të kthehet atje, ku u nis nga Vlora, nga Shqipëria për të kontribuar ne mëmëdhe.

Ndiqni historinë e Sindi Selmanit në “Udhëtimi im” nga Petrit Kuçana.

Dikur emigrante, tash shqiptarja këshilltare e lartë në Kryeministrinë e Britanisë së Madhe Read More »

Një histori e trishtë dhe në kufijtë e skandalozes është paraqitur ditën e sotme në televizion

Një histori e trishtë dhe në kufijtë e skandalozes është paraqitur ditën e sotme në televizion. Bëhet fjalë për një burrë 35-vjeçar, i cili është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht dhe më pas ka përdhunuar motrën e tij.

Në qendër të akuzave në emisionin “Me zemër të hapur” është vënë ditën e sotme Ilir Sherifi, i cili ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ai është duke vuajtur dënimin me 3 vite burg, në burgun e Vaqarit, ndërsa në lidhje telefonike tregoi gjithë historinë.

Motra e tij nga nëna e akuzon se ka abuzuar seksualisht me të, ndërsa Iliri thotë se nuk do pafajësi, por pastrimin e figurës para fëmijëve dhe bashkëshortes. Ai tregon gjithë ngjarjen e ditës kur e arrestuan.

Ai ka treguar gjatë telefonatës nga burgu:

Nuk kam bërë vepra të tilla. Nuk dua pafajësi. Por dua të më hiqet si njollë se është shumë e rëndë për mua. Se kam prekur fare me dorë. Nuk mund të flas nëpër telefona, që të tregoj atë çka më ka sjell deri këtu. Motra ime ato fjalë që ka thënë në komisariat s’i ka të vërteta. Dua një njeri që t’ia them gojarisht dhe jo publikisht. Motra ime është e tillë dhe unë s’jam i tillë. Mua më kanë marrë në komisariat. Isha duke larë një bluzë në banjo. Kërkonin vëllain tjetër ata. Kur më panë mua, isha gjysmë lakuriq. Më pyetën si e ke emrin? Ilir Sherifi i thashë.
Më çuan në komisariat. Aty shoh motrën time në korridor. Aty i fola; Kristjana për çfarë jam unë këtu. S’më kthente përgjigje. I pash të gjithë njerëzit e shtëpisë. Më morën mua më çuan në kat të dytë.

Më lexuan një letër se unë e kisha ngacmuar apo përdhunuar. Ata i bënë analizat motrës se dyshonin mos e kisha përdhunuar. Mua më thanë “firmos këto se do dalësh mbrapa”. Unë firmosa për të dalë, dhe pas më zbritën poshtë dhe më hoqën lidhëset se isha për burg. Kristjanën e kam takuar kur ka qenë nja 14 vjeç, se di”.

I pranishëm në studio ka qenë babai i Ilirit, Qazim Sherifi, i cili mohon akuzat që rëndojnë mbi të birin. Qazimi tregon se nga martesa me mamanë e Ilirit solli në jetë dy fëmijë, Ilirin dhe një vajzë tjetër. Më pas u divorcua me gruan, për shkak të një çështje tradhtie. Mamaja e Ilirit, Zyra u martua me një burrë tjetër dhe solli në jetë dy fëmijë, sikurse edhe Qazimi.

Iliri vazhdoi jetën e tij dhe pasi u martua, lindi dy fëmijë. Ai tani ka një vajzë 8 vjeçe dhe një djalë 4 vjeç. Pas skandalit dhe akuzave për përdhunimin e motrës, gruaja e Ilirit kërkoi divorcin dhe u largua, duke marrë me vetë djalin e vogël, ndërsa vajzën 8-vjeçare po e rrit Qazimi, i ati i Ilirit.

Ai tha në emision se i biri është i pafajshëm, ndërsa e gjithë historia është sajuar nga mamaja e Ilirit. Gruaja dhe e bija 14-vjeçare tani janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil në Francë.

Dëshmia e vajzës

Nga ana tjetër, vajza tregon se në vitin 2016 Iliri kishte shkuar në shtëpinë e tyre dhe aty kishte nisur ta ngacmonte. Sipas saj, ai nuk e ka përdhunuar, por e ka ngacmuar seksualisht, e kishte puthur dhe prekur në pjesë intime të trupit.

Vajza thotë:

Një ditë kur erdha nga shkolla, u përballa me vëllanë vetëm në shtëpi. Ai nisi të më prekte, më puthi nga gusha. Unë i thash që të ndalte. Ai iku nga shtëpia. Por ditë të tjera e përsëriti”.
Ndërkaq, raporti mjeko-ligjor nuk vërtetoi abuzimin seksual ndaj akuza nga përdhunim kaloi në “ngacmim seksual”.

Një histori e trishtë dhe në kufijtë e skandalozes është paraqitur ditën e sotme në televizion Read More »

17 Oligarkët që ‘sundojnë’ Europën, në mes tyre dhe një shqiptar që se kishit dëgjuar

Teori konspirative apo shkrim investigativ? Që prej dy ditësh po qarkullon online studimi i një grupi gazetarësh që tregojnë se cilët janë oligarkët më të rëndësishëm në Europën Lindore.

Studimi është publikuar nga N-Ost, një organizatë joqeveritare me qendër në Berlin, e cila rendit dhe jep informacione të rëndësishme për 17 oligarkët që formojnë Europën Lindore. Ajo që të habit, është se mes tyre kanë listuar edhe emrin e një shqiptari. Ai është Blerim Devolli një biznesmen i rëndësishëm nga Kosva.

Sipas gazetarëve, Natalia Sergeev dhe Christian-Zsolt Varga, 17 të “plotfuqishmit”qëndrojnë në hije, por janë ata që krijojnë qeveritë, kontrollojnë jetën politke dhe marrin vendime të rëndësishme sociale dhe ekonomike.
Capture

Çfarë thuhet për Blerim Devollin

“Blerim Devolli është vetëm 45 vjeç, por lirisht mund të quhet oligarku i politikës. Ka lindur në Pejë dhe ka në pronësi kompaninë Devolli Grup që ka nisur në vitin 1990 si një biznes i vogël i babait të tij, kur Kosova ishte nën sundimin e Slobodan Milosheviç. Që prej atëherë, Blerimi dhe vëllai më i vogël, Shkëlqimi, kanë ngritur aktivitetin ekonomik që nga blerja e miellit tek industria e birrës, që nga importi i makinave tek terminalet doganore, që nga privatizimi i fabrikave të vjetra tek importi i kafesë. Gjatë fushatës zgjedhore, kompanitë e Devollit janë donatorë që thuajse çdo partie politike kosovare, por lidhjet më të forta i kanë me PDK-në, partinë e presidentit Thaçi. Devolli ka në pronësi një jaht, që markon në brigjet e Malit të Zi, në pronësi të Milo Gjukanoviç,” shkruan gazetari investigativ kosovar, Visar Duriçi.

Lista me 17 oligarkët e Europës Lindore

Gagik Tsarukyan- Gjeorgjia

Anar Mammadov- Azerbajxhan

Nijaz Hastor- Bosnja

Delyan Peevski- Bullgaria

Bidzina Ivanishvili- Gjeorgjia

Lorinc Meszaros- Hungaria

Blerim Devolli- Kosova

Aivars Lembergs- Letonia

Jordan Kamchev- Maqedonia

Vladimir Plahotniuc- Moldavia

Milo Gjukanoviç- Mali i Zi

Dan Voiculescu- Rumania

Alisher Usmanov- Rusia

Miroslav Miskovic- Serbia

Bojan Petan- Sllovenia

Rinat Akhmetov- Ukraina

17 Oligarkët që ‘sundojnë’ Europën, në mes tyre dhe një shqiptar që se kishit dëgjuar Read More »

Fjalët e fundit të Steve Jobs…

“Arrita majat e suksesit në botën e biznesit. Në sytë e të tjerëve jeta ime ishte epitoma e suksesit. Sidoqoftë, përpos punës, unë kam pak gëzime. Në fund, pasuria është vetëm një fakt i jetës me të cilin unë jam mësuar.

Në këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt. Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave, mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet.

Tani e di, kur kemi siguruar mjaftueshëm pasuri sa për të shtyrë gjithë jetën, duhet të merremi me të tjera çështje, që nuk lidhen me pasurinë. Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.

Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta mar me vete. Çfarë mund të mar janë vetëm kujtimet e dashurisë. Ajo është pasuria e vërtetë që do t’ju ndjekë, do t’ju shoqërojë dhe do t’ju japë forcë e ndriçim për të vazhduar.

Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arrij lartësitë që do të arrish. Eshtë e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjë në botë? – “Shtrati i vdekjes”…

Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty. Të mirat materiale mund të gjehen sërish edhe pasi kanë humbur, por ekziston diçka që nuk mund ta gjesh kurrë pasi e ke humbur – “Jeta”.

Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme”. Në çfarëdo faze të jetës që mund të jemi tani, herët ose vonë do të përballemi me momentin final të ‘mbylljes së perdeve’.

Ruaj si gjënë më të çmuardashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë…

Fotografia e SHQIPERIA IME

Fjalët e fundit të Steve Jobs… Read More »

Momentet e fundit para vrasjes së Bonnie dhe Clyde, cifti më i famshëm në botë

Ata janë çifti më i njohur në histori për dashurinë që kishin për njëri-tjetrin dhe për krimet e pafundme që bënin sëbashku në Amerikën e viteve 1930 duke kryesuar edhe listën e personave më të kërkuar për një kohë të gjatë në SHBA.

Por dashuria e Bonnie dhe Clyde nuk i mbrojti nga plumbat e policisë, të cilët nuk u kursyen aspak ndaj tyre. Pasi i shpëtuan disa aksioneve të policisë për t’i kapur ata, fati nuk ishte me ta në 1934-ën, ku policia qëlloi ndaj tyre 107 plumba në më pak se 2 minuta.

Foto të papublikuara më parë kanë dalë sëfundmi në dritë, pamje të cilat nuk janë aspak të këndshme.

Momentet e fundit para vrasjes së Bonnie dhe Clyde, cifti më i famshëm në botë Read More »

Testamenti i Aleksandrit të Madh, që tronditi grekët dhe maqedonasit

Padyshim që figura e tij madhështore, la gjurmë në historinë e njerëzimit, aq shumë sa edhe mijëra vite pas tij betejat dhe fitoret e tij bëjnë bujë dhe lexohen në gjithë botën.

Bëhet fjalë për Aleksandrin e Madh, mbase figura më e shquar stratege dhe perandorake që ka njohur bota.

Por ajo që diskutohet sot ashpër në Ballkan dhe më gjërë, është origjina e tij.

Studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar ‘testamentin’ e Aleksandrit të Madh në të cilin ai i drejtohet popullit të Shkodrës duke ju dhënë atyre një territor në administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalën se ai është “pinjoll i farës së ilirëve”. Dokumenti është publikuar nga studiuesja italiane e cila ka bërë një hulumtim shkencor për Aleksandrin e Madh.

Ky tekst është gjetur në tek “Statutet e Shkodrës”, të shkruara më 1469. Dorëshkrimi, i ruajtur në Bibliotekën e Muzeut Correr në Venecia, u gjet nga studiuesja Lucia Nadin në vitin 1995.

Publikimi i parë u bë në Itali në vitin 2002 me kontributin e historianëve dhe gjuhëtarëve dhe përkthimin e tekstit në gjuhën shqipe. Në vitin 2003, në Shqipëri u botua një edicion i dytë me përkthimin në gjuhën shqipe të eseve hyrëse.

Ky botim është një tekst legjislativ i hartuar në gjysmën e parë të 1300 që shoqëroi ngjarjet e qytetit të Shkodrës deri në rënien e tij në duart e turqve në vitin 1479.

Ja çfarë shkruhej në letër:

Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës.

Duke qenë se ju gjithmonë me jeni treguar të besës dhe të fortë e të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzojë juve në zotërim të lirë gjithë hapësirën e Akuilonit e deri në skaj të Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, të mos guxojë të vendoset dhe të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllavi i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj.

U shkrua në Kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje buzë lumit madhështor të nilit në vitin XII. Me vullnet të perëndive që nderohen në mbretëritë e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitar të këtij akti janë Atleti, logotheti i im, dhe 11 princa të tjerë, të cilët unë po i emërojë si trashëgimtarë të mi dhe të të gjithë Botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.

 (Testamenti është zbuluar dhe përkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, të cilin ajo e ka paraqitur në hulumtimin shkencor, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, e cura di Lucia Nadin, giogno 2002, Romë).

Testamenti i Aleksandrit të Madh, që tronditi grekët dhe maqedonasit Read More »