Zeqir Alizoti lindi në qytetin e Vlorës në vitin 1950. Ai kreu në Tiranë, pa ndërprerje studimet për piktor e skulptor në liceun artistik “Jordan Misja” dhe në Akademinë e Arteve. Ai ka marrë pjesë në mjaft ekspozita të përbashkëta lokale e kombëtare në qytetin e Vlorës dhe në Tiranë. Ka çelur, gjithashtu, shumë ekspozita vetjake brenda dhe jashtë vendit, si në Itali, Greqi, Rumani, Francë. Zeqir Alizoti ka realizuar vepra me karakter monumental, me frymë lirike dhe me karakter epiko-historik, shumica e te cilave janë vendosur në parqet e bukura të qytetit të Vlorës dhe në Llogara. Fillimisht artisti punoi në Ndërmarrjen Artistike të qytetit të Vlorës, ku dha një kontribut me vlerë duke modeluar qindra objekte artizanale të qeramikës artistike, në vazhdim të traditës shumëvjeçare të rajonit Aulonë, Orikum, Amantia si dhe për pasqyrimin në to të motiveve të origjinës së tij, nga treva e Çamërisë. Pas viteve nëntëdhjetë skulptori i sprovuar dhe me iniciativë të çmueshme, punoi si krijues i lirë duke krijuar vepra artistike në shumë gjini, me një frymë lirike duke lëvruar jo vetëm qeramikën, por dhe me teknikën e bakrit, drurit dhe bronzit. Prej disa vitesh ka hapur në qytetin e Vlorës një sallon arti, të vlerësuar në shkallë kombëtare.
Prejardhja e emrit të Gjirokastrës ka një shpjegim mitik dhe dy të tjerë me natyrë më historike. Sipas legjendës, gjatë rrethimit përfundimtar të qytetit nga turqit, Princesha Argjiro, motra e zotit të qytetit u hodh nga muret e kalasë bashkë me djalin e saj për të mos rënë e gjallë në duart e armikut. Që këtu rrodhi edhe emri “kalaja e Argjirosë”. (Por kjo duket e pamundur mbasi emri i qytetit përmendet që në kohën e Bizantit, pra para pushtimit osman). Sipas një shpjegimi tjetër më pak poetik, qyteti e ka marrë emrin sipas fjalës greke argjend, argyrokastron, që lidhet me ngjyrën e përhime të mureve, rrugëve dhe çative prej guri, të cilat vezullojnë si argjend kur lagen nga shiu. Një shpjegim tjetër lidhet me emrin e një fisi vendas që jetonte pranë Gjirokastrës: Argjirët.
Qyteti i sotëm i Gjirokastrës përfshin Qytetin e Vjetër, me kalanë (bërthama e parë e vendbanimit) dhe lagjet e tipit osman, ndërtuar mbi kreshta, që vijnë duke u larguar nga kalaja deri në tabanin e luginës, ku ndodhen ndërtimet bashkëkohore dhe kompleksi universitar. Lagjet tradicionale shtrihen në formë rrezesh rreth kalasë me emrat: Cfakë, Dunavat, Manalat, Palorto, Varosh, Meçite, Hazmurat, Pazari i Vjetër.
Historia e hershme e qytetit është relativisht e panjohur. Për shkak të afërsisë me qendrat klasike dhe helenistike: Jerma (Antigonea) dhe qyteti romak Adrianopolis pranë fshatit Sofratikë, është menduar shpesh që vendbanimi më i hershëm në Gjirokastër është kalaja mesjetare. Por mbi këtë tezë janë hedhur dyshime pasi zbulimet brenda në kala kanë nxjerrë në dritë qeramikë në 4 faza të ndryshme banimi përpara periudhës osmane: në shekujt V – II p.e.s., shekujt V – VII e.j., shekujt IX-X dhe shekujt XII – XIII. Më e hershmja nga këto faza solli gjurmë të një muri të konsiderueshëm ndërtuar me blloqe, gjë që bën të mendosh që ka pasur një fortifikim të rëndësishëm të periudhës para romake në këtë anë të luginës së lumit Drino (para vitit 168 p.e.s).
Për herë të parë burimet historike e përmendin qytetin me 1336, kur kronisti bizantin Johan Kantakuzeni shkruan për Argyrókastron. Nën Despotatin e Epirit, qyteti dhe rrethinat ishin nën sundimin e familjes feudale Zenebishi. Ndërsa Perandoria Osmane zgjerohej në Europë në fundin e shekullit të XIV, Gjirokastra ra nën ndikimin e sulltanëve dhe sundimtarët e saj u bënë vasalë të tij. Një nga Zenebishët përmendet se udhëhoqi një grup burrash nën komandën e Sulltan Bajazidit I (1389-1402), kur ky u mund nga Timurlengu i mongolëve në betejën e Ankarasë, më 1402. Më 1419 qyteti ra nën sundimin e plotë të Turqisë, ndërkohë që sipas regjistrave te taksave më 1431-32, ai kishte 163 shtëpi.
Kalaja ka pasur gjithnjë para së gjithash funksion ushtarak. Megjithëse kishte banesa brenda mureve, ato ishin të paracaktuara për garnizonin dhe dinjitarët e rëndësishëm. Ndërkohë gjatë Mesjetës, qyteti u zhvillua jashtë mureve të saj. Zbulime për banime të hershme në qytet nuk ka, megjithëse, në një rezidencë episkopale që ndodhej nën përkujtimoren e dikurshme, sot të zhdukur të Enver Hoxhës, është gjendur një kapitel i gdhendur bukur i shekullit të XIII. Në shekujt XVI dhe XVII qyteti, si qendër kryesore e Sanxhakut të Shqipërisë (Sanxhak quheshin njësitë kryesore administrative turke në periudhën e hershme të Perandorisë Osmane) qyteti lulëzoi dhe, si rezultat, lagjet e tij u zgjeruan me 434 shtëpi më 1583, që shënon pothuaj dyfishim brenda një shekulli. Kjo ndodhi në radhë të parë për shkak të një lëvizje të përgjithshme të popullsisë nga fshati në qytet. Rritja vazhdoi edhe kur qendra rajonale administrative kaloi në Delvinë, në kohën e Sulltan Sulejmanit të Shkëlqyerit (1520-1566). Gjirokastra mbeti një qendër administrative si seli e kadiut (gjykatës) dhe shumë banesa e xhami që mbijetuan deri në ditët tona datojnë në këtë periudhë. Popullsia e qytetit duket të ketë mbetur e njëjtë në shekujt XVIII dhe XIX.
Litografi nga Edward Lear
Më 1811, qyteti ra në duart e Ali Pashë Tepelenës. Ai u kujdes që të kryheshin punime të reja fortifikuese në kala, si dhe të ndërtohej një ujësjellës 12 km i gjatë, që merrte ujë në malin e Sopotit. Ujësjellësi prej guri u vizatua nga piktori i famshëm britanik Eduard Lear (shih foton), i cili udhëtoi mjaft nëpër këtë krahinë. Ujësjellësi u shemb më 1932, por mbi lagjen “Dunavat” ka mbetur ende një hark i tij, që njihet me emrin “Ura e Ali Pashës”. Pasi Ali Pasha u vra nga forcat e Portës së Lartë (kështu quhej oborri i sulltanit në Stamboll), qyteti vazhdoi të funksiononte si qendër administrative, qendër tregtimi e bagëtive, leshit, shajakut, prodhimeve blegtorale, të mëndafshit dhe qëndistarisë.
Rrënoja të ujësjellësit në vitet e para të shek.xx
Gjirokastra ka qenë gjithnjë vatër patriotizmi duke qëndruar në vijën e parë të përpjekjeve për identitet kombëtar shqiptar në shekullin XIX. Më 1880 Kuvendi i Gjirokastrës mbështeti aktivisht kauzën e vetëvendosjes dhe rezistencës ndaj sundimit otoman. Më 1908, u hap shkolla e parë shqipe në qytet me emrin “Iliria” dhe më pas u krijuan një sërë shoqatash e klubesh patriotike.
Në fillimet e shekullit XX Gjirokastra u bë një çështje e rëndësishme, ndërkohë që përcaktoheshin kufijtë e Shqipërisë së sotme. Për një periudhë që pasoi shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912, ajo ishte pjesë e “Republikës Autonome të Epirit” nën gjeneralin Zografos, i cili kërkonte bashkim me Greqinë, por, pas Luftës I Botërore, fuqitë e Antantës (Britania, Franca dhe Rusia) e bindën Greqinë që të tërhiqte pretendimet e saj nga kjo hapësirë me shumicë shqiptare. Kufiri i tanishëm u ratifikua më 1921.
Gjatë mbretërimit të mbretit Zog (1828-1939) Gjirokastra u bë një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike të vendit. Në këtë periudhë u ndërtua edhe burgu i madh në Kala. Gjatë pushtimit fashist që pasoi, qyteti ishte qendër e rezistencës kundër forcave italiane dhe më pas atyre naziste. Krahinat rrotull Gjirokastrës u çliruan më 1944 nga forcat partizane, duke shërbyer si bazë për çlirimin e gjithë vendit më nëntor 1944.
Vitet e komunizmit shënuan përpjekje për një industrializim në shkallë të gjerë, por edhe përpjekje të mëdha për të mbrojtur trashëgiminë kulturore unikale të qytetit (për hollësi shihni seksionin e veçantë kushtuar periudhës komuniste). Rënia e komunizmit në fund të vitit 1990, e gjeti ekonominë e Gjirokastrës tashmë në rënie të shpejtë. Për të mbajtur punësim të plotë të popullsisë, komunistët kishin mbingarkuar me forcë pune përtej nevojave komplekset industriale të vjetruara dhe jo efiçente. Kështu që rënia e sistemit komunizmit, shkaktoi humbjen katastrofike të mijëra vendeve të punës. Me mijëra vetë emigruan ose u drejtuan në Tiranë në kërkim të punës. Trazirat që pasuan rënien e komunizmit shënuan edhe grabitje në Muzeun Kombëtar të Armëve. Statuja e madhe e Enver Hoxhës u rrëzua, duke ia lënë vendin parkimit të një bar restoranti.
Sapo nisi të dalë ngadalë nga kaosi fillestar pas rënies së komunizmit, Gjirokastra ra më 1997 në një kaos të ri pas rënies së skemave mashtruese piramidale, ku mijëra familje humbën kursimet e tyre. Një pjesë e konsiderueshme e Pazarit u dogj ose u dëmtua gjatë kësaj kohe kur qyteti lëngonte në një gjendje rrethimi dhe njerëzit luftonin për mbijetesë në një mjedis të dhunshëm dhe në mungesë të ligjit. Kriza shkaktoi një tjetër emigracion masiv dhe braktisje të ndërtesave historike, që nisën të prishen dhe të rrëzohen. Ditët e Qytetit-muze dukeshin të largëta, në një kohë kur shteti ishte i pazoti të kryente detyrën e vet ligjore për të financuar mirëmbajtjen dhe ruajtjen e ndërtesave historike të Gjirokastrës.
Sot Gjirokastra është duke u ringjallur. Baza e ekonomisë është bujqësia, por në rajon po rritet dhe industria e përpunimit të ushqimit, duke shfrytëzuar mundësinë që jep prodhimi i frutave, perimeve dhe nënprodukteve blegtorale. Qyteti ka universitet dhe është qendër administrative rajonale. Turizmi po tregon se është një nga shpresat më të mëdha për zhvillimin ekonomik të qytetit, duke u bazuar në trashëgiminë unikale kulturore, historike dhe arkitekturore.
Duket se shqiptarja nga Maqedonia, lindur në Gjermani, Zana Ramadani edhe njëherë është bërë pjesë e medias. Madje sa herë që del ajo bën bujë.
Kësaj rradhe nuk bëhet fjalë për zhveshjen e saj në protesta apo vendosjen e ferexhesë në kokë dhe nxjerrjen e pjesës së poshme të trupit nudo.
Zana, aktiviste e grupit “Femen”, është vënë në qendër të vëmendjes për atë që ka shkruar në librin e saj, “Sexismus, Über Männer, Macht und #Frauen” (Seksizmi. Mbi burrat, pushtetin dhe #gratë”). Brenda librit përshkruhet një prej skenave ku ajo ishte e ftuar në kështjellën Bellevue të Berlinit nga presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck. Ky i fundit, sipas shqiptares, e ka ngacmuar duke i thënë në mes të njerëzve të zhvishet.
Gazeta gjermane “Berliner Zeitung shkruan se zonja Ramadani ishte aty në mesin e një numri të madh të ekspertëve të integrimit, që ishin ftuar si mysafirë të presidentit federal.
Pas daljeve të saj publike me gjinj të zbuluar gjatë protestave kundër diskriminimit të gruas, që i bënte si aktiviste e grupit “Femen”, presidenti e ka pyetur Zanën nëse ajo do të zhvishej edhe aty, në kështjellë. Pasi ajo i ka thënë se fustani i saj ishte shumë i komplikuar për një gjë të tillë, Gauck i është përgjigjur se ai, po qe nevoja, mund ta ndihmonte.
Kështu Zana citon në librin e saj se presidenti e kishte prekur në ije me dorën e tij kur po bënin një foto.
Ajo shkruan:
Unë prisja madje pothuaj që dora e tij të rrëshqiste më poshtë, drejt prapanicës. (…) Isha e prekur në mënyrë të pakëndshme, por e lash të ndodhte. E çfarë do të bëja unë? Ai ishte president federal”, shkruan Zana Ramadani në librin e saj”.
Nga ana tjetër gazeta “Berliner Zeitung” ka pyetur dhe ish presidenti Gauck rreth akuzave të Zana Ramadanit.
Avokati i tij, Christian Schertz i është përgjigjur:
Akuza e zonjës Ramadani nuk ka asnjë bazë. Po të lexohet teksti më saktësisht, aty shkruan se z. Gauck e ka vendosur dorën rreth saj ashtu siç është e zakonshme për bërjen e një fotografie të përbashkët”.
eta nuk shkon gjithmonë siç e kemi imagjinuar. Pa marrë parasysh se sa doni diçka, pa marrë parasysh sa shumë përpiqeni ta merrni atë, nganjëherë, universi thjesht ka plane të tjera.
Ashtu si ka njerëz që mund të zhduken nga jeta, ka të tjerë që fati mund t’ju sjellë përsëri dhe historia e Janice Rude dhe Prentiss Ëillson është një shembull i mrekullueshëm.
Në vitin 1961, Janice Rude ishte një studente në Kolegjin Oçidental në Kaliforni që punonte me kohë të pjesshme në një kafene për të paguar për studimet e saj.
Një ditë, ndërkohë që po sillte pjata në një tavolinë studentësh, vështrimi i saj takoi atë të një djaloshi shumë elegant me emrin Prentiss Willson.
Pas këtij takimi të parë, Prentiss kishte filluar të frekuentonte gjithnjë e më shpesh kafenenë. Jo sepse duhej të hante, por sepse donte të shihte atë vajzë të bukur që shërbente në tavolina. Ajo që nuk dinte ishte se ajo ndjente saktësisht të njëjtat gjëra.
Natën para Falënderimeve, Janice kuptoi se Prentiss nuk kishte ardhur në lokal.
Një mik i tha asaj se i riu kishte shkuar për të vizituar familjen e tij, e cila jetonte rreth 250 kilometra larg. Në atë moment, Janice e kuptoi sa të forta ishin ndjenjat e saj ndaj këtij djali që praktikisht nuk e njihte. Pra, ajo vendosi të shkonte me makinën e saj ta takonte.
“Ishte një gjest shumë i guximshëm nga ana ime”, pranon Janice.
Shpejt, ata të dy kuptuan se e dashuronin njëri-tjetrin dhe dëshironin që ta kalonin jetën e tyre së bashku. Menjëherë pas kësaj, ata u fejuan dhe publikuan njoftimin në gazetën lokale.
Për fat të keq, siç kemi thënë më parë, gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshirojmë dhe për këtë arsye marrëdhënia e tyre pati një fund të palumtur.
Babai i Janice i dha asaj një ultimatum, i tha se ajo do të duhej të ndërpriste marrëdhënien e saj me Prentiss, përndryshe ai nuk do ta ndihmonte më atë, që të paguante shpenzimet e universitetit. Asnjë nga protagonistët e kësaj historie nuk e kujton pse burri ishte kundër marrëdhënies së tyre, por në fakt, Janice kujton se nuk kishte ndonjë zgjedhje tjetër, sepse ajo absolutisht donte të përfundonte studimet e saj.
Me trishtim të madh, shumë lot dhe dy zemra të thyera, Janice dhe Prentiss u detyruan të ndanin rrugët e tyre. Me kalimin e kohës, të dy njohën njerëz të tjerë dhe u martuan, por pa harruar ndonjëherë dashurinë e parë të madhe që jetuan së bashku.
Por ky nuk është fundi i tregimit për shkak se, një ditë, fati vendosi për t’i vënë ato përsëri së bashku.
Pas disa viteve, nënat e Janice dhe Prentiss vdiqën disa muaj pas njëra-tjetrës. Pas këtyre hidhërimeve, të dy ishin duke shfletuar në mesin e gjërave të nënave të tyre dhe të dy bënë të njëjtin zbulimin.
Të dyja gratë kishin bërë të njëjtën gjë, edhe pse nuk njiheshin: Kishin prerë nga gazeta njoftimin e fejesës së fëmijëve të tyre!
Kjo ishte sikur të dyja nënat, në zemrat e tyre, të donin martesën e dy të rinjve.
Gratë e dinin se ndjenja e tyre ishte një autentike dhe kjo ishte një shenjë fati për të dy, si për Janice ashtu edhe për Prentiss.
Zbulimi i habitshëm i bëri Janice dhe Prentiss të kontaktonin njëri-tjetrin.
Ata ishin tashmë të rritur dhe asnjëri nuk ishte më nën kontrollin e prindërve.
Në qershor të vitit 2010, Janice dhe Prentiss u ritakuan dhe kuptuan se flaka nuk ishte shuar. Gjashtë muaj pas ritakimit dhe 49 vite pasi ata u takuan për herë të parë, ata u martuan.
Në moshën 71-vjeçare ata ishin në fund në gjendje për të realizuar ëndrrën e tyre.
“Ne jemi shumë të lumtur. Martesa jonë është e përkryer dhe, edhe pse ne s’kemi shumë vite përpara, ajo do të jetë e përkryer “, thotë Janice.
Asnjëherë mos hiqni dorë, kur është fjala për dashuri. Tregojini personit që e doni si ndiheni, thojini asaj “të dua” dhe gëzoni çdo çast të kaluar së bashku.
Dy shqiptarë arritën ti ndryshonin komplet jetën një avokateje në Itali, pas nje sulmi te tmerrshem me acid.
E reja arriti që t’i mbijetonte sulmit qe ishte porositur nga ish-i fejuari i saj, Lucia Annibali.
Avokatja Annibali arriti të gjente forcën për t’u rimëkëmbur, pasi për pak sa nuk humbi shikimin dhe u desh që t’i nënshtrohej disa ndërhyrjeve për rindërtimin e fytyrës. Tashmë ajo pritet që të garojë në zgjedhjet e 4 Marsit, për Partinë Demokratike italiane në qytetin e Parmës.
Pushtetin e saj tani ajo po e përdor si një simbol në betejën kundër dhunës ndaj grave në parlamentin italian.
“Pas sulmit, mendova sesi mund të rikthehesha sërish në formën më të mirë. M’u desh të gjeja mënyrën më të mirë për të shfrytëzuar profesionin tim si avokate dhe kuptova se politika mund të ishte mënyra më e mirë”.
Pikërisht në Parma, Annibali iu nënshtrua të paktën 20 operacioneve për të rindërtuar fytyrën dhe u bë qytetare nderi në 2015-n.
Jeta e avokates ndryshoi përgjithmonë më 6 Prill të 2013-s, kur duke u kthyer nga puna për në shtëpi, në Pesaro, një person i mbuluar me kapuç i doli para e hodhi acid, duke i djegur 66 përqind të fytyrës, duke e shpërfytyruar rëndë dhe duke i rrezikuar shikimin.
“Fytyra ima po ziente për së gjalli, ulërita kaq shumë. Mund të ndjeja flluska që ishin ngritur në mollëzat e mia”, rrëfen avokatja, teksa kujton momentin e tmerrshëm.
Pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Parma dhe gjendja e saj u stabilizua, Annibali tha se pas këtij sulmi qëndronte ish-i fejuari Luca Varani.
Ky i fundit, gjithashtu avokat, u dënua në 2016-n me 20 vjet burg. Ai kishte paguar dy shqiptarë, të moshës 31 dhe 28 vjeç, për të kryer sulmin me acid.
“Kjo ngjarje më ndryshoi jetën përgjithmonë. Kur rifitova shikimin dhe mësova të ha sërish vetë, të gjitha këto beteja më bënë të rivlerësoja sërish jetën“, shprehet sot Annibali.
Është fjala për një luftë frontale të një ushtrie kundër një fshati. Lufta e Tragjasit kundër okupatorëve italianë u zhvillua më 5-7 gusht 1943. Rrëzimi i Musolinit më 25 korrik 1943 shënonte përmbysjen e sundimit fashist në Itali e në zonat e okupuara. Në qarkun e Vlorës ishte dislokuar divizioni “Parma”, me vendkomandën e forcave të tij në qytet, që kishte reparte në Selenicë, Radhimë, Llogora, Himarë etj., me afro 1.500 ushtarë të pajisur me të gjitha llojet e armëve të nevojshme për operacione të mëdha.
Në këtë situatë të pasigurtë, me qëllim që të likuidonte pengesat që i ishin vënë nga forcat partizane, për të shkatërruar vatrat që mbanin e strehonin, forcat italiane kishin filluar përgatitje për kryerjen e një operacioni në krahinën e Dukatit. Në këtë operacion mendohej të merrnin pjesë jo më shumë se një regjiment (rreth 2.500 veta) me ndonjë repart artilerie e mortaje në përforcim, dhe goditjen e tyre do ta përqëndronin në Tragjas. Por le të kthehemi pak prapa në kohë.
Fshati Tragjas konsiderohej i rrezikshëm, prandaj nga fundi i vitit 1939 u dërgua një postë karabinierie italiane me personel italian për ta pasur nën vëzhgim. Më 1943 fashistët vendosën ta mbytnin me flakë e ta digjnin me napalm fshatin Tragjas. Forcat partizane për mbrojtjen e fshatit përbëheshin nga partizanët e çetës “Hodo Zeqiri”, nga 35 pushkë të çetës territoriale të fshatit dhe nga rreth 30 pushkë, që i kishin bujqit, blegtorët dhe që ishin porositur të qëndronin në gadishmëri. Si rezervë e mundshme ishin dhe njësitet e fshatrave të tjera që mund të vinin në ndihmë.
Komiteti qarkor vendosi gjithashtu dërgimin në Tragjas të batalionit “Ismail Qemali” duke u dhënë porosi organizatave të partisë të krahinës së Mesaplikut e të fshatrave në afërsi që të jenë të gatshme për të shkuar në ndihmë me forcat e tyre territoriale.
Përgatitja e popullit për qëndresë pati kontributin e veçantë të Fejzo Gjomemos, që filloi punën për përgatitjen politike të popullit. Data 2 gusht e vitit 1943 e gjeti popullin gati për luftë. Forcat partizane, sidomos çeta “Hodo Zeqiri” dhe gjithë njësitet e tjera territoriale të fshatit, prej kohësh vëzhgonin lëvizjet e armikut dhe kontrollonin me kujdes rrugën automobilistike. Më 4 gusht 1943 ata vunë re lëvizje trupash në rrugën Vlorë – Himarë. Pa mbërritur akoma në Dukat forcat partizane të çetës “Hodo Zeqiri” e të batalionit “Ismali Qemali”, që ndodhesh në Tragjas për të pritur operacionin armik, luftëtarët e njësitit të Dukatit shkatërruan një kolonë armike, dogjën 4 automjete dhe vranë e plagosën 30 ushtarë italianë. Komanda e divizionit “Parma”, sapo e mori vesh këtë, nisi menjëherë në drejtim të Llogorasë një batalion me ushtarë për t’i ardhur në ndihmë repatit të shpartalluar dhe për të ndëshkuar me masakra shkaktarët dhe popullatën e fshatit. Por forcat partizane kishin zënë pozicione mbrojtëse dhe batalioni armik s’guxoi të hyjë në fshat. Shkoi deri afër Dukatit, u vuri zjarrin shtëpive pranë rrugës dhe u kthye prapë, sepse rruga automobilistike mund të bëhej e pakalueshme.
Rruga Vlorë – Himarë kishte rëndësi të madhe taktike e strategjike. Armiku, duke zotëruar rrugën, bënte një pastrim të zonës nga forcat partizane e territoriale që vepronin këtu, por edhe shkatërronte bazat që strehonin dhe ushqenin partizanët. Nisi për në Tragjas një regjiment këmbësorie të përforcuar me artileri e aviacion. Okupatorët fashistë e dinin prej kohësh se Tragjasi ishte baza më e rëndësishme në qarkun e Vlorës. Populli i tij ishte i lidhur i tëri me luftën dhe nga gjiri i tij kishin dalë mbi 150 partizanë e kuadro, që luftonin në terren e në reparte të ndryshme partizane.
Në mëngjesin e datës 3 gusht 1943 fashistët u nisën për në Tragjas. Në kolonë, nga Ura e Izvorit deri në ish komunën e Dukatit, kapën lartësinë e majës së Viçanit dhe vendosën një kompani me mortaja kalibër 81. Në këtë kohë nga Rrëza e Cirakut u dha alarmi me tre pushkë e një bombë. Fshatarët e kësaj zone dhe rojet e periferisë i diktuan forcat armike. Aty nga ora 10.00 e datës 5 gusht shpërthyen në fshat predhat e artilerisë e të mortajave. Bombardimet vazhduan rreth një orë. Gjatë kësaj kohe çeta territoriale e fshatit që ishte në gatishmëri, i doli armikut përpara. Bashkë me çetën territoriale u nis dhe një pjesë e çetës “Hodo Zeqiri” me dy mitralozë të lehtë. Forcat u vendosën përballë armikut. Duke luftuar me trimëri, ndaluan në vend sulmin e ushtrisë fashiste. Forcat partizane u bashkuan me forcat territoriale dhe fshatarë të tjerë të armatosur, që erdhën nga fusha e mali. Duke qenë se forcat armike u gozhduan në vendkomanda, ato dërguan në fshat tre aeroplanë gjuajtës-bombardues, të cilët mitraluan mbi popullsinë që tërhiqej nga fshati, si dhe vijën e frontit të forcave tona. Me ardhjen e avionëve, forcat armike bënë sulmin e dytë, por dhe ky sulm u thye. Mbas dy orë luftimesh të ashpra, ku armiku kishte pothuaj dhjetëfishin e vëllimit të zjarrit të forcave tona, në krah të majtë të armikut u vu re një dobësim i zjarrit. Aty nga ora 12.00 e ditës Fejzo Gjomemo me një pjesë të çetës “Hodo Zeqiri” dhe bashkëfshatarë të tjerë ikën rrëzë shkëmbit të Mavrive, pa u diktuar nga armiku dhe kapën kalanë e Gjon Boçarit, duke i dolë armikut pas shpine. Edhe forcat e batalionit “Ismail Qemali” e goditën në të djathtë armikun. Goditja e papritur që iu bë armikut në majë të Viçanit nga forcat tona, e çoroditën atë dhe pas këtyre goditjeve u hodhën në sulm.
Pas shpartallimit të armikut, forcat partizane, vullnetare e bashkëfshatarë të lodhur e të raskapitur edhe nga vapa e gushtit, u kthyen në fshat.
Në orët e mbasdites të datës 5 gusht u rreshtuan dhe territorialet e Radhimës, të ardhur nga Dukati. Në mbasditen e 6 gushtit armiku me forca të shumta, që arrin në 5.000 ushtarë, të mbështetur nga 20 tanke, katër bateri automatike, bateri mortajash të rënda e nga dy avionëve bombardues e një gjuajtës, që qëllonte me bomba ndezëse (napalm) gjithë
Tragjasi
vendosjet e mitralozëve tanë, u derdhën përsëri drejt Tragjasit. Megjithatë çdo përpjekje e tyre u shkoi kot.
Në mbrëmjen e datës 6 gusht, me gjithë forcat e shumta dhe mbështetjen e fuqishme të artilerisë e aviacionit, forcat fashiste nuk përparuan asnjë hap. Kur u bë natë, pushoi zjarri i këmbësorisë armike. U bë një konsultë me shtabin e batalionit “Ismail Qemali”, me komandën e çetës “Hodo Zeqiri” dhe me përgjegjësin e krahinës, si dhe me shumë burra patriotë të fshatit. Lufta e zhvilluar ishte një fitore e rëndësishme e forcave partizane dhe e popullit kryengritës të Tragjasit e të qarkut të Vlorës.
Natën, duke u gdhirë 7 gusht, mbas dy ditë luftimesh të ashpra, armiku goditi me qindra predha artilerie pozicionet partizane mbi fshat dhe mbasi u bindën se ata ishin larguar, me frikë të madhe dhe masa të shumta sigurimi avancuan drejt fshatit. Me urë në dorë me një shpejtësi të madhe i vunë flakën gjithë fshatit. Banorët i shikonin nga mali duke shtrënguar dhëmbët. Flaka e tymi i shtëpive po ngrihej në qiell. Pas dy ditë luftimesh të ashpra ushtria italiane pushtoi Tragjasin, të cilin e dogji të tërë. Ky sukses asaj i kushtoi shumë shtrenjtë. Shtatë kamionë me të plagosur u dërguan në Vlorë.
Në betejën për mbrojtjen e Tragjasit ranë: Sulejman Beqiri, Bukuri Meto dhe Inxhi Mato, kurse të plagosur ishin Hito Alimerko, Jaho Shyti e Selim Laçe.
Mbas largimit të armikut, populli u kthye përsëri në fshat, pranë shtëpive të djegura. Ai filloi punët për ndërtimin e shtëpive me materiale rrethanore. Rrugët dhe sheshi i fshatit filloi të gjallërohen dhe jeta të normalizohet. Ky sulm bashkoi edhe më fort banorët rreth Lëvizjes: Mbi 200 të rinj e të reja u rreshtuan në UNÇSH.
Më 7 gusht, ndërsa pritej që ushtria italiane të shkonte në Dukat, ajo u tërhoq fare nga krahina, duke e lënë në mes operacionin e spastrimit. Ajo nuk e spastroi dot as krahinën e Tragjasit, as krahinat e tjera përqark Vlorës. Populli me rapsodët e tij për të përjetësuar luftimet e zhvilluara në Tragjas që nga viti 1942 e deri 1944, sidomos betejën e 5-7 gusht 1943, ka ngritur këtë këngë.
Shokë do këndoj një këngë,
Do këndojmë fshatin tonë,
Fashizmi seç bëri gjëmë,
E dogji me gjithë rrënjë.
Nuk la shtëpi në këmbë,
Armiku seç u bë kërmë,
Fshati i Tragjasit në brinjë,
Këndo për trimat e mirë.
Dhanë jetën për lirinë,
Luftë me okupatorin dhe mercenarët
Në krahinën e Mesaplikut në pranverën e vitit 1942 ishte krijuar një njësit i armatosur që u bë pjesë e çetës “Plakë”. Tragjasi në pranverë-verë 1942 ishte bërë tërësisht bazë e luftës, pavarësisht se në fshat ndodhej posta e karabinierisë. Ilegalët qarkullonin në fshat. Kjo i detyroi pushtuesit të tërhiqnin postën nga fshati, para se të sulmohej në nëntor 1942. Pas largimit të postkomandës nga fshati, territorialë, ilegalë dhe njerëz të armatosur lëviznin lirisht, të armatosur.
Nga fundi i dhjetorit 1942 më shumë se 1500 milicë fashistë, nën komandën e Halil Alisë dhe të Selim Kokoshit u përqëndruan në Vlorë. Masat drakoniane për Vlorën i zbatoi ministri i Brendshëm i qeverise kuislinge. Operacioni filloi nga Tragjasi, se ishte kështjellë e fortë e rezistencës antifashiste, prandaj me çdo kusht duhej shkatërruar. Në Tragjas ishte çeta “Plakë”, prandaj deshën të shpartallonin këtë formacion ushtarak, para se të bëhej rrezik i madh për armikun. Mbas katër ditë bastisjeje, djegieje e raprezaljesh në qytet, trupat fashiste nisën mësymjen në drejtim të Tragjasit. Kështu, më 27 dhjetor 1942, “2000 e ca milicë fashistë, mercenarë dhe karabinierë nën komandën e konsullit Klementi u nis nga Vlora në tri kolona për në Tragjas, me detyrë që të rrethonin fshatin dhe të asgjësonin aty çetën partizane”, thotë raportet e kohës
Në këtë kohë përballë çetës “Plakë” erdhën valë-valë rreth 500 mercenarë e milicë fashistë, të cilët, duke pasur një vëllim zjarri shumë më të madh se të çetës, e vunë atë në rrezik. Në ndihmë të çetës shkuan grupe-grupe forcat territoriale të fshatit, të cilat zunë pozicione mbrojtëse dhe përcaktuan rrugët e tërheqjes me zjarr, në mënyrë të organizuar për të mos u dëmtuar e asgjësuar nga armiku.
Këtë ditë forcat armike arrestuan dhe mbyllën në shkollë të gjithë burrat që kapën në fshat, me qëllim që po të sulmonin forcat tona, të bënin masakra mbi ta. Filluan pastaj të shpërndaheshin në shtëpit e fshatit, hëngrën e pinë, dogjën e grabitën plaçkat e fshatarëve për 3-4 ditë rresht. Të nesërmen në mal të Tragjasit u mblodhën forca të shumta për të sulmuar armikun në fshat. Milicët e mercenarët grumbulluan një plaçkë të madhe dhe shkatërruan ç’mundën. Halil Alia dhe Selim Kaloshi kërcënuan fshatin me dhunë, vrasje e djegje. Ata morë përgjigje dinjitoze të kryepleqësisë së Tragjasit nga goja e Xhafer Xhuvelit: “I pushkatoni burrat që kini burgosur në shkollë, po asnjeri nga ju nuk del i gjallë nga Tragjasi”.
Më 31 dhjetor 1942, në mëngjes herët, grumbulluan plaçkën e grabitur dhe me shumë kuaj të fshatit e nisën për në Vlorë. Lufta që filloi në Tragjas më 27 dhjetor 1942 kundër forcave të milicisë, karabinierisë e mercenarëve të Halil Alisë e Selim Kaloshit, mori fund më 2 janar 1943 në një përpjekje vendimtare, në të cilën qëndresa heroike e partizanëve dhe e masave kryengritëse të Vlorës u bë shembull për të gjithë Shqipërinë. Kjo epope, ku morën pjesë pothuajse gjithë burrat e fshatit, ishte shprehje e vërtetë e luftës popullore, që po shndërrohej me hapa të shpejtë në një kryengritje të përgjithshme.
Pas fashistëve italianë, Tragjasi u dogj përfundimisht nga nazistët gjermanë në 6 prill 1944
Masakra e Tragjasit prej nazistëve u dokumentua edhe nga agjentët amerikanë të OSS-it (pararendëse e CIA-s), të hedhur në Shqipëri pranë Shpellës së Piratëve në bregun perëndimor të Karaburunit. Të kërcënuar seriozisht nga gjermanët, oficerët e huaj iu larguan Bregut dhe u hodhën këtej Llogarasë në fillim të prillit 1944 të ndarë në dy grupe. Grupi i përbërë nga Tom Stefani, Anxhelo Mitro dhe Albert Toli u strehuan në Tragjas. Tjetri, i përbërë nga oficerët Hudson dhe Kukiç, si dhe disa oficerë britanikë, u strehua në Dukat. Mirëpo, me të mësuar se krahina do të sulmohej, oficerët aleatë u larguan me shpejtësi drejt Malit të Tragjasit. Rasti e solli që të dy grupet, pavarësisht dhe pa dijeninë e njeri tjetrit, të ishin dëshmitarë nga lart të masakrës së Tragjasit.
“Djegia e Tragjasit ndodhi të Dielën e Pashkëve të vitit 1944”, dëshmon ish oficeri Hudson “gjermanët vranë shumë nga pleqtë dhe të rinjtë e fshatit…”, shkruan më tej ai. “Ishte një pamje e tmerrshme. Ne shikonim me dylbi djegien, shkatërrimin, ikjen me lemeri të njerëzve. Përveç ndonjë të shtënë pushke, largësia nuk na lejonte të dëgjonim thirrjet e banorëve për ndihmë apo dhimbjen e tyre të jashtëzakonshme. Nuk mund të benim dot asgjë për t’i shpëtuar ata”. [James Hudson, Pas OSS, 2004].
Tragjasi e pagoi shumë shtrenjtë pjesëmarrjen masive në Luftën e Dytë Botërore, duke i dhënë asaj gjakun e 43 jetëve, dëshmorë të atdheut dhe 4 heronj populli, nga të cilat 10 femra, besoj nje rast unikal. Megjithëse po kremtohen festimet 70 vjetorit të luftës, askush nuk bëri të mundur, vendosjen e busteve të heronjve në qendër të fshatit, e cila do të ishte një vlerë e shtuar edhe për turizmin. Një tjetër meritë e këtij fshati, është se këtej kanë dalë edhe një pjesë e madhe e nacionalistëve morën pjesë në luftën kundër okupatorit, si Skënder Muço, Yzeir Alimerko, Sefer Imeri, të vrarë nga pushtuesit, të shpallur Dëshmorë të Atdheut, të cilët ne i kemi nderuar duke i vendosur në një pllakë me dëshmorët e kampit tjetër ideologjik.
Çdo komb ka një Hero Kombëtar. Por rrallë i ndodh një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë për të tillë, një figurë si Gjergj Kastriot Skënderbeun. Jo thjesht se për 25 vjet ai e ktheu Shqipërinë në një barrierë të sigurt ndaj ushtrive turke, por njëkohësisht ai u bë barrierë që osmanët mos të përparonin më tej në Evropë. Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë. Me rastin që dje Heroi ynë Kombëtar kishte ditën e vdekjes “Tirana Observer” sot boton 50 ngjarje dhe fakte nga jeta e heroit, ngjarje në formë të përmbledhur.
Gjergj Kastriot Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Skënderbeu është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.
Gjergj Kastriot Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij.
Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut dhe i princeshës malazeze, Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.
Gjergj Kastriot Skënderbeu u martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit. Për nder të të atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke, duke e thyer pothuajse në çdo betejë. Janë të shumta betejat e fituara nga Skënderbeu së bashku me ushtrinë e tij.
Vlerat e figurës së Skënderbeut janë ndërkombëtare, duke qenë se ai u bë prijësi i barrierës ndaj ushtrive turke për pushtimin e Evropës dhe mosshtrirjes së fesë islame në kontinentin evropian.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë. U shndërrua në mysliman, pasi shkoi në ushtrinë turke dhe më pas u kthye përsëri i krishterë. Kjo ishte feja më e përhapur në Evropë në atë kohë.
Nga personalitete të huaj, nga historinë të huaj, ai ka marrë epitete të tilla si “Atlet i Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancës së Parë Euroatlantike”. Epitete këto që e ngrenë shumë lart figurën e Heroit tonë Kombëtar.
Mendohet se Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm. Shpata të cilën përdori ai ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm për nga pesha e saj.
Sot në botë emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishëm të botës, duke filluar që nga Tirana, Prishtina, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago, Shkupi, etj.
Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Londër, Spanjë, Buones Aires, Neë York, Kanada, Kosovë, Tiranë. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kalë duke simbolizuar luftëtarin.
Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. Ajo është me metal të bardhë dhe me një rrip (ruban) të larë me ar.
Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85.5 centimetra dhe e gjerë 5.7, peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.
Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas Barletit, ai ishte i bardhë, i një race të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetër dhe ngordhi.
Në moshë të vogël së bashku me tre vëllezërit e tij, Skënderbeu u mor peng nga Sulltan Murati II, si ndëshkim për luftën që i shpalli Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, si dhe u vendos në Edrene të Turqisë.
Për trimërinë dhe zotësinë në artin ushtarak që tregoi gjatë betejave me ushtrinë osmane, gjatë betejave në Azinë e Vogël, Skënderbeu mori nga Sulltani titullin e gjeneralit. Skënderbeu studioi në Stamboll artin ushtarak, njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip, si dhe shkruante dhe kishte oratori të lindur. Ballkani dhe Azia e Vogël ishin disa nga detyrat e tij ushtarake pas mbarimit të shkollës, duke u dalluar për trimëri.
Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.
Gjatë gjithë jetës së tij, Gjergj Kastriot Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi. Betejat e udhëhequra nga Skënderbeu kanë qenë nga më të fortat dhe më të përgjakshmet.
Dy janë uniformat që ka përdorur Gjergj Kastrioti Skënderbeu. E para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore. Ndërsa veshja tjetër që përmend Barleti është ajo popullore me qeleshe dhe xhubletë.
Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikut në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.
Skënderbeu ka deklaruar se, “unë jam pasardhës i Pirros së Epirit”. Marin Barleti në veprën e tij thotë se Skënderbeu i referohej shpesh origjinës së Pirros.
Dy herë Papa Piu II kërkoi të vinte në Shqipëri me qëllim kurorëzimin mbret të Skënderbeut. Në arkivat e Vatikanit ndodhet dokumenti që do të kurorëzonte Skënderbeun, Mbret të Epirit.
Emrin e Skënderbeut e mbajnë të paktën 10 objekte dhe institucione. Tri rrugë në Tiranë, Durrës e Krujë; një muze në Krujë, një fshat në Librazhd, një pije alkoolike konjak, një skuadër futbolli e Korçës, universiteti ushtarak, një titull i lartë, “Urdhri Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe një shesh në kryeqytet.
Emri i Skënderbeut u propozua nga Sami Frashëri t’i vendosej kryeqytetit të vendit. Në 1889 në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, Frashëri mendon që qyteti të ngrihej në fushën e Tiranës.
Biografi i parë i Skënderbeut ka qenë Marin Barleti, në vitet 1504, me veprën “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, botuar në gjuhën latine. Ndërsa në gjuhën shqipe Fan Noli, Sabri Godo dhe historiani Kristo Frashëri.
Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.
Rreth 60 kilometra katror dhe një kështjellë iu dhuruan Skënderbeut nga Mbreti i Napolit, Alfonso, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha. Ky vend edhe sot është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.
Lekë Zaharia, Moisi Golemi, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjëlli, Gjergj Araniti, Andrea Topia, Vrana Konti, ishin bashkëpunëtorët më të afërt të Skënderbeut. Megjithëse dy prej tyre e tradhtuan.
Fjalimi më i rëndësishme dhe më i mbajtur mend, është ai i mbërritjes në qytetin e Krujës. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mesin tuaj”, kanë vlerë letrare dhe mendimi edhe sot e kësaj dite.
Për Gjergj Kastriot Skënderbeun shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, opera nga François Francoeur dhe François Rebel dhe një tjetër e shkruar nga Antanio Vivaldi, piktori i madh Rembrand ka bërë pikturë portretin e tij.
Për figurën e Skënderbeut dhe për personazhin të tij janë shkruar në të gjithë botën 600 libra, mes tyre romane, libra historikë dhe tregime, madje edhe legjenda, duke e ngritur në piedestal figurën e Skënderbeut.
Tri mbahen mend si tradhtitë më të mëdha ndaj Skënderbeut. Nipi i tij, Hamza Kastrioti, princi Moisi Golemi dhe tradhtia në betejën e Beratit, betejë kjo që është konsideruar e vetmja e humbur nga ushtria e Skënderbeut. Ballaban Pasha ishte gjenerali turk që u ndesh më tepër me Skënderbeun. Ballabani ishte shqiptar dhe për portën e lartë ishte i vetmi që e njihte artin e luftës së Skënderbeut. Në një betejë i vrau 8 komandantë të lartë Skënderbeut.
Tri herë qyteti i Krujës, që ishte dhe qendra e Skënderbeut, u rrethua nga ushtritë osmane. Dy herë nga sulltanët dhe një herë nga gjenerali më i lartë turk, Evrenoz Pasha. Por nën mbrojtjen e Skënderbeut qyteti asnjëherë nuk ra.
Dy sulltanë erdhën vetë në Shqipëri për të ndëshkuar Skënderbeun. Murati II, i cili thuhet se pas humbjes vdiq nga hidhërimi gjatë rrugës së kthimit, si dhe djali i tij, Mehmeti, i cili e la në mes rrethimin e Krujës.
Në të tri rrethimet e Krujës Skënderbeut iu desh të përballej me një ushtri shumë herë më të madhe në numër. 100 mijë me Sulltan Muratin dhe po kaq me Sulltan Mehmetin dhe gjeneralët.
Titulli Skënderbej “Iskander Bej” ose “Aleksandër i Madh”, iu dha nga Sulltan Murati II, pas fitoreve të betejave në Azi. Gjithashtu iu dha dhe titulli “Sanxhakbej” për zonën e Shqipërisë në vitet 1437-1438.
Rreth pesë mijë të vrarë mendohet se është numri më i madh i ushtarëve që ka humbur Skënderbeu në një betejë. Historianët turq thonë se beteja e Beratit ishte dështimi më i madh i Skënderbeut.
Një herë Skënderbeu vendosi paqe të përkohshme me Sulltan Mehmetin pas disfatave të ushtrisë turke. Historianët kanë mendime të ndryshme, por Barleti thotë se osmanëve u duhej të linin pak kohë Skënderbeun dhe të merreshin me luftërat në Bosnjë dhe Azi.
Më 1443 Skënderbeu braktisi ushtrinë turke. I dërguar nga Sulltani për t’u ndeshur me hungarezët e drejtuar nga Janosh Huniadit, Skënderbeu me ushtarët e tij besnikë largohet nga beteja dhe drejtohet për në Shqipëri.
Më 28 Nëntor të vitit 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Kjo ndodhi pasi Gjergj Kastrioti me një sërë masash ushtarake shtiu në dorë qytetin e Krujës dhe atje ngriti flamurin kuq e zi.
Lufta e kalorësisë ishte një nga mjeshtëritë e Skënderbeut. Kalorësia e pajisur me armë të lehta ishte një nga më të përdorshmet, duke bërë që të sulmonte radhët e armikut dhe të tërhiqej shpejt.
Pas 25 vitesh luftë, në janar të vitit 1468 Skënderbeu thirri një tjetër kuvend me princat shqiptarë. Barleti thotë se ato ditë Skënderbeu u sëmurë rëndë nga ethet dhe shëndeti i tij nuk u përmirësua më.
Për vdekjen Skënderbeut ka pasur disa hipoteza. Në veprën e Barletit thuhet se ai vdiq në moshën 62-vjeçare pa asnjë shkak natyror. Vitet e fundit studiuesi Aurel Plasari hedh tezën se Skënderbeu mund të jetë helmuar.
Lidhja e Lezhës është i pari bashkim i princërve shqiptarë për të kundërshtuar pushtimin osman. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte organizator i kësaj lidhjeje historike nga ku nisi dhe qëndresa e arbrit.
Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. U martua me Irena Brankoviç Paleologu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit dhe patën shumë fëmijë. Pasardhësit u shpërngulën në Leçe, në vitin 1700.
Gjyshi i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Gjoni, vendosi sundimin e tij në Krujë në vitin 1439, por mësohet se Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës, në vitin 1402. Pas atij erdhi i biri, Gjoni, babai i Skënderbeut, i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranën, Matin, Dibrën dhe Mirditën, nga Prizreni në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim.
Nga viti 1407 deri më 1430, Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 herë dhe u detyrua të pranonte kushte të rënda paqeje. Pas humbjes në vitin 1421, ai mbante një kontroll të kufizuar në principatën e tij.
Pas Kuvendit të vitit 1443, Skënderbeu më 2 mars të vitit 1444, mbajti Kuvendin pasues në Katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës. Ky ishte i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV.
Portreti më i hershëm i Gjergj Kastriot Skënderbeut daton në vitin 1466. Gentile Bellini, në vitin 1466 kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunovës në Itali, e pikturoi atë me urdhër të autoriteteve venedikase, sipas autorit Friedrich Kenner, mendohet se portreti ka qenë me profil majtas.
Një fakt tjetër në jetën e Skënderbeut është edhe iniciativa papnore enciklike për nderimin botëror të Gjergj Kastriotit. Me iniciativën e tij papa i romes mendoi t’i jepte këtë titull të lartë Heroit tonë Kombëtar, i cili është një nga vlerësimet më të mëdha në atë kohë.
Dy lojtarë specialë kanë marrë pjesë në lojën “100 Milionë”. Nuk bëhet fjalë për ndonjë çift të ri, të cilët aspirojnë të mund të fitojnë ndonjë para me njohuritë e tyre dhe të bëjnë pushimet, apo të sistemojnë jetën.
Jo. Këta janë dy të moshuar, të cilët bënë për vete gjithë publikun me qëllimin që kishin. 93-vjeçarja Makbule dhe Astriti, dy të thyer në moshë dhe që jetojnë në “Shtëpinë e të Moshuarve”, arritën të fitonin 500 mijë lekë (5 milionë të vjetra).
Ata kërkuan që me këto para të mund të investonin në godinën ku jetojnë dhe kalojnë ditët e tyre të fundit në jetë. Gjatë emisionit u shfaq edhe videoja me kushtet aspak të mira, ku kjo shtresë e shoqërisë jeton.