Histori

Dokumente të rralla të vitit 1955, ja si ndikoi Moska për zhdukjen e fesë në Shqipëri

Feja dhe besimet në Shqipëri u paraqitën si shqetësim për regjimin komunist që në vitet e para të pasluftës.

Besimi në Zot dhe të gjithë praktikat fetare nuk shkonin paralel me ideologjinë komuniste.

Ndaj, drejtuesit e regjimit, të orientuar kryesisht nga Moska kishin ndërmarrë herëpasherë disa ndërhyrje në politikat qeveritare ndaj feve, madje në disa raste edhe në çështjet e brendshme të komuniteteve.

Enver Hoxha i kamuflonte ndërhyrjet e qeverisë së tij në punët e fesë në emër të emancipimit të popullit.

Dhe deri në vitin 1955, ishin bërë jo pak ndërhyrje. Por në vitin 1955, ndikimi i Bashkimit Sovjetik në çështjet e fesë në Shqipëri kishte qenë mjaft i dukshëm.

Dy dokumente që ruhen në fondin arkivor të Këshillit të Ministrave në AQSH zbulojnë përveç ndikimit dhe ndërhyrjeve të Moskës në çështjet fetare në Shqipëri edhe përmasat reale të “reformave” të regjimit komunist në drejtim të feve në vendin tonë.

Dokumenti i pari i cili mban datën 28 dhjetor 1955 është një raportim i vizitës së sekretarit të I-rë të Ambasadës Sovjetike, Vasil Siminev në zyrat kryeministrisë në Tiranë, me 27 dhjetor 1955, i cili ka kërkuar shpjegime për një varg të gjatë çështjesh që lidheshin me gjendjen e fesë në Shqipëri në vitin 1955.

Reshat Gërmenji, kryetari i Komitetit për çështjet fetare e njoftonte kryeministrin Mehmet Shehu për listën e kërkesave dhe pyetjeve që kishte drejtuar Vasil Siminev, rreth gjendes së feve dhe besimeve në Shqipëri.

Ai interesohej se në ç’bazë ishte e organizuar feja dhe a kishte një ligj për fetë, a ishin autoqefale apo me lidhje nga jashtë, çfarë ndikimi kishin në popull, a merrnin subvencione nga shtetit apo si kontrollohej buxheti i tyre e deri tek interesimi për mbajtjen e perçes, apo statistikat e sakta për përqindjen e popullsisë sipas besimeve në qytetet e mëdha…

Pyetjet që ai i drejton kryeministrit Mehmet Shehu synojnë të zbulojnë përmasat reale të ndikimit të fesë në Shqipëri.

Mes listës së gjatë të pyetjeve të sekretarit rus, bie në sy interesimi i tij se “çfarë kuadri kanë dhe a kanë shkollë për klerikë?”.

Kjo çështje është parë nga regjimi që nga kjo kohë e deri në mbylljen e plotë të kishave dhe xhamive si ”thembra e Akilit” për të minimizuar maksimalisht forcën e komuniteteve fetare. Dhe duket se kjo “detyre shtëpia” nga Moska është zbatuar me rigorozitet prej Enver Hoxhës.

Në vitin 1967 para se të niste goditjen finale Enver Hoxha e veçon çështjen e kuadrit të fesë si një shtyllë ku duhet të mbështetej regjimi, pasi pa kuadro dhe arsim fetar, fetë në shqipëri gradualiasht do të shkonin drejt eleminimit të tyre.

Pas këtij informacioni për këtë vizitë, Komiteti për Çështjet Fetare kishte përgatitur një raport të hollësishm për gjendjen e feve në Shqipëri. Raporti është dokumenti i dytë për të cilin folëm më lart.

Në të gjejmë të dhëna të vyera për statistikat e kësaj periudhe në drejtim të besimeve fetare por edhe përmasat reale të tendencës të regjimit për të ndërhyrë sa më thellë në punët e brendshme të komuniteteve fetare.

Më poshtë i sjellim ekskluzivisht dy dokumentet e dhjetorit 1955 për gjendjen e feve në Shqipëri, që zbulojnë një stacion të rëndësishëm në luftën kundër fesë, që përkon me kohën kur ndikimi i Moskës në regjimin komunist shqiptar ishte në kulmin e tij.

Dokumenti i parë

INFORMACION MBI SEKRETARIN E I-rë TË AMBASADËS SOVJETIKE, QË KËRKON DISA TË DHËNA MBI FENË NË VENDIN TONË

S H O K U

K R Y E M I N I S T Ë R

Në datën 27/XII/1955 Sekretari i I-rë i Ambasadës Sovjetike Shoku Vasil Siminev bëri takim me mua këtu në Kryeministri. Unë si përkthyes kisha Qemal Shehun.

Ay kërkoj disa të dhëna mbi fenë në vendin t’onë:

1) Në ç’bazë është organizuar feja dhe a ka ligjë.

2) Sa lloj feje janë e si janë të organizuara.

3) A janë autoqefale, apo jo, dhe a kanë lidhje nga jashtë.

4) Influenca që kanë në popull.

5) Çfar kuadri kanë dhe a kanë shkollë për klerikë.

6) Çfarë kulture kanë dhe kush ka më shumë.

7) Ku e kanë marrë kulturën.

8) A u jepet subvencion nga Shteti dhe pse u jepet.

9) Nga kush i kanë të ardhurat e tyre.

10) A ka ligjë që shteti duhet t’i ndihmojë.

11) Si kontrollohet buxheti i tyre nga shteti.

12) Kur kanë festa zyrtare dhe për vdekie a u bienë kambanave.

13) Rajonet (qarqet) që janë më fetarë.

14) Perçia që vazhdon a është influencë fetare apo zakon.

15) Nëse venë të rinj në kisha e xhamira.

16) Në qytetet më të mëdhenj cila fe ka popull më shumë.

17) Si është vënë në praktikë propaganda anti-fetare nga ana shkencore.

Përveç pikës së parë, për pikat e tjera nuk i kam përgjegjur. Ai më tha kur do më përgjigjesh? Unë i thashë, do t’u njoftoj unë kur t’i bëj gati.

Lutemi më urdhëzojni si do t’i përgjigjem, t’ja u ap të shkrojtur apo të mbajnë shënime dhe a do t’u përgjigjem me hollësi pyetjeve.

Për propagandën anti-fetare me mjete shkencore si do t’i përgjigjem.

Për komitetin për çështje klerike:

(Reshat Gërmenji)

(firma)

28/XII/1955

Më d. 3/I/956 m’u kthye nga Shoku Beqir Balluku, duke ju dhënë një kopje

Dokumenti i dytë

R E L A C I O N

MBI GJENDJEN E KISHËS NË SHQIPËRI

E gjithë Shqipëria ka një popullsi prej 1.394.310. Nga këto janë 71.20% mysliman, 18.56% orthodhoks, 10.18 katolik, 0.06 të ndryshëm.

1) Në ç’bazë është organizuarë feja dhe a ka ligjë.

Në Republikën Popullore të Shqipërisë janë katër komunitete dhe pesë sekte fetare, të cilat kanë qenë të organizuar qysh prej kohe. Në vitin 1949 ka dalë dekret-ligja mbi komunitetet fetare Nr. 743 datë 26/XI/1949 që flet mbi organizimin e komuniteteve fetare.

2) Sa lloj feje janë e si janë të organizuara.

Janë tre lloj feje Mysliman, Orthodhoks e Katolik. Myslimanët ndahen në dy komunitete, të cilët janë Bektashinjtë që e kanë komunitet më vete, këta kanë qenë sekt, por më 1928 kryetari i bektashinjve që e kish qendrën në Stamboll (Turqi) në këtë vit u përzu nga Turqia dhe erdhi u vendos në Shqipëri mbasi ky ishte shqiptar dhe fitoj të bëhet komunitet dhe botëror i cili quhej Niazi Sali Dedej, ky ka qenë i zgjedhur nga gjithë besimtarët bektashianë të botës, ky është vrarë prej fashistave Italianë në vitin 1941.

Në komunitetin mysliman janë të mvarur pesë sekte fetare të tjerë, të cilët quhen Alveti, Rrufai, Kadri, Sadi e Tixhani.

Të katër komunitetet janë të organizuarë, ku kanë nga një këshillë të përgjithëshme, i cili është organi më i lartë i komunitetit, ky mblidhet njëherë në vit dhe mer vendime, për emërime ose pushime të kuadrove të larta (dioqezave) shikon dhe aprovon buxhetin vjetor. Të gjithë komunitetet kanë statutet dhe rregulloret administrative të tyre.

3) A janë autoqefale dhe a kanë lidhje nga jashtë.

Që të gjitha janë autoqefale, as njeri nuk kanë mvarie administrative nga jashtë. Katolikët para çlirimit Shqipërisë kanë qenë të mvarur nga papa i Romës, por në vitin 1952 dhe katolikët bënë statutin dhe rregulloren e tyre dhe administrohen vetë.

4) Influenca që kanë në popull.

Në pjesën më të madhe të popullit nuk kanë influencë qoftë si fe, qoftë si klerikë. Atë pakë influencë që kanë e kanë më të shumtën në fshatarësin e malësis që janë me pakë kulturë dhe këtu e ka më shumë si fe, e si klerikë e kanë më të pakët influencën.

5) Ç’far kuadri kanë dhe a kanë shkolla për klerikë.

Simbas rregullit të tyre kuadrot kryesore i kanë të plotësuarë p.sh. myslimanët kanë kryetarin dhe tre kryemyftinj të zonave dhe 7 myftinj të qarqeve si dhe 18 nënmyftinj të rretheve.

Orthodhoksit kanë kryetarin (kryepiskopin) dhe 4 episkopë të dioqezave si dhe 17 zv.lokalë.

Katolikët kanë kryetarin me një ndihmës ipeshkv dhe 6 vikar kapitullarë.

Bektashinjtë kanë kryetarin (kryegjyshin) dhe 6 gjyshër të zonave. Nga klerikët e ulët në përgjithësi kanë mungesa, por sidomos më shumë orthodhoksit e katolikët.

Shkolla për klerikë ka vetëm komuniteti mysliman me 60 nxënës ku vazhdojnë në ‘te 4 vjet. nxënësit kur merren duhet të kenë mbaruarë shkollën 7/vjeçare.

Në gjetien e nxënësve nga viti në vit gjejnë vështirësi, më të shumtit që venë janë bij fetarësh.

Orthodhoksit e katolikët kanë marrë nga njerzit që kanë qenë në fakultetin fetar e në seminare, pse para çlirimit katolikët kanë patur fakultet dhe orthodhoksit seminar.

6) Ç’far kulture kanë dhe kush ka më shumë.

Në përgjithësi me përjashtim të katolikëve nga kultura janë të ulët. Kurse katolikët në përgjithësi i kanë me kulturë, pse të gjithë kanë theollogji.

7) Ku e kanë marrë kulturën.

Myslimanët piesa më e madhe e ka marë në Shqipëri se ka patur shkolla fetare, piesa tjetër e ka marrë kulturën në Turqi (Stamboll).

Orthodhoksit afro gjysmët e kanë marrë në Shqipëri me anë të seminareve, piesa tjetër e ka marrë në Greqi e një pjesë e vogël Rumani.

Katolikët piesa më e madhe e ka marrë në Itali dhe një pjesë në Gjermani e Shqipëri.

Bektashinjtë në përgjithësi janë autodidakt, nuk kanë patur shkolla bektashiane, një pjesë e vogël kanë nga pakë arsim shtetëror.

8) A u jepet subvencion nga shteti dhe pse u jepet.

Nga shteti u është dhënë subvencion, masi kanë qenë shumë ngushtë nga buxheti për plotësimin e rrogave të personelit dhe ky subvencion nga viti në vit u është pakësuarë.

9) Nga kush i kanë të ardhurat e tyre.

Të ardhurat i kanë nga një pjesë të vogël toke që u është lënë, nga qirat e një pjes godina të vogla që kanë dhe nga ndihmat e besimtarëve në rast festash si dhe subvencioni i dhënë nga shteti.

10) A ka ligjë që shteti duhet t’i ndihmojë.

Nuk ka ligjë që kleri të ndihmohet, në statutet e tyre dhe në dekret-ligjën mbi komunitetet fetare thuhet se eventualisht shteti mund t’u japë subvencion.

11) Si kontrollohet buxheti i tyre nga shteti.

Buxheti i tyre nhuk kontrollohet nga shteti, por po të ketë të dhëna financa se ka viedhje, ndërhyn dhe ja jep gjygjit, të tillë raste ka patur në komunitetin bektashian e mysliman.

12) Kur kanë festa zyrtare dhe për vdekie a u bienë kambanave.

Rënien e kambanave e kanë patur shumë të egzaxheruar gati tërë ditën binin kambanat, këtë e kanë patur më të zhvilluar katolikët, bile ka patur ankim nga populli.

Në vitin 1955 u është lënë që t’i bien kambanave simbas rregullit të tyre, ditët e djelave dhe të kremteve që i kanë më të forta të cilat janë 10 ditë në vit, për vdekie nuk i bien. Kjo është në qytete, kurse në katunde u është lënë simbas rregullit të tyre.

13) Rajonet (qarqet) që janë më fetare.

Qarqet që janë më fetare është Shkodra, Elbasani, Durrësi, Tirana, Berati e Korça. Me përjashtim të Shkodrës dhe Elbasanit, qarqet e tjerë në qytet nuk janë shumë fetarë, si fetarë kanë popullsinë e katundeve.

14) Perçia që vazhdon është influencë fetare apo zakon.

Një pjesë e vogël grash që mbajnë perçe ka në Shkodër dhe në rrethin e Kavajës të qarkut Durrësit. Po të shikohen familjet e grave që mbajnë perçe janë mjaft të ulët nga ana e kulturës, kështu që presioni fetar qysh prej kohe u ka mbetur zakon që të mbajnë perçe.

15) Në se venë të rinj në kisha e xhamira.

Para çlirimit sidomos në kishat dhe xhamirat vinin më shumë të rinj se sa pleq, kurse mbas çlirimit e këtej janë pakësuar shumë vajtia e të rinjve e sidomos në xhamirat e kishat orthodhokse, kurse në kishat katolike ka akoma nga të rinjtë që venë e sidomos më shumë në katundet e malsive.

16) Në qytetet më të mëdhenj cila fe ka popull më shumë.

Tirana 80% është muslimane, 16% orthodhokse, 4% katolike.

Shkodra 53% është katolike,45% myslimane, 2% orthodhokse.

Durrësi 81% është muslimane, 15% orthodhokse, 4% katolikë.

Elbasani është 90% mysliman, 9.6% orthodhoks, 0.4% katolikë.

Korça është 61% mysliman, 39% orthodhoks.

Gjirokastra është 60% orthodhoks, 40% myslimane.

Vlora është 62% myslimane, 28% orthodhokse.

Berati është 85% mysliman, 15% orthodhoks.

17) Si është vënë në praktikë propaganda anti-fetare nga ana e shkencës

Për propagandën anti-fetare, kanë dalë libra (broshura) shkenca dhe feja, mbi katoliçizmin, janë vënë në revistën Hosteni dhe gazetën Bashkimi disa klerikë me raste bërie nuskash pse përkënduarie të sëmurish.

Në grumbuj punëtorësh (kampe etjera) janë spjeguarë mbi fenomenet e natyrës (dielli, hëna, toka, shiu etj.)

Kur ka patur filma si Zekthi etj. janë propaganduarë që i ka frekuentuar masa më shumë. (tesheshi)

Dokumente të rralla të vitit 1955, ja si ndikoi Moska për zhdukjen e fesë në Shqipëri Read More »

Historia e trishtë e 13 vjeçares, mjeku nga Zagrebi sjell lajmin e mirë

Historia në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët” e 13-vjeçares nga Lezha e cila vuan nga skolioza (shpina e deformuar) dhe ka nevojë për operacion ka prekur mbarë opinion publik, jo vetëm në Shqipëri por edhe në trojet e tjera ku jetojnë shqiptarë.

Mjeku shqiptar në Zagreb, Gëzim Rexhepi pasi është njohur me rastin e Dianës ka telefonuar në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ për të dhënë lajmin e mirë.

Ai tha se 13-vjecarja do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në datë 11 prill në një klinikë në Zagreb, ndërsa një pjesë e kostos që kushton minimalisht 30 mijë euro do merret përsipër nga komuniteti shqiptar që jeton në Zagreb.

“Unë për fat të keq i takoj një grupi që shumë pak kohë të lirë kanë dhe jam fans i rregullt i emisionit tuaj. Mbasi pashë historinë e Dianës vendosa të ofroj ndihmë, pasi kam fëmijë dhe vetë. Unë e thirra Elvisin dhe komunikova me një mjek që Diana të operohet në Zagreb. Me zotin para, në datën 11 prill do fusim Dianën në operacion.

Unë nuk merrem me këto lloj operacionesh, por janë koleget e mi. Diana duhet të mbarojë moshën e pubertetit dhe do shohim nëse do ketë nevojë për operacion të dytë. Një pjesë të kostos së operacionit do e sigurojë komuniteti shqiptar në Zagreb. Ky operacion kushton minimumi 30 mijë euro për 12 ditë që do rrijë në spital. Rëndësi ka që Diana të mos ketë komplikacione të tjera”, tha mjeku Gëzim Rexhepi./News24

Historia e trishtë e 13 vjeçares, mjeku nga Zagrebi sjell lajmin e mirë Read More »

Vrasja që tronditi Shqipërinë: Si u ekzekutuan në Mamurras dy biznesmenët më të pasur amerikanë dhe a kishte dorë Serbia në këtë ngjarje

Dy amerikanët Robert Lewis Coleman dhe George De Long kishin njëqind arsye të vizitonin Shqipërinë atë pranverë të vitit 1924. Mes tyre ishte edhe se në këtë vend i huaji jo vetëm nuk prekej, por gëzonte respekt nga të gjithë.

Shkruan Roland Qafoku

Por të dielën e 6 prillit, teksa udhëtonin nga Tirana drejt Shkodrës, mysafirët nga kontinenti i largët ndodheshin në kohën e gabuar në vendin e gabuar teksa u ekzektuan në një pritë nga një bandë që e ngatërroi shumë historinë. Kur ambasadori amerikan deklaroi se Shqipëria me këtë ngjarje kishte bërë 100 vjet prapa, banorët e Mamurrasit, por edhe gjithë zona e kishin gjetur përkufizimin e asaj që ndodhi duke përsëritur fjalët “jemi korit”.

DY VIKTIMAT DHE LAJMI QË BËRI XHIRON E BOTËS

Robert Coleman dhe George De Long nuk ishin dy amerikanë të zakonshëm që “i zuri nata” në këtë cep të Ballkanit.

I pari qe financier i njohur në San Francisko, ndërsa i dyti, djali i një pronari të pasur, që të dy të njohur në Kaliforni si pinjollë të familjeve me peshë.

Po t’i shtojmë kësaj edhe faktin se ata jetonin në Palo Alto, në qytezën më të pasur të kohës në SHBA, ndodhia merr më shumë vlerë. Në vitin 1924 Palo Alto vlerësohej për dy statistika: kishte vetëm 20 mijë banorë dhe ishte qyteti më i shtrenjtë në të gjithë SHBA-në.

Mes banorëve të Palo Altos ishin edhe Coleman dhe De Long, të dy të pasur dhe të dy të diplomuar, por asnjëri prej tyre nuk u vra për këto cilësi.

Gazeta e universitetit të Stanford “The Daily Palo Alto” në Kaliforni, ka qenë e para që ka nxjerrë lajmin në SHBA. Informacioni është marrë që ditën e vrasjes dhe, siç ndodhte zakonisht në median print, gazeta e ka publikuar ditën tjetër.

Në numrin e datës 7 prill gazeta del në faqe të parë me titullin: “Vritet në Shqipëri George B. De Long, ’95.”

Ndonëse më poshtë lajmi është i shkurtër, për shkak të shpejtësisë dhe ekskluzivitetit, në gjuhën e gazetarisë profesioniste ai ishte vërtetë një scoop.

Ja lajmi i plotë i dhënë nga kjo gazetë dhe që u mor nga të gjitha gazetat merikane dhe ato evropiane:

“George B. De Long, ’95, anëtar i institutit Theta XI, u vra dje në Shqipëri nga banditët.

De Long i regjistruar nga qyteti Novato i lokalitetit Marin ishte i diplomuar në kolegjin e Belmontit në Massachusetss. Ai ishte djali i Inte George B. De Long, një pioner i tregtisë së qumështit.

Robert L. Coleman nga San Francisko mbeti gjithashtu viktimë e banditëve.

Coleman ishte djali i R. L. Coleman, një pjesëtar i Vigilantes në San Francisko në vitet ’60-të të shekullit të 19-të. De Long ndoqi universitetin e Stanford në vitet ’92, ’93.

Ai u diplomua për kimi. Pas vdekjes së babait De Long dhe i vëllai Frank, i cili tani jeton në San Francisko, provuan të rifitojnë fatin e familjes duke u marrë me biznesin e përpunimit të qumështit me të cilin patën shumë sukses.

Në 1917 George De Long shkoi në Neë York ku u martua me zonjën Ida Haggin Lounsbery, e veja e pasur e Jamer N. Haggin”.

Ja titujt e disa gazetave kryesore që e botuan lajmin:

The “Times”: Amerikanë të vrarë në Shqipëri (7 prill 1924)

The Star: Luftë me vrasësit (7 prill).

Daily Telegraph: Krim politik (8 prill)

The Star: Ligj ushtarak në Shqipëri (8 prill)

The Star: Amerikanët e vrarë, besohet për krim politik në Shqipëri (9 prill)

The Daily Chronicle: Fat misterioz i dy tregtarëve amerikanë në Shqipëri (9 prill)

Sytë e politikës shqiptare qenë fokusuar te mënyra se si po e trajtonte media e huaj këtë ngjarje. Çdo diplomat raportonte në Ministrinë e Jashtme për çdo shkrim të botuar.

Se sa të vëmendshëm ishin diplomatët, mjafton të sjellim si shembull ambasadorin e Shqipërisë në Londër, Mehmet Konicën, që i dërgon me shkrim një letër ministrit Iljaz Vrioni.

“Gazetat e Inglisë, i botuan pa koment përveç një lajmeje të botuar prej një gazette të vogël të Londrës “The Start”, ku thuhet që besohet se një ish-ministër i Shqipërisë ka gisht në vrasjen e amerikanëve.”

Janë me dhjetra raportet e hartuara për Ministrinë e Jashtme. Mes tyre kemi përzgjedhur një që shprehet lidhur me gazetat në SHBA.

“Shtypi amerikan mbajti moderatë të pëlqyeshme për vrasjet”

SKENA E VRASJES

Coleman dhe De Long ishin duke ecur në një makinë “Ford” nga Tirana drejt Shkodrës atë mëngjes të diele të 6 prillit. E kishin marrë me qira makinën dhe për të pasur adrenaline më të lartë disa herë makinën e drejtonte De Long.

Pas dy orësh rrugë, në afërsi të fshatit Mamurras, rruga futej në një pyll me drurë të lartë dhe shpejtësia e saj ulej. Në timon ishte shoferi Luka Barba, pikërisht në këtë moment rrugën ia prenë rreth pesë vetë të armatosur, të cilët pa asnjë parlajmërim qëlluan me pushkë në drejtim të tyre.

Të dy pasagjerët Coleman dhe De Long nuk patën asnjë mundësi të flisnin e as të ruheshin nga plumbat.

Të dy vdiqën në vend të “sharruar” nga plumbat, ndërsa shoferi Luka Barba mbeti i plagosur.

Veprimi i dytë i vrasësve ishte marrja e 4 bauleve me plaçka në makinë, ndërsa njëri prej banditëve ia hoqi nga këmbët këpucët Coleman-it dhe i veshi vetë.

HETIMI

Në vitin 1924 vrasjet në Shqipëri ishin bërë aq normale, sa askush nuk kishte më frikë.

Por ekzekutimi i dy amerikanëve në një pritë të dielën e 6 prillit të atij viti e bëri Shqipërinë jo vetëm qendër të lajmit të botës, por solli një trazim që vuri në dyshim edhe ekzistencën e shtetit. Mikja e Shqipërisë, ajo që i kishte dhënë pavarësinë për herë të dytë gjatë Konferencës së Paqes në 1919, tashmë ndihej shumë e zhgënjyer nga kjo Shqipëri.

Sejfi Vllamasi që sapo kishte lënë detyrën e ministrit të Brendshëm dhe që pretendohet se kishte informacion më shumë se shumica e të tjerëve i mëshon ngatërresës që i bënë bandidët objektivit.

“Për të vërtetuar brenda dhe jashtë vendit se pa qenë Ahmet Zogu në fuqi nuk mund të ketë as qetësi as stabilitet në Shqipëri shtyhet Idriz Veseli nga fshatrat e Krujës, kriminel i arratisur, të prishte qetësinë në Mamurras gjatë rrugës Tiranë-Shkodër duke vrarë disa malësorë që do të ktheheshin nga Tirana në Shkodër më 6 prill 1924.

Për fat të keq, të parët që kaluan atë ditë, nga ajo rrugë qenë dy tregtarë amerikanë që shkonin në Shkodër, të cilët u vranë prej banditëve gabimisht në vend të malësorëve. Përveç informacioneve të mia, këta ma ka vërtetuar edhe Salih Vuçiterni, miku i ngushtë i Zogut”.

Studiuesi boshnjak Harris Silajxhiç, një nga njohësit më të mirë të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së e sjell në sytë e ambasadorit amerikan në këtë version.

“Grant Smith vazhdonte të ishte i mendimit se Ahmet Zogu ishte një nga personat përgjegjës për vrasjen e turistëve amerikanë dhe një gjykatë dënoi 4 persona me vdekje, ndërsa Zogun me 10 vjet burg dhe me punë të rëndë të detyruar.”

Një tjetër bashkëkohës i afrohet më shumë të vërtetës teksa përveç detajeve fut në punë edhe logjikën. Eqrem bej Vlora e analizon ngjarjen me të dhëna përpara, gjatë dhe pas saj.

“Askush nuk e dinte se cilët ishin fajtorët, ndaj edhe nuk mund të orientoheshin. Demokratët e shfrytëzuan sakaq këtë ngjarje fatkeqe duke e akuzuar Zogun se ai i kishte vrarë amerikanët për t’i dhënë një provë botës se vetëm ai është në gjendje të vendosë qetësinë dhe rendin në Shqipëri.

Natyrisht, një shpifje e tillë e ulët nuk do të kishte merituar as vëmendjen më të vogël, nëse më vonë (gusht 1924), pasi Partia Demokratike kishte marrë pushtetin, të mos inskenohej një proces gjyqësor i mirëfilltë, me dëshmitarë të rremë e më the të thashë, i cili fajësoi për këtë vrasje Ahmet Zogun”.

Ndërsa vrasja na bëri me turp në sytë e amerikanëve dhe të botës, reagimi i politikës dhe i masës së popullsisë ishte për t’u përshëndetur. Atë ditë u mblodh në gjendje të jashtëzakonshme asambleja, e cila mbajti pesë minuta heshtje. Pas saj shumë deputetë shkuan në ambasadën amerikane dhe shprehën ngushëllime për humbjen e jetës së dy turistëve.

Solidariteti u bë edhe më i ndjeshëm kur një turmë e madhe njerëzish demonstroi në qendër të Tiranës, duke shprehur zemërim ndaj kësaj vrasjeje. Ishte hera e parë në historinë e Shqipërisë që protestohej për një vrasje dhe kjo ndodhte në Tiranë për dy amerikanë të vrarë.

Ministria e Punëve të Jashtme informonte diplomatët shqiptarë nëpër botë me telegram.

“Në shenjë zie për dy qytetarët amerikanë të rënë viktima dje të gjitha dyqanet janë mbyllur. Një turmë e madhe e përbërë nga deputetë, funksisonarë, të lartë dhe personalitete kanë shoqëruar makinën që transportonte viktimat. Asambleja është në mbledhje të jashtëzakonshme. Pesë minuta zie. Për nder të viktimave, shpallet gjendja e shtetnamit, atje ku u bë krimi. Masa energjike po merren për të ndaluar vrasësit me denim shëmbullor. Indinjatë e gjithë popullisë shqiptare. Demonstrime simpatie të popullisë së Tiranës para legatës amerikane.”

RAPREZALJA NDAJ ZONËS

Nuk ka ndodhur në Shqipëri një rast i dytë që për një vrasje shteti të ketë atë angazhim si për vrasjen e dy amerikanëve Coleman dhe De Long. Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në qarkun e Durrësit ishte më shumë një terror. Forca të shumta policore dhe ushtarake, deri dërgimi në vendngjarje i autoblindave ishte sikur Shqipëria të kishte shpallur luftë.

E ndodhur rastësisht në Shqipëri ato ditë, gazetarja zvicerane Noëlle Roger sjell atmosferën pas vrasjes në një raportim modern për kohën:

“…Represioni ishte i ashpër. U vendos shtetërrethimi në prefekturën ne Durrësit ndërsa një ushtri prej 2 mijë vetësh nisi të bastisë malet e Krujës pa arritur të shtijë në dorë të gjithë fajtorët. Në çdo tetë vetë, 5 u vranë ose arrestuan.

Ndërsa Sejfi Vllamasi e paraqet kështu situatën pas vrasjes.

“Qeveria qysh atë ditë nisi një fuqi xhandarësh nën komandën e kapiten Selim Libohovës, e cila vret dy vëllezër të arratisur, por të pafajshëm për këtë çështje.”

Por nëse terrori u realizua në perfeksion, me zbulimin e vrasjes ishte e kundërta. Hetimi i ngjau grumbullimit të një pirgu me mbeturina.

Aq paaftësi dhe kaotizëm profesional kishte ato ditë, saqë ministri i Luftës, Rexhep Shala guxoi t’i propozonte kryeministrit Shefqet Vërlaci mes të tjerave edhe internimin e të gjithë fshatit Mamurras. Arsyetimi i tij absurd ishte se nga frika fshati në fjalë nuk e tregon se kush e kreu vrasjen, rrjedhimisht të gjithë banorët duhet të dënoheshin me dëbim.

Në raportin e tij drejtuar shefit të qeverisë, ai informon për situatën dhe sugjeron 8 pika:

1.Fshati Mamurras nuk i tregon vrasësit sepse ka frikë

2.Masat duhen marrë jo vetëm ndaj Mamurrasit, por edhe ndaj fshtarave në kufi

me te

3.Të internohet i gjithë fshati Mamurras

4.Të digjen të gjitha shtëpitë e të arratisurve dhe të konfiksohet pasuria e tyre, nëse nuk dorëzohen deri ditën e një vendimi

5.Të shtrëngohet populli i zonës duke i vendosur një gjobë të rëndë sipas pasurisë së secilit

6.Qeveria duhet të vendosë një shumë parash për zënien e vrasësve

7.Këto këshilla të merren parasysh

Ministri i Luftës Nga letra e shkresat reprezalja u transferua në terren. Në fillim dy të rinj quheshin të

dyshuar si elementë kriminalë. Ata ishin Pren Ndrec Gega dhe Sali Taf Veliu nga Miloti, duke i shënuar me rreth të kuq. Ata ishin të parët që u kërkuan nga policia dhe ushtria në një operacion të vërtetë terrori mbi popullsinë. Gjithçka arriti kulmin kur ushtria vrau 4 fshatarë nga Malbardhi pa pasur asnjë pretekst.

Të dhënat flasin se ushtria i vendosi kufomat në një shesh në Mamurras, dhe përpara ambasadorit amerikan një prej drejtuesve deklaroi se ata ishin vrasësit e dy turistëve. Më shumë kjo lidhet me zemërimin amerikan dhe zhgënjimin e diplomatëve, sesa me aftësinë e zbulueshmërinë e hetuesve dhe të policisë shqiptare.

Me një situatë gati në prishje të marrëdhënieve, me dy luftanije amerikane që iu afruan Durrësit, me një qeveri dhe një administratë shqiptare të paaftë dhe të çakorduar, nuk mund të priteshin veprime profesioniste.

ZEMËRIMI AMERIKAN

Ndërsa anijet luftarake lundronin duke u lëkundur afër Durrësit, Shqipëria lëkundej drejt kaosit. Ahmet Zogut sapo i ishte bërë atentat në Parlament, dy turistët amerikanë u vranë në Mamurras dhe vetëm një shkëndijë duhej për t’i përmbysur të gjitha. Si të gjithë diplomatët, edhe ata amerikanë ishin në dijeni të shumëçkaje që pritej të ndodhte. Ambasadori amerikan Grant Smith dha një përgjigje plot kuptim dhe nënkuptim në atë kohë, duke thënë se:

“Anijet amerikane do të vizitojnë më shpesh portet shqiptare dhe do të qëndrojnë në detin Adriatik për një kohë më të gjatë se ç’kanë bërë deri tani, derisa Shqipëria të plotësojë në mënyrë të kënaqshme kërkesën amerikane lidhur me vrasjen e turistëve amerikanë, si dhe të fillojë të zbatojë politikën e të drejtave të barabarta për interesat amerikane në Shqipëri”.

Situata ishte aq e nderë saqë gazeta amerikane “The Boston Evening Transcipt” në numrin e datës 8 prill 1924 kalon në nota ekstreme negative me ofeza ndaj Shqipërisë.

“Vrasja e dy amerikanëve R. Coleman dhe De Long të cilët shëtisnin në Shqipëri do të shoqërohet me vërejtje të përsëritur dhe të fortë në disfavor të këtij vendi të vjetër, i cili është më i egër, më i rrezikshëm dhe përgjithësisht më primitiv se ç’ka qenë në ditët e Imperatorisë Romane ku udha kryesore midis Romës dhe Bizantit shkonte mes tij.

Na thuhet se pas vrasjes së amerikanëve, qeveria e Tiranës deklaroi reagim ushtarakisht. Kjo nuk ka ndonjë rëndësi, sepse atje nuk ka ndonjë qeveri tjetër të vërtetë sesa të drurit, të armës dhe ushtës.”12

Pas reagimit mediatik mbërriti edhe reagimi zyrtar. 24 orë pas vrasjes, legata amerikane në Tiranë bëri një deklaratë gjatë ngushëllimeve masive në selinë e saj. Sekretari i Lagatës deklaroi:

“Legata amerikane kërkoi prej qeverisë të zbulohen dhe zihen kriminelët. Në hetimet që do të bëhen të ketë gisht edhe legata. Përfundimet e hetimeve të bëhen të njoftura.”

Situata politike dhe sociale po rrëshqiste drejt kaosit dhe Shqipëria po i ngjante trupit që nuk i iknin ethet. Vetëm 14 ditë pas vrasjes së dy amerikanëve, një ngjarje tjetër shërbeu si shkëndijë për një rrëshqitje akoma më të rëndë të situatës.

Më 20 prill u qëllua dhe pas dy ditësh vdiq në spital Avni Rustemi. Deputeti dhe vrasësi i Esad Pashë Toptanit ishte hero për mbështetësit dhe kriminel për kundërshtarët. Eliminimi i tij solli atë që u quajt revolucion Iiqershorit, por që në fakt ishte kryengritje e armatosur dhe që natyrisht brenda skenarit kishte edhe ngjarjen ku mbetën të vrarë dy turistët amerikanë.

ZOGU DHE NOLI

Largimi i Shefqet Vërlacit si kryeministër dhe zëvendësimi i tij me Fan Nolin do të thoshte mes të tjerave edhe një luftë politike ndaj Ahmet Zogut. Noli bashkë me 17 deputetë të opozitës, mes tyre edhe Luigj Gurakuqi, kishin abstenuar në votimin për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme pas vrasjes së dy amerikanëve.

Në fjalimet e tyre kundërshtarët e qeverisë ishin shprehur se dyshonin që qeveria do ta keqpërdorte pushtetin dhe me këtë do të vuanin njerëz të pafajshëm. Por tani rasti erdhi që hetimin për vrasjen e tyre ta bënte qeveria e Fan Nolit. Kjo i kishte të gjitha mundësitë për t’i gjetur vrasësit pa pasur asnjë alibi. Njëzëri deputetët e kësaj opozite kishin versionin e tyre për implikimin e Zogut në këtë vrasje.

“Vrasjet i kishte organizuar Zogu së pari me shpresë që të bindte publikun e gjerë se pa të në pushtet siguria e njerëzve kishte marrë fund.”

Por sa e vërtetë ishte kjo tezë? Robert C. Austin, në librin Shtegu i pashkelur i Fan Nolit, demokracia shqiptare në vitet 1920-1924, shkruan:

“Akuza të tilla pasqyronin një program politik, por është e dyshimtë që Zogu të kishte organizuar vrasjen e të huajve. Edhe pse nuk mund të ngatërrosh opozitën me vrasjen (e kryesuar nga Noli) me vrasjet, interesave të saj u shërbehej më mirë me krijimin e rrënimit të vendit dhe mosbesimit jashtë, duke u përpjekur t’ua vishin vrasjen urdhrave të Zogut”.

Dhe kjo ngjan të jetë e vërtetë. Qeveria e Nolit nuk po bënte as më shumë e as më pak sesa qeveria e Shefqet Vërlacit. Situata shkoi deri në pakënaqësi të SHBA-së, e cila e kritikoi hapur qeverinë e Nolit për mungesën e zbulimit të autorëve.

Ambasadori i SHBA-së, Grant Smith, i paraqiti më 24 shtator 1924 një notë proteste qeverisë shqiptare për zvarritjen e hetimeve. E ndodhur nën presion qeveria arrestoi Vesel Lam Hidrin dhe Sefer Hajdar Begën si autorët kryesorë të ngjarjes dhe, njëkohësisht, kërkoi publikisht që Ahmet Zogu të kthehej në Shqipëri brenda 15 ditëve, për të dhënë sqarime.

Zgjuarsia e Nolit me këtë veprim bënte që, nga njëra anë plotësonte kërkesat e amerikanëve për zbulimin e autorëve, por njëkohësisht mbante shah-mat Ahmet Zogun dhe larg synimeve për t’u kthyer në pushtet.

GJYKIMI

Gjykimi i autorëve të vrasjes ishte pika kulmore e procesit. I pandehuri kryesor Vesel Hidri deklaroi në një seancë se kishte marrë një letër nga Ahmet Zogu në të cilën i kërkonte të mblidhte një grup të vogël miqsh për t’u zënë një pusi disa të huajve në Mamurras. Vetëm ky fakt e groposte përfundimisht figurën e Ahmet Zogut. Procesi mori nuanca të tjera kur kryetari i trupit gjykues, Rexhep Berati, më 11 dhjetor vizitoi selinë e legatës amerikane në Tiranë.

Pyetja e tij nëse SHBA do të ishte e kënaqur po ta dënonte Ahmet Zogun me vdekje, i la diplomatët e huaj pa fjalë. Por sa bindëse dhe sa e provuar ishte kjo letër? A ishte e denjë për inteligjencën e Zogut të urdhëronte kryerjen e një krimi kaq të rëndë dhe këtë urdhër ta linte me shkrim si provë?

Vesel Hidri nuk e paraqiti kurrë letrën dhe tragjedia e komedia u bënë bashkë në sallën e gjyqit, kur u mësua se Hidri vetë dhe të gjithë miqtë e tij ishin analfabetë.

Në fund të procesit, Vesel Hidri u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje. Ai u var në mes të Tiranës më 22 dhjetor 1924. Vetëm tri ditë më pas Ahmet Zogu mbërriti triumfalisht në Tiranë dhe mori sërish pushtetin. Nëse SHBA do të ishte e bindur që ai kishte gisht në vrasjen e dy turistëve Coleman dhe De Long, nuk do ta kishte mirëpritur këtë rikthim.

NJË KRIM I SHËRBIMIT SEKRET SERB

Më 23 shkurt kryeministrit Ahmet Zogu iu bë atentat në Parlament, duke e lënë të plagosur.

Më 25 shkurt Zogu dha dorëheqjen si kryeministër dhe në vend të tij u zgjodh Shefqet Vërlaci. Më 6 prill u vranë dy amerikanët në Mamurras dhe më 7 prill qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Më 20 prill u qëllua në Tiranë për vdekje Avni Rustemi, që solli atë që u quajt revolucion demokratik, por që në fakt ishte kryengritje e armatosur dhe marrje me dhunë e institucioneve të shtetit.

Të gjitha këto ngjarje të renditura tregojnë se çfarë ethesh e kishin zënë Shqipërinë në një periudhë pak më shumë se dy muaj. Por cila është lidhja e të gjitha këtyre ngjarjeve?

Më 1 prill të po atij viti mbërriti në Tiranë Komisioni Ndërkombëtar Kufitar Ndëraleat. Ishte një moment delikat për Serbinë fqinje për çështjen e Shën Naumit dhe Vermoshit. Të gjitha raportet e asaj kohe ishin në favor të Shqipërisë.

Për ta përmbysur këtë epërsi duhej bërë diçka. Shërbimet sekrete serbe vunë në veprim arsenalin e tyre më të mirë: vrasjet shtetërore, trazirat, kaosin, kryengritjen dhe më të rëndën akoma vrasjen e të huajve, një krim që asnjë shqiptar e jo më njerëzit e malësisë nuk e pranonin.

Sipas të dhënave, atë ditë në atë rrugë do të kalonte i dërguari i Lidhjes së Kombeve, i cili do të çonte ndihma humanitare në veri të vendit, si dhe mund të siguronte një hua për shtetin e ri shqiptar.

E vetmja “ngatërresë” është emri i të huajit. Çuditërisht personi i parë që futet në këtë linjë të vrasjes është autorja e një romani, Ani Ëilms, e diplomuar për histori. Ajo është e para që, edhe pse me version narrativ, publikon një raport të amabsadorit Grant Smith.

“Vrasja e tij do të ishte një pretekst de luxe, rasti i artë që bashkësia ndërkombëtare të humbasë çdo besim ndaj shqiptarëve. Shqiptarët do të damkoseshin përfundimisht si një trumbë cubash, të paaftë për t’u vetëqeverisur dhe një rrezik i përhershëm për rajonin. Ky shtet është ende një krijesë e paplotë, pa kufij dhe pa fron. Tani tri-katër vjet pas themelimit të tij, ky do ishte rasti i fundit për ta fshirë përsëri nga harta e Ballkanit këtë “sajesë të gjymtë” të lidhjes së Kombeve”.

“I vranë se donin t’i vidhnin”

Ka një habi për këtë ngjarje. Për afro një shekull pothuajse nuk janë marrë as studiues e as romancierë e gazetarë. Përjashtim bën Ani Ëilms që për lexuesin shqiptar ka sjellë librin e saj Vrasje në rrugën e veriut, një nga veprat më të bukura pas rënies së komunizmit. Ndonëse është roman, Ëilms sjell një pirg me fakte, dëshmi, detaje dhe vetë autorja del në konkluzionin se vrasja e dy amerikanëve në Mamurras është vepër e shërbimeve sekrete serbe.

*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar 1912-2017”

Vrasja që tronditi Shqipërinë: Si u ekzekutuan në Mamurras dy biznesmenët më të pasur amerikanë dhe a kishte dorë Serbia në këtë ngjarje Read More »

Histori: Çfarë ka ndodhur më 6 prill?

610 –Kurani zbret në Tokë, sipas besimit mysliman: Muhamedi – 40 vjeçar – ndodhej në mal në Shpellën Hira (3 km nga Meka), duke agjëruar, lutur, medituar, vetëm, në heshtje, mbështjellë me mantelin e tij, në errësirën e natës, kur papritur dëgjoi një zë – “Lexo!” – “Nuk di të lexoj!” u përgjigj Muhamedi – “Lexo!” – përsëriti zëri – “Në emër të Zotit, i cili ka krijuar çdo gjë, që krijoi njeriun prej gjakut të gjakut, Lexo! Në emër të më të Lartit, i cili mësoi njeriun të përdorë penën; që derdh mbi shpirtin e tij rreze dijesh dhe mëson atë që më parë ishte i paditur” – Kur Muhamedi mbaroi së lexuari zbulesën e zbritur nga Qielli, zëri shpalli: “Oh, Muhamed, vërtetoj se ti je Profeti i vërtetë i Perëndisë dhe unë jam engjëlli i tij, Xhebrail!”

1722 – Pjetri i Madh i Rusisë heq taksën e mjekrës, pas rreth 25 vjetësh. Të ardhurat nga kjo taksë përdoreshin për modernizimin e shoqërisë ruse sipas modelit evropian.

1896 – Lojrat e para moderne Olimpike u hapë në Athinë, Greqi. Lojrat tërheqën atletë nga 14 vende;  ekipet më të mëdha që ishin nga Greqia  Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe. Më 6 prill 1896, amerikani James Connolly fitoi garëshin e kërcimit të trefishtë të bëhet kampioni i pare olimpik në më shumë se 1500 vjet.

1917 – SHBA i shpall luftë Gjermanisë, duke hyrë në Luftën e Parë Botërore.

1981 – Qeveria jugosllave dërgon trupa në Kosovë për të shtypur protestat e studentëve shqiptarë kundër kushteve të këqija të jetesës dhe që u shndërruan në demonstrata masive me thirrjet “Kosova Republikë!”

1991 –Ylli argjentinas i futbollit Diego Maradona pezullohet për 15 muaj nga Seria A për testim pozitiv për përdorim të kokainës

1992 – Trupat serbe fillojnë rrethimin e Sarajevës, që zgjati deri më 29 shkurt 1996 (1.425 ditë); tre herë më shumë se rrethimi i Stalingradit dhe një vit më shumë se rrethimi i Leningradit nga nazistët gjatë luftës së dytë botërore.

Histori: Çfarë ka ndodhur më 6 prill? Read More »

Vetëvrasja misterioze e shqiptares së divorcuar në Londër, kush është Zeinep Vlora

Vetëvrasja e Zeinep Vlorës në Londër – shqiptares së divorcuar, që banonte në Francë, para se t’i jepte fund jetës së saj, më 23 dhjetor të vitit 1932, në kryeqytetin anglez – ka qenë një ngjarje misterioze dhe e mbajtur sekret, duke ngjallur kështu interes në opinionin publik, ngjarje të cilën shtypi më i rëndësishëm francez i kohës ka tentuar t’a zbërthejë.

Kush ishte Zeinep Vlora ? Pse u vetëvra në Londër ? Aurenc Bebja ka sjellë, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, rrëfimet e Le Petit Parisien, L’Intransigeant, Le Journal, Le Populaire, Le Figaro, L’Humanité dhe Paris-soir :

Le Petit Parisien (2 shkurt 1933, në ballinë) : “Vdekja misterioze në Londër e një gruaje të re shqiptare”

Le Petit Parisien – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Londër, 1 shkurt (dp. Havas.)

Një dramë, në rrethana tepër të çuditshme, që disa e konsiderojnë gjithashtu si epilog aventurash misterioze, ka ndodhur në Londër më 24 dhjetor. E ruajtur sekret deri tani, rangu që përfaqësonte viktima dhe mjediset që ajo frekuentonte, i japin kësaj tragjedie një karakter sensacional dhe shtyjnë disa gazeta të shkruajnë shumë hipoteza mbi rrethanat e kësaj drame.

“Rrethet diplomatike të disa vendeve”, tha një gazetë e përditshme, “janë përpjekur të parandalojnë zbulimin e detajeve të këtij rasti dhe as publiku, as shtypi nuk janë lejuar të marrin pjesë në hetim”.

Viktima është zonja Zeinep Vlora. Ajo ishte një grua dyzet e dy vjeçare. E madhe, flokë ngjyrë të kuqe, shumë e bukur, e lidhur nga martesa me shtëpinë mbretërore të Shqipërisë. Thuhet se është mbajtur i fshehtë ky skandal, me qëllim mbrojtjen e “interesave kombëtare shqiptare”.

Një shpjegim më i thjeshtë i tragjedisë mund të gjendet në faktin se zonja Vlora, e cila ishte e divorcuar dhe pasi kishte jetuar më parë në luks, ishte në një situatë të afërt mjerimi. Por flitet edhe për një zhgënjim dashurie.

L’Intransigeant – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkrimi i L’Intransigeant, me titull “Shqiptarja misterioze e Londrës është identifikuar”, i 2 shkurtit 1933, në faqen n°5, shton se viktima ka lindur më 27 prill 1894, dhe quhej Zeinep Delvina, e cila u martua, në vitin 1907, në Smirnë, me një shqiptar : Djemil Vlorën. Për arsye të panjohura, të dy bashkëshortët u divorcuan. I zbulojmë gjurmët e Zonjës Vlora në Paris vetëm në muajin tetor të vitit 1932, ku ajo qëndroi gjatë dy muajve në hotelin e ndodhur në rue Le Marois.

Le Petit Parisien vazhdon : Me banim në Paris, Avenue de Versailles, që prej fillimit të tetorit, ajo pati mbërritur në Londër më 22 dhjetor. Më 23, ndërsa ajo gjendej përballë monumentit të dëshmorëve, në Whitehall, piu një dozë “permanganat potasi”(permanganate de potasse)dhe vdiq ditën tjetër në spitalin e Saint-Stephens, në Chelsea. Mjeku ligjor doli me përfundimin se zonja Vlora kishte bërë vetëvrasje pas “një momenti hutimi”. Por kjo është një formulë e aplikuar në Angli për vetëvrasjen më banale, dhe është e natyrshme që në këtë rast nuk mund të shuajë kuriozitetin publik.

Le Journal – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sipas shkrimit të Le Journal, me titull “Vetëvrasja në Londër e një shqiptarje me prejardhje nga një familje fisnike”, të 2 shkurtit 1933, në faqen n°4, ajo kishte shkuar në Londër për të parë një nga kushërinjtë e saj. Zotin H.-M. Vlora, i cili ishte përgjegjës në Legatën e Shqipërisë.

Le Populaire – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ndërsa shkrimi i Le Populaire, me titull “Dashuria dhe mjerimi shtynë në vetëvrasje një grua, dikur e pasur”, i 2 shkurtit 1933, në ballinë, shton se në dokumentat e saj u gjet një telegram ku shkruhej : “Faleminderit me gjithë zemër. Xhemil”. Xhemil Vlora ishte burri i saj nga i cili ishte ndarë. Ajo nuk e gjeti atë në kryeqytetin anglez – shkruan media franceze.

Gjithmonë sipas Le Petit Parisien, në legatën e Shqipërisë nuk është dhënë asnjë informacion mbi këtë çështje.

Le Figaro – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Por një shkrim i Le Figaro, me titull “Vetëvrasja e Zonjës Vlora”, i 3 shkurtit 1933, në faqen n°4, e kundërshton këtë gjë : Tiranë, 2 shkurt. Zyra e shtypit shqiptar komunikon : “Vetëvrasja e zonjës Zeinep Vlora, e cila jetonte prej shumë vitesh jashtë vendit, e ndarë nga burri i saj, ndodhi për shkak të një krize nevrastenie akute (une crise de neurasthénie aiguë). Çdo lajm tjetër që përhapet në lidhje me këtë vdekje duhet të konsiderohet si i pabazuar.”

Le Petit Parisien vazhdon : Gjatë momentit të pranimit të saj në spital, e dëshpëruara, e cila po vuante tmerrësisht, kishte refuzuar me kokëfortësi zbulimin e identitetit të saj. Megjithatë, në një moment të caktuar, ajo shqiptoi fjalët “Zeinep Vlora”. Dhe ajo ndërroi jetë para se të vinte dikush për ta parë.

Akti i vdekjes mbart : “Zeinep Vlora”

Deri në atë moment, asnjë anëtar i familjes nuk e ka kërkuar marrjen e trupit të saj, sipas Le Journal, të 2 shkurtit 1933, në faqen n°4.

Le Figaro – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ndërsa, shkrimi i Le Figaro, me titull “Vetëvrasja misterioze e një shqiptarje, Zonjës Vlora”, i 2 shkurtit 1933, në faqen n°2, shton se trupi i viktimës u transportua në morgun eHammersmith, ku një i huaj shkoi për ta identifikuar.

HETIMI YNË NË PARIS

Le Petit Parisien vazhdon : E ardhur tetorin e kaluar në Paris, nga Torino, ajo po qëndronte në një hotel, adresa e të cilit është 31, rue Le Marois. Ajo kishte deklaruar se ishte gruaja e një diplomati dhe se ishte pesëdhjetë vjeçe. Gjatë dy muajve që zonja Vlora qëndroi në hotel, ajo kishte lënë përshtypjen e një personi jashtëzakonisht të mirë (një grua e shquar, elegante, por pafundësisht e trishtuar dhe e preokupuar sipas shkrimit të Le Journal, me titull “Vetëvrasja në Londër e një shqiptarje me prejardhje nga një familje fisnike”, të 2 shkurtit të 1933, në faqen n°4.), dhe ajo jetonte e vetme në një apartament të vogël. Askush nuk i shkonte për vizitë.

Më 20 dhjetor, ajo deklaroi se donte të linte apartamentin e saj për të banuar në 11 bois, Avenue Victor Hugo, në shtëpinë e një të afërmi. Më pas ajo kërkoi që posta e saj të përcillet në këtë adresë.

Udhëzimet e saj u ndoqën, por drejtoria e hotelit të rrugës Le Marois u surprizua, pak kohë më vonë, me kthimin e korrierit të saj ku shkruhej “e panjohur”.

Që prej atij momenti, letrat drejtuar Zonjës Vlora u mbajtën në hotel në pritje të kthimit të qiraxhies, e cili pati thënë se do të kthehej së shpejti. Që atëherë, nuk e pamë më.

Mësuam më vonë se ajo banonte në një hotel familjar (në një dhomë modeste, e ndodhur më saktësisht në katin e pestë, sipas shkrimit të Le Journal, me titull “Vetëvrasja në Londër e një shqiptarje me prejardhje nga një familje fisnike”, të 2 shkurtit të 1933, në faqen n°4.), në adresën 24, quai de Passy, ku bënte një jetë shumë të rregullt.

Le Petit Parisien e përfundon shkrimin duke thënë se sipas disa letrave të hapura në një sirtar, morëm vesh se Zonja Vlora kishte një korrespondencë të rregullt me shumë personalitete franceze dhe të huaja.

Por gjithçka nuk mbaron këtu.

Dy javë më vonë, të enjten e 16 shkurti 1933, gazeta L’Humanité ka botuar, në faqen n°3, shkrimin me titull “Zeinep Vlora, ‘bukuroshja shqiptare’ mos vallë ishte agjente e ‘shërbimit inteligjent’ ?”

L’Humanité – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sipas kësaj gazete, Daily Mail ka shpjeguar arsyet se përse kjo ngjarje u mbajt sekret : “Zonja Zeinep Vlora ishte, sipas Daily Mail, një spiune dhe kundërspiune veçanërisht e frikshme. Thuhet se ka ‘punuar’ në disa vende evropiane, veçanërisht në Francë, dhe mund të ketë mbartur sekrete në lidhje me problemet e luftës dhe paqes. Mos vallë ka lidhje midis vetëvrasjes së saj dhe dënimit të spiunit francez Eydoux nga gjykata speciale e Duçes ? Kjo nuk është e pamundur, sepse e dimë se sa janë të përziera çështjet (aferat) italiane dhe shqiptare.”

L’Humanité vazhdon : “Sidoqoftë, duket e sigurtë se aventurierja nuk u vetëvra për arsye banale dashurie. Daily Mail mendon se shefat e saj i nderprenë të ardhurat dhe nga kjo anë duhen kërkuar arsyet e vetëvrasjes. “Shërbimi inteligjent” mund t’a ketë urdhëruar që të zhduket. Banditët e organizatës së frikshme policore të Britanisë së Madhe heqin qafe agjentët që i besdisin. Sido që të jetë, çështja e Zeinep Vlorës, pas Eydoux, tregon se sa aktiv është spiunazhi në këtë moment. Shenjë e padiskutueshme përgatitjeje për luftë.”

Dy muaj më vonë, një tjetër gazetë franceze shkruan mbi këtë ngjarje. Paris-soir ka botuar, më 28 prill 1933, në faqen n°3, shkrimin me titull “Vetëvrasja e Zonjës Vlora mos vallë ka shkaktuar një tjetër vdekje ?”

Paris-soir – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“U gjet në lumin Tamiz një trup i panjohur, i cili mbante një shënim të çuditshëm.

Nga korrespondenti ynë i veçantë

Londër, 27 prill.

(Nëpërmjet telefonit)

U gjet në Londër trupi i dekompozuar plotësisht i një njeriu që duket se ka qëndruar në Tamiz tre ose katër muaj. Fytyra është e panjohshme. Megjithatë, mustaqet e zeza dhe flokët ngjyrë gri lënë të supozojmë se bëhet fjalë për një burrë rreth 40 deri në 50 vjeç. Në rrobat e çara nuk është gjetur asnjë dokument për ta identifikuar.

U gjet vetëm një copë letër e njollosur me gjak, me këto fjalë : “Zeinep, ti je zhdukur, po largohem gjithashtu. Marcelle”.

Zeinep, kujtohemi ndoshta, ishte emri i bukuroshes Vlora, kësaj shqiptarje, që vetëvrasja e saj misterioze tronditi shtypin në muajin dhjetor. Për arsye diplomatike, thuhet, rezultatet e hetimit u mbajtën sekret. Pak kohë më vonë, mësuam se ministri shqiptar në Londër u thirr nga qeveria e tij. Çfarë përfundimi duhet të nxjerrim nga ky shënimi gjetur në trupin e të mbyturit ? Ajo që nuk mund të shpjegojmë është arsyeja pse është nënshkruar me një emër femre.

Një hetim është ndërmarrë për të gjetur, para së gjithash, identitetin e të mbyturit.

Asnjë zhdukje nuk është raportuar që nga vdekja e bukuroshes Vlora, që mund ta krahasojmë me zbulimin makabër që sapo është bërë në Tamiz.”

Kjo ngjarje mbetet ende dhe sot enigmatike. Ishte një vetëvrasje apo vrasje ? Ndoshta kjo pyetje nuk do të marrë kurrë përgjigje.

Vetëvrasja misterioze e shqiptares së divorcuar në Londër, kush është Zeinep Vlora Read More »

Radhima – Pak histori për Fshatin që ndodhet në shpatin perëndimor të malit të Lungarës

Zbulimi i parë arkeologjik datohet qysh gjat’ luftës së parë botërore në punimet që kryheshin për ndërtimin e një moli në zonën e mavreneroit ,mbeturina të ndëritmit të mevonshëm kanë ekzistuar deri në ditet tona ,kështu shpesh me daljen ujrave mbi shtratin e perroit te Kroit ,gjat reshjeve intensive, në faqen e krahut verior, zbuloheshin hera herës qeramika me dimensione të mëdha si dhe çfaqeshin konfigurime të një muri të mbuluar nga prurjet e dheut që ishte i ndërtuar prej këtyre qeramikave. Për herë të parë në një hartë emri Radhime gjëndet i hedhur në vitin 1118. Të dhëna më të detajuara mund të gjënden në librin “Bota Radhimjote” shkruar nga Neki Lameborshi ,në muzeunarkeologjik të qytetit të Vlores apo dhe atë kombëtar në Tiranë ku janë dorezuar objektet e zbuluara.

Sipas historianëve , si edhe në gjithë jugun e Shqipërise pas vdekjes së Skënderbeut, Radhima ka shërbyer si vënd vendosje për shqipëtaret që kanë emigruar në jugun e Italisë , për një pjesë të tyre, u kthye në vënd banim.shumë emërtime vëndesh fisesh rrugësh etj ruhen edhe sot dhe përbëjnë një dëshmi të këtij fakti. emërtime si Sokaku i Gjikniket ,Baçat e Gjinet, maja e Nikgjonmitrit etj vijojnë të përdoren edhe në ditët tona. Deri para pushtimit osman Radhima ka qënë e banuar kryesisht nga Katolikë dhe Ortodoksë. Po t’i referohesh listës emërore të kryefamiljarëve , vërehen kryesisht emra katolikë dhe të krishterë(“Historiku i fshatit Radhimë” 1973 Zenell Hamiti dhe “Bota Radhimjote” Neki Lameborshi 2007). Gjat lëvizjes për pavarësi si dhe për çlirimin e vëndit gjat luftës së dytë botërore Radhima ka dhë kontributin e vet nëpërmjet bijve dhe bijave të saj.

Në vitin 1956 u formua koperativa bujqësore dhe pas disa vitesh u bë bashkimi me Tragjasin e më vonë edhe me Dukatin që formuan koperativëën e bashkuar. Duke filluar nga vitet 1968 deri 1970 u realizua ç’pyllëëzimi dhe teracimi i kodrave nga Jonufra deri në Nisi dhe në vitet 1973 deri 1974 Radhima kaloi gradualisht me ndërmarrjen bujqësore”Rinia” Gjat kësaj periudhë dhe deri në ditët e sotme ,në Radhimen filluan ta popullojnë në masë familje të reja, sidomos të grykës së Mesaplikut të cilat filluan të punonin në N.B.”Rinia” dhe të ndërtonin jetën në kushte të reja në fshat. Deri në vitet 1975 Radhima ka qënë e banuar me rreth 80 familje pas kësaj kohe u rrit numuri i familjeve dhe filloi zgjerimi i kontureve të banimit në jug të fshatit dhe paksa në lindje e veri lindje në teritore të kufizuara për shkak të terrenit.

Radhima ndodhet në Jug të qytetit të Vlorës ,tashmë gati e bashkuar me periferinë e qytetit .Në kufirin e hershëm të Radhimës ,në vëndin e quajtur Ura e Vrizit , sot ndahen kufijtë administrativë midis bashkisë së Vlorës dhe bashkisë Orikum.

Fshati ndodhet në shpatin perëndimor të malit të Lungarës. Dëshmohet si vendbanim i lashtë i shekullit te III-II p.e.r. Përmendet për rritjen e derrave, prodhimin e verës dhe të shajakut. Ka drejtim kryesor prodhimin e agrumeve, ullirit, vreshtarinesi dhe turizmin. Ka shkollë 9-vjecare, qendër shëndetsore, njësi tregëtare dhe komunale.

Sipërfaqja që përfshin kufijtë tradicionalë të fshatit është afërsisht 2000 hektarë.Fshati është i vendosur në një kuotë 150 deri 180 m mbi nivelin e detit , distanca maksimale veri Jugë është rreth 7.5 km ndërsa lindje perëndim ( deri tek buza e detit )është 4.5 km, distanca në vijë ajrore nga qëndra e fshatit deri në buzën e detit është rreth 1100 m.

Radhima ka një bregdet që përfshihet nga Ura e Vrizit deri tek derdhja e lumit të Izvorit dhe kap nje gjatësi prej 7450 ml ,ndërsa perimetri i kufirit tokësor është 15 700 ml. Kufiri verior tokësor fillon tek Ura e Vrizit dhe ndjek në lindje,veri-lindje aksin e përroit të Vrizit ( versioni aktual ) por shih shënimin më poshtë *!, duke lënë në veri teritorin e bashkisë Vlorë deri në lindje e veri lindje ,pasi kalon Bregun e Lëmënjëve ,del në Rrethin e Xhelit ,zbret në përroin e Kroit më në veri të vëndin ku ai bashkohet me përroin e Pallaramës ,pastaj vijon në aksin e këtij të fundit duke lënë teritore të Kaninës në veri në majen e Shturos vijon në kufirin e sipërm verior të faqes së përroit të Pallaramës(zona e Shashicës), deri në ngjitje në krye të përroit te Pallaramës vijon në drejtim të majës së malit duke lënë në veri çesmën e Zonjës .

Radhima ka një kufi verior Jonufër-Shashicë tek një varr i para bërë i Mehmet Halilit dhe një kufi Jugor tek një varr tjeter i para bërë i Miftar Musait. me tej kisha në veri Jonufër. (sipas Vendim gjyqi te vitit 1933 dhe miratuar mbreti Ahmet Zogu ” Konflikti me Kaninen i zgjidhur gjyqesisht” )

Pasi ngjitet në kulmin e malit të Radhimës (Lungara) vijon në drejtim të Jugut dhe Juglindjes duke lënë në lindje teritoret e fshatrave te Mazharit dhe te Lapardhase deri ne kufirin me maline Tragjasit perbri sheshit te Llustres ne krahun lindor te ketij sheshi ,zbret duke perfshire ish trojet e vatherave te Ramosaçuet ne krye te Bulgerit deri ne drejtim te vend ndodhjes se varrit te Zanko Manes , ngitet perseri ne kodrat e Lugut te Gegeve duke lene ne jug konaket e Stepet dhe Hoxhet deri ne Qafen e Sheges e ne vijim ne kodrat e Petrit Radhimes ( shitur Yzeir dhe Ismail Llakatundit deri tek konaket e Xhezo Iliazit duke u hedhur edhe ne perendim te derdhjes se lumit te Izvorit. (ky percaktim i kufirit eshte vetem orientues dhe nuk mund te merret per reference juridike)

Në Radhimë mbizotëron një klimë tipike mesdhetare me dimër të butë dhe verë të freskët e me plot diell. Brënda këtij teritori ka pas qënë i zhvilluar gjith aktiviteti i fshatit , kjo zonë është quajtur pjese e Labërisë nën administrimin e Vilajetit te Kaninës dhe të ish Sanxhakut të Vlorës. Nga të dhënat që arrijnë deri edhe në ditët tona, disa emërtime vëndesh jo të pakta në numër, (Gjiknikaj ,Gjonhila,Gjikhila, Nik Gjon Bitri ,Shënkoll,Baçat e Gjinet etj) ,si dhe gjetje arkeologjike në varret e zbuluar në majën e Bregut dhe tek shtëpitë e Beqir Mjaltit e Brahim Begotare, si edhe disa gjetje në Mavrenerua dhe Virua tregojnë se Radhima ka qënë një vend-banim i hershëm që datohet minimalisht prej shekujve të III dhe II para erës sonë.

Rezultate imazhesh për foto radhima hunda e rizit

Rezultate imazhesh për foto radhima hunda e rizitRezultate imazhesh për foto radhima hunda e rizit

Imazh i ngjashëm

Radhima – Pak histori për Fshatin që ndodhet në shpatin perëndimor të malit të Lungarës Read More »

Kisha e Shën Ndoit, mes legjendës e fakteve historike !

“ Sipas legjendës popullore, etërit françeskanë në fillesat e urdhërit të tyre, më të mbërritur në Arbëri në shekullin XIII, menduan të ndërtojnë kishën dhe kuvendin në afërsi të kalasë, ku dikur ishte qyteza antike. E ndërsa punonin ditën,  të nesërmën në mëngjes  materialet e ndërtimit nuk i gjenin aty, por në afërsi të shpellës së Shën Vlashit, përballë kalasë në kodrën ngjitur. Kjo histori u përsërit disa ditë radhazi sa jo vetëm u bë pengesë për vijimin e punimeve, por mbi të gjitha bëri habi mënyra e pashpjegueshme dhe e mrekullueshme e trasportimit të materialeve për gjithë natën. Pamundësia njerëzore e kryerjes së këtij transporti u nënkuptua si mister për të cilin kishte dorë vetë Provania Hyjnore, ndaj dhe etërit françeskanë gjykuan të mos shkojnë kundër këtij vullneti, ndaj vendosën të ndërtojnë kishën në kodrën përballë, mu aty ku gjendeshin materialet ndërtimore çdo mëngjes. Dhe ashtu u bë. U ndërtua Kisha e Shna Ndoit të mrekullive.“

Në veri-lindje të qytetit të Laçit, në faqen perëndimore të malit të Kurbinit, në faqen jugore të një kodre shkëmbore gjendet Kisha e Shna Ndoit të Padovës, dikur kisha e Shën Mërisë Nunciatë, Kuvendi françeskan dhe Shpella e Shën Vlashit. Dikur mund të ketë qenë kuvend i benediktinëve, të cilët pas largimit të tyre, ua lanë kuvendin françeskanëve. Prej vitit 1349 dokumentet e përmendin si Kuvend Noviciati, për sa kohë „…ishte gjallë provinca françeskane e Epirit“ ku fretërit që i përgjigjeshin vokacionit/thirrjes kishtare nisin udhën e tyre e përgatitjes së tyre shpirtërore për karrierën kishtare në gjurmët e urdhërit të Shën Françeskut të Asizit. Kjo kishë konsiderohet si vend i shenjtë për shkak të devocionit popullor që mbart dhe përcjell, madje përbën vendin më pelegrinazhin më të madh dhe më të rëndësishëm në Shqipëri dhe jo vetëm, ku përgjatë trembëdhjetë të martave kushtuar këtij Shenjti, në periudhën e pranverës deri më 13 qershor, këtë shejtnore e frekuentojnë sikurse thuhet rreth 2 milionë pelegrinë të të gjitha besimeve anëkënd vendit.

isha sikurse e thamë në krye të herës i ishte kushtuar Zojës Nunciatë (25 mars), njëkohësisht Pajtore e Provincës Françeskane Shqiptare, emër i njëjtë ky që kishin marrë edhe simotrat e tjera të njëkohshme të kësaj kishe në Kodër Marlekaj (Lezhë) dhe në Kep te Rodonit (Durrës). Më vonë filloi të quhet e Kisha e Shna Ndoit të Padovës (13 qershor) bazuar në përhapjen e devocionit të këtij shenjti në popullsinë e krishterë, por edhe atë myslimane.
Kjo kishë del në dokumentacionin historik për të parën herë në vitin 1557, kur qe shuguruar nga ana e Arqipeshkvit të Tivarit Imzot Gjon Brunit (Johannes Brunius), teksa ky i fundit sapo ishte kthyer nga pjesmarrja në punimet e Konçilit të Trentos. Në një mbishkrim në faqen e brendshme të murit ballor të kishës konfirmohej ky fakt:
HOC TEMPLUM CONSECRAVIT R.D. JOANNES BRUNUS ARCHIEPISCOPUS ANTIBARENSIS ANNO INCARNATIONIS DN…I MDLVII D. 2 DCM…B
që i plotësuar do të ishte:

HOC TEMPLUM CONSECRAVIT R(EVERENDISSIMUS). D(OMINUS). JOANNES BRUNUS ARCHIEPISCOPUS ANTIBARENSIS ANNO INCARNATIONIS D(OMI)NI MDLVII D(IE). 2 D(E)C(E)MB(RIS)
(Këtë tempull e shuguroi shumë i nderuari Zoti Giovanni Bruno, Arqipeshkëv i Tivarit në vitin e të Mishëruarit të Zotit 1557 me 2 dhjetor).
Mbas 52 vjetësh, në vitin 1605, kjo kishë u restaurua prej Eprorit të Kuvendit, që në atë kohë ishte At Gjon Kolesi O.F.M, i cili 10 vjet më pas do të shugurohej Ipeshkëv i Dioqezës së Arbënit. Këtë fakt e marrim vesh nga ajo çfarë na rrëfen mbishkrimi tjetër i kësaj kishe, edhe ky tashmë humbur:
ANNO DNI MDCV HOC TEMPLUM RUINAM MINUEBAT IDCIRCO A….O.
RDO P.F. JOANNE COLLESSTIO TUNE TEMPORIS IN HOC SACRO MONAS….. PRESIDENT………..EO REPAR..UM FUIT.
që i plotësuar do të ishte:

ANNO D(OMI)NI MDCV HOC TEMPLUM RUINAM (MINUEBAT) IDCIRCO A…O. R(EVEREN)DO P(ATER).F(RA). JOANNE COLLESSTIO (COLLESTIO) TUNC TEMPORIS IN HOC SACRO MONAS(TERIO) PRESIDENT…….(E)……..(AB) EO fjalë që s’kuptohen) REPR(AT)UM FUIT.
(Në vitin e Zotit 1605, ky tempull po rrënohej prandaj…kur në këtë kuvend ishte epror i nderuari Atë Fra Gjon Kolesi O.F.M., në atë kohë prej tij u meremetua. Fjala tunc temporis (atëherë) na jep të kuptojmë se ky mbishkrim qe realizuar disa kohë mbasi qe bërë restaurimi.

Kisha dhe Kuvendi i Sebastes në Laç (Laçi, Sebasi), përmendet thuajse në të gjitha relacionet e vizitave baritore të kryeipeshkvinjve të Durrësit dërguar Propagandës Fide në vitet 1640, 1650, 1658, 1662, 1670/1671, 1672, 1703, 1722, 1735, 1737, 1743, 1747, 1750, 1754, 1765, 1791, 1795, 1802, 1814/1815, 1848, 1891. Kisha, e cila u shkatërrua pjesërisht në vitin 1967 dhe përfundimisht në vitin 1971, na vjen e përshkruar kryesisht prej Imzot Mark Skurës O.F.M. (1640-1641), Shtjefën Gasparit (1672), Vinçenc Zmajeviçit (1703) Nikollë Radovanit (1754, konsullit francez Hyacinthe Hecquard (1858), për të vijuar më pas me konsullin austrohungarez Theodor Ippen në vitin 1900, provincialin françeskan At Lovro Mihaçeviç O.F.M. (1911) Dom Frano Illiajn, At Marjan Prelajn O.F.M. dhe së fundmi At Donat Kurtin O.F.M.
Mark Skura në relacionin e vitit 1641 shkruan: /Dioqezi i Krujës/

“Ka Shën Mërinë e Sebastes, kuvend i fretënve minorë observantë të Shën Françeskut, të plotë, në gur të gjallë me 3 altarë dhe me vorrezat pranë vehtes. Ajo ka vneshta që qesin ngandonjëherë 50 skudë vjetorë. Aty asht shpella e shna Vlashit, ku qe kapë prej njerëzve të Agrikolaut, larg një të tretë mili nga qyteti i thanun i Sebastes”.
Ndërsa i njëjti relator në vitin 1644 shkruan:

“Ka Shën Mërinë e Sebastes, kuvend i fretënve minorë observantë të Shën Françeskut dhe kishë famullitare e fshatit të Laçit, Kasianens krejt të plotë, në gur të gjallë dhe e mbulueme me tjegulla, e cila ka 2 kumbonë: ka vneshta që qesin dy fuçi venë: ka ara për të mbjellë por me dobi të paktë. Të nënshtruemit e saj [janë] turq felëshues: frymë të krishtena – 390”.
Fretërit e Kishës së Zojës Nunciatë, asokohe i bënin shërbim fetar edhe kishës së Shën Mëhillit në Shullaz, (sot Mal-Bardhë), pjesa ma e madhe ende katolikë dhe asaj të Shën Nikollit në Milot, që kishte pak banorë, shumica e të cilëve ishin islamizuar. Këtë na e thonë Imzot Mark Skura si dhe vizitatori apostolik apostolik Dom Shtjefën Gaspari i cili në relacionin e tij të vitit 1672 thekson:

“Me 15 të[muajt] të sipërthënë, nisur prej Bazit mbërritëm në Sebaste, kuvend i Etërve Observantë. Kishën e kanë me titullin të Nunciatës, është e mbajtur në rregull, ka mjaftueshëm orendi të shenjta e sa për material është në gjendje të mirë. Është kishë famullitare në Dioqezën e Durrësit. Nuk mbahet Sakramenti, megjithëse nuk ka rrezik prej turqve. Janë nën kujdes [fetar] të saj 25 shtëpi katolike duke përfshirë Laçin, Milotin, Shelasin [Shullazin], të krishterë 272. Tani [këtu] janë katër etër: Atë Bonaventura Guardian, Fra. Aleksandër Luçi, Fra Mark Luçi, Fra Toma prej Pëdhane. Në këtë kuvend nuk mbahet kori, por në të vërtetë oficen e thonë dy tre bashkë, por secili ka diçka të veçantë”.

Duhet thënë se At Lekë Luçi (asokohe Ministër Provincial i Shqipërsisë), në një letër të arqipeshkvit të Durrësit Imzot Mark Skurës, drejtuar Imzot Francesco Ingoli-t, ishte propozuar të emërohet ipeshkëv i Pultit. Vizitatori Imzot Vinçenc Zmajeviç në vizitën parakuvendore të Arbënit në vitin 1702 na rrëfen se në Sebaste (Laç);
“Është kuvendi i etërve observantë, e vetmja mbeturinë e qytetit me këtë emër: [Kuvendi] është i ndërtuar me mure të shëndosha në trajtë të kuvendeve të vogla të Italisë, me një bujtinë (dormitorio), tetë dhoma dhe gjëra (komoditete) të tjera që u nevojiten rregulltarëve. Ka kishën me pajtore Shën Mërinë, të shuguruar më 1557 nga Gjon Bruno, kryeipeshkëv i Tivarit, me katër altarë: i Shën Mërisë altari i madh, i Shën Prendes, ai në anën e Epistolës, ai i kryqit në anën e Ungjillit dhe, po në këtë anë, në mesin e kishës, ai i Shna Ndout: që të katërt mbahen me pastërti rregulltare (besimtare) dhe janë të furnizuar me stolisjet e shugurueshme. Ka dy kore, njërin para altarit të madh dhe tjetrin, më të hapët (të gjërë) përmbi portën kryesore. Nuk kryhen aty funksionet e tjera besimtare veçse ato të meshimit të etërve. Këta, në kohë të tashme janë katër: Atë Nikolla nga Kallmeti guardian, 42 vjeç dhe tash 20 vjet është rregulltar, A. Thoma nga Pëdhana definitor, 52 vjeç dhe tash 32 vjet është rregulltar, A. Pjetri nga Kodheli 30 vjeç dhe fra Françesku nga Shiroka, klerik profes (lajko) në moshën 25 vjeçare”.

Në këtë kuvend tregon se gjendeshin edhe tre seminaristë për t’u bërë priftërinj (meshtarë) ose shekullarë. Me sa duket këtu i kishte dërguar Imzot Gerard Gallata, asokohe me Seli në Shën Prende të Kurbinit. Se kur ka filluar të quhet me emrin Kisha e Shna Ndoit, këtë nuk mund ta themi me saktësi, por mendojmë se kjo është titulluar nën këtë pajtor me sa shihet në fundin e shekullit XVIII ose fillimin e shekullit XIX, me stabilizimin e devocionit dhe nderimit për këtë Shenjt, me ndërmjetësinë e të cilit shumë besimtarë kanë gjetur plotësimin e nevojave shpirtërore, sidomos në shekullin XX, sepse përgjatë shekullit XVII, kisha del vazhdimisht në relacionet dërguar Selisë së Shenjtë, nën pajtoren e Shën Mërisë.

Është interesante hipoteza se kopja e vetme e “Mesharit” të Buzukut, bazuar në anëshkrimet e bëra në faqet e tij, me sa duket nga klerikët vendas, mendohet të ketë dalë nga Laçi, sepse, gjykuar nga emrat e këtyre anëshkrimeve na del se në fillim të shekullit XVII emrat e këtyre meshtarëve, bazuar në relacionin e Marin Bicit të vitit 1610 shërbejnë në famullitë e Ipeshkvisë së Arbënit nga Kurbini deri në Durrës. Duhet thënë se autori i kësaj hipoteze Dhimitër Shuteriqi mendon se libri i Buzukut ishte vënë në indeksin e librave të ndaluar dhe bash për këtë fakt ai u konfiskua nga vizitatori Bici, për të përfunduar më pas në Romë. Më duhet të sqaroj se Shuteriqi gabimisht e përcakton Laçin si qendër ipeshkvore të Ipeshkvisë së Randësisë, e cila mbi bazën e dokumentacionit nuk na ka rezultuar të ketë ekzistuar si e tillë.
Në perëndim të kishës, rreth 50 metra larg saj dhe rreth 30 metra nën nivelin e saj, sepse vendi aty është i thikshëm, në një shkëmb gjendet shpella e Shën Vlashit, e cila vizitohet shumë nga pelegrinët. Njoftimet e para për këtë shpellë i kemi nga Mark Skura, 1940, 1950, Lovro Mihaçeviç etj. Hyrja, e cila është e gjerë rreth 2 metra dhe e lartë rreth 4 metra, niset në formën e një strehe dhe më tej vjen duke u ngushtuar deri sa përfundon në një vrimë të ngushtë. Në brendësi të saj në thellësi ka një elter të vogël bërë në shkëmb. Gjithashtu në muret anësore ka disa vizime e stolisje me bojë, pa një domethënie me interes historik.

Sipas gojëdhënës popullore, këtu ishte fshehur Shën Vlashi (316) prej ushtarëve të sundimtarëve vendas. Kjo gojëdhënë lidhet me kapjen e tij në Sebaste të Armenisë në malin Argaeus. Në fakt At Shtjefën Gjeçovi O.F.M. ka bërë një studim polemik me titullin “Sebaste n’Armeni apo n’Arbeni”, botuar në revistën Zani i Shna Ndout në vitet 1921-1922. Gjithsesi, ne nuk kemi të dhëna historike, të cilat mund të provojnë vërtetësinë e pohimit në fjalë. Gojëdhëna ka ardhur herët dhe është mbajtur gjallë, duke u vulosur në toponomastikën vendase si dhe duke tërhequr edhe debatin, sikurse bëri Shtjefën Gjeçovi O.F.M. Thuhet se eshtrat e Shën Vlashit qenë në fillim në Sebaste të Arbënisë, prej nga ku u çuan në Raguzë me ardhjen e parë të turqve. Më ardhjen e dytë të turqve shumë relike dhe orendi kishtare u bartën e u dërguan në Bari të Italisë. Ky kuvend u rrëzua nga tërmeti i vitit 1853, edhe pse funksionoi sikurse thuhet deri në vitin 1858, vit kur edhe vdiq frati i fundit Atë Jak Bosnesi O.F.M. Në tetor të vitit 1944, hospici u dogj nga gjermanët, për t’u rindërtuar sërish më pas.

 

“Shqipëria tjetër”_ të fshehtat e jashtëzakonshme të Laçit   Top Channel Albania   News   Lajme 454“Shqipëria tjetër”_ të fshehtat e jashtëzakonshme të Laçit   Top Channel Albania   News   Lajme 36910659208_908278519200348_2040666157464658458_n
Kisha Shën Mërisë (më vonë e Shën Antonit), ishte një ndërtesë njënefëshe mjaft e thjeshtë në pikëpamje ndërtimore e ndërtuar me gurë të bardhë gëlqerorë vendi, me gëlqere dhe rërë shtufi si dhe ishte e shtruar me rrasa guri ndërsa çatia ishte mbuluar me tjegulla. Ajo ishte ndërtuar duke iu përshatur terrenit tepër të thyer e shkëmbor ngjashmërisht me ndërtimet e kishave të periudhës paleokristiane. Sipas At Donat Kurtit O.F.M. „Përshtypja e parë për atë qi hin në kishë, âsht se i duket si me u gjetë në një Kishën nën dhè. Shtroja  e saj me rrasa të mëdhaja gurit e ndame në sheshe të ndryshme si dhe elterët e mbushun me gur gëlqere janë gjith veçanërija e saj arkitekturore. Tuj kênë mali i përbâm prej nji guri të fortë, e tuj mos u gjetë ndo’i shesh sado i vogël aty afër, fretent, mbasi i kanë ndertue muret e Kishës, e kanë zgjedhë çashtjen e sheshit tuj e nda shtrojen e Kishës në trì sheshe me nivel të ndryshem e tuj i lidhë me shkallë gurit mjaft të nalta.

Këta sheshe janë të shtueme me rrasa kanddrejta a edhe me gurë të dhênun.“ Sipas At Marjan Prelajt O.F.M, kisha kishte përmasat dikund rreth 14×7 metra, ndërkohë që përmasat më të sakta është kujdesur të na i sjellë At Donat Kurti O.F.M. sipas të cilit: „Kisha nuk âsht e madhe. Ajo e matun perjashta, âsht (13 m) e gjatë me nji absidë katrore (4.50 m) gjatë, kisha âsht e gjanë (9.50 m) e naltë (6.50 m). Prejse i veshet malit kà rreth e qark të çueme e t’uluna, ajo duket edhe mâ e permbledhët se âsht.“ Muret e kishës kishin një trashësi prej 90-95 cm. Në faqen ballore para derës e cila përfundon në trajtë gjysëm harku në krye, e që ka gjërësi 1.34 metra dhe lartësi 2.90 m, kishte dy shkallë guri drejtkëndore rreth 15 cm, me të njëjtën gjatësi sa gjërësia e derës, përmes të cilave hyhej brenda në kishë. Një pamje mjaft të plotë e të qartë të hyrjes së kësaj kishe e kemi në vitin 1936, nga avokati, diplomati dhe njëkohësisht autori gjerman i ngarkuar me punë në Shqipëri (1931-1934), Erich von Luckëald, fillimisht si drejtor i zyrës shqiptare të Partisë Naziste (NSDAP) dhe më pas si ambasador i Rajhut gjerman në Shqipëri i cili ka publikuar një fotografi në librin e tij: Albanien: Land zëischen Gestern und Morgen (Shqipëria: Vendi midis të djeshmes dhe të sotmes), Mynih 1942. Po në fasadën ballore, sikurse është përgjithësisht traditë në kishat françeskane, mbi derë sikurse shihet qartë në këtë fotografi, kishte një të futur/golle në mur në formë dritareje pa dalje drite brenda në kishë, në përmasat 70x 77 cm dhe thellësi 8 cm, e cila me siguri shërbente për të vendosur ikonën e shenjtit pajtor të kishës ose të ndonjë shenjti tjetër. Sipër saj ishte dritësorja në trajtë rrumbullake me diametër 1 metër.

Kisha gati deri në gjysmën e saj (rreth 6.8 m), një lloj plateje, mandej vinin sërish dy shkallë të tjera guri të gjata, aq sa gjerësia e kishës e në lartësi prej 48 cm, të cilat krijojnë një sheshpushim të vogël 2.90 m, e më pas përmes 4 shkallësh të larta rreth 40 cm secila, mbërrihej në presbiter, anash të cilit për të dalë tek elteri i madh, i cili sikurse thamë në fillim ngushtohej bashkë me kishën për arsye të përshtatjes me terrenin shkëmbor. Ishte një ndërtim karakteristik i veçantë sipas natyrës fizike të vendndërtimit. Në vitin 1965, dy vjet përpara se të shkatërrohej, këto shkallë u hoqën dhe vendi u nivelua. Kisha ishte e shtruar me rrasa të gdhendura. Ajo kishte dy dyer, njëra në hyrjen ballore dhe tjetra që komunikonte me kuvendin. Vlen të sjellim një përshkrim relativisht të thukët të bërë nga At Marian Prela i cili thekson se: „Kisha e Sebastes, si ndërtesë, o vepër arti, nuk kà asnji vlerë, por, sikur të gjitha Kishët e vjetra të Shqypnis, në atë gjendje gjindej edhe kjo; Kishë e vogël, mure të gjana e të parregullta, mbloje e thjeshtë, pà tavan, e ultë, elterët veç sa me u thirrë elterë, shtroja me rrasa gurit të trasha të vueme pà mjeshtrì, shkallat gurit, jashtëzakonisht të nalta.

Vetëm si antikitet pat Kisha njat shkrim që diftohej se kisha kje e shugurueme, si edhe shkrimi i At Gjon Koleci, kruetan, qi bani riparime në kishë. Shihet kjartas se punimet në atë kishë ishin bame pà kurrfarë studimi e me pak art, por, punue si kje koha e vorfnia fraçeskane.“ Në vitin 1962 u hap një tjetër derë, e cila shërbente për të lidhur kishën me hotelin/ndërtesën bujtinë dykatëshe ndërtuar në vitin 1956. Kisha kishte dy dritare anash e një rrethore në fasadën ballore, ku më pas u vendos një kambanë e vogël me peshë dikund rreth 12 kilogramë. Në veri të kishës gjendeshin shumë themele ndërtesash midis të cilëve ata të kuvendit të vjetër françeskan. Në kohën kur ishte famullitar dhe njëkohësisht rektor i Shejtnores At Klement Miraj O.F.M, në të djathtë të shejtnores pat ndërtuar një ndërtesë të thjeshtë me kolona druri në përmasat 28x 10 metra, të mbuluar me tjegulla për të strehuar gjatë natës së Shna Ndoit shtegtarët që vinin prej larg.

Në vitin 1956/7, kur rektor ishte P. Filip Mazrreku O.F.M, u ndërtua një ndërtesë e madhe dykatëshe, një lloj bujtine në përmasat 30 x 8 m, për shtegtarët pelegrinë, të cilët mund të kalonin aty natën. Mjaft punime në kishë dhe në kuvend u bënë nën drejtimin e P. Mark Papajt O.F.M, në vitin 1961. Para kishës, ishte një oborr i gjërë, në fund të të cilit kishte parmakë betoni ndërtuar në kohën e P. Klement Mirajt O.F.M. Në mes të oborrit ndodhej një pishë e madhe shekullore. Në qershorin e vitit 1966, seminari dhe mjediset e kishës dhe kuvendit u deklaruan “zonë e ndaluar ushtarake” dhe në shkurt të vitit 1967, vendi i shenjtë u përdhos e kisha u hodh në erë me dinamit duke u rrënuar plotësisht në vitin 1971.
“Shqipëria tjetër”_ të fshehtat e jashtëzakonshme të Laçit Top Channel Albania News Lajme 169
Kisha në gjendjen e sotme është ndërtuar falë kujdesit të Antonian-it dhe të fretërve të Bolonjës, të cilët vendosën gurin e parë në mars të vitit 1992, dhe bekimi solemn i saj u bë nga ana e Arqipeshkvit të Durrësit dhe Tiranës, Imzot Rrok Mirditës (1939-2015), më 2 maj 1995. Në tetor të po atij viti u pranuan për herë të parë reliket e Shën Antonit të ardhura nga Bazilika e Padovës, ku ruhet dhe nderohet trupi i këtij Shenjti. Pas dy vite e gjysëm punë, më 9 maj 2004 u inaugura Kuvendi Françeskan nga Imzot Rrok Mirdita, çfarë do të thotë se prej këtij çasti në këtë vend vijon prania e bashkësisë rregulltare françeskane.

Kisha e Shna Ndoit ka qenë në të vërtetë monumenti i arkitekturës së shpresës dhe njëkohësisht një sfidë e vërtetë për diktaturën komuniste në Shqipëri, sepse me ndalimit me ligj të frekuntimit të institucioneve të kultit dhe shpalljen sikurse dihet të Shqipërisë si vend ateist, ajo vijoj të frekuentohej nga besimtarët fshehurazi, çfarë e detyroi regjimin e atëhershëm ta kthejë këtë kishë në zonë ushtarake, vetëm e vetëm për të ruajtur imazhin e shpërfytyruar që i bënin shqiptarët shtetit të tyre lidhur me besimin.

Kisha e Shën Ndoit, mes legjendës e fakteve historike ! Read More »

100 vjet nga “Die Kaiserschlacht”, përpjekja e fundit e dëshpëruar e Gjermanisë për të fituar Luftën e Madhe

Në mars të 1918 Gjermania dukej se ishte në buzë të një kolapsi. Lufta e Parë Botërore, e njohur atëherë si Lufta e Madhe po hynte në vitin e 4-t dhe kishte lënë miliona të vdekur, të plagosur dhe të gjymtuar. Në qytetet gjermane kishte pllakosur uria e provokuar nga blloku detar i Marinës Mbretërore të Britanisë. Rastet e kequshqyerjes që preknin civilët filluan të gjeneralizohen në vitin 1916 dhe në vitin 1918 përcaktohej dieta që mezi i kalonte 1000 kalori në ditë. Edhe tek aleatët situata nuk ishte më e mirë.

Lufta kishte masakruar britanikët e të gjithë komunuelthit, francezët po ashtu,  kujtimi i kryengritjeve të 1917 që çoi pothuaj në kolaps linjën e mbrojtjes. Amerikanët furnizoheshin me trupa të freskët dhe pritej që mbërritja e tyre të balanconte peshoren, derisa të arrihej fitorja mbi Gjermaninë.

Rusia nga ana tjetër e lodhur nga luftimet kundër gjermanëve në lindje dhe e prekur nga revolucionet e 1917-s kërkoi një dalje me traktanin e “Brest-Litvosk” të firmosur në 3 mars 1918. Për shkak të situatës së vështirë, Berlini kishte arritur të mbyllte kufirin lindor me një fitore dhe liroi qindra mijëra trupa që mund të çoheshin në perëndim.

Komanda e lartë nën drejtimin e Erich Ludendorff-it mendoi edhe një herë se konflikti mund të fitohej me një sulm të fundit, të fuqishëm dhe vendimtar kundër linjave mbrojtëse aleate.  Midis gjermanëve njihej qysh prej kohësh si “Vernichtungsschlacht”, beteja vendimtare ose beteja e asgjësimit.

 

Kështu lindi ofensiva e fundit gjermane e një lufte që do të mbaronte në nëntor dhe që këtë mars u festua 100 vjetori i saj. Operacioni “Michael”, bashkë me sulmet e vogla mbështetëse të quajtura Georgette, Gneisenau dhe Blücher–Yorck u hartuan për të thyer një herë e përgjithmonë frontin aleat në rrethinat e qytetit Saint Quentin dhe të avanconte mbi Paris.

Ishte edhe dëshirë e planit “Schlieffen” që në vitin 1914 kur Gjermania u përpoq të fitonte luftën me një sulm të shpejtë, mbërriti shumë afër kryeqytetit francez para se të frenohej në Betejën e Marnesë. Ndoshta më befasuese është fakti që Gjermania të hidhej në sulm në pranverë në vitin e 4-t të luftës. Ky sulm i pranverës  njihet si “Die Kaiserschlacht” (Beteja e Kaiserit), filloi në 21 mars me sulmin e trupave të stërvitur për këtë lloj rasti.

 

Nuk ishte një sulm i befasishëm, sipas një artikulli të epokës të publikuar nga “Daily Telegraph”. “Në çdo moment mund të shohim fillimin e një përpjekjeje të dëshpëruar të armikut për të përfunduar luftën me një fitore vendimtare,” – shkruante korresponduesi i luftës, Philip Gibbs. Askush nuk e priste fuqinë  e tij. Trupat “Stosstruppen” të armatosur me automatikë, flakëhedhëse, granada, thika ishte karta taktike, me të cilën Gjermania mendonte të thyente bllokimin. Këto trupa sulmi ishin njësi të vogla trupash që sot njihen si toga për t’u infiltruar në pikat më të dobëta të linjës armike.

 

Kur të ishin në anën tjetër, këto toga mund të sulmonin dhe të avanconin në thellësi në linjat e komunikimit dhe në furnizimet. Stosstruppen mbillnin kaos dhe fitonin territor, trupat e rregullta duhet të mbanin pozicionet e fituara dhe të asgjësonin armikun e lënë mbrapa. Këto taktika ishin për kohën revolucionare dhe binin në kontrast me sulmet masive me njësi më të mëdha.

Përpos trupave të sulmit, Gjermania përdori të gjithë arsenalin, gaz vdekjeprurës, tanket, avionët dhe artilierinë.  Përqendrimi i këtyre të fundit ishte i tmerrshëm: 10 000 topa e murtaja hapën zjarr njëkohësisht për të lëshuar 1 160 000 predha për 5 orë kundër forcave aleate. Me këtë kombinim Operacioni “Michael” arriti të thyejë linjat dhe trupat gjermane lanë pas për herë të parë ndër vite një “peisazh hënor” në tokë dhe u hodhën sërish mbi fushat e gjelbërta të Francës.

Avancuan 65 km,  pushtuan një sipërfaqe 3500 km katror, numra që as aleatët nuk i kishin parë gjatë gjithë luftës. Avancimi i armikut kërcënoi në ndarje të francezëve në jug dhe të britanikëve në veri që i çoi aleatët të emëronin një komandant suprem të të gjitha forcave, marshallin Ferdinand Foch që u përpoq të ruante bashkimin. “Entente Cordiale”, kështu njihej aleanca mes Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, nuk u dorëzua, bënë rezistencë.

 

Gjermanët patën sukses, por me një kosto shumë të lartë dhe nuk kishin rezerva për të vazhduar presionin. Në 5 prill “Michael” kishte mbërritur në shtrirjen maksimale përballë rezistencës së vendosur të britanikëve dhe australianëve në Amiens. Sulmet mbështetëse vazhduan edhe pak më shumë, por lodhja gjermane ishte rraskapitëse dhe kushtet sfilitëse të betejës ishin përcaktuese.

Goditjen e fundit e dha edhe hyrja e amerikanëve në luftë me një superioritet në numër. Atëherë aleatët kundërsulmuan dhe shumë shpejt filluan të rimerrnin territoret e humbura. Përfundimisht ajo që dukej se do të ishte beteja që do të thyente bllokadën me një kombinim teknologjie dhe taktikash pati një rezultat të ngjashëm me të gjitha betejat e tjera të luftës.

 

Kjo betejë nuk i përmbushi pritshmëritë e “Der Kaiserschlacht” dhe që numëroi 1 600 000 viktima lufte:  të vdekur, të gjymtuar dhe të plagosur, nga të cilët 688.341 gjermanë, 433.000 francezë dhe 412.837 britanikë.  Pak më vonë aleatët lëshuan sulmin e tyre, atë të 100 ditëve dhe ushtria gjermane  nuk mundi më dhe filloi të cedojë dhe të lëshonte territor. Armëpushimi u arrit në 11 nëntor të 1918 me shifra të konsiderueshme, 20 milionë të vdekur në një konflikt që do t’i lindte të hapura dyert për një të ardhme të afërt akoma më të errët.

100 vjet nga “Die Kaiserschlacht”, përpjekja e fundit e dëshpëruar e Gjermanisë për të fituar Luftën e Madhe Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com