Debat

Serbia paralajmëron luftë në Ballkan nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën

Një politikan i lartë nga Qeveria e Serbisë ka paralajmëruar se mund të shpërthejë një luftë tjeter në Ballkan nese Shqipëria provon të bashkohet më Kosovën.

Ai madje ka bërë thirrje drejt Perëndimit që ta dënojë një plan të tillë, shkruan RT.com, transmeton Klan Kosova.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër  vucic ka thënë se bashkimi i ngritur midis Shqipërisë dhe Kosovës do të mbetet vetëm një ide e dëshiruar, ku ka bërë thirrje drejt BE-së që të reagojë për këtë.

“Nese kam thënë se të gjithë serbët do të jetojnë në një shtet, do të mbahem nga një shtizë flamuri në Bruksel”, ka thënë Vucic.
Këto reagime në Serbi kanë ardhur pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që ka pohuar se mund të ndodh një bashkim nese Kosova nuk hyn në agjendën e Bashkimit Evropian për anëtarësim.

Si kundërpërgjigje ndaj Ramës, Aleksandër Vulin – ministër në Serbi, ka thënë se pret nga BE dhe NATO që të kundërshtojë qëndrime të tilla, pasi përndryshe një luftë tjeter në Ballkan lehtë mund të shpërthejë.

Vulin ka thënë se kjo luftë në Ballkanin e destabilizuar do të përfshinte edhe shtete si Maqedonia dhe Mali i Zi – vende këto sipas tij me diasporë të konsiderueshme shqiptare.

Serbia paralajmëron luftë në Ballkan nëse Shqipëria bashkohet me Kosovën Read More »

Viti 1999/ Kur në mes të Athinës brohoritej “Rroftë Çameria”

Ka ndodhur në vitin 1999, në sheshet e Athinës kur shqiptarët ishin mbledhur atje në mbështetje të popullit të Kosovës, kundër genocidit serb.

Ishte koha e luftës së Kosovës dhe shqiptarët në të gjithë shtetet ku jetonin, u solidarizuan me popullin e Kosovës përmes protestave në kryeqytetet ku ata jetonin. E tillë ishte edhe protesta e emigrantëve shqiptare në Athinë, ku mes thirrjeve kundër genocidit serb “Rroftë populli i Kosovës”, u dëgjua edhe thirrja “Rroftë Çameria”.

Ishte një kujtesë për genocidin grek ndaj popullsisë shqiptare të Çamerisë, ndodhur në vitin 1945, por i ngjashëm me genocidin serb ndaj Kosovës.

Një dokumentar i realizuar nga autori Lirio Nushi, për studiuesin Arvanit-Arbërorë, Aristidh Kolja-s, i cili punoi deri në fund të jetës së tij për kluturën, historinë dhe të vërtetën e  Arvanitëve-Arbërorë të Greqisë.

Dekumentari i kushtohet patriotit të madh A. Kolaj i cili mbrojti me guxim të drejtatat e Shqiptarëve dhe të Kosovarëve në Greqi.

 

Viti 1999/ Kur në mes të Athinës brohoritej “Rroftë Çameria” Read More »

Nuk i dihet kurre se c’mund te gjeni ne celularin e gruas apo te burrit!Ja nje nga rastet.

Nuk i dihet kurrë se ç’mund të gjesh në celularin e gruas apo burrit, dhe rrallëherë mesazhet rezervojnë diçka të mirë.

I tillë ishte edhe ky rast, me vajzen e fejuar që nuk e kishte pritur atë që ka parë në mesazhet në whatsapp të partnerit të saj.

Mesa duket disa meshkuj hiqen si beqarë kur dalin me shokët për jetë nate dhe mashtrojnë vajza të tjera. Ky është teksti i “hapur” që na ka mbërritur sot në redaksinë e intv.al

Nuk i dihet kurre se c’mund te gjeni ne celularin e gruas apo te burrit!Ja nje nga rastet. Read More »

Zbulova tradhetine 5 dite para dasmes,vesha fustanin e bardh,u bera tap dhe ika!

Jetën e saj private e përkufizon si në botën e çudirave. Lojtarja më tip dhe e hapur e “Big Brother 6”, Joana Gjuzi, ngacmoi kureshtjen e publikut pak ditë më parë me postimin në Instagram të fotos nostalgjike, ku shfaqej e përqafuar me ish-partnerin në lojë, Anaid Kalotin.

Për të vërtetën që fshihet pas atij kujtimi, anulimin e dasmës në Athinë 5 ditë para ceremonisë me Janin, dhe të dashurin e ri prej tre muajsh, Joana i rrëfen për herë të parë për gazetënPanorama”.

Fakti që jeton në Greqi të bën të jesh larg botës së showbiz-it këtu. Si po vazhdon jeta jote në Athinë?

Cili çift të duket fals apo që të duken antipatikë? Çiftet? Po ku ka çifte?

Në asnjë edicion nuk ka pasur dhe nuk ka për të pasur çifte. (mendimi im gjithmonë ky).

Të luash çift në “Big Brother” është më e vështirë apo më e thjeshtë? Nga çfarë rrezikohesh?

Që nga fjala “lojë” do të thotë që në atë kornizë që quhet “Big Brother” është më se e thjeshtë për konkurrentët që vërtet dinë të mbajnë lojën.

Ti je konkurrentja që në fund të lojës u gëzove pasi ish-partneri yt, Anaidi, u shpall fitues. Çfarë e çon një lojtar drejt fitores?

U lumturova sepse fituesi nuk ishte partneri im, por një person që kishte shumë nevojë për ato euro. Një lojtare çon drejt fitores përkrahja e një lojtareje-partnere që quhet Joana. (qesh)

Puthjet dhe dashuria lejohen në këtë edicion të “Big Brother”, ndërsa për seksin ka disa rregulla. A është e vështirë të shijosh lidhjen deri në fund në prani të banorëve të tjerë dhe kamerave?

Të ishte për mua, pra sikur të isha edhe një herë konkurrente në këtë “Big Brother”, do të thoja vetëm kaq: Rregullat janë bërë për t’u thyer”, dhe do të veproja si Joana.

I beson dashurisë së vërtetë dhe çfarë bën kur zhgënjehesh?

Dashuri të vërteta nuk ka, prandaj edhe nuk ia njoh vlerën zhgënjimit.

Ndërkohë dimë që ke organizuar para dy vitesh një ceremoni dasme me Janin, djali që u bë i njohur për dhuratat e tij gjatë muajve që ti ishte në shtëpinë e “Big Brother”. Vazhdon martesa juaj e ç’mund të na thuash më shumë për jetën tënde private?

Jeta ime private është si në botën e çudirave. Për sa i përket Janit, në atë kohë, duke më parë mua brenda në “Big Brother”, u ekzaltua aq shumë, saqë mendoi se jeta me mua ishte po prapë një “Big Brother”. Por harroi që unë isha partnerjalojtare më e mirë për Anaidin në “BB” dhe për Janin jashtë atij formati në jetën reale. Ah, harrova t’ju them se ceremonia e dasmës u anulua, sepse Jani e humbi lojën! (qesh)

Pse, çfarë ndodhi që anulove dasmën luksoze që kishit planifikuar?

Ndodhi që zbulova lidhjen paralele të Janit 5 “Lidhja me Anaidin mbetet një kujtim i bukur, por tani kam gjetur një të dashur që është i çmuar si një perlë për mua” ditë para ceremonisë së dasmës, me një vajzë me origjinë mirditore, por që jeton prej vitesh në Lezhë. Anulova dasmën, e lashë, por ai vazhdoi të më kërkonte. Kështu, pas dy muajsh, u ktheva sërish me të, mendova se e fala, por kuptova që s’e kisha falur dhe nuk besoj se do ta fal ndonjëherë.

Si ndodhi që e zbulove që ai kishte lidhje paralele?

Po i binte telefoni nga një numër, që e kishte regjistruar Mami 2. Ç’ne mami 2, thashë. Ta ngre mos ta ngre, thosha me vete. Intuita më tha po, ndërkohë që unë kurrë s’ia prekja telefonin. Iu përgjigja telefonatës dhe aty doli e vërteta…Mora fustanin e bardhë, e vesha, hapa një verë, u bëra tapë, theva gjithë shtëpinë dhe në fund i thashë: “Përjashta!” Por pastaj u kujtova që isha te shtëpia e tij dhe dola unë përjashta. Fustani 11 mijë euro i markës “Eli Saab” që e kishte blerë ai, u njollos nga vera e kuqe dhe ai u gris. Kjo është e vërteta e shpifur e Janit pas 10 vitesh lidhje.

Pas anulimit të dasmës e ke gjetur qetësinë në ndonjë histori të re dashurie?

Është një shprehje që thotë shpirti është si deti, asnjëherë nuk gjen paqe. Prandaj zgjodha disa kilometra larg Tiranës, Durrësin. Atje ku tingujt e valëve të detit më luanin një melodi që quhet pastërtia e shpirtit. Thonë shpeshherë që pasuria e vërtetë ndodhet në thellësi të detit, që janë perlat. Edhe unë mendoj që gjeta një perlë, ku herë-herë hap guaskën dhe qëndroj me perlën brenda dhe gjej një oaz qetësie dhe ndihem e mbrojtur brenda guaskës, në fund të detit. Fola në mënyrë figurative deri tani për të thënë se kam njohur një person, i cili më bëri të shikoj sërish me sytë e shpirtit duke më frenuar larg snobizmit, luksit, dhe jetës së shfrenuar të Tiranës. Një sugjerim nga unë me këtë rast: Disa mendojnë që “njerëzit perla” janë përralla, por gabohen, sepse ata ekzistojnë në fund të detit, edhe janë shumë të rrallë e të veçantë. Por mos harroni, duhen sytë e shpirtit për t’i parë.

Çfarë të lidh tani me Tiranën dhe cilët janë miqtë e mikeshat që i takon ende pasi i njohe në “Big Brother”?

Miqtë e vërtetë nuk mund t’i takosh në atë format, por mund të them që pi një kafe me Ilirin, Jonildën, dhe përshëndetem me Shpendin, duke pasur parasysh që jetojmë shumë larg njëri-tjetrit. Ndërsa Anaidi është diçka tjetër… Sa për Tiranën, është një fshat i madh shumë i zhurmshëm prej jetës së natës, madje për këtë njihet.

 

Fakti që jetoj në Greqi më bën të jem brenda showbizit… Edhe jeta këtu për mua është “Hollywood”, pra dua të them super.

Së fundi u komentove nga mediat pas postimit të fotove nostalgjike nga lidhja me Anaid Kalotin. Shumë e përkthyen si një rikthim tek ai. Cila ishte arsyeja e postimit dhe çfarë marrëdhëniesh keni me njëri-tjetrin tani?

Mediat janë pjesë e pandashme e jetës sime tashmë, dhe detyrat e tyre i bëjnë aq perfekt, sa që fama ime gjithmonë rifreskohet dhe asnjëherë nuk harrohet nga fansat e mi. Arsyeja e postimit të fotove me Anaidin ishte thjesht shkaku i nostalgjisë. Edhe për arsyen se marrëdhënia jonë ngelet tejet e sinqertë edhe për kohët e vjetra që jetuam, ka ngelur respekti.

Po e ndjek “Big Brother 9” dhe për cilin çift ke krijuar simpati?

Këtu më kapët të papërgatitur, sepse nuk kam pasur dhe nuk kam kohë t’i ndjek… Kështu që no coment! Ju lutem më lini kohë t’i vëzhgoj si profesioniste që jam (qesh).

Zbulova tradhetine 5 dite para dasmes,vesha fustanin e bardh,u bera tap dhe ika! Read More »

Nikolla – Kryemadhi duel ne distance!Ja cfare ka ndodhe!

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla në një fjalim të mbajtur sot me mësuesit për Reformën në Arsim është shprehur mjaft e kënaqur me gjendjen në të cilën gjendet sot arsimi.

Ajo ka vlerësuar arritjet e arsimit në këto vite nën drejtimin e saj.

Nikolla nuk harroi të përmendte gojët e liga, të cilat mundohen të përdhosin punët e mësuesve, si dhe disa politikanë që janë të kujdesshëm që goditja të jetë me fjalë e të shtojën ca vota.

“Mos lejoni gojëliqtë që të përdhosin punët tuaj. Unë jam e vetëdijshme që buxhetet nuk kanë qenë të larta.

Po edhe këtu dua të ndalem me shumë modesti, për të mos harruar gabimet që janë bërë në të shkuarën. Disa politikanë janë të kujdesshëm që goditja të jetë me fjalë e të shtojnë ca vota.

Ne jemi në reformë sistematike, votoni kë parti që doni, por mos lejoni nëpërkëmbjen e sistemit të meritës.

Unë ju lutem që të mos më lini vetëm dhe dua të dëgjoj të gjitha dëshmitë tuaja në lidhje me punësimin nëpërmjet portalit të mësuesve online”, u shpreh ndër të tjera Nikolla.

Nikolla – Kryemadhi duel ne distance!Ja cfare ka ndodhe! Read More »

Brace – Bashes:Nuk ke popull or Lyl!Nuk ke popull!Ky eshte problemi yt dhe eshte problem i madh!

Ditën e hënë opozita ka paralajmëruar përshkallëzimin e protestës edhe në qytete të tjera të vendit. Po për këtë çështje ka shkruar edhe deputeti socialist Erion Braçe.

Në një status në “Facebook” Braçe shkruan se rrugët nuk po i bllokohen Edi Ramës por popullit dhe se këtë do ketë përballë në vend të policisë.

Ai ka folur edhe për 21-janarin duke e akuzuar drejtpërdrejtë Bashën si përgjegjës të saj.

‘’Nuk ke popull or Lyl! Nuk ke popull! Ky është problemi yt dhe është problem i madh.I ke të gjithë me vete’’, e nis shkrimin e tij deputeti.
STATUSI I PLOTË I BRAÇES:

Nuk ke popull or Lyl!
Nuk ke popull!
Ky është problemi yt dhe është problem i madh.
I ke të gjithë me vete;
ish-kryeministrin vrasës dhe hajdut, njeriun që ka 25 vite që i merr shpirtin këtij populli; i vodhi pasurinë kombëtare që vlente, nëntokë e mbitokë, përfshirë dhe një copë të jashtëzakonshme det, çfarë mbeti e shkatërroi, për të varfëruar gjithnjë e më shumë popullin e për të bërë zengjin racën e ngushtë të tij;

e trashi kështu zullumin kundër popullit të tij kur i përvëloi në zjarr baruti në një biznes kriminal që kthente në pasuri për të e familjen e tij, tamam pasuri kombëtare të këtij populli e që duhej kthyer në të mire publike për popullin, tamam atë popull që ngriti krye dhe ai e vrau pa pikën e mëshirës mu në mes të bulevardit!!

Ti ishe me të Lyl!
Ishe ministri i tij hajdut, antishqiptar e darovitës i territorit të këtij populli, që duhet të vrisje si Ai, me pushkën e shtetit ndaj popullit që ngriti krye kundër zullumit tuaj.

Me ty Lyl, por edhe me të,

janë sot të gjithë ish-ministrat tuaj, ata të 1996-ës e ata të fundit, “të rinjtë” hajdutë të 8 viteve tuaja të sistemit më të korruptuar që vodhi popullin dhe e vrau atë.

Nuk mungon asnjë nga ata, janë me ju, përditë, ashtu tufë, siç kanë vilat që u bënë me paratë e popullit më të vjedhur e më të vrarë në Evropë, nga Qerreti në Lalëzin e famshëm vetëm fal jush!

Por me ju janë edhe prokurore e gjykatës, thika e tmerrshme e padrejtësisë së sistemit tuaj kriminal, thika e mprehtë me të cilën ju, të gjithë bashkë, politikanë, deputetë, ish-ministra e deri tek kryeministri juaj, të paprekshëm, i rropët dhe lëkurën e fundit këtij populli, për t’i bërë të pasur ata-me drejtësinë e shitur e blerë për popullin, gjithnjë të pabarabarte me ju para ligjit, të cilin këta e bënë çelik për t’u dhënë imunitet e paprekshmëri ju, hem kur vidhnit e hem kur vratë!

Këta jeni!
Të gjithë bashkë.
Rrugët, nuk do i bllokoni të hënën kundër Edi Ramës.

Rrugët po ja bllokoni popullit, popullit që e urreni se nuk është me ju, popullit që e luftoni se kërkon drejtësi për ju, të gjithë, tufën e vogël sa ju të hajduteve dhe vrasësve nga Qerreti në Lalëz, shtuar me ca të tjerë në Farkë.

Keni bllokuar Drejtësinë që populli kërkon, keni bllokuar Kushtetutën që popullin garanton, kërkoni të bllokoni ekonominë që për popullin vlen;

Tani kërkoni ta ndaloni të lëvizë, i lirë e i qetë në vendin e tij, jo tuajin, kurrë tuajin.
Këtë vend ju, ti mbi të gjitha e urren, thjesht e përdor për ambicien tënde për t’u kthyer edhe një herë të vjedhësh e të vrasësh, e përdor thjesht si mburojën tënde nga drejtësia që duhet të vijë edhe për ty, edhe për ju!

Të hënë edhe një herë do jeni përballë ju dhe populli, as policia e as ushtria, ju-hajdutët dhe vrasësit, nga ish-kryeministri deri tek faturuesi i sistemit tuaj zhvatës dhe populli, viktima juaj e përhershme, por edhe varrmihësi yt, juaji!
Pas të hënës është e martë dhe është dita e drejtësisë! (E.K/SHUPLAKA)

Brace – Bashes:Nuk ke popull or Lyl!Nuk ke popull!Ky eshte problemi yt dhe eshte problem i madh! Read More »

Biznesmeni ne Polici:Merrja 200 euro qira per laboratorin!

Zbulimi i një laboratori droge në banesën e biznesmenit të njohur Piro Bare, ka detyruar këtë të fundit të paraqitet në policinë e Fierit dhe të japë deklarime rreth asaj që kishte ndodhur në ambientet e brendshme të vilës së tij.

Para grupit hetimor biznesmeni i gazit njëherësh dhe pronari i Portit të Hidrokarbureve në “Porto Romano” Durrës, ka pohuar se objektin ja kishte dhënë me qira shtetasit me inicialet E.F, tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Fierit.

Bare ka sqaruar dhe bindur oficerët e policisë dhe prokurorisë se nuk ka pasur dijeni fare, së çfarë bënte në banesë E.F,pasi ai shumë rrallë shkonte në vilë, për shkak të angazhimeve që kishte në biznes. Më tej Bare ka shtuar se është ndjerë i mashtruar nga E.F, i cili në lidhjen e kontratës noteriale për marrjen me qira të vilës, pranonte se do e shfrytëzonte objektin për qëllime biznesi dhe zyra.

Por e kundërta ka ndodhur, pasi E.F, e ka kthyer vilën luksoze në një laborator të rregullt droge, për kultivimin e sasive të mëdha të kanabisit. Bare i ka vënë në dispozicion prokurorisë dhe policisë së Fierit një kopje të kontratës noteriale, e cila mban datën 13 shtator 2016 dhe ka një afat të përcaktuar një vjeçar, pra deri në 13 shtator 2017.

Por brenda 8 muaj qiramarrësi e ka kthyer vilën në një laborator të vërtetë droge. Po kështu në këtë kontratë është përcaktuar dhe qiraja mujore, e cila ka vlerën e 2000 euro në muaj.

Piro Bare, ka deklaruar gjithashtu se pagesat e qeras bëheshin nëpërmjet bankës dhe jo dorazi. Pritet që në vijim të hetimit, prokuroria do verifikojë dhe listëpagesat që ka bërë ose jo shtetasi E.F, në drejtim të llogarive të biznesmenit Piro Bare.

Biznesmeni ne Polici:Merrja 200 euro qira per laboratorin! Read More »

Prej tre ditesh i izoluar ne qelite e spitalit te burgjeve.Spitali psikiatrik nuk e mban!

Një 32­-vjeçar po mbahet prej tri ditësh i izoluar në qelitë e Spitalit të Burgjeve në Tiranë, ndonëse Gjykata e Tiranës ka urdhëruar lirimin e tij.

Rasti është denoncuar nga ana e familjarëve të Florjan P., i proceduar penalisht për akuzën e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta” dhe “goditjes për shkak të detyrës”.

Përmes një vendimi të datës 19 prill 2017, Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “shtrim të përkohshëm në një spital psikiatrik”, në një afat prej 10 ditësh.

Në të njëjtin vendim Gjykata urdhëron lirimin e menjëhershëm të tij nga dhomat e paraburgimit dhe ekzekutimin e masës në një qendër spitalore të përshtatshme. Në këtë vendimmarrje, Gjykata i referohet një spitali psikiatrik civil.

Por, sipas familjarëve, kjo nuk ka ndodhur me 32-­vjeçarin, i cili është dërguar dhe izoluar në Spitalin e Burgjeve.

“Kemi të bëjmë me një shkelje flagrante dhe brutale të Kushtetutës dhe ligjit procedurial penal. Prokuroria nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës, por ndryshuar atë”, tha Luan Daci, mbrojtësi i 32­vjeçarit.

Përmes një reagimi zyrtar për gazetën “Panorama”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri me dije se pranimi i Florjan P. në këtë institucion është bërë në zbatim të urdhër­ekzekutimit të Prokurorisë.

“Për ekzekutimin e këtij vendimi ka dalë urdhri i Prokurorisë ku urdhërohet shtrimi i përkohshëm i këtij shtetasi pranë IVSHB. Ne si institucion kemi kryer pranimin e këtij shtetasi në IVSHB në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të prokurorisë.

Masa të tilla shtrënguese të dhëna nga gjykatat nuk janë ekzekutuar nga spitalet psikiatrike civile dhe në këto kushte jemi ndodhur para detyrimeve për të zbatuar urdhrat e ekzekutimeve të Prokurorisë”, thuhej në reagimin e DPB­së.

Prej tre ditesh i izoluar ne qelite e spitalit te burgjeve.Spitali psikiatrik nuk e mban! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com