Dalja e Damianos nga shtëpia më e famshme në vend ka ngjallur jo pak polemika. Fansat e “Big Brother” janë ndarë në dy kampe, ata që janë kundër vendimit drastik, por edhe ata që mendojnë se ky vendim ishte i drejtë.
Megjithatë, sipas Olti Currit, fajtor për këtë situatë është “Big Brother” dhe vendimi kundër Damianos është i paarsyeshëm.
“Duhet të kemi frikë të kapim një vajzë prej dore? Po sikur të dalin dhe dhjetë vajza të tjera të thonë jemi të dashurat e Damianos? Për sa kohë ai nuk ka bërë celebrime ne nuk mund të themi janë apo jo të dashur”, ka thënë Olti Curri, teksa ka theksuar se kjo histori sipas tij nuk qëndron.
Sa i takon komunikimit të Damianos me Vesel Kurtishajn gjatë izolimit të tij, Olti është shprehur, “Kush është ai burgosur që po t’i lësh çelësin aty nuk e përdor? Produksioni duhet të bëjë “mea cupla” që nuk diti të ruajë një banor.
Nuk do kishte polic nëse nuk do kishte hajdut. Herë tjetër mos t’i nxjerrë banorët kur nuk di t’i ruajë”, ka thënë Olti, duke iu referuar faktit që ishte produksioni ai që i lejoi celularin Damianos.
Ish-kryeministri Berisha, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News24” tregon për takimet në zyrën e tij me Lulzim Bashën.
Ai thotë se më shumë ndikim ka në vendimmarrjet e Ramës se sa të Bashës. Sipas Berishës, Rama i shkruan në “Facebook” me pseudonime.
Pjese nga intervista
Të përqëndrohemi pak tek kriza, kanë dështuar disa negociata. Të përqednrohemi pak tek PD. Cfarë bisedoni me Bashën, çfarë e këshilloni?
Zotin Basha por dhe çdo eksponent tjetër të PD dhe jo të PD, që vjen në këtë zyrë, unë e këshilloj ato që më pyet. Nëse kërkon nje këshillë timen për një problem te caktuar, unë ia shpreh siç e mendoj, por situata është jashtëzakonisht kritike dhe kjo situatë ka një përgjegjës absolut, dhe ky përgjegjës është kryeminsitri i vendit.
Gjithmonë ka pasur zëra se ju ndikoni në vendimmarrjet e zotit Basha. A qëndron kjo?
E vërteta është se unë më shumë ndikoj në vendimmarrjet e Edi Ramës se të Lulzim Bashës, pasi më shumë ai lexon Facebookn tim se sa Facebookun e tij që ia mbajnë të tjerët, derisa shkruan dhe me pseudonime aty, harron që unë ia njoh stilin.
A ka pasur momente dobësie të zotit Basha për të dalë nga çadra? A është konsultuar ai me ju për këtë?
Unë nuk kam konstatuar në asnjë moment nga zoti Basha dhe nga askush tjetër, as nga drejtuesit e partive opozitare, që të ketë qoftë edhe shmangjen më të vogël nga qëllimi madhor që kanë; rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Cadra e Lirisë u shndërrua në një institucion të paprecedent në historinë e vendit. Sot është dita e 78 e saj, e një proteste shëmbullore, paqësore, e një proteste e cila nuk tundi flamurin e grevës së urisë paçka se hanin gjithë natën, por e një sakrifice që bëhet, duke qëndruar me tre turne, duke ardhur nga e gjithë Shqipëria për të shprehur kërkesën legjitime të shqiptarëve; të votojmë të lirë.
Një 53–vjeçar është prangosur nga policia e qytetit të Vlorës, pasi akuzohet për dhunë.
Sipas burimeve të policisë mësohet se Harilla Balli, 53 vjeç, banues në fshatin Zvërnec, Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij Dh.B., 56 vjeçe, e cila për pasojë të dëmtimeve të marra ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Nuk dihen shkaqet se pse Balli ka dhunuar kunatën e tij.
Falë një bashkëpunimi me Auron Taren dhe studiuesin kosovar Bejtullah Destani, gazeta DITA sjell për herë të parë një dokument të rëndësishëm që sfidon atë që kemi ditur deri sot mbi vdekjen e Ali Pashë Tepelenës.
Ali Pasha nuk është vrarë në përpjekje të armatosur ndërsa gruaja e tij Vasiliqia nuk është ajo që ka paraqitur deri më sot historia.
Ky dokument FO195 /34 i ruajtur në Arkivin e Ministrisë së Jashtme Britanike për 194 vjet hedh dritë mbi disa fakte të panjohura deri më sot mbi njerëzit që komplotuan në vrasjen e Luanit të Janinës.
Në të gjitha veprat deri më sot vrasja e Aliut njihet gjerësisht ajo që përshkruhet nga konsulli francez Pouqueville (Pukëvil), i cili flet për një betejë heroike të Aliut dhe rojeve të tija në shkallët e shtëpisë në ishullin e Liqenit të Janinës.
Falë këtij përshkrimi ku nuk mungojne edhe dialogje midis palës sulmuese dhe asaj mbrojtëse të bie në sy “fjalët e fundit të Aliut” i cili kërkonte që rojet e tij të vrisnin Vasiliqinë besnike gruan e Pashait “që ajo të mos binte në duart e turkut”.
Hrushid Pasha, rrethuesi i Aliut. Vrau veten në rrethana të paqarta disa muaj më pas
Në mungesë të dëshmitarëve apo dokumentave autentike, vdekja e Aliut njihet ende nga kjo veper e Pouqueville, madje dhe në ditët e sotme në shtëpinë e ishullit te Janines turisteve kurioze ju tregohen “vrimat e plumbave te cilat vranë Vezirin e Famshem”.
Por dokumentat sjellin ndërmjet dëshmive autentike një tablo te ndryshme mbi fundin e Aliut duke i dhënë fund ngjarjes së treguar nga Pouqueville.
Bëhet fjalë për zbulimin e një letre-dëshmi të shkurtit të vitit 1822 që Reis Efendi, ministri i jashtëm i Perandorisë Otomane të kohës i jep Ambasadorit të Britanisë Lordit Strangford për Sekretarin e Shtetit, Lord Castlereagh mbi fundin e Aliut.
“Këto dëshmi jane të vetmet fakte që vijnë nga burimet osmane në kohë reale mbi përfundimin e rebelimit të Pashait shqiptar. Prandaj mendojmë se vertetesia e tyre është shumë afër ngjarjes së vërtetë – thotë Auron Tare.
Nga dëshmia ku përshkruhet me hollësi vrasja e Aliut, del se veziri i madh i Janinës, personalitet i jashtëzakonshëm i epokës së tij, vdiq në vetmi, i vrarë nga një shqiptar dhe se gruaja e tij Vasiliqia ishte bashkëpunëtore e fshehtë e Portës së Lartë.
Dëshmia se Vasiliqia ka bashkëpunuar me Portën e Lartë për vdekjen e Aliut është vërtet mbresëlënëse, pasi figura e saj e njohur nga një sërë veprash të orientalizmit europian është konsideruar si simboli i besnikerise ndaj Pashait plak.
Portret i zonjës Vasiliqi. Autor i panjohur, shtëpia e ankandeve Sotheby.
E trajtuar gjithmonë me nota idealizmi dhe keqardhje për fatin e saj tragjik, roli i Vasiliqisë në vdekjen e Aliut sipas burimit osman që sjellin Tare-Destani, duket se ka qenë vendimtar.
Nje tjeter fakt shumë i rëndësishëm mbi figurën e Vasiliqisë është cilësimi i saj qartësisht në raportin e ministrit otoman si “vajza e një prifti grek”. Kjo dëshmi mbi prejardhjen e saj hedh poshtë ndonjë perpjekje sporadike të studiuesve për shndërrimin e saj në “shqiptare ortodokse nga Çamëria”.
Roli i Vasiliqisë në fundin e Vezirit nuk ka qene asnje herë i ndriçuar nga burimet e kohes. Me sa duket veprimet e saja ne dobi te Portës së Lartë kanë qenë aq sekrete, sa askush deri më sot nuk ka dyshuar mbi tradhetine e saj, edhe pse dihej se pas renies se Aliut ajo mori papritur në zotërim disa prona të rëndësishme.
Por dëshmia më interesante e raportit britanik bazuar në informacionin e Ministrit te Jashtem Otoman eshte emri i personit që ekzekutoi atë.
Ne kundërshti nga pershkrimi plot ngjyra i Pouqueville për një fund plot lavdi, Ambasadori Britanik e quan vdekjen e Aliut “nje vrasje të pastër”.
Dhe jo pa arsye. Pasi la me këmbënguljen e gruas fortesën e tij Aliu u strehua ne nje shtepize te vogel ne Ishullin e Janines, ku priste faljen e premtuar nga Stambolli.
Më shume pak pasues nga te cilet disa po komplotonin per fundin e tij duket se Aliu ishte rrethuar nga tradhtia.
Mohamed Pasha, ekzekutori i Aliut
I përgatitur ndoshta për një betejë përfundimtare, por i genjyer nga te gjithe personazhet që e vizitonin nga kampi kundërshtar, Aliu pret ne audience nje shqiptar mjaft të shquar por shume pak te njohur nga historia. Muhamed Pashën e Moresë i njohur edhe si Dramaliu, i cili ishte Princ i Portës së Lartë.
Me sa duket rangu dhe qenia shqiptar e Muhamedit të Moresë mund të mos kenë ngjallur dyshime te Aliu.
Por ishte pikërisht ky shqiptar, i cili sipas deshmise se Ministrit të Jashtëm Otoman ka ngulur ne trupin e Vezirit plak kamën e Sulltanit duke i dhene fund një jetë plot trazira dhe lavdi.
Të njëjtat rrethana të vrasjes së Aliut si dhe tradhtia e gruas së tij janë publikuar 4 vjet më vonë, në 1826 në një botim ende të panjohur për publikun shqiptar që ka për autor Robert Walsh, ish-prifti i Ambasadës Britanike.
Gravura që shoqëron këtë shënim ka për autor pikërisht Walshin dhe tregon ekspozimin e kokës së Aliut në kamaren e Portës së Lartë.
Walsh, i cili ka vizituar personalisht ekspozenë e kokës së pashait jep një përshkrim me detaje dhe përcakton si datë të kësaj ekspozeje 24 shkurtin e vitit 1822.
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje të prerë pyetjes nëse do të bëjë apo jo një akt dorëheqjeje.
Pyetjes së gazetarit teksa e pyeti se vërtetë ai u votua nga 1 milionë shqiptarë, por reformat e qeverisë prekën edhe gjithë të tjerët që nuk e votuan, dhe nëse e mendon të bëjë një akt dorëheqjeje, Rama i ka dhënë këtë përgjigje:
Para pak ditësh u bë turi i parë i presidencialeve në Francë, ai mori 24%. Bëhet turi i dytë ku shumë nga ata që nuk e donin do e votojnë dhe do marrë 50+1.
Kancelarja e Gjermanisë në zgjedhje ka marrë me pak se koalicioni jonë, në demokraci qeveris ai që fiton dhe fituesi është i pari, ne morëm lemeri votash, është e ndarë kjo punë dhe nuk jemi thirrur të shpikim si funksionon demokracia.
Kur tentohet rishpikja e demokracisë si në vende fqinjë, janë raste fatkeqe, pakica nuk i imponon shumicës ndërrimin e pushtetit në tavolinë, kjo nuk funksionon.
Nuk bëhet fjalë për lojë me to me porta të vogla te fusha e qymyrit, por për përgjegjësi, pavarësisht se jeta politike fokusohet në një temë qeveria ka shumë tema me të cilat merret. Në axhendën time, politika zë 30% të kohës të tjerat i zë puna.
Duke folur nga çadra e protestës, ish kryeministri Berisha, tha se Rama mashtroi PPE-në kur një javë më parë ishte i gatshëm të pranonte çdo kërkesë të tyre, ndërsa dje tha se nuk i njihte.
“Çdo ditë që kalon laku në fyt po të ngushtohet. O mashtrues ordiner, nastradin i vërtetë. Tre ditë më parë deklaronte se unë do të bëj çfarë të thotë PPE-ja, kurse dje i thoshte në takim Bashës “as i njoh fare ato propozime”. Edvin mos i rri larg zgjidhjes politike se alternativë do të kesh vetëm zgjidhjen fatale. Zgjidhja politike është e vetmja zgjidhje mëshire për ty. Edhe mëshira e ka një kufi, edhe ajo po u tejkalua pastaj të pret fataliteti”, tha Berisha.
Sipas tij “data 7 maj është historike në analet e demokracisë shqiptare. Pas 27 vitesh Kavaja sërish bëhet kryeqyteti i demokracisë. Në 7 maj Kavaja firmos fitoren e saj, fitoren e mbarë shqiptarëve, Kavaja hedh në kosh të plehrave, ia përplas në surrat farsën e drogës, farsën elektorale të krimit Noriegës së shqiptarëve, Edvin Kristaq Ramës. Thirrja ime për qytetarët e Kavajës, në lartësinë e idealeve të tyre ta shndërrojnë 7 majin në trimënë e tyre, në ditën e ngadhënjimit të revolucionit mbi farsën elektorale”.
Ditën e djeshme Monika Kryemadhi në një shkrim të sajin i ka kërkuar Luan Ramës që të mos marrë përsipër të paguajë në emër të LSI-së një gjobë të KQZ-së për shkak të shkeljes së barazisë gjinore në listën e Tiranës.
Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar i është përgjigjur Kryemadhit duke thënë se ai iu është përgjigjur interesit të gazetarëve duke u shprehur ‘’ja vlen të paguash gjobën për mesazhin që përcjell LSI-ja’’.
Kujtojmë se gjoba e KQZ-së lidhet me faktin se LSI-ja ka vendosur tre gra në listën e kryesueseve pë Tiranën.
SHKRIMI I PLOTË:
Monike e dashur! Duke mos qene aspak ne diskordance me shqetesimin tend parimor per ceshtjen e barazise gjinore, madje, duke qene ne avanguarde te angazhimit per krijimin e te gjitha hapsirave ligjore per nje prani me te madhe te grave dhe vajzave, jo vetem neper lista, por ne te gjitha forumet e perfaqesimit politik, publik dhe intelektual, e gjej me vend te nenvizoj se une nuk kam marre asnje vendim (sepse edhe te dua nuk e kam kete atribut!), ne lidhje me pagesen ose jo te gjobes qe eventualish mund te vendose KQZ ne zbatim te ligjit, per vendosjen e tre vajzave ne krye te listes se LSI-se per qarkun e Tiranes.
Une vetem i jam pergjigjur interesimit te gazetarit te Standard-it ne lidhje me mundesine qe KQZ ti vendose nje gjobe LSI-se per shkeljen e ligjit per pranine e tre vajzave ne rend te pare ne listat e kandidimit per Tiranen. Me konkretisht po risjell fjale per fjale, pra pa asnje ndryshim qendrimin qe une kam mbajtur: “Paradoks i ligjit! Po eshte nje “gjobe” qe ja vlen ta paguash per shkak te mesazhit qe percjell dhe vleres qe perfaqeson lista e LSI-se ne qarkun e Tiranes”.
Sic mund te vihet re krejt lehtesisht, une as kam vendosur e as kam marre persiper te paguaj ndonje gjobe! Por bashke me forumet e LSI-se kam miratuar perberjen e listave, te cilat ne fakt do te doja qe edhe ne qarqet e tjere te ishin si lista e Tiranes! Miqesisht, Luan Rama
Unë mendoj dhe besoj se LSI nuk është parti kuotash dhe as vasale e asnjë institucioni shtetëror. keshtu i shte drejtuar, deputetja Monika Kryemadhi në një status në Facebook nënkryetarit Luan Rama, duke i bërë thirrje që deklaratën e tij se LSI-ja është parti kuotash ta tërheqë mbrapsh. LSI është parti vlerash dhe nuk i ndan ato në bazë të gjinisë, por të kontributeve, i është drejtuar Kryemadhi, Ramës.
Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:
“Unë mendoj dhe besoj se LSI nuk është parti kuotash dhe as vasale e asnjë institucioni shtetëror. E them këtë me bindje, sidomos pasi u njoha me deklaratën e Luan Ramës, i cili u shpreh i gatshëm të paguajë gjobën që KQZ ka vënë për shkak se 3 emrat e parë në listën e kandidatëve për deputetë të LSI janë gra dhe vajza. Ndjej keqardhje dhe revoltë kur shoh që edhe një drejtues i lartë i partisë ku unë bëj pjesë mendon se përfaqësimi i grave në parlament është çështje kuotash.
Jo i dashur Luan, LSI është parti vlerash dhe nuk i ndan ato në bazë të gjinisë, por të kontributeve. Gjoba që je treguar i gatshëm të paguash në KQZ duhet ankimuar dhe denoncuar si një akt diskriminimi për punën dhe angazhimin që këto gra e vajza kanë dhënë për LSI-në, gjë që ti dhe unë e dimë më mirë se çdo KQZ apo institucion tjetër. Ndaj si mike dhe bashkëpunëtore, të kërkoj të tërhiqesh nga ky vendim dhe të bashkohesh me qëndrimin tim dhe të të gjithë grave dhe vajzave të LSI-së që kanë punuar dhe punojnë me zell dhe devotshmeri për një Shqipëri më të mirë. Sepse janë pjesë e asaj liste jo vetëm sepse e meritojnë, por edhe sepse me kontributin e tyre do të jenë aktive për tē ndërtuar një jetë më të mirë për të gjithë ne.
Mikja dhe bashkëpuntorja jote,
Monika Kryemadhi.