Debat

“Shpërthen” Majlinda Bregu dhe “degjeneron” Bashën: Bashkë na lidh mosha, por na ndan…

Përmes një reagimi në rrjete sociale ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka folur për çështjen e negociatave të Shqipërisë në BE.

Zonja Bregu shprehet se një pjesë të përgjegjësisë për anëtarësimin e Shqipërisë e ka dhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

E sipas Bregut, Basha nuk e kupton rëndësinë e këtij procesi.

“Me Lulzim Bashën nuk jam kuptuar për shumë gjëra. Është rasti tipik i dy njerëzve që i lidh mosha dhe i ndan mendja. Nuk mund te them dhe aq më shumë ta akuzoj kryetarin e PD si antieuropian apo si dikush që nuk e kupton rëndësinë kombëtare, por dhe politike të këtij procesi. Është thjesht trajta e pashquar e personalitetit vetjak që nuk e lejon të ketë një qëndrim të kthjellët.”- shkruan Bregu në postimin e saj.

Reagimi i plotë:

Me Lulzim Bashën nuk jam kuptuar për shumë gjëra. Është rasti tipik i dy njerëzve që i lidh mosha dhe i ndan mendja. Por një nga ato gjëra që nuk kuptoja fare fare, ishte qëndrimi i tij ndër vite kundërthënës për celjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kryehershëm kam mbrojtur idenë se Shqipërisë nuk i duhet ndërprerë ecja drejt Europës, për asnjë arsye. Shqiptarët janë vënë shpesh para provës së rëndë të ikjes së përsëritur prej saj. Herë nga aftësia jonë e spikatur për tu vetëlënduar që na tërheq pas sa herë që afrohemi me Europën e që cuditshëm na pushton mendjen, shoqërinë, institucionet; dhe herë nga rropamat historike e terret e regjimeve që na mbajtën me shekuj larg Europës.

Nuk mund te them dhe aq më shumë ta akuzoj kryetarin e PD si antieuropian apo si dikush që nuk e kupton rëndësinë kombëtare, por dhe politike të këtij procesi. Është thjesht trajta e pashquar e personalitetit vetjak që nuk e lejon të ketë një qëndrim të kthjellët.

Lulzimi drejton sot Partinë Demokratike të Shqipërisë e cila lindi prej këtij vokacioni perëndimor të shqiptarëve.

Kaq duhet të mjaftonte që ai të kishte prej kohësh qartesinë e shpjegimit se pse është jetike sot celja e negociatave të Shqiperise me Europen; të fshikullonte aradhën e ca honxhobonxhëve injorantë të potershëm që atij i thurin lavde teksa ëndrrojnë se pushteti këtë radhë ju afrohet,vëtëm nësë largohen negociatat!

Ndaj reagimi i djeshëm i LB ishte vite i vonuar!

Ishte si në kërkim të përshtatjes me idenë se kur e keqja të ndjek, një derë e mbyllur, të vret dhe shpresën për shpëtim.

“Shpërthen” Majlinda Bregu dhe “degjeneron” Bashën: Bashkë na lidh mosha, por na ndan… Read More »

Deklarata e fortë e Robert Ndrenikës, reagon ‘ministresha’ dhe zbulon se cfarë do të bëjë për ti ‘bindur’

Ditën e djeshme aktori i madh Robert Ndrenika na preku të gjithëve përmes një video-mesazhi ku konstatonte indiferencën e ministrisë së Kulturës ndaj teatrit dhe denonconte se artistët punojnë për një “çapë” bukë.

“Zonja ministreshë”, i drejtohej i madhi Ndrenika Kumbaros me nota ironie. Dhe ka ardhur më në fund reagimi i kësaj të fundit e cila nga Korça ka deklaruar se do flasë me Ndrenikën dhe do i takojë artistët. Pyetur posaçërisht për deklaratën e aktorit, ministrja tha: “Duhet të flas me të”, duke pohuar njëkohësisht se do i takojë të gjithë artistët të cilët janë bërë bashkë për të kundërshtuar ndryshimet për artin, të propozuara së fundmi pa konsultim publik nga ministria e Kulturës.

“Patjetër që do ti takoj artistët. Ne jemi duke ndërmarrë një nismë ligjore që vjen si pasojë e kërkesave jo vetëm të artistëve por edhe të institucioneve kulturore, qendrore por edhe vendore sic është teatri i Korcës, për të krijuar mekanizma për organizimin e projekteve kulturore të cilat sot edhe për gjëra të vogla sic janë rekuizitat apo veshjet duhet të kalojnë në disa procedura burokratike të prokurimit, të cilat përpos të tjerash krijojnë edhe pengesë për krijimtarinë artistike. Ligji aktual për artin dhe kulturën që është ai i vitit 2010 ka krijuar një mekanizëm lehtësimi për projektet kulturore që perjashton nga prokurimi nëpërmjet formulës së kolegjiumeve vetëm për Ministrinë e Kulturës.

Ne gjykojmë që ky mekanizëm duhet të përhapet edhe tek institucione të tjera me qëllim decentralizimin dhe nxitjen e financuesve të tjerë për mbështetjen e aktiviteteve kulturore. Projektligjin e kemi nxjerrë për konsultim publik, e kemi nxjerrë në faqen e Ministrisë së Kulturës, e kemi dërguar me email tek të gjithë aktorët dhe grupet e interesit. Sot ka bashki që i djegin fondet për kulturën sepse nuk dinë si të procedojnë me këto labirinthe burokratike. I kemi ftuar të gjithë që të japin sugjerimet e tyre në lidhje me draftin që kemi propozuar dhe kjo është faza e konsultimit. Dua të theksoj se përvec disave të cilet e kanë lexuar ende nuk kemi asnjë përgjigje zyrtare nga drejtuesit vendorë apo subjekte të tjerë të interesuar. Nga mediat jam njohur me disa organizime të artistëve por besoj se mbasi të takohemi do sqarohemi të gjithë. Kemi parashikuar javën që vjen një tryezë për këtë draft dhe nëse ka kërkesa për tryeza të tjera jemi të gatshëm për ti diskutuar dhe shpjeguar draftin i cili nuk është lexuar dhe ka keqkuptime. Duhet ti takoj artistët pasi para se të kuptojmë cfarë kërkojnë, duhet të kuptojnë ata cfarë ofron drafti”, tha Kumbaro.

Deklarata e fortë e Robert Ndrenikës, reagon ‘ministresha’ dhe zbulon se cfarë do të bëjë për ti ‘bindur’ Read More »

E quajti pijanec që ha plonc, Shehi i “nxjerr të palarat” Ramës: Duhet të kesh frikë, dikur flije poshtë urave

Një debat i madh ka mbi investimet turke, ka përfshirë ditën e sotme deputetin demokrat Dashamir Shehi dhe Kryeministrin Edi Rama.

Pasi Rama e quajti “pijanec që ha plons”, Shehi i ka komentuar deklaratat si e pjesë e llumit me të cilin merret kreu i qeverisë.

Deputeti ka sulmuar Ramën, duke deklaruar se aristokrati i madh dikur flinte poshtë urave të Parisit.

Në një reagim të ashpër, Shehi është shprehur se:

Janë muhabete për llumin, me të cilat merret Rama. Se kush jam unë më njeh gjithë Shqipëria. Ajo që them unë nuk jemi kundër investimeve por të mos e ekzagjerojmë me Turqinë. Vuajmë nga dëshira të kemi investitorë europianë, gjermanë e anglezë.
Turqve u jemi mirënjohësve, por në rradhë të parë jemi shqiptarë, duam të hyjmë në Europë. Duke e ekzagjeruar në këtë situatë me këtë turbulencë që ka Ankaraja, duhet të mendojë një burrë shteti: Do shkojmë drejt Europës apo drejt Anadollit.

Në sektorë strategjikë turqit janë gia prezentë. Duhet të tërhiqemi nga turbullirat e Anadollit. Aeroporti është një aferë korruptive. Nuk duhet t’u hapim dyert kujtdo që hedh 5 lekë para derës.

Vuan komplekset e një të padituri, ka një urrejtje ndaj komunitetit të Tiranës, thotë se çdo tirons ha plons, ky aristokrati i madh që ha haviar…

Frikë duhet të ketë Rama. Ai flinte poshtë urave të Parisit. Duhet t’u dalim për zot interesave të Shqipërisë. Me këto pilafrat dhe groshat, merret ai vetë. Mua në fakt më ka marrë malli për këto… “

E quajti pijanec që ha plonc, Shehi i “nxjerr të palarat” Ramës: Duhet të kesh frikë, dikur flije poshtë urave Read More »

Ministrja e drejtësisë, Gjonaj: Çka kërkoni nga unë? Enkelejd Alibeaj: Të shkosh te 313-ta!

Sot parlamenti debatoi për ekstradimin e Nazer Seitaj nga Shqipëria në Itali me urdhër të ministres se drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila u kundërpërgjigj me ftohtësi e sulm kërkesës së Enkelejd Alibeaj nga PD në interpelancën e kërkuar. Që në fillim deputeti, ish-ministër drejtësie, u hodh në betejë me “raketa” ndaj ministres së drejtësisë. Përfaqësuesi demokrat akuzoi se ekstradimi i financierit të grupit Habilaj është bërë me urdhër te kryeministrit Rama, ndonëse firmën e ka hedhur ministrja e drejtësisë. Ekstradimi u firmos në mënyrë që financieri i drogës të mos ishte në Shqipëri, pasi kishte vendosur të fliste e të tregonte emra, ku pritej të dilte emri i Saimir Tahirit. Sipas deputetit demokrat ministrja e drejtësisë duhet të shkonte para drejtësisë, sepse nuk mund të ekstradohej një njeri i tillë pasi po hetohej nga prokuroria e krimëve të rënda të Shqipërisë, dosje e cila bashkohet me dosjen Tahiri.

Thelbi i kërkesës demokrate ishte se ekstradimi është në kundërshtim flagrant me ligjin dhe arësyeja ka qenë për ta hequr qafe nga Shqipëria se mos fliste për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Në përgjigjen e saj ministrja Gjonaj, dukej se ishte instruktuar me kujdes, foli ngadalë e pa gabime si dhe duke përmbajtur emocionet para sallës së Kuvendit, sepse ishte hera e parë që fliste e dilte në një arenë ku ujqërit të shqyejnë. Bile në një moment ministrja simpatike, e shkujdesur, tha se “çka kërkoni nga unë?!”, një thirrje sikur ishte në një sallë leksioni si studente. Por e kapërdiu momentin delikat femëror dhe u hodh në sulm ndaj pjesës së opozitës duke i akuzuar se nuk duan reformën në drejtësi. Bile bëri edhe akuza ndaj ish-ministrave të drejtësisë. E hodhi një “plumb” dhe e la në sallë për disa ish-ministrja drejtësie para saj në atë ministri.

Nuk duroi dhe deputeti Alibeaj doli duke treguar firma e dokumenta te firmosura prej saj, sipas atij, dhe e përmblodhi sulmin në “Duam që ti të shkosh në burg te 313-ta!”.

313-ta është burg jo fort i mirë në Tiranë!

Në foto: Majtas ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, ndërsa në të djathtë Nazer Seitaj kur ishte në burgun 313-të

Ministrja e drejtësisë, Gjonaj: Çka kërkoni nga unë? Enkelejd Alibeaj: Të shkosh te 313-ta! Read More »

Presidenti grek, mesazh kërcënues për Shqipërinë: Gabim i madh që udhëheqja…

Presidenti grek Pavlopulos i eshte kthyer edhe njehere sot mesazheve direkte dhe kercenuese ndaj Shqiperise, duke i kujtuar integrimin.

Mediat greke raportojne se ai i referohet edhe çështjeve që kanë rishfaqur në anën tjetër këto ditë: “Është një gabim i madh që udhëheqja politike shqiptare të mbështesë të drejtat e supozuara të disave, bashkepunetore te nazizmit”.

Ai tha me tej, se “dëshira për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian dhe mbështetja e të drejtave joekzistuese të bashkepunetoreve te nazizmit “nuk duket të tregojë një perspektivë serioze evropiane. Kur ka një pozicion tjetër, Greqia është këtu” për të ndihmuar vendin fqinj drejt BE-së, përfundoi ai.

Presidenti grek, mesazh kërcënues për Shqipërinë: Gabim i madh që udhëheqja… Read More »

Berisha e quajti “mender gazetar”, Tan Hoxhës i thërrasin të ketë kujdes: Mos të heqin alkoolin e frenave dhe…

Një përplasje virtuale ka ndodhur sot mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit të njohur Artan Hoxha, pas deklaratave të këtij të fundit në studion e “Opinion” mbrëmjen e djeshme ku flitej për arrestimet e “peshqve të mëdhenj”.

Berisha i ka kushtuar një analizë të gjatë shkruar në profilin e tij të FB Hoxhës, të cilin madje edhe e ofendon, duke e quajtur “mender gazetar”.

“Sqaroj këtu se vetëm një jave pasi i mori dëshminë e një të riu ai u ekzekutua, dhe ky i quajtur mender gazetar, si për të justifikuar apo bërë të parëndësishme jetën e një njeriu, përdhos për së vdekuri viktimën e tij duke thënë se edhe ai i ri ishte i malavites (dmth punë e madhe se u vra). Por me këtë rast dua ti përsëris edhe njëherë sharlatanit Artan Hoxha, që trillon së fundi se mbrohet nga CIA, se deri sa të gjejë vrasësin e të ndjerit, dëshmitarit, ai dhe vetëm ai është i dyshuari nr. 1 si hjekes, vrasjes së tij”.

Por menjëherë ka ardhur edhe reagimi i gazetarit Hoxha në FB, që thotë se shumë i paska djegur Berishës ajo që ka thënë ai në studon e Blendi Fevziut.

Por shikoni pak se cfarë i shkruajnë komentuesit Tan Hoxhës, në përgjigjen që i ka kthyer Berishës. Ndër të tjera bie në sy thirrja për kujdes teksa i kujtojnë se këtu në Shqipëri njerëzit vdesin në një aksident me 20 km në orë.

Berisha e quajti “mender gazetar”, Tan Hoxhës i thërrasin të ketë kujdes: Mos të heqin alkoolin e frenave dhe… Read More »

“Të shkojë të pyesë gruan për çështjen çame”, Idrizi heq mikrofonin e lë studion

E ka quajtur provokim qëndrimin e publicistit Orfea Beci, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe është larguar nga emisioni “Studio e hapur” në News24.

Nga studio e Gjirokastrës publicisti Orfea Beci mori fjalën menjëherë pas deklaratave të Shpëtim Idrizit, por e quajti çështje ullinjsh çështjen çame. Kaq është dashur që të ndizen gjakrat dhe Idrizi të ngrejë zërin, madje të heqë mikrofonin dhe të largohet nga studio direkte.

Beci i njohur si një mbrojtës i të drejtave të grekëve tha se nuk e dëgjoi Idrizin pasi po vinte në studio me vrap duke u shprehur me indiferentizëm për çështjen çame.

DEBATI

Beci: Nuk i dëgjova bisedat e mëparshme, sepse isha rrugës duke ardhur me vrap. Nuk merrem me çështje mbjellje ullinjsh.

Idrizi: Eja të ballafaqohemi në studio zoti i nderuar. Mos fol më këtë gjuhë se nuk të shkon.
Vasili: Qetësohuni zotërinj!

Idrizi: Ai më provokon se flet nga Gjirokastra. Është turp që një shqiptar flet ashtu.

Vasili: Të thotë një mëndim të paktën.

Beci: 85 mijë shqiptarë janë në Greqi dhe punojnë. Për këtë është kushinetë çdo njeri. Në këto momente kaq të vështira ekonomike…

Harxhi: Ata shqiptarë që jetojnë në Greqi, numri në bazë të statistikave ka rënë mjaftueshëm. Por është e vërtetë që ka pasur shumë shqiptarë, po si është e mundur që nuk e njihni çështjen çame.

Beci: Tek përdorimi i termave të keni e kujdesshme.

Harxhi: Cilin term? E kam për nder që jam shqiptare

Beci: Nëse do kishte dispozicione për gjëra të tilla, ai popull s’do priste shqiptarët.

Idrizi: Midis Shqipërisë dhe Greqisë e kemi fqinj, duhet të kemi marrëdhënie të mira. Se kuptoj se si ai flet ashtu. E vërtetë që shumë shqiptarë jetojnë në Greqi, por ata punojnë vet. Politika greke duhet të fillojë të kuptojë se marrëdhënia njerëzore nuk mund të funksionojë nga disa koka të shtrembëra për të pranuar të vërtetat. Shqiptarët e Çamërisë kanë qenë dem baba dem në trojet e tyre.

Vasili: Zoti Beci ka kombësi greke..

Idrizi: Është shtetas shqiptare. Madje madje…a mund ti them një gjë? Po i them një gjë zotit Beci, që të shkojë t pyes në shtëpi gruan e tij për çështjen çame.

Vasili: Zoti Idrizi, të mos kalojmë në këto terma.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=APGT3QFWUlQ]

“Të shkojë të pyesë gruan për çështjen çame”, Idrizi heq mikrofonin e lë studion Read More »

Edi Rama i krahasoi me lopët politikanët e Kosovës, Haradinaj befason me deklaratën

Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj nuk ka për të shtuar ose komentuar as edhe një fjalë për ofendimin që ia bëri lideri shqiptar, Edi Rama, kur nuk i kurseu t’i krahasojë udhëheqësit kosovarë me lopët. Nga Qeveria vetëm thonë se nuk i komentojnë deklaratat e të tjerëve.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili njihet për fjalorin agresiv ndaj kujtdo, kësaj radhe, nuk i ka lënë anash as politikanët kosovarë.

Kur foli për Gjykatën Speciale dhe gjithë skenarin që u zhvillua së fundmi, Rama, zgjodhi lopën, përmes së cilës ta shpreh atë që sipas tij kanë dashur ta bëjnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj.

“Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, ka thënë Rama për tentativën e tre liderëve kosovarë për ta shfuqizuar Speciale në “Talk Show” të Vizion Plus.

Por, Halil Matoshi, këshilltar politik i Ramush Haradinajt, shkurtimisht tha për Gazetën Express se Qeveria nuk i komenton deklaratat mediatike të kryeministrit shqiptar.

“Qeveria e Kosovës nuk i komenton deklaratat mediatike të Kryeministrit shqiptar Edi Rama”, ka theksuar ai.

Sidoqoftë, shfuqizimin e Speciales, Rama e ka quajtur gabim, i cili do të sillte pasoja fatale për Kosovën, dhe se një përpjekje e tillë është tradhti ndaj aleatëve që e kanë ndihmuar Kosovën në krijimin e shtetësisë.

Rama ka thënë se Kosova nuk duhet të krijojë probleme tjera që e paralizojnë si shtet, por të fokusohet ta zgjidhë problemin me Serbinë, përmes dialogut.

Megjithëkëtë, fillimisht kur i pari u tërhoq nga kjo nismë ishte Kadri Veseli, rrugës së të cilit iu bashkuan edhe Ramush Haradinaj, dhe dje edhe Presidenti Thaçi.

“Gjykata nuk mund dhe nuk do të zhbëhet”, tha Thaçi, dje para gazetarëve

Edi Rama i krahasoi me lopët politikanët e Kosovës, Haradinaj befason me deklaratën Read More »