Debat

Teatri i ri Kombëtar/ Kumbaro: Partneritet me qeverinë dhe Bashkinë për një ndërtesë dinjitoze!

Ndërtimi i godinës së re të Teatrit Kombëtar do të bëhet në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, Ministrinë së Kulturës e Bashkinë Tiranë.

Kështu deklaroi ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nga Pallati i Kongreseve, në Koncertin që hapi Vitin Kulturor Austri – Shqipëri 2018 “ Vienna Salutes Tirana”,  nga ku theksoi se “tashmë është marrë premtimi nga qeveria në bashkëpunim edhe me Bashkinë  për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me parametra bashkëkohore dhe dinjitoze”.

Duke u ndalur tek kultura, Kumbaro tha se  ajo tashmë e ka kaluar provën e saj në të gjitha disiplinat: ajo është në Europë, ka krijuar atë lidhje shpirtërore vlerash të domosdoshme për integrimin.

Në këtë event edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj theksoi se “në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, me Kryeministrin, me ministren e Kulturës dhe të gjithë dashamirësit , ne do të kemi një Teatër Kombëtar të paprecedentë në të të gjithë Europën”.

Pavarësisht debatit që ka lindur këto ditë mes artistëve dhe Ministrisë së Kulturës, të gjithë bien dakord për nevojën e një Teatrit të ri Kombëtar, ndërsa  në debat është përfshirë edhe kryeminsitri Rama, i cili ka thënë se nuk do të ketë teatër me kullë. Aktualisht godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar, e ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore, ndodhet në kushte mjaft të këqija duke mos ofruar minimumin si për aktorët që punojnë aty, por edhe për publikun në sallë.

Teatri i ri Kombëtar/ Kumbaro: Partneritet me qeverinë dhe Bashkinë për një ndërtesë dinjitoze! Read More »

Shkëlzeni përballë Taulant Ballës: Je hale e Ramës

Ditën e sotme Taulant Balla është përballur me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjykatën e Krimeve të Rënda lidhur me padinë e Shkëlzenit ndaj tij.

I pari që ka dalë nga salla e gjyqit ka qenë Shkëlzeni, i cili foli përpara medias se Taulant Balla fshihet pas imunitetit dhe Edi Ramës. Padia e Shkëlzen Berishës për kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla bëhet fjalë për shpifje.

Ai tha:

Taulant Balla ka dalë e ka thënë se nuk kam paguar asnjë taksë në tre vite. Unë kam letrat që kam paguar në vetëm dy vite 50 mln lekë taksa. Taulant Balla është dënuar si shpifës. Ai fshihet pas imunitetit dhe Edi Ramës që e trajton si tualet. Pritshmëria ime është që të dalë e vërteta”.

Pas tij, doli nga Gjykata Taulant Balla i cili i bëri thirrje prokurorisë për të hetuar Shkëlzen Berishën dhe aktivitetet e tij lidhur edhe me dosjen “Cez”.

Mësohet se seanca nuk ka zgjatur shumë, pasi trupa gjykuese e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën duke ia rikthyer Gjykatës së Lartë.

Shkëlzeni përballë Taulant Ballës: Je hale e Ramës Read More »

“Ish-kurva e Edi Ramës”, Gazetari sulmon aktorin që ofendoi Ema Andrean? Mos more…

Komenti i Genti Kames për Ema Andrean që e quante “ish kurva e Edi Ramës dhe topelëpirëse” mori dhenë ditën e djeshme.
Mirëpo, është pedagogu dhe gazetari Agim Xhafka që i ka dhënë një tjetër interpretim këtij konflikti mes aktorëve.

Xhafka shkruan si më poshtë:

Sot në thuajse gjithë portalet u dha një lajm që Genti Kame,artist në mjaft filma francezë dhe italianë,djali i regjisorit Gëzim Kame,kishte fyer rëndë aktoren Ema Andrea,kandidate për drejtore e Teatrit Kombëtar. Dhe si fakte silleshin fjalët që ai i adresoi asaj.

Në leximin e parë dhe të fundit dukej açik që donte ta denigronte e poshtëronte Emën. E ia arriti që thuajse në krejt lexuesit e internetit kjo artiste të damkosej. Komentet erdhën lumë e thuajse shumica merrnin në mbrojtje Emën. E quanin Gentin një djalë me plot epitete rënduese dhe konkluzioni delte se ky qenkej jo në rregull nga trutë.

Në fakt ,unë që njoh mirë Gentin, por më shumë Gëzimin,m’u duk pak agresiv fjalori që përdori. Dhe në brendësi ndjeva çudi e u ligështova që kjo familje kaq e nderuar bëri një gabim të tillë. Se djali të sjell në shtëpi suksesin,por edhe turpin.

Hyra në thuajse gjithë portalet,pashë dhe një emision te Top Channel ku flitej për Teatrin Kombëtar e ku ishte i ftuar Gëzim Kame. Ai foli për ligjin e teatrit dhe aty ndodhën ca pérplasje,të cilat ishin origjina nga erdhi dhe reagimi i Genti Kames.

Në atë emision babai i tij,regjisori Gëzim Kame tha se ç’mendonte për ligjin. Se ndaj u thirr ,per të folur. Kundërshtaret e mendimit të tij e quajtën mbështetës të qeverisë. Unë,që e njoh mirë këtë artist,e quajta sharje pa vend. Se Gëzim Kame ka qënë kundër ligjit të Ramës pér teatrin qysh në vitin 1998,kaq kundër sa bashkë me Roland Trebickën braktisën Teatrin Kombëtar dhe krijuan një trupë private me të cilën u bënë avangardë të artit skenik. Për disavjet bashkë me Elvira Diamantin,Robert Ndrenikën,Suela Konjarin,Hervin Çulin,Marjeta Larjen,Vangjel Toçen. Medi Malkën e plot të tjerë dhanë aq shfaqje sa teatri kombëtar nuk i dha për njëzet vjet.

P.sh. “Darka e të marrëve “ u shfaq 150 herë rresht,madje në ca ditë dhe dy herë në ditë,ose “Stjuardesat” u shfaq në sallën e Teatrit Te Operas,gjë që as kishte ndodhur,as ka ndodhur. Kështu vazhdoi maestro Kame nga suksesi në sukses,për të pasur në cv e vet veç gjerdanë që shkëlqejnë.

Pra ai jo vetëm s’ka qënë mbështetës i qeverisë,por ka punuar jashtë organikës së teatrit dhe ia ka dalë me sukses si mjaft trupa të tjera që u krijuan në ato vite.

Ndërkohë, Ema Andrea,pasi dëgjon një reagim të tillë,se Gëzim Kame qenka mbështetës i qeverisë,lëshon një fyerje mjaft të rëndë pë ish-pedagogun e saj Kame,për kolegun saj Kame,për artistin e madh Kame.(E keni te fotografuar më poshtë.)

Pas kësaj fjalie mbushur me neveri,përbuzje,helm,qelb e pështirosje,Gëzim Kame nuk reagoi,u përmbajt. Ndërsa djali i tij,artisti Genti Kame u lëshua me breshëri. Se pa që babai i vet u mor zvarrë jo vetëm në tv,por edhe në rrjete sociale. Kur lexova se çfarë Ema kishte shkruar mendova se në se ajo do fliste kështu për babain tim çfarë do bëja. Po iu përgjigjem se do reagoja shumë egër,më egër se Genti.

Ngjarja e sotme m’u faneps si një episod filmik. Ema me pistoletë “gjuan” Gëzimin për ta vrarë. I biri tronditet nga ngjarja dhe i bërtet vrasëses duke e sharë ç’t’i vijë.

Ndërkohë publiku i bërtet Gentit pse shan një femër. Harrojnë që ajo femër gjuajti, plumbi doli prej gojës së saj.

“Ish-kurva e Edi Ramës”, Gazetari sulmon aktorin që ofendoi Ema Andrean? Mos more… Read More »

Rama komenton videoskandalin në PD, e flliq fare Berishën për Salianjin

Kryeministri, Edi Rama ka komentuar për herë të parë gjatë seancës së sotme parlamentare për videoskandalin në PD.

Rama ka ironizuar Berishën, i cili ndërkohë mbante iPad në dorë.

“Sali kujdes se do të filmojnë dhe pale ca po na nxjerr, unë nuk të them kot.  Kujdes, se ti je i çuditshëm ti ku nuk futesh, aman se na morët fytyrën. Kujdes se ke kamera, aman të keqen”.

Berisha i tregoi ndërkohë fotomontazhin me tre fotot e Ramës që ishte duke parë.

“A në rregull, fotot e mia, ok, vazhdo, por kujdes ata lart, aman. Se ti mund të flasëh në emër të Llakajt, se Agroni ka punë, vetëm kudes ata lart, të lutem”- tha Rama.

Rama komenton videoskandalin në PD, e flliq fare Berishën për Salianjin Read More »

‘Teatri s’bëhet me po****’, Bujar Asqeriu shpërthen në takimin me Kumbaron, kapet me kolegun

Debate të ashpra dhe ngritje zëri gjatë takimit të disa artistëve me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro për të negociuar për Teatrin Kombëtar.

Mes artistëve të pranishëm në tryezë, aktori Bujar Asqeriu ka ‘shpërthyer’ në akuza, ndërsa nuk kurseu as kritikat për kolegët e tij të pranishëm aty.

Gjatë fjalës së tij Asqeriu është ‘kapur’ disa herë me aktorin Artan Imami, ndërsa i ka thënë këtij të fundit se nuk është artist. Me tone të ashpra, Asqeriu bëri thirrje që ministria e Kulturës të kthejë kokën nga Teatri, që ky i fundit mos të ‘vdesë’.

DEBATET

Bujar Asqeriu: Teatri ka vdekur dhe këta nuk duan. Le t’i bëjmë qejfin njëri-tjetrin, le të bëjmë teatrin. Në shfaqet tona lahmei me ujë të ftohtë.

Imami-Asqeriut: Ishte një banjo e prishur, u rregullua. Tani ti ça do më?

Asqeriu-Imamit: Ti je artist, nuk duhet të merresh me banjon. E kupton ku je? Lere zotëri..

Asqeriu-Kumbaros: Investoni zonja ministre, lëri fjalët. Nuk bëhet me pordhë por me lekë. Duhet të marrësh iniciativa dhe të mbrosh teatrin.

‘Teatri s’bëhet me po****’, Bujar Asqeriu shpërthen në takimin me Kumbaron, kapet me kolegun Read More »

Edi Rama, pedagogëve: Mos më acaroni, unë pres koka

Nga njëra anë artistët i kanë dalë kundër, nga ana tjetër pedagogët kanë paralajmëruar protesta kundër qeverisë. I ndodhur në mes të dhjetëra skandaleve, daljet publike të Edi Ramës janë kthyer në dalje kërcënuese ndaj atyre që ai ka përballë.

Kështu ndodhi edhe sot kur përballë kishte pedagogët e senatit të Universitetit të Tiranës, të cilët ditët e fundit kanë akuzuar qeverinë për pagat dhe situatën ku ndodhen universitete private.

Ata kanë hedhur akuza se Ligji i Arsimit që është bërë nga qeveria është skandal. Këto ankesa të pedagogëve kanë bërë që sot Edi Rama të mos ishte normal në përballjen me ta.

Madje me ton pak të ngritur kreu i qeverisë iu drejtua Senatit duke i thënë: “Nëse kërkoni që qeveria mos të merret më me paga jemi dakord, rritini vetë, ulini vetë, diferencojini vet. Jeni bishti i kavallit i të gjithë universitete të Shqipërisë. Për këtë s’ka faj as reforma, as ligji, as aktet nënligjore. Secili të mbajë përgjegjësinë e vet. Ne tonën, ju tuajën”.

“Ne morëm një vendim për rritjen e rrogave por kjo është hera e fundit se i takon çdo Universiteti të vendosë për rrogat. Dikush të marrë më shumë dikush më pak, në varësi të kontributeve dhe performancës. Duhet të mbarojë historia që marrin të gjithë njësoj si një pedagog që mban shkollën në këmbë dhe një tjetër që e merr rrogën kot. Po kjo është një punë që e bën universiteti jo qeveria. Qeveria sulmohet për tarifat, nuk i vendosim ne, i vendos universiteti. Qeveria vendos një tavan për të shmangur abuzimet.

Jeni të zgjedhur, flamurin e autonomisë e keni, tundeni. Mund të çohen nja 10-15 pedagogë e të thonë të ndryshohet ligji, kjo nuk ndodh, nuk bën vaki, ligji duhet zbatuar. Por ligjet mund të ndryshohen kur shihet që nuk funksionon diçka. Mos me çoni tek pika fundore, se ligji na e lejon te ndërhyjmë, por unë nuk dua. Po vajtëm tek ajo pikë, aty duhen prerë koka” – tha Rama.

Edi Rama, pedagogëve: Mos më acaroni, unë pres koka Read More »

Aktori sulmon Ema Andrean

Aktori Genti Kame, i biri i regjisorit Gëzim Kame i është përveshur aktores Ema Andrea, duke e quajtur atë “kurva e Edi Ramës”, teksa kujton kohën kur babai i tij iu kundërvu ministrit dhe askush nuk e mbështeti.

Ka qenë pikërisht debati për teatrin dhe reagimet e Ema Andreas ato që kanë nxitur dhe kanë bërë që Genti të shpërthejë ndaj saj.

Ai shkruan:

Ku ishe ti Ema Andrea ish kurva e Edi Ramës bashkë me topalëpirësit e tjerë kur Gëzim Kame mbronte Teatrin nga shembja? I lëpinit topet ministrit të kulturës. Kur ai mbeti pa punë për këtë shkak vazhduat të merrnit rrogat falë tij. Kur ai ngre teatrin e tij privat, ju vazhdoni lëpirjet për një rrogë tek dera e teatrit.
Sot me statuse Facebooku doni të bëheni drejtor teatri sa për atë rrogë. Dështakë dhe të paaftë, qoftë edhe si lëpirës, ti gjynofqare bashkë me ca derdimenë të tjerë këtu.

Megjithatë, i menëhershëm ka qenë edhe reagimi i aktores, e cila e këshillon të ketë kujdes me ironinë.

Ema shkruan:

Statuset e mia jane me te fuqishme se karrikja jote qe e mbron duke dale kunder idealit! Statuset e kryeministrit bejne tituj portalesh, vetem kaq! Statuset e artisteve ne cfaredo media bejne histori! Kujdes me ironine drejtor arti politik! Sbej Ave askukjt! Shume djerse per pozicionin Ave qe gezojne disa perfitues qe tregojne barcaleta per titullaret aristiko politike! Me ca corape neper kembe(dmth spiune kafenesh) me qe skam mjetet delirante te pushtetit drama queen!

Aktori sulmon Ema Andrean Read More »

Zv/ministrja kundra ministres së kulturës. Ministrja: Godina do shëmbet!

Në qeveri ka edhe njerëz me kurajo dhe integritet të spikatur. Zv/ministrja e Kulturës, Valbona Shijaku e ftuar në studion e “360Gradë” në Ora News pranoi se ligji për artin dhe kulturën ka pasur gabime nga ana e Ministrisë së Kulturës. Zj.Shijaku ka thënë pa asnjë ndrojtje se kemi gabuar.

“Ligji për artin dhe kulturën, besoj se është një keqkuptim. Besoj është për gabim të Ministrisë së Kulturës. Kemi bërë një gabim gjatë hapave. Ideja është për të bërë disa ndryshime në ligj të bëra nga juristët që nuk janë as artistë dhe as aktorë. As unë nuk e kam pasur të qartë. E pranoj. Janë disa gjëra që janë keqkuptuar në shprehje kur flitet për institucionet e varësisë. Këtu është gabimi jonë për të mos u krijuar ky keqkuptim”, tha zv.ministrja.

Fakti që zv/ministrja pranon gabimin dhe këtë e thotë publikisht tregon se ka elementë demokracie në qeveri e jo gjithçka mbetet arrogante, siç akuzohet. Në një farë mënyre zv/ministrja ka rrëzuar kryeneçësinë e ministres Kumbaro, e cila nuk pranon asnjë kompromis me artistët, ndonëse deklaron se “jam për bisedime”.

Ndërkohë një fakt rrënqethës është treguar gjatë emisionit. Aktori i njohur Bujar Asqeriu tregoi fakte rrëqethëse nga ajo që ndodh në sallën e Teatrit Kombëtar. Ai kujtoi aktorin Roland Trebicka se ishte i sëmurë me kancer në mushkri dhe për shkak se në teatër nuk kishte ngrohje, ai ngrohte duart me filxhanin e çajit. “Administrata jonë nuk ka respekt për artistët. Kurse Ermal Meta rritet në dashuri dhe ngrohtësi artistike. Ai ka rrethana shumë të ndritshme. Ne dridhemi. I madhi Roland Trebicka ngrohte duart në filxhanin e çajit për shfaqjen e Ismail Qemalit. Këto janë tmerre. Këto janë të vërteta. Po dridhej, si i sëmurë me kancer në mushkëri”, tha ai në “360 gradë”.

Në një televizion tjetër, ministrja e kulturës Mirela Kumbaro në Top Channel deklaron se godina e Teatrit Kombëtar do shembet me çdo kusht. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u përball me artistët në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi. Ishte i ndezur debati përballë artistëve të skenës Arben Derhemi, Altin Basha, Genc Fuga, Gëzim Kame dhe Robert Budina.

Aktori Arben Derhemi tha se trupa e artistëve nuk do të lejojë zhvendosjen e Teatrit Kombëtar. “Ne do të dalim nga ai Teatër kur të kaloni mbi trupat tanë” – tha ai.

Ministrja Kumbaro iu përgjigj se nga një analizë e bërë për Teatrin Kombëtar është vënë re se ajo godinë e ndërtuar nga italianët nuk i përmbush sot asnjë nga kushtet. Sipas ministres, në bazë të kësaj analize çdo investim restaurimi është shpenzim i kotë ndaj është hedhur ideja e ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.

“Në këtë truall do të ndërtohet një teatër kombëtar dinjitoz. Në këtë truall të bëhet ky Teatër. Këtë nuk e kam fshehur. Më lejoni ta them dhe e regjistroni. Ideja jonë është që të ndërtohet një Teatër i mirëfilltë Kombëtar në këtë zonë. Në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë kemi folur edhe për ndërtimin e disa institucioneve kulturore. Ne i kemi kërkuar kryetarit të bashkisë që të parashikojë në të njëjtin truall një projekt për Teatër Kombëtar. Nuk ka ende një projekt. Është çdo gjë duke u diskutuar për projektin dhe anën financiare” – tha Kumbaro.

Zv/ministrja kundra ministres së kulturës. Ministrja: Godina do shëmbet! Read More »