Debat

Artan Lame u kthehet shqiptarëve: Të paaftë për të ndryshuar, notoni në të njëjtin llum e ndryrësi si në shkrimet e Migjenit

Studiuesi i historisë, publicisti, opinionisti Artan Lame ndërsa na sjell një shkrim të tij në vitin 2011 ku i referohet Migjenit, vjen me një kritikë të fortë për të gjithë shqiptarët. Sipas tij shqiptarët vijojnë të notojnë në të njëjtën llum e ndryësi me përshkrimet e Migjenit duke i veçuar ata si të paaftrë për të ndryshuar.

Nga Artan Lame /  Si sot 80 vjet të shkuara vdiq Millosh Gjergj Nikolla. Po e kujtoj duke risjelle një shkrim të botuar në gazetën Shqip më 31.08.2011.

Po të mos ishte Migjeni. Më të shumtit prej nesh sot, kur ulemi të shkruajmë për varfëri e për mjerim, na pëlqen t’i zbukurojmë shkrimet tona me nga një thënie a frazë të Migjenit. Ndonjëherë, kur ja kemi ngenë të thellohemi, na bën përshtypje dhe e vëmë edhe në dukje se sa të vërteta mbeten edhe sot e gjithë ditën shkrimet e përshkrimet e Migjenit. Në fakt, kjo nuk është ndonjë meritë e Migjenit, por e jona, e shqiptarëve në përgjithësi, që vazhdojnë të notojnë në të njëjtin llum e ndyrësi, të cilën e përshkruante dikur Migjeni. Kështu që nuk ishte Migjeni profeti – shkrimet e të cilit mbeten të vlefshëm edhe sot – përkundër, jemi ne të paaftë të ndryshojmë, duke e lënë këtë vend të vuajë të njëjtat sëmundje dhe duke i bërë kështu të kurdovlefshme vargjet e Migjenit. Nëse ne do ishim francezë a hollandezë, do ja kishim dalë ta ndryshonim fatin e vëndit dhe kështu vargjet e Migjenit do mbeteshin në muze të historisë.

Shkodranët nuk e duan Migjenin. Nuk them për njerëzinë e thjeshtë – ata që heqin e vuajnë për të bukën e gojës dhe për të mbyllur ditën e punës, se këta s’ia kanë ngenë të merren me filozofira e me shkrime – as të sotmit e ca më pak me ata të para një shekulli. Më e holla punë intelektuale që bëjnë këta, është t’u përgjigjen thirrjeve të partive për mitingje dhe të thërresin sa më fort, me shpresë që t’i shohë kryemitingashi. Ndaj, s’e kam fjalën për ata për të cilët shkruante Migjeni, se këta të mjerë, sikur ta dinë se sa u ka kënduar e u ka qarë hallin poeti, do ta shpallnin kryetar partie, meqë tjetër kategori nderimi nuk dijnë.

Migjenin nuk e duan as ata që kanë shkollë, e që i mbajnë për të dijshëm e për elitë të qytetit. As e kanë dashur në të gjallë, e ca më pak e duan sot. Në të gjallë nuk e donin sepse e shihnin si rrezik për veten e tyre, ndërsa sot nuk e duan se janë edhe më injorantë të padijshëm sesa njerëzia e thjeshtë. Njerëzit e thjeshtë, lënda e parë e shkrimeve të Migjenit, nuk i quaj dot injorantë, por thjesht të pakultivuar që jeta dhe hallet nuk u ofruan luksin e diturisë, ndërsa elita është vërtet injorante se, megjithë që u shkollua e u përkëdhel nga fati, mbeti po aq injorante dhe pazot të lartohet moralisht.

Kështu pra siç thashë, shkodranët nuk e donin Migjenin. Të parët e mbi të gjithë, nuk e donin priftat. Kleri shqiptar, e veçan ai katolik, i kish bërë shërbime të paçmuara shqiptarizmës, ruajtjes së gjuhës shqipe e dëshmimit të traditës malësore. Të gjitha këto, i shërbyen fort ëndrrës rilindase të formimit të kombit por, në vitet ‘30 kjo ëndërr ishte realizuar. Shqipëria ishte krijuar, tani duheshin krijuar shqiptarët, siç thoshin përfaqësonjësit e neoshqiptarizmës. Këtu kleri ngeci dhe nuk bëri dot përpara. Konservator për vetë natyrën e vet, kleri vazhdoi të himnizonte shqiptarin trim e kreshnik, të pamposhtur e krenar, që vigjëlonte i ngrysur në malet e paafrueshme; të mbrujtur me kanune e me zakone burrash.

Mirëpo Migjeni e shqeu gjithë këtë fasadë false, të dalë mode dhe të panevojshme në shekullin e ri, duke ju përplasur dhe vënë përpara syve një realitet të turpshëm. Realitetin e malësorit që lyp misër, që shtrin dorën për bukë, të malësores që është gati të shesë trupin, të murgeshës që ofshan, të qytetit që i bishtnon modernizimit, të fëmijës që vuan për bukë ndërsa don të vazhdojë shkollën, të tregëtarit që bën adetet e fesë por mbetet i pashpirt, e gjithë ç’ka tjetër që ende na zukat në kujtesë nga vargjet e tij.

Migjeni me këtë grisje të maskave të kohës së vet, na shpëtoi fytyrën morale përgjithmonë. Nëse ai nuk do kishte shkruar, neve sot do të kishim vetëm poetët që u këndonin Zanave të Malit, ndërsa ndërsa varrezat mbusheshin me fëmijë të vdekur urie. Dhe kur të uleshim të analizonim këtë kundërshti, do të akuzonim paraardhësit se qenë të pashpirt e të pamoral që u këndonin zanave e maleve, ndërsa fëmija s’kishin tullumba e vajzat shisnin nderin.
Migjeni është gati i vetëm midis morisë së shkrimtarëve që denoncuan mjerimin. Ishin edhe një grusht djemsh të dijshëm, përfaqësues të neoshqiptarizmës, por ata qenë më shumë filozofë se sa poetë dhe morali ka nevojë edhe për poezi, pa le pastaj po të jetë “me nji grusht t’fuqishëm”. Sikur të mos qe Migjeni, ne nuk do kishim përfaqësues të brezit të madh të denoncuesve të realitetit; do të qe sikur Franca të mos kishte patur Balzakun apo Anglia të mos kishte Dikensin. Ne e patëm por s’e duam.

Kaq për shkodranët e atëhershëm.
Por edhe shkodranët e sotëm nuk e duan Migjenin. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që gati druhen t’i zënë emrin me gojë; që më tepër se një here kanë dashur t’i heqin emrin nga Teatri; që i kanë thyer bustin, e i kanë harruar varrin midis plehrave të qytetit; që i kanë zhdukur çdo shenjë të ekzistencës së tij në qytetin e Madh të Veriut, shtëpi, dhomë, muze, e gjithshka tjetër.

Sërisht janë edhe priftat, që nuk e duan e s’mund t’ia falin atë ç’ka i bëri ai klerit të kohës kur qe gjallë. Në fakt, Migjeni duhej të konsiderohej si aleat i klerit në përpjekjen e kahershme për drejtësi sociale e barazi shoqërore, por kjo nuk ndodhi as në gjallje të tij e aq më pak sot. Kisha katolike në momente të vështira të shekullit XX, përgjithësisht ja ka dalë të rreshtohet në anën e të dobtëve, duke ju rikthyer vokacionit të shekujve të parë të ekzistencës së vet; por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur gati askurrë në Shqipëri. Kleri shqiptar ka nxjerë plot martirë të fesë si Gjon Gazulli, por ndoshta askurrë martirë të njerëzve, si Romero i Salvadorit.

Zoti më ndjeftë se ndoshta e rëndova dorën pak si shumë mbi kurriz të priftave, kur më shumë se ata, përgjegjësi për këtë harresë ka vargani grotesk që i thonë vetes “zotnit e sotëm të Shkodrës”. Këta, të dal nga hiçi e të bërë zotnij veç prej lekut a prej karriges, as mund të pritet të duan dikë që ju zbulon rrënjët. Për fat, “sikur”-i i vënë në krye të këtij shkrimi, nuk mund të ngjasë, pasi ne e patëm Migjenin. E duam a s’e duam, ai është aty për të treguar me gisht pisllëkun e kohëve.

Artan Lame u kthehet shqiptarëve: Të paaftë për të ndryshuar, notoni në të njëjtin llum e ndryrësi si në shkrimet e Migjenit Read More »

Skulptura “Vlora”, debat në mediat italiane, flet autorja Ledi Shabani

Artistja shqiptare Ledi Shabani “turpëron” gazetarin italian që e akuzon për braktisje të “Vlorës”. Ajo rrëfen për “Shekullin” se si reagojnë emigrantët shqiptarë para skulpturës kur zbresin nga trageti. Si dhe zbulon disa nga “sekretet” e projekteve të ardhshme

Anila Dedaj

Shqiptarët sapo zbresin nga trageti, drejtohen për të fotografuar anijen më të veçantë të portit të Barit. Afrohen, bëhen kuriozë dhe sapo lexojnë “Vlora” marrin një pamje melankolike. Pastaj lumturohen, pasi kjo është memoria, aty është shqiponja edhe një pjesë e historisë. Bëhet fjalë për “Anijen e shpresës”, skulpturën e artistes Ledi Shabani, që kujton zanafillën e emigrimit për shumë shqiptarë. Edhe pse italianët, ashtu si edhe mediet e vendit fqinjë e kanë mirëpritur duke e cilësuar si “anijen e mirënjohjes”, dikush padrejtësisht e quan monumentin si “të braktisur” apo “të ndryshkur”. Gazetari Daniele Leuzzi, i cili shkoi në “Borderline 24”, me sa duket i painformuar, rrezikon të mbetet i turpëruar pasi artistja shqiptare i argumenton se “Vlora” është e përbërë me materialet më cilësore dhe ajo që ai ka quajtur abandonim, është në fakt “efekti skenik”. Në këtë intervistë për “Shekullin” Shabani shpreh qëndrimin e saj si dhe zbulon dëshirën që “Vlora” të mbërrijë në portin e Durrësit dhe atë të Brindisit.

Mediet italianet kanë shkruar rreth “ndryshkjes” së monumentit “Anija e shpresës”, çfarë po ndodh në realitet me veprën tuaj 20 ditë pas inaugurimit?

Një gazetar i një medie online, fatkeqësisht i painformuar për materialet që janë përdorur për këtë vepër, ka quajtur çelikun e oksiduar, metal. Ndërsa gurin e bardhë të qytetit, Tranin e ka përmendur si mermer. Pra është bërë një artikull i rremë, rreth të cilit kam sqaruar situatën që të përgënjeshtrohej.

Mund të na e shpjegoni se çfarë mesazhi përcillet me një efekt të tillë skenik?

Korten Çeliku që unë kam përdorur është një nga materialet më të përdorura nga arkitektët bashkëkohorë për efektin e saj ekspresiv dhe për kromatizimin karakteristik. Pra, duket si diçka antike, e vjetër falë efektit “të ndryshkut” që reflekton. Dallohet për rezistencën e lartë dhe po ashtu për cilësitë e veçanta estetike të dhëna nga oksidimi i kontrolluar. Ngjyra ndryshon, në fakt, në rrjedhën e oksidimit nga një ngjyrë portokalli fillestare në një ngjyrë të kuqe-kafe. Kalimi i kohës nuk e shkatërron materialin, por përkundrazi jep atë aspekt “të jetuar” që kërkojnë arkitektët dhe projektuesit. Shumë vepra arti janë të realizuara nga artistë, arkitektë, në të gjithë botën dhe po ashtu i shikojmë në pavijone të ekspozitave të EXPO-së kudo nëpër botë.

Ledi, kjo skulpturë për ju është një mënyrë për të lidhur më shumë dy vende si Italia dhe Shqipëria. Si është pritur nga qytetarët e Barit?

Duke pasur parasysh rëndësinë aktuale të temës së emigracionit që tani përfshin gjithë Evropën dhe duke pasur historinë e jashtëzakonshme të Vlorës, ajo menjëherë ngjall interesin dhe miratimin e institucioneve, kompanive dhe profesionistëve që pranuan dhe u bashkuan në kauzën financimin e projektit. Po ashtu qytetarët e Barit na përgëzuan për këtë projekt.

Po shqiptarët çfarë reagimi kanë pasur?

Gjithashtu dhe nga shtetasit shqiptarë u mirëprit kjo vepër që u kujton atyre fenomenin e migracionit. Disa prej tyre zbresin nga trageti dhe afrohen për të bërë një fotografi, si dhe shprehin kureshtje e duan të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë. Por sapo lexojnë “Vlora”, kujtojnë historinë e së kaluarës. E shikojnë me një pamje të trishtuar, por në të njëjtën kohë lumturohen duke menduar që nga atje filloi udhëtimi për shumë nga ne. Për ne që jetojmë këtu, Italia është bërë si një vendi i dytë “nënë” pavarësisht se familjet tona janë në Shqipëri. E njëjta gjë për Italinë, Shqipëria është rajoni tjetër përtej Adriatikut.

Brenda një kohe të shkurtër po flitet për ty si autorja e skulpturës së “mirënjohjes”?

Kënaqësi e madhe dhe dëshirë për ta ndarë këtë vepër me botën, për të kujtuar për ata që harrojnë lehtë çfarë ndodhi në gusht të vitit 1991. I gjithë qyteti i Barit u mobilizua, duke ndihmuar rreth 20 000 njerëz që vinin nga ana tjetër e detit.

Për ata që ende nuk e kanë dëgjuar mund të thuash diçka më tepër rreth krijimit të kësaj skulpture. Si lindi ideja dhe sa kohë u desh për realizimin e saj?

Nga skica deri në punën përfundimtare, u deshën 3 muaj punë. Zgjedhja e materialeve është studiuar në detaje, duke marrë në konsideratë qëndrueshmërinë e gjatë dhe pastaj zonën ku është vendosur puna. Për erën, diellin dhe ndryshimet e motit, lidha menjëherë idenë e përdorimit të dy materialeve shumë rezistente si guri i Tranit dhe çeliku Korten. Ky projekt, që ishte në parim ideja ime, u mirëprit nga shoqata artistike “Noi che l’arte” dhe autoriteti i portit që e pëlqeu dhe ra dakord. Ideja vjen si rezultat i qëndrimit tim të gjatë në qytetin e Barit, në të cilin, pas viteve të studimit, punës dhe përvojës midis Italisë dhe Shqipërisë, si artiste e ndjeva nevojën të dhuroja veprën që përmbante një mesazh të “Shpresës”.

Nëse do të riktheheshe në kohë do ta realizoje njësoj?

Patjetër që po. Shpresoj që një kopje e atillë të jetë e mundur e të pozicionohet gjithashtu në Durrës, Brindizi etj. Jam shumë e sigurt që do të bënte efektin e vet edhe në këto porte.

Jeni shprehur se mesazhet sociale janë në fokus të punës suaj, cilat janë projektet e ardhshme?

“In cantiere” (Në kantier), kam projekte shumë interesante. Natyrisht disa prej tyre përmbajnë një mesazh të fortë dhe me siguri nevojitet kohë studimi dhe në të njëjtën kohë duhet të kenë vëmendjen e njerëzve të duhur. Projekti i ardhshëm do të doja të kujtonte Kalabrinë. Kjo të mbetet midis nesh. Me siguri projekti do të zbulohet në kohën e duhur./shekulli

Skulptura “Vlora”, debat në mediat italiane, flet autorja Ledi Shabani Read More »

Erjon Braçe nuk duron më, ia kthen ashpër Bashës: Deri në fund dhe shumë shpejt, siç ti e kërkon!

Shkrimi në “Ëashington Times” ka përfshirë në debatin me Ramës dhe Bashës edhe deputetin socialist Erion Braçe. Basha në reagimin e tij shkruante se populli është ai që do të thotë fjalën e fundit për kokat e krimit dhe korrupsionit, duke pretenduar se Rama ka kapur drejtësinë. Por socialisti Braçe, teksa ironizon qëndrimin e deputetit demokrat në emër të popullit, thotë se drejtësia do të veprojë si buomerang ndaj Bashës, ashtu siç edhe ai vetë e kërkon.

Reagimi i deputetit Erion Braçe:
Kur Lulezim Basha flet ne emer te Popullit, eshte mu sikur Breshka te kendoje e kerceje Rock! Sipas tij, Reforma ne Drejtesi nuk egziston; Sipas tij, Reforma ne Drejtesi egziston vetem per Edi Ramen dhe ambasadoret qe ai ka blere me parate e droges;

Sipas tij, Populli nuk e ha kete dhe Populli shume shpejt do e zhbeje Reformen dhe Drejtesine qe po rithemelohet prej saj! Ky eshte kulmi! Cili popull Lulezim? Ai qe ti e vrave me pushke te shtetit mu ne mes te bulevardit? Per cilen Drejtesi do cohet ky Populli, per kete qe po zhbehet pikerisht sepse me te, Ti, as u hetove e as u gjykove per vrasjet ne Popull?

A e kupton qe nese do ket gjyq te Popullit, pari para tij duhet te jesh Ti, vrasesi serial i kater burrave te varfer e te ndershem?! Sepse jo vetem i dhe amnisti vetes, por nuk le qe te denohej asnje nga vrasesit e tu te skuadres se pushkatimit. Deri ne fund dhe shume shpejt, sic ti e kerkon!

Erjon Braçe nuk duron më, ia kthen ashpër Bashës: Deri në fund dhe shumë shpejt, siç ti e kërkon! Read More »

Basha i përgjigjet Ramës: Ke blerë gjykatës, prokurorë, TV, ambasadorë…

I është përgjigjur menjëherë Lulzim Basha akuzës së kryeministrit Edi Rama se opozita po paguan shkrime në mediat e huaja kundër Vetingut dhe reformës në drejtësi.

“Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut! Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi! Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike! Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë #Derinëfund👊”,– shkruan Rama me një gjuhë të fortë.

Me të njëjtën gjuhë iu përgjigj edhe kreu i opozitës.

“Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt” shkruan Basha.

Basha i përgjigjet Ramës: Ke blerë gjykatës, prokurorë, TV, ambasadorë… Read More »

Erjon Braçe nuk duron më, ia kthen ashpër Bashës: Deri në fund dhe shumë shpejt, siç ti e kërkon!

Shkrimi në “Ëashington Times” ka përfshirë në debatin me Ramës dhe Bashës edhe deputetin socialist Erion Braçe. Basha në reagimin e tij shkruante se populli është ai që do të thotë fjalën e fundit për kokat e krimit dhe korrupsionit, duke pretenduar se Rama ka kapur drejtësinë. Por socialisti Braçe, teksa ironizon qëndrimin e deputetit demokrat në emër të popullit, thotë se drejtësia do të veprojë si buomerang ndaj Bashës, ashtu siç edhe ai vetë e kërkon.

Reagimi i deputetit Erion Braçe:
Kur Lulezim Basha flet ne emer te Popullit, eshte mu sikur Breshka te kendoje e kerceje Rock! Sipas tij, Reforma ne Drejtesi nuk egziston; Sipas tij, Reforma ne Drejtesi egziston vetem per Edi Ramen dhe ambasadoret qe ai ka blere me parate e droges;

Sipas tij, Populli nuk e ha kete dhe Populli shume shpejt do e zhbeje Reformen dhe Drejtesine qe po rithemelohet prej saj! Ky eshte kulmi! Cili popull Lulezim? Ai qe ti e vrave me pushke te shtetit mu ne mes te bulevardit? Per cilen Drejtesi do cohet ky Populli, per kete qe po zhbehet pikerisht sepse me te, Ti, as u hetove e as u gjykove per vrasjet ne Popull?

A e kupton qe nese do ket gjyq te Popullit, pari para tij duhet te jesh Ti, vrasesi serial i kater burrave te varfer e te ndershem?! Sepse jo vetem i dhe amnisti vetes, por nuk le qe te denohej asnje nga vrasesit e tu te skuadres se pushkatimit. Deri ne fund dhe shume shpejt, sic ti e kerkon!

Erjon Braçe nuk duron më, ia kthen ashpër Bashës: Deri në fund dhe shumë shpejt, siç ti e kërkon! Read More »

Shqiptarët sherr me grushte në Kuvendin e Preshevës/Video

Salla e Kuvendit në Komunën e Preshevës është kthyer në arenë boksi, ku kryetari i komunës, Shqipërim Arifi është përplasur me këshilltarin e PDSH-së, Shpat Aliu i cili ishte në foltore.

Menjëherë pas këtij momenti situata u agravua edhe më shumë, ku të tjerë persona u përfshinë në konflikt, duke u goditur me grusht me njëri-tjetrin.

Ishte anëtari i këshilltarëve të PDD-së, Rinor Krasniqi, i cili u konfliktua fizikisht me Fatlum Kadriun i cili është përfaqësues i Alternativës Ndryshe.

Shqiptarët sherr me grushte në Kuvendin e Preshevës/Video Read More »

“Veriu i Kosovës i duhet dhënë Serbisë”, shkrimtari i përvishet keq analistit: Je mercenar…

Deklarata e analistit nga Kosova, Baton Haxhiu se, është pro shkëmbimit të territorit me Serbinë, ka sjellë mjaft reagime negative në drejtim të tij. Një prej tyre është shkrimtari, Agron Tufa, i cili shprehet se Kosova nuk ka qenë ndonjëherë shtëpia e Haxhiut. Pasi ky mendon që një pjesë e veriut të Kosovës duhet dhënë Serbisë.

“Nëse Baton Haxhiu perserit “Veriu i Kosovës i duhet dhënë Serbisë”, edhe unë po përsëris: “Lëreni Batonin t’ia japë Serbisë veriun dhe jugun e erzit të shtëpisë” (Kosova nuk ka qenë ndonjëherë “shtëpia” e tij: tradhëtarët e mercenarët nuk kanë atdhe!)”, tha Tufa.

Sidoqoftë, në një intervistë të Baton Haxhiut dhënë gazetës MAPO, ka konstatuar se korrigjimi i kufijve nënkupton që edhe Kosovës do t’i hiqet një pjesë.

Haxhiu është analisti i vetëm në Kosovë që po përkrah idenë e Hashim Thaçit për “korrigjim të kufijve”. Të dy njihen për raportet e tyre miqësore. Madje javën e kaluar Thaçi e Haxhiu kishin kaluar një vikend në bregdetin e Shëngjinit.

“Veriu i Kosovës i duhet dhënë Serbisë”, shkrimtari i përvishet keq analistit: Je mercenar… Read More »

Erion Braçe degjeneron Armando Duken: Mund t’u tallë, por dhe mund t’u…

Deputeti socialist Erion Brace, njihet si tifoz i skuadrës së Patrtizanit dhe gjithmonë është i ndjeshëm për çështjet e futbollit, e sidomos kur bëhet fjalë për skuadrën e zemrës.

Braça ka publikuar një status në rrjetet sociale kundër Armando Dukës, kreut të FSHF-së, duke u shprehur se futbolli i Dukës mund tu tallë e mund tu vrasë.

Nisur nga ndeshja e luajtur dje mes Skënderbeut dhe Partizanit, Braçe e quan të padrejtë dhe të mërzitshme.

Reagimi i plotë i Braçes:

RRIJINI LARG KETIJ FUTBOLLI, ESHTE FUTBOLLI I ARMANDO DUKES, MUND TU TALLE POR EDHE MUND TU VRASE! ESHTE PARACAKTUAR EDHE NJE HERE GJITHCKA DHE KJO NDJELL DHUNEN!

Dua te them qe ne krye te heres dy gjera; E para, ndeshja e djeshme mes Skenderbeut dhe Partizanit ishte e dobet, e merzitshme, thuajse pa futboll! E dyta, dhuna ne te ishte e neveritshme, e papranueshme, per mua e qellimte.

Por kjo nuk me pengon te them sa vijon; NUK KA GARE EDHE NJE HERE, ESHTE PARAVENDOSUR SERISH!

Ajo qe nje miku im tha dje ne menyre naive-Futbolli ne Shqiperi eshte nje loje qe e luajne 10 ekipe por ne fund fiton Skenderbeu, eshte e vertete! Jo nga merita sportive-sic ne te pakten 7 here sepse keshtu PARAVENDOSET!

Shiheni videon;
Eshte nje rast ne minuten e 7 duke kapur te 8-ten ne ndeshjen e djeshme. ESHTE PENALLTI E PASTER,
MOHUAR PARTIZANIT, KUR NUMRI 9-te I SKENDERBEUT PRET DY FUTBOLLISTE TE PARTIZANIT MU BRENDA ZONES-PROGNIN DHE HILEN; ARBITRI ESHTE 2 METER LARG!
(Kjo nuk e justifikon kurrsesi Pattizanin dhe lojen e tij te merzitshme dje, pervec 20 minutave)

Por nuk eshte kjo e reja, e vjeter shume kjo.
E reja ka te bej me faktin qe shumica derrmuese nuk e pa rastin; Regjia e SUPERSPORT e zhduku rastin, nuk e perseriti fill pasi ndodhi, e zhduku nga emisioni qe pasoi, e zhduku nga permbledhja e ndeshjes, e zhduku dhe nga highlights-et qe ju shperndane medias!

Asnje media nuk e rregjistroi rastin; Dje, per here te pare ne histori, asnje kamera tjeter nuk u la te futej ne stadiumin e Korces! ARMANDO DUKA ne FSHF ka zhvilluar nje tender nebte zeze per te drejten televizive, ka nxjerre fitues SUPERSPORT dhe per kete shkak, ne stadiume do jene vec kamerat e SUPERSPORT, asnje kamera tjeter!

Domethene, ARMANDO DUKA ka vendosur qe, ne te shohim ne ekran vetem cfare ai vendos qe ne te shohim, sic beri dje duke na detyruar qe ne te shohim ate qe ai kishte vendosur; Ndeshjen e tij, ate pa penalltine e mohuar qartazi Partizanit! I pame te gjitha, perfshire si Gega e Shehi kapnin topat, vetem kete rast nuk e pame. Ndeshja u vendos nga nje tjeter penallti, nderkohe qe Partizanit ju mohua nje penallti po aq sa ajo qe ju dha Skenderbeut!

Erion Braçe degjeneron Armando Duken: Mund t’u tallë, por dhe mund t’u… Read More »