Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ndau një urim për të gjithë mësuesit në ditën e tyre, 7 Marsin.
Evis Kushi shprehet se ky është një 7 Mars ndryshe nga herët e tjera, për shkak të pandemisë:
“Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 Mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë”.
Duke uruar gjithashtu që “çdo 7 Mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sotmit, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin”, ministrja Kushi nënvizon se falënderimet e mirënjohja për mësuesit nuk mbarojnë asnjëherë:
“Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt!” – mbyll mesazhin e saj Ministrja Evis Kushi./NOA.al
Ditën e hënë, në datën 22 shkurt, rihapen shkollat. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, bëri publik lajmin përmes llogarisë së saj në Facebook.
Konkretisht, nga e hëna të gjithë nxënësit do t’i rikthehen skenarit të mëparshëm. Pra, mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet si më poshtë:
– nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;
– maturantët në shkollë;
– dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.
Sipas ministres, shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve. /noa.al/
Shkak janë bërë temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin dhe pamundësia për të respektuar protokollin e masave anticovid që kanë të bëjnë me ajrosjen e ambienteve të mësimit.
Nis mësimi online për gjimnazistët në vend! Temperaturat e ulëta pengojnë zhvillimin e mësimit në shkollaMaturantët në shkolla
I gjithë sistemi parauniversitar nga sot deri të premten kalon online.
Sot sistemi parauniversitar në vend nuk do ta zhvillojë mësimin në klasa, por online. Lajmin e konfirmoi në fundjavë ministrja e Arsimit Evis Kushi, sipas së cilës, ky vendim do të jete në fuqi deri të premten.
Shkak janë bërë temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin dhe pamundësia për të respektuar protokollin e masave anticovid që kanë të bëjnë me ajrosjen e ambienteve të mësimit. Ministrja siguroi familjet e nxënësve që po merren të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij procesi.
Nga dita e hënë asnjë institucion shkollor nuk do të hapet dhe mësimi do të zhvillohet online.
Vendimin e njoftoi para pak minutash ministria e Arsimit.
Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.
Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021./noa.al
Ministrja e Arsimit Evis Kushi, në një deklaratë për shtyp foli sa i përket zhvillimit të sezonit të provimeve në universitete.
Ministrja kërkoi që sezoni të zgjatet me 45 ditë duke pasur parasysh situatën e pandemisë në të cilën ndodhet vendi.
Kushi u bëri thirrje universiteteve që lëndët për të cilat provimi nuk mund të zhvillohet online, ta zhvillojnë në klasë.
Ajo vijoi më tej duke thënë se për ata studentë që nuk kanë mundësi të japin provimin këtë sezon duhet t’u mundësohet një tjetër periudhë
“Në ato raste kur provimi i lëndës është e pamundur të zhvillohet “online”, për arsye të specifikave të lëndës, sipas vlerësimit të vetë universiteteve, provimi mund të zhvillohet në auditorë, duke respektuar me korrektësi maksimale zbatimin e protokolleve anti-Covid.
Universitetet të shohin mundësinë për t’i dhënë të drejtën studentëve të vendosin nëse do të marrin pjesë apo jo në këtë sezon, në varësi të mundësisë apo pamundësisë të tyre për arsye që lidhen me pandeminë.
Sugjerojmë që kohëzgjatja e sezonit të jetë më shumë se 45 ditë, për të mundësuar distancë midis provimeve dhe për të parandaluar mbipopullimin e mjediseve të universiteteve”, tha ajo.
Sipas ministres Kushi, kohëzgjatja e sezonit po ashtu do të bëjë të mundur që studentët të kenë më shumë mundësi për t’u përgatitur për provimet.
Kushi po ashtu propozoi që mungesat në mësimin e zhvilluar online mos t’i penalizojë studentët.
“Kohëzgjatja e sezonit do t’i ndihmojë edhe studentët që të kenë më shumë kohë për t’u përgatitur në këto provime. Sugjerojmë që mungesat e studentëve në leksionet apo seminaret “online” të mos i penalizojnë ata për pjesëmarrje në provime, duke vlerësuar vështirësitë objektive që mund të kenë pasur një pjesë e studentëve gjatë kësaj periudhe”, tha ajo.
Sakaq, ministrja theksoi se duhet të merren masat e nevojshme për të bërë të mundur mospërhapjen e virusit.
Sa i përket numrit të personave që duhet të jenë në një klasë gjatë provimeve, ajo theksoi se në klasë nuk duhet të jenë më shumë se 15 studentë.
“E konsideroj shumë të rëndësishme të sjell edhe një herë në vëmendjen tuaj garantimin e kushteve për të minimizuar riskun e infektimit për studentët, pedagogët dhe të gjithë stafet universitare.
Numri i studentëve në sallë të jetë jo më shumë se 15 veta, duke garantuar distancën e nevojshme”, bëri me dije ajo.
Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, foli në lidhje me zhvillimin e sezonit të provimeve.
Provimet kur është e pamundur që të zhvillohen online do të zhvillohen në auditore.
Evis Kushi tha se pas një takimi me Komitetin Teknik të Ekspertëve është marrë një vendim i tillë.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një deklaratë për shtyp në lidhje me zhvillimin e sezonit të provimeve, ku ka kërkuar që të zgjatet në 45 ditë duke pasur parasysh situatën e pandemisë në të cilën jemi. Ajo theksoi se ata lëndë për të cilat provimi nuk mund të zhvillohet online, do ta bëjnë në klasë, por me jo më shumë se 15 nxënës. Ndërkaq për provim do jetë jo më shumë se 1 orë në dispozicion.
“Që nga ky moment duke qenë se përgjegjësia jonë e përbashkët është shumë e lartë për të garantuar një proces të rregullt do të kërkoja nga universitetet që në rastet kur provimi smund të zhvillohet online ai mund të zhvillohet në universitetet duke respektuar protokollet”.
“Universtietet duhet t’u japin të drejtë studentëve nëse do të marrin pjesë në këtë sezon. Atyre që s’do marrin pjesë t’u ofrohet mundësia e një sezoni të ndërmjetëm. Zgjatja e sezonit të jemi më shumë se 45 ditë. Kjo do frenojë përhapjene pandemsië dhe do të ndihmojë studentët të mësojnë më shumë”, tha Evis Kushi.
“Të mos penalizohen provimet për mosmarrjen pjesë në seminare. Ndarja e studentëve të bëhet në grupe dhe orare të ndryshme. Kohëzgjatja e provimeve të jetë jo më shumë se 1 orë”.
“Higjienizimi i mjediseve të bëhet sa më shpesh. Çdo universitet duhet të përgatisë një rregullore më të detajuar. Jam mirënjohëse çdo studenti për durimin dhe sakrificën e treguar deri tani”, tha ministra Kushi.
Situata nuk është aspak premtuese, por në disa fakultete dhe po ashtu në disa lëndë specifike, provimi online është thuajse i pamundur që të zhvillohet.
Duke respektuar në maksimum masat anti-covid, Komiteti Teknik i Ekspertëve i ka dhënë leje Ministrisë së Arsimit, pas takimit me rektorët, duke i ndezur dritën jeshile edhe kërkesës së studentëve që kishin ngritur një shqetësim të tillë.
Ky vendim vjen në të njtëjtën ditë, kur Komiteti i Ekspertëve shtrëngoi edhe për dy javë masat anti-covid.
Askush nuk ka thënë ndonjëherë se të jesh prind është diçka e lehtë. Rritja e fëmijëve të suksesshëm në jetë nuk ndodh vetvetiu. Në shumë raste edhe kur bën gjithçka siç duhet, gjërat mund të shkojnë keq.
Por sigurisht që ndihmon jo pak të diturit se çfarë mund të bëni për të rritur shanset që fëmijët tuaj të ndjekin rrugën e duhur që i çon drejt një jete të shëndetshme dhe të lumtur. Më poshtë janë disa gjëra që studiuesit kanë zbuluar që bëjnë ndryshe prindërit e fëmijëve të suksesshëm.
Ata i mësojmë fëmijët se si t`a përdorin kohën e tyre
Statistikat në lidhje me problemet e shëndetit mendor në mesin e të rinjve janë tronditëse. Sipas një studimi të botuar së fundmi në “The Journal of Annormal Psychology”, gjatë viteve 2009- 2017 nivelet e depresionit u rritën me më shumë se 40 për qind tek adoleshentët e moshës 14-17 vjeç, dhe 47 për qind tek fëmijët e moshës 12-13 vjeç.
Dhe numri i të rinjve në këto grupmosha që vizituan departamentin e urgjencës me mendime apo veprime vetëvrasëse ishte dyfishuar në vitin 2015 krahasuar me vitin 2007. Sipas Kim Bruks, autore e librit“Kafshë të vogla:Prindërimi në Epokën e Frikës”, një pjesë e problemit është se prindërit e strukturojnë çdo minutë të jetës së fëmijëve të tyre, dhe i japin prioritet sigurisë dhe mbikëqyrjes, në kurriz të zhvillimit emocional dhe social të tyre.
Ata stimulojnë leximin
Aftësia për të lexuar mirë, është një gjë shumë e vlefshme, dhe ndikon në shumë sfera të jetës së një personi. Megjithatë, sipas studiuesit të leximit Kindel Nash, vetëm rreth një e treta e të gjithë nxënësve të klasave të teta mund të lexojnë në apo mbi nivelin e klasës së tyre. Ndërkohë, prindërit më të mirë përdorin një qasje praktike për t’i ndihmuar fëmijët e tyre të kenë sukses në këtë fushë.
Ata janë të vetëdijshëm mbi atë që ndajnë në rrjetet sociale mbi fëmijët e tyre
Sharenting, është dukuria e ndarjes së informacioneve të tepruara mbi fëmijët tuaj në rrjetet sociale.
Në një studim, studiuesit zbuluan se 70 për qind e prindërve që përdorin mediat sociale kanë parë prindër të tjerë që të ndajnë gjëra në internet, të cilat mund ta bëjnë me turp një fëmijë, përfshirë informacionin personal që jep vendndodhjen e fëmijës,apo fotot e një fëmije në momente që mund të konsiderohen të papërshtatshme.
Prindërit më të mirë e mbrojnë privatësinë e fëmijëve të tyre, dhe u mësojnë atyre me anë të shembullit se jo gjithçka duhet të bëhet publike, veçanërisht pasi ajo që hidhet në internet qëndron atje përgjithmonë.
Ata nuk lejojnë TV në dhomën e gjumit të fëmijëve
Studiuesit kanadezë analizuan të dhënat e mbi më shumë se 1.800 fëmijëve që morën pjesë në Studimin e Zgjeruar të Zhvillimit të Fëmijëve në Kebek. Ata vëzhguan fëmijët që kishin televizor në dhomën e tyre të gjumit që kur ishim 4-vjeç, dhe zbuluan se ata ishin më të prirur ndaj simptomave depresive, viktimizimit, agresionit fizik, dhe niveleve më të ulëta të shoqërimit me të tjerët.
Nuk ka nevojë për një ekran tjetër që të zërë vend në hapësirën e fëmijës tuaj. Akademia Amerikane e Pediatrisë, rekomandon që dhoma e fëmijëve të mos ketë televizor, dhe që koha e kaluar para ekranit të jetë e kufizuar për fëmijët e të gjitha moshave.
Ata kanë një qasje praktike për arsimin
Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Misurit, SHBA, kur prindërit përfshihen në arsimimin e fëmijëve të tyre në fillim të vitit shkollor, fëmijët kanë më pak të ngjarë të kenë probleme me fokusimin dhe sjelljen më vonë gjatë vitit.
Prindërit e fëmijëve më të suksesshëm,kanë si prioritet ndihmën ndaj fëmijëve në realizimin e detyrave të shtëpisë, komunikimin e rregullt me mësuesit, pjesëmarrjen në aktivitetet e shkollës, angazhimin në punë vullnetare në shkollë, dhe përfshirjen në këshillat e prindërve.
“Përveçse ka më pak të ngjarë që ata të kenë probleme emocionale apo të sjelljes në klasë, ne zbuluam gjithashtu se studentët me prindër të angazhuar më shumë me fëmijët, e përfunduan vitin shkollor me aftësi më të mira shoqërore, dhe ishin në gjendje të përqendroheshin më lehtë në detyrat e tyre”-thotë Tajler Smith, bashkëpunëtor i studimit në Kolegjin e Edukimit të Universitetit të Misurit.
“Kjo do të thotë që kur prindërit përfshihen më shumë në shkollimin e fëmijës, përfitimet për fëmijën e tyre rriten me kalimin e kohës”- theksoi Smith.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar ditën e sotme datat e provimeve të Maturës Shtetërorë.
Provimet me detyrim dhe ai me zgjedhje do të kenë 4 ditë diferencë nga një provim te tjetri.
Do të nisin në datën 3 qershor me testin e gjuhës së huaj dhe do të mbarojnë mbarojnë në 15 qershor, me provimin e lëndës me zgjedhje.
Gjuhë e huaj – 3 qershor 2021
Gjuhë shqipe dhe letërsi – 7 qershor 2021
Matematikë – 11 qershor 2021
Provim më zgjedhje – 15 qershor 2021
Ky vit ka qenë tepër i vështirë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe kjo pandemi ka ‘detyruar’ arsimin që të marrë masa të ndryshme gjatë vitit shkollor.
Provimet e maturës këtë vit do të zhvillohen një pjesë me alternativa dhe një pjesë me zhvillim. Në total testi përmban 60 pikë dhe është në tre nivele vështirësie.
Në total do të jenë katër provime, tre prej të cilave me detyrim dhe një me zgjedhje.
Rezultatet do të shpallen brenda datës 30 qershor ndërsa diplomat do të shpërndahen deri më 15 korrik.