Arsim

Ngacmoi nxënësen:”A jeni në terezi?”shpërthimi i mësuesit dhe dëshmia befasuese në gjyq.

[sgmb id=”1″]

Gjykata e Tiranës vendosi të izolojë në paraburgim 64- vjeçarin Hasan Martani, i dyshuar për ngacmim seksual të një prej nxënëseve të tij në shkollën 9- vjeçare “Mustafa Lleshi”, në Kashar.

Mësuesi i prangosur, pas denoncimit të një prej nxënëseve të klasës së shtatë, do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, i dyshuari ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë, duke i cilësuar si të pavërteta.

Ndryshe ka pretenduar prokurori në sallën e gjyqit, sipas të cilit ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se i dyshuari mund të ketë kryer veprën penale. Një nga këto prova kanë qenë edhe komunikimet elektronike, mesazhe të shkëmbyera në rrjetin “Facebook”.

Ndërkohë, burime pranë organit të akuzës pohuan për “Panorama”-n se hetimi i rastit do të përqendrohet në komunikimet elektronike që dyshohet të ketë pasur mes kallë- zueses 14-vjeçare dhe mësuesit të saj.

Kjo për faktin se e mitura në deklarimet e dhëna në praninë e psikologes, ka rrëfyer se në lidhje me ngacmimet nga ana e 64-vjeçarit nuk ka pasur dijeni askush tjetër përveç nënës së saj.

DËSHMIA NË GJYQ

Burime brenda seancës pohuan se i dyshuari është çuar i revoltuar nga karrigia ku ishte ulur, teksa ka dëgjuar aktakuzën e prokurorisë.

“A jeni në terezi more?! Ç’janë këto trillime? Janë të gjitha trillime”, mësohet të jetë shprehur ai. Më tej, gjatë shpjegimeve të dhëna, ai ka mohuar me forcë akuzën, duke thënë se nuk kishte kryer asnjë vepër penale.

“Nuk kam kryer asnjë vepër penale dhe asnjë paligjshmëri gjatë gjithë jetës sime dhe jo më atë që pretendohet këtu. Nuk kam abuzuar me askënd. Jam arrestuar me pa të drejtë”, cituan burimet të dyshuarin.

Në të njëjtën linjë, avokatët mbrojtës të tij kanë kërkuar lirimin e mësuesit nga paraburgimi, pasi, sipas tyre, fakti penal nuk ekziston.

“I përfaqësuari prej nesh nuk ka kryer asnjë vepër penale”, janë shprehur mbrojtësit. Në lidhje me shkëmbimin e mesazheve në rrjetin social “Facebook”, mbrojtësit kanë pretenduar se komunikimi është keqpërdorur nga nëna e kallëzueses.

Sipas mbrojtësve, ka qenë një rastësi e dy adresave me të njëjtin emër dhe se 64- vjeçari ka perceptuar se ka qenë duke folur me një person tjetër dhe jo me të miturën.

DENONCIMI

Mësuesi i lëndës së matematikës në shkollën 9-vjeçare “Mustafa Lleshi” u arrestua mesditën e së martës në ambientet e kësaj shkolle, pas dyshimeve se ka kryer vepra të turpshme me një të mitur.

Ndalimi i tij nga punonjësit e Komisariatit të Policisë nr. 6 është bërë pas një denoncimi të paraqitur në këtë komisariat nga ana e një prej nxënëseve të tij 14-vjeçare. Nën shoqërinë e nënës së saj dhe të një psikologeje, e mitura ka rrëfyer disa episode ku, sipas saj, ishte ndjerë e ngacmuar nga ana e mësuesit Hasan Martani.

Bashkëngjitur kallëzimit e mitura ka paraqitur edhe disa mesazhe që mësuesi ia kishte dërguar në “Facebook”. Mesazhet e fundit ishin përgjigje e një mesazhi të dërguar nga vetë e mitura, e udhëzuar nga nëna e saj, për ta paraqitur më pas si provë në polici.

Ngacmoi nxënësen:”A jeni në terezi?”shpërthimi i mësuesit dhe dëshmia befasuese në gjyq. Read More »

U ngacmua seksualisht nga mësuesi, motra i shkruan një letër publike.

[sgmb id=”1″]

Një vajzë 13-vjeçare u ngacmua seksualisht nga mësuesi 64-vjeçar në një shkollë të Tiranës, ndërkohë që nëna e saj doli dje publikisht duke denoncuar ngjarjen në televizion.

Nga ana tjetër, motra e 13-vjeçares i dërgon sot një letër duke e vlerësuar për guximin, ndërsa thotë se ndjehet “xheloze” për atë që veproi motra.

Letra e 13-vjeçares
Jeta ka lumturi, suksese, gëzime etj., por paska dhe shumë hidhërim, trishtim dhe prova të caktuara nga Zoti për tu kaluar. Familja ime (ose më saktë motra ime) ishte zgjedhur nga Zoti për të kaluar një sprovë jashtëzakonisht të madhe dhe të vështirë.

Deri para disa ditësh unë mendoja se pse Zoti zgjodhi që motra ime të ishte viktima, pse ishte ajo që duhet të vuante që fëmijë? Por më pas e kuptova se Zoti e ka një arsye dhe se ai zgjedh engjëjt për të kaluar këto sprova me sukses. Unë u xhelozova shumë për motrën time këto ditë.

Tani po mendoni si mund të xhelozohet një person për motrën e vet për një fatkeqësi të tillë? Po, është e vërtetë, u xhelozova sepse një fëmijë vetëm 13 vjeç u tregua aq e fortë dhe e guximshme saqë edhe një i rritur nuk do ta bënte. Ajo doli fitimtare dhe kokëlartë nga kjo histori.

Vetëm një pyetje kam për ata persona (që jam e bindur që janë shumë pak) që thonë “pse e denoncuat?” ose “pse e bëtë publike? Në qoftë se vajza/motra/mbesa apo kushërira juaj do të ishte në vendin e motrës sime, ju do të vazhdonit të heshtnit?

Ajo jo vetëm që shpëtoi veten e vet, por edhe shumë vajza të tjera, sepse ka plotë viktima të atij profesori që vazhdojnë të heshtin për shkak të mendimit të njerëzve.

Për ju që heshtni ka më shumë rëndësi jeta juaj dhe fëmijës tuaj apo mendimi i njerëzve? Por megjithatë në këtë botë nuk ka vetëm kafshë, por ka edhe njerëz”.

U ngacmua seksualisht nga mësuesi, motra i shkruan një letër publike. Read More »

Ja mësuesi që ngacmonte nxënësen, kur i shkoi policia në klasë…

[sgmb id=”1″]

Personi që shihni në këtë foto eshte mësuesi i matematikës në shkollën 9- vjeçare “Mustafa Lleshi”, në Kashar të Tiranës, i arrestuar pas denoncimit për ngacmim seksual të një nxënëseje të klasës së shtatë. I arrestuari është Hasan Martani, 64 vjeç, i cili për një vit dilte në pension, shkruan Panorama”.

Martani ishte mësuesi kujdestar i vajzës 14-vjeçare J.H., ndërsa në këtë shkollë jepte mësim prej 9 vitesh. Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se Hasan Martani është arrestuar mesditën e së martës në ambientet e shkollës, me akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur.

Burimet thanë se përveç kallëzimit që i është marrë 14-vjeçares, prindërit e saj kanë dorëzuar si provë edhe disa mesazhe që ai i kishte dërguar vajzës në rrjetin social Facebook. Pavarësisht padisë dhe provave të paraqitura në polici nga pala tjetër, gjatë deklarimeve që ka dhënë në Komisariatin nr.6, mësuesi 64-vjeçar ka mohuar akuzën. Ai është shprehur se vajza mund ta ketë keqkuptuar në ndonjë veprim apo afrimitet që mund të ketë treguar me të, për shkak se ajo ishte nxënëse e mirë. Por sipas tij nuk ka ndodhur asgjë më shumë dhe veprime të tilla nuk i ka kryer asnjëherë gjatë karrierës së tij. 

ARRESTIMI

Policia e Tiranës tha dje se është arrestuar shtetasi Hasan Martani, 64 vjeç, më- sues në një shkollë 9-vjeçare, pasi në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës, ka kryer veprime të turpshme me një nxënëse 14 vjeçe. Arrestimi i tij është kryer mesditën e së martës, në kohën që ai po jepte mësim në shkollën “Mustafa Lleshi”.

Dy punonjës Policie të Komisariatit nr.6 janë futur brenda në shkollë dhe pasi kanë pyetur fillimisht drejtoreshën për prezencën e tij në shkollë apo jo, dhe i kanë sqaruar arsyen pse ndodheshin aty, kanë thirrur mësuesin Martani që të dilte nga klasa.

Për të shmangur prangosjen e tij në prezencë të nxënësve që po u jepte mësim, oficerët e Policisë i kanë kërkuar mësuesit që të dilte me ta në oborrin e shkollës dhe më pas i kanë bërë të ditur arsyet e arrestimit të tij.

Në përballjen e parë me punonjësit e Policisë, 64-vjeçari ka shprehur habi për akuzën e ngritur ndaj tij dhe për shoqërimin, duke mohuar që në momentin e parë të kishte kryer një veprim të tillë.

Ja mësuesi që ngacmonte nxënësen, kur i shkoi policia në klasë… Read More »

E ëma e të miturës së ngacmuar kishte një javë që e dinte krimin e mësuesit monstër!

[sgmb id=”1″]

Është arrestuar dje Hasan M. një mësues 64-vjeçar matematike në një shkollë 9-vjeçare në Kashar, Tiranë për ngacmim seksual ndaj nxënëses së tij 14-vjeçare. Policia arrestoi mësuesin dhe morri dëshminë e vajzës së mitur në prani të një psikologeje (Lexo këtu), akuza të së cilës ai gjithsesi i ka mohuar.

Ndërkohë ‘News24’ ka arritur të zbulojë edhe dëshminë e mamasë së vajzës e cila tha se priti një javë që nga moment që vajza i rrëfeu situatën, për të siguruar prova para se të denonconte rastin.

“Unë isha prej një jave në dijeni të kësaj ngjarjeje, por dje dorëzova provat në polici. Nga mësues të tjerë nuk ka pasur shqetësim. Jam befasuar kur e pashë këtë rast me sytë e mi. Për këtë mësues kam pasur respekt se ishte autoritar, por tani…” rrëfeu e prekur mamaja e vajzës.

E ëma e të miturës së ngacmuar kishte një javë që e dinte krimin e mësuesit monstër! Read More »

Denoncoi mësuesin për abuzim seksual, 14-vjeçarja: Më puthte në buzë….

[sgmb id=”1″]

Është zbardhur dëshmia e nxënëses vetëm 14 vjeçare e cila pretendon se është abuzuar nga mësuesi i saj kujdestar.

Ajo është vetëm në klasën e shtatë në një shkollë 9-vjeçare në Kashar të Tiranës.

Ishin pikërisht prindërit e vajzës ata kanë kallëzuar mësuesin 64-vjeçar në polici, ku këta të fundit bënë të mundur dhe arrestimin e tij.

Në prani të psikologut, vajza treguar se mësuesi i Matematikes, shtetasi Hasan M, që ishte dhe mësuesi kujdestar i saj e mbante në klasë dhe kryente veprime të turpshme me të.

Ajo ka rrëfyer më tej, duke shtuar se mësuesi e puthte dhe e prekte në zona intime. Sipas saj veprimet bëheshin edhe në korridore apo ambiente të tjera të shkollës.

Por këto akuza të rëndë janë mohuar kategorikisht nga vetë mësuesi Hasan M. Komisariati nr.6 po merr në pyetje dhe stafin e mësuesve të kësaj shkolle si dhe nxënës të klasës ku mësonte dhe vajza 14-vjeçare.

Denoncoi mësuesin për abuzim seksual, 14-vjeçarja: Më puthte në buzë…. Read More »

Nxënësit e shkollës Industriale Pavarsia Vlorë konkuruam me 50 shkolla profesionale ne 5 profile te ndryshme dhe fituan në 4 prej tyre cmimin e parë .!

[sgmb id=”1″]

Nxënësit  e  shkollës Industriale Pavarsia Vlorë  konkuruam me 50 shkolla profesionale ne 5 profile te ndryshme dhe fituan në  4 prej tyre cmimin e parë .

Nuk është hera e parë që nxënësit e kësaj shkolle nderohen me cmime të ndryshme.Kjo shkollë profesionale mëson me qindra fëmijë të Vlorës dhe rrethinave të saj.

Një meritë të vecantë e kanë dhe profesorët e kësaj shkolle ,për nga profili që kanë janë shumë të specializuar në mësimdhënjen që japin.Nuk do lemë pa përmendur dhe drejtorin e kësaj shkolle Z Gentjan Bocaj  si një drejtues i zoti dhe punëtor.  Punimet që u paraqitën në këtë konkurim janë këto ;

Veturen e montuar nga nxënësit .

Port me palosje.

2.Akuarjumi me ujvar .Linja e funizimit me uje .

3.Kompjuter i hapur .projekt i punuar nga nxenes dhe i shpjeguar ne konkurim .

4. 2y skavator te prodhuar me dru me krah te levizshem njesoj si eskavatoret e vertet .

5 . Skem elektrike me shumë lloje ndezje dritash të ndryshme me RL. Dhe shumë gjëra të tjera të  vogla estetike shumë të rëndësishme.

Gjithsej morëm 3 kupa : 1 në mekanike . 2 në termohidraulike . 3. Në informatik .

Te pika 2y te eskavatoret eshtë  edhe një  torrno e prodhuar komplet me dru dhe e kryen funksionin njësoj si torrno e madhe prej hekuri .

Nxënësit e shkollës Industriale Pavarsia Vlorë konkuruam me 50 shkolla profesionale ne 5 profile te ndryshme dhe fituan në 4 prej tyre cmimin e parë .! Read More »

Mësuesja njofton gjimnazistët: Rama në Kavajë, ne do ta presim!

[sgmb id=”1″]

Ndërkohë që Kryeministri Edi Rama ka njoftuar që në mëngjes takimin e tij në Kavajë me votuesit për herë të parë, duket se shkollat i kanë marrë masat për njoftimin dhe mbledhjen e nxënësve për të qenë pjesë e takimit.

Në një video shpërndarë nga PD-ja, një mësuese e gjimnazit Aleksandër Moisiu në Kavajë, me emrin Elona Bizhdili njofton nxënësit në 5 minutëshin e pushimit mes orëve të mësimit, teksa ata ishin në klasë për aktivitetin me Ramen.

“Presionet i ben ne menyre te perditshme shefja e zyres Arsimore ne Kavaje Sonila Peza, ajo i merr me liste prezence mungesat e mesuesve ne cdo organizim partiak te PS”- denoncon PD-ja.

“Nesër në orën 16:30, zhvillohet një aktivitet i kryeministrit Edi Rama me të rinjtë, e gjithë shkolla do të përfaqësohet nga keshilli i nxenesve, me mësuesit e vet dhe nxënësit e çdo klase, nesër në takimin që organizohet…!- u thote ajo nxenesve.

Mësuesja njofton gjimnazistët: Rama në Kavajë, ne do ta presim! Read More »

Beri propagande per kryeeministrin,shkarkohet mesuesja!Rama:Do dalin nga sistemi…

[sgmb id=”1″]

Pas videos së shpërndarë në media ditë e sotme, ku një mësuese bënte propagandë në shkollë, për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kavajë, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i Ministrisë së Arsimit.

 Ka qenë vetë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila ka njoftuar shkarkimin nga puna të saj, që sipas saj, ka shkelur urdhërin për të mos bërë propagandë politikë në klasë.

“Keqardhje për mësuesen që ka shkelur urdhërin tim të prerë për të mos bërë propagandë politikë në klasë! Në zbatim të urdhërit, mësuesja do të largohet menjëherë, që sot, nga sistemi arsimor.

Mësuesit dhe nxënësit janë të lirë të aktivizohen politikisht, por jashtë mureve të shkollës.

Kam parë mësues dhe nxënës që marrin pjesë edhe në takimet televizive të Çadrës, po asnjë gjemb në këmbë nuk u ka hyrë dhe nuk do t’u hyjë për arsye politike.

Por, asnjë nxënës apo mësues/e që nuk dëshiron të marrë pjesë në takime politike, as nuk mund të urdhërohet ta bëjë këtë, as nuk do të cënohet kurrë pse nuk aktivizohet politikisht për këdo qoftë!”, -shprehet Nikolla.

Më herët, kryeministri Edi Rama, duke foluar nga foltorja e Kuvendit, tha se nëse do të ketë raste të tjera, ato do të përjashtohen nga sistemi.

“Sapo më ka informuar ministrja e arsimit se në media është publikuar një video ku mësuesja u thotë në klasë fëmijëve që të shkojnë në takimin që kemi në Kavajë. Ministrja e ka shkarkuar nga sistemi arsimor atë mësuese dhe unë dua ta them sot qartë dhe prerë… çdo mësues dhe mësuese ka lirinë të angazhohet politikisht me çdo forcë politike, të flasë me këdo, por është në shkelje flagrante jo vetëm të ligjit por edhe të etikës së shkollës që ne duam, nëse e bën në klasë. 

Ne kemi patur plot video për mësuesit apo nxënës në çadër dhe nuk ka asnjë dëshmi të vetme se atyre tu ketë hyrë gjë në këmbë. Për ne është e qartë dhe shumë e thjeshtë. Shkollat janë shkolla dhe në atë hapësirë është shteti garanti i të gjithë fëmijëve nxënësve mësuesve, se ata janë të lirë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda shkollës pa qenë të kërcënuar, e as të sugjeruar që të marrin pjesë në aktivitetet e partive politike. Nëse më tregoni mësuese apo mësues që bëjnë politikë në klasë, ata do të dalin nga sistemi. Nëse më tregoni për mësues që bëjnë politikë jashtë ambienteve të shkollës , për ata kam respekt. Kufiri është shkolla!”, -tha Rama. 

Beri propagande per kryeeministrin,shkarkohet mesuesja!Rama:Do dalin nga sistemi… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com