Arsim

NË PROVIMET E MATURËS NGA 38 MIJË NXËNËS SHQIPTARË VETËM 16 JANË TË SHKËLQYER.

[sgmb id=”1″]

Pas përfundimit të provimeve të Maturës Shtetërore dhe kur tanimë kanë dalë dhe rezultatet e maturanteve, në Agjencinë Kombëtare të Provimeve thonë se ka një nivel të mirë të përgatitjes së tyre.

Në gati 38 mijë maturante, 332 prej tyre kanë kapur pikët maksimale   dhe se ka një shpërndarje të maturantëve të mirë në të gjithë rrethet.

“Nxënësit që kanë marrë maksimalen në të dyja provimet, pra 40 pikë, kemi 16 të tillë, ndërkohë janë 332 maturantë të cilët kanë marrë qoftë edhe në një test pikët maksimale. 

Shkolla mjaft të mira, si në Tiranë edhe në rrethe, kemi maturantë shumë të mirë në të gjitha rrethet të cilët kanë marrë pikët maksimale, ose edhe pikë i çojnë në notën 10”,shprehet Rezana Vrapi, drejtoresha e AKP.

Ndërsa përsa i përket kalueshmërisë, sipas Vrapit, ajo është më e ulët në lëndët me zgjedhje.

“Përgjithësisht ne kemi bërë disa rezultate paraprake në lidhje me 5 provimet, edhe përse tani është pak herët të japim rezultate për lëndët me zgjedhje. Për provimin e Gjuhës së huaj dhe asaj shqipe, kalueshmëria shkon në 97 %, në matematikë 91%, kurse në lëndët me zgjedhje 88.74% si kalueshmëri.

Pas pak ditësh në bazë të rezultateve do të publikohet dhe gjimnazi me maturantët më të mirë të maturës shtetërore 2016-2017.

NË PROVIMET E MATURËS NGA 38 MIJË NXËNËS SHQIPTARË VETËM 16 JANË TË SHKËLQYER. Read More »

Matura shtetërore, dalin notat e provimeve me zgjedhje.

[sgmb id=”1″]

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar rezultatet e provimeve me zgjedhje.

40 mijë maturantë do të mund të njihen me rezultatet që kanë arritur nëpërmjet kodit unik që ka secili maturant.

Të gjithë maturantët mund të mësojnë për rezultatet duke klikuar këtu.

https://drive.google.com/file/d/0B085RvgK6151Q2NoRWdQbmpsa28/view

Matura shtetërore, dalin notat e provimeve me zgjedhje. Read More »

Kush është shqiptari i parë i diplomuar në Harvard.

[sgmb id=”1″]

Një nga njerëzit më të rëndësishëm të fillimit të viteve 1920 dhe me një ndikim të jashtëzakonshëm deri në fillimin e viteve 1960 është i pakrahasueshmi Kostandin Tashko, ose siç e njohim të gjithë, Koço Tashko. Koço ka lindur në 1899 dhe ka qenë fëmija i madh nga gjashtë fëmijët që kishte atdhetari dhe intelektuali Athanas Tashko.

Shtëpia e Athanasit ka qenë një nga pikat kryesore për të gjithë patriotët që kalonin nga këto anë.  Ndër ta Jani Vruho, Anton Çako, Bajo Topulli, Filip Shiroka, Aleksandër Xhuvani, Fan S. Noli e shumë të tjerë. Kjo ishte bota ku u rrit dhe u edukua Kostandini dhe kështu shpjegohet edhe ndjenja e madhe e dashurisë për atdheun. Nuk ishin të pakta rastet kur ai shoqëronte edhe të atin në Dhomën e Flamurit kur mblidheshin në kuvend burrat mëmëdhetarë.

Në Egjipt kishte shumë shqiptarë, por komunitetin më të madh të emigrantëve e përbënin grekët. Pra, kur dilnin fëmijët e Athanasit në rrugë të luanin me fëmijët e tjerë ishin të detyruar të flisnin ose arabisht ose greqisht, pasi shqip ata mund të flisnin vetëm në shtëpi. Kur Kostandini arriti moshën për të shkuar në shkollë, ai u dërgua në fillim në një shkollë arabe, ku mësonte të shkruante arabisht, kjo për shkak se Athanasi e quajti të udhës që djali të mësonte arabishten.

Edhe se shkolla arabe ishte një shkollë ku fëmijët nuk mund të merrnin shumë formim dhe ishin të detyruar të mësonin dhe të recitonin vetëm vargje në arabisht të letërsisë persiane apo ato të kuranit. Madje mësuesit e këtyre shkollave vazhdimisht mbanin në dorë një shkop me të cilin godisnin pa ndërprerje fëmijët pa ndonjë shkak. Kjo gjë çoi edhe në largimin e tij nga ajo shkollë.

I ndodhur para këtij fakti, babai i tij, i cili kishte synime të tilla që fëmijët e tij të përgatiteshin mirë si atdhetarë të vlefshëm dhe me gjithë problemet financiare që kishte, vendos që t’i marrë djalit mësuese angleze private për t’i dhënë mësim në shtëpi. Brenda një kohe të shkurtër, Koço Tashkua e mësoi shumë mirë anglishten, sa arrinte të lexonte më së miri edhe libra. Madje librat e tij të parë që ai lexoi në anglisht ishin “Aventurat e Robinson Kruzoit”, veprat e Zhyl Vernit, Fenimor Kuperit, Tom Sojeri, Hakëllberi Fin si të Mark Tuenit.

Po me kalimin e kohës mësuesja u detyrua të largohej dhe njëkohësisht Koçoja kishte nevojë për një arsim më të mirë dhe të specializuar. Për këtë arsye, Thanas Tashko e dërgon në Bejrut, ku ndodhej një kolegj amerikan “Syrian Protestant College”. Aty ai qëndron nga viti 1909 deri në vitin 1914. Me nisjen e Luftës së Parë Botërore, në vitin 1914, duke qenë se shkolla ndodhej në territorin e Perandorisë Osmane dhe kjo e fundit ishte në luftë me ANTANTA-n, Anglinë, Francën, Amerikën dhe Italinë, atëherë mësuesit e shkollës u detyruan të largoheshin që andej.

Një nga mësuesit e shkollës, që ishte amerikan, i propozoi Thanas Tashkos se ai mund ta merrte Koçon në Amerikë me vete, ku ai mund të vazhdonte mësimet atje, me kusht që ky t’i paguante rrugën. Kjo bëri që Koço Tashkua në moshën 15 vjeç të largohej nga familja dhe të shkonte në Amerikë. Atje Koço u regjistrua në “Eeildelberg Academy”, një nga kolegjet më të njohur edhe sot në SHBA, i cili ndodhet në shtetin Ohaio. Ai flinte në një papafingo të ftohtë dhe për të përballuar shpenzimet dhe të mbante veten Koçoja filloi të punonte. Në restorante ai duhej të lante pjatat dy herë në ditë, që të mund të përfitonte gjithsej dy vakte ushqim. Gjatë tre muajve të pushimeve të verës ai punonte në fabrikë për të siguruar pak para për t’u veshur. Aso kohe punëtori i thjeshtë siguronte një rrogë prej tre deri në gjashtë dollarë në javë.

Por vetëm një vit pasi ai kishte shkuar në kolegj në SHBA, në nëntor të 1915-s, ai merr lajmin e vdekjes në Egjipt të të atit, Athanas Tashkos. Në fakt telegramin për vdekjen e të atit, Thanasit, Koços ia dha në dorë vetë Fan Noli, miku dhe dishepulli i Athanas Tashkos. Që nga ai takim Koçoja do takohej më shpesh me Fan Nolin dhe do angazhohej me gjithë shpirt në veprën e tij, duke u bërë edhe aktivist i shquar i shoqërisë “Vatra”.

Ai e përfundoi kolegjin në vitin 1917. Pas kësaj, një mik i familjes i propozoi ta mbështeste për të vazhduar studimet e larta në Universitetin e Harvardit. Gjatë viteve në universitet ai u angazhua shumë në shoqatën “Vatra”, duke luajtur rolin e konferencierit, propagandistit, gazetarit dhe të organizatorit të aktiviteteve të saj.

Kështu në vitin e dytë të universitetit, me propozim të Fan Nolit organizata “Vatra”, vendos që t’i paguajë shkollën, motivuar nga një kontribut i veçantë që Kostandin Tashko kishte kryer në dobi të kësaj organizate. Kështu ai filloi studimet në Universitetin e njohur të Harvardit, në Boston, pikërisht në degën e ekonomisë politike, ose të marrëdhënieve ndërkombëtare, siç quhej ndryshe. Koço Tashko dinte në mënyrë të shkëlqyer me shkrim dhe lexim 8 gjuhë të huaja, të cilat ishin anglishtja, frëngjishtja, greqishtja, arabishtja, gjermanishtja, italishtja, rusishtja dhe spanjishtja.

Koço Tashko është njohur si pedagog i shkollës së lartë të filozofisë në Moskë dhe ka qenë njëkohësisht kryetar i seksionit anglo-amerikan të Kominternit në atë shkollë. Në kremtimet e 50-vjetorit të themelimit të Kishës Orthodokse Shqiptare në Amerikë, Fan Noli i dërgon një letër Koço Tashkos, me të cilën i bën me dije se emri i tij është skalitur në murin e kishës së Shën Gjergjit në Boston bashkë me emrat e gjithë veprimtarëve që dhanë kontribut në ngritjen e organizatës shqiptarëve të Amerikës.

Koço Tashko ka qenë në moshë të re përfaqësues i Shqipërisë në Nju Jork. Në shkurt të vitit 1921 ai përfundon studimet dhe menjëherë niset për në Shqipëri, pasi Fan Noli i kishte kërkuar “Vatrës” që Kostandin Tashkon ta caktonin pranë tij në Tiranë si sekretar personal të tij. Në atë kohë Noli ndodhej në Shqipëri si deputet, përfaqësues i “Vatrës” në Parlamentin Shqiptar.

Para se të shkonte në Shqipëri, babai shkoi në Egjipt ku mori familjen e tij, nënën, dy motrat dhe tre vëllezërit që kishin ngelur atje pas vdekjes së Thanasit. Ai u kthye me ta duke i vendosur në Korçë. Në Tiranë ai punoi me Nolin deri në fund të vitit 1922, kur Noli u zgjodh ministër i Jashtëm. Më pas, me kërkesë të Nolit, ai u dërgua në SHBA dhe u emërua konsull në Nju Jork. Shumë njerëz janë munduar ta lënë në hije atë periudhë të punës të babit tim, duke aluduar se posti i tij në SHBA kish një rëndësi të vogël, mbasi ky ishte vetëm një nënkonsull.

Në fakt ai ishte i ngarkuar me punë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht mbulonte dhe shërbimet konsullore. Pra ishte personi që mbulonte detyrën shumë të rëndësishme të përfaqësimit të shtetit shqiptar. Paçka që shteti shqiptar aso kohe kish emëruar ambasador në Bruksel një bej të pashkolluar, ndërsa ulte nivelin e përfaqësimit në Shtetet e Bashkuara, duke pasur atje një të diplomuar në Universitetin e Harvardit.

Por dhe një tjetër përfaqësues i anadollakizmit shqiptar shumë vjet më vonë u shpreh se “nëse Harvardi i ka të tillë të diplomuarit, nuk kanë ç’më duhen”. Ky ishte Enver Hoxha, që e ka shkruar këtë në veprat e veta. Por vetëm një vit pasi kishte filluar punë si përfaqësues i Shqipërisë në Nju Jork, ai pushohet nga kjo detyrë nga ministri i Brendshëm i asaj periudhe, Ahmet Zogu.

Motivi ishte se Koço Tashkua nuk iu bind. Dhe arsyeja se pse nuk iu bind, ishte se Zogu dëshironte t’i bënte një padrejtësi shoqatës patriotike “Vatra”, që vepronte në SHBA. Dhe si intrigant që ishte, Zogu dëshironte ta kryente këtë padrejtësi jo me dorën e tij, por me dorën e konsullit të tij në Nju Jork. Konsulli jo vetëm që nuk iu bind ministrit të tij, por bëri të kundërtën.

Kush është shqiptari i parë i diplomuar në Harvard. Read More »

E tmerrshme/ Gjysma e maturantëve ngelës në Matematikë, ja masa që do merren për mesuesit.

[sgmb id=”1″]

Matura shtetërore tashmë ka përfunduar por jo të gjithë nxënësit janë ndarë të kënaqur. Në Lezhë një numër i madh maturantësh kanë rezultuar ngelës në lëndën e matematikës, kryesisht në Balldre në shkollën Karl Gega.

Drejtoria Arsimore në Lezhë do të kryejë një analizë të thellë të rezultateve të provimeve të maturës dhe do të merren masa ndëshkimore edhe për ecurinë e zhvillimit të punës së mësuesve me përformancë të dobët. 

E tmerrshme/ Gjysma e maturantëve ngelës në Matematikë, ja masa që do merren për mesuesit. Read More »

Ja sa maturantë e kaluan testin e maturës.

[sgmb id=”1″]

Pas përpunimit të rezultateve të Provimit të Maturës, Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), sot i publikoi këto rezultate për të gjithë maturantët që iu nënshtruan testit të maturës në afatin e qershorit.

Rezultati i kalueshmërisë në këtë afat është 83.5 për qind, ndërsa 67.2 për qind e maturantëve kanë arritur të marrin mbi 50 për qind të pikëve në test.

Bazuar në këtë, KShM e vlerëson shumë të suksesshëm Provimin e Maturës Shtetërore këtë vit, kjo edhe për faktin e administrimit më cilësor e më profesional dhe ndërgjegjësimit të komunitetit arsimor.

Në dy raundet e organizimit të testit, nuk ka pasur shkelje dhe parregullsi të theksuara në asnjë qendër testimi.

Komisioni Shtetëror i Maturës njofton se, Provimi i Maturës për afatin e gushtit (pjesa e parë) do të mbahet më 25 gusht, ndërsa (pjesa e dytë) më 2 shtator 2017

Ja sa maturantë e kaluan testin e maturës. Read More »

Mësuesja në Tiranë gris fletët e regjistrit, humbasin notat e nxënësve.

[sgmb id=”1″]

Seksioni për korrupsionin në policinë e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj shtetases Sh.S mësuese në gjimnaz, pasi një ditë më parë ka grisur fletët nga regjistri i notave të nxënësve.

Kallëzimi është bërë për këtë rast nga drejtoresha e shkollës, ndërsa po hetohen motivet e këtij veprimi që konsiderohet shkelje ligjore.

Nga hetimet parparake dyshohet se grisja e fletës me nota të gjimnazistëve është bërë për veprime korrupsioni dhe ndryshimt ë notave të vendosura më para, por hetimet janë ende të hapura.

Mësuesja në Tiranë gris fletët e regjistrit, humbasin notat e nxënësve. Read More »

Skandal:Teza e matematikës në rrjetet sociale!

[sgmb id=”1″]

Ishin vetë maturantët që pohuan se teza që qarkullon në rrjetet sociale është ajo mbi të cilën kanë punuar sot.

Matura Shtetërore e këtij viti është shoqëruar me probleme të njëpasnjëshëm. Edhe pse Ministria e Arsimit shtoi numrin e administratorëve dhe forcoi sigurinë për testimin e matematikës, nxënësit kanë mundur të nxjerrin jashtë mureve të klasës variantin A të testimit, i cili është publikuar në rrjetet sociale një orë pas nisjes së procesit.

Ministria e Arsimit nuk jep asnjë sqarim në lidhje me këtë skandal.

Stafi i ministres teknike të arsimit, pohon se procesi është mbikëqyrur nga Komisioni i Maturës Shtetërore, i cili ende nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me daljen e tezës së matematikës.

Skandal:Teza e matematikës në rrjetet sociale! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com