Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon kuotat në universitetet publike.
[sgmb id=”1″]
AKP ka ka publikuar kuotat për Universitet publike, se sa student do të pranojnë Universitetet publike këtë vit. E si gjithmonë sytë janë drejt universiteteve të Tiranës.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Universiteti i Tiranës do të pranojë 6000 student, e ndërsa pas nuk ngelet as Universiteti Politeknik dhe ai i Mjekësisë. Edhe këtë vit duket se dega që do të pranojë më shumë student është Drejtësia ndërsa vihet re një rritje të degët e mësuesisë.
Ministria e Arsimit u bën apel maturantëve që të shikojnë pikët e fituesit të fundit të vitit të kaluar, për të krahasuar nivelin e tyre. Gjatë gjithë muajit gusht qendra shtetërore e arsimit do të përpunojë të dhënat e maturantëve, duke filluar nga mesatarja, notat e provimeve dhe degët që ata kanë zgjedhur për të konkuruar në Universitet. Edhe këtë vit kriteri kryesor do të jetë mesatarja e shkollës së mesme, ndërkohë që do të merren për bazë notat e provimeve me zgjedhje, apo notat e gruplëndëve të caktuara.
Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon kuotat në universitetet publike. Read More »