Arsim

Policia e Shtetit uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit suksese në vitin e ri shkollor.

[sgmb id=”1″]

Policia e Shtetit uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit suksese në vitin e ri shkollor

Mijëra punonjës Policie sot në mëngjes ishin në çdo rrugë dhe pranë çdo shkolle, në nisje të vitit të ri arsimor, për më shumë siguri dhe lehtësi në lëvizje.

Dhe do të jenë aty në çdo ditë mësimi.

Për çdo shqetësim apo parregullsi që shihni, ju lutem telefononi Policinë e Shtetit në numrat falas 112 dhe 129!
Bashkë ndërtojmë një vend të sigurt!

Fotografia e Vlora News

Policia e Shtetit uron të gjithë nxënësit dhe mësuesit suksese në vitin e ri shkollor. Read More »

Masa antiterror nga Policia nëpër shkolla. Zbardhet urdhri i Çakos. Ja çfarë ndalohet…

[sgmb id=”1″]

Drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, Haki Çako, firmosi urdhër të detajuar për masat e posaçme të policisë me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor. Sot rreth 495 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë të hënën nisin vitin e ri shkollor, kurse 33 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Burimet zyrtare thanë se, me qëllim marrjen e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, të aksidenteve rrugore në shkolla e përreth tyre, në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, 11 shator 2017 dhe në vazhdimësi, kreu i Policisë së Shtetit ka lëshuar një urdhër me detyra konkrete për secilën strukturë.

Urdhri parashikon që drejtuesit e drejtorive vendore të policisë, komisariateve/stacioneve të policisë, të studiojnë e vlerë- sojnë situatën kriminale dhe vendosin shërbimet policore për kontrollin e territorit.

“Gjithashtu, sipas një plani masash, caktohen punonjësit e policisë që do të ngarkohen me shërbime për garantimin e rendit e sigurisë publike në shkollat 9-vjeçare, të mesme dhe ato të larta”, bën me dije Policia në njoftimin e djeshëm.

Sipas zyrës për media në Policinë e Shtetit, në lidhje me kërcënimet për sulme të mundshme terroriste në vend, në planet e masave do të ketë prani të shtuar të prezencës policore në ambientet e shkollave në përgjithësi dhe në veçanti shkollat e huaja me qëllim vlerësimin, sqarimin në kohë, ndjekjen me përparësi të informacioneve për parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal apo terrorist në këto ambiente.

“Komisariatet për shkollat që kanë në juridiksion, për orët më të ngarkuara të pikut të lëvizjes dhe të problemeve të mundshme, të sigurojnë prezencë policore me shërbimet e kontrollit të territorit, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me rojet e shkollave dhe punonjësit e shërbimit të SHPSF-ve, të institucioneve që kanë një shërbim të tillë”, bëri me dije Policia. Sipas saj, Policia Rrugore do të kufizojë apo ndalojë parkimet, qëndrimet dhe lëvizjet e automjeteve në segmente rrugore të caktuara pranë shkollave.

“Gjithashtu, do të mbyllen lokalet e tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes që tregtojnë pije alkoolike, produkte ushqimore të skaduara apo në ndonjë rast dhe lëndë narkotike pranë shkollave, të cilat jo rrallë herë, janë pika të grumbullimit të personave me precedentë kriminal”, kanë bërë me dije burimet zyrtare.

Masa antiterror nga Policia nëpër shkolla. Zbardhet urdhri i Çakos. Ja çfarë ndalohet… Read More »

Regjistrimet në Universitetin e Tiranës, deri tani 41%.

[sgmb id=”1″]

Drejtoria e Komunikimit në Rektoratin e UT ka njoftuar se deri më datë 2 shtator, dita 1 e nënfazes 3, të raundit I në Universitetin e Tiranës janë regjistruar 41% e studenteve.

Ndërsa regjistrimi sipas fakulteteve vijon:

Fakulteti i Drejtësisë 68%

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë 42%

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 46%

Fakluteti i Ekonomisë 43%

Fakulteti i Shkencave të Natyrës  25%

Fakulteti i Shkencave Sociale 19%

Sipas programeve % më e lartë është:

Drejtësi 68%

Gjeografi 60%

Gjuhë Spanjolle 60%

Gjuhë Frenge 57%

Informatike-Ekonomik 55%

Finance 53%

Gjuhe Letersi 46%

Informatik 40%

etj.

Ndërkaq Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në një njoftim publikuar në rrjetin social facebook bën me dije se “të gjithë maturantët që rezultojnë fitues në Fakultetin e Ekonomisë, UT, në një nga programet e studimit do të shërbehen sipas orarit 08:00-18.00 për t’u regjistruar edhe ditën e diele dhe çdo ditë, qoftë fundjave apo festë zyrtare! Gjithashtu edhe pagesa e mandatit do të kryhet pranë sportelit brenda Fakultetit të bërë aktiv posaçërisht për maturantët”.

Regjistrimet në Universitetin e Tiranës, deri tani 41%. Read More »

Universitetet:Ja cili është sekreti që të fitoni degën e preferuar.

[sgmb id=”1″]

A e fitoj këtë degë me kaq pikë? Po me këtë renditje, sa mundësi kam drejt programit të dëshiruar?

Këto e të tjera janë pyetjet që mundojnë prej dy ditësh kandidatët për studentë që nuk e gjetën veten në listat e fituesve apo, më keq akoma, rezultojnë në një degë jo fort të dëshiruar, ndërkohë që mendjen e kanë gjetkë, shkruan “Panorama”.

Për të gjitha këto nuk ka një recetë të gatshme. Gjithçka e përcakton koha, ose më saktë kuotat që lirohen pas çdo faze që kalon dhe rendi në klasifikim. Një gjë duhet ta kenë të qartë të gjithë.

Nëse duan të vijojnë garën për një degë më të mirë, automatikisht humbet të drejtën e studimit në degën e fituar më herët. Gjithashtu, nëse renditet në fund të listës së një dege me 200 kuota, mundësia që të arrijë të futet në atë program studimi është zero edhe në rastin hipotetik, kur asnjë prej fituesve nuk regjistrohet në fazat e para. Po ashtu, në degë si Mjekësia, Inxhinieria informatike, elektronike a Informatikë ekonomike nuk priten shumë kuota të lira, pasi kuotat e tyre plotësohen në fazat e para.

PROCESI

Nga dje, këndi i maturantit, në portalin U-albania është aktiv. E gjithë vëmendja e kandidatëve është kthyer aty për të parë nëse ngjyra e kuqe mund të ndryshojë nga çasti në çast në të verdhë e më pas në të gjelbërt, çka nënkupton pranimin në një degë studimi.

Gjithçka varet nga fituesit e parë, që për hir të së vërtetës janë të gjithë ekselentë, e për rrjedhojë gjenden përballë zgjedhjes më të lehtë të mundshme: të caktojnë një nga dhjetë degët e fituara. Kjo është arsyeja përse dita e parë u shoqërua me një numër të ulët fituesish që iu drejtuan sekretarive të fakulteteve për t’u regjistruar.

Zgjedhjen më të mundimtë e kanë ata që janë në pritje. Këta të fundit duhet të shikojnë vazhdimisht në tabelën e tyre te “këndi i maturantit” kuotat e lira në fazën e ardhshme dhe klasifikimin e tyre për atë fazë për të testuar mundësitë për t’u shpallur fitues në ndonjërën prej degëve ku kanë aplikuar.

ÇREGJISTRIMI

Ky është viti i parë që Ministria e Arsimit ka menduar t’u japë një shans të dytë atyre që nxitohen për t’u regjistruar. Kështu, të gjithë ata që vetëm në përfundim të fazës së parë të regjistrimeve konkludojnë se kanë ende shanse për të qenë fitues në një degë më të preferuar apo thjesht ndërrojnë mendje, mund të çregjistrohen.

Për ta është lënë një datë në dispozicion, 12 shtatori, fill pas përfundimit të raundit të parë. Mjafton një kërkesë për çregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit përkatës për të qenë “i lirë” në vijimin e garës në raundin pasues.

Universitetet:Ja cili është sekreti që të fitoni degën e preferuar. Read More »

Basha sulmon për çmimin e librave, Nikolla: Dikasterin e arsimit e drejtoi e zgjedhura juaj.

[sgmb id=”1″]

Kreu i PD Lulzim Basha ditën e sotme ka reaguar në lidhje me çmimet e teksteve shkollore ku thotë se “është rritur barra ndaj prindërve, të cilët paguajnë 30% më shumë”.

“Dy shembuj: paketa e librave të detyrueshëm për klasën e parë është shtrenjtuar me 33% këto 4 vjet, nga 11 mijë e 790 lekë në vitin shkollor 2012-2013 në 17 mijë e 760 lekë në vitin shkollor 2015-2016. Për të njejtën periudhë, paketa e librave të detyrueshëm për klasën e gjashtë është rritur me 23 për qind, nga 38 mijë e 70 lekë në 48 mijë e 920 lekë. Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat”, tha ndër të tjera Basha.

Lidhur me deklaratën e kreut demokrat ka reaguar ministra e Arsimit, Sportit e Rinisë, Lindita Nikolla e cila i kujton Bashës se është e pavërtetë që tekstet shkollore janë falas për të gjithë, në të gjithë rajonin. Sakaq i ka kujtuar se dikasterin e arsimit e ka drejtuar ministrja teknike e zgjedhur nga vete kreu demokrat.

“Zoti Basha, mbase e keni harruar që prej më shumë se tre muajsh, dikasterin e arsimit e drejton një e zgjedhura juaj. Prandaj po jua kujtoj!

Ndërkohë që mund të ju kish informuar për organizimin e shpërndarjes së librave duke i dhënë fund evazionit, si dhe për paketën e teksteve që lidhet me kurrikulën e re.
Prandaj po jua bëj me dije.

Dhe së fundi, mbase nuk e dini, por është e pavërtetë që librat shkollorë janë falas për të gjithë në të gjithë rajonin. Prandaj po iu informoj”, shkruan ndër të tjera Nikolla.

Postimi i Bashës:

Mijëra prindër dhe nxënës vazhdojnë radhët e gjata për tekstet shkollore anembanë vendit. Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm jo vetëm nuk jepen falas, por janë shtrenjtuar cdo vit.

Dy shembuj: paketa e librave të detyrueshëm për klasën e parë është shtrenjtuar me 33% këto 4 vjet, nga 11 mijë e 790 lekë në vitin shkollor 2012-2013 në 17 mijë e 760 lekë në vitin shkollor 2015-2016.

Për të njejtën periudhë, paketa e librave të detyrueshëm për klasën e gjashtë është rritur me 23 për qind, nga 38 mijë e 70 lekë në 48 mijë e 920 lekë.

Kjo rritje cmimesh ka rritur barrën ndaj prindërve e cila rëndon edhe më shumë sepse të ardhurat reale mesatare të familjeve shqiptare kanë rënë prej inflacionit dhe ngrirjes së pagave.

Shpërfillja e arsimit është dëm i pariparueshëm për të ardhmen e vendit. Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Për këtë, mjafton që qeveria të investojë për libra dhe mjete shkollore paratë që con për fasada ministrish dhe luks qeveritarësh.

Postimi i Nikollës:

Zoti Basha, mbase e keni harruar që prej më shumë se tre muajsh, dikasterin e arsimit e drejton një e zgjedhura juaj. Prandaj po jua kujtoj!

Mbase nuk e dini edhe që pavarësisht dorëheqjes, e zgjedhura juaj ka qënë shumë aktive në çoroditjen e dikasterit përmes vendimeve e veprimeve të paligjshme. Ndërkohë që mund të ju kish informuar për organizimin e shpërndarjes së librave duke i dhënë fund evazionit, si dhe për paketën e teksteve që lidhet me kurrikulën e re.
Prandaj po jua bëj me dije.

Dhe së fundi, mbase nuk e dini, por është e pavërtetë që librat shkollorë janë falas për të gjithë në të gjithë rajonin. Prandaj po iu informoj.

Megjithatë, me të marrë zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit e Rinisë, une do iu kërkoj një takim për të dëgjuar idetë tuaja dhe në vazhdimësi, do te dëgjoj me respekt çdo ide a sugjerim tuajin apo të grupit tuaj parlamentar.

Shumë faleminderit dhe suksese në detyrën tuaj si kryetar i opozitës në katër vitet e ardhshme.

Basha sulmon për çmimin e librave, Nikolla: Dikasterin e arsimit e drejtoi e zgjedhura juaj. Read More »

Aksion për të ndihmuar fëmijët e familjeve në nevojë për vitin e ri shkollor.

[sgmb id=”1″]

Maniakë t’Leximit në bashkëpunim me organizatat e bamirësisë “Nëna dhe fëmijë të lumtur” dhe “NDI”, si dhe me American Corner of Kosovo organizojnë sot aksion për përgatitjen e fëmijëve të familjeve në nevojë për vitin e ri shkollor.

Vullnetarët e grupeve do të bëjnë grumbullimin e gjësendeve të natyrës shkollore në sheshin “Skenderbeu” nga ora 12 deri në ora 19.00.

Ata me këtë rast bëjnë thirrje të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e aksionit, të kontribuojnë duke sjellë çanta krahu, çanta të vogla për lapsa, fletore, lapsa, kimik, ngjyra, vizore, kompas, pentagram, bllok vizatimi, libra të shkollës së mesme, etj.  Çantat e krahut, librat, dhe çantat e lapsave mund të jenë të përdorura, por jo të dëmtuara, të papërdorshme, apo të papastra.

Aksion për të ndihmuar fëmijët e familjeve në nevojë për vitin e ri shkollor. Read More »

“Dhuro një çantë” vijon deri më 5 shtator, Arbër Hajdari: T’u ofrojmë fëmijëve në nevojë një shkollim dinjitoz.

[sgmb id=”1″]

Nisma më e fundit e “Fundjavë Ndryshe” është dhurimi i çantave për fëmijët në nevojë që do të nisin sezonin e ri shkollor për vitin 2017-2018. Në vetëm 24 orët e fundit nga fushata “Dhuro një çantë” janë mbledhur 1500 çanta që do t’u shkojnë fëmijëve në pamundësi ekonomike.

Për këtë arsye, “Fundjavë Ndryshe” ka bërë apel që nisma për dhurimin e çantave të vijojë ndaj fëmijëve në nevojë, gjë e cila do t’ua lehtësonte një shkollim sa më dinjitoz të tyre.

“Ju njoftoj se për 24 orë, nisur nga fushata “Dhuro një çantë” janë mbledhur 1500 Çanta. Fushata vijon deri në 5 Shtator. Bashkohu dhe ti. Dhuro një çantë për fëmijët në nevojë. Askush nuk do donte që fëmija i tyre të shkoj në shkollë duke përdorur një qese në vend të një çante. Stimulo dhe ti, edukimin e fëmijëve të familjes tonë të madhe”, shkruan në Facebook, drejtuesi i nismës “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari./Tiranatoday/

Ky është edhe linku ku mund të dhuroni çantat për fëmijët në nevojë:  https://fundjavendryshe.al/product/dhuro-nje-cante/

“Dhuro një çantë” vijon deri më 5 shtator, Arbër Hajdari: T’u ofrojmë fëmijëve në nevojë një shkollim dinjitoz. Read More »

Librat shkollorë falas! Këtë vit listës i shtohen dhe kategori të tjera.

[sgmb id=”1″]

E pak ditë na ndajnë nga shpërndarja e librit shkollor dhe nisja e arsimit parauniversitar. Po disa kategori fëmijësh për fat të mirë do ti marrin librat falsa. Veç fëmijëve jetimë, atyre me aftësi të kufizuar dhe të komunitetit rom e egjiptian që kanë përfituar ndër vite libra falsa këtë vit do të marrë dhe fëmija i tretë i familjeve që kanë tre fëmijë në shkollë e po kështu dhe ata që kanë katër, pesë ose dhe më tepër fëmijë. Por kujdes…
Prindërit e të gjitha kategorive duhet të bëjnë kujdes të marrin faturat që më pas tu kompensohen shumat.

Librat shkollorë falas! Këtë vit listës i shtohen dhe kategori të tjera. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com