Arsim

Letra prekëse e të rinjve të Mirditës: Ju lutem na ndihmoni, nuk duam të largohemi nga Shqipëria

[sgmb id=”1″]

Të rinjtë e fshatit Domgjon në Famullinë e Fanit, në Mirditë kanë shkruar një letër të hapur ku kërkojnë ndihmë për përmirësimin e jetesës së tyre, në mënyrë që të mos largohen

Letra i është dërguar kryetarit e Bashkisë, Ipeshkvit te Rrëshenit, drejtoreshës se shkollës Domgjon dhe drejtorit të Fanit. Letra është shkruar në korrik. Ipeshkëvit iu dorëzua sot para meshës në Domgjon.

Një brez i ri po rritet falë Zotit.

Letra e plotë:

Domgjon më 29.07.2017

Letër e hapur për

Popullin,

Kryetari i Bashkisë dhe Ipeshkëvi,

Drejtoresha e Domgjonit dhe Drejtori i Fanit.

Të Nderuar,

Ne që po ju shkruajmë jemi një grup të rinjsh nga Domgjoni, që kemi reflektuar për një javë të tërë për gjërat e mira dhe gjërat që mund të përmirësojmë dhe ju shkruajmë, sepse ne e dimë që ju mund të bëni diçka.

Ju kërkojmë popullit dhe kryetarit të Bashkisë që të vendosim kosha ku mund të hedhim mbeturinat dhe ne si banorë të ndërgjegjësohemi dhe të mbajmë pastër ambjentin, oborrin e Kishës, mirëmbajtjen e varrezave si dhe zhvillimin e organizimeve të ndryshme kulturore për të rinjtë në fusha të ndryshme si: sport, art, muzikë etj.

Ne mendojmë që kemi ambjente dhe bukuri të rralla natyrore që mund të promovohen turistikisht që ne të rinjtë nuk duhet të largohemi nga vendi ynë. Ndër të tjera kërkojmë që infrastruktura të çohet deri në fund, të bëhen rikonstruktime për shkollën dhe ne si të rinj të angazhohei t’i mirëmbajmë ato. Duam që qendra shëndetsore të jetë e hapur në shërbim të popullit, që infermierët të jenë gjithmonë prezentë. Gjthashtu kërkojmë që të ndihmohen të varfërit që jetojnë në kushte të vështira jetese.

Ju kërkojmë drejtorëve të shkollave të ndihmojnë nxënësit të cilët janë të shkëlqyer në mësime t’u japin bursa për të vazhduar shkollën. Gjithashtu kërkojmë që mësuesit të jenë të profilizuar dhe të zgjidhen në bazë të meritave.

Ipeshkëvit i kërkojmë të ndihmojë që të varfërit të mos ndihen të braktisur. Ne si të rinj mund të angazhohemi që t’i ndihmojmë me mundësitë tona. Ne agazhohemi gjithashtu që të mbështesim shoqatën e karitasit. Ju kërkojmë që të na organizoni takime shpirtërore për ne të rinjtë, që neve të na e bëjnë më të lehtë njohjen e Jezusit në jetën tonë të përditshme. Ne angazhohemi që të marrim pjesë në këto takime.

Ju falenderojmë për vëmendjen që na jepni duke lexuar këtë letër. Ne jemi të bindur që përgjigjen do të na e jepni pozitive. Kështuqë të gjithë ne mund ta bëjmë vendin tonë më të bukur.

Faleminderit.

Të rinjtë e Dmgjonit.

Letra prekëse e të rinjve të Mirditës: Ju lutem na ndihmoni, nuk duam të largohemi nga Shqipëria Read More »

Amendamenti për dhënien falas të librave të nxënësve shqiptarë

[sgmb id=”1″]

Dhënia falas e librave për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nënë, është nisma më e re që
Partia Demokratike do t’i paraqesë Kuvendit.

Lajmin e dha sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas mbledhjes së Grupit Parlamentare. “Çështja e dytë që kemi diskutuar me prioritet, – tha ai, –  ka qënë amendamenti që do t’i përcillet Kuvendit, për financimin nga Buxheti i Shtetit i gjithë librave të shkollës për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.”

Nismën e PD-së dhe të kryetarit të saj, Basha, e ka mbështetur indirekt edhe Ambasadori amerikan Donald Lu, i cili, më 30 shtator nga Rrësheni, iu drejtua nxënësve shqiptarë me këto fjalë:

“Për shembull, në fillim të vitit shkollor, shumë njerëz, përfshirë opozitën, kërkuan libra falas për studentët. Ky është një vend i varfër. Nuk është një vend i pasur. Por është e arsyeshme që qytetarët të kërkojnë që qeveria të sigurojë fondet që të blejë libra për studentët.

Amendamenti për dhënien falas të librave të nxënësve shqiptarë Read More »

Mbyllet mbledhja dy ditore e qeverisë Rama në Vlorë

[sgmb id=”1″]

Me takimin e zhvilluar në ambjentet e pallatit të kulturës në Vlorë me drejtues të njësive vendore në qark, është mbyllur axhenda e takimeve dy ditore e qeverisë Rama 2 në qytetin bregdetar. Takimet kanë startuar ditën e premte rreth orës 16:00 me mbledhjen e qeverisë, ndërsa kanë vijuar me një takim konsultues mbi buxhetin 2018.

Dita e shtunë ka qenë mjaft e ngjeshur teksa ka nisur me takimet e ministrave me drejtues të institucioneve në varësi të tyre. Takim me prindërit, takime të ministrave në fshatra , por edhe mbledhja me drejtues të njësive vendore kanë vijuar axhendën e qeverisë në qytetin e Vlorës.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Vlorë u morën  një sërë vendimesh të rëndësishme nga qeveria si edhe ishte shpallja zonë e mbrojtur e fshatit Kaninë, apo projekti i kompleksit sportiv , aeroporti dhe një sërë vendimesh të tjera. Qeveria Rama e ka nisur nga Vlora, ndërsa për cdo muaj si edhe konfirmoi vetë,qeveria do të jetë në takime në cdo qark.

Mbyllet mbledhja dy ditore e qeverisë Rama në Vlorë Read More »

Fotografia e parë e Edi Ramës me kabinetin e ri qeveritar

[sgmb id=”1″]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi baskhë me kabinetin e ri qeveritar.

Në mesin e kabinetit të ri qeveritar, Rama ka edhe tre zëvendësministra kosovarë, transmeton Indeksonline.

“Ju uroj mirëseardhje katër kolegëve nga Kosova, Besës, Ilirijanës, Valbonës dhe Hajrullahut me mirënjohje për pranimin e ftesës që të bëhen pjesë e skuadrës drejtuese për katër vitet e ardhme”, është shprehur Rama

Fotografia e parë e Edi Ramës me kabinetin e ri qeveritar Read More »

Zbardhen edhe emrat e sekretarëve të përgjithshëm të ministrive në qeverinë “Rama 2”

[sgmb id=”1″]

Një ditë më parë me një ceremoni disa orëshe, Edi Rama ka prezantuar zv/ministrat e qeverisë së tij, që janë 3 herë më të shumtë se ministrat.

Nëse janë 11 ministri, duke shkrirë disa prej tyre, më shumë për faktin e largimit të të punësuarve nga ish-aleatët e qeverisë së 4 viteve të shkuara, sesa për efektivitet, dje janë prezantuar edhe 33 zv/ministrat që do të ndihmojnë ministrat.

Po dje gjatë asamblesë socialiste, janë bërë publikë edhe emrat e Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive.

Duket se nuk ka emra të rinj të sekretarëve të përgjithshëm, por qarkullim mes tyre nëpër ministri.

Më poshtë lista e sekretarëve:

Ministria e Financave -Gelardina Prodani

Ministria e Jashtme-Gazmend Barbullushi

Ministria e Shëndetësisë-Arjan Kraja

Ministria e Bujqësisë-Aurora Alimadhi

Ministria e Mjedisit-Plarent Ndreca

Ministria e Kulturës-Olti Musaka

Ministria e Mbrojtjes-Alba Thoma

Ministria e Arsimit-Koli Bele

Ministria e Energjetikës-Gent Kerri

Ministria e Drejtësisë-Elira Kokona

Zbardhen edhe emrat e sekretarëve të përgjithshëm të ministrive në qeverinë “Rama 2” Read More »

Këta janë emrat e zëvendës ministrave të qeverisë “Rama 2”

[sgmb id=”1″]

Dalin disa nga emrat e zv.ministrave të rinj që do të prezantohen nesër në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Report tv shkruan se Zv. Ministree Jashtme Artemis Dralo, zëvendës Ministre e Brendshme, Rovena Voda, zëvendës Ministër i Ekonomisë, Ervin Mete, zëvendës Ministre e Bujqësisë, Besa Spaho.Ndersa thuhet se ministria e Brendshme do ketë 4 zv.ministra.

Këta janë emrat e zëvendës ministrave të qeverisë “Rama 2” Read More »

Ministrat më të dështuar dhe të suksesshëm të Ramës

[sgmb id=”1″]

Qeveria shqiptare ka realizuar vetëm 39.3 % të projekteve të parashikuara, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, në kuadër të plotësimit të kushteve për avancimin në rrugën e integrimit në Bashkimit Evropian. Kështu thuhet në raportin e hartuar nga Ministria e Integrimit Evropian (e cila tashmë është shndërruar në një drejtori në varësi të Ministrisë së Jashtme) mbi performancën e ministrive të linjës sa i përket realizimit të prioriteteve të parashikuara në kuadër të integrimit.

Sipas raportit, dy janë ministritë me shkallën më të lartë të dështimit, Ministria e Arsimit dhe Sportit e drejtuar nga Lindita Nikolla dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave e drejtuar deri disa ditë më parë nga Edmond Panariti. Shkalla e dështimit përcaktohet nga numri i madh i detyrave dhe niveli i ulët i realizimit.

Përqindja e realizimin të projektakteve nga Ministria e Arsimit, për tremujorin e dytë të 2017, është zero. Sigurisht, pjesë e përgjegjësisë për një performancë kaq të ulët është edhe ish-ministrja teknike e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, e cila ka drejtuar këtë sektor që nga fundi i muajt maji.

Në tremujorin e parë të 2017, detyrat e realizuara nga Ministria e Arsimit, nën drejtimin e Lindita Nikollës, janë në masën 25 për qind. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, nën drejtimin e Edmond Panaritit, nga 7 projektakte të planifikuara ka realizuar vetëm 2, pra në masën 29 për qind.

Ndërsa, në tremujorin e dytë të 2017, Ministria e Bujqësisë ka realizuar zero për qind të projektakteve të planifikuara. “Në kuadër të monitorimit tremujor të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, Ministria e Integrimit Evropian mori pjesë në takimet e zhvilluara çdo muaj nga Grupet Ndërinstitucionale të Punës, duke insistuar qe masat ligjore të miratohen brenda periudhës së planifikuar. Institucionet përgjegjëse për çdo kapitull, raportojnë çdo muaj për përditësimet që kanë ndodhur gjatë gjashte-mujorit të parë të vitit 2017 (janar – qershor 2017) për sa i përket strategjive ose dokumenteve strategjike të planifikuara dhe të miratuara si dhe legjislacionit të planifikuar dhe miratuar.

Nga raportimi i institucioneve përgjegjëse për përgatitjen e kapitujve të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, vërehen këto dukuri kryesore: Nga 56 projekt-akte të planifikuara për gjashte-mujorin e parë të vitit 2017, vetëm 20 akte janë miratuar gjatë kësaj periudhe. Përqindja e realizimit për këtë periudhë është 39.3 %”, thuhet në raport.

Ministrat më të suksesshëm

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, gjatë tremujorit të parë të 2017, rezulton se i ka realizuar në masën 100 për qind detyra e planifikuara në kuadër të procesit të integrimit. Ndërsa tremujorin e parë të vitit 2017, kjo ministri, e drejtuar nga Blendi Klosi dhe më pas nga Olta Xhaçka, i kanë realizuar në masën 70 për qind projektaktet e planifikuara. Edhe Ministria e Drejtësisë i ka realizuar në masën 100 për qind projektaktet, ndonëse kësaj ministrie i ishte lënë për detyrë realizimi vetëm i një projektakti.

Ministria e Shëndetësisë, nën drejtimin e Ilir Beqajt, në tremujorin e parë të vitit 2017, i ka realizuar projektaktet e planifikuara në masën 50 për qind, ndërsa në tremujorin e dytë të vitit 2017, në masën 33 për qind.

Edhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë, nën drejtimin e Damian Gjiknurit, gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, i ka realizuar projektaktet e planifikuar në masën 50 për qind. Ministria e Mjedisit, në tremujorin e parë të vitit 2017, i ka realizuar projektaktet e planifikuara në masën 75 për qind, ndërsa në tremujorin e parë zero për qind.

Përqindjet e realizimit të PKIE-së gjatë të njëjtës periudhë të këtyre dy viteve të fundit tregojnë se realizimi i planifikimit gjatë gjashtë-mujorit të parë 2017 është 39.3 %, duke pësuar një përmirësim, krahasuar me gjashtë-mujorin e parë të 2016, i cili ishte ne nivelin 35.6%.

Vlerësimi i BE për 5 prioritetet

Shqipëria është mesatarisht e përgatitur lidhur me reformën në administratën publike. Përparimi i mëtejshëm është kyç për të konsoliduar arritjet drejt një administrate publike më eficente, të depolitizuar dhe profesionale.

Në lidhje me luftën kundër korrupsionit, Shqipëria është deri diku e përgatitur. Nevojiten më shumë përpjekje për të luftuar korrupsionin në nivel të lartë. Hetimet proaktive, vlerësimet sistematike të riskut dhe bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të përmirësohen. Korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe vazhdon të jetë një problem serioz.

Në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar, vendi ka arritur një farë niveli përgatitjeje. Numri i dënimeve të formës së prerë për rastet e krimeve të organizuara është ende i ulët, duke shënuar vetëm një rritje të lehtë në vitet e fundit. Hetimet financiare në lidhje me grupet e organizuara kriminale nuk janë zhvilluar në mënyrë sistematike dhe efektive. Historiku i ngrirjes dhe konfiskimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme mbetet shumë i ulët.

Kuadri ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut është gjerësisht në përputhje me standardet evropiane. Lidhur me lirinë e shprehjes, Shqipëria ka një farë niveli të përgatitjes/ është mesatarisht e përgatitur. Atmosfera e përgjithshme është e favorshme për të ushtruar lirinë e shprehjes, por kërkohet një zbatim më i mirë i legjislacionit.

Ministrat më të dështuar dhe të suksesshëm të Ramës Read More »

Largime kolektive nga administrata

[sgmb id=”1″]

Ministrat e Partisë Socialiste kanë nisur “pastrimin” e institucioneve që drejtojnë me largime kolektive të të punësuarve. Me argumentin se ministritë u ristrukturuan dhe drejtoritë do të ndjekin të njëjtin rrugëtim, në ministri të ndryshme janë urdhëruar largime kolektive të punonjësve nga vendet e tyre të punës. Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik ka urdhëruar 33 punonjës të saj që deri në muajin dhjetor të jenë larguar nga zyra. Të larguarit kanë qenë të punësuar si specialistë në sektorë të ndryshëm të kësaj drejtorie. Argumenti i paraqitur është se Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik gjendjet në vështirësi financiare dhe kjo lidhet me pagat dhe pagesën e sigurimeve. Punonjësit e shkarkuar i kanë nisur një letër ankese kryeministrit Rama, ministrave Bushati dhe Ahmetaj, ku sqarojnë pretendimet e tyre. Në letrën e ankesës ata thonë se argumenti i paraqitur nga drejtuesi i Drejtorisë së Shërbimit të Trupit Diplomatik se drejtoria është në krizë financiare nuk qëndron. Ata pretendojnë se largimi i tyre nga vendi i punës është bërë për shkaqe politike. “Drejtoria e Shërbimit Diplomatik pretendon se ky suprimim është bërë për shkak se situata ekonomike financiare e DSHTD në mbyllje të vitit 2016 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2017 rezulton me bilanc negativ i krijuar jo për shkak të mosrealizimit të të ardhurave, por për shkak të shpenzimeve.

DSHTD pretendon se shpenzime me ndikim më të madh në bilanc janë pagat e personelit dhe sigurimet shoqërore. Pavarësisht nga ky fakt struktura organizative e DSHTD për periudhën janar-shtator 2017 është miratuar e plotë pa ndryshime nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme”, thuhet në letrën që kanë nisur specialistët që kanë marrë njoftim për ru larguar nga puna në fund të muajit shtator. Në shkresën e firmosur nga mbi 13 të njoftuar për tu larguar nga puna, shprehen se vendimmarrja e drejtorit të Trupit Diplomatikë është bërë për “bindjet e tyre politike”. Ministritë ende pa struktura Ndonëse qeveria e re ka nisur punën që në muajin shtator, me ministri të ristrukturara, puna dhe funksioni i plotë është ende kaotike dhe e paqartë për ministrat. Ministritë e ristrukturuara deri më tani kanë ndryshuar vetëm emrat për shkak të shkrirjeve dhe bashkimeve të disa ministrive të legjislaturës së kaluar, pasi strukturimi në nivel organizimi dhe drejtorish nuk është bërë ende. Burime pranë Kryeministrisë kanë bërë me dije se propozimet për ristrukturimin janë ende duke u vlerësuar. Mungesën e strukturave e kanë konfirmuar edhe vetë ministret.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale është shprehur se struktura e ministrisë që ajo drejton ende nuk është gati. “Struktura po vlerësohet në përputhje me fushën e përgjegjësisë në mënyrë që të reflektohen të gjitha funksionet që burojnë nga kjo fushë”, ka thënë Manastirliu pak ditë më parë. Këtë situatë e ka shprehur edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Ristrukturimi ndërkohë nuk prek vetëm qeverisjen qendrore, por edhe më shumë atë vendore. Siç janë shprehur përfaqësuesit e Partisë Socialiste, territori i Shqipërisë do të organizohet në 4 rajone, disa drejtori nuk do të ekzistojnë më dhe disa të tjera janë bashkuar. Ky do të jetë motiv edhe i largimeve të tjera gjatë këtyre dy muajve. Kryeministri Rama në deklaratat e tij është shprehur se largimet nga puna nuk lidhen me bindjet politike por për shkurtime të shpenximeve për paga dhe funksionim më i mirë i drejtorive dhe agjencive. Ndërkohë, përgjatë javëve të fundit kanë dhënë dorëheqje disa drejtorë të emëruar nga LSI-ja dhe “tepsia e plotë” lejon që të gjithë drejtuesit të jenë socialistë.

Largime kolektive nga administrata Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com