Arsim

Publikohen rezultateve të testit të Matematikës për Maturën Shtetërore/ Mijëra maturantë kanë marrë notën 10

Publikohen rezultateve të testit të Matematikës per Maturen Shteterore.

Lajmi eshte bere i ditur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Përmes një publikimi në rrjetin e saj social, Kushi ka njoftuar se pas një analize të kujdesshme dhe duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, është vendosur ulja e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë. Ndërkohë, ajo nënvizon se janë 1,820 maturantë nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.

PUBLIKIMI I PLOTË I MINISTRES KUSHI:

Të dashur maturantë,

Sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.

Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.

Publikohen rezultateve të testit të Matematikës për Maturën Shtetërore/ Mijëra maturantë kanë marrë notën 10 Read More »

1911 ngelësa në provimin e letërsisë, vetëm 2 dhjeta apsolute

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar ditën e djeshme rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të Maturës Shtetërore 2021.

32.684 maturantë janë testuar ku në lëndën e gjuhës shqipe dhe letersise janë vetëm 2 që kanë marrë 10 absolute dhe 1911 të ngelur.

Nota 4 deri në 4.99 që përfshin edhe notën 5 janë 3560 maturantë. Nga nota 5 deri në 5.99 ku përfshihet dhe nota 6 janë 5951 maturantë.

Nota 6 deri në 6.99 ku përfshihet dhe nota 7 janë 6700 maturantë. Nga nota 7 deri në 7.99 ku përfshihet dhe nota 8 janë 6974 maturantë.

Nota 8 deri në 8.99 ku përfshihet dhe nota 9 janë 6222 maturantë. Nga nota 9 deri në 9.99 ku përfshihet dhe nota 10 janë 3277 maturanë. Ngelësa janë 1911 nxenës.

Nota mesatare e të gjithë maturantëve në të gjithë vendin: 6.97, e cila rrumbullakoset si 7.Sipas statistikave maturantët “shkëlqyen”

1911 ngelësa në provimin e letërsisë, vetëm 2 dhjeta apsolute Read More »

Pas pr otestave, vjen lajmi i madh për testin e Matematikës

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka reaguar përmes një video-mesazhi në lidhje me shqe tësimin e maturantëve për testin e matematikës.

MASR menjëherë pas provimit të matematikës ka ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë.

Ministrja Kushi në përfundim të kësaj analize shprehet se:

“Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”.

Ministrja gjithashtu nënvizon se pas përfundimit të procesit të Maturës Shtetërore 2021, MASR do të bëjë një analizë të thellë, me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të të gjithë procesit të maturës, akteve rregullatore për këtë proces dhe administrimin e tij. Ajo u ka uruar të gjithë maturantëve shumë suksese në provimin me zgjedhje të ditës së nesërme!

Pas pr otestave, vjen lajmi i madh për testin e Matematikës Read More »

Diplomat të pavlefshme/ Një gabim i sekretares u ka kushtuar shtrenjtë studentëve të Universitetit të Vlorës

Të paktën 40 studentë të Universitetit të Vlorës i kanë diplomat të pavlefshme për shkak të gabimit të sekretares së Fakultetit

Një gabim i sekretares së Fakultetit të Shkencave Humane, në Universitetin e Vlorës, u ka kushtuar shtrenjtë 40 studentëve të diplomuar për anglisht.

Ata iu drejtuan për ndihmë medias dhe thanë dje në Tch se që nga 2019 e deri më sot nuk kanë mundur të punësohen në asnjë institucion për shkak se diplomat e tyre dalin të pavlefshme në sistem.

Numri i identifikimit së diplomës së maturës shtetërore nuk është i njëjtë me atë të diplomës së bachelor-it. Studentët kanë kërkuar disa herë zgjidhjen e këtij problemi nga Rektorati i Universitetit të Vlorës, i cili nuk ka arritur t’i japë asnjë zgjidhje brenda këtyre dy viteve.

Disa prej këtyre studentëve treguan se kur kanë aplikuar për punë, kanë mësuar që diploma e tyre në sistem dilte për infermieri, madje jo në pak raste i kishin ak uzuar edhe për falsifikim titulli universitar.

Zëvendës-rektorja për fushën arsimore, znj. Frosina Londo tha se ka urdhëruar kryerjen e e disa hapave, si për shembull verifikimin e ankesave dhe evidentimin e personave përgjegjës nga një komision i ngritur në Fakultetin e Shkencave Humane. /blerina/noa.al

Diplomat të pavlefshme/ Një gabim i sekretares u ka kushtuar shtrenjtë studentëve të Universitetit të Vlorës Read More »

Pr otesta e maturantëve/ Reagon Ministrja Kushi: Ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj!

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka reaguar përmes rrjetit social duke dhënë mbështetjen ndaj maturantëve që kanë pro testuar mbi shqetësimin e tyre për testin e matematikës.

Maturantët lënë Ministrinë e Arsimit, shkojnë te qendra e Shërbimeve Arsimore

Postimi i plotë:

“Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.

Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”

Pr otesta e maturantëve/ Reagon Ministrja Kushi: Ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj! Read More »

Pr otesta e maturantëve për provimin e vështirë të matematikës, cfarë kërkojnë…

Pr otesta e maturantëve

“Pr otestojmë sepse niveli i provimit nuk ishte ai që kishim pritur , ishte komplet ndryshe. Sepse ministria jonë kopjon provimet që bëhen në Cambridge në Angli. Pr otestojmë që niveli i pikëve nga 9 te 10 të ulet me 15 deri në 20 pikë.

Disa ushtrime të tjera nuk i kemi pasur fare gjatë orëve të mësimit, kemi kaluar 2 vite pandemi, të rmet. Mësimi për ne ka qenë në s tres, të trau matizuar.

Kërkesa specifike e jona është që:

Të ulet niveli i pikëve për të marrë notën.

Nxënësi më i mirë nuk merr dot notën e tij. Unë doja të studioja në Shqipëri por në këto rethana nuk mund t’a bëj këtë, është e pamundur. Nëse nuk plotësohet kërkesa jonë, do të bojkotojmë provimet me zgjedhje.”

Pr otesta e maturantëve për provimin e vështirë të matematikës, cfarë kërkojnë… Read More »

Matura Shtetërore nis nesër, modelet e testeve

Prej disa ditësh maturantët janë pushtuar nga ethet e provimeve.
Një ditë para nisjes së tyre ata ndihen të emocionar dhe mjaftueshëm të përgatitur për të hedhur hapin vendimtar atë të testimit të njohurive të 12 viteve shkollim.

Përgjegjësi i sektorit të kurrikulës në Drejtorinë Arsimore Sulejman Keta sqaron se në përmbyllje të orëve të konsultimeve dhe përsëritjes së lëndëve bazë maturantët i janë nënshtruar muajin e fundit dhe provimeve provë, ku dhe konfirmohet një nivel i mirë i përgatitjes së tyre.

Provimet e maturës këtë vit do të kene një niveli mesatar veshtiresie. Ato do të zgjasin nga 2 orë e gjysëm dhe do të përbëhen nga 60 pikë të mundëshme.

Matura Shtetërore nis nesër, modelet e testeve Read More »

Diploma Europiane në SHqipëri/ Rama mbledh drejtuesit e universiteteve: Si do të realizohet

Në mandatin e tretë, kryeministri Edi Rama duket se do t’i kushtojë më shumë vëmendje arsimit, posaçërisht Arsimit të Lartë.

Në takim me drejtues të universiteteve ishin edhe ministrja Evis Kushi, si dhe zv.ministri Olti Rrumbullaku.

“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë”, tha kryeministri Rama.

“Do të punojmë ngushtësisht së bashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krijimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri”, u shpreh kreu i qeverisë, Edi Rama.

Nuk dihet se çfarë hapash konkretë do të merren nga qeveria në këtë drejtim. Pas mbylljes së disa universiteteve private dhe miratimit të ligjit për Arsimin e Lartë, ka pasur shumë kontestime për këtë fundit edhe nga përfaqësues të vetë universiteteve.

Problemi më i madh është se Universitetet drejtohen prej 30 vitesh nga të njëjtit njerëz, disa prej të të cilëve u zgjodhën këtë vit për një mandat tjetër. Ata konsiderohen përgjegjës për degradimin e sistemit arsimor dhe kjo vë jo pak në pikëpyetje reformat e pretenduara nga qeveria. Është njësoj si t’ia besosh Reformën në Drejtësi, gardës së vjetër të sistemit për të realizuar reformat e pretenduara. /NOA.al

Diploma Europiane në SHqipëri/ Rama mbledh drejtuesit e universiteteve: Si do të realizohet Read More »