Arsim

Fushata e LGBT në gjimnaze, Ministria: Të ndërgjegjësojmë nxënësit të mos kenë steriotipe

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit të fotove nga komuniteti i LGBT të cilët gjenden në disa gjimnaze në Tiranë duke zhvilluar orë edukative.

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë në një deklaratë për mediat shkruan se kjo është bazuar në strategjinë kombëtare për Barazi Gjinore dhe Planin e Veprimit 2016-2020, Planin Kombëtar të Veprimit të Qeverisë Shqiptare për personat LGBTI 2016-2020 si dhe nga rezoluta për LGBTI, prej dy vitesh në shkollat e vendit po trajnohen mësues, por edhe komuniteti i prindërve mbi të drejtat e njeriut, bulizmin dhe dhunën.

“Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në zbatim të rekomandimeve por edhe detyrimeve që burojnë nga këto strategji dhe plane veprimi, po vijon konkretizimin e këtyre nismave në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare për informimin dhe ndërgjegjësime të mëtejshëm të target-grupeve të ndryshme.

Këto trajnime synojnë mënjanimin e steriotipeve gjinorë dhe të diskriminimit, si pasojë e orientimit seksual.

Aktivitetet ndërgjegjësuese synojnë reduktimin e praktikave diskriminuese, praktika këto që janë zhvilluar me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendorë dhe drejtuesve të shkollave dhe mësuesve të lëndëve”, thuhet në reagim.

Fushata e LGBT në gjimnaze, Ministria: Të ndërgjegjësojmë nxënësit të mos kenë steriotipe Read More »

Ministria e Arsimit: Kemi plan të detajuar për LGBTI, jo steroitipe gjinore!

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë bazuar në strategjinë kombëtare për Barazi Gjinore dhe Planin e Veprimit 2016-2020, Planin Kombëtar të Veprimit të Qeverisë Shqiptare për personat LGBTI 2016-2020 si dhe nga rezoluta për LGBTI, prej dy vitesh në shkollat e vendit po trajnohen mësues, por edhe komuniteti i prindërve mbi të drejtat e njeriut, bulizmin dhe dhunën.

Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në zbatim të rekomandimeve por edhe detyrimeve që burojnë nga këto strategji dhe plane veprimi, po vijon konkretizimin e këtyre nismave në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare për informimin dhe ndërgjegjësime të mëtejshëm të target-grupeve të ndryshme.

Këto trajnime synojnë mënjanimin e steriotipeve gjinorë dhe të diskriminimit, si pasojë e orientimit seksual.

Aktivitetet ndërgjegjësuese synojnë reduktimin e praktikave diskriminuese, praktika këto që janë zhvilluar me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendorë dhe drejtuesve të shkollave dhe mësuesve të lëndëve.

Ministria e Arsimit: Kemi plan të detajuar për LGBTI, jo steroitipe gjinore! Read More »

Njihuni me mësuesin që u bë i famshëm duke shpjeguar matematikë me magji

Mësuesi australian Eddie Woo ka fituar miliona ndjekës në të gjithë botën me mënyrën energjike dhe të thjeshtë të shpjegimit të matematikës.

Ai i publikon videot e tij në Youtube, gjë që ndihmon pjesën më të madhe të studentëve. Mësuesi i shpjegon leksionet në një mënyrë aq të thjeshtë dhe të bukur duke përdorur stile magjie dhe i tërheq të gjithë.

Woo:Kur fillova të bëj këto video, kisha në mendje vetëm një student. Ai ishte shumë i sëmurë dhe humbi shumë orë mësimi. Kështu filluan të ndiqen në të gjithë botën dhe për mua ishte suprizuese.

Qyteti i dha atij një çmim për kontributin që ka dhënë në edukim, duke e vlerësuar si mësuesi më i mirë global.

Woo: Të mendosh për matematikë jo si një lëndë e frikshme, jo dicka që është vetëm për njerëz të vecantë. Dua të mendojnë se është e kuptushme, të hap rrugët e një universi që nuk e keni imagjinuar kurrë më parë. Mund të dilni jashtë dhe të shihni petalet dhe mënyrën e një lule. Gjithcka mund të shpjegohet me matematikë.

Gjithashtu mësuesi përdor metoda të ndryshme me studentët e tij duke përdorur letra apo objekte të tjera që të tërheqë vëmendjen e tyre duke i mësuar më thjesht për këtë lëndë që shpesh herë konsiderohet e komplikuar.

Njihuni me mësuesin që u bë i famshëm duke shpjeguar matematikë me magji Read More »

92-vjeçarja fillon shkollën fillore, dëshira lindi nga…

Ëndërrat realizohen. Këtë e vërteton 92-vjeçarja, Gullu Saraç, e cila ka nisur shkollën fillore për të mësuar lexim dhe shkrim, një mundësi që nuk i erdhi kur ishte e vogël.

Saraç është një prej tetë grave që janë bërë pjesë e kursit të shkrim-leximit. “Fëmijët e mi provuan të më mësojnë si të lexoj e shkruaj për disa vite, por deri tani nuk kisha vijuar procesin shkollor”, tha ajo.

Ideja për të nisur shkollën në këtë moshë i erdhi nga motra e saj që ndiqte flloren çdo ditë. Por, ajo e ka edhe një dëshirë të madhe, për të shkruar emrat e fëmijëve dhe nipërve.

“Është dicka e mirë që kursi mbahen në shkollë pasi gjithmonë më ka pëlqyer të ulem në bankat e shkollës. Tani mund të lexoj disa artikuj, por shpresoj se do mësoj të shkruaj me ndihmën e mësuave. Dua të shkruaj emrat e fëmijëve dhe nipërve të mi”, tha ajo për mediat turke.

92-vjeçarja fillon shkollën fillore, dëshira lindi nga… Read More »

Kërpaçi: Situata ka degraduar në çdo shkollë të vendit!

Femijet e familjeve Shqiptare jane nen presionin dhe efektin e drogave te forta.Drogave qe ka lejuar qeveria te shiten lirisht ne shkolla, lokale, lagje.

E kam ngritur kete problem madhor dhe denoncuar qe diten e pare ne Parlament.

Kam kerkuar qe nga autoritetet perkatese te merren masa dhe te ndalojne kete ekspozim te te rinjve nga droga!

Edhe 6 muaj pas alarmit ne Parlament, asnje mase e marre nga qeveria.

Te rinjte shkojne ne shkolle per te mesuar dhe marre DIJE, jo per te mesuar te drogohen!

Papergjegjshmeri totale nga ana e qeverise qe e sheh dhe e trajtojne kete situate si normale.

Duhet reagim i forte nga ana e prinderve, qytetareve, medias, per te zgjidhur krizen e droges qe ka kapur brezin e ri!

Te reagojme te gjithe para se te jete teper vone

Kërpaçi: Situata ka degraduar në çdo shkollë të vendit! Read More »

Akademia e Shkencave: Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në tre shtete

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për njohje e shqipes si gjuhë zyrtare. “Faktorizimi i shqipes si gjuhë zyrtare në Maqedoninë fqinje është në të njëjtën kohë faktorizim i letërsisë shqipe dhe traditës e kulturës shqiptare bashkë me të. Gjuha shqipe historikisht nuk është shfaqur e nuk kthyer kurrë në kufi për gjuhën e tjetrit. Shkrimtarët dygjuhësh në Maqedoni, me të mirënjohurin Luan Starova dhe të tjerë si Kim Mehmeti, janë një pasuri e përbashkët e dy historive të letërsisë”,- thuhet në deklaratën e Akademisë.

Deklarata e plotë:

Prej datës 14 mars 2018 gjuha shqipe ka statusin e një gjuhe zyrtare edhe në Republikën e Maqedonisë. Me vendimin që mori Kuvendi i shtetit fqinj, shqipja tashmë shenjohet si gjuhë zyrtare në tre shtete.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë e përshëndet me gëzim të madh këtë ngjarje me rëndësi historike, duke vlerësuar se me vendimin e tyre ligjvënësit e shtetit fqinj jo vetëm u njohën shqiptarëve një të drejtë të merituar, por dhe shfaqën para botës së qytetëruar një mendësi krejt të re.

Europeizmi, thelbi i të cilit është tejkalimi i kompleksit të antagonizmit dhe konfliktualitetit me fqinjët, iu bë i njohur botës si prirja sunduese dhe më autoritare edhe në institucionin më të lartë shtetëror në Maqedoni, bashkë me njohjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.

Gjuha shqipe ka mbijetuar nëpër mjegullën e shekujve në bashkëjetesë dhe marrëdhënie të natyrshme me gjuhët e gjalla e ato të vdekura të rajonit; me gjuhët e perandorive dhe të supershteteve; me gjuhët e qytetërimeve dhe të liturgjive, me gjuhët e fqinjëve dhe të jofqinjëve.

Njësia e gjuhës shqipe në funksionet e saj zyrtare është përbërësja e vetme njësuese e shqiptarëve në pikëpamjen kombëtare. Shekujt i kanë ndarë ata nga pikëpamja territoriale në disa shtete dhe nga pikëpamja e besimit janë të bashkuar në disa komunitete fetare.

Faktorizimi i shqipes si gjuhë zyrtare në Maqedoninë fqinje është në të njëjtën kohë faktorizim i letërsisë shqipe dhe traditës e kulturës shqiptare bashkë me të. Gjuha shqipe historikisht nuk është shfaqur e nuk kthyer kurrë në kufi për gjuhën e tjetrit. Shkrimtarët dygjuhësh në Maqedoni, me të mirënjohurin Luan Starova dhe të tjerë si Kim Mehmeti, janë një pasuri e përbashkët e dy historive të letërsisë.

Gjuha shqipe si gjuhë zyrtare me siguri do të forcojë paqen e brendshme shoqërore në Maqedoni dhe do të inkurajojë hapa të tjerë emancipues në rrugën e përbashkët drejt procesit europeizues.

Shqiptarët në Maqedoni me siguri do ta shohin shtetin e tyre të përbashkët me popullsinë shumicë si qytetarë që gjenden sovranë në vendin e tyre.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përshëndet të gjitha përpjekjet e intelektualëve dhe të ligjvënësve të vendit fqinj për ta arritur këtë rezultat.

Akademia e Shkencave: Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në tre shtete Read More »

Moti i keq mbyll shkollat në Durrës

Moti i keq në Durrës ka krijuar anomali jo vetëm në qarkullim po dhe në procesin mësimor në këtë qytet.

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare ”Met Hasa” në Porto Romano të Durrësit janë izoluar brenda godinës. Uji ka përmbytur oborrin e mjedisin përreth.

Ndërkohë mësimi është pezulluar dhe te shkolla ‘Neim Babameto’ në Spitallë.

Për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut në qytetin e Durrësit, edhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” njofton pezullimin e procesit mësimor për sot.

Moti i keq mbyll shkollat në Durrës Read More »

“Kristali” diplomoi edhe 900 italianë

Universitetet private, të cilat u mbyllën në 2014-ën me një vendim të Këshillit të Ministrave, dorëzuan pranë Ministrisë së Arsimit regjistrat e tyre, por universiteti jo publik “Kristal” nuk e bëri një procedurë të tillë. Në këto kushte, Ministria e Arsimit bëri një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shpërdorim detyre”. Pasi e shqyrtoi çështjen, Prokuroria e Tiranës vendosi pushimin e saj.

Në arkivin e Ministrisë së Arsimit, ku ndodhen edhe regjistrat e universitetit jo publik “Kristal”. Regjistrat të vështirë për t’u menaxhuar, jo vetëm në brendi, por edhe fizikisht.

Në përfundim të procesit ishin oficerë të policisë gjyqësore që sollën në Ministrinë e Arsimit 61 regjistrat. Në Ministrinë e Arsimit ka një fluks të madh kërkesash si nga individë e institucione vendase, si dhe nga Kosova e Italia.

Fran Deda interesohet për nusen e djalit në Ministrinë e Arsimit. Nusja dhe djali janë në Itali. Ajo ka marrë një diplomë “Kristali” për infermieri dhe Frani pret që të marrë një vulë nga Ministria e Arsimit e më pas ta çojë për vulë apostile në Ministrinë e Jashtme.

“Unë vij nga Rrësheni dhe jo nga ndonjë zonë e Tiranës. Unë kam 3 muaj që pres”, shprehet Fran Deda. Nusja ka punuar në Shqipëri si infermiere dhe duket se nuk ka problem me vërtetësinë e diplomës. “Më thonë se kanë mbi 4 mijë kërkesa, por unë nuk kam ardhur për të përfaqësuar popullim, por për dokumentet e mia”, thotë Fran Deda.

Kushdo vjen dhe kërkon informacion për autenticitetin e diplomës së vet. “Ministria vendosi t’u referohet regjistrave nga 2017, por duke bërë shënim që nuk garanton vërtetësinë absolute që del nga ato regjistra”, shprehet zëvendësministri i arsimit, Ervin Demo. 22 institucione të arsimit të lartë shumica private u mbyllën me VKM-në e 2014. Zëvendësministri i Arsimit, tregon se sa kërkesa janë trajtuar kohët e fundit nga Ministria e Arsimit.

“Janë 300 apo 400 kërkesa dhe janë verifikuar një sërë problematikash”, thotë Demo. I pyetur në lidhje me 86 diplomat e parregullta që Ministria konfirmoi së fundmi zëvendësmistri shprehet: “Diplomat që kanë qenë dhënë në programe që kanë qenë jo të licencuara, të cilat janë me qindra ndoshta edhe me mijëra mijëra diploma të pavlefshme”.

Zëvendësministri i Arsimit vë theksin edhe tek shtetasit italianë të pajisur me diplomë “Kristali”. “Kanë qenë 900 italianë të regjistruar, kur në “Kristal” nuk ka patur programe në gjuhën italiane apo angleze”.

Por përse nuk ja referon Prokurorisë të gjitha këto raste Ministria e Arsimit? “Regjistrat që ne disponojmë janë regjistra që Prokuroria i ka disponuar. Edhe studentët që nuk i gjejnë emrat nëpër regjistra, pretendojnë që është faji i institucionit që nuk ua ka shkruar emrin në regjistër. Ne jemi të hapur që regjistrat të merren edhe njëherë nëse Prokuroria i dëshiron”, shprehet zëvendësministri i Arsimit, Ervin Demo.

“Kristali” diplomoi edhe 900 italianë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com