Arsim

Në këtë shtet fëmijët do fillojnë shkollën që 3 vjeç

Fëmijët në Francë do të fillojnë shkollën në moshën tre vjeçare, bazuar në reformat e reja të njoftuara nga Presidenti Emmanuel Macron.

Ndryshimi do t’i japë Francës një nga shkollat e arsimit të detyrueshëm me moshat më të vogla në Evropë.

Por kjo do të ndikojë vetëm në një numër të vogël fëmijësh, pasi shumica e familjeve franceze tashmë zgjedhin të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në moshën tre vjecare.

“Vetëm 2.4% e fëmijëve nuk janë të regjistruar në atë moshë”, tregojnë shifrat e qeverisë.

Presidenti Macron tha se ndryshimi kishte për qëllim të reduktonte pabarazinë në arsim, pasi prindërit në zonat më të varfra të Francës dhe në territoret jashtë shtetit kanë më pak gjasa të dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë në moshë të vogël.

Në këtë shtet fëmijët do fillojnë shkollën që 3 vjeç Read More »

Nuk e prisnit këtë për gratë shqiptare? Të parat në Europë për…

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Europë të grave që janë diplomuar në Shkencë, Teknologji, Inxhinieri; apo Matematikë.

Pesha e të diplomuarave në këto disiplina në 2015-n ishte 53.1%. Më konkretisht, është i vetmi vend i Europës, ku diplomohen më shumë gra se burra në shkencat ekzakte.

Një studim i fundit nga dy psikologë dhe kërkues nga Universiteti i Misurit dhe i Leeds Beckett ka dalë në përfundimin se barazia gjinore mban larg gratë nga shkenca. Ata e kanë quajtur këto fenomen “paradoksi i barazisë gjinore”.

Ata i drejtohen fenomenit se sa më shumë gratë të kenë arritur barazinë gjinore në një shoqëri, aq më pak zgjedhin që të studiojnë në profile si Shkenca, Teknologji, Inxhinieri apo Matematikë, duke krijuar kështu një lidhje negative midis këtyre dy treguesve.
Nga grafiku që ka publikuar InfoData e IlSole 24 ore, pas Shqipërisë, përqindjen më të lartë të grave të diplomuara në një nga drejtimet e mësipërme e ka Maqedonia, me 45.1%.

Përqindjen më të lartë të grave të diplomuara në shkenca e kanë kryesisht vendet e Europës Lindore, ndërsa më të ulëtën ato të Europës Perëndimore.

Përqindjen më të ulët të grave të diplomuara në shkenca e mban Luksemburgu me 21.8% dhe Zvicra me 22.73%, megjithëse për sa i përket indeksit të barazisë gjinore kanë shënuar pikë të larta.

Shqipëria, edhe pse krahasuar me rajonin, është e pozicionuar më mirë për sa i përket barazisë gjinore, ka përqindjen më të lartë të grave shkencëtare.

Vendet me barazi më të lartë janë vendet nordike, Finlanda dhe Norvegjia. Por edhe pse gratë kanë arritur pozitën që duan në shoqëritë e këtyre vendeve, vetëm 27 dhe 29 për qind e grave kanë zgjedhur që të kenë një karrierë në shkencë.

Nuk e prisnit këtë për gratë shqiptare? Të parat në Europë për… Read More »

Mësuesja u kërkoi të listonin 7 mrekullitë e botës. Vogëlushja e lë pa fjalë me përgjigjen e saj…

Mësuesja vendosi që këtë herë t’u kërkonte diçka ndryshe nxënësve të saj. Ajo u kërkoi vogëlushëve një kërkesë të thjeshtë për ta:

– “Më bëni ju lutem listën me ato që mendoni se janë 7 mrekullitë e botës“, – tha ajo.

Pjesa më e madhe e nxënësve dhanë këto përgjigje:

Piramidat e Egjiptit

Kulla Eiffel

Muri i madh Kinez

Kanali i Panamasë

Koloseu

Kanioni i Madh

Taj Mahali

Pasi i mblodhi përgjigjet mësuesja vuri re që një nxënëse nuk e kishte dorëzuar fletën.

Mësuesja e pyeti:

– “Përse vallë nuk më ke dhënë një përgjigje? A nuk po të kujtohej asnjëra nga këto?”

Vogëlushja e sigurtë se nuk kishte bërë asnjë gabim që nuk kishte shkruar asgjë, e pa drejt e në sy dhe i tha:

– “Isha e pavendosur se cilët të fusja në atë listë prej 7 vendesh Mësuese, sepse ka shumë”.

– “Thuaj ndonjërën prej tyre”, – e inkurajoi mësuesja.

Vajza pasi hezitoi për një çast tha:

– “Për mua 7 mrekullitë e botës janë:

Prekja

Shija

Dëgjimi

Shikimi

Buzëqeshja

Dashuria

Ndjenjat…

Në klasë pllakosi një heshtje dhe as miza nuk pipëtinte.

Mësuesja vuri buzën në gaz me zemrën plot, vogëlushja e kishte lënë pa fjalë…

Në jetë mundohemi të kërkojmë për gjëra të mëdha, të jashtëzakonshme dhe që nuk i ka askush. Harrojmë se gjërat e mëdha përbëhen nga ato të voglat, nga ato pa të cilat nuk bëjmë dot.

Ato që na mbushim jetën dhe na bëjmë të ndjejmë gëzimin dhe hidhërimin, dashurinë, adhurimin, shpresën.

Janë ato jetësoret që i marrim si të mirëqena dhe nuk ua dimë vlerën e paçmuar që kanë. Gjithë këto gjëra që nuk i vëmë re më, sepse janë kaq të thjeshta dhe të zakonshme janë Mrekullitë e jetës, ato të vërtetat!

Mësuesja u kërkoi të listonin 7 mrekullitë e botës. Vogëlushja e lë pa fjalë me përgjigjen e saj… Read More »

“Më thanë mos flit për fenë, sot flasin për homoseksualët”, prek ish-mësuesja që mbeti pa punë

Një fushatë sensibilizuese nga aktivistët e LGBT-së në gjimnazet e Tiranës me leje nga Ministria e Arsimit, ka ndezur debat të fortë në opinionin publik shqitar.

Këtij debati i është bashkuar edhe një ish-mësuese në Mirditë, Elda Nikolli e cila për tre muaj ka punuar si mësuese në shkollën “Ndrec Ndue Gjoka”.

Nikolli tregon me detaje se kur nisi punën, duke e ditur që ajo ishte një besimtare e përkushtuar katolike, iu kërkua që në fillim që të mos fliste për fenë duke qenë se shkolla është një institucion laik.

Ajo ngre pyetjen se “përse nëpër shkolla nuk pranohet të flitet për dimensionin shpirtëror, siç është ai i fesë, ndërsa shihet si arritje e qytetërimit deviancat seksuale.”

E sikur të mos mjaftonte kjo, ajo thotë se edhe pse ka dy diploma dhe mbi 6 vite eksperiencë në mësimdhënie, sërish e kanë larguar nga puna.

“Jetoj në Fan (Mirditë) dhe per tre muaj kam punuar ne shkollen Ndercë Ndue Gjoka. Kur më morën ne pune me thane ‘kujdes se ne jemi shkolle laike, nuk duhet t’u flasesh nxenesve per fene’, biles, sikur te mos mjaftonte nje dite perfaqesues drejtues te shkolles kane hyre ne klase duke pyetur nxenesit ‘a ju ben mesim kjo, apo ju flet per fene?’, kete ne syte e mi! Nderkohe qe jetojme ne nje zone, ndoshta e vetmja ne Shqiperi, me tradite katolike prej shekujsh. Habitem qe ende kemi frike ne institucionet tona te permendim dimensionin shpirteror, i vjeter qe me lindjen e njeriut, ndersa teorit gender na duken si arritja e madhe e qyteterimit tone!

Sidoqofte, edhe pse nxenesit e mi u shprehen te lumtur per mesimin qe beja, me pushuan nga puna, ‘denim pa gjyq’, edhe pse me dy diploma, master dhe 6 vite pune… ka diçka qe nuk shkon….” shkruan Elda Nikolli

“Më thanë mos flit për fenë, sot flasin për homoseksualët”, prek ish-mësuesja që mbeti pa punë Read More »

Norvegji, qeveria ndalon përdorimin e burkas në ambjentet e arsimit

Qeveria e Norvegjisë i kërkoi sot parlamentit të miratojë një urdhërndalimi kombëtar kundër përdorimit të burkave në të gjitha ambjentet e arsimit, duke filluar nga qendrat e kujdesit ditor deri në universitete.

Qeveria e Norvegjisë i kërkoi sot parlamentit të miratojë një urdhërndalimi kombëtar kundër përdorimit të burkave në të gjitha ambjentet e arsimit, duke filluar nga qendrat e kujdesit ditor deri në universitete.

“Një urdhërndalimi kundër mbulimit të fytyrës do të sigurojë një komunikim të hapur me fëmijët, nxënësit, studentët dhe imigrantët e sapoardhur gjatë orëve të mësimit”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Integrimit, Jan Tore Sanner.

“Norvegjia është një shoqëri e hapur ku të gjithë duhet të jenë në gjendje të shohin fytyrën e njëri tjetrit”, deklaroi ministri i Financave, Siv Jensen.

Propozimi, i shpallur në muajin qershor, i është nënshtruar një rishikimi nga agjencitë dhe institucionet e ndryshme.

Qeveria njoftoi se urdhërndalimi do të aplikohej për punonjësit në qendrat e kujdesit ditor, por jo tek fëmijët e regjistruar atje, pasi fëmijët e vegjël shumë rrallë i përdornin burkat.

“Në shkolla, institucionet e trajnimeve për të rritur, universitetet dhe kolegjet urdhërndalimi do të zbatohej vetëm gjatë kohës së mësimdhënies. Mësuesit dhe studentët do të lejohen të veshin rroba që mbulojnë fytyrën vetëm gjatë pushimit”, sipas deklaratës.

Norvegji, qeveria ndalon përdorimin e burkas në ambjentet e arsimit Read More »

Fushata e LGBT në gjimnaze, Ministria: Të ndërgjegjësojmë nxënësit të mos kenë steriotipe

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit të fotove nga komuniteti i LGBT të cilët gjenden në disa gjimnaze në Tiranë duke zhvilluar orë edukative.

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë në një deklaratë për mediat shkruan se kjo është bazuar në strategjinë kombëtare për Barazi Gjinore dhe Planin e Veprimit 2016-2020, Planin Kombëtar të Veprimit të Qeverisë Shqiptare për personat LGBTI 2016-2020 si dhe nga rezoluta për LGBTI, prej dy vitesh në shkollat e vendit po trajnohen mësues, por edhe komuniteti i prindërve mbi të drejtat e njeriut, bulizmin dhe dhunën.

“Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në zbatim të rekomandimeve por edhe detyrimeve që burojnë nga këto strategji dhe plane veprimi, po vijon konkretizimin e këtyre nismave në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare për informimin dhe ndërgjegjësime të mëtejshëm të target-grupeve të ndryshme.

Këto trajnime synojnë mënjanimin e steriotipeve gjinorë dhe të diskriminimit, si pasojë e orientimit seksual.

Aktivitetet ndërgjegjësuese synojnë reduktimin e praktikave diskriminuese, praktika këto që janë zhvilluar me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendorë dhe drejtuesve të shkollave dhe mësuesve të lëndëve”, thuhet në reagim.

Fushata e LGBT në gjimnaze, Ministria: Të ndërgjegjësojmë nxënësit të mos kenë steriotipe Read More »

Ministria e Arsimit: Kemi plan të detajuar për LGBTI, jo steroitipe gjinore!

Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë bazuar në strategjinë kombëtare për Barazi Gjinore dhe Planin e Veprimit 2016-2020, Planin Kombëtar të Veprimit të Qeverisë Shqiptare për personat LGBTI 2016-2020 si dhe nga rezoluta për LGBTI, prej dy vitesh në shkollat e vendit po trajnohen mësues, por edhe komuniteti i prindërve mbi të drejtat e njeriut, bulizmin dhe dhunën.

Në këtë kuadër, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në zbatim të rekomandimeve por edhe detyrimeve që burojnë nga këto strategji dhe plane veprimi, po vijon konkretizimin e këtyre nismave në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare për informimin dhe ndërgjegjësime të mëtejshëm të target-grupeve të ndryshme.

Këto trajnime synojnë mënjanimin e steriotipeve gjinorë dhe të diskriminimit, si pasojë e orientimit seksual.

Aktivitetet ndërgjegjësuese synojnë reduktimin e praktikave diskriminuese, praktika këto që janë zhvilluar me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e përfaqësuesve të pushtetit vendorë dhe drejtuesve të shkollave dhe mësuesve të lëndëve.

Ministria e Arsimit: Kemi plan të detajuar për LGBTI, jo steroitipe gjinore! Read More »

92-vjeçarja fillon shkollën fillore, dëshira lindi nga…

Ëndërrat realizohen. Këtë e vërteton 92-vjeçarja, Gullu Saraç, e cila ka nisur shkollën fillore për të mësuar lexim dhe shkrim, një mundësi që nuk i erdhi kur ishte e vogël.

Saraç është një prej tetë grave që janë bërë pjesë e kursit të shkrim-leximit. “Fëmijët e mi provuan të më mësojnë si të lexoj e shkruaj për disa vite, por deri tani nuk kisha vijuar procesin shkollor”, tha ajo.

Ideja për të nisur shkollën në këtë moshë i erdhi nga motra e saj që ndiqte flloren çdo ditë. Por, ajo e ka edhe një dëshirë të madhe, për të shkruar emrat e fëmijëve dhe nipërve.

“Është dicka e mirë që kursi mbahen në shkollë pasi gjithmonë më ka pëlqyer të ulem në bankat e shkollës. Tani mund të lexoj disa artikuj, por shpresoj se do mësoj të shkruaj me ndihmën e mësuave. Dua të shkruaj emrat e fëmijëve dhe nipërve të mi”, tha ajo për mediat turke.

92-vjeçarja fillon shkollën fillore, dëshira lindi nga… Read More »