Arsim

Nxënësi nga Vlora: Specialistët e TIK më të kërkuar se avokatët dhe doktorët

Arsimi profesional po shihet çdo ditë e më shumë si një mundësi shumë e mirë për të ndërtuar ëndrrat e së ardhmes për shumë nga të rinjtë e vendit.

Një shembull i tillë vjen nga qyteti i Vlorës, ku Thanas Kulaj ka zgjedhur të studiojë në shkollën industriale “Pavarësia”, në degën TIK(Teknologji Informacioni dhe Komunikimi) Vetëm në vitin e parë si student, ai shprehet i kënaqur që ka zgjedhur shkollën profesionale, pasi sipas tij nuk ekziston më mentaliteti që ata që zgjedhin arsimin profesional nuk kanë nivel të lartë akademik.

“Unë jam Thanas Kulaj, një nxënës nga shkolla industrial “Pavarësia” Vlorë , viti parë dega TIK. Shumë njerëz mund të mendojmë se në shkollat profesionale shkojnë vetëm njerëzit që kanë notat të ulëta as në rastin tim, as në rastin tim as në rastin e shokëve dhe shoqeve te mia. Sipas mendimit tim, dega TIK ka nevojë për shumë për më shumë përkushtim sesa arsimi i përgjithshëm. Njerëzit që janë të specializuar në TIK sot janë më shumë të kërkuar e se avokatet apo doktorët sepse vendi si europa po digjitalizohet.

Thanasi ka ndarë një pjesë nga jeta e tij, nga ku ka treguar se interesi i tij për kompjuterat ka lindur që në moshë të vogël.

“Qëkur kam që fëmijë kam pas interes të madh për kompjuterat dhe në arsimin 9-vjeçar studiova shumë për këtë gjë”.

Por, si vendosi Thanasi të zgjidhte arsimin profesional?

Ai ka treguar se informacionin e parë për edukimin profesional e mori nga mësuesit e shkollës “Pavarësia” pasi këto të fundit erdhën në klasën e tij. Më pas Thanasi kërkoi informacione në sajtin zyrtar derisa mori vendimin përfundimtar.

“Disa nga mësuesit më këshilluan që të vazhdoja gjimnazin por të gjithë miqtë dhe të afërmit e mi më thanë të ndiqja endrrat e mia. Me të vërtetët jam shumë i kënaqur deri tani. Në shkollën tonë, mësimi bëhet me anë të klasave të kombinuara duke përdorur mjetë si lap-top, projektore etj. Edhe pse unë jam në vit të parë, ne kemi filluar të bëjmë praktika profesionale me kompani private që ne na japim eksperienca praktike: si është të ndërtosh vetë një website, printer 3-d, eksperienca që në nuk mund t’i marrim në vend tjetër dhe na ndihmojnë shumë për vendin e punës për të nesërmen”. Thanasi u bëri apel të gjithë të rinjve,që ta shohin arsimin profesional si një mundësi për të ardhmen e tyre. z.tosku /ATSH

Nxënësi nga Vlora: Specialistët e TIK më të kërkuar se avokatët dhe doktorët Read More »

Një ekspozitë e vogël për një kontribut të madh (Foto)

Nën sloganin e sivjetshëm të datës 18 Prill, “Trashëgimia për brezat”, DRKK Vlorë përgatiti një ekspozitë kushtuar kontributit të arkeologëve në vite. Duke kujtuar e falenderuar ata arkeolog të cilët nuk jetojnë më si: Ugolini, Dh. Budina, S. Islami, A. Nanaj etj, por edhe atë brez arkeologësh të cilët vazhdojnë të japin kontributin e tyre për arkeologjinë në rrethin Sarandë e Delvinë por edhe Trashëgiminë Kulturore në tërësi.

Fotografia e DRKK Vlorë

E vecantë tjetër e kësaj ekspozite lidhej me një prej paneleve të saj kushtuar 90 vjetorit të fillimit të punës së misionit arkeologjik Italian të drejtuar nga L.M. Ugolini në Butrint, duke ju lënë pas brenzave një pasuri të jashtëzakonshme. Ekspozita u vendos në ambientet e Bazilikës/ Sinagogë e më pas në shëtitoren e Sarandës ku u ndoq me mjaft kureshtje nga nxënësit e shkollave 9-vjecare e të mesme të qytetit të Sarandës por edhe nga qytetarë e dashamirës.

Fotografia e DRKK Vlorë

Fotografia e DRKK Vlorë

Një ekspozitë e vogël për një kontribut të madh (Foto) Read More »

Mësuesja e biokimisë rreh nxënësen (Video)

Sot në emisionin “Stop” u transmetuan disa video që tregojnë realitetin e padenjë të auditoreve në institucionet tona të arsimit.

Mësuesja e biokimisë në gjimnazin “28 Nëntori” në Burrel, Flutura Zeneli u thotë nxënësve se mund të kenë pirë drogë që sillen në atë mënyrë.

“Kush të ka mësuar kështu ty atje? Kush t’i ka mësuar? Ça ke pi ndonjë drogë? Mos ke pirë ndonjë drogë? Mos ke pirë se nuk je në rregull”, shprehet ajo.

Ndërsa në Lezhë, mësuesja Donika Haxhia, gjatë orës së lëndës së Letërsisë, u thotë nxënësve se shqiptarët janë një popull prostitutë.

“Është aq injorant populli shqiptar, sa rri i ndrojtur para ministrit. Në fakt duhet t’ja fusë duart në fyt! Se unë të çova aty ti dhe tani hajde më shërbe. Po me ça do t’ja kërkosh ti, me injorancë? Jo, o vëlla, me injorancë jo”, thotë ajo.

Më pas përmend prindërit që nuk kanë të ardhura, të cilët i kërkojnë ndihmë në shkollë, duke u shprehur se nuk i dhimbsen fare sepse e shesin veten për 5 lekë.

Mësuesja e biokimisë rreh nxënësen, ajo e letërsisë: Shqipëria popull prostitutë

“Është popull prostitutë Shqipëria!”, shton mësuesja e letërsisë në shkollën profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, duke përmendur faktin që ajo vetë e ka sistemuar jetën e saj dhe të fëmijëve të saj.

“Por çfarë do të bësh ti? Nuk martohet me njeri prostituta, ta keni të qartë”, thekson Donika Haxhia.

Por ndryshe nga koleget e saj në rastet e mësipërme, një tjetër mësuese e quajtur Marjeta shfaqet në video duke goditur fizikisht një nxënëse në shkollë të Gjirokastrës.

Moderatorët e emisionit “Stop” përmendën faktin që kjo mësuese i ka bërë nxënësve një pyetje absurde, “si mund të ndahen 9 karamele në mënyrë të barabartë.

Mësuesja e biokimisë rreh nxënësen (Video) Read More »

Gjithë jetën mekanik, në moshën 82-vjeçare diplomohet në Filozofi: Doja të zbuloja ku ka shkuar shpirti i gruas sime

Italo Spinelli gjithë jëtën e tij ka punuar si mekanik por vdekja e gruas së tij e bëri që të humbasë ekuilibrat. Pas 52 vitesh martesë dhe punë të rregullt ai zbuloi se riparimet më të vështira janë ato të shpirtit.

E shoqja e la të vetëm kur ishtë 80 vjeç dhe kura e vetme që mund ta shpëtonte rezulton të ketë qenë filozofia. I moshuari italian u regjistrua në Fakultetin e Filozofisë në moshën 80-vjeçare. “Fillova të studioj Filozofi sepse doja të kuptoja se ku ka përfunduar shpirti i Anxhelës sime”, tregon ai.

82-vjeçari Italo tashmë mban titullin doktor në Filozofi, ndërsa shpirti i gruas së tij kudo që të ndodhet me siguri është plot./27.al

Gjithë jetën mekanik, në moshën 82-vjeçare diplomohet në Filozofi: Doja të zbuloja ku ka shkuar shpirti i gruas sime Read More »

Ahmetaj: Pagë kush regjistrohet në shkolla profesionale

Të papunët që regjistrohen në shkollat apo qendrat e formimit profesional do të përfitojnë pagesë mujore nga qeveria. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi në panairin e punës në Shkodër se kjo politikë synon të nxisë punësimin.

“55 mijë lekë në muaj për këdo që vjen të trajnohet në qendrat apo shkollat profesionale. më shumë edhe se sa ndihma ekonomike. vetëm hajdeni të trajnoheni 1 muaj dy muaj, 6 muaj në mënyrë që kur të merrni atë certifikatë të jeni më të punësueshëm”, tha Ahmetaj.

Kreu i Financave tha se vetëm në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës janë 1200 vende të lira pune për teknikë të ndryshëm, ndërkohë që shumë investitorë të huaj ankohen se në Shqipëri nuk mund të gjejnë dot forcë punëtorë të kualifikuar.

“Zyrat e punës të kontaktojnë me të gjithë të papunët dhe ti bindin të regjistrohen në qendrat e formimit profesional”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj: Pagë kush regjistrohet në shkolla profesionale Read More »

Njoftim për maturën shtetërore 2018 (Formulari A1Z)

Të gjithë ish maturantët që kanë provime për të dhënë ose duan të aplikojnë për shkollë të lartë duhen të paraqiten në DAR për të marrë vërtetimin përkatës dhe në datën 13 Prill duhet të paraqiten pranë shkollës me dokument identifikimi për të bërë aplikimin. SHENIM:Secili maturant përpara se të paraqitet në DAR duhet të dijë ID e vjetër të cilën mund ta  marri pranë sekretarisë së shkollës

Njoftim për maturën shtetërore 2018 (Formulari A1Z) Read More »

Prindi i revoltuar ngre flamurin e LGBTI-së në Ministrinë e Arsimit

Leonard Dedej është një nga prindërit e revoltuar për përmbajtjen e takimeve që komuniteti LGBTI ka zhvilluar në shkolla me gjimnazistë të Tiranës. Për këtë arsye, ditën e diel, si një gjest sarkastik, ai ngriti flamurin e komunitetit LGBTI në Ministrinë e Arsimit.

“Unë vetë jam prind, ç’ lidhje ka që fëmija im të shkojë dhe të marrë në shkollë leksione për LGBTI-në? Fëmija nuk mund të imponohet. Po kryen fushata tek minorenët që nuk janë pjekur seksualisht. Unë e kam çuar fëmijën tim në shkollë për të marrë njohuri, për këtë shërben shkolla, jo për projekte ideologjike sepse nesër mund të ngrihen edhe pedofilët, të thonë duam të shkojmë dhe ne në shkolla dhe të japim ideologjinë tonë. Pasi mbushin 18 vjeç është histori tjetër, atëherë kanë të drejtë të zgjedhin, por jo të imponohen”, deklaron Leonardi.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Arsimit ka sqaruar se prej dy vitesh, në përputhje me planin e veprimit të qeverisë shqiptare për personat LGBTI, po trajnohen mësues dhe prindër mbi të drejtat e njeriut, bullizmin dhe dhunën. Duke lënë të kuptohet se prindërit janë dakord me projektet për informimin e nxënësve mbi komunitetin LGBTI në shkolla. Por, disa prindër janë kundër dhe shqetësohen për problematika të tjera.

“Duhet të përqëndrohemi te problemet reale që kanë nxënësit në shkollat shqiptare, si drogat e lehta, aborti, kushtet e mësimdhënies, tekstet shkollore falas për njerëzit në nevojë… Këtu ka nxënës që rrinë me batanije në shkolla. Kjo fushatë antikushtetuese të ndërpritet menjëherë sepse nuk ka ku qëndron moralisht”, shton Leonardi.

Prindi i revoltuar ngre flamurin e LGBTI-së në Ministrinë e Arsimit Read More »

Si të zhvilloni inteligjencën e fëmijëve tuaj

Studimet tregojnë se për të patur fëmijë të zgjuar, nganjëherë “më pak është më shumë” dhe shprehja vlen për lodrat në këtë rast, shkruan flipboard.com.

Ditët e sotme fëmijët kanë mundësi zgjedhjesh të pafundme përsa i përket lodrave: që nga ato me bateri e deri tek platformat dixhitale. Fëmijët e sotëm mund të rrinë para ekranit të televizorit apo kompjuterit deri në 8 orë në ditë, diçka e paimagjinueshme për prindërit e viteve të mëparshme.

Një studim i bërë në Universitetin e Toledos mbi numrin e shumtë të lodrave të fëmijëve, sugjeron jo vetëm kohë të limituar para ekranit, por edhe numër të limituar lojrash.

Studimi tregon se të vegjlit kanë cilësi më të mirë të lojës kur luajnë më 4 lodra në vend të 16 të tillave. Ja tek sjellin 6 arsye pse numri i kufizuar i lojrave mund të sjellë benefice për trurin e fëmijëve tuaj.

  1. Fëmijët që luajnë me më pak lodra kanë përqendrim më të mirë

Me shumë lodra nëpër duar, fëmijët “hidhen” nga një aktivitet tek një tjetër, pa u përfshirë tërësisht në një aktivitet të caktuar.

Fëmijët zhvillojnë fokusimin e tyre kur kanë më pak mundësi zgjedhjeje. Krahasojeni këtë gjë me veten tuaj, kur keni njëkohësisht shumë gjëra për të bërë në punë.

  1. Fëmijët me më pak lodra janë më kreativë

Duke patur shumë opsione lojrash, fëmijët pengohen të zhvillojnë sa më shumë imagjinatën e tyre.

Fëmijët janë të predispozuar të krijojnë lojra kur kanë më pak mjete në dispozicion dhe kjo është diçka shumë e mirë për imagjinatën e tyre.

  1. Fëmijët me më pak lodra kanë aftësi më të mira sociale

Kur nuk hutohen nga argëtimet e pafundme, fëmijët janë më të predispozuar të fokusohen tek njerëzit rreth tyre, si të rritur edhe fëmijë. Kështu, ata mësojnë aftësitë e komunikimit dhe interaktivitetit me të tjerët.

  1. Fëmijët me më pak lodra mësojnë të vlerësojnë atë që kanë

Të vegjlit që kanë më pak lodra nuk i falin ato lehtë tek të tjerët. Ata e dinë se kanë pak gjëra në posedim, ndaj janë të predispozuar t’i mbajnë mirë dhe t’i vlerësojnë ato, pasi e dinë se janë gjithçka kanë.

  1. Fëmijët me më pak lodra janë të predispozuar të fokusohen tek librat, artet dhe eksperiencat

Kur fëmijët kanë pak lodra, është më e lehtë t’i marrësh me vete në muze, në park për një shëtitje, apo të ulesh e të lexosh një libër dhe të bëjnë pikturë. Ata kanë mundësi më të madhe për të krijuar eksperienca se sa po të kenë male me lojra plastike me ngjyra dhe drita në shtëpi.

  1. Fëmijët me pë pak lodra mësojnë të zgjidhin problemet më shpejt dhe të këmbëngulin më shumë se ata që kanë shumë lodra

Kur fëmijët kanë shumë lodra në dispozicion dhe nuk e studiojnë me vëmendje se si funksionon një lodër e caktuar, mund të ketë shumë mundësi që të heqin dorë dhe të shkojnë tek një lodër që u duket më e lehtë në përdorim. Ata mund të kenë vështirësi në zhvillimin e përqendrimit mendor, vështirësi për t’i shkuar gjërave deri në fund dhe vështirësi në durim.

Pra, siç shihet, të rrisësh një fëmijë, nuk do të thotë t’u japësh sa më shumë materiale plastike, por t’u mundësosh atyre të mendojnë me kreativitet, gjë që mund të influencojë tek ata në të ardhmen.

Si të zhvilloni inteligjencën e fëmijëve tuaj Read More »