Arsim

Studentët në mëdyshje, shtëpi me qera apo në konvikt

Vetëm 2 javë larg nga fillimi i vitit të ri akademik, zgjedhja e studentëve edhe për këtë vit vazhdon të jenë konviktet. Shkak bëhet rritja e çmimit të shtëpive me qira.

Ndryshe nga shumë fusha që pandemia COVID-19 preku, në konvikte nuk ka ndryshuar asgjë. Studentët e ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë nuk e braktisin strehën në dhomat e konvikteve gjatë kohës së studimeve.

“Kemi 3230 studentë të regjistruar në të 22 konviktet funksional në Qytet Studenti”, shprehet drejtoresha e RSU1, Anila Shehu.

Ndërkohë më tej ajo tha se pandemia nuk ka ndikuar në pakësimin e regjistrimeve të studentëve në konvikte.

“Ne kemi të njëjtat kërkesa. Nuk shoh ndonjë ndryshim nga viti i kaluar që të kemi ndonjë rënie në numrin e kërkesave që bëjnë studentët këtu” shton Shehu.

Studentët preferojnë të zgjedhin të jetojnë në konvikte për shkak të gjendjes ekonomike. Ata shprehen se në konvikte shpenzojnë më pak se në një shtëpi me qira, pasi çmimi i këtyre të fundit ka gjithmonë një tendencë në rritje.

“Kam një vit që kam ardhur në Tiranë për shkak të studimeve dhe jetoj në konvikt që prej këtij viti. Për arsye financiare kuptohet pasi shtëpitë me qira janë shumë të shtrenjta, të pa përballueshme nga ana financiare nga ana jonë. Duke patur parasysh çmimet të cilat po rriten akoma më shumë, mendoj që në të ardhmen akoma do vazhdoj të jetoj në konvikt”, shprehet studenti.

Pavarësisht çmimeve të larta të qirasë së shtëpive, ky vit, ka sjellë edhe një risi.

“Një fenomen që është vënë re së fundmi, është dhe fakti që shumë prindër po kërkojnë të vijnë në Tiranë nga rrethet për të qëndruar me fëmijët e tyre studentë për arsye ekonomike. Shumë prindër mund të kenë dy fëmijë në universitete dhe i leverdis më shumë që të shpërngulen në Tiranë”, tha agjentia imobiliare, Xhulia Leka.

Interesi i studentëve te agjencitë imobiliare për shtëpi me qira është i lartë, por kur prezantohen me çmimet ata stepen pasi nuk mund t’i përballojnë ato çmime.

/NOA.al

TIRANË (AA) – Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për institucionet në Shqipëri, në fusha të ndryshme. Një nga projektet e fundit është edhe ai i rikonstruksionit dhe mobilimit të godinës së konviktit numër 6 në Qytetin Studenti në Tiranë, e cila është inaugurua sot, raporton Anadolu Agency (AA). ( Olsi Shehu – Anadolu Agency )

Studentët në mëdyshje, shtëpi me qera apo në konvikt Read More »

UT merr vendimin për studentët/ Cfarë ndodh në rast se dikush preket nga Covid

Në një kohë kur nuk ka një protokoll të qartë nga Ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë, Universiteti i Tiranës ka marrë disa vendime të rëndësishme sa i takon rifillimit të mësimit në datën 2 Nëntor.

Mësohet se Universiteti i Tiranës ka vendosur që në 4 javët e para në Nëntorit, vitet e para do bëjnë mësim ne auditoreë.

Ndërkohë që për vitet më të larta do të ketë një alternim midis studimit online dhe atij fizik në auditorë.

Për zgjedhjen e mësimit do të flitet me pedagogë të lëndës, dhe do të vendoset për mënyrën sesi ai do të kryhet.

UT ka miratuar po ashtu dhe rregulloren anticovid, ku në rast se një student rezulton me COVID19, i gjithë grupi vazhdon mësimin për 14 ditë online.

Ndërkohë që në vendimin e UT-së thuhet se administrata duhet të kujdeset që të gjithë studentët të jenë të pajisur me masa anticovid, si maska dhe dezinfektantë, si dhe të ruajnë distancën fizike.

/NOA.al

UT merr vendimin për studentët/ Cfarë ndodh në rast se dikush preket nga Covid Read More »

A do të mbyllen shkollat?

Në emailet dhe komunikimet mes qytetarësh në rrjetet sociale, ka qarkulluar një shkresë që aludon se ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka nënshkruar më 15 tetor 2020 një Akt Normativ mbi shkollat.

Sipas kësaj shkrese që e gjeni më poshtë, e që sugjerohet të jetë zyrtare, njoftohet se më 2 nëntor 2020 do të mbyllen të gjitha institucionet arsimore shtetërorë dhe publike në vend për tre muaj për shkak të situatës epidemiologjike në vend të shkaktuar nga koronavirusi i ri Sars Cov-2.

Shkresa citon kërkesën e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe shoqërohet me nënshkrimin e urdhrit nga Manastirliu.

Kjo faksimile shkrese, qartësisht dukej se ishte e rreme ose e montuar.

Megjithatë shumë qytetarë u shqetësuan tri ditët e fundit me qarkullimin e gjerë të kësaj letre.

Në këto kushte u kërkua një informacion zyrtar. Burime zyrtare nga ministria e Shëndetësisë, konfirmojnë se kjo shkresë nuk është e vërtetë. Këto burime përgënjeshtruan të jetë nënshkruar marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollave dhe se dokumenti është fals.’

Gjithsesi ministria e Shëndetësisë ashtu si dhe kryeministri një ditë më parë, nuk përjashtojnë një mbyllje të re në periudhën në vazhdim, nëse do të kemi mospërballim të të shtruarve në spitalet Covid.

Për këtë arsye, 17 mijë mësues në të gjithë Shqipërinë, aktualisht po i nënshtrohen një procedure të përgatitjes së mësimeve online. /noa.al/

A do të mbyllen shkollat? Read More »

Drejtoresha e Konvikteve në QS: Maska detyrim për studentët, nëse ndonjëri rezulton pozitiv, izolohet në dhomë

Pak ditë para se të nisë viti i ri akademik, duket se janë marrë edhe masat.

Më datë 2 nëntor studentët do të nisin vitin e ri akademik, ndërsa konviktet jkanë duke u bërë gati për pritjen e studentëve gjatë periudhës pandemike.

Drejtoresha e Rezidencës Studentore Universitare nr.2 në kryeqytet, Zhanina Dapi tregon se në këto ambjente maska do të jetë e detyrueshme dhe se që në hyrje studentëve do tu matet temperatura.

“Në ambientet e përbashkëta studenti mban maskën të detyruar, mban distancën e detyruar të përcaktuar diku tek 1 metër largësi. Në momentet që ndodhen në dhomat e tyre personale mbetet në dëshirë të studentit mbajtja apo e jo e maskës. Kemi një staf të përhershëm që bën matjen e temperaturës”- u shpreh drejtoresha e RSU nr.2.

Ndarja e studentëve në dhoma do të bëhët në bazë të distancës që përcaktohet sipas sipërfaqes së dhomës, tha ai për Report tv.

“Numri i studentëve nëpër dhoma përcaktuar nga kushtet teknike, distanca sipas sipërfaqes së dhomës është minimizuar. Ka dhoma ku janë të akomoduar 2 studente dhe dhoma ku janë të akomoduar tre studente. Kanë një ambient të përbashkët që është tualeti bashkë me dushet”- tha Zhanina Dapi.

Në rast se një prej studentëve shfaq shenja apo rezulton i prekur me covid-19, atëherë studenti/ja do të izolohet në dhomë bashkë me shokët ose shoqet e dhomës.

“Në momentin që evidentohet një student ne bëjmë distancimine tij, e izolojmë ne dhomën ku është. Pas simptomës njoftohet mjeku i familjes që na orienton nëse duhet bërë tamponi apo jo. Nën momentin që do bëhet tamponi, studenti do të qendrojnë i izoluar derisa të vijë përgjigjia. Bashkë me studentin do të izolohen dhe studentët e tjerë që janë dhomë. Stafi jonë është në pritje dhe ndjekje të studentit duke qendruar jashtë apartamentit të studentit duke e ndihmuar për cdo nevojë personale që ka”- shpjegoi Dapi.

Rezidenca Studentore Universitare numër 2 ka kapacitet për 270 studentë në një godinë.

Aktualisht në konvikte janë studentët që po vazhdojnë sezonin e provimeve, ndërsa kanë nisur regjistrimet e tyre për vitin e ri akademik.

Zhanina Dapi më herët ka mbajtur post të lartë në Ministrinë e Financave, kur kjo ministri drejtohej nga Arben Ahmetaj.

/NOA.al

Drejtoresha e Konvikteve në QS: Maska detyrim për studentët, nëse ndonjëri rezulton pozitiv, izolohet në dhomë Read More »

Thirrje për bursa studimi në Itali, data e fundit për të aplikuar

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Itali, tashmë mund të aplikojnë për bursa deri në datën 2 tetor, ora 14:00.

Njoftimin e ka bërë Ambasada e Italisë në Tiranë, ku sqaron të interesuarit që të aplikojnë në kohë.

Në kategorinë përfituese të këtyre bursave përfshihen dhe shqiptarët, për vitin 2020-2021.

Njoftimi i plotë:

Thirrja për bursat MAECI 2020-2021 është tani e hapur.

Thirrja parashikon ekskluzivisht rinovimin e bursave tashmë të vendosura dhe vetëm për kurset e mëposhtme:

– diplomë master;

– kurse AFAM;

– doktoratura kërkimore;

– përfundimi i kurseve trevjeçare të ndërmarra tashmë.

Thirrja e plotë për aplikime, që përmban dispozitat për prezantimin e aplikacioneve dhe udhëzimet në lidhje me procesin e përzgjedhjes së aplikimeve, është në dispozicion në studimin në portalin Itali kushtuar bursave (https://studyinitaly.esteri.it).

Kjo platformë përmban, në italisht dhe anglisht, të gjithë informacionin e dobishëm për mbajtësit e bursave, duke përfshirë udhëzimet për regjistrimin në institucionin e zgjedhur, metodat e pagesës tremujore të pagesave mujore të bursës dhe mbulimin e sigurimeve.

Thirrja do të jetë e hapur deri në orën 2.00 të pasdites (me kohën italiane) në 2 Tetor 2020. Aplikimet e marra pas afatit do të konsiderohen të papranueshme (përveç për arsye të jashtëzakonshme që justifikohen rast pas rasti).

Thirrje për bursa studimi në Itali, data e fundit për të aplikuar Read More »

Ministria e Arsimit cakton datën, ja kur nis viti i ri Akademik

Viti i ri Akademik 2020-2021 për Universitetet Publike dhe Private fillon më 2 nëntor.

Ky është vendimi i marrë nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve.

Vendimi vjen një ditë pas takimit të ministres Evis Kushi, me rektorët e universiteteve Publikë në vend.

Për shkak të pandemisë, janë marrë edhe masat që duhen respektuar nga studentët pas kthimit në auditore.

Pandemia bëri që viti akademik që lamë pas të shtynte provimet, çka detyroi Ministrinë e Arsimit, për të vendosur një datë të pazakontë, për rifillimin e vit të ri akademik.

Në vitet të tjera të zakonshme, fillimi i muajit tetor ishte përcaktuar edhe si koha e përshtatshme për fillimin e vitit të ri Akademik.

/NOA.al

Ministria e Arsimit cakton datën, ja kur nis viti i ri Akademik Read More »

Evis Kushi është zyrtarisht ministrja e re e Arsimit

Evis Kushi është zyrtarisht ministrja e re e Arsimit.
Pak minuta pasi Parlamenti e votoi, ajo shkoi në presidencë për të bërë betimin.

Të pranishëm në ceremoni ishin Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Kushi pason në këtë detyrë Besa Shahinin, e cila ditë më parë tha se do të largohej nga Shqipëria. /noa.al/

Evis Kushi është zyrtarisht ministrja e re e Arsimit Read More »

Ministrja e re e Arsimit shoqëron vajzën në shkollë, para nisjes së punës

Ministria e re e Arsimit, Evis Kushi, e cila sot nis javën e parë të punës si pjesë e qeverisë, para se të shkonte në zyrë ka shoqëruar të bijën për në shkollë.

Ajo ka ndarë një fotografi, duke shkruar se para nisjes së një jave intensive me angazhimet dhe sfidat e reja, e kishte të pamundur të mos bënte një copëz rrugë deri tek shkolla e saj me një shoqe shumë të mirë të sajën, vajzën e madhe Ana.

“Bisedova sërish me të mbi rëndësinë e mbajtjes së maskës, ruajtjen e distancës me shoqet dhe shokët e klasës dhe zbatimin e çdo rregulli që ruan shëndetin e saj, nxënësve, mësuesve e gjithë të tjerëve.

Koha që po kalojmë është e pazakontë në çdo aspekt, e në këtë kuadër, nevojitet kujdes shumë më i madh dhe respektim i çdo mase që frenon përhapjen e koronavirusit. Vetëm në këtë formë do të arrijmë të gjithë së bashku ta kalojmë këtë sfidë aspak të lehtë për çdo njeri. Javë të mbarë të gjithëve!”, shkruan Kushi. /noa.al

Ministrja e re e Arsimit shoqëron vajzën në shkollë, para nisjes së punës Read More »