Aktualitet

Juventusi nje hap large titullit…

[sgmb id=”1″]

Juventusi ka shkatërruar Genoan në Torino, duke e mposhtur me rezultat 4-0.

Golat për “zonjën e vjetër” i shënuan, Munoz (autogol 17’), Dybala në minutën e 19-të, Mandzukic në minutën e 41-të dhe Bonuci në të 64-tën.

Me këtë fitore, Juventus përforcon kreun me 83 pikë, 11 më shumë se Roma, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje deri në fund të kampionatit.

Juventusi nje hap large titullit… Read More »

Flet shefja e diplomacise europiane Mogherini per zgjedhjet ne France!

[sgmb id=”1″]

Shefja e diplomacisë evropiane, Frederica Mogherini ka uruar kandidatin për president të Francës, Emmanuel Macron për rezultatin e sotëm.

“Rezultati është shpresa dhe e ardhmja e brezit tonë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kandidati i qendrës Emanuel Macron dhe kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen do të ballafaqohen më 7 maj në balotazh

Flet shefja e diplomacise europiane Mogherini per zgjedhjet ne France! Read More »

E pabesueshme:Ja sa ka arritur shifra e golave qe ka bere mesi ne karrieren e tij!

[sgmb id=”1″]

Me dy golat kundër Real Madridit, Messi ka arritur shifrën e 500 golave në karrierën e tij profesionale me Barcelonën.

Goli i tij i 500, gjithashtu ishte i rëndësishëm pas ii siguroi fitorën 3-2 Barcelonës në minutat e fundit të ndeshjes dhe i jep frymë në garën për titullin e La Liga-së.

Messi  ka shënuar 343 gola në La Liga, 94 në Ligën e Kampionëve, 43 në Copa del Rey, si dhe 12 në Superkupën e Spanjës, pesë në Kupën e dhe tre në Superkupën e Europës.

Statistikat e Messit:

Nga konkurrenca La Liga 343  Champions League 94  Copa del Rey 43  Spanish Super Cup 12  Club Ëorld Cup 5  European Super Cup 3

Më shumë gola nga kundërshtarit Sevilla 29  Atletico Madrid 27  Valencia 24  Real Madrid 23  Athletic Bilbao 22  Osasuna 21

Më shumë gola nga kundërshtarit (klubet jo-spanjolle) Arsenal 9  AC Milan 8  Celtic 8  Bayer Leverkusen 7  Manchester City 6  Ajax 6

– Messi ka 37 hatrik për Barcelonën

Valencia 4  Osasuna 3  Atletico Madrid 3

Golat sipas minutave 1-15 – 52;    16-30 – 80;   31-45 + – 89;  46-60 – 81;  61-75 – 76;  76-90 + – 119;    106-120 + – 1

 

E pabesueshme:Ja sa ka arritur shifra e golave qe ka bere mesi ne karrieren e tij! Read More »

Kandidati favorit per president te Frances kerkin bashkim kombetar kunder populistes Marine Le Pen!

[sgmb id=”1″]

Kandidati favorit për President të Francës, i pavaruri nga qendra politike Emmanuel Macron kërkon bashkim kombëtar kundër populistes Marine Le Pen, rivalja e vetme në balotazhin e ardhshëm presidencial të 7 majit 2017.

Në një fjalim para mbështetësve në Paris, Macron tha se dëshiron të mbledhë “mbështetjen më të madhe të mundshme” përpara balotazhit që zhvillohet pas rreth dy javësh.

Ai i vlerësoi mbështetësit e tij për një fushatë “që ndryshoi rrjedhën e vendit tonë”.

Macron kërkoi shpresë në Europë në vend të frikës, si një referencë kundër fushatës anti-evropiane të Le Pen.

Macron, një 39-vjeçar i cili nuk është zgjedhur asnjëherë më parë në ndonjë post, shfaqi një zemërim të hapur ndaj partive tradicionale dhe premtoi “transformime të reja” në politikën franceze.

Me një lëvizje shumë të pazakontë, Macron erdhi në skenën politike franceze bashkë me gruan e tij, Brigitte.

 

Kandidati favorit per president te Frances kerkin bashkim kombetar kunder populistes Marine Le Pen! Read More »

“Burri me ka ikur ne cader”Ja pergjigjja e Rames…

[sgmb id=”1″]

Nuk kanë munguar batutat mes kryeministrit Edi Rama dhe banorëve gjatë shpërndarjes së legalizimeve falas në Finiq.

Njëra prej përfitueseve i tha kryeministrit se burri i kishte ikur në çadrën e PD-së, turn i tretë, shkruajnë mediat shqiptare.

Në këtë moment ajo ia mori lejen e legalizimit nga dora kryeministrit.

Kaq iu desh Ramës që të bënte batuta, duke i thënë gruas se i shoqi me siguri kishte ikur në çadër për të shpëtuar prej saj.

BATUTAT

Rama: Valentina Lefter Cakuli. Ti ke lidhje me Filipin më duket. Ty do të ta japë lejen Kostandina. Hajde jepi lejen Valentinës.

Valentina: Kam burrin xheloz prandaj.

Rama: Ke burrin xheloz? Më mirë akoma. Hajde jepi lejen. Prit moj mos ma merr nga dora kështu. Burri nuk paska faj, ti qenke ‘o Zot’. Jepi lejen.

Valentina: Burrin e kam shumë të vështirë.

Rama: E paske vënë në rreth ti burrin.

Valentina: E kam në çadër burrin.

Rama: Është në çadër burri?

Valentina: Turn i tretë.

Rama: Rëndësi ka që je ti këtu, ai le të rrijë atje. Ç’na duhet burri ne, na duhesh ti. Ç’heq burri i shkretë. Ai ka vajtur në çadër që të ikë nga kjo. Paska vajtur në çadër me Vangjelin.

“Burri me ka ikur ne cader”Ja pergjigjja e Rames… Read More »

‘Te dua fort’ nis dedikimi i Nexhmie Hoxhes per Rezarta shkurta!

[sgmb id=”1″]

Të dua fort”- shkruhet në dedikimin e Nexhmije Hoxhës, drejtuar bashkëshortes së nipit të saj, këngëtares dhe fotografes Rezarta Shkurta. Këngëtarja e njohur ka zbuluar dedikimin që bashkëshortja e Enver Hoxhës i ka bërë më 5 shkurt të 2015.

“Rezarta e dashur, të dhuroj këtë libër me urimet më të mira për punë të mbarë e lumturi në jetë bashkë me Ermalin tonë të dashur e Herën e bukur. Të dua fort”. Fjalët e shkruara plot dashuri nga e veja e diktatorit, Rezarta i ka stampuar në zyrën e saj, për t’i pasur gjithnjë aty…

Edhe me herët Shkurta e ka shfaqur hapur admirimin për Nexhmije Hoxhën dhe me siguri ky dedikim është i rëndësishëm për të./revistawho.com

‘Te dua fort’ nis dedikimi i Nexhmie Hoxhes per Rezarta shkurta! Read More »

BERISHA: KUR TËSHTINË FRANCA, MËRDHINË EUROPA

[sgmb id=”1″]

Kur tështinë Franca, mërdhinë Europa!

Kjo shprehje e dy shekujve më parë është bere e vertët këtë të dielë!

Franca është sot në një votë historike për veten dhe mbarë Europën!

Anketat tregojnë për një garë shumë të ngushtë midis katër kandidatëve, që sipas rezultatit renditen Marine Le Pen; Macron; Fillion; Melachon.

Pollet franceze vlerësohen vitet e fundit më të saktat. Ato nuk bazohen në telefonata por në Internet pasi tani ky i fundit është po aq i përhapur sa dhe telefoni. Në të vërtët në garën elektorale në SHBA vetëm pollet e internetit nxirrnin fitues Presidentin Trump.

Por sot saktesia e polleve mund dhe të mungojë për shkak se në keto polle deri dje mbi 20% e francëzve nuk kishin vendosur se për cilin do votonin.

Fitorja e Marine Le Pen dhe Melanchon, e para e ekstremit të djathtë i dyti i ekstremit të majtë, do të thotë fundi i Francës në BE dhe fundi i këtij të fundit. Le të shpresojmë dhe urojmë për dy kandidatët e tjerë!

BERISHA: KUR TËSHTINË FRANCA, MËRDHINË EUROPA Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com