Policia e Shtetit, sot shkarkoi nga detyra 29 drejtues policie dhe në vend të tyre, emëroi po 29 të tjerë!!
Më poshtë do gjeni emrat e drejtuesve të ri të policisë të emëruar sot, VENDLINDJEN e tyre dhe vendet e emërimit dhe pozicionet që do mbajnë!
P.S. Sot u emërua me detyrën e zv/drejtorit të policisë në Vlorë edhe protestuesi i plagosur në demonstratën e “21 janarit” para kryeministrisë! Suksese_ne_jete
–Në drejtorin e përgjithshme të Policisë së Shtetit:
Idajet Faskaj, lindur në Lushnje – drejtor I krimit organizuar
Sokol Selfollari, lindur në Korçë – drejtor për trafiqet dhe narkotikët
Aida Hajnaj, lindur në Fier – drejtor e kufirit e emigracionit
Sokol Bizhga, lindur në Gjirokastër – drejtor forcave operacionale
Shkëlqim Saço, lindur në Vlorë – drejtor I studimeve strategjike
Niko Brahimaj, lindur në Vlorë – drejtor për krime të rënda
Fredi Agastra, lindur në Korçë – drejtor në standartet profesionale
–Në drejtorin vendore të Policisë dhe Drejtoritë e Kufirit dhe Emigracionit:
Gjovalin Loka, lindur në Mirëditë — drejtor në Shkodër
Dylaver Shimaj, lindur në Shkodër — drejtor në Berat
Alfred Çepe, lindur në Sarandë — drejtor në Durrës
Arben Dashi, lindur në Koplikë — drejtor në Elbasan
Ardi Veliu, lindur në Sarandë — drejtor në Tiranë
Albert Nushi, lindur në Lushnje — drejtor në Fier
Gentjan Shehaj, lindur në Fier — drejtor në Vlorë
Lorenc Panganika, lindur në Korçë — drejtor në Korçë
Bledar Çeliku, lindur në Durrës — drejtor në Lezhë
Arben Skëndo, lindur në Kuçovë — drejtor në Korçë
Idajet Hoxha, lindur në nga Lushnja — drejtor kufiri në Shkodër
Arben Joca, lindur në Tiranë — drejtor kufiri në Korçë
Luan Hyseni, lindur në Përmet — drejtor kufiri në Vlorë
Manol Dhamaj, lindur në Vlorë — drejtor kufiri Gjirokastër
Bashkim Shehu, lindur në Kukës — drejtor kufiri në Kukës
Ilirjan Balla, lindur në Berat — zv/drejtor në Shkodër
Shkëlqim Pepkolaj, lindur në Kukës — zv/drejtor në Kukës
Koço Dafa, lindur në Tepelenë — zv/drejtor në Gjirokastër
Fatmir Hoxha, lindur në Fier — zv/drejtor në Berat
Adriatik Tafçiu, lindur në Dibër — zv/drejtor në Dibër
Sokrat Godo, lindur në Kuçovë, (I plagosur me 21 janar) — zv/drejtor në Vlorë
Shkëlzen Rexhepi, lindur në Dibër — zv/drejtor në Lezhë”
Ambasadori Aleksander Karpushin ka marrë takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme për kërcënimin e pretenduar nga një grup ekstremistësh islamikë nga Kosova dhe Maqedonia.Ky lajm konfirmohet nga burime diplomatike si dhe mësohet e gjithë dinamika e shqetësimit te diplomatit të larte rus.Sot burime diplomatike sqaruan se ambasadori Karpushin është takuar me drejtorin e përgjithshëm të politikave dhe çështjeve të sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Ky takim është zhvilluar pak përpara festës së Pashkëve.Menjëherë pas këtij takimi, Vizion Plus ka mësuar se selia e ambasadës së Rusisë në qendër të Tiranës është vënë ne mbikëqyrje te agjenteve te anti-terrorit, në një sipërfaqe prej 20 mije metrash katrore.
Autoritetet shqiptare kane reaguar duke rritur nivelin e sigurisë, pasi ambasadori Karpushin kishte kërkuar mbërritjen nga Rusia të shume agjentëve te specializuar, për t’iu bashkuar truprojave te tij personale.Ndërkohë është zbardhur edhe biseda mes diplomatit rus dhe drejtorit të lartë të ministrisë së jashtme.
Pas prezantimit të shqetësimit nga Karpushin për një sulm terrorist, drejtori i përgjithshëm i politikave dhe çështjeve te sigurisë në Ministrinë e Jashtme i ka kërkuar diplomatit më shumë detaje: Emrat e kërcënuesve, vendndodhjen e tyre dhe çdo informacion tjetër që do të neutralizonte rrezikun.
Drejtori i ka sugjeruar gjithashtu ambasadorit që të kontaktonte me Ministrinë e Brendshme, ndërsa e siguroi se i gjithë shqetësimi i tij do ti përcillej strukturave dhe agjencive të sigurisë së shtetit shqiptar.Zyrtari i lartë i ministrisë së jashtme insistoi në takim se do të ishte shumë e vlefshme nëse do të kishte më shumë informacion nga ambasada ruse, për grupin e dyshuar të kërcënimit.
Por ambasadori Karpushin sërish nuk ka dhënë hollësi.
Ai ka këmbëngulur të mbërritjen në Tiranë të një grupi te konsiderueshëm ekspertësh të inteligjencës për ti bërë ballë kërcënimit të pretenduar.
Burimet diplomatike i pohuan Vizion Plus, se megjithë këtë shqetësim të madh, ambasada ruse nuk ka dërguar asnjë letër – kërkesë zyrtare për shtimin e personelit të saj me njerëz të sigurisë.
Insistimi për të sjellë njerëz te inteligjencës ruse nga Moska, nuk dihet se sa baze reale ka. Por ajo qe dihet me siguri është se kërkesa për shtim personeli, vjen ne një kohe kur Shqipëria ndodhet ne prag te zgjedhjeve dhe ndarja mes palëve politike për to është e madhe.
Një person është arrestuar në rrugën e famshme ‘Whitehall’, rrugë kjo që është afër ndërtesës së Parlamentit të Britanisë së Madhe në Londër.
BBC raporton se arrestimi ka ndodhur pas një incidenti që ndodhi në këtë rrugë, ndërkohë që një dëshmitar ka thënë se në vendin e ngjarjes ka parë dy thika, një prej të cilave ishte thikë e madhe e bukës
Përmes një komunikate, Policia londineze ka bërë të ditur se nga incidenti nuk është lënduar askush.
Ndërkaq, raportohet se ndërtesa e Parlamentit dhe disa godina përreth janë izoluar nga Policia.
Fotografitë kanë treguar një prezencë të madhe të forcave të sigurisë në atë vend.
Prof.Dr. JOSIF PAPAGJONI – KREUZTANNE, është romani i një shkrimtari tjetërlloj.
Nuk e njihja Fate Velën, ndofta diçka me kishte zënë veshi se ishte njeri i përpjekur, i kudogjendur, madje këshilltar i kryeministrit Edi Rama, dhe prandaj e mendoja si dikë me kostum e kollare, njeri të dalë nga libri apo parfumet e ritualeve qeveritare diku në kryeqytetet evropiane dhe kaq. Dhe kur pimë një kafe së toku diku në një gjysmë barake, tashmë parfumuar nga tymi i makinave që kalonin përbri, mes fytyrash syshuar e me ndonje kafe a shishe birre përpara, ballë meje qe ky burrë energjik, thuajse gazmor, nga ata pa qibër, që po më shpjegonte diç si të mugët mbi romanin e tij të parë, me një emër të çuditshëm “Kreuztanne”.
Na rastis shpesh të lexojmë libra miqsh, që janë, si të thuash, psherëtima dhe ahte shpirtrash të vetmuar, rëndom vetëlëvdonjës si çdo artist e shkrimtar, brenda një fashe letrare të zakontë, por të ëmbël dhe vetanake, që kërkojnë gjithsesi horizontin e tyre të pritjes e të promovimit mediatik, duke ta kërkuar me delikatesë “qokën”, gati si me përdëllim. Fatja nuk ishte i tillë. Ishte, si të thuash, natyrë e shpenguar, jo ritualistike. E takova atë rishtazi, tanimë jo në tavolinën buzë rruge me tymin e makinave, por në faqet e romanit të tij. Ishte aty, me gjithë përshpirtjen teksa çdo shkrimtar i dorëzohet në mirëbesim lexuesit të vet, si në një meshë a epifani spirituale. Dhe ishte gjithëpo ai, por edhe tjetërlloj: një vlonjat i thekur që vishej në fund të viteve ’80 me rroba plazhi ngjyra-ngjyra, si për të sfiduar kohën e ngrirë që po rrokullisej me shpejtësi, një amator pikture që provonte bojëra akuareli pa bërë një shkollë, grishur nga imazhet e mbamendjes së të atit qysh prej studimeve të tij në Moskë, galerive dhe operave; ishte po ai Fate që në vend të Italisë së ëndërruar falë vezullimeve trallisëse të RAI-t dhe imagjinatës për të takuar brigjet italiane që spërndriteshin diku tej brigjeve të Vlorës si një Eden prej hebrenjsh a Dar El Salami prej mitesh arabe, shkoi udhëve me një autobus drejt e në fshtrat e vegjël austriak, zhytur mes pyjesh e ujërash, mes vilash dy-tre katëshe, ku kalonin ditët e mbrame ndoca pleq e plaka gjysmë të shastisur që i “harronte” Zoti gjer në të njëqindat dhe ku boshin e tyre e mbushnin emigrantët e rinj ardhur nga vendet e Lindjes, si dhe jo pak turq prej Anadollit. Si Kolombi dikur motit në San Salvador që nguli këmbën në “botën e re”, edhe fotografi, piktori, eseisti, njeriu i salloneve dhe së fundmi shkrimtari Fate Velaj u ngul në një fshat-qytezë austriake me emrin Kreuztane, ndryshe thënë “Kryqëzim” a “Udhgëkjryq”, që i dha edhe titullin romanit në fjalë. Dhe jo thjesht titullin, por krejt atë çka një shpirt i thjeshtë, vetmitar sa dhe solidar, prej djali ardhur nga Shqipëria copë-copë e vitit 1991 me një trastë ëndrrash e përfytyrimesh, drejt një shprese, me të shoqen i porsamartuar, një sprovë fati mbushur dëng me iluzione e farfuri si prej Eldoradoje, sa dhe me ankth, habi, pasiguri, lutje, përfalje e gjithçka që një shpirt kërkon për jetë më të mirë, si mijëra e mijëra shqiptarë, ikur deteve, udhëve, maleve në atë eksod thuajse biblik.
Vërtet ç‘ishte Kreuztane: Kryqëzim apo udhëkryq?!
Them se janë të dyja, por kjo e dyta më shumë, pra një udhëkryq jete. Ka dhe një “kryqëzim” që do ta them më pas, por është dytësor. Aty tek ai udhëkryq, në Kreuztane, ky djalosh u përplas me të vërtetat, shumë syresh të hidhura si pergamena e kode të mbyllura, i njohu ato, pa dalldi e delire por ashtu, qetë e thjeshtë, edhe me një gotë birrë lodhur pas pune, pa paragjykime për njerëzit që i pritën, përkundrazi me një simpati e ndjenjë të paqme bujtësish, me mirënjohje, sikurse herë-herë luante edhe me ironinë, sarkazmin, dhe kur vinte më në qejf, edhe me groteskun, teksa pikturonte nëpër fletë e germa portrete e karaktere të mëvetësishëm, me botën dhe qasjen e tyre ndonjëherë çudane, mbushur me huqe, krisje, idiotësi, pandehma trillane apo çartje që të bënin të tërhiqje buzën anash. Pikërisht kjo galeri portretesh janë pra dhe ngjyrat në “akuarelet” e shumta faqeve të romanit, përtej akuareleve, tanimë të njëmendta, të penelit të Fate Velës si piktor, ku hynte një dritë depërtuese, tjetërlloj në dhomën e shtëpisë së tij, siç thoshte ai; drita dhe ajri që pat thithur atje, në formën e imazheve dhe kujtesave të shndërruara në nostalgji, edhe të ëmbla edhe pikëllimtare, edhe për veten edhe për të tjerët, sa ngazëllime dhe ndezulli piktorike, aq dhe gjetje artistike, të cilat më vonë i thanë: Eja or mik prej Shqipërie dhe çel një ekspozitë këu te ne me peizazhe frymëzuar prej qytezave dhe fshatrave tona të Austrisë! Dera është e hapur për ty dhe për cilindo që ka dëshira e talent. Dhe Fate Velaj e hapi atë derë, ose ia hapën plot dashamirësi pritësit fisnikë, pa ia përplasur në surrat, pak rëndësi ka; qe diçka që atë e mbushi edhe më shumë me respekt e mirënjohje. Ky roman e përmban këtë qasje si një fill, faqet e para ashtu si në mugëtirë dhe faqet e fundit si udhë fati, ardhur s’dihet se si e se nga, diç që të kujton konceptin estetik të fatit të tragjedive greke por edhe të filozofisë moderne: ajo çka të jepet prej dikah e dikujt, por edhe ajo që e ke në dorë vetë. Sepse zogu i fatit të vjen edhe përmes gishtave thurës të Moirave, edhe ndërtohet nga vetëdija e kthjellët, vullneti, ambicia dhe largpamësia jote. Më duket se heroi i romanit, që është dhe s’është personalisht Fate Velaj, nuk e la zogun t’i fluturonte nga dora, përkndrazi e kapi fatin e vet, ndaj dhe ky hero sa i paqëm aq dhe guximtar lëviz pikërisht në këtë shilarës vajtje-ardhje, herë i shtyrë nga fataliteti dhe e ashtudhëna, herë tjetër te vetvetja, e synuara dhe ashtu e dëshirueshmja.
Dhe këtu dua të vij në një tjetër spikamë mbi librin: cipa e misterit që ngjan se e mbulon një pjesë shumë të rëndësishme e tij, për mua më e ndjera, mallëngjyese si pikëz loti mbi syrin e burrit dhe babait njëherit. Është ndodhia tronditëse e vajzës së vdekur që sikur përhirohet më pas nga transhendeca dhe fuqia numinoze me lindjen e vajzës së dytë, Helenës, që solli jo luftën dhe fatkeqësinë si në rrëfenjën mitike por bukurinë dhe paqen. Më kanë prekur shumë këto faqe, sikurse më ka bërë përshtypje ritmi poetik, ajo që e quajmë suspansë, shoqëruar me ankth dhe një vetëfajësim solidar në heshtje, sepse jemi të gjithë prindër, unë edhe gjysh, si babai i autorit që e dha frymën e fundit në pritje ankthi teksa mori lajmin e mbesës, foshnjës së dytë, ardhur më në fund në dritë, me shëndet e lumni. Ky fill pra që lidh dy lindje, dy qenie, e para e vdekur dhe e dështuar, e dyta e gjallë dhe e lumnueshme, në harkun e përjetimeve të makthshme, ku dëshmitar është veçse një makth, një ëndërr e ligë, me një figurë gruaje që kumton pandehmën e trishtë e tragjike, blatuar më pas nga shpirti i transhedentuar i të atit me nënën e tij të vdekur kohë më parë, është sipas meje gjetja brilante e shkrimtarit, ajo që e dallon gjithë atë tog fjalësh, mendimesh, përjetimesh e përshkrimesh fshatrave të Austrisë, nga e përveçmja, nga ajo që ne themi: Po, ky paska talent, stof prej shkrimtari, ani pse duhet që ta mpreh edhe më shumë penën, sikurse penelin dhe akuarelet e tij, ani pse rreshtave dhe udhëve të sintaksës, sidomos të rrëfimit, ka dhe xhepa, barqe, hulli, sythe që mund të shkartiseshin, siç një krasitës i mirë i pret bisqet e tepërta të hardhisë, sepse e di se ato ia marrin frymën dhe lëngjet vilës së ëmbël të rrushit. Por kjo vjen edhe me përvojë e kohë. Meqë jam te rrëfimi dhe tipologjia se si ai bëhet në roman, vlerësoj posaçërisht atë mënyrë të qetë, si të shurdhër, nganjëherë e një modelimi ku nuk synohet përshkënditja romantizante, as mbishtresimet që lakmojnë dendurinë e sentencave, urtive, filozofimit, paradokseve e kundërthënieve ligjërimore, për ta bërë kinse modern shkrimin në vetvete.
Jo!
Autori e mban penën rrafsh me veten, me të përditshmen, me imazhet që duket sikur edhe ti i ke diku aty rrotull teje, duke të bërë pjesë të atij mjedisi, asaj natyre, atyre njerëzve, punëve, fabrikave, shtëpive dhe një hop të harrosh e të thuash: Edhe unë paskam qenë këtu!
Ka një lloj natyralizmi të pabujë, heshtak. Dhe tjetra, nëse i rikthehesh për qejf a të bësh një qasje, menjëherë vëren se përshkrimi është i tëri një imazh piktorik, me gjësende të mirëvendosura, dhe kjo të bind saora se ke të bësh pikërisht me një shkrimtar tjetërlloj, peizazhist, me shkrimtarin fotograf, piktor e peizazhist. Unë e kam ndjerë këtë tej e tëhu.
Një tjetër gjë që të bën përshtypje në roman është vërtetësia. Një vërtetësi e tretur do të thoja në thjeshtësi. Nuk është përroi a përroska që zhurmon fjalës duke u thyer gurëve dhe pyllit, por një lumë fushor, i paqmë, i heshtur, disi monoton në dukje, por ama i begatë, gjithë dritë e blerim përbri, madje edhe madhështor diku-diku. Dhe madhështinë e rrëfimit të Fate Velës, s’ka rëndësi është jeta e tij a e një personazhi sivëlla, unë e shoh më së pari te respekti i thellë prej shqiptari të mbarë ndaj portës së hapur të të “huajve”, atyre evropianëve plot sqimë e seriozitet, që dikur anatema politike dhe ideologjike e diktaturës çfarë s’thoshte duke ua mbushur kokat njerëzve me brofka për kinse mizorinë, shfrytëzimin, degjenerimin e tyre moral e ç‘ti numërosh më akoma!
Jo, shkrimtari sjell një botë tjetër, gjithë përdëllim, austriakë me vullnet për punë, me përvojë dhe kulturë jete, me rregulla dhe dashuri për njeriun në vuajtje e hall. Kjo është Evropa e vërtetë, ajo e mbara, sikundër, nga ana tjetër, në paletën e ngjyrave të Velajt vijnë edhe plot e plot episode, rrëfenja, qëndrime, vlerësime për pjesën e errët, sidomos procesin e vështirë të integrimit të të ardhurve, ku shumë histori e mënyra sjelljeje, sidomos me turqit, me një serb të fantaksur a një çift rumunësh dashamirës, por edhe të tjerë, më kanë bërë për të qeshur.
Ky roman është rrëfimi i një shqiptari të vullnetshëm e të suksesshëm, një shqiptari që frytin nuk e vjedh nga pema e tjetrit por mbjellë vetë një pemë në dheun “tjetër”, “pemën e jetës së tij” në pyllin e ri ku udha e fatit e ka shpurë. Po them dhe një të fshehtë timen të fundit, një farë riti prej kritiku: nuk desha ta lexoja CV-në e Fates në fund të romanit pa lexuar më parë librin, sikundër ia refuzova gjithë vlerësimet dhe përlëvdimet e bëra me takt nga të tjerët. Unë jam unë, i thashë. Kjo ishte fjala ime për ty, i nderuar Fate! Fjala për një shqiptar që ikën nga vendi i vet, lë Vlorën, detin dhe Shqipërinë, në rrokopujën e vitit 1991, drejt një drite a ylli të ëndërruar, por rrënjën ama e mban ngulur thellë në ecejaken ngazëllyese rrugëve, makinave, avionëve nga Vlora, Tirana, në Vjenë dhe metropole të botës, me bojërat e vajit, fjalët, ligjërimet dhe sidomos-sidomos me dashurinë dhe mallin e vendit e të njerëzve të tu, për t’i çuar e sjellë asaj hapësire, që në fillim të viteve ’90 e brohoritëm aq fort: E duam Shqipërinë si gjithë Evropa! Shqipëria dhe Evropa janë këtu, në faqet e romanit tënd të parë “Kreuzatane”, një Evropë e thjeshtë, e bukur dhe dinjitoze, që sikur binjakëzon me Vlorën, një vllamëri e simbiozë jo aq nga fati i Fates e për Faten, por për të gjithë neve, pse jo! Andaj dhe ju ftoj ta lexoni që të më besoni!…
Deshton me turp tentativa kriminale serbe per te marre peng Ramush Harajdinajn!
Te dashur miq, deshton me turp tentativa armiqesore absurde e Serbise per te marre peng ish kryeministrin e Kosoves, komandantin hero te Luftes Clirimtare, kryetarin e AAK dhe deputetin Ramush Harajdinaj!
Gjykata e Kolmarit hodhi poshte si plotesisht te paverteta pretendimet e pales serbe duke i dhene nje godije nderkombetare te rende perpjekjes se tyre kriminale per te marre peng ish kryeministrin e Kosoves.
Me kete rast le ti dergojme urimet me te perzemerta zotit Haradinaj, per menyren dinjitoze me te cilen u perball ne France me akuzat politike te krimineleve te Beogradit dhe ti urojme suksese ne detyrat e tij!
Sipas mediave greke në apartamentin e çiftit policia ka gjetir një sasi të madhe droge, rreth 3 kilogramë e 151 gramë heroinë si dhe 24 pilula narkotike.
Por ajo që ka habitur oficerët e policisë, ka qenë vendi secret ku shqiptari fshihte drogën… në banjo!
Sipas policies greke 52 vjeçari, emri I të cilit nuk bëhet me dije, kishte krijuar në një pjesë të murit të banjos një hapësirë të fshehtë për të fshehur kilogramët e heroinës. Sipas hetimeve, shqiptari dhe gjorgjiania e përzienin drogën me paracetamol dhe allçi, duke rrezikuar jetën e përdoruesve
Tom Sietsema i cili punon si kritik i ushqimeve në “Washington Post” që nga viti 2000 ka shkruar një kritikë pozitive për kryekuzhinierin shqiptar Rene Rexhepi i cili ka hapur restorant përkohësisht në Meksikë.
“Të vendosësh një restorant në xhungël ishte një nga sfidat tona më të mëdha”,- thotë James Spreadbury.
Restoranti “Noma” i cili ka fituar që katër vite çmimin “Restoranti më i mirë në botë”, është mbyllur për herë të dytë në historinë e vet. Herën e parë ai u mbyll në vitin 2015 kur ekipi fluturoi për në Tokio, ku hapi një restorant të përkohshëm, kurse tani ata kanë hapur një të tillë në Meksikë ku stafi do të punojë nga 12 prilli deri më 28 maj, përcjell KultPlus.
Kurse ajo që vërteton reputacionin e mirë të “Nomasë” dhe shefit të saj Rene Rexhepi është fakti që të gjitha biletat që kishin çmim 600 dollarë për një darkë për person janë shitur.
Hapja për pak do të ishte anuluar për shkak të shqetësimit të stafit për akomodimin e tyre dhe të familjeve të tyre, por edhe për shkak të vendimeve politike që ka marrë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me Meksikën. Mirëpo Rene Rexhepi ka udhëtuar 25 herë në Meksikë, ndërsa tani po shfrytëzon edhe përvojën dhe përbërësit vendor për ushqimet e tij.
Çmimi prej 600 dollarë për ushqim nuk i lë mbresa kryekuzhinierit i cili beson që stafi it tij duhet të ketë paga të mjaftueshme për të pasur një jetë të mirë dhe se ka bashkëpunuar më një organizatë joqeveritare -Traspatio Maya që të ketë përbërës vendorë si misër, larva apo bletë të egra. Madje punëtorët vendorë të cilët punojnë së bashku me të, bëjnë breshka për ushqim të cilat servieren vetëm në fund të ushqimit. “Ndërgjegja ime është e pastër”, thotë Rexhepi, i cili gjithashtu ka krijuar një fond bursash për studentët meksikanë të kuzhinës, shkruan KultPlus.
Kudo ku gatuan, Rexhepi i thotë stafit të tij:- “Ne duhet të jemi ushqimi i dekadës për njerëzit”, përfundon artikulli në Washington Post.
Drejtoria e Policisë së Shtetit Drejtoria Vendore Policisë Vlorë Vlorë, më 27.04.2017
Njoftim për shtyp Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë për “Ndërtim të paligjshëm” shtetasin: – Berti Çakaj, 43 vjeç, banues në fshatin Plyk, Fier.
Policia ka bërë arrestimin e tij në lagjen “Partizani” Vlorë, pasi ky shtetas është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt (banesë) pranë zonës së quajtur “Tregu i Orizit”, pa lejet përkatëse ligjore.