Aktualitet

Vajza 11-vjeçare Klean Shuqja shpallet nënkampione e botës në shah!

[sgmb id=”1″]

Shqipëria ka arritur një rezultat historik në shah, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një 11-vjeçare. Klean Shuqja, ka bërë mrekullinë në përfundim të kampionatit botëror të shkollave që po zhvillohet në Iasi të Rumanisë për grupmoshën e vajzave U-13. Në përfundim të shtatë raundeve të Botërorit, e reja Shuqja është kurorëzuar nënkampione e botës në garën “Blitz” mes 59 bashkëmoshatareve. Shahistja shqiptare u rendit e dyta, por me pikë të barabarta (6.5) me kampionen e botës, rumunen Ema Obda.

Shuqja ka qenë fenomenale në konkurrimin e saj, duke arritur 6 fitore dhe vetëm një barazim, atë ndaj shahistes rumune Ema Obada në raundin e pestë të kampionatit botëror. Kampione kombëtare e padiskutuar në moshën e saj, Shuqja ka shpërthyer me talentin e saj tashmë edhe në arenën ndërkombëtare. Një figurë të mirë po bën në këtë garë edhe 8-vjeçari Aleksi Kote, i cili një ditë më parë kaloi me sukses kundërshtarin rus, duke siguruar fitoren e tretë në pesë takimet e zhvilluara.

Midis 89 pjesëmarrësve në seksionin “Open-U9”, Kote renditet në vendin e 32-të dhe në sfidën e radhës do të përballet me bashkëmoshatar vendës. Ndonëse në inferioritet moshe prej 1 viti me kundërshtarët, i riu Kote po përballet me dinjitet duke shënuar rezultate pozitive. Në këtë seksion garon për herë të parë edhe Daniel Agolli, i cili deri tani ka siguruar fitoren e parë në nivel ndërkombëtar dhe duke shpresuar se përvoja që po merr së bashku me Ajkuna Agollin do t’u shërbejë në të ardhmen.

Federata Shqiptare e Shahut përfaqësohet në këtë botëror me shahisten Rozana Gjergji si arbitre. Ndërkohë, sekretarja e Përgjithshme e Federatës, Majlinda Pilinçi, tha se janë mbyllur regjistrimet për Europianin e shkollave që zhvillohet në Budva në muajin 10-20 qershor, ku do të përfaqësohen me Ajkuna Agollin, Daniel Agollin, Elisa Isufin, Adrian Gurin, Aleks Koten, Klean Shuqjen dhe Lambion Salihajn. 

Vajza 11-vjeçare Klean Shuqja shpallet nënkampione e botës në shah! Read More »

Tifozët ekstremistë nga Serbia drejt Maqedonisë për t’u bashkuar me protestuesit anti-shqiptarë!

[sgmb id=”1″]

Grupe tifozësh nga Serbia kanë shkuar në Maqedoni, për t’u bashkuar me protestuesit anti-shqiptarë atje, dhe të tjerë pritet t’u bashkohen, rapotojnë mediat në Beograd.

Mediat serbe, shkruajn se një grup prej rreth pesëdhjetë tifozëve të njohur si Delije, janë organizuar mbrëmë pas trazirave në Parlamentin maqedon, dhe tani ndodhen atje, në pritje të zhvillimeve të reja, përcjellë gazetametro.net.

Në Shkup, përveç tifozëve të Zvezdës, raportohet të kenë shkuar edhe grupe të vogla të tifozëve të klubeve tjera sportive serbe, duke u bërë bashkë me tifozët e Vardarit, sipas tyre për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm eventual i shqiptarëve.

Mediat serbe thonë se përveç tifozëve serbë, në drejtim të Shkupit janë nisur edhe tifozët rus nga Shën Petersburgu.

Situata në Maqedoni ka eskaluar në dhunë brenda objektit të Kuvendit, pasi kryetar u zgjodh deputeti i BDI’së Talat Xhaferi.

Tifozët ekstremistë nga Serbia drejt Maqedonisë për t’u bashkuar me protestuesit anti-shqiptarë! Read More »

Shfaqet një nga vajzat me ‘Smart’, mesazh lamtumire Juxhin Dautit!

[sgmb id=”1″]

Një mesazh lamtumire është publikuar në rrjetet sociale nga një vajzë për njërën prej viktimave të ekzekutimit mafioz në Sukth, Juxhin Dautin.

Vajza anonime, për nga mesazhi, duket se është një nga dy personat e fundit që e takuan Dautin para vrasjes në një pikë karburanti.

“Lamtumirë shoku ime, – shkruan ajo nën foton e viktimës në Instagram. –  Sikur ta dinim që kjo do të ishte rruga e fundit tënd tragjik, do të qendronim aty pranë teje deri në momentet e fundit të jetës tëndë! Por ja që këto janë punët e Zotit. T’u pre rruga e jetës në mes, për të mos u kthyer më kurrë. U prehsh në paqe o Juxhin. Do mbetesh gjithmonë në zemrat tona si një shok i rrallë!”

Grupi hetimor ka marrë dëshminë e pronarit të një pike servisi në rrugën ku ndodhi ngjarja. Para vrasjes, Dalipaj dhe Dautaj ishin me dy vajza në pikën e servisit. Hetuesit kanë mundur të identifikojnë gjithashtu vajzat në fjalë dhe kanë sekuestruar telefonat e tyre për të zbardhur tabulatet telefonike. Vajzat janë nga Tirana, 23 dhe 24 vjeç.

Ato thanë gjatë marrjes në pyetje se kishin miqësi me Juxhin Dautajn dhe do t’i ndihmonte për të rregulluar makinën e tyre Smart. Më pas kishin shkuar në pikën e servisit.

Vajzat kanë rrëfyer se ndërsa kanë futur automjetin për kontroll fizik, kanë qëndruar për disa minuta me dy viktimat.

Punonjësi i servisit u kishte kërkuar dy viktimave të merrnin vajzat në makinë dhe të bënin një xhiro, pasi kontrolli teknik i Smartit të tyre zgjaste në kohë. 

Por dy viktimat mësohet se kanë deklaruar se kishin punë e duhej të largoheshin, ç’ka ka shmangur që përmasat e atentatit të ishin edhe më të mëdha. 

Të rejat deklaruan gjithashtu se nuk kishin vënë re asnjë shqetësim tek dy viktimat. Disa metra më tutje teksa udhëtonin me makinë, viktimat u ekzekutuan në lëvizje nga një makinë e zezë BMW X5.

Shfaqet një nga vajzat me ‘Smart’, mesazh lamtumire Juxhin Dautit! Read More »

Maqedoni:Tetë persona janë arrestuar, Çavkov është shkarkuar nga shtabi operativ!

[sgmb id=”1″]

Për ngjarjet e djeshme të dhunshme në Kuvend, në të cilën janë lënduar disa deputetë në Stacionin Policor Gazi Babë janë arrestuar tetë persona me të cilët ende po punohet, ka informuar zëvendës ministri Jordan Lamanovski, cili shtoi se është siguruar video material për identifikim dhe zbulim të autorëve të mundshëm.

Lamanovski ka kumtuar se me shtabin operativ pranë MPB-së tani udhëheq ministri Agim Nuhiu në vendin e drejtorit të Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov, i cili deri tani ka udhëhequr me shtabin.

Maqedoni:Tetë persona janë arrestuar, Çavkov është shkarkuar nga shtabi operativ! Read More »

Ilir Meta sot president, ky do të jetë kryetari i ri i LSI-së!

[sgmb id=”1″]

Ilir Meta do të zgjidhet sot Presidenti i ri i Republikës dhe do të marrë detyrën më 24 korrik, duke lënë kështu “timonin” e LSI-së. Pjesë e garës për kreun e shtetit u bë dhe zëvendëskryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i propozuar nga Kryesia.

Meta-Vasili

“Panorama” shkruan se është pikërisht Vasili, ai që do të marrë drejtimin e LSI-së pas zgjedhjes së Ilir Metës President i vendit.

Maxhoranca i dha fund dje djegies së raundeve pa kandidat për zgjedhjen e Presidentit të ri, pasi priti opozitën në tri raundet e para që të bëhej pjesë e procesit.

Kryeparlamentari Meta mori dje mbështetjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të Kryesisë së Partisë Socialiste, për të qenë ai në krye të shtetit shqiptar.

Kryesia e LSI-së propozoi dje kryetarin e saj, Ilir Meta, kandidat për President, duke i dhënë dhe firmat e deputetëve.

Ilir Meta sot president, ky do të jetë kryetari i ri i LSI-së! Read More »

Kthimi i Haradinajt do ta ‘shkundë’ skenën politike!

[sgmb id=”1″]

Kthimi i liderit të AAK-së në Kosovë, Ramush Haradinajt, pritet t’ua japë një dinamikë të re zhvillimeve politike në vend. E sipas analistëve kjo do të ndikojë edhe në çështjen e zgjedhjeve të parakohshme

Lirimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës do t’u japë hov zgjedhjeve të parakohshme qendrore. Figura e tij si politikan në skenën politike do të marrë rritje pompoze, duke shkundur kështu shumë procese politike në vend.

Kështu kanë deklaruar njohës të çështjeve politike, të cilët vlerësojnë se rishpallja e pafajësisë së Haradinajt do ta rrisë ndikimin e tij politik, duke zgjeruar fuqinë e tij në hapësirën elektorale dhe duke lënë mundësi për ndryshime drastike në rezultatet e zgjedhjeve qendrore. Sipas analistëve kthimi i kreut të AAK-së do të ndikojë edhe në forcimin e opozitës, e cila parashihet të jetë edhe më këmbëngulëse në kauzën e saj  karshi Demarkacionit.

Në anën tjetër në opozitë mendojnë se kthimi i Haradinajt do të shërbejë si vetëdijesim i Qeverisë për fletarrestimet e lëshuara nga INTERPOL-i e që janë ende aktive. Kurse AAK-ja shprehet e bindur se tani pas lirimit të Haradinajt do të pasojnë ndryshime në vend.

 

Kthimi i Haradinajt do ta ‘shkundë’ skenën politike! Read More »

2017Freedom House: Liria e shtypit në pikën më të ulët në një dekadë!

[sgmb id=”1″]

Organizata Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkuara, thotë se vetëm 13% e popullatës në botë jetojnë në vendet me shtyp të lirë.

Në raportin vjetor të publikuar sot, ky grup joqeveritar, thotë se liria e shtypit ka shënuar rënie në vitin 2016, në pikën më të ulët në më tepër se një dekadë, për shkak të goditjeve kundër mediave të pavarura nga shtetet autoritare dhe për shkak të kërcënimeve të paprecedente ndaj gazetarëve dhe organizatave të mediave në demokracitë madhore.

Në raportin e tiulluar, Liria e Shtypit 2017: Horizonti i errët i lirisë së shtypit, shkalla e lirisë së mediave në 199 vende dhe territore klasifikohet në kategoritë “e lirë”, “pjesërisht e lirë” dhe “jo e lirë”.

Kosova radhitet në vendin e 96 të listës, ndërsa klasifikohet në kategorinë e vendeve me shtyp “pjesërisht të lirë”.

2017Freedom House: Liria e shtypit në pikën më të ulët në një dekadë! Read More »

Mediat serbe: Erdogan me shqiptarët do ta marrin Shkupin e Kumanovën!

[sgmb id=”1″]

Mediat në Serbi i kanë shqetësuar shumë deklaratat e zyrtarëve nga Kosova e Shqipëria për bashkimin e dy shteteve shqiptare.

Gazeta serbe “Informer” ka paralajmëruar se në numrin e nesërm do të ketë kryetitull “Erdogan po përgatit Thaçin e Ramën për luftë për të bërë Shqipërinë e Madhe”, transmeton Indeksonline.

Sipas të përditshmes serbe, agjentët turq në Kosovë e Shqipëri bashkë me shqiptarët po përgatisin një luftë në Ballkan, duke blerë armë dhe anti-tanka.

Po ashtu thuhet se do të ketë ndërhyrje në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe do të merret Kumanova e Shkupi.

Mediat serbe: Erdogan me shqiptarët do ta marrin Shkupin e Kumanovën! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com