Aktualitet

Reali i Madritit do ta largoje Ronaldon ?

[sgmb id=”1″]

Real Madridi dëshiron ta mbajë Ronaldon edhe për një sezon dhe ta shesë atë para fillimit të sezonit 2018/2019

Cristiano Ronaldo shënoi dhe humbi një penallti në fitoren e vështirë të Real Madridit prej 2:1 ndaj Valencias të shtunën në “Santiago Bernabeu”.

Ish ylli i Manchester Unitedit po kalon një ndër sezonet më të vështira në karrierë, ku ka shënuar vetëm 32 gola në 40 paraqitje teksa ka formë të luhatshme.

Pavarësisht statistikave të tij impresionuese dhe rekordeve që po thyen, 32 vjeçari pritet ta përfundojë sezonin me më së paku gola të shënuar që nga viti 2010, kur e mbylli atë me 33 gola (viti i parë në Madrid).

Sipas mediave spanjolle, Real mendon se ka kohë që Ronaldo nuk është ai që ka qenë dhe janë duke menduar si mund të përfitojnë prej tij.

“Diario Gol” raporton se “Los Blancos” do ta mbajnë atë në Madrid vetëm edhe për sezonin e ardhshëm.

Numri një i klubit, Florentino Perez, është duke menduar ta shesë atë para fillimit të sezonit 2018/2019. Destinacioni i mundshëm është Kina, ku portugezi do të bëhej lojtari më i paguar në botë.

 

Reali i Madritit do ta largoje Ronaldon ? Read More »

E tmerrshme:Vret qenin me sopate ne mes te qytetit!

[sgmb id=”1″]

Një video e tmerrshme që shpërndahet në rrjetet sociale ku shihet një qen i ngordhur, i rrethuar me shumë gjak.

Aktori Visar Vishka ka shkruar ”Rri në kafe, vjen një manjak me sëpatë dhe me gjakftohtësi e mbyt qenin që ishte i shtrirë në tokë.”

Të pranishmit ishin të shqetësuar shumë nga kjo pamje.

 

E tmerrshme:Vret qenin me sopate ne mes te qytetit! Read More »

Si po “zhduken” të rinjtë shqiptarë në Britani?

[sgmb id=”1″]

“Ju lutem ma hiqni foton dhe njoftimin  sepse nuk jam i zhdukur, por jam i detyruar të dal në të zezë pasi kam mbushur 18 vjeç dhe s’kam pas shans për letra”. Ishte kjo kërkesa krejt e sinqertë e një të riu shqiptar, i cili kishte parë veten në funpage të The Albanian pas kërkesës së ardhur nga Metropolitan Police & Missing Person.

Rasti i telefonuesit “zyrtarisht” të humbur,  nuk është i vetmi, por është krijuar një galeri e tërë me emra  të rinjsh shqiptarë rreth të 18-ave, që rezultojnë në listat e Missing Person (personave të humbur).  Janë kategoria e atyre shqiptarëve që “si fëmijë të pashoqëruar”,  patën fatin të përfitojnë nga sistemi duke qëndruar deri në kohën kur troket mosha limit 18, kur nuk mund të mbrohet më dhe  kthimi në mëmëdhe mbetet  një procedurë.

Afrimi i moshës kritike 18-vjeçare nuk lë asnjë alternativë përveçse “daljes në të zezë” për këta të rinj të shumtë në numër, për të cilët fillon një kalvar i madh i vuajtje, mbijetese.

Në bazë të ligjeve britanike ata nuk mund të marrin një shtëpi/dhomë  me qera në rast se nuk kanë ndonjë dokument/leje qëndrimi. Nuk kanë asnjë mundësi ligjore  të punësohen duke u konsideruar si emigrantë të paligjshëm të cilët duhen riatdhesuar.

Mjerisht, në kushtet e mbijetesës, këta të rinj mbetet “viktima të lehta” të krimit dhe afërmendsh kronikat e zeza duket nuk kanë të mbaruar…

Burgjet e Britanisë po mbushen me shqiptarë…

Mbetet një elegji e pashkruar për ata mërgimtarë që sakrifikojnë rininë e tyre, në kërkim të një jetë më të mirë, apo qoftë duke i ndihmuar familjet e tyre në mëmëdhe, ku riatdhesimi nuk është një dramë me borxhin e madh të rrugës mbi supet e tyre të brishta (bileta e Lamanshit i kalon 10 000 euro, madje e reklamuar lehtësisht nëpër rrjete sociale), është më shumë se një ëndërr e këputur në mes.

Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri kërkoi riatdhesimin e menjëhershëm të tyre, kërkesë që u përsërit nga zv/Ministrja e Brendshme Gjebrea në takimet në Londër.

Jetimë të përhumbur, ku mbrojtja nga shteti amë mbetet perceptim që të ngre nervat, që u “konfirmua” qartësisht me aktin më sublim, “një vetëvrasje live” që fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi. Mbase shumëkujt i kujtohet ky akt që ndërmori një emigrant shqiptar në Belgjikë, të paktën kronikat e asaj dite u mbushën me lajmin e tij se “qëlloi veten Live” ku kryetheksi ishte se Ambasada shqiptare nuk e kishte ndihmuar. (e “ç” pastaj?!!!)

Deri më sot nuk kemi parë ndonjë diplomat, zyrtar, (pra shërbyes-hyzmetar që paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë) që nga ajo ambasadë e deri në Ministrinë e Punëve të Jashtme që të ketë reaguar.

Nuk pamë që dikush të jetë shkarkuar dhe si sistem rrokopujë gjithçka harrohet pas tre ditësh (më e shumta) duke bërë që “lëkura emigratore” të trashet sa t’i përshtatet mbijetesës.

Për shtatë palë qejfe Ministri i Jashtëm apo ministria e deri tek pastruesja e ambasadës vazhdojnë “misionin” që nga fushatat elektorale e deri tek bjerrja e kohës në ambasadë në rrjetet sociale…

Ka ndonjë që mund t’i kujtohet Samiti i Diasporës? Më shumë aktivitete dhe angazhim ka një OJQ si Germin se i gjithë shteti shqiptar, për një fakt të thjesht se mërgimtarët nuk janë votues, dhe si të tillë janë të parëndësishëm…

Nuk është çudi që thuajse “koviktorët e ambasadave” siç i pati cilësuar dikur Ministri i Jashtëm, nuk dijnë se çfarë detyre kanë dhe përveç sektorit konsullor, për qamet nuk del ndonjë lajm nga andej, megjithë stisjet e mundimshme që bëhen, ku në rastet më të mirë futen tek tek kategoria e gjërave që duhen bërë.

Madje së fundi kemi parë një “fushatë” nga ato live të ambasadave shqiptare nëpër botë për shërbimet online, ku nuk të bën përshtypje numri i ndjekësve që bie fjala shkon deri në gishtat e njërës dorë, sesa tjerrja teatrale që mundohen t’i bëhet këtij shërbimi kaq normal, sa një blerje online.

Nuk është ë “përgjegjësia” ligjore që shpërfillet për të ndihmuar “të humburit”, “të zhdukurit” por mungesa e shpresës që dikush do kujtohet, dikujt do i bjerë ndërmend se është detyrim kushtetues mbrojtja e interesave të shqiptarëve në mërgim, dhe se duhet bërë më shumë sesa ngritjen e një telefoni që bie papushim, që diplomacia është më shumë se një vend pune, ndonëse “konviktorët” (fjalor i huazuar nga Ministri i Jashtëm)  janë vetë në mbijetesë për veten e tyre me 20 euro në ditë…(por të paktën çoç shkollojnë ndonjë fëmijë, çoç bëjnë ndonjë gjë për veten)

E mbase as që u bie ndërmend se shumë  mërgimtarë në botë mund të jenë afër aktit tragjik të ndërmarrë nga ai shqiptari i Belgjikës, aq më tepër që shqiptarët e Britanisë në rastin më të mirë vazhdojnë të zhduken…

Si po “zhduken” të rinjtë shqiptarë në Britani? Read More »

Joshua “mbreti” i ri i boksit, nokauton Klitschkon!

[sgmb id=”1″]

Anthony Joshua është kampioni më i ri i botës në boks.

Britaniku e mposhti ukrainasin Wladimir Klitschko në një ndeshje spektakolare në Londër, raporton Koha.net.

Në raundin e pestë dhe gjashtë boksierët sollën spektakël. Joshua këtë ring e nisi furishëm, duke e rrëzuar Klitschkon, i cili më pas u këndell dhe grushtoi me mjaft sukses Anthony Joshuan.

Joshua “mbreti” i ri i boksit, nokauton Klitschkon! Read More »

Kafe me qumësht në mëngjes? Ja si ndikon në shëndetin tuaj!

[sgmb id=”1″]

radita e pirjes së përditshme të kafesë e përfshin edhe kafenë me qumësht, por a keni menduar ndonjëherë se a janë të dëmshme për organizmin dhe deri në ç’masë ushqimet që përmbajnë laktozë ose kafeinë?

Për ta gjetur këtë, megjithatë nevojitet të bëni hulumtime të caktuara të cilat do të kontribuojnë për një jetë të shëndetshme!

Intoleranca ndaj laktozës është paaftësia ose aftësia e reduktuar për ta tretur sheqerin e qumështit – laktozën. Laktoza me ndihmën e enzimës laktazës (enzima që e shpërbën laktozën) në traktin e tretjes shpërbëhet në pjesë përbërëse. Në qoftë se në organizëm mungon laktaza për procesin në fjalë, laktoza e shpërbërë arrin në zorrë të trashë ku prodhon acide dhe gazra.

Laktoza e patretur mund të shkaktojë një sërë simptomash dhe atë brenda 30 minutash deri në dy orë pas konsumimit të produkteve të qumështit. Simptomat mund të ndryshojnë nga të lehta deri në të rënda dhe përfshijnë simptoma si dhimbje të barkut, spazma, fryrje, vjellje, probleme me gazra dhe diarre, gjë që në mënyrë të konsiderueshme ndikon në cilësinë e jetesës së njeriut.

Shpeshtësia e predispozicionit gjenetik për intolerancën ndaj laktozës tek ne është madje 50 për qind. Nëse i keni simptomat e mësipërme pas konsumimit të qumështit ose produkteve të qumështit, gjithsesi do të duhej të bëni testin e intolerancës ndaj laktozës. Rezultatet e një testi të tillë mundësojnë që sa më parë të konsumohet ushqimi adekuat i cili do t’i zvogëlojë problemet e tretjes, përcjell telegrafi.

A jeni metabolizues “të shpejtë” apo “të ngadaltë” të kafeinës?

Kafeina është përbërësi kryesor aktiv në kafe, por ajo gjithashtu mund të gjendet në kakao, çaj, dhe komponentët si çokollata, lëngjet, pijet energjetike dhe disa medikamente.

Në qoftë se kafeina përdoret në sasi të vogla, ajo do t’ju zgjojë dhe sipas shumë studimeve do të veprojë pozitivisht në shëndet. Megjithatë, po e konsumuat kafeinën në sasi të mëdha, duhet ta dini se ajo mund ta ketë një efekt toksik. Disa njerëz janë metabolizues “të shpejtë” dhe disa “të ngadalshëm” të kafeinës.

Personat me gjenomin polimorfik CYP1A2 e kanë një metabolizëm të ngadaltë të kafeinës dhe si rezultat edhe rrezik nga sulmi në zemër. Nëse i përkisni këtij grupi të njerëzve, 2-3 filxhanë të kafesë mund ta rrisin rrezikun për tri herë, ndërsa këto rezultate janë regjistruar veçanërisht tek pacientët më të rinj se 59 vjeç.

Duke e përcaktuar kapacitetin trashëgues në metabolizmin e kafeinës, çdokush mund ta përshtatë sasinë e kafesë së konsumuar për tipin e vet dhe kështu të jetojë më shëndetshëm.

Kafe me qumësht në mëngjes? Ja si ndikon në shëndetin tuaj! Read More »

Nga Arta Dade tek Dokle, ja kush janë 27 të “përjashtuarit” nga Rama!

[sgmb id=”1″]

Partia Socialiste dje bërë publike listën zyrtare të kandidatëve për deputetë.

Ajo që ra më shumë në sy është “përjashtimi” i disa figurave të njohura të Partisë Socialiste si Arta Dade, kryetare e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme dhe kandidate për Presidente, e propozuar nga kreu i LSI-së, Ilir Meta.

Jashtë liste edhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deputetët Namik Dokle, Dashamir Peza, Pirro Lutaj e Arben Çuko etj.

Më poshtë gjëni listën e “të përjashtuarëve” nga Partia Socialiste për zgjedhjet e qershorit.

DEPUTETËT JASHTË LISTE

Arta Dade
Shkëlqim Cani
Dashamir Peza
Enkelejda Shkreli
Valentina Leskaj
Mira Shehu
Parid Cara
Artan Gaçi
Erjeta Alhysa
Koço Kokëdhima
Namik Dokle
Gentian Bejko
Esmeralda Shkjau
Ben Blushi
Luljeta Arapi
Arben Çuko
Pirro Lutaj
Adelina Rista
Ylli Ziçishti
Tom Doshi
Mimoza Hafizi
Namik Kopliku
Eduard Bejko
Eduard Ndocaj
Vexhi Muçmataj
Vladimir Kosta
Fatmir Toçi /

Nga Arta Dade tek Dokle, ja kush janë 27 të “përjashtuarit” nga Rama! Read More »

Vjedhja më e madhe nga thesari i shtetit në Shqipëri!

[sgmb id=”1″]

Policia e Shqipërisë para shtatë vite, konkretisht në vitin 2000, ka zbuluar se në thesarin e shtetit në vitin 1997 dhe në 1998 ishin vjedhur sasi të mëdha ari në vlerën 2.8 milionë dollarë.

Po në këtë ditë Policia e Shqipërisë kishte arrestuar disa persona, banorë të Kërrabës, që kishin kryer vjedhjen.

Vjedhja më e madhe nga thesari i shtetit në Shqipëri! Read More »

Nëse i keni këto dhimbje, dijeni se po ua shkakton telefoni!

[sgmb id=”1″]

Vertikalizimi i vertebrave

Këto quhen ndryshe probleme muskolo-skeletike dhe telefonat janë duke u kthyer në një problem të përhershëm.

Nëse ju e mbani kokën ulur për të lexuar në ekranin e telefonit, në trupin tuaj ndodh ndërkohë ‘vertikalizimi i vertebrave’.

Është e vërtetë që zhvillimi i teknologjisë krijon nevojën dhe dëshirën për të qenë gjithmonë i përditësuar me të rejat më të fundit, mirëpo kjo po kthehet në një rrezik të vërtetë për shëndetin.

Një studim i kohëve të fundit tregon që përdorimi i aparateve smartphone është bërë vërtet shqetësues: 79% e popullsisë mes moshës 18 dhe 44 vjeç e përdor telefonin celular pothuajse gjatë gjithë kohës, me vetëm 2 orë pushim në ditë. Ndërsa, sipas fizioterapistes Juliana Balla, veprimi që shkakton problemet është pikërisht animi që i bëjmë kokës për ta patur më të lehtë përdorimin, shkruan Gazeta Mapo.

“Kur ky pozicion mbahet për një kohë të gjatë, përdoruesit mund të kenë dhimbje shpatulle, qafe dhe dhimbje të forta koke. Këto quhen ndryshe probleme muskolo-skeletike dhe telefonat janë duke u kthyer në një problem të përhershëm. Nëse ju e mbani kokën ulur për të lexuar në ekranin e telefonit, në trupin tuaj ndodh ndërkohë ‘vertikalizimi i vertebrave’. Pra qafa humbet harkun e saj natyral. Një gjë e tillë krijon tension të tepruar në shpatulla dhe qafë”- vijon shpjegimin Balla.

Pasojat shfaqen tek shumica e përdoruesve, por janë më të theksuara tek ata që qëndrojnë përpara kompjuterit.

Por si mund t’i parandalojmë këto deformime?

Ja disa këshilla të thjeshta të cilat mund t’i ndiqni për të shmangur pasojat:

1. Shkruani mesazhe të shkurtra. Gjeni kohë për të pushuar duart dhe pjesët e tjera të trupit nga pozicionet e detyruara. Kur jeni duke kryer një bisedë të gjatë telefonike, kalojeni telefonin nga një dorë në tjetrën.

2. Mbajeni telefonin tuaj celular në nivelin e syve sa më shumë të jetë e mundur. E njëjta gjë vlen për të gjitha ekranet. Kompjuterët laptopë dhe tabletë duhet të jenë të pozicionuar në mënyrë të atillë që ekrani të jetë në nivelin e syve dhe ju nuk duhet të shikoni poshtë për ta parë atë, shkruan Anabel. Nëse punoni ne zyrë, pozicionojeni ekranin e kompjuterit në mënyrë të tillë që koka dhe shpatullat të jenë në një linjë.

3. Përdoreni pajisjen me zgjuarsi. Shmangni mbajtjen e telefonin mes qafës dhe shpatullave kur bisedoni.

4. Shihni të paktën 20 metra larg çdo 20 minuta për të rifokusuar sytë tuaj. Kijeni parasysh zgjedhjen e një ekrani më të madh që redukton rrezikun e lodhjes së syve.

5. Për të parandaluar dëme, si për veten, ashtu edhe për të tjerët, bëni kujdes kur jeni në timon ose ecni në rrugë.

Është e rëndësishme që në përditshmërinë tuaj të keni dhe një program ushtrimor për të forcuar këta muskuj. Një ndihmë për ata njerëz që vuajnë nga dhimbja kronike, do ishte dhe një konsultë me fizioterapistin. Ata mund t’ju ofrojnë terapi manuale dhe fizike për lehtësimin e tyre.

Nëse i keni këto dhimbje, dijeni se po ua shkakton telefoni! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com