Aktualitet

Si ndikojne filmat horror ne shendetin tone.

[sgmb id=”1″]

Një studim i ri ka zbuluar se shikimi i filmave horror mund të rrisë përkohësisht sistemin imunitar.

Hulumtuesit shkencor tek Universiteti Coventry, në Britani, morën mostra gjaku nga vullnetarët para, gjatë dhe pasi qëndruan vetëm në një dhomë dhe pasi shikuan një film horror. Pasi kryen analizat, ata panë se ishin rritur nivelet e qelizave të bardha të gjakut, që rriten zakonisht kur duhet të luftohet një infeksion.

Shikimi i filmave horror gjithashtu rrit hormonin e adrenalinës, e cila mobilizon sistemin imunitar.

Adrenalina rrit gjithashtu rrahjet e zemrës dhe normën metabolike të trupit, shpejtësia me të cilën harxhohet energjia e ruajtur, prandaj shikimi i filmave horror ju ndihmon edhe për të rënë në peshë.

Një studim i kryer në vitin 2012 nga Universiteti Westminster mati numrin e kalorive të djegura nga vullnetarët që shikuan 10 filma horror.

Si ndikojne filmat horror ne shendetin tone. Read More »

The Economist Intelligence Unit:Reforma ne drejtesi i hap rrugen antarsimit!

[sgmb id=”1″]

Ekonomia jonë ka tregues pozitivë që po vijnë gjithnjë e në rritje. Këtë gjë e ka shprhur  The Economist Intelligence Unit, në raportin për Shqipërinë në tremujorin e parë 2017.

Ajo vlerëson suksesin e reformave të ekonomisë shqiptare, të reflektuara në shifrat tejet pozitive të treguesve kryesorë ekonomikë.

Duke e vënë theksin tek rëndësia e zbatimit të Reformës në Drejtësi, raporti vlerëson se hapi tjetër menjëherë pas fillimit të zbatimit të saj, është hapja e negociatave per anëtaresimin ne BE.

“Po kështu, duke theksuar nevojën e vendit për vazhdimin e rrugës së nisur të reformave nga kjo qeveri edhe pas 18 qershorit, krahas vazhdimit të konsolidimit fiskal, EIU vlerëson se periudha afatshkurtër në vijim, do të njohë përshpejtim të rritjes ekonomike si dhe ulje të mëtejshme të borxhit publik dhe deficitit fiskal”, u shpreh Ministri Ekonomisë Arben Ahmetaj.

The Economist Intelligence Unit:Reforma ne drejtesi i hap rrugen antarsimit! Read More »

Policia e Vlorës ka konstatuar një ambient që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike !

[sgmb id=”1″]Policia e Vlorës ka konstatuar një ambient që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike. Janë sekuestruar baza materiale dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

 

Policia e Vlorës ka konstatuar një ambient që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike ! Read More »

Paralajmërimi i deputetit të PS: Do ju tregoj Edi Ramën e vërtetë !

[sgmb id=”1″]

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër, Vladimir Kosta nuk është përfshirë në listat e kandidatëve të PS për zgjedhjet e qershorit.

Kjo pasi Prokuroria tre ditë më parë kërkoi heqjen e mandatit të deputetit Kosta, pasi ka fshehur dënimin me gjobë për armëmbajtje pa leje në vitin 2000. Për rrjedhojë, ai nuk është përfshirë në listat e PS.

Por, Vladimir Kosta thotë se nga listat e kandidatëve e hoqi Kryeministri Edi Rama.

Deputeti socialist ka bërë edhe një paralajmërim. Ai thotë se nesër do të publikojë në Facebook të tjera fakte se si Edi Rama poshtëroi të tjerë socialistë.

Këtë deklaratë, Vladimir Kosta e ka bërë duke komentuar në një postim të Ben Blushit në Facebook.

Deklarata e Vladimir Kostës:

Rama më hoqi pa asnjë keqardhje dhe më e keqja është se sajoi një intrigë të radhës. Për të gjithë miqtë e mi dhe për socialistët në mbarë Shqipërinë unë nesër do postoj një status se si ky “shok” grupi poshtëroi 27 deputetë socialistë.

Partia e Ramës është partia e drejtorëve.
Dhe këta deputetë që hoqi nuk i janë futur kurrë në mes të kësaj partie !

Paralajmërimi i deputetit të PS: Do ju tregoj Edi Ramën e vërtetë ! Read More »

Ja reagimi i Era Metes per postin e te atit!

[sgmb id=”1″]

Ilir Meta gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues të LsI-së, përveçse ka pohuar se heq dorë nga posti i tij si kryetar i kësaj lëvizje, ka treguar gjithashtu për të gjithë të pranishmit një bisedë të vajzës së tij Era.

“Ajo ishte në Amerikë në dasmë e kushëririt të saj dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte këtu. Në rrugën e kthimit kishte marë mesazhe pa fund nga mikeshat e saj të cilat i uronin emërimin tim si President. Menjëherë mori në telefon Elonën dhe e pyeti çfarë po ndodh. ‘Shefi do bëhet president’ i ka thënë Elona.

Po lere moj Presidentin me LSI-në çdo bëhet’- ka mbyllur rrëfimin Meta duke bërë të qeshin të mbledhurit në sallë me këtë reagim të vajzës së tij. Në krye të LSI do të jetë Petrit Vasili.

Ja reagimi i Era Metes per postin e te atit! Read More »

Pa nisur gara elektorale Rames i largohet nje kandidate!

[sgmb id=”1″]

PS zyrtarizoi mbrëmjen e djeshme listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit.Por ende pa nisur gara elekorale, një prej kandidatëve të saj është tërhequr.

Etiona Hoxha, kandidate e Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, ka vendosur të tërhiqet nga lista.
Kjo gjë bëhet me dije nga burime brënda PS-së për gazetën TemA. Sipas këtyre burimeve, Hoxha nuk ka qënë e kënaqur me rënditjen në listë.

Për këtë arsye, prefektja e Vlorës ka kërkuar të tërhiqet nga lista e deputetëve për qarkun Vlorë.
Për momentin vendimi nuk është zyrtarizuar ende.

Pa nisur gara elektorale Rames i largohet nje kandidate! Read More »

Opozita refuzon 18 Qershorin,por ja emrat e kantidateve qe baza i ka derguar Bashes!

[sgmb id=”1″]

Demokratët kërkojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por paralel me këtë kërkesë ata nuk e ndërprenë procesin e propozimeve dhe përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. “Gazeta Shqiptare” sjell sot propozimet që ka bërë baza e çdo dege të PD-së.

Madje mësohet se vetëm në Fier janë propozuar më shumë se 100 kandidatë për deputetë, ndërkohë që dega e Shkodrës ka sjellë në qendër 66 kandidatë. Po kështu, në qytetet e tjera ka pasur propozime të shumta, të cilat u janë deleguar kryesive të degëve dhe më pas kanë mbërritur në qendër. Mësohet se mes të propozuarve janë ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ahmet Premçi, cili është propozuar nga demokratët e Dibrës, dhe deputetja aktuale Dhurata Çupi.

“Gazeta Shqiptare” mëson se në Tiranë në zonën e ish-Bllokut është propozuar edhe Neritan Sejamini, aktualisht këshilltar politik i z. Basha. Po në Tiranë mësohet se janë propozuar deputetja aktuale Jorida Tabaku e Grida Duma, apo në Durrës juristi i njohur i PD-së Oerd Bylykbashi. Në Sarandë Venedik Mollanji, Sytki Haxhi, Ilir Kondi, Kreshnik Bozho, Jolio Dine, Hariz Hema dhe Matilda Qurku. Në Shkodër janë propozuar Jozefina Topalli, Bardh Spahia, Ramiz Çobaj, Qamil Gjyrezi dhe Adela Kryeziu. Në Gjirokastër Altin Çomo, Esheref Shehu, Theodhoraq Vangjeli etj.

Komisioni

Por, pavarësisht propozimeve të ardhura nga baza, qendra e ka ndërprerë këtë proces, pasi kandidatët duhet të miratohen nga kryesia e qendrës dhe të verifikohen nga komisioni i drejtuar nga doktor Halim Kosova. PD-ja ka ngritur edhe një komision për verifikimin e figurës, i drejtuar nga Halim Kosova. Komisioni do të verifikojë të gjithë emrat e propozuar për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë, për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit si dhe për të kaluarën në raport me ligjin.

“Çdo kandidat për deputet i PD-së do t’i nënshtrohet një procesi kontrolli të imtësishëm të integritetit të figurës. Ne kemi ngritur strukturat e posaçme për këtë si parti. Jemi e para parti që kemi ngritur Komisionin tonë të Integritetit dhe të Etikës, i cili tashmë është i pajisur me ekspertizën më të mirë, me njerëzit më të ndershëm, me mbështetjen ndërkombëtare, dhe ka hartuar praktikat më të avancuara bashkëkohore”, – deklaroi z. Basha në janar të këtij viti.

Afati

Afati zyrtar për propozimet ishte data 20 shkurt, dhe për këtë PD-ja lajmëroi hapjen e një dritareje në faqen zyrtare “pd.al” përmes së cilës demokratët mund të propozonin përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e ri të Shqipërisë. Por kjo dritare e hapur në janar u mbyll menjëherë pas përfundimit të afatit, pikërisht më 20 shkurt

Demokratët kërkojnë shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por paralel me këtë kërkesë ata nuk e ndërprenë procesin e propozimeve dhe përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. “Gazeta Shqiptare” sjell sot propozimet që ka bërë baza e çdo dege të PD-së.

Madje mësohet se vetëm në Fier janë propozuar më shumë se 100 kandidatë për deputetë, ndërkohë që dega e Shkodrës ka sjellë në qendër 66 kandidatë. Po kështu, në qytetet e tjera ka pasur propozime të shumta, të cilat u janë deleguar kryesive të degëve dhe më pas kanë mbërritur në qendër. Mësohet se mes të propozuarve janë ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ahmet Premçi, cili është propozuar nga demokratët e Dibrës, dhe deputetja aktuale Dhurata Çupi.

“Gazeta Shqiptare” mëson se në Tiranë në zonën e ish-Bllokut është propozuar edhe Neritan Sejamini, aktualisht këshilltar politik i z. Basha. Po në Tiranë mësohet se janë propozuar deputetja aktuale Jorida Tabaku e Grida Duma, apo në Durrës juristi i njohur i PD-së Oerd Bylykbashi. Në Sarandë Venedik Mollanji, Sytki Haxhi, Ilir Kondi, Kreshnik Bozho, Jolio Dine, Hariz Hema dhe Matilda Qurku. Në Shkodër janë propozuar Jozefina Topalli, Bardh Spahia, Ramiz Çobaj, Qamil Gjyrezi dhe Adela Kryeziu. Në Gjirokastër Altin Çomo, Esheref Shehu, Theodhoraq Vangjeli etj.

Komisioni

Por, pavarësisht propozimeve të ardhura nga baza, qendra e ka ndërprerë këtë proces, pasi kandidatët duhet të miratohen nga kryesia e qendrës dhe të verifikohen nga komisioni i drejtuar nga doktor Halim Kosova. PD-ja ka ngritur edhe një komision për verifikimin e figurës, i drejtuar nga Halim Kosova. Komisioni do të verifikojë të gjithë emrat e propozuar për t’u përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë, për lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit si dhe për të kaluarën në raport me ligjin.

“Çdo kandidat për deputet i PD-së do t’i nënshtrohet një procesi kontrolli të imtësishëm të integritetit të figurës. Ne kemi ngritur strukturat e posaçme për këtë si parti. Jemi e para parti që kemi ngritur Komisionin tonë të Integritetit dhe të Etikës, i cili tashmë është i pajisur me ekspertizën më të mirë, me njerëzit më të ndershëm, me mbështetjen ndërkombëtare, dhe ka hartuar praktikat më të avancuara bashkëkohore”, – deklaroi z. Basha në janar të këtij viti.

Afati

Afati zyrtar për propozimet ishte data 20 shkurt, dhe për këtë PD-ja lajmëroi hapjen e një dritareje në faqen zyrtare “pd.al” përmes së cilës demokratët mund të propozonin përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e ri të Shqipërisë. Por kjo dritare e hapur në janar u mbyll menjëherë pas përfundimit të afatit, pikërisht më 20 shkurt.

Opozita refuzon 18 Qershorin,por ja emrat e kantidateve qe baza i ka derguar Bashes! Read More »

Qytetari:Ckane Greket me ty?Ja si pergjigjet Rama:Kushedi si e kane hallin, se une per dreq….

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Rama ka vijuar edhe këtë të dielë që të replikojë me komentuesit në “Facebook”.

Rama per greketNjë qytetar e njofton kryeministrin se një kanal televiziv grek ka disa ditë që bën kronika kundër kryeministrit.

“Se çfarë kanë ata grekët me ty”, i shkruan komentuesi. “Nuk e di, tani po e dëgjoj. Por kushedi si e kanë hallin se unë për dreq nuk ua marr vesh as gjuhën”, i përgjigjet Rama.

Qytetari:Ckane Greket me ty?Ja si pergjigjet Rama:Kushedi si e kane hallin, se une per dreq…. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com