Aktualitet

Vidhet shkolla 9-vjecare ‘4 heronjte’Vlore!

[sgmb id=”1″]

Vlorë  një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme . Vidhet shkolla   9 -vjecare  4 Heronjtë gjatë natës dhe në mes të Vlorës.

Menjerë drejtoria e shkollës ka lajmëruar policinë dhe po  bën verifikim e dokumentave të vjedhura apo pajisjeve te shkollës , në  keto momente ka shkuar dhe një grup ekspertësh duke  kryer veprimet e ngjarjes
Policia po heton per ngjarjen . Paraprakisht mendohet te jene vjedhur pajisje elektronike.Policia eshte ne vendngjarje. Kane nisur hetimet. Ekspertiza po heton per shenja te grabitesve   vijon ….

Vidhet shkolla 9-vjecare ‘4 heronjte’Vlore! Read More »

Një 50-vjeçar plagoset në Vlorë!

Rreth orës 19:20, në fshatin Kotë të Vlorës pranë vendit të quajtur “Pularia”, pas një konflikti fizik, ka mbetur i plagosur me mjet prerës shtetasi D.M., rreth 50 vjeç.

Ai ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë duke marrë ndihmë mjekësore. Policia ka bërë të mundur shoqërimin e dy shtetasve si autorë të dyshuar.

Një 50-vjeçar plagoset në Vlorë! Read More »

Talat Xhaferi ultimatum Ivanovit!

[sgmb id=”1″]

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka thënë se ai është i vetmi kryetar legal dhe legjitim i Kuvendit të Maqedonisë në një intervistë për HRT.

“Nëse Ivanov nuk e jep mandatin, do të bëj vepër penale” ka thënë Xhaferi.

Ai i ka dhënë afat prej 10 ditësh Ivanovit që ti jep mandatin shumicës për të krijuar qeverinë e re.

Talat Xhaferi ultimatum Ivanovit! Read More »

Meta zbulon prapaskenat e zgjedhjes si President: Ja çfarë tha Rama!

[sgmb id=”1″]

Presidenti i sapo zgjedhur Ilir Meta gjatë një interviste në “Opinion” ka treguar prapaskenat e kandidimit dhe zgjedhjes së tij si President.

Meta tha se ka instistuar që Presidenti të ishte pjesë e paketës së bisedimeve me opozitën, por që nuk është pranuar nga PS.

“Kam instistuar që presidentin ta ofrojmë si mundësi për të qenë pjesë e një pakete për opozitën sa i përket zgjedhjeve. Ky ka qenë insistimi im. Me idenë që presidentin ta marrë opozita.

Të sjellë 2-3 emra dhe më i pranueshmi për PS të jetë President i vendit. PS nuk ishte dakord. Por thoshte ta zgjedhim bashkë, na takon ne. Unë thashë ky pozicion do jetë pjesë e paketës me opozitën për disa arsye. Unë nuk kisha dëshirë të zgjidhesha në një parlament ku nuk është opozita.

U pranua që të shtyhen zgjedhjet 1 muaj dhe 4 ministri, si dhe të jepej kryetari i KQZ. Ose PS do detyrohej të vendoste një President që e donte ajo ose do të konsumoheshin dhe ato dy raunde dhe do shkohej në zgjedhje të parakohshme.

Ajo që unë bëra ishte një investim për stabilitetin dhe për demokracinë në 5 vitet që vijnë”-tha Meta.

Meta zbulon prapaskenat e zgjedhjes si President: Ja çfarë tha Rama! Read More »

Lajme të këqija për ata që kanë grup gjaku A, B ose AB!

[sgmb id=”1″]

Njerëzit me grup gjaku A, B ose AB kanë më shumë gjasa që të preken nga goditjet në zemër. Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët, të cilët besojnë se këta njerëz kanë nivele me të larta të një proteine koaguluese, e cila mund të pengojë gjakun që të arrijë në organet vitale.

Siç shkruan e përditshmja “DailyMail”, të dhënat janë shqetësuese, duke marrë parasysh që grupi i gjakut është diçka jashtë dorës së njeriut, por tërësisht genetike.

Megjithatë ekspertët thonë se duke patur një stil jetese të mirë, si mos pirja e duhanit dhe të ushqyerit shëndetshëm janë mënyra më e mirë për të ulur rrezikun për prekjen nga goditjet në zemër.

Shkencëtarët holandezë analizuan të dhënat nga disa studime shkencore të 1.3 milionë njerëz. Ata dalluan se 14 në 1000 persona me grup gjaku 0, grupi më i zakonshëm, pësonte goditje në zemër.

Ndërsa ata që i përkisnin grupit A, B apo AB, kishin një rritje të lehtë, me 15 në 1000 persona.

Ekspertët thonë se duhen më shumë studime për të kuptuar lidhjen mes rrezikut për goditje në zemër dhe grupit të gjakut të një personi.

Megjithatë, sipas tyre, në të ardhmen grupi i gjakut duhet të merret parasysh si një faktor risku për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sëbashku me kolesterolin, moshën, seksin, presionin e gjakut.

Këto të dhëna vijnë pasi shkencëtarët zbuluan një mënyrë të re për të identifikuar grupin e gjakut të një pacienti brenda pak sekondave, me 99.9 përqind saktësi.

Lajme të këqija për ata që kanë grup gjaku A, B ose AB! Read More »

Vjen përgjigja e Bashës për Bregun, Topallin e Selamin!

[sgmb id=”1″]

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar ne rrjetet sociale per regjistrimin ne zgjedhjet e 18 qershorit te koalicionit te majte. “Madje edhe koalicioni nuk është i plotë, pasi disa bishta mbetën rrugës, në pazare e sipër.

Tani, ky subjekt i vetëm po përpiqet t’i hedhë hi syve shqiptarëve dhe të huajve duke u shtirur sikur janë 17 subjekte.

Por është një dhe vetëm një: koalicioni i turpit, koalicioni i vjedhjes, koalicioni i abuzimit, koalicioni i drogës dhe i krimit me në krye Edi Ramën dhe mercenarët e tij”, shkruan ai.

Postimi i Bashes ne rrjetin social:

E vërteta e thjeshtë është se për votime është regjistruar vetëm një subjekt zgjedhor: koalicioni i 2015-­ës që është ende në pushtet. Madje edhe koalicioni nuk është i plotë, pasi disa bishta mbetën rrugës, në pazare e sipër.

Tani, ky subjekt i vetëm po përpiqet t’i hedhë hi syve shqiptarëve dhe të huajve duke u shtirur sikur janë 17 subjekte.

Por është një dhe vetëm një: koalicioni i turpit, koalicioni i vjedhjes, koalicioni i abuzimit, koalicioni i drogës dhe i krimit me në krye Edi Ramën dhe mercenarët e tij. Por shqiptarët nuk mashtrohen. Monizëm në Shqipëri nuk ka për të pasur më, me asnjë çmim, në asnjë formë.

Sot nuk mund të përsëritet dot më skema e Ramiz Alisë, që pretendoi zgjedhje “pluraliste” me Partinë e Punës, Frontin Demokratik e Bashkimin e Grave, deri sa studentët, intelektualët dhe qytetarët e Lëvizjes së Dhjetorit e ndalën maskaradën e tij.

Shqiptarët e kanë lënë pas diktaturën dhe do dinë të mbrojnë pluralizmin dhe të drejtën e tyre për votë të lirë.

Vjen përgjigja e Bashës për Bregun, Topallin e Selamin! Read More »

Shpallet juria shqiptare në Eurovizionin e këtij viti!

[sgmb id=”1″]

Është shpallur kësisoj juria shqiptare e cila do të vlerësojë këngët pjesëmarrëse këtë edicion të festivalit të këngës – Eurovision Song Contest 2017.

Si çdo vit, secili shtet dërgon një juri profesionistësh të muzikës që do të vlerësojnë këngët, ndërsa vendimi i tyre gjithmonë përzihet edhe me votën e publikut, shkruan KultPlus.

Shqipëria duket se ka përzgjedhur emra të fuqishëm për këtë juri. Olta Boka – përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion para disa vitesh, e kryeson këtë listë krahas emrave të tjerë si Marsela Çibukaj, Endri Sina, Orgesa Zaimi dhe Haig Zacharian.

Juria do të përcjellë performancën gjenerale dhe dy gjysmëfinalet, ndërsa do të votojë më pas bazuar në vokal, performancë, paraqitje, skenografi dhe elemente tjera muzikore. Kjo votë do të barazohet edhe me votën e publikut, dhe kësisoj çdo shtet, edhe Shqipëria në këtë rast, duke përzirë votat mbërrin deri në 12 pikët e saj maksimale.

Eurovizioni këtë vit mbahet në Ukrainë, me 9,11 e 13 maj.

 

Shpallet juria shqiptare në Eurovizionin e këtij viti! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com