Zbulohen tre emrat nga LSI në listën e PS-së në Tiranë:Ja kush jane…
[sgmb id=”1″]
Lëvizja Socialiste për Integrim, si edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, do të ketë emrat e saj në listën e Partisë Socialiste.
Të paktën në Tiranë, përveç deputetit Spartak Braho, janë dhe dy kandidate të tjera, pjesë e strukturave të LSI-së që janë përfshirë në listën e PS-së.
E 23ta në listën e qarkut të Tiranës, Danja Hobdari, dhe e 24ta Juliana Hoxha, e cila është aktualisht sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, shpresojnë të bëhen deputete të Parlamentit të ardhshëm. Mësohet se kjo është pjesë e marrëveshjes së bërë mes krerëve të dy partive kryesore të koalicionit qeverisës. Jo pak çudi ka krijuar kjo prezencë e përfaqësuesve të LSI-së, e veçanërisht në pozicione shumë të ulëta në këtë listë kandidatësh.
Sipas burimeve nga të dyja partitë, mësohet se garancia që ato të jenë përfituese nga lista e PS-së më shumë sesa nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, është fakti se shumë nga emrat e parë në listë pritet të lënë mandatin e deputetit për t’u bërë ministra.
Në këtë mënyrë, duke llogaritur dhe mungesën e opozitës, mundësia që përfituesit e listës së PS-së në Tiranë të hyjnë në Parlamentin e ri, të jetë edhe për ata që gjenden në pozicionet e poshtme të listës.
Ndërsa rastin e Spartak Brahos si pjesë të listës së PS-së e ka shpjeguar vetë kryesocialisti Rama. “Spartak Braho nuk ka qenë asnjëherë deputet i LSI-së, në kuptimin juridik. Ai ka qenë deputet i PS-së, kur Meta krijoi LSI-në. Në 2009 s’ka qenë fare. Në 2013n ka qenë i PS-së. Ai ka një rol të posaçëm në marrëdhënien mes dy partive kur është kohë e nxehtë.
Patjetër që ka edhe një eksperiencë të çmueshme. Asnjëherë nuk ka qenë një pengesë, një zjarrnxitës, që kur na është dashur, kemi kaluar si unë, si Presidenti i zgjedhur”, u shpreh kryetari i Partisë Socialiste, ditën kur u shpallën publikisht listat e kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit.
Zbulohen tre emrat nga LSI në listën e PS-së në Tiranë:Ja kush jane… Read More »