Aktualitet

Lajm i Fundit:Rama pranon qeverinë teknike, por me një kusht!

[sgmb id=”1″]

Minutat kalojnë dhe takimi mes Kreut të PD, Bashës e Kryeministrit Edi Rama, që po zhvillohet në Presidencë me ftesë të Kreut të Shtetit, Bujar Nishani po hynë në orën e tretë të saj. Mësohet nga burime konfidenciale se po zhvillohet një negociatë.

Sipas Citynews, mësohet se oferta e Ramës për Bashën ka kaluar nga 6 në tetë ministra në kabinetin qeveritarë, por me kushtin e vetëm që Kryeministër të jetë vetë Edi Rama.

Lajm i Fundit:Rama pranon qeverinë teknike, por me një kusht! Read More »

Ne p[ranga nje shtetas Shqiptaro-Grek kapet me 75 kg marijuane!

[sgmb id=”1″]

Një  automjet nuk i bindet policise greke ne kufi, por kapet me vone me 75 kg marijuane. Ne Nerajdha, Igumenice nje mjet qe vinte nga kufiri i gjelber greko-shqiptar, nuk i eshte bindur thirrjes per te ndaluar, ka shtuar shpejtesine dhe eshte larguar. Ne ndjekje te tij eshte vene anti-droga e Igumenices dhe eshte njoftuar skuadra OPKE e Prevezes. Mjeti eshte arritur te ndalohet pas ndjekjes ne rrugen “Egntia”. Ne mjet u gjeten dhe sekuestruan ne sediljet e pasme, 70 pako me 75 kg 860 gram marijuane.

Ne pranga nje shtetas shqiptaro-grek 30-vjec, ndaj te cilit rezultoi se kishte urdher arresti nga Prokurori i Halkides per pjesemarrje ne organizate kriminale per trafikun e droges

Ne p[ranga nje shtetas Shqiptaro-Grek kapet me 75 kg marijuane! Read More »

Rikthehet Marjan Rroku ne gjykaten e larte me pranga ne duar.Ja cfare kerkon…

[sgmb id=”1″]

Marjan Rroku, ish-punonjësi i SHIK-ut, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Alda Canajt dhe nënës së saj Mbarimes, ishte sot në Gjykatën e Lartë.

Ai i është drejtuar kësaj gjykate, per gjykimin e nje kerkese te tij per kundershtimin e vendimit te Prokurorise se Pergjithshme per “mosfillim procedimi penal” per disa gjyqtare te Kushtetueses. Seanca e sotme mesohet se u shty per mosplotesim te trupes gjykuese. Rroku është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e dyfishtë para pallatit të Sportit “Asllan Rusi”., raporton panorama.

Ai është dënuar përjetësisht në mungesë. Gjatë vite më parë, u arrestua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pas një beteje thuajse më shume së 3 vjeçare kundër ekstradimit, u soll me pranga në duar në Shqipëri. Aktualisht vuan dënimin në burgun e Fushë Krujës

Rikthehet Marjan Rroku ne gjykaten e larte me pranga ne duar.Ja cfare kerkon… Read More »

Sherr mes dy te rinjve,plagoset njeri prej tyre!

[sgmb id=”1″]

Sherr mes dy bashkëmoshatarëve 19-vjeçarë në lagjen nr. 18 në Durrës, plagoset njëri prej tyre, ndërsa autori ia mbath.

Policia informon se dje në mëngjes rreth orës 09:30, në lagjen nr.18, ka lindur një konflikt çasti për motive të dobëta mes dy djemve J.B. dhe D.S., të dy banues në Durrës.

Ka qenë i riu me iniciale J.B. që ka goditur me thikë në pjesën e shpinës, shtetasin D.S. Pas plagosjes, ai ia ka mbathur dhe Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë filluar procedimin penal dhe po punojnë për kapjen e tij.

Ndërsa për të plagosurin raportohet se ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta

Sherr mes dy te rinjve,plagoset njeri prej tyre! Read More »

Media britanike: Ja si mund të marrë fund Bota!

[sgmb id=”1″]

Revista më e madhe e Europës “Spiegel Online” së fundi paraqiti një karikaturë me “dy budallenj që lozin me një bombë.” Ideja ishte për presidentin amerikan Donald Trump dhe diktatorin koreano-verior Kim Jong-Un.

Kimi provokon çdo javë me teste raketore dhe Trump mendon se si të sulmojë koreano-veriorët për të parandalua programin bërthamor. E gjithë bota pyet:

A do shpërthejë lufta mes dy shteteve? Do ishte një Luftë Atomike? Sulmi i SHBA a do ishte një luftë globale?

Këto skenar i ka sqaruar britanikja “The Independent”.

Mendimi i tyre: Koreja e veriut mund të sulmojë e para dhe kjo do kishte pasoja katastrofike për botën, madje më shumë sesa Lufta e Dytë Botërore.

I pandreqshmi Kim Jon-Un

Deri tani, Donald Trump ka marrë hapat e duhur. Ka instaluar sistemin e mbrojtjes raketore në Korenë Jugore ndaj paralajmërime të Kim Jong Un. Por nuk është e vështirë të kuptosh sesi do dalin gjërat jashtë kontrollit.

Gjithçka fillon me diktatorin koreano-verior Kim Jong-Un. Ai nuk është budalla, por i paskrupullt dhe despot paranojak. Nëse SHBA shtonte presionet kundrejt Kim, ai mund të përgjigjej me një sulm raketor në shtetet fqinje, si për shembull në Japoni.

Në këto raste lufta mund të shpërthente shpejt. Si në Siri, presidenti Trump mund të sulmonte në drejtim të Koresë. “Dhe çfarë më pas?” është pyetje e radhës e “Independent”.

“Korea Veriore do sulmonte një anije luftarake të koreano-jugorëve. Do kishte sulme në tokë. (..) Kimi lëshon një raketë tjetër dhe vret ushtarë amerikanë.” Në këto kushte SHBA do fuqizonte bombardimet.

Një pyetje vendimtare atëherë do ishte sesi do reagonte Kina dhe Rusia. “Në gjithë historinë njerëzore nuk ka pasur kaq shumë Fuçi Baruti,” alarmon Independent mbi Korenë Veriore. Dhe më tej: “Ose kaq shumë burra të papërgjegjshëm që luajnë me fitilin.”

Deri tani, të gjithë fuqitë janë të gëzuar të ndjekin situatën nga larg. Por sa do zgjaste kjo, nëse do shpërthente lufta?

Një rrezik tjetër: Nëse Korea veriore do lëshonte një raketë që arrin brigjet amerikane, atëherë SHBA do sulmonte vendin e izoluar komunist edhe me çmimin e sulmit kundrejt Koresë Jugore ose Japonisë. Sepse Kim herën e parë do sulmonte këto shtete.

Çfarë do humbiste Kim?

Ashtu ose ashtu: Nga sulmi i SHBA-ve në drejtim të Kim, ky i fundit nuk do e mendonte dy herë kundërsulmin atomik. Çfarë ka për të humbur Kim?

Vijimi afërmendsh do ishte katastrofal. Miliona njerëz mund të vdisnin. Do kishim kolaps të ekonomisë botërore.

Ndaj Kina, Rusia dhe SHBA do duheshin më mirë ta mendonin një sulm të tillë kundër Koresë Veriore.

Media britanike: Ja si mund të marrë fund Bota! Read More »

Ne takimin Rama – Basha dhe Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka “dëshmitarë”!

[sgmb id=”1″]

Rreth orës 10:00 kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dhe Sekretari i Përgjithshëm Engjëll Agaçi u nisën më këmbë drejt presidencës për të nisur takimin e shumë pritur për zgjidhjen e ngërçit politik.

Në hyrje të presidencës Engjëll Agaçi u largua për të lënë në takim Ramën dhe Ruçi.

Ndërsa me pak minuta vonesë mbërriti lideri i PD-së, Lulzim Basha i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar Edi Paloka.

Me iniciativën e presidentit të Republikës, Bujar Nishani sot pritet gjetja e gjuhës së përbashkët mes Ramës dhe Bashës për futjen e opozitës në zgjedhje dhe largimin nga çadra ku ndodhet prej më shumë se 75 ditësh.

Ne takimin Rama – Basha dhe Gramoz Ruçi dhe Edi Paloka “dëshmitarë”! Read More »

Njihuni me 7 mafiozët më të famshëm shqiptarë!

[sgmb id=”1″]

Bëhet fjalë për personazhe të njohura të botës së nëndheshme të krimit, të cilët kanë bërë emër jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtete dhe vende të ndryshme të Europës dhe të Amerikës.

7. Baki Sadiku

Bosi i drogës në Sllovaki. Është dënuar me 22 vjet burg.

6. Basri Bajrami

Tmerri i Belgjikës për shumë vite. Mundi të rrëmbejë kryeministrin belg të asaj kohe, Poul Vanden Bjonants dhe më pas u arratis nga burgu i sigurisë së lartë, Sen Zhili. Ai është akuzuar shpesh edhe për lidhjen me politikën në Maqedoni.

5. Xhoni Eduart Aliti, koka e një grupimi kriminal shqiptar në SHBA. I dënuar për shumë krime të rënda.

4. Bruno Krasniqi

Bruoni dhe Saimir Krasniqi, liderë të një grupi të dhunshëm shqiptar të krimit të organizuar, që operonte në New York, Michigan dhe konektikat të SHBA-së.

Ata janë dënuar për krime të shumta, duke përfshirë shantazhe, vrasje, konspiracion, rrëmbim, trafikimit të narkotikëve, zjarrvënie, grabitje, zhvatje, pengim të drejtësisë, transport ndërshtetëror të narkotikëve të vjedhur, posedim dhe përdorim të armëve të zjarrit.

3. Naser Kelmendi

Kelmendi, 55 vjeç, qytetar i Kosovës, i lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë, sipas departamentit të thesarit, dyshohet se ka udhëhequr një nga familjet më të forta kriminale shqiptare në Ballkan.

Ka kohë që ai është i dyshuar për drejtimin e një organizate të madhe që merret me trafikimin e heroinës, kokainës dhe anhidrit acetik, një lëndë e parë që përdoret në prodhimin e heroinës, dhe në Europë transportohet nëpërmjet Ballkanit.

2. Princ Dobroshi

I dënuar me 14 vjet burg në Norvegji për trafik droge, Dobroshi mundi të kryejë një arratisje spektakolare duke bërë edhe operacion plastik në fytyrë. Më pas ai mundi të vijë edhe në vendlindjen e tij, Pejë, ku hapi edhe një pikë bastesh.

1. Aleks Rudaj

Një ndër kokat e një prej grupeve mafioze më të rrezikshme në New York. E themeluar që në vitin 1993 në Uestchester, Korporata u përhap edhe në Bronx dhe Queens. Aleks Rudaj, i njohur edhe si Sando Rudoviç u dënua në vitin 2006 me 27 vjet burg.

Njihuni me 7 mafiozët më të famshëm shqiptarë! Read More »

Plagosje me armë zjarri,arrestohet 39-vjeçari!

[sgmb id=”1″]

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur të martën, në fshatin Krenzë të Kukësit, për motive pronësie.

Policia ka arrestuar 39-vjeçarin Luan Tershalla si dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij 44-vjeçar, me iniciale S.T.

Këta vëllezër, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A.T., 26 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur.

I plagosuri  ndodhet në spital e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Plagosje me armë zjarri,arrestohet 39-vjeçari! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com