Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Babai i Elidonit nxjerr ‘bllof’ policinë: Im bir…

[sgmb id=”1″]

Familjarët e Elidon Mehmetit, i cili u vra gjatë një atentati në qytetin e Vlorës, më 9 prill, mohojnë që djali i tyre të ketë qenë me precedentë të mëparshëm apo të ketë pasur konflikte me persona të tjerë, shkruan . 

Babai i tij, Maliq Mehmeti, shprehet se i biri nuk kishte asnjë konflikt dhe se nuk janë të vërteta aludimet e deritanishme se i biri ishte përfshirë në fushën e narkotikëve.

Ai tregon pasaportën e Elidonit, në të cilën ka vula të shumta hyrje-daljeje në pika të ndryshme kufitare të Europës, që nga Vjena, Bolonja, Ankona etj., madje edhe pak kohë para se ai të qëllohej për vdekje me armë zjarri.

“Nuk është e vërtetë që djali im ka qenë arrestuar apo dënuar jashtë vendit dhe që ka pasur precedentë. Im bir lëvizte lirshëm dhe nuk kishte asnjë problem me policinë as në Itali dhe as në ndonjë shtet tjetër”, shprehet babai i Elidon Mehmetit, teksa tregon pasaportën e të birit, shkruan “Panorama”.Ai mohon çdo implikim të tij në vepra kriminale, duke përgënjeshtruar kështu të dhënat paraprake të policisë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Skelës.

Maliq Mehmeti nuk është në gjendje të japë një dyshim të tij për atë çfarë i ndodhi djalit, pasi, siç shprehet, Elidoni nuk kishte probleme, nuk ka pasur kërcënime dhe se ai punonte normalisht në qytetin e Vlorës.

Ndërkaq, policia nuk jep informacion nëse ka dyshime apo mund të jenë identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë që i mori jetën të riut. Sipas të dhënave, ngjarja u ka kaluar në kompetencë hetimi Krimeve të Rënda, ndërsa janë duke u studiuar veç pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë përreth vendit, edhe të dhëna që janë marrë nga persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Pas krimit, policia shoqëroi disa persona, por dëshmitë e tyre nuk rezultojnë t’i kenë shërbyer hetimit për identifikimin e autorit. Dyshohet që në krim të kenë marrë pjesë të paktën dy persona, njëri prej të cilëve drejtues i mjetit nga ku është qëlluar me armë zjarri, ndërsa tjetri autori i drejtpërdrejtë i këtij krimi.

Atentati në Vlorë/ Babai i Elidonit nxjerr ‘bllof’ policinë: Im bir… Read More »

Komente ironike midis milioneresh:Erik Fullanit dhe Enxhi Gazhelit!

[sgmb id=”1″]

Djali i ish guvernatorit të Shqipërisë, Erik Fullani, njihet për jetën e tij luksoze dhe miqësitë e tij me Vip-a.

Ai është gjithashtu mik me disa nga djemtë më të pasur të Tiranës, një ndër të cilët është edhe Enxhi Gazheli.

Në një nga fotot e këtij të fundit në Instagram, Eriku i komenton që të mos e ndërrojë më ngjyrën e verdhë të bluzës.

Por Gazheli ia ka kthyer po me ironi duke shkruar: “Kur do mi japësh ato atletet?”

Nuk dihet se për çfarë e ka patur fjalën milioneri i ri i Tiranës, por mesa duket miqësia e ngushtë midis tyre i lejon që të përdorin statuse dhe komente ironike me njëri-tjetrin.

Komente ironike midis milioneresh:Erik Fullanit dhe Enxhi Gazhelit! Read More »

Emrat befasues të Gjinushit, ja kë ka futur në listat për zgjedhjet e 18 qershorit!

[sgmb id=”1″]

Partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit do të ketë tre deputetë të majtë në krye të listave të saj.
Ish-deputeti socialist Tom Doshi do të kryesojë listën e PSD-së në qarkun e Shkodrës Doshi ka kohë që bën fushatë në këtë qark, madje prezenca e tij në garë i bën shumë interesante zgjedhjet.

Në krye të listës së PS-së është ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në krye të listës së LSI-së është deputeti Agron Çela, ndërsa i pari i listës së PDIU-së është një sipërmarrës i njohur, shkodrani Sait Fishta.

Duket se aleati tradicional i Partisë Socialiste ka mundur të bindë edhe një socialist që të kandidojë me siglën e tij. Mjeku Ylli Ziçishti, deputeti socialist i qarkut të Korçës, do të jetë i pari i listës së PSD-së në qarkun e Gjirokastrës. Ziçishti ishte një nga deputetët që mbeti jashtë listës së rikandidimit të Partisë Socialiste. Ziçishti, të cilin të gjithë deputetët e Kuvendit e thërrasin “doktor”, duket se ka mbështetje në këtë qark.

Ndërsa kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, do të jetë i pari i listës në qarkun e Tiranës, por ajo që bie në sy është numri dy i listës. Ajo është Mirela Ferracaku, deputetja aktuale e Kuvendit të Shqipërisë, e cila zëvendësoi kreun e Kristian Demokratëve, Mark Frroku.

Por, edhe pse me tre deputetë në listat e saj, PSD-ja nuk u regjistrua në zgjedhje si parti parlamentare. Kreu i saj, Skënder Gjinushi, ka arritur të mbledhë mbi 9600 firma të votuesve të saj, siç e kërkon Kodi Zgjedhor për partitë që garojnë më vete në zgjedhjet parlamentare.

Pak ditë më parë, gjatë një interviste në “News 24”, kreu i PSD-së konfirmoi kandidaturën e Tom Doshit në krye të listës së qarkut të Shkodrës për partinë që ai drejton. Ai dha edhe arsyet se përse e kishte përfshirë në listat e PSDsë një ish-deputet socialist në krye të qarkut të Shkodrës.

“Po, ai është kapolista, është i pari në listën e Shkodrës, kandidaturë më të mirë s’mund të gjenim. Ka treguar që ka mbështetje, di t’ua rikthejë mandatin që ka marrë nga njerëzit. E vë në shërbim të njerëzve. Është nga figurat më të pranuara elektoralisht dhe i ka qëndruar besnik mandatit të majtë më shumë se disa të majtë tradicionalë. Nuk ka lëvizur si disa sa nga e djathta, në qendër, e pastaj majtas”, u shpreh Gjinushi.

QARKU TIRANË

Skënder Gjinushi
Mirela Ferracaku
Florian Taçi
Ermira Dema
Izet Mena
Zhaneta Harka
Klorida Bodlli
Lorenc Peti
Dritan Bytyçi
Henri Deçka
Shpresa Bardulla
Klajd Ferraj
Nevila Bejleri

QARKU SHKODËR

Tom Doshi
Gledis Çeliku
Jetmira Rraboshta
Suada Selimaj
Pal Marku
Pjetër Gjergji
Andi Hallunaj
Ylja Fili
Kristjana Kovaçi
Edison Gjonaj
Ditjer Draga

QARKU GJIROKASTËR

Ylli Ziçishti
Marsela Çilotaj
Kiço Shukallari
Esmeralda Taçi
Ledjan Çilotaj

Emrat befasues të Gjinushit, ja kë ka futur në listat për zgjedhjet e 18 qershorit! Read More »

Juve sfidon surprizën Monaco, ja formacionet e mundshme!

[sgmb id=”1″]

Sonte në mbrëmje do të luhet një tjetër super përballje për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve që do të vërë përballë Monacon dhe Juventusin.

Massimiliano Allegri nuk do të ndryshojë skemë duke mbetur në atë 4-2-3-1 në stadiumin e Monacosë, me Marchisio titullar, në vend të gjermanit Khedira të skualifikuar. Cuadrado, Mandzukiç, Dybala dhe Higuain do formojnë sulmin në stadiumin “Louis II”.

Në anën tjetër trajneri Jardim ka rikuperuar Bakayoko, ndërsa në të djathtë Toure do të zëvendësojë Sidibe që është operuar. Përballë do të vendosen sulmi më i mirë i këtij sezoni, Monaco me mbrojtjen më të mirë të Juves, që ka pësuar vetëm dy gola në Champions.

Juve sfidon surprizën Monaco, ja formacionet e mundshme! Read More »

Detajet, vjehrri vrau nusen me levë se nuk i bëri kafenë!

[sgmb id=”1″]

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me krimin e rëndë brenda familjes në fshatin Zheje të Kurbinit ku vjehrri vrau nusen e djalit me levë.

Mësohet se shkak për këtë mund të jetë kujdesi i nuses ndaj vjehrrit pasi ai ankohej vazhdimisht se nusja nuk i sherbente mire dhe për këtë janë zënë vazhdimisht.

Nga hetimet e para sherri i radhës ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur vjehrri u ankua se ajo nuk i shërbeu kafenë. Në sherr e sipër, vjehrri rrëmbeu një levë dhe e qëlloi në kokë.

Gjithçka ndodhi në banesë, ndërkohë që dy fëmijët e çiftit ishin në gjumë, kurse burri i saj në punë. Ai eshte roje, polic privat dhe punonte gjatë natës, shkruan Panorama.

Nusja që mbeti e vdekur pasi e qëlloi vjehrri me levë është Vera Tota. Mësohet se ajo u gjet e pajetë nga fqinjët e saj, pasi vjehrri ishte larguar fill pasi e qëlloi për vdekje.

Sipas burimeve, thuhet se vjehrri kishte tentuar ta vriste nusen edhe para një viti, pas sherreve po për çështjen e shërbimit.

Njoftimi i policisë

Me datë 03.05.2017, në orët e para të mëngjesit është marrë njoftim se është gjetur e vdekur në banesë shtetasja V.T. 41 vjeçe, banuese në Zhejë – Kurbin.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se shtetasja V.T është goditur fizikisht me mjete të forta (levë) ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është vjehrri i saj shtetasi Noc Tota, 75 vjeç, banues në Zhejë – Kurbin, i cili është larguar nga banesa pas ngjarjes por falë veprimeve të shpejta policore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij.

Krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes autorit të dyshuar dhe viktimës pas një konflikti për motive të dobëta.
Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Detajet, vjehrri vrau nusen me levë se nuk i bëri kafenë! Read More »

Rama pas takimit me Bashën e Nishanin prezanton kandidatët për deputetë: Nuk na duhen….

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kandidatë dhe deputetë. Ai mësohet se ndodhet në restorant “Xibraku” ku do të prezantoje zyrtarisht kandidatët.

Nga ana tjetër behët e ditur se në takim janë edhe deputetet që janë lënë jashtë listës së zgjedhjeve parlamentare të 18 Qershorit.

“Pjesëmarrje masive, nuk na duhen vota që nuk janë tonat. Pjesëmarrje masive për një proces të pastër zgjedhor. PS nuk do të lejojë asnjë abuzim. Duhen zgjedhur komisionarë perfekt, duhen standarde të larta” tha Rama.

Rama pas takimit me Bashën e Nishanin prezanton kandidatët për deputetë: Nuk na duhen…. Read More »

Policia gjen vajzën pas 15 vitesh nga zhdukja, rrëfimi i saj të lë pa fjalë!

[sgmb id=”1″]

Policia e kryeqytetit është bërë dëshmitare e një ngjarjeje jo fort të zakontë, pasi gjeti vendndodhjen e një të zhdukure nga banesa në Librazhd prej më se 15 vitesh, shkruan “Panorama”.

Një vajzë nga Librazhdi, që për 15 vjet me radhë konsiderohej e “zhdukur” nga familjarët, është gjetur mbrëmjen e së hënës në Tiranë dhe është shoqëruar në polici. Esma T., aktualisht 38 vjeçe, është shoqëruar në Komisariatin nr.3 për të dhënë shpjegime se ku ka qenë gjatë gjithë këtyre viteve dhe përse nuk ka kontaktuar me familjarët.

Ata ende nuk e kishin tërhequr denoncimin që kishin bërë më 4 mars të vitit 2002 në Komisariatin e Librazhdit, ku kishin kërkuar ndihmë për gjetjen e vajzës. E duket se kur kishin humbur të gjitha shpresat për gjetjen e saj, një telefonatë e mbërritur në numrin e babait të saj nga një oficer policie ka sjellë sa gëzim, aq edhe hidhërim për familje.

Kjo, për shkak se Esma nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi. Ajo ka pranuar që të flasë me të atin, pasi i është kërkuar nga oficeri i policisë, si një procedurë për dorëzimin e saj te familjarët, por ka refuzuar që të kthehet në Librazhd.

Gjatë deklarimeve të saj, vajza, që kur u deklarua e humbur ishte vetëm 23 vjeç, është shprehur se ishte larguar me dëshirën e vet. Ajo ka thënë se nuk është larguar në asnjë moment nga Shqipëria dhe pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në Tiranë, ku ka ndërtuar jetën e saj.

Largimin nga shtëpia ajo e ka arsyetuar me faktin se atje nuk i ofrohej asgjë, as nga familja as nga shoqërie dhe se gjatë gjithë kohës atje ka qenë e mbyllur, pa arritur të shohë asgjë se çfarë ndodhte jashtë shtëpisë së saj. Aktualisht, ajo ka thënë se punon prej disa vitesh, jeton në një shtëpi me qira dhe nuk preferon të kthehet më në shtëpinë e prindërve të saj, pasi ka ndërtuar jetën në kryeqytet.

Burime nga Policia thanë se ka qenë një sinjalizim i disa të njohurve të familjes së 38- vjeçares, të cilët ishin në dijeni se ajo ishte denoncuar e humbur dhe e kishin parë në disa zona të ndryshme të Tiranës.

Pavarësisht ndryshimit fizik të saj, ata kishin dyshime se bëhej fjalë për të njëjtën vajzë dhe i kanë kërkuar policisë që ta shoqëronte për verifikim, pasi për familjen ajo ishte e “zhdukur” prej 15 vitesh.

Policia gjen vajzën pas 15 vitesh nga zhdukja, rrëfimi i saj të lë pa fjalë! Read More »

Vidhen 100 milion leke ne nje banese.

[sgmb id=”1″]

Burime zyrtare nga policia e Tepelenës, kanë bërë me dije vetëm gjatë ditës së sotme se ngjarja  është shënuar në Memaliaj, në banesën e një 40-vjeçari me iniciale A.K. , ku “kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash”.

Sipas të njëjtave burime thuhet se autorë e vjedhjes kanë arritur të hyjnë në banesë përmes derës kryesore.

Ndërkaq, burime nga policia lokale bëjnë me dije se është vjedhur banesa e Anesti.K., gjatë orëve të mbrëmjes, konkretisht rreth orës 22.

Sasia e vjedhur e parave që është 55 milionë lekë të vjetra dhe 35 mijë euro, e përkthyer në lekë: rreth 100 milionë në total.

Aktualisht, asnjë person nuk është arrestuar lidhur me rastin.

Vidhen 100 milion leke ne nje banese. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com