Rreth 9 të shtëna janë rregjistruan mbrëmjen e sotme në drejtim të një lokali në pronësi të disa shqiptarëve dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme material.
Nga informacionet e para dyshohet se personi që ka qëlluar me armë zjarri mund të jetë shqiptarë shkruan “Zougla.gr”.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për arrestimin e autorit.
Monografia “Çamëria – vështrim gjeopopullativ dhe etnokulturor” i studiuesit dhe profesorit universitar Selman Sheme rrumbullakon historinë dhe të dhënat në fusha të ndryshme për Çamërinë.
Të mërkurën në bibliotekën kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në promovimin e kësaj vepre, referuesit kanë thënë se Sheme në 372 faqet e librit përmbledh historinë e krahinës shqiptare që tash është brenda kufijve të shtetit grek.
Sipas Nysret Pllanës, vepra e studiuesit të pasionuar Selman Sheme shqyrton, analizon, trajton dhe nxjerr përfundime interesante për problemin e Çamërisë nga lashtësia deri në ditët tona.
“Në këtë vepër merr frymë jeta historike e një pjese të madhe të popullit shqiptar”, ka thënë ai për librin ku të dhënat bazohen në studime arkeologjike e deri te evidencat për banorët e mbi 600 fshatrave çame.
Studiuesi Sabri Laçi ka thënë se libri vjen pas një sërë studimesh që ka bërë autori.
“Për ta përgatitur këtë libër duhet pasur shumë dashuri për tokën dhe njerëzit. Libri respekton kronologjinë e ngjarjeve dhe proceset historike, ekonomike e kulturore. Autori me fakte i nxjerr shqiptarët autoktonë në këtë hapësirë”, ka thënë ai.
Publicisti Arben Kondi ka thënë se Selman Sheme krahas figurave të tjera të shquara shqiptare nxjerr të vërteta studimore për Çamërinë. Ai ka thënë se polifonia ose kënga e kënduar me shumë zëra prej vitesh bën pjesë në fondin e artë të UNESCO-
Një infermiere e re ka shkatërruar jetën me dëshirën e pakontrolluar për mbushjen e buzëve.
22-vjeçarja që punon si infermiere në një spital në Adana, Turqi, ka kryer një ndërhyrje për trashjen e buzëve. Por, ndërhyrja nuk është kryer tek një specialist i provuar, por tek një parukiere që e prezantonte veten si “specialiste estetike”.
“Hurriyet” thotë se Soner Gulnaz i injektoi mbushje të përkohshme tre mujore në buzë infermieres Merve Keles. Mirëpo mbushja u shkri për një javë dhe e reja nuk hoqi dorë por kërkoi mbushje të përhershme.
Në këmbim të një shume të caktuar, “specialistja” i injektoi 26 gjilpëra me silikon. Nuk kaloi më shumë se gjysmë orë dhe buzët iu frynë tej mase ndërsa të nesërmen përfundoi në spital.
Mjeku Metin Yavuz që po merret me infermieren, tha se ekipi i tij po përpiqej të kuptonte se çfarë lënde është injektuar në buzët e saj.
Ai tha se e reja nuk ka rrezik për jetën, por nuk dihet nëse do ta arrijë më pamjen e mëparshme. /tvklan.al
Senati i Shteteve te Bashkuara te Amerikës ka miratuar ligjin për buxhetin në vlerë prej 1.1 trilion dollarësh, që do të financojë qeverinë deri në shtator.
Pas votimit në Senat, ligji do t’i dërgohet presidentit Donald Trump, i cili pritet ta nënshkruaj.
Ky ligj autorizon shpenzimet federale deri në fund të vitit fiskal, që është 30 shtatori. Kongresi dhe Presidenti duhet të kalojnë një ligj të ri për buxhetin për vitin e ri fiskal, i cili nis në muajin tetor.
Për të marrë mbështetjen edhe të demokratëve për buxhetin, negociatorët është dashur që të heqin kërkesat fillestare të Trumpit për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën dhe të mos rrisin shpenzimet për ushtrinë, aq sa presidenti Trump ka kërkuar.
Flamurtari shpallet kampion i Shqiperise ne basketboll per femra,pas fitores 60-52 ndaj Tiranes ne ndeshjen e katert te fazes play-off,duke merituar keshtu titullin e 21-te ne histori. Ndersa nen drejtimin e Viron Toskes ekipi vlonjat merr trofeun e 40-te,mes kampionatit,kupes se Shqiperise dhe superkupes. Ekipi vlonjat kishte fituar dy takimet e para ndaj Tiranes,ndersa humbi ndeshjen e trete,per te ardhur tek takimi i katert ne Vlore,aty ku ka dominuar gjate gjithe ndeshjes. ekipi vlonjat e mbylli sezonin e rregullt ne vend te trete,ndersa ne gjysemfinale triumfoi ndaj Goga Basket dhe ne finale ndaj Tiranes,pavarsisht se kundershtaret kishin avantazhin e ndeshjeve me shume ne fushen e tyre por ky Flamurtar i permbysi te gjitha parashikimet duke fituar pas kupes se Shqiperise dhe superkupes edhe titullin kampion. Flamurtari ka fituar 60-52,ndersa kupa i eshte dorezuar ekipit vlonjat nga sekretari i fshb Korab Llazani i cili ka vleresuar skuadren vlonjate per paraqitjen e bere gjate gjithe ketij kampionati. Ne fund ka feste per ekipin vlonjat,nderkohe qe nuk mungojne emocionet e percjella nga traineri Viron Toska por edhe vajzat e skuadres se Flamurtarit per kete titull kampion. Flamurtari kete sezon ka fituar edhe superkupen dhe kupen e Shqiperise,ndersa me fitoren e kampionatit ploteson tripleten,duke vendosur keshtu hegjemonine ne kampionatin shqiptar te basketbollit.
Për herë të parë normat e interesit të kredisë janë bërë fleksible duke shënuar vlerën më të ulët për kreditë afatshkurtra të cilat disa vite më parë arrinin edhe në 12 apo 15%.
Në fund të marsit, kredia në lekë nga 1- deri në 3 vite ka arritur interesin më të ulët historik 6.5% , ndërsa ajo afatgjatë 6.9%, duke vijuar një trajektore rënëse.
Shkaku kryesor është ulja e kërkesës së biznesit për të marrë financim, çka i ka detyruar bankat që të rritin ofertën. Historikisht në Shqipëri, diferenca mes interesit të kredive dhe depozitave ka qenë mjaft e thellë, duke penalizuar huamarrësit të cilët paguanin interesa të larta dhe depozituesit që merrnin fitime të pakta.
Në një llogaritje të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që kishte raportin më të theksuar mes marzhit të interesit të kredisë me atë të depozitës.
Një tjetër arsye se përse kredia në lek është më e lirë, lidhet edhe me interesin e bonove të thesarit, i cili në mars dhe prill ka arritur normat më të ulëta historike 1.5%, duke zbritur përtej nivelit të inflacion
Përfundon takimi mes Ramës dhe Bashës kokë me kokë me Presidentin Nishani. Në një deklaratë për shtyp fill pas takimit Rama ka thënë:
Jemi sërish në të njëjtën pozitë. Por, sot kam ofruar një mekanizëm monitorimi të zgjedhjeve dhe gjithashtu tre zëvendës ministra për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Arsimit, tre zëvendës ministra të propozuar nga PD-ja por që nuk vijnë nga radhët e PD-së. Gjithashtu do ketë një komision të posaçëm task-force me përfaqësues nga BE, OSBE dhe SHBA-ja për mbikëqyrjen e zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre”.
Ndërsa i pyetur se cila është data e zgjedhjeve Rama u përgjigj se ajo vazhdon të jetë 18 qershori dhe ky është një qëndrim i pandryshueshëm.
Rama nuk bëri të ditur qëndrimet e Lulzim Bashës duke thënë vetëm që:
Ai do vijë vetë këtu të flasë se unë nuk jam zëdhënës i tij, por nga përgjigja e tij mendoj se ishte një “Jo” drejtuar gjithë marrëveshjes”, përfundoi Rama.
Ndërkohë në daljen e tij Basha ka deklaruar:
Fatkeqësisht edhe takimi i sotëm ishte i njëjtë dhe shterpë. E gjithë bota e di se Shqipëria në këto 4 vite ka futur në zyrat e saj shtetërore kriminelë dhe banda të krimit, prandaj kemi nevojë zgjidhje të ngërçit politika. Rama ofron një zgjidhje që nuk është politike, por mundohet ta anashkalojë me anë të institucioneve ndërkombëtare”, shtoi ndër të tjera Basha.
Është ndjekur me mjaft interes momenti kur Rama doli nga Kryeminstria dhe u drejtua për te Presidenca duke ecur në këmbë në takimin me Bashën.
Teksa kryeministri ecte, i pashoqëruar nga asnjë zyrtar tjetër i qeverisë, të shumtë ishin qytetarët që e shoqëronin, e ndalonin dhe pozonin.
Mes turmës është gjendur rastësisht edhe një grup turistësh të huaj dhe mes tyre, një shtetase angleze, e habitur me çfarë po ndodhte, pyet: “Më falni po kush është ky djali?”
“Është kryeministri”, i përgjigjet një qytetar shqiptar.Reagimi i saj eshte njekohesisht i habitur dhe entuziast.