Aktualitet

“Si m’i vranë 2 djemtë. Italiani i Camorra-s’ hëngri në shtëpinë time”.

[sgmb id=”1″]

Nëna 67-vjeçare e Besnik Sulkut, një prej tre të vrarëve të ngjarjes së 27 majit 2015 para Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në Tiranë, dhe e veja e tij dëshmuan dje në Gjykatën për Krimet e Rënda.

Gjysere Sulku dhe Fllanxa Sulku ishin thirrur si dëshmitare të Prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj të akuzuarve për këtë ngjarje, Klejvi e Markeljan Doçi, dhe italianit Salvatore Leticia.

Para trupit gjykues, e moshuara rrëfeu dijeninë e saj për përplasjet e djemve të saj të vrarë, Besnik e Durim Sulku, me anëtarët e familjes Doçi, si edhe marrëdhënien e tyre me Salvatore Letician, i dyshuar si një “killer” i një prej klaneve të organizatës mafioze “Camorra” në Itali.

Sipas saj, ai ishte mik u shtëpisë së tyre dhe vëlla gjaku me një prej djemve të saj. E moshuara pranoi përplasjen e bijve të saj të ndjerë me familjen Doçi, por nuk dha detaje për shkakun e përplasjes.

Të pandehurit e kësaj çështjeje po gjykohen për akuzat e “vrasjes me paramendim”, kryer ne bashkëpunim, “vrasje të kryer në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme”, “vrasjes për gjakmarrje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Sipas Prokurorisë, Besnik Sulku dhe Salvatore Leticia i bënë pritë në bulevardin “Zogu I” mjetit ku udhëtonte Mentor Doçi dhe Gerti Goxhajt, duke i qëlluar për vdekje. Sulmit të tyre iu kundërpërgjigjën Klejvi dhe Markelian Doçi, të cilët ndodheshin në një mjet pas atij të dy viktimave. Besnik Sulku u qëllua teksa po përpiqej të largohej, ndërsa Leticia mundi të ikte pa dëm nga vendi i ngjarjes.

DESHMITE

Gjysere Sulku ishte dëshmitarja e parë në këtë proces, i cili numëronte dje seancën e 22-të në radhë.

“Unë kam pasur katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë. Dy djem m’i kanë vrarë. Durimi më është vrarë më 5 prill 2015 në Holandë. Fillimisht, mua më kanë thënë se ishte aksidentuar. Gati 12 ditë më vonë vajti vajza ime bashkë me një prej nipave të mi në Holandë, ku e identifikuan trupin e djalit dhe e sollën në Shqipëri për ceremoninë mortore. Më pas mora vesh që djalin ma kanë vrarë Doçët”, tha Sulku, shkruan Panorama”.

Në lidhje me marrëdhënien e bijve të saj me italianin Leticia, e moshuara rrëfeu:

“E njoh Salvatore Letician. Ai ka shumë kohë që vinte në shtëpinë tonë, sepse djali im Besniku e kishte bërë vëlla gjaku. Ai kishte ardhur disa herë në shtëpi dhe herën e fundit që ka ardhur ka qenë dita kur kishim të 40-tat e Durimit. Ai piu kafe, hëngri dhe iku bashkë me Besnikun, nuk e di se për ku. Pastaj na erdhi lajmi që është vrarë dhe Besniku afër Stacionit të Trenit në Tiranë”.

Dëshmitarja tregoi dhe raportin mes familjes së saj dhe familjes Doçi. “Ne kemi njohje me familjen Doçi, pasi jemi rritur në një lagje në Bulqizë. Fëmijët kanë qenë pak a shumë e njëjta moshë. Njëherë Mentor Doçi u përplas me tim bir dhe unë kam vajtur te gjyshja e Markelianit dhe Klejvit, me të cilën punoja dhe i kërkova të mbyllej ky muhabet”.

Para Gjykatës, dëshmitarja tha se autorët e dyshuar për vrasjen e të birit i kishte mësuar nga televizioni.

“Unë gjithçka ia kam lënë drejtësisë. Di që kanë pasur përplasje, por arsyet e vërteta nuk i di, se nuk më tregonte gjë njeri. Unë dua të zbardhet e vërteta”, tha e moshuara. Dëshmitarja tjetër, Fllanxa Sulku, e veja e Besnik Sulkut, konfirmoi dijeninë për njohjen e bashkëshortit të saj me italianin Leticia, si edhe për përplasjet që kishte pasur i shoqi me anëtarët e familjes Doçi.

“Si m’i vranë 2 djemtë. Italiani i Camorra-s’ hëngri në shtëpinë time”. Read More »

5 Maj, dita e Dëshmorëve!Rama: Mirënjohje për ata që sakrifikuan jetën në shërbim të Atdheut

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social facebook, e nis ditën me një urim për të rënët për atdhe duke shprehur mirënjohje përjetë për të gjithë ata që sakrifikuan jetën në shërbim të Atdheut.

Sot festohet dita e dëshmorëve dhe në orët në vijim priten homazh pranë memorialit “Nënë Shqipëri”.

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një 5 Maj të mbarë me këtë imazh nderimi pranë memorialit “Nënë Shqipëri”. Mirënjohje përjetë për të gjithë ata që sakrifikuan jetën në shërbim të Atdheut, shkruan Rama në Fb.

“Data 5 maj është një datë e shenjtë për kombin shqiptar, dhe ka të bëjë me të rënët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Kjo është datë unike dhe e padiskutueshme, dhe ka të bëjë me kontributin e kombit në çlirimin e atdheut nga fashistët.

5 Maj, dita e Dëshmorëve!Rama: Mirënjohje për ata që sakrifikuan jetën në shërbim të Atdheut Read More »

SKANDAL:Çfarë po pimë? Zbulohet punishtja, ja si prodhohen pijet false.

[sgmb id=”1″]

Policia ka arrestuar një shtetas, ka procedur një në gjendie të lirë dhe një tjeter e ka shpallur ne kerkim, pasi u kapen ne nje punishte te prodhimit te pijeve te falsifikuara.

Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Dajti”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi G.B, 34 vjeç, banues në Tiranë.

U procedua në gjendje të lirë shtetasja:

– F. B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi:

– E. M, banues në Tiranë, me profesion teknolog (kimist)

Për këta shtetas, nga Seksioni i Krimit Ekonomik, ishte marrë informacion se prodhonin pije freskues pa liçensë edhe më pas i tregtonin ato.

Në bashkëpunim me Hetimin Tatimor dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, u ushtrua kontroll në adresën ku ishte marrë informacion se këta shtetas kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm, e më konkretisht një punishte e fshehur në ambientet e një magazine, në brendësi të të cilës u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-3 048 pije freskuese të dyshuara të falsifikuara të ambalazhuara të gatshme për tregëtim
– 1 makineri artizanale për prodhimin e pijeve
– 1 presë për stampimin e vulave të skadencës
– 8.5 kg koncentrat me afat të skaduar (produkt i dyshuar kontraband)
– 18 kg esencë (produkt i dyshuar kontraband)
– 18 kg aromatizues të ndryshëm për prodhim pijesh freskuese dhe energjike
– Etiketa të markave “Lëng pjeshke, Lëng Limoni, Lëng Pjepri dhe Pije Energjike Dajti”.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimit i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimor, Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Nenet 288/a, 178 – 25 të Kodit Penal.

SKANDAL:Çfarë po pimë? Zbulohet punishtja, ja si prodhohen pijet false. Read More »

Bën kunatën për spital, arrestohet 53–vjeçari.

[sgmb id=”1″]

Një 53–vjeçar është prangosur nga policia e qytetit të Vlorës, pasi akuzohet për dhunë.

Sipas burimeve të policisë mësohet se Harilla Balli, 53 vjeç, banues në fshatin Zvërnec, Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike  ndaj bashkëshortes së vëllait të tij Dh.B., 56 vjeçe, e cila për pasojë të dëmtimeve të marra ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Nuk dihen shkaqet se pse Balli ka dhunuar kunatën e tij.

Bën kunatën për spital, arrestohet 53–vjeçari. Read More »

Dieta 8 oreshe per te humbur peshe…

[sgmb id=”1″]

Idea e agjërimit nuk është  një koncept i ri që nxitet nga dietologët, por duket se po fiton mbështetje mes njerëzve të famshëm.

Por a mund të jetë vërtetë sekreti i humbjes në peshë, ngrënia normalisht gjatë 8 orëve e duke mos futur asgjë në gojë për 16 orët e ardhshme?

Sipas ekspertëve nutricionistë kjo mund të rrisë energjinë tuaj dhe ju ndihmon të humbni atë peshë që nuk dëshironi, dhe yjet e famshëm që përdorin këtë lloj diete janë Miranda Kerr dhe Nicole Kidman.

Dr. Joseph Mercola, një nga mjekët kryesor që mbështet këtë trend thotë se janë tre rregulla për tu ndjekur, të shmangni një vakt në ditë, shmangni ngrënien në orët e natës dhe hani dhe pini normalisht gjatë kohës së lejueshme për të ngrënë.

“Nuk ka rëndësi se cilin vakt do të shmangni, mëngjesin apo darkën, për sa kohë e shmangni njërin prej tyre”, thotë Mercola.

Ai thotë se është e rëndësishme të hani disa orë para se të flini, kështu që trupi juaj do të përpiqet të tret një stomak plot kur është më pak aktiv. Për më tepër që gjatë këtij lloj agjërimi mund të hani normalisht gjatë periudhës 8 orëshe.

Shembull i kësaj është një nënë e dy fëmijëve, nga Melburni, Joanne Peters, 41 vjeçe.

Ajo nisi udhëtimin e saj për të humbur peshë kur ishte 62 kg, dhe humbi 5 kg duke agjëruar për 16 orënë ditë dhe duke ngrënë gjatë tetë orëve të tjera.

Rutina e saj zbutet pak kur ka plane shoqërore.

“Unë jam në gjumë pjesën më të madhe të agjërimit, kështu mundohem të ha mes orës 12.00-20.00. duket e vështirë por kur trupi juaj përshtatet bëhet më e lehtë dhe vërtetë që nuk ndihesh e uritur”, thotë ajo për DailyMail Australia.

“Agjërimi i ndërprerë është më i lehtë për të përditshmen, si një mënyrë jetese, se sa në mënyrë sporadike. Kam parë që kur ha vonë natën, zgjohesha më e uritur në mëngjes, por kur nisa të ha deri në orën 20.00, nuk ndihesha e uritur deri në orën 12.00 të ditës tjetër. Nuk i numëroj kaloritë, dhe preferoj të ha sa më shumë ushqime me shumëllojshmëri proteinash, karbohidratesh dhe yndyrash”, vijon Joanne.

Ajo thotë se gjëja më e mirë e këtij agjërimi të përhershëm është reduktimi i dëshirës për të ngrënë. “Ajo që dua më shumë nga kjo dietë është se nuk mendoj për ushqimin siç bëja më parë”, vijon Joanne.

Përfitimet e dietës, dy herë në javë?

Ndihmon trupin të transformohet nga djegia e sheqerit, në djegien e yndyrnave. Balancon hormonet tuaja, në veçanti ato që rregullojnë urinë dhe ngopjen.

Siguron që trupi të përdorë ushqimin që konsumojmë në mënyrë më efiçente, si energji.

Siguron që trupi të djegë yndyrat e depozituara në trup për energji, duke ditur që qelizat pjesën më të madhe të energjisë e marrin nga yndyrat.

Rregullon metabolizmin tuaj dhe nivelin e energjisë.

Dieta 8 oreshe per te humbur peshe… Read More »

Shpërthim i fuqishëm pranë Komisariatit Nr.5, raportohet për dy të plagosur. Evakuohet zona

[sgmb id=”1″]

Një shpërthim i fuqishëm raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në një fabrikë duralumini në Kamëz të Tiranës.

Një depozitë vaji në ambientet e magazinës ka marrë flakë duke shkaktuar shpërthimin.

Katër zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit të madh që ka përfshirë fabrikën.

Nuk ka raportime për viktima apo të lënduar në shpërthim.

Shpërthim i fuqishëm pranë Komisariatit Nr.5, raportohet për dy të plagosur. Evakuohet zona Read More »

Ky është tropojani që u qëllua me armë zjarri nga 2 persona me maska në Tiranë

[sgmb id=”1″]

Ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Tiranë në rrugën “Xhanfize Keko” ka lënë të plagosur me dy plumba një të ri nga Tropoja.

Aksidenti i ndodhur pranë Xhamisë ka qenë një atentat ndaj personit të quajtur Devis Rrustemaj.

Devis Rrustemaj është qëlluar nga një shtetas, i cili po udhëtonte më motor bashkë me një person tjetër, ka njoftuar Policia.

Gjatë marrjes në pyetje në Komisariat, 26-vjeçari ka dhënë identitet të rremë, por nga verifikimi rezultoi se ai nuk kishte emrin e dhënë. Nuk dihet ende se pse Rrustemaj ka tentuar të fshehë identitetin e tij, kur ai është viktima në këtë mes, por Policia ngre dyshimet se ai mund të jetë i frikësuar nga plagët që ka marrë dhe atentati i papritur në mes të Tiranës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Ndërsa burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se 26-vjecari Devis Rustemaj së bashku me mikun tij Anxhelino Çervanaku kanë kërcënuar me armë zjarri në vitin 2015 djalin e një biznesmeni të njohur karburantesh në Tiranë për shkak të një borxhi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë: Më datë 04.05.2017, rreth orës 18:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë një Xhamie, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Devis Rrustemaj, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”, “Kanosje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” dhe “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”, i cili është plagosur në pulpën e këmbës së majtë duke i shkaktuar thyerje të kockës. Ky shtetas ndodhet në S.Q.U., jashtë rrezikut për jetën. Nga dëshmia paraprake e dhënë nga shtetasi i plagosur dhe nga dëshmitë e mbledhura në vendin e ngjarjes është mësuar se, dy shtetas i janë afruar me një motorr me ngjyrë të zezë dhe me skafandra në kokë ku pasagjeri i motomjetit ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka qëlluar në këmbë shtetasin D. Rr. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre kriminale.

Ky është tropojani që u qëllua me armë zjarri nga 2 persona me maska në Tiranë Read More »

Çfarë ndodh kur në Google shkruani 241543903? Provoje dhe befasohu!

[sgmb id=”1″]

A keni provuar ndonjëherë të shkruani në Google numrin 241543903?

Nëse prisni ndonjë përgjigje misterioze, atëherë gaboheni.

Fjala është për një nga “meme”-t në internet, transmeton Koha.net. Kur të shkruani këtë numër në Google do të shihni një numër të madh të fotografive të njerëzve, të cilët kanë futur kokat në frigorifer.

Këtë “meme” e ka filluar David Horvitz në vitin 2009. Ai është një artist nga New Yorku, i cili në llogarinë e tij në Tumblr çdo ditë u ka dhënë shokëve të tij ide të ndryshme dhe “detyra”. Njëra prej detyrave ishte edhe “të fotografohesh me kokën brenda në frigorifer dhe atë fotografi ta etiketosh me numrin 241543903”.

Në fund, ai vendosi të publikojë librin “Këshilla”.

Dhe pse ky numër?

Njëherë, një mikut të tij të sëmurë, i rekomandoi që të fuste kokën në frigorifer dhe numri iu dha si një kombinim i numrit serik të frigoriferit dhe pakos së petëve të ngrira që mbaheshin në të.

Çfarë ndodh kur në Google shkruani 241543903? Provoje dhe befasohu! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com