Qëllimi i tij ishte për të vizituar kushëririn që po vuan dënimin me heqje lirie në Burgun e Fierit dhe i riu nuk e priste se edhe ai vetë do të përfundonte në burg. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, kur 28-vjeçari Mehmet Dylgjeri u arrestua në flagrancë. Kjo pasi i riu ka tentuar të hyjë me lëndë narkotike në ambientet e burgut.
Siç njofton policia, nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mehmet Dylgjeri nga Elbasani. Blutë saktësojnë se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në hyrje të takimeve me personat që vuajnë dënimin në IEVP Fier, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4.65 gramë lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa.
Gjatë marrjes në pyetje ai ka thënë se sasinë e dyshuar si lëndë narkotike, që iu gjet në xhep, e kishte për përdorim personal dhe se nuk kishte lidhje me akuzën që po i bëhej. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “futje ose mbajtje e sendeve të ndaluara në institucionet e ekzekutimeve të vendimeve me burgim”.
Starton në Vlorë kampionati botëror i aeronautikës, ndërsa për 10 ditë me radhë qyteti bregdetar do të jetë epiqendra e fluturimeve të lira nga pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës.
Prej 5-14 maj në Vlorë për herë të parë kampionati botëror i fluturimeve të lira me precizion.
Aeronautika ka zgjedhur Vlorën edhe për vetë natyrën që ofron, ndërsa një kampionat i tillë përmasave vjen për herë të parë në Shqipëri.
Janë pjesmarrës në këtë aktivitet 150 parashutistë nga rreth 28 vende të ndryshme të botës,ndërsa ka ekipe pjesmarrëse që madje për herë të parë janë bërë pjesë e një aktiviteti botëror si Kolumbia apo ndonjë shtet tjetër.
Ceremonia e nisjes e këtij eventi të jashtëzakonshëm është zhvilluar në sheshin e lungomarës, ndërsa të pranishëm janë ministrat Gjiknuri dhe Kumbaro, kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli, por edhe përfaqësues të federatës ndërkombetare të aeronautikës që kanë vlerësuar Vlorën dhë Shqipërinë për natyrën që ofron në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.
Garimet do të vijojnë për gati 10 ditë, për të ardhur në ditën e fundit, ku do të shpallen edhe fituesit.
Ndërkohë pjesëmarrësit prej disa ditësh kanë nisur provat në Vlorë, ndërsa duke nisur nga datat 5 maj, starton kampionati botëror për të përfunduar në 14 maj, me shpalljen e fituesve.
Kampionati botëror vjen dhe në kuadër të aktiviteteve të organizuar për celjen e sezonit turistik një javë më vonë në Vlorë.
Një numër i madh i trupave të KFOR-it kanë hyrë në Maqedoni para një ore përmes vendkalimit kufitar Bllacë (Hani i Elezit), informon INA.
Sipas buimit të INA, bëhet fjalë për trupa të KFOR-it italian që me mjete transportuese dhe armatime kanë hyrë në territorin e Maqedonisë përmes këtij vendkalimi.
Nuk dihet se cili është qëllimi i hyrjes së këtyre trupave dhe se a bëhet fjalë për ndonjë stërvitje apo destinacioni i tyre do të jetë baza logjistike e KFOR-it në afërsi të aeroportit Petrovec në Shkup.
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 64-vjeçar pasi akuzohet se kryente veprime të turpshme me një vajzë të mitur.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Xhevahir Lushnjari dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj të miturës, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.
Ndërkohë, as rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa tashmë i moshuari ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.
Për tri ditë me radhë, Shaffhauseni do të shndërrohet në qytetin e arenës e festës, ku artdashësit, të rinjtë, por dhe vizitorët do të përjetojnë muzikën, artin, pjesë e aktiviteteve të Festivalit “Albanian Festival”.
Kjo ngjarje e madhe kulturore është paraparë të mbahet për herë të parë në BBC Arena në Schaffausen të Zvicrës.
Një numër artistësh nga Kosova dhe Shqipëria do të performojnë në skenën e këtij Festivali, shkruan albinfo.ch
Në Zvicër do të vijnë në fillim të majit: Noizy, Sabri Fejzullahu, Shkurte Fejza, Çun Lajci, grupi humoristik “Stupcat”, Capital-T, Alban Skenderaj dhe shumë këngëtarë tjerë.
Këtë ngjarje kulturore e organizon shoqata “Alba” në Schaffausen.
Majlinda Kelmendi vazhdon t’i prijë ranglistën botërore të xhudos
Kampionia Olimpike është e para në ranglistën botërore për kategorinë deri në 52 kilogramë. Në këtë kategori sukses të madh ka shënuar Distria Krasniqi, e cila ka zënë vendin e tretë.
Kurse, xhudistja tjetër Nora Gjakova është në top-pesëshe për kategorinë 57 kilogramë.
Ngritje të madhe në ranglistë ka pasur edhe xhudisti Akil Gjakova. Ai nga pozita 130 në ranglistë, ka arritur në pozitën e 38.
Këtë ngritje në ranglistën e xhudos e ka mundësuar suksesi që xhudistët kosovarë kanë arritur në Sofje, Paris, Antalya dhe në Kampionatin Europian që u mbajt në Varshavë.
Trajneri i tyre, Driton Kuka ka thënë se të gjithë këta xhudistë do të kenë pjesëmarrjen e sigurt në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
“Akili po hapëron sigurt drejt kreut nga vendi 150 në fillim të vitit tani është në vendin e 38 këta do jenë të sigurt për Tokyo 2020 po presim që edhe ndonjë të na bashkëngjitet”, ka thënë Kuka.
“Po ashtu këta sportist po presin Kategorizimin që po pritet të kryhet këto ditë po ashtu po presin nga Komiteti Olimpik që qysh tash të filloj përkrahjen e duhur për Sportin, sportistët dhe trajnerët”, ka njoftuar Kuka në një postim në Facebook.
E përditshmja sportive madrilene, Marca, ka bërë një sondazh rreth fituesit të mundshëm të Topit të Artë për vitin 2017
Kësaj gare i prin bindshëm ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo me 60 për qind të votave, përcjell Express.
Në vendin e dytë është asi i Barcelonës, Leo Messi me 21 për qind të votave. Kurse, vendi i tretë është për kapitenin e Juventusit, Gianluigi Buffon, i cili ka mbledhur 12 për qind të votave.