Aktualitet

Çmenduri nuk ndalet Juventus, Dani Alves shënon golin më të bukur në Champions League !

[sgmb id=”1″]

Juventus sapo ka dyfishuar rezultatin me një gol spektakolar të mbrojtësit Dani Alves në minutën e 44′.

Një goditje potente nga jashtë zone ka bombarduar portën e Monacos. Ishte dani Alves ai që dha pasën për golin e parë dhe përsëri nuk u mjaftua dhe për këtë arsye ai ka shënuar një nga golat që mund të konsiderohet si një nga më të bukurit në Champions League.

E gjithë pjesa e parë ka qënë në favorin e juventusit, skuadra ka dhënë maksimumin duke shënuar dy gola të bukur. Mesa duket kjo ndeshje u vulos që në pjesë të parë duke i sigurar kështu zonjës së vjetër biletën për në finalen e Champions Leagues. Pjesa e dytë do të na servirë të tjera supriza të mëdha.

Çmenduri nuk ndalet Juventus, Dani Alves shënon golin më të bukur në Champions League ! Read More »

A do kandidojë Bregu për postin e kreut të PD-së?!. Ja si përgjigjet deputetja…

[sgmb id=”1″]

Në kuadër të Ditës së Europës, ish-ministrja e Integrimit, deputete e Partisë Demokratike ishte sot e ftuar në Forumet UET në Universitetin Europian të Tiranës, ku foli mbi integrimin europian dhe situatën aktuale politike
Brenda PD-së ka zëra kritik ndaj qëndrimeve që po mban sot opozita. Po kritikja më e bindur që po artikulon tashmë qartë qëndrimin e saj brenda partisë është deputetja Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit në kohën e qeverisjes së djathtë.

Kriticizmi i saj nisi që pas refuzimit që i bëri kryetari i PD-së, Lulzim Basha, paketës së kompromisit të ofruar nga ndërkombëtarët apo siç quhet “paketa McAllister”.

Bregu beson se me mospranimin e kësaj pakete, ku opozitës i ofrohej kreu i KQZ-së, shtyrja e zgjedhjeve dhe ndryshimi i 4 ministrave kyç në qeverinë e Ramës, ka humbur dhe shancin për të dalë nga Çadra e protestës ku është futur që më 18 shkurt.

Bregu foli mbi rrezikun që ka rrugëtimi europian i vendit për shkak të politikës konfliktuale dhe vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet e 18 qershorit. Për fatin e saj politik ajo u tregua e qartë se s’ka ndërmend të largohet nga PD-ja, por do të luftojë për mendimin e saj brenda partisë duke nënkuptuar dhe një mundësi përballje me Bashën në zgjedhjet e reja për kryetar partie në korrik.

Lufta brenda PD-së

“Nuk është fundi që të mos jesh dakord me kryetarin. S’jam as e para, e as e fundit. Ka patur raste të shumta. Dikush e ka gjetur, dikush ka ikur si Blushi për shembull nga PS. Por unë vazhdoj që të mendoj e them se politika është institucionale. Bëhet në institucione revolucioni. Unë kam hyrë në politikë duke besuar që politika, pushteti, Parlamenti janë institucione”- tha ajo duke argumentuar zërin e saj kritik brenda partisë.

Por e pyetur nëse do të kishte fatin e Blushit që krijoi parti të re apo të Mesila Dodës që u përjashtua nga partia Bregu u përgjigj: “Unë jam në PD. Kam qënë dhe do jem në PD. Nuk dua të parashikoj larg. Unë nuk gjykoj askënd. As kur iku Mesila. Nuk gjykova as Kastriot Isalmin, një figurë emblematike e PS-së kur erdhi në PD. Nuk kam gjykuar disa deputet që brenda një mandati kanë ndërruar 3 parti politike. Në fund të gjithë e bëjnë analizën e tyre.

E kam të vështirë të jetoj në mjedise rehatie dhe konformizmi nuk më pëlqen”. Lidhur me mundësinë e një platformë rivaliteti ndaj Bashës ajo shtoi vetëm: “zgjedhjet në Partinë Demokratike do të bëhen. Në 22 korrik mbaron mandati i kryetarit aktual dhe nuk e di se nëse do të kemi zgjedhje në korrik apo në shtator” dhe la në heshtje pa një përgjigje as ‘po’ as ‘jo” mundësinë e saj të kandidimit

Gabimet e Bashës

Majlinda Bregu tha se e kishte vlerësuar dhe mbështetur çadrën e opozitës në bulevard, përveç turnit të tretë, por që pas ofertës së refuzuar për një marrëveshje me mazhorancën, sipas saj ajo e kishte humbur rolin që kishte.

“Për mua refuzimi i asaj marrëveshjeje ishte një gafë shumë e madhe politike sepse nga asnjë marrëveshje nuk do të marrësh dot 100%. Nëse do të ketë një marrëveshje dhe një paketë asnjërë nuk do të dalë 100% i fituar”- tha Bregu.

Gjithashtu ajo cilësoi një gabim të madh dhe bojkotin e Kuvendit dhe mosvotimine Vetingut nga ana e PD-së.

“Mosvotimi i Vettingut do të kthehej në një dëm të madh për PD-në. Fatkeqësisht është kështu. Mirëpo nga ai moment kur kjo marrëveshje u prish, siç e thashë isha dyfish e zhgënjyer, edhe për faktin që e pashë që ishtë shumë e vështirë për të gjetur një zgjidhje më pas.

Edhe sepse ishte e qartë hileja e lojës së Ramës i cili arriti të vriste më një gur dy zogj, futi dhe Ilir Metën në zgjedhje pasi e kishte merakun më të madh. E çoi edhe drejt zyrës së presidentit për ta dobësuar politikisht dhe nga ana tjetër na nxorri edhe ne keq në sytë e ndërkombëtarëve.

Që nga ai moment me respektin maksimal të sakrificës së të gjithë atyre demokratëve që vazhdojnë të shkojnë në çadër them që në vetvete qëndresa vetëm në një çadër nuk po prodhon ndryshim”- u shpreh deputetja demokrate.

Ajo theksoi se çadra nuk e zëvendëson parlamentin, ndërsa shtoi se bojkoti i zgjedhjeve i opozitës u mor pa u konsultuar me strukturat dhe pa pyetur votuesit e Partisë Demokratike.

 

A do kandidojë Bregu për postin e kreut të PD-së?!. Ja si përgjigjet deputetja… Read More »

Temperatura ekstreme nga e enjtja, ja sa do shënojë termometri!

[sgmb id=”1″]

Keto dite moti ka qene i paqendrueshem, me vranesira dhe shira te dobet, e here pas here me intervale kthjellimesh.

Parashikohet qe nga dita e enjte dhe ne vijim te kete permiresim te kushteve atmosferike, per pasoje moti do te jete i kthjellet.

Temperaturat e ajrit sot dhe neser shkojne deri ne 20 grade C por nga dita e enjte dhe deri ne fund te javes do te pesojne rritje te ndjeshme te tyre, duke bere qe termometri te ngjitet deri ne 28 apo 29 grade C.

Temperatura ekstreme nga e enjtja, ja sa do shënojë termometri! Read More »

Pak ditë me parë një faqe në Instagram publikoi videon e një vajze, e cila tallej në praninë e prindërve të saj dhe thoshte se është “superp….” e për këtë gjë kërkonte edhe mendimin e prindërve.

[sgmb id=”1″]

Pak ditë me parë një faqe në Instagram publikoi videon e një vajze, e cila tallej në praninë e prindërve të saj dhe thoshte se është “superp*dh” e për këtë gjë kërkonte edhe mendimin e prindërve.
Videoja brenda shumë pak kohe u bë virale dhe normalisht, të gjithë nisën të tallen e të qeshin me vajzën. Mirëpo gjërat nuk janë ndalur me kaq. Vajza ka reaguar përmes një letre publike të shkruar për të gjithë ata që kanë dashur ta poshtërojnë, duke dhënë kështu edhe një mesazh për të rinjtë e të rejat që sikurse ajo, janë tallur në rrjet.

Ajo quhet Bora Skreli, është studente e ekselencës dhe me historinë e saj ajo na tregon sesi njerëzit dashakeqës mund të të shkatërrojnë dhe të dëmtojnë imazhin e një njeriu.

“Përshëndetje armiq dhe miq
Ju flet superp***.

Në një leksion të Historisë së Psikologjisë që po ndiqja, pedagogia na drejtoi një pyetje, ndër të tjera:

“Si mendoni, njeriu lind i mirë, i keq apo neutral?” Përgjigja ime ishte dhe vazhdon të jetë edhe pse disi e lëkundur “I mirë”.

Frojdi dhe psikoanalistët (është psikologji po nuk dua t’jua bëj trurin dhallë se boll ju ka trullosur fjala pidh e përdorur në video) mendojnë që njeriu është i keq, shkatërrues në përgjithësi e vetëshkatërrues në veçanti. Ndërsa unë mendoj që njeriu bëhet i keq nga vështirësitë, por me pakëz dashuri mund të arrijë tek e mira.

E mira nga ana tjetër është relative, por që mos ta trash më shumë. Lëkundja nisi pak a shumë kështu: Të shtunën mbrëma po shihja një dokumentar për Kurt Cobain­in (nëse e njihni kush është sigurisht megjithatë, për të qenë unë sa më e sigurt po ju them qe ka qenë një mashkull, këngëtar, poet superseksi) dhe po mendoja shyqyr zotit qe nuk jam e famshme, jam në rehatinë time dhe nuk më njeh njeri.

Kur, jeta, jo jeta me emër, por si koncept, jeta që jetohet domethënë, ma përplasi në fytyrë mbrëmjen tjetër që: Jo, jo, nuk je edhe aq rehat sepse dikush, për arsye nga më të ndryshmet ka vjedhur, e theksoj, vjedhur, videon tende dhe ia ka çuar një faqeje ne instagram që quhet Lagjiajonë.

Pra, një person që nuk e di kush është, e ka marrë atë video që ishte bërë për tallje, pra, për qejf, për mua dhe miqtë e m’i dhe e ka shpërndarë pa leje.

Kështu nisi pra, që nga një “like” i parëndësishëm në Facebook i faqeve tuaja, u bëra sebep talljeje për një kohë shpresoj jo shumë të gjatë.

Tallje pa mëshirë; më kishit bërë edhe strabike, edhe buzëpi*** madje disa femra donin të më rrihnin, domethënë do të më rrahin sikur të më shihnin në rrugë­gjithësesi. Pra, donit të më turpëronit, sepse unë kisha thënë atë që kisha thënë dhe jua kisha treguar vetëm miqve të mi, ndoshta e kanë parë edhe disa nazelinj rrugës, po për këtë nuk ju them dot unë sepse ma thatë ju. Jo, në fakt, nuk ma thatë­ ma bërtitët, e ku di unë se çfarë. Komentet nuk i kam lexuar sepse, sepse.. Vendoseni veten në vendin tim pra, apo jo?

Nuk e di çfarë ju inatosi më shumë, fjala e përdorur, apo mendimi se unë e mendoj në të vërtetë atë që kam thënë. Nëse e mendoj apo jo, kjo nuk është puna juaj, por gjithsesi guxoj të them se dikush me tre pare mend e kupton që ajo video është për të qeshur dhe nuk ka aspak tendencë mendjemadhësia apo eksitimi të ndonjë filan personi­ njerëzit e mi të afërt e kanë kuptuar sepse për ta ishte videoja, jo për ju o vjedharakë të ngordhur për “lajke”.

Kaq shumë inat, tension, dhunë, neveri keni përbrenda? Nuk ju vë faj dhe mund t’ju kuptoj sepse të gjithë jetojmë ku jetojmë dhe kemi probleme, disa më shumë se të tjerët, por njeriu gjithsesi e gjen një mënyrë ta kanalizojë inatin; sheh ndonjë porno, se shyqyr zotit i gjen ku të duash, luan me top, bën seks, del shëtitje, rreh dhe shan atë që e meriton, atë që i ka bërë keq, jo dikë që nuk e njeh aspak. E kështu.

Unë nisa të bëja diçka që ta parandaloja pakëz gjithë atë furi dhe t’u shkruaja atyre që e kishin nisur­ unë nuk doja tamam-tamam, por më bindën ata që u mërzitën më shumë se unë. Kur doli videoja tek faqja e parë, i dërgova një mesazh atyre që e drejtojnë faqen që ta hiqnin videon, por atë njeriun e kishte zënë bari dhe më tha që t’i bija shkurt.

Sigurisht që nuk u mora më me të dhe e lashë, ju lashë të pushonit, por jo vetëm që s’e bëtë po vazhduat edhe më keq. Unë në përgjithësi kam urrejtje ndaj njerëzve, mëgjithatë këto dy ditë s’e keni idenë sa më është shtuar. Jeni hipokritë sepse këtej bëni satirë për politikanët që na vjedhin votën e këtej ju bëni të njëjtën gjë, madje më fort, më shpesh, më shpejt e më thellë.

Nuk po ju shkruaj që të dukem sikur s’më intereson, madje më intereson shumë dhe më lejoni ta pranoj që më keni futur nëpër disa skuta të errëta që kisha kohë që nuk futesha; skutat e mia kryesisht, por edhe të qindra të tjerëve që jua keni bërë kështu e kush e di se ku kanë përfunduar, se më besoni, njeriu është i aftë të bëjë shumë keq, e sidomos me fjalë edhe atëherë kur mendon se po thotë një gjë të parëndësishme. Po ju e dini vetë këtë apo jo? E keni ndier të keqen edhe ju..

Kjo që keni bërë ju dhe që do të vazhdoni ta bëni quhet cyberbullying dhe është e dënueshme me ligj, megjithatë ç‘më duhet, apo jo? Se ju merrni vesh shumë nga apatia, e nga këto fjalët e tjera të mëdha.

Në vijim të asaj që thashë më sipër, dua t’u drejtohem atyre që ngacmohen nëpër shkolla, atyre që dhunohen, fizikisht, emocionalisht nga të gjitha anët: Përqafojeni dhimbjen, vuani, qani, çlirohuni dhe më pas lëshojeni në pikturë, shkrim, muzikë, ndihmë për të tjerët.

Çdo njëri i madh e i vogël, e sidomos ai që e ndien veten ndryshe nga të tjerët, i ka kaluar disa momente me dëshirën për t’i dhënë fund këtij udhëtimi që pjesën më të madhe të kohës është i dhimbshëm, por që ne praninë e dashurisë do ta përndrisim dhe do t’i japim iluzionin e së bukurës, për pak kohë.

Merreni të keqen që ju lëshojnë të tjerët dhe rrituni, bëhuni më të mirë. Do ketë vuajtje, por të paktën do keni dhënë një kontribut të mirë në botë.

E për ta mbyllur edhe pse jo përfundimisht, dua që të mallkoj me shpirt personin që e ka shpërndarë i/e para videon, sepse nëse e ka patur për qëllim të ma nxijë jetën mua dhe njerëzve të mi të dashur, ia ka arritur. Kudos! Ps: Tani, meqë u bëra e famshme kam edhe nja dy gjëra për të thënë: Hidhini një sy blog­ut tim të famshëm.

Dhe për të gjithë ata/ato që janë shqetësuar për mua dhe që më kanë mbështetur që i dua shumë dhe mos ta çajnë kokën sepse nuk jam në prag të vetëvrasjes. Kështu që mos më pyesni më si jam”.

Pak ditë me parë një faqe në Instagram publikoi videon e një vajze, e cila tallej në praninë e prindërve të saj dhe thoshte se është “superp….” e për këtë gjë kërkonte edhe mendimin e prindërve. Read More »

Termet relativisht i lehte ne juglindje te vendit!

[sgmb id=”1″]

Tërmet relativisht i lehtë ka goditur pjesën juglindore të Shqipërisë, por lëkundjen janë ndjerë edhe në Elbasan dhe në kryeqytet.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 3.5 ballë me epiqendër 9 kilometra në perëndim të Përrenjasit.

Nuk ka të dhënë për dëme materiale.

Termet relativisht i lehte ne juglindje te vendit! Read More »

Vendosi te martohet me të, por çfarë përjetoi më vonë nuk e kishte besuar se do t’i ndodhë në jetë!

[sgmb id=”1″]

Sandrin ishte marrë me biznesin e patundshmërive dhe e dinte me saktësi se sa shumë “vlente” Marsel.

Kështu vendosi të martohet me të, por çfarë përjetoi më vonë nuk e kishte besuar se do t’i ndodhë në jetë, transmeton Telegrafi.

Marsel Amfi kishte bërë një jetë modeste. Shtëpia e tij nuk kishte pasur rrymë e as ujë. Ky fakt i kishte mundësuar që të kursej shuma të majme të parave.

Shtëpia e tij gjendet në Alpet zvicerane, në mes të dy resorteve luksoze të skijimit, kështu që pasuria e tij sa vinte e rritej ndjeshëm me kalimin e viteve.

Dhe nga dëshira e madhe që ta ndajë pasurinë me të tjerët, vendosi të ndërtojë shtëpi tjera në pronën e tij për të afërmit dhe miqtë, me të cilët dëshironte t’i kishte afër vetes dhe që nuk obligoheshin të paguajnë qira.

Si 67-vjeçar nuk ishte i interesuar për femra, por një ditë u njoftua me Sandrin Devijar, një grua nga Parisi që ishte 25 vite më e re se ai.

Por, lidhja e tyre ngjalli dyshime tek të afërmit e tij, që besonin se ajo po martohet me të për para. Sandrin merrej me patundshmëri dhe e dinte saktësisht se sa “vlente” Marsel.

Edhe pse të gjithë i thoshin se ajo po vrapon pas parave të tij, ky fakt atë nuk e brengoste fare atë. Dhe kështu në vitin 2011 u martuan por jo të gjithë ishin të pajtimit për këtë.

Të gjithë dyshonin në të, kurse pas martesës ajo filloi të jepte më shumë arsye për dyshim.

Ajo vazhdoi të jetonte dhe punonte në Paris, kurse Marselin e vizitonte vetëm kur kishte kohë të lirë. Pas një viti martesë, Marsel së bashku me dy miqtë pësoi aksident trafiku.

Ata i mbijetuan përplasjes, kurse Marsel mbeti i vdekur në vend. Dhe kështu bashkëfshatarët mendonin se Sandrin është fajtore për aksidentin, pasi në varrim nuk kishte derdhur as edhe një pikë loti.

Megjithatë, në fund rezultoi të jetë që ai kishte pasur një befasi. Të gjitha shtëpitë nga druri që i kishte ndërtuar, ua kishte lënë në testament banorëve që jetonin në to.

Ndërsa paratë ua kishte lënë familjes dhe miqve, kurse Sandrin nuk kishte fituar asgjë nga testamenti i tij.Telegrafi

Vendosi te martohet me të, por çfarë përjetoi më vonë nuk e kishte besuar se do t’i ndodhë në jetë! Read More »

IKMT vijon aksion në ditën e tij të dytë për shëmbjen e 10 objekteve të prekura nga projekti i rikualifikimit urban në zonën e Skelës, ne fillim të lungomarës.

[sgmb id=”1″]

IKMT vijon aksion në ditën e tij të dytë për shëmbjen e 10 objekteve të prekura nga projekti i rikualifikimit urban në zonën e Skelës, ne fillim të lungomarës.

Edhe sot fadromat e ikmt-se ne mbeshtetje te inspektoriatit vendor,  po punojne për ti hapur rruge projektit te agupuntures urbane, e cila synon te rivitalizoje e gjelberoje hapësirat mes pallateve.

Sakaq, duket se ne siten e ikmt-se do te kaloje serish zona e unazes se qytetit, aty ku me heret jane shembur dhjetëra objekte.

Bashkia e Vlores ka menduar rishikimin e projektit per te mundesuar zgjerimin e trotuareve dhe të mundesohet qarkullimi me i mire i kembesoreve, duke qene se ky aks kalon mespermes nje zone te banuar dhe dublon bulevardin Vlore Skele por edhe lungomaren, me nje gjatesi 20 km.

Njekohesisht, unaza e qytetit te vlores, pritet te lidhet me rrugen Dhimiter Konomi brenda nje muaji, aty me heret ikmt ka shembur 9 objekte mes tyre edhe nje hotel 4 katesh me shperthim te telekomanduar.

IKMT vijon aksion në ditën e tij të dytë për shëmbjen e 10 objekteve të prekura nga projekti i rikualifikimit urban në zonën e Skelës, ne fillim të lungomarës. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com