Aktualitet

Të apasionuar pas marrdhënieve?! Ja çfarë ndodh nëse….

[sgmb id=”1″]

Ndoshta jeni në një marrëdhënie krejt të re ose sapo keni bërë një udhëtim me partnerin ose po takoheni pas shumë kohësh. Pavarësisht arsyes, nëse ju bëni shumë seks mund të ketë një efekt anësor: një infeksion i traktit urinar.

Nëse ju keni këtë infeksion të mërzitshëm dhe të dhimbshëm nuk jeni vetëm. Mjekët e njohin atë si “cistitis i muajit të mjaltit”.

Mund të tingëllojë bukur, por ekspertët e përdorin këtë term për të shpjeguar tendencën e femrave për të pasur këtë infeksion pasi ka kryer marrëdhënie shumë herë.

Profesori i shkollës së mjekësisë në Yale School of Medicine, Mary Jane Minkin tha se: “Kur ju keni marrëdhënie seksuale, bakteret nga vagina mund të fërkohen në uretër, kur ajo shkon deri në fshikëz. Dhe kur kryeni marrëdhënie shumë herë në një periudhë të shkurtër kohe, ajo mund të ju bëjë më të ndjeshëm ndaj këtyre infeksioneve.”

Çfarë mund të bëni për këtë?

Minkin sugjeron lubrifikimin për të parandaluar irritimin i cili i tërheq më shumë infeksionet.

Po ashtu të shkuarit në tualet për nevojat tuaja personale përpara seksit mund t’ju ndihmojë.

Një mënyrë tjetër janë ekstraktet e boronicës të cilat i mbajnë infeksionet larg nga fërkimi me muret e fshikëzës.

Po ashtu mund të konsultoheni me mjekun për të marrë antibiotikë sa herë që kryeni marrëdhënie gjë që do të japë një nivel të lartë të antitrupave në urinë.

Mirëpo nëse keni shumë kohë me një infeksion të tillë, Minkin sugjeron një kontroll tek një mjek urolog në këtë mënyrë nuk do të jeni të detyruar të keni më pak seks.

Të apasionuar pas marrdhënieve?! Ja çfarë ndodh nëse…. Read More »

“Mirëmëngjes” nga Gjirokastra/ Qytetari: O Kryeministër, na u bëre si plaku!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ditën e sotme t’iu urojë “mirëmngjes” të gjithëve shqiptarëve me anë të një fotoje të sheshpushimit të ri në Kalanë e Gjirokastrës.

“MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të sheshpushimit të ri në Kalanë e Gjirokastrës, vizituar deri më 31 korrik të këtij viti nga 6700 turistë më shumë se një vit më parë shkruan Rama.

Edhe te ky postim i sotëm nuk kanë munguar komentet e qytetarëve, të cilët shprehen jo pak të revoltuar me qeverisjen e Ramës.

Një prej tyre i shkruan se është bërë si plaku duke reklamuar rrugët e fasadat, por për planin ekonomik nuk flitet asnjë fjalë.

“Mirëmëngjes” nga Gjirokastra/ Qytetari: O Kryeministër, na u bëre si plaku! Read More »

Përfitimet shëndetësore të boronicave.

[sgmb id=”1″]

Fruti i cili ka origjinë nga Amerika e Veriut, është i njohur si një burim i ushqimit dhe energjisë.

Bëhet fjalë për boronicat, të cilat amerikanët i kanë përdorur edhe për ngjyrosjen e rrobave.

Megjithatë, nga ana mjekësore, boronicat përmbajnë shume vitamina dhe minerale, të cilat kanë aftësi antioksiduese dhe ndihmojnë organizmin, transmeton KosovaPress.

Përfitimet shëndetësore të boronicave:

Ka aftësi anti-plakje

Ndihmon shëndetin mendor

Ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare

Lufton infeksionet e traktatit urinar

Parandalon rritjen e qelizave kancerogjene

Përfitimet shëndetësore të boronicave. Read More »

Si të mbroni flokët nga djegiet e diellit të verës.

[sgmb id=”1″]

Përse flokët janë më të rrezikuar këtë periudhë të vitit sesa në çdo stinë tjetër? Detyrat e shtëpisë për këto pushime janë: tregoni kujdes të veçantë si në plazh, ashtu edhe në dush, madje edhe gjatë natës. Ja disa këshilla të vlefshme për ju: Ashtu si lëkura, edhe flokët duhet të mbrohen në verë nga dielli. Rrezet tij janë të dëmshme, era i than flokët dhe dobëson rrënjën e tyre. Rrezet UV largojnë melaninën që u jep shkëlqim flokëve. Por ekziston zgjidhja: kemi trinomin shampo, balsam, maskë.

Në plazh duhet të mbrojmë flokët nga rrezet e diellit, sepse flokët mund të thahen. Pra, për të shmangur këtë efekt aplikoni vaj me factor mbrojtës para ekspozimit në diell. Ai do t’i forcojë flokët, do t’i mbrojë nga rrezet e dëmshme dhe do t’u japë shkëlqim. Ashtu si edhe për kremin me faktor mbrojtës, edhe vaji duhet të aplikohet çdo dy orë dhe pas notit.

Mund të zgjidhni të përdorni një kapele, nje turban trendy për të mbrojtur lëkurën dhe për të shmangur djegien nga dielli. Qëndroni nga pak edhe në çadër!

Mbajini flokët të mbledhur për të shmangur këputjen e tyre, sidomos gjatë dushit. Gjatë ditës mund të bëni gërsheta të ndryshëm, i japin stil pamjes suaj dhe janë praktikë dhe mbrojtës në të njëjtën kohë.

Pini shumë ujë

Hidratimi është i rëndësishëm jo vetëm për trupin dhe shëndetin, por edhe për të pasur flokë të ushqyer. Harrojeni efektin kashtë! Dy litra ujë në ditë i japin flokëve një pamje të shëndetshme dhe rrezatuese.

Lajini flokët menjëherë me ujë të freskët pasi të jeni larë në det ose pishinë, për të hequr kripën apo klorin të cilët dobësojnë kurorën e kokës.

Si të mbroni flokët nga djegiet e diellit të verës. Read More »

Me këto ushqime humbni peshë.

[sgmb id=”1″]

Në ditët e sotme mbetet ende problem se çfarë ushqimesh duhet të konsumojmë për të humbur peshë por nutricionistët kanë treguar se është më e thjeshtë se sa e mendojmë.

Susie Burrell, dietologia e famshme australiane rendit listën e ushqimeve më të mira që na ngopin dhe nuk na japin kalori të panevojshme.

Supa
“Supa, veçanërisht ajo me perime, janë një mundësi e mirë ushqyese pasi kombinon densitetin e lartë të ushqyesvce me densitetin e ulët të energjisë. Kjo do të thotë se marrim një sërë ushqyesish kyç përfshi vitaminat dhe mineralet, për shumë pak kalori”, shkruan Susie.

Ajo shpjegon se është provuar që për të humbur peshë, ata që konsumojnë një supë me pak kalori para vaktit, hanë më pak.

Çaji jeshil
Vetitë e çajit jeshil tashmë dihen botërisht. Susie shpjegon se ndihmon në djegien e yndyrnave, është burim antioksidantësh dhe ndihmon në rritjen e metabolizmit.

Gjiza
“Harrohet shpesh, por gjiza është një nga ushqimet më të mira që mund të shijoni, me pak kalori veçanërisht për ata që duan të humbin peshë, pra që janë në dietë”, thotë Susie.

Ajo shpjegon se një racion gjize ka një sasi të madhe proteinash, kalciumi, magnezi, vitaminë B12 pa shumë kalori. Në vend të gjizës mund të konsumoni djath dhie ose ricotta.

Peshku i bardhë
“Nëse qëllimi juaj është humbja e peshës, superushqimi është peshku i bardhë. Veçanërisht me shumë proteina, pak yndyrna dhe kalori, çdo lloj i peshkut të bardhë shoqëruar me shumë perime, ka shumë pak kalroi dhe është e pasur me proteina dhe nutrientë kyç”, thotë dietologia.

Kosi
Për Susie kosi nuk duhet të mungojë në asnjë dietë. “Kos të ndryshëm të paketuar kanë shumë sheqer kështu që fokusohuni më shumë tek kosi natyral, është më ushqyes  dhe ka shumë proteina”, shpjegon ajo. Madje shpesh ai ka probiotikë që janë të mirë për shëndetin e zorrëve.

Gjithashtu ushqime të tjera të pasura me veti ushqyese, janë orizi kaf, vezët, kivi, mistri, arrat, apo çdo frut e perime që janë me ngjyra të ndezura pasi përmbajnë vitamina, antioksidantë dhe minerale.

Me këto ushqime humbni peshë. Read More »

Nëse iu vjen ky mesazh në Facebook, mos guxoni ta hapni.

[sgmb id=”1″]

Keqpërdorimet e hakerëve përmes mesazheve që përmbajnë viruse nuk ndalen asnjëherë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se së fundmi është përhapur një virus që hakerët e kanë dizajnuar që t’ua bllokojë pajisjen tuaj teknologjike si telefonin e mençur apo kompjuterin.

Ky virus vjen në inboxin e Facebookut përmes një mesazhi që paraqitet grafikisht me një link të shkurtër që përmban video dhe më një emoji. Nëse e hapni, virusi do të shkaktojë bllokimin e kompjuterit dhe ju do të duhet të paguani për ta kthyer kompjuterin në gjendjen e mëparshme.

Tutje, raportohet se ky virus ka tendencë që të përhapet me shpejtësi të madhe nëpër rrjetet sociale, duke përfshirë edhe nëpër të gjithë miqtë e profileve që janë të infrektuara.

Nëse iu vjen ky mesazh në Facebook, mos guxoni ta hapni. Read More »

Cilat shenja të horoskopit u përkasin bashkëshortëve idealë?

[sgmb id=”1″]

Shenjat e horoskopit janë një faktor i rëndësishëm për karakterin e një njeriut.Ndonjëherë janë shumë të dobishme sepse parashikojnë sjelljen e tjetrit në varësi të shenjës së horoskopit.Ky artikull mund t’ju vijë në ndihmë beqareve që janë kërkim të bashkëshortit të përsosur.

Sipas shenjave të horoskopit, burrat që i përkasin këtyre 4 shenjave janë të tillë:

Akrepi – Burrat që i përkasin shenjës së akrepit janë të vështirë për t’u zënë. Ata kanë një flirtim misterioz dhe kjo veti i bën shumë tërheqës.Nëse arrini që të lidheni me një mashkull që i përket kësaj shenje, atëherë lirisht mund të thoni që ëndërra juaj është bërë realitet. Janë besnikë dhe e respektojnë privratësinë e partneres së tyre.

Binjakët – Janë tipa me shumë humor dhe kjo ka rëndësi të madhe në jetën martesore. Pas një ditë të lodhshme, burrat që i përkasin kësaj shenje janë mënyra më e mirë për t’ju ndihmuar të relaksoheni.Janë të përkushtuar dhe gruan e kanë prioritetin numër një. Gjithmonë do t’ju japin kohë, shmangin mosmarrëveshjet si dhe respektojnë hapësirën tuaj personale.

Gaforrja – Burrat e shenjës së gaforres janë të njohur për moralitet të lartë. Ata nuk e durojnë dhunën në familje dhe nuk abuzojnë me gruan.Nëse ndonjëherë kanë dyshim, kjo ndodh për shkak të cilësisë së moralit të lartë që kanë. I kuptojnë shumë mirë detyrat e bashkëshortit dhe nuk vlerësojnë familjes. Gjithmonë përparësi u japin fëmijëve.

Peshorja – Nëse jeni të martuar me një burrë që i përket shenjës së peshores, atëherë jeta juaj do të jetë e rrethuar nga dashuria dhe romanca. Peshoret do të bëjnë gjithçka për t’ju bërë të lumtur.Ata duan vetëm një gjë, që të shohin buzëqeshje në fytyrën tuaj. Për më tepër, ata zotërojnë një gjentilesë të përsosur. Është kënaqësi që të kaloni jetën në shoqërinë e tyre.

Cilat shenja të horoskopit u përkasin bashkëshortëve idealë? Read More »

Çdo zonjë e modës duhet të posedojë këto 20 gjëra të veshjeve.

[sgmb id=”1″]

Të gjitha sendet nga lista kombinohen mirë me njëra-tjetrën, dhe përveç këtyre mund të merrni edhe disa bluza dhe kjo është e tëra. Nëse keni menduar ndonjëherë se po shpenzoni shumë para në rroba dhe këpucë, është e mundshme se keni të drejtë!

Por, me ndihmën e këtij udhëzuesi të shkurtër ndoshta do të mund të kurseni, sepse ai përmban një listë të gjërave që për gratë vërtetë janë të nevojshme, gjithçka tjetër është e tepërt. Ja lista me 20 artikuj thelbësorë për të gjitha rastet dhe situatat që çdo grua duhet t’i ketë në dollap:

1. Pantallona të zeza

2. Xhinse klasike

3. Xhaketë sportive (blejzer) e zezë

4. Xhaketë e ndritshme apo sako

5. Këmishë e bardhë

6. Fund i zi

7. Fustan i thjeshtë i zi

8. Rollkë e zezë

9. Sandale të rrafshta

10. Mantel

11. Një palë çizme kualitative

12. Çorapë najloni të zeza

13. Balerinka ose mokasine

14. Çizme deri te laku i këmbës

15. Xhaketë lëkure e zezë

16. Vathë që varen

17. Rrip thjeshtë i zi

18. Shall i gjatë leshi

19. Gjerdan i madh

20. Këpucë saloni me taka të larta

Çdo zonjë e modës duhet të posedojë këto 20 gjëra të veshjeve. Read More »