Aktualitet

‘Burrat e Ligjit’ ende nuk e ndajnë pasurinë me gratë e tyre

Gratë dhe vajzat edhe më tutje janë të diskriminuara sa u përket pasurisë. Megjithëse edhe ligjet aktuale garantojnë të drejta të barabarta në pronë dhe në trashëgimi, shumë dispozita të këtyre ligjeve të vjetra, si ai për noterinë, procedurën jo-kontestimore dhe Ligji për Trashëgiminë në praktikë deri më tani nuk kanë garantuar që gratë t`i gëzojnë të drejtat e tyre të plota.

Të gjeturat nga terreni tregojnë se gjendja për sa i përket regjistrimit të pronave në emër të grave nuk ka ndryshuar shumë.

Statistikat e fundit të publikuara nga Agjencia Kadastrale, tregojnë se 76.2% e pronave janë në emër të burrave dhe vetëm 15.3% e pronave janë të regjistruara në emër të grave dhe vajzave.

100 kandidatë për kryetarë të komunave në 30 debate të Jeta në Komunë, janë pyetur nëse e kanë pronën të regjistruar në emër të tyre.

Nga përgjigjet që ata i kanë dhënë del se 42 prej kandidatëve janë përgjigjur se ende pasuria është e bashkësisë familjare, 16 prej kandidatëve kanë thënë se e kanë të regjistruar pasurinë si të përbashkët, ose kanë pasuri edhe në emër të bashkëshortes.

Dy prej tyre kanë deklaruar se nuk kanë pasuri të tyren dhe rrjedhimisht nuk mund ta regjistrojnë si të përbashkët dhe dy të tjerë kanë treguar se pasuria është në emër të fëmijëve të tyre.

Hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë”, tregoi se gjendja nuk është e mirë as kur janë në pyetje zbatuesit e ligjit në vendin tonë.

Nga të dhënat e prezantuara doli se gjyqtarët dhe prokurorët nuk kanë konsideruar të rëndësishme që të tregojnë se a i kanë pronat dhe pasurinë e tyre të regjistruara ashtu siç e rregullojnë ligjet në fuqi.

Pra shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve, siç tregoi hulumtimi i “Drejtësia në Kosovë”, nuk kanë treguar fare për statusin e pronave të tyre. Kurse, pjesa më e madhe e atyre pak gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë përgjigjur, del se pronat i kanë në emrin e tyre dhe jo edhe të grave të tyre ashtu siç e kërkon ligji.

Të dhënat e njëjta u kërkuan dhe nga prokurorët e shtetit. Mirëpo, ‘shembullin’ e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, i cili ka treguar se pronën e ka të regjistruar në emrin e tij nuk e kanë ndjekur gati të gjithë prokurorët.

Përveç prokurorit Sylë Hoxha dhe prokurores Shpresa Bakija dhe prokurorëve nga Peja, të tjerët nuk kanë treguar se në emër të kujt i kanë të regjistruara pronat.

Zvarritja e ligjeve

Tri ligje bazike që prekin në mënyre direkte të drejtat pronësore ai për trashëgiminë, procedurën jo-kontestimore dhe për noterinë, ka pothuajse një vit që janë zvarritur.

Ligji për Trashëgiminë, ai për Procedurën Jokontestimore dhe ai për Noterinë, dështuan të miratohen pas rënies së qeverisë dhe shpërbërjes së Kuvendit. Si rezultat i shpërbërjes së Kuvendit, këto tri ligje është dashur të riprocedohen nga fillimi.

Labinot Leposhtica nga Zyra Ligjore e BIRN dhe Internews Kosova tregon se kjo zvarritje e miratimit të pakos ligjore u ka kushtuar shumë atyre grave dhe vajzave që kanë kërkuar të drejtat e tyre.

“Rrëzimi i qeverisë dhe shpërbërja e Kuvendit e kanë ndërprerë në gjysmë dhe e kanë zvarritur shqyrtimin dhe miratimin e tri projektligjeve, atij për noterinë, procedurën jo-kontestimore dhe për trashëgiminë. Shumë gra dhe vajza të cilat kanë qenë në procedura për t`i fituar të drejtat e tyre pronësore kanë humbur shumë nga koha e tyre, pasi këto tri ligje mund të ishin miratuar para pothuajse 9 muajsh”, ka deklaruar Labinot Leposhtica.

Ai ka treguar se rekomandimet e BIRN dhe Internews Kosova që i kanë dhënë për pakon ligjore kanë gjetur mbështetjen e deputetëve, pasi sipas tij shumica e tyre kanë buruar nga praktika që kanë hasur në gjykata.

Donjeta Elshani nga organizata “Polis” thotë se shumë rekomandime që i kanë dhënë në legjislaturën e kaluar i kanë ripërsëritur edhe tani pas ri- procedimit të pakos së ligjeve.

Ajo thotë se presin që të njëjtat të shqyrtohen nga ana e deputetëve dhe të jenë pjesë integruese e këtyre ligjeve.

“I kemi ripërsëritur rekomandimet tona, pasi te tri ligjet janë ri-proceduar nga fillimi. Një nga rekomandimet tona është që trashëgimtarëve t`u hiqet e drejta e heqjes dorë nga trashëgimia, pra që me automatizëm t`u bartet pjesa që u takon. Por kemi rekomanduar që t`u lihet e drejta që ata që nuk e duan më vonë pjesën e tyre t`u njihet e drejta e dhurimit”, tha Donjeta Elshani për “Drejtësia në Kosovë”.

Ajo tregoi pse e kanë rekomanduar këtë gjë.

“Sepse ne kemi pare që shumica e atyre që heqin dorë nga e drejta në trashëgimi janë gratë dhe vajzat e të cilat në shumë raste heqja dorë nga e drejta e tyre ua rëndon edhe më shumë jetën e tyre socio-ekonomike”, ka thënë Elshani.

Deputeti Korab Sejdiu, thotë se në Komisionin për Legjislacion kanë kaluar në shqyrtimin e parë këto projektligje.

Ai tregon se nga mosfunksionimi i legjislaturës së kaluar tani në komision kanë shumë projektligje. Kjo sipas tij po ua pamundëson deputetëve që të shqyrtojnë në detaje secilin projektligj, e sidomos rekomandimet që i kanë dhënë shoqëria civile.

“Aktualisht jemi të ballafaquar me një numër shumë të madh të projektligjeve- një pjesë e madhe e këtyre projektligjeve prekin sfera që janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Dhe neve si deputetë edhe brenda komisioneve po na e pamundëson që t`i adresojmë në përmbajte të gjitha këto ligje. Dhe unë personalisht kam kërkuar komente si për ligjin e noterisë, por edhe për ligjet tjera. Njëkohësisht kam kërkuar komentet edhe nga qytetarët dhe nga shoqëria civile”, ka thënë deputeti Sejdiu.

Në vijim lexoni se si janë përgjigjur gjyqtarët dhe prokurorët në lidhje me atë se kush e ka mbi vete pasurinë në familjet e tyre.

Enver Peci, kryetar: Prona/ pasuria në emrin e tij.

Gyltene Sylejmani, gjyqtare: Prona/pasuria në emrin e saj

Emine Kaçiku, gjyqtare: Pasurinë/prona e regjistruar ne emër të saj dhe burrit ½

Emine Mustafa, gjyqtare: Prona/pasuria e regjistruar në emër të saj dhe burrit ½

Erdogan Haxhibeqiri, gjyqtar: Trashëgiminë e pazgjidhur

Beshir Islami, gjyqtar: Trashëgimia e pazgjidhur

Muhamet Rexha, gjyqtar: Trashëgimia e pazgjidhur

Shukri Sylejmani, gjyqtar: Prona në proces të legalizimit

Katër gjyqtarët tjerë për shkak të angazhimeve të tyre nuk kanë kthyer përgjigje.

Gjykata e Apelit ka 35 gjyqtarë, asnjëri prej tyre nuk ka treguar se a e kanë të regjistruar pronën/pasurinë siç parashihet me ligjet në fuqi.

Nga 85 gjyqtarët e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Degëve të sajë, vetëm 19 prej tyre kanë treguar si i kanë të regjistruara pronat dhe pasurinë e tyre.

Xhevat Begolli, gjyqtar: Shtëpia në emrin e tij

Faton Bajrami, gjyqtar: Prona/pasuria e regjistruar në emrin e tij

Daut Behrami, gjyqtar: Prona/pasuria e regjistruara në emrin e tij

Mustafë Selimi, gjytar: Prona/pasuria e regjistruar në emrin e tij.

Selman Sahiti, gjyqtar: Prona/pasuria e regjistruar në emrin e tij

Shefshet Baleci, gyqytar: Prona/pasuria e regjistruar në emrin e tij

Rrustem Begolli, gjyqtar: Prona/pasuri e regjistruar në emrin e tij

Valbona Halimaj, gjyqtare: Prona/pasuria në emër të burrit

Salihe Ahmetaj, gjyqtar: Prona/pasuria e regjistruar në emrin e burrit

Avni Syla, gjyqtar: Trashëgimia e pazgjidhur

Binak Duqi, gjyqtar: Trashëgimia e pazgjidhur

Vesel Gorani, gjyqtar: Trashëgimia e pazgjidhur

Bujar Muzaqi, gjyqtar: Trashëgimia e pazgjidhur

Latif Xhemajli, gjyqtar: Trashëgimia e pazgjidhur

Gazmend Bahtiri, gjyqtar: Prona/pasuria e regjistruar në emër të dy bashkëshortëve

Drita Rexhaj, gjyqtare: S`ka krijuar pasuri gjatë jetës bashkëshortore

Adnan Isufi, gjyqtar: Në proces të legalizimit

Rexhep Gashi, gjyqtar: Pasuria/Prona Në proces të legalizimit

Minir Hoti gjyqtar: Trashëgimia e pazgjidhur, shtëpia në emrin e tij, disa prona ende në proces të regjistrimit.

Asnjë nga gjyqtarët e Prizrenit nuk ka kthyer përgjigje, njëjtë kanë vepruar edhe kolegët e tyre nga Prizreni, Gjakova, Peja dhe Mitrovica.

Ndërsa nga Ferizaj, nga 33 gjyqtarët, vetëm tre prej tyre janë përgjigjur pozitivisht.

Burhan Berisha, gjyqtar: Prona e regjistruar në emrin e tij

Zajrete Muhaxheri, gjyqtare: Prona/pasuria në emrin e burrit

Nazife Beqiri, gjyqtare: Pasuria e përbashkët e regjistruar një pjesë në emrin e saj, tjetra të burrit

Nga Gjilani i vetmi që ka treguar për pasurinë e tij është gjyqtari Berat Spahiu, të gjitha pronat e krijuara pas martesës i ka të regjistruara në emrin e tij dhe të bashkëshortes, për këtë ka ofruar edhe dëshmi.

Të dhënat e njëjta i kemi kërkuar dhe nga prokurorët e shtetit. Mirëpo, ‘shembullin’ e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, i cili ka treguar se pronën e ka të regjistruar në emrin e tij nuk e kanë ndjekur gati të gjithë prokurorët.

Përveç prokurorit Sylë Hoxha dhe prokurores Shpresa Bakija dhe prokurorëve nga Peja, të tjerët nuk kanë treguar se në emër të kujt i kanë të regjistruara pronat.

Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i shtetit: Prona e regjistruar në emrin e tij

Sylë Hoxha, prokuror: Prona e regjistruar në emrin e tij

Shpresa Bakija, prokurore: Pasuria e regjistruar në emrin e burrit

‘Burrat e Ligjit’ ende nuk e ndajnë pasurinë me gratë e tyre Read More »

Ilir Meta humb 1 miliardë euro, bllokimi i guroreve në Tomorr prish kontratat me Greqinë, Kroacinë, Malin e zi

Lëvizja Socialiste për integrim i ka shtuar sulmet ndaj kryeministrit. Madje eksponentët e saj më të lartë, që nga Monika Kryemadhil, kryetare e kësaj partie e deri tek Petrit Vasili nënkryetar, apo edhe “zarat” e tjerë më të vjegjël në “stolin” e rezervave përfshirë dhe ish ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani e kërcënojnë kryeministrin Edi Rama. E kërcënojnë jo pak, por me përsëritjen e tragjedisë së marsit të vitit 1997. Dhe nuk kërcënohet individi Edi Rama, ai mbron veten në këtë rast, por kërcënohet kryeministri i Shqipërisë, sido që ta ketë emrin dhe në veçanti Shqipëria dhe shqiptarët. Tragjeditë i kanë vuajtur shqiptarët e vendi, dhe aspak politikanët. Të cilët aty kanë qënë dhe aty kanë mbetur, këtu e 27 vite me radhë. Dhe kur LSI dhe lidershipi i saj kërcënon me tragjedinë e vitit 1997, ku shqiptarët humbën 1.2 miliardë dollarë në firmat mashtruese piramidale, u armatos popullsia dhe shteti ra për tre ditë dhe u vranë afër 5 mijë njerëz të pafajshëm, do të thotë se LSI dhe lidershipi i saj e ka një hall të madh.

Dhe në të vërtetë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë me dhimbje koke. Pasi qeveria Rama ka vendosur t’ua presë “rriskun” e parave “legale” ku pastrohen dhe ato ilegalet, po i cënon te kompanitë e guroreve, mermerit dhe inerteve.

Ministri i Territorit dhe Mjedisit Blendi Klosi që nuk i lanë gjë pa thënë kur kryesonte listën e kandidatëve në Berat madje e bënë dhe të sëmurë, ka ndërmarrë një aksion që është përshëndetur nga të gjithë shqiptarët. Ka marrë një aksion për të ndërprerë kontratat e paligjshme me të gjitha kompanitë e guroreve që nga Kruja e deri në Malin e Tomorrit. Vendi po masakrohet dhe ministri kërkon të vendosë në binarë ligjorë këtë biznes problematik me pasoja të përmasave kolosale për të ardhmen e gjithë vendit. Deri këtu në rregull, shqiptarët janë të kënaqur.

Por dhimbja e kokës ka filluar për Liken dhe Monën dhe për pasojë edhe për LSI. Ilir Meta ka në zotërim dhe administrim tërë Malin e Tomorrit dhe më gjërë, përmes kompanive të tij, në emër të një peshëngritësi tjetër, mik i Likes dhe rrogtar te ai, Muharrem Berishën. Muharrem Berisha ka qenë njëkohsisht edhe ish kreu i antikontrabandës..(me këtë do merremi njëherë tjetër)

Pa i hyrë faktit se çfarë kërkon një Berishë në Skrapar, Berat dhe Tomorr, e themi këtë se banorët në ato zona janë shumë nacionalistë dhe mëvetistë, mund të themi se vendimi i ministrit Klosi penalizon kompanitë e Ilir Metës. Ato të mermerit kryesisht, pasi ka kërkesa të mëdha në treg. Kryesisht në Greqi, u ndërtua apostafat rruga e re për ta çuar lëndën e parë të mermerit në tregun grek. Por dhe në Kroaci dhe në Malin e Zi ku Meta ka gjetur nje treg të admirueshëm, sidomos në zonat turistike në fushën e dekoracioneve. Por dhe për elementë të tjerë. Pa përjashtuar Rumaninë, ku Meta ka kompaninë e vet të ndërtimit dhe tentativën për të depërtuar në tregun italian.

Ndërprerja e aktivitetit të kompanive të Mermerit në Tomorr por dhe në Krujë e gjetkë, të cilat e shesin lirë te Meta produktin, i shkakton një dëm prej afër 1 miliardë euro Ilir Metës dhe bandës së tij financiare. Pasi do të detyrohet të mos respektojë dhe të prishë në mënyrë të njëanshme kontratat me kompanitë greke, kroate, malazeze deri dhe rumune.

Jo vetëm humbja nga tregëtia e munguar por dhe penalitetet për shkelje të njëanshme të kontratës ia çojnë në stratosferë humbjen Ilir Metës dhe Monikës nga aksioni i ministrit Klosi për bllokimin e guroreve në Tomor e deri në Krujë. Prandaj i janë sulur Ramës duke i kujtuar vitin 1997 dhe duke i llogaritur se nga ndërprerja e kontratave do tu shkaktojnë kompanive 2 miliardë euro humbje. Një rrugë e dy punë, dhe e kërcënojnë që të ndërpresë aksionin por dhe i thonë se nëse nuk e ndërpret kaq është pazari për ndërprerjen e këtyre kontratave. Ndërsa Meta President po reagon në anën tjetër, si kryetar shteti nuk po dekreton as kreun e SHISH Helidon Bendo, as propozimin për ambasador në NATO të ish kreut të SHISH Visho Ajazi Lika. Ndërkohë që i ka kthyer në Kuvend dhe një ligj. Por dhe po e zvarrit ngritjen e institucioneve të Vettingut dhe të zbatimit të Reformës në Drejtësi. Tashmë lufta ka filluar, lufta për mbrojtjen e pasurisë nga ana e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Qeveria është nën goditje. Vettingu është në prag.

Ilir Meta humb 1 miliardë euro, bllokimi i guroreve në Tomorr prish kontratat me Greqinë, Kroacinë, Malin e zi Read More »

Habit zv/ministrja shqiptare: Fajin që të rinjtë duan të ikin në Britani e ka…

Per zëvendës-ministren e Brendshme shqiptare Rovena Voda, e cila ka folur per tabloidin britanik “Daily Mail”, faji eshte i mediave sociale qe te rinjte shqiptare duan te shkojne ne Britani.Duke e cilësuar Krumen si “lagje të Londrës”, tabloidi citon Rovena Vodën, t’i ketë thënë gazetarit të Daily Mail se “ndryshe nga Gjermania, Franca apo Hollanda, është qëndrimi i butë i Britanisë që nuk kthen të rinjtë e pashoqëruar që u është refuzuar azili, duke u shndërruar në vend akoma me atraktiv për të rinjtë shqiptarë”.

Ajo sugjeron se paratë që shpenzon Britania dhe që do i kursente nga mosofrimi i kujdesit social për këta të rinj, mund të investoheshin në projekte në Shqipëri, për të inkurajuar të rinjtë të qëndronin në Shqipëri dhe jo të shkonin në Britani.Sipas zv-Ministres së Brendshme shqiptare, këta fëmijë nuk janë trafikuar kundër vullnetit të tyre në Britani, por shumica dërgohen nga prindërit dhe të afërmit e tyre deri në mes të rruges dhe e bëjnë një gjë të tillë për arsye ekonomike. Sipas Rovena Vodës që e citon Daily Mail e Londrës, kërkesat e të rinjve që kërkojnë azil për gjakmarrje janë të rreme.

Sipas zyrtares së lartë, “mediat sociale janë problemi, njerëzit pelqejne te prezantohen ne to dhe inkurajojnë adoleshentët të shkojnë ne kete vend. Ata mendojnë se do të jetë mahnitëse, kur nuk është aspak e tillë”.

Habit zv/ministrja shqiptare: Fajin që të rinjtë duan të ikin në Britani e ka… Read More »

Media franceze shkrim goditës: Rama është më i dobësuar, skandali i Tahirit minon…

AFP, agjencia e njohur franceze e lajmeve ne nje shkrim botuar ne faqen e saj online, shkruan se hetimet për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i kanë dhënë një goditje shpresave të Shqipërisë për anëtarësim në BE.“Një hetim ndaj ish-ministrit të Brendshëm shqiptar dhe lidhjeve të dyshuara të tij me trafikun ndërkombëtar të kanabisit, vjen në kohën më të papërshtatshme për vendin ballkanik, që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Vend kandidat që prej vitit 2014, Shqipëria synon që të bindë Brukselin që të hapë negociatat për anëtarësim në fillim të vitit që vjen. Por skandali ku përfshihet Saimir Tahiri, 38 vjeç, ministër i Brendshëm deri në mars dhe një aleat i ngushtë i socialistit Edi Rama, ka detyruar vendin që të mbrojë historinë me trafikun e drogës,” thuhet në shkrim.

Sipas autorëve të shkrimit, Rama është më i dobësuar.“Gjashtë muaj pas triumfit elektoral në zgjedhjet parlamentare, kryeministri duket i dobësuar. Skandali shpërtheu në mes të tetorit, pas arrestimit të një trafikanti shqiptar në Itali. Mediat lokale publikuan përgjimet telefonike ku duket se komprometohet edhe Tahiri”.

“Gjithashtu skandali i Tahirit përkeqëson situatën. Saimir Tahiri 38 vjeç, ministër i Brendshëm deri në pranverën e 2017, është i afërt me Kryeministrin socialist Edi Rama. Në një vend kur debati politik rrallëherë është i dhunshëm, ambasadori i SHBA Donald Lu pothuajse u ka dhënë të drejtë të dy kapmeve: ‘Shqipëria ka probleme me lidhjet midis trafikantëve dhe politikanëve. Ky nuk është problem i një partie të vetme’. Kjo deklaratë është në kontrast me heshtjen e kujdesshme të kancelarive europiane, të cilat i kanë dhënë mbështetje Edi Ramës që nga ardhja e tij në pushtet në vitin 2013”, shkruan AFP.

Në shkrim theksohet se për vite të tëra, Shqipëria ka qenë eksportuesi më i madh i kanabisit në Europë. Burimet diplomatike perëndimore përllogarisin se tregtia e kanabisit përbën një të tretën e Prodhimit të Brendshëm.“Aktakuza ndaj ish-ministrit të Brendshëm në trafikun ndërkombëtar të kanabisit minon pozicionin e Shqipërisë për afrimin e saj me Bashkimin Europian. Zyrtarisht kandidat prej vitit 2014, Tirana zyrtare synon të bindë BE-në që të hapë negociatat me BE-në në fillim të vitit të ardhshëm.

Media franceze shkrim goditës: Rama është më i dobësuar, skandali i Tahirit minon… Read More »

Ja çfarë informacioni jep për hotelin e Balilit komentuesi ne statusin e Rames…

Kryeministri Edi Rama ka uruar miremengjes sot me nje video ku flet per buxhetin qe mbeshtet kulturen dhet trashegimine shqiptare. 

Por nuk ka replikuar me asnje nga komentuesit, teksa ka habitur njeri prej tyre qe i ka shkruar per hotelin e Klement Balilit qe u vu dje ne sekuestro preventive.

Ja çfarë informacioni jep për hotelin e Balilit komentuesi ne statusin e Rames… Read More »

Gazetari: Në dosjen ‘Habilaj-Tahiri’ ka edhe prokurorë të përfshirë dhe…

Gazetari i njohur ka bere nje deklarate te forte sot ku shkruan te tjera detaje lidhur me hetimet per dosjen HabiljaSipas tij, “Hetimet e Antimafias dhe Krimeve te Renda po e zgjerojne rrethin e te dyshuarve qe rrezikojne te merren se shpejti te pandehur..”

“Habilajt-Tahiri” dhe prokurore te perfshire..!! Lista eshte e gjate. Jane drejtues policie, eshte ministri Tahiri i akuzuar zyrtarisht si bashkepuntor ne kete organizate trafiku, por hetimet dhe dyshimet flasin edhe per prokurore. Ne çdo rast grupi kriminal i trafikut te droges ka shperblyer ndihmesit neper institucione. Ka prokurore, drejtues te nje apeli te rendesishem ne Shqiperi 10 vite ne detyre, dy mandate 5 plus 5, me teper se çdo prokuror, qe jane pjese e hetimit te kesaj dosje. Hetimet jane bere nga Antimafia italiane dhe pergjimet jane elemente te hetimit. Gjenden ne listepagesat e grupit keta zyrtare te drejtesise.

Grupi deri me tani ka dy te penduar dhe se shpejti do te jete nje i trete. Udhetimet ne itali kane sjelle surpriza per te vezhguarit te cilet jane perballe telasheve serioze me drejtesine. Ne librat “Habilaj jane pagesat. Jane shuma te medha parash te perfituara nga zyrtaret. Pjestare te bandes informohesshin per operacionet per pergjimet, mbyllje episodesh hetimore. Njekohesisht dyshimet jane edhe per prishje provash. Hetimet e Antimafias dhe Krimeve te Renda po e zgjerojne rrethin e te dyshuarve qe rrezikojne te merren se shpejti te pandehur..

Gazetari: Në dosjen ‘Habilaj-Tahiri’ ka edhe prokurorë të përfshirë dhe… Read More »

Sali Berisha plas “bombën”: 863 mijë eurot në makinën e Sotës janë vjedhur

Sali Berisha plas “bombën”: 863 mijë eurot në makinën e Sotës janë vjedhur…

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zbuluar një tjetër detaj që lidhet me ngjarjen e Elbasanit, atë të gjetjes së 863 mijë eurove në makinën e Orest Sotës.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-kryeministri ka bërë publik mesazhin e një biznesmeni nga Kosova, i cili operon në fushën security.

Me anë të këtij mesazhi biznesmeni kosovar thekson se paratë e gjetura në makinën e Sotës janë vjedhur nga një bankë.

Ja postimi i plotë i ish-kryeministrtit:

Eksperti dixhital i sigurisee nga Kosova denoncon:

Paratee e gjetura nee makineen e Orest Sotes janee tee vjedhura nee njee bankee!

Lexon mesazhin e tij. sb

“Doktor, Përshëndetje nga Kosova,

Me shqetësim jemi duke e përcjellur rastin Tahiri, i cili është duke e njollosur Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët.

Unë jam një biznesmen i suksesshëm nga Kosova qe 40 vite, ndërsa 15 vitet e fundit jam duke u ofruar shërbime në industrinë e sigurimit (security).

Që nga fillimi i rastit Tahiri, jam duke ndjekur çdo lajm dhe opinion në mediat e Shqipërisë. Dhe, unë si njohës i sigurisë, kam ardhur deri tek konstatimi se ato para janë nga krimi për arsyet në vijim:

1. Deklarimi i familjes Sota dhe avokatit të tyre, se paratë janë nga kursimet, nuk duket i qëndrueshëm, sepse paratë e kursyera për disa vite kursehen në valuta 500Eur, 200Eur, apo 100Eur. Ndërsa, paratë e gjetura në xhipin e Sotës, shumica e tyre janë të valutave 20Eur dhe 50Eur.

2. Me çrast, këto para duket të jenë nga plaçkitja e Bankës ProCredit Bank në Prishtinë, më 10 Gusht, 2017 për arsyjet në vijim: Kriminelët në princip nuk qesin paratë e ndyta në treg para 3 deri në 6 muaj dhe denominimi i parave ka shumë ngjajshmëri me denominimin e parave të plaçkitura në rastin ProCredit Bank.

Andaj, në këtë rast, duket se kriminelët kanë gjetur Seksererët Sotën dhe Shoferin e familjes Tahiri, që me ato para të blihet Droga nga Sajmir Tahiri dhe kështu po bashkohen kriminelët me krimin e organizuar nga pushteti.”

Sali Berisha plas “bombën”: 863 mijë eurot në makinën e Sotës janë vjedhur Read More »

“Të Pastrojmë Shqipërinë” 170 mijë vullnetarë në të gjithë Shqiperine në aksionin

170 mijë vullnetarë në të gjithë Shqiperine në aksionin, “Të Pastrojmë Shqipërinë”. I cili u përmbyll në Vlorë, në zonën e Plazhit Të Vjetër, në praninë edhe të ministrave, Blendi Klosi,Damian Gjiknuri dhe prefektit Flamur Mamaj .

Aksioni mbarëkombetar synon tashmë të vijojë në menaxhimin e kësaj situate, për një Shqipëri më të pastër dhe përcaktimin e një projektligji për ndotjen e mjedisit.

Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA

“Të Pastrojmë Shqipërinë” 170 mijë vullnetarë në të gjithë Shqiperine në aksionin Read More »