Aktualitet

Rama sfidon Bashën me dorëheqje: Lulzim ke vetëm dy rrugë, ça do bësh? Pse nuk flas për Habilajt

Pas akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha për 400 milionat e projektit për mbetjet, ka reaguar kryeministri Rama. “Jam nxënës i Konicës dhe Nolit, pjesë e kësaj shkolle është gjuha sarkastike, shkolla më e lartë e oratorisë, as dje as sot dhe as nesër nuk i them kundërshtarit horr dhe klloun ishin dy fjalë që i përdor ti i shpreh keqëardhjen të vazhdojë kështu. Këto janë fyerje, sakrazma dhemb më shumë se këto fyerjet e rrugës.

Lulzim ke dy rrugë, ose ktheje dhimbjen ne forcë dhe drejtoju për ndihmë Faikut dhe priftit të madh, ose vazhdo me gjuhën e rrugës, horr, kloun e kriminel që janë pjesë e një fjalori që në atë shkolle quhet fjalor ngelësash në oratori me standardet e shkollës që bëj unë. Unë nuk jam si ata por mësoj cdo ditë dhe e vë në jetë se ju jeni si ishin kundërshtarët e tyre në atë kohë që si i quante im zoti i madh, gdhë, gdhë, gdhë, tani gënjeshtar ti apo unë?

Ok, nëse janë 400 mln euro unë jap dorëheqjen, ti e jep dorëheqjen, coje kokën, nëse janë aq unë jap dorëheqjen, publikisht le ta marrin ta analizojnë analistët deri të fund të kazanit dhe të nxjerrin në ballë të kazanit dhe po doli kaq unë jap dorëheqjen ti u fut një te qeshmë dhe vazhdon me tënden.

Përgjigja për Habilajt 

Rama iu pergjigj Bashes edhe per pyetjen se pse nuk thote nje fjale per Habilajt. “Më krijohet përshtypja sikur ju shihni në ëndërr ishalla bëjnë Habilajt ndonjë gjë tjetër nesër se ca do themi. Unë as nuk i kam njohur, por ti i ke njohur, i ke pasur roje në një investimin tënd. Ca të flas unë, për këtë llum jemi ne këtu?”- tha Rama.

Basha i kthehet Ramës: Hip këtu kërce napoleonin 

Pse çirresh Rama, pse nuk the një fjalë për pronësinë e tre inceneratorëve, mos bërtit, qetësohu, pi ujë, ruaj fytin. Pyetja është fare e thjeshtë, si mundet kryeministri cdo dy fjalë një gënjeshtër, dhe të mos kthejë përgjigje, 400 mln euro, dokumentet e tua.

Ti duhet të hipësh këtu të kërcesh napoleonin për 400 lmn euro, ti je gati të kërcesh vallen këtu, pse përdor fjalorin e horrit sa herë je në vështirësi e i turresh opozitës, shiko ca ka thënë ish kryetari për ty, si e katandise grupin tënd paralemntar gjysmën e dalë nga burgu. Iku Gramoz? Ky ka qenë që në 2000 në pushtet, gropen e Hajdin Sejdisë unë ia mbusha, i duhej për afera, u mbush gropa mori fund afera, jo se ka qejf pisllëkun unë s’jam aq pervers që t’ja them, ia kanë thënë të tjerët këtë.

Buxheti/ Rama rrëzon amendamentet e PD: I vetmi që lexon është Saliu, por…

Një ditë pas dërgimit në parlament të amendamenteve të Partisë Demokratike, nga seanca e sotme plenare ka folur dhe kryeministri Edi Rama. Sipas tij këto amendamente janë në hava dhe të gjitha janë marrë nga programi elektoral të viti 2005. Rama më tej shtoj se këto amendime rrisin menjëherë borxhin publik me 10%.

Pjesë nga fjala e Ramës

Kjo është një seancë për dokumentin më të rëndësishëm, për buxhetin dhe kujt i qëllon duke parë punimet e parlamentit, ndjek një muhabet pa lidhje të një klubi të një grupi njerëzish qesharak që falsin me vete. Dua të them disa gjëra për ato që na janë vënë përpara si amendamente të opozitës për buxhetin. Këto provojnë ato që njerëzit shohin përditë. Partia Demokratike nuk ka asnjë vizion për Shqipërinë, nuk asnjë program për të ardhme. Nuk ka asnjë ide të sajin të re, përvec programit të viti 2005.

Faktikisht është një paketë propozimesh që bazohet tek programi elektoral të vitit 2005. Një grup parlamentar i cili është i katërti në radhë pas 2005, vjen dhe i propozon kuvendit ide të 2005. Këto janë masa të shkruara në 2005, janë të gjitha të 12 viteve më parë. Këto gjatë zbatimit në qeverisje rezultuan zgjidhje pa zgjidhje.

Po ti marrim me radhë ujin që rreth në hava nga Partia Demokratikë nuk ka asnjë lidhje me çfarë po ndodh. Meqë jemi të zënë me krim, krim, drogë, drogë. Dhe meqë doli buxheti përpara lë të bëjmë dhe në disa propozime. Partia Demokratike është në agoni. Mjafton të shikosh të gjitha propozimet dhe të bësh një kalkulim shumë të thjeshtë, janë propozime të papërgjegjshme.

Kjo është një listë qesharake muhabetesh për t’ua hedhur atyre që nuk ua hidhni dot. Në tërësinë e tyre propozimet janë aritmetikisht rritje 10% e borxhit publik, rënie e 710 mln dollarëve të ardhura në buxhet, ndërkohë që ne me buxhetin e ulin borxhin në 68,9% ju vini këtu, me listë propozimesh që e con borxhin 79%.

Jeni si ata që ‘ na ka cu nëna me la gojën, por gojën  e keni plot me llum, pa llogaritur dëmin që i bëni Shqipërisë edhe pa llogaritur dëmin që i bëni vetes. Nuk jeni të gjukueshëm për faktin që nuk lexoni, i vetmi që lexon në partinë tuja është Saliu, por e ka bibliotekën magazinë pa inventar dhe ngatërron ato që lexon te një libër me një tjetër.

Më flisni sikur sapo keni zbritur nga një raketë kozmike pas jetës në hënë. Foli Mediu dhe Aldo këtu, ju e bëtë pronën leshin dhe linë për të madhe në vend. I vetmi që mund të flasë nga hëna është profesor Halim Kosova, ai është vëretë nga hëna

Rama sfidon Bashën me dorëheqje: Lulzim ke vetëm dy rrugë, ça do bësh? Pse nuk flas për Habilajt Read More »

Arrestohet në flagrancë nga Policia Rrugore:Drejtonte mjetin në gjendje të dehur e për pasojë përplaset me disa mjete të parkuara

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur e për pasojë përplaset me disa mjete të parkuara, arrestohet në flagrancë nga Policia Rrugore !

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

Taulant Rakipi, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm ditën e sotme rreth orës 04:45, në aksin rrugor të Transballkanikes pranë vendit të quajtur ”Rrethrrotullimi i Çoles”, duke drejtuar mjetin tip Jeep, ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka përplasur tre mjete të tjera të parkuara, duke shkakëtuar dëme materiale.

Policia i ka ushtruar kontrollin me aparatin Drager, dhe ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur, në masën 1.18mg/l.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë ndaj shtetasit Taulant Rakipi, për vepren penale ”Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Arrestohet në flagrancë nga Policia Rrugore:Drejtonte mjetin në gjendje të dehur e për pasojë përplaset me disa mjete të parkuara Read More »

Moti i keq në vend.Cfarë do ndodhë në orët e ardhshme?

Prej orësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, i shoqëruar me rreshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Mësohet se në portin e Sarandës dhe atë të Durrësit është pezulluar lëvizja. Si pasojë e motit të keq janë pezulluar të gjitha udhëtimet e linjës së trageteve Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas për shkak të valëzimit në det që shkon në 5-6 ballë
juglindje.

Durrësi është përfshirë nga një mot i pazakontë, që në orët e para të mëngjesit. Në portin e Durrësit është pezulluar aktiviteti në sektorin e ngarkim-shkarkimit. Sakaq kapiteni i përgjithshëm kapitanerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulet e të mesëm, si dhe pezullimin deri në një urdhër të dyte të të gjithë sektorit të peshkimit në vend. Njoftohet se tragetet e linjës Durrës-Bari, Durrës -Ankona priten të mbërrijnë nga gjashtë shtatë orë vonesë.

Moti i keq në vend.Cfarë do ndodhë në orët e ardhshme? Read More »

Ja disa Këshilla për pastrimin e rrobave

Sa më i nxehtë të jetë uji, aq më të pastra do të jenë rrobat? Të gjithë i besojmë pak a shumë kësaj thënieje, mirëpo nuk është kështu…

Nuk do të filozofojmë shumë. E vërteta është kjo… Rrobat me lara dhe ato të zeza i lajmë në 40 gradë celsius, ndërkaq të bardhat dhe ato posaçërisht të ndotura në 60 gradë?

Kështu përafërsisht na kanë mësuar nënat tona. Përveç nëse nuk janë ndër ato shkollat më të vjetra kur çdo gjë është zier… Mirëpo tani ka kohë që ajo rregull është vjetruar.

Larja e rrobave në 60 gradë celsius është krejtësisht e panevojshme.

Ky është shpenzim i pakuptimtë i energjisë elektrike dhe kështu drejtpërdrejt dëmtojnë ambientin.

Mirëpo edhe njollat më të forta lahen pa problem në 40 gradë.

Me rrobalarëse moderne dhe detergjente moderne, madje as mjetet për eliminimin e njollave nuk janë përherë të nevojshme, mirëpo edhe ato na ndihmojnë.

Pra, temperatura më e lartë do të thotë më shumë shpenzim të energjisë elektrike dhe më shumë shpenzim parash.

Ja disa Këshilla për pastrimin e rrobave Read More »

Festa e Pavarësisë është haram, mos e festoni!Keshtu shprehet imami Shqiptar

Klerikët myslimanë vijojnë të lëshojnë deklarata shokuese, duke çuditur të gjithë me fjalët që thotë. Kësaj here ka qënë imami shqiptar, Armad Ali, i cili ka shkaktuar shumë reagime për festat tona kombëtare.

Imami nënvizon se festa e Pavarësisë së Shqipërisë dhe festat e tjera kombëtare janë haram. Sipas tij, një besimtar i devotshëm mysliman duhet të festojë vetëm festat fetare.

Qëndrimi për festat kombëtare

Festa e Pavarësisë dhe festat e tjera kombetare nuk i lejohen muslimanit qe ti festoje e as te uroje per to pasi nuk ka asnje argument fetar qe ta lejoje nje veprim te tille.

Edhe pse evenimente te ngjajshme mund te realizoheshin ne periudhen e gjenerates se pare te Islamit kur ishte gjallë i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe kater kalifët e drejte pas tij, megjithate ata nuk vepruan dicka te tille.

Kjo tregon se dicka e tille nuk eshte vecse zakon i jobesimtarëve dhe besimtarët musliman jane urdheruar qe mos ti ngjasojne atyre ne asgje.

Festat e Pavaresise ne vendet e ndryshme muslimane nuk u shfaqen vecse me pushtimin e tyre nga pushtuesit e huaj. Pas largimit te tyre nga vendet e ndryshme, njerezit e ndikuar nga kultura e pushtuesve i zgjodhen ato dite per ti quajtur Ditë Pavarësie dhe filluan ti festonin.

Nese do thellohesh sado pak rreth Ditëve te Pavarësisë do te shikosh se ato dite i sherbejne politikes se huaj perëndimore per përçarjen dhe copëzimin e vendeve islame. Keto copezime ishin fryt i marrveshjes mes vendeve aleate (fituese te dy lufterave boterore) per ta copetuar trupin e umetit islam.

Ne realitet keto kufij te imponuara dhe dite festash pavaresie ne cdo vend dhe copëz toke nuk jane dite qe besimtarët muslimanë ti festojne por jane ditë per te cilat ata duhet te vajtojnë. Nje shembull i vetem do tju mjaftonte per ta kuptuar kete gje.

Shikoni Shqiperine dhe Kosovën te cilat edhe pse jane te populluara nga nje komb i vetem askush nga vendet perendimore nuk ka lejuar dhe nuk do te lejoje qe te bashkohen. Madje edhe vete politikanët e te dy vendeve nuk do ta lejojne dicka te tille.

A mendoni se do te lejoje bota perendimore bashkimin e dy copezave toke te cilat u ndane me urdherin e tyre?

Festa Pavaresie apo perkujtime te tjera kombetare nuk i festoi e as i ligjeroi i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem. Ai nuk e festoi shpernguljen e tij (hixhretin), as krijimin e shtetit te pare islam. Keto festime dhe urime nuk u vepruan as nga katër kalifët e drejtë e të udhëzuar. Nuk u vepruan as nga kalifët emeuit kur pushteti kaloi ne duart e tyre.

Nuk u vepruan as nga kalifet abasit kur hypen ne pushtet. Nuk u vepruan as sulltanët e Perandorise Osmane. Gjate gjithe kesaj historie te gjate islame me shtete dhe perandori qe njohen zgjerime dhe tkurje te ndryshme askush nuk festoi festa te tilla. Kjo tregon se ky lloj festimi ju imponua muslimanëve nga jobesimtarët.

Origjina tek muslimanet jane vetem dy festa vjetore, Bajrami i Fitrit dhe Bajrami i Kurbanit. Kur i Derguari sal lAllahu alejhi ue sel lem shkoi ne Medine i gjeti banoret e saj qe festonin e lodronin ne dy dite te vitit. Pasi i pyeti rreth tyre, ju tha: “Allahu jua ka zevendesuar me dy dite me te mira, Diten e Fitrit dhe Diten e Kurbanit.”

Ky eshte argument i qarte qe tregon se eshte harram per besimtaret muslimanë cdo lloj feste tjeter vjetore kombëtare, pavarësie, ditëlindje profeti, ditelindje personale, martese dhe cdo lloj perkujtimi tjeter ne shenje hidherimi per vdekjen e dikujt, cilido qofte ai.

Pervec dy festave vjetore muslimanet kane edhe dite te vecanta ne te cilat nuk ka festime por ka adhurime te vecanta sic jane dhjete ditet e para te muajit Dhul Hixheh ku perfshihet Dita e Arafatit dhe Kurban Bajramit, dita e Ashurasë ose tre ditet e Teshrikut. Dite e vecante eshte edhe dita e Xhuma qe vecohet me adhurim te vecante.

Pervec dy festave dhe ketyre diteve te vecanta, nuk ka ardhur asnje argument tjeter fetar qe te lejoje dicka tjeter vec tyre.

Udhezimi me i mire eshte udhezimi i Profetit sal lAllahu alejhi ue sel lem dhe rruga me e mire eshte rruga qe na qartesoi ai dhe qe e pasuan shoket e tij.

Çdo mirësi per muslimanin gjendet ne pasimin e gjeneratave te para te zgjedhura qe kaluan ndersa çdo e keqe gjendet ne shpikjet dhe bidatet e atyre qe erdhen me pas.

Nese deshiron te jesh besimtar i vertete, hec ne gjurmet e te pareve te cilet jetonin me Islam 24 ore ne dite pergjate 12 muajve te vitit.

E nese deshiron te jetosh si dicka tjeter, ke opsione te zgjedhesh sa te duash por mos harro ate dite kur te kthehesh tek Allahu, e pastaj gjithkush do te shperblehet per ate qe veproi e askujt nuk do ti behet padrejtesi.

Festa e Pavarësisë është haram, mos e festoni!Keshtu shprehet imami Shqiptar Read More »

Çfarë po ndodh në jug? Shihni ku është vendosur flamuri i shqiptar

A mund të quhet provokim vendosja e flamurit shqiptar në tabelën treguese horizontale në aksin Dervician-Kakavijë?

Flamuri kuq e zi është parë të qëndrojë në krye të kësaj tabele e cila sinjalizon kthesën nga e djathta për në fshatin Goranxi, kthesën nga e majta për në fshatin Bulo dhe në drejtimin jugor, për në Kakavije.

Ky është një fenomen që nuk ka ndodhur ndonjëherë në të kaluarën që në zonën ku jeton minoriteti grek në Dropull, të vendosen flamuj kombëtarë shqiptar pa prezencën edhe të flamurit grek. Pasnesër festohet 105 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë dhe Gjirokastra apo dhe bashki të tjera, janë zbukuruar nga simbolet kombëtare shqiptare dhe mesa duket, nuk i ka shpëtuar edhe Dropulli pavarësisht se në këtë hapësirë, jeton minoriteti grek.

Kujtojmë se Goranxia është fshati i Vangjel Dules, kryetarit të PBDNJ.

Çfarë po ndodh në jug? Shihni ku është vendosur flamuri i shqiptar Read More »

Bie një avion në Lezhë, politikani i rëndësishëm publikon foto nga vendngjarja

Bie një avion në periferi të Lezhës. Lajmin e ka publikuar para pak minutash ish-kryeministri Sali Berisha, referuar denoncimit të një mesazhdërguesi në rrjetet sociale.

Për të qenë sa më transparent, Berisha ka publikuar mesazh-shkëmbimet me qytetarin, i cili i sqaron se avioni ka rënë disa kilometra larg pistës së Gjadrit në Lezhë.

Nuk dihet ende se kujt i përket ky avion dhe nëse ka të lënduar apo jo. Ndërkohë, Berisha shkruan: “Narko-mushkojnat ne gjahun e dhelpres se kuqe! sb”.

Bie një avion në Lezhë, politikani i rëndësishëm publikon foto nga vendngjarja Read More »