Aktualitet

Ja çfarë ndodhi sot me çiftin italian i cili u kap se dyshohej se përgjonte

Policia dhe prokuroria mbyllin hetimet duke lënë të lirë çiftin e bashkëshortëve italian të cilët dispononin pajisjen elektronike që u bllokua në pikën kufitare të portit të Durrësit e cila mesohet se shërben për matjen e cilësisë së ujit.

Në këtë konkluzion ka dalë laboratori shkencor, i cili zhvilloi ekzaminimin fizik të pajisjes elektronike që u dyshua se shërbente për përgjimin e telefonave.

Për disa orë u ndaluan Giambattista Intrini dhe gruaja e tij Ana Maria Tevertini, të cilët kishin ardhur para disa ditësh ne Durrës dhe do të ktheheshin mbrëmjen e se dielës në Itali me tragetin e linjës Durrës -Bari.

Sipas ekspertëve, manualin e përdorimit pajisja cilësohet si një  kalibrues mikroprocesorësh dhe se nuk ka lidhje me përgjimet. Prokuroria e Durrësit ka kërkuar një akt ekspertizë të pajisjes por nga ekzaminimi paraprak ajo ka rezultuar se nuk ka aftësi përgjuese dhe përdorej nga Intrini i cili rezulton se është me profesion inxhinier.

Ja çfarë ndodhi sot me çiftin italian i cili u kap se dyshohej se përgjonte Read More »

Gazetarja gjermane: Po njohët rakinë, Shqipërinë e keni …

Foto-reporterja e njohur e “Der Spiegel”, Nele Gulck, i ka kushtuar një artikull vizitës së saj në disa prej fshatrave të Devollit.

Gulck ka ndarë me lexuesit edhe disa kujtime të veçanta se si i ka njohur shqiptarët gjatë qëndrimit disa ditor, për të ndjekur nga afër jetën në zona të ndryshme.

Një nga veçoritë e përshkruara me kujdes në shkrimin e saj, është edhe prodhimi i rakisë së manaferrës, nga vjelja deri në zierje, ku ajo thotë se ky proces e ndihmon për të kuptuar kulturën e vendit.

Gazetarja gjermane ka zgjedhur të shoqërojë artikullin edhe me një sërë fotografish të shkrepura në fshatrat Menkulas (vendlindja e Dritëroit), Arrëzë, Sinicë dhe fshatra të tjerë të Devollit.

“Frutat më të ëmbla, kanë farat më të hidhura!”

Rakia është rrënjosur thellë në jetën e përditshme të shqiptarëve. Kjo pije shërbehet me bollëk, kudo dhe në çdo moment të ditës. Ashtu si edhe pija, zierja e rakisë këtu ka një traditë të madhe dhe të veçantë.

Çdo vjeshtë, tymi ngrihet nga “rakickat”, ndonjëherë ndërtuar në mënyrë aventureske në oborrin e shtëpisë, plevica apo kasolle.

Zierja e rakisë kërkon kohë dhe ndjek ritmin e saj: Një miks frutash mes nxitimit kur kazani i bakrit mbushet me bërsi dhe tubat vulosen me brumë dhe lecka të lagura.

Pastaj përsëri: qetësi. Një proces që ju lejon të njihni kulturën e një vendi të tërë…”, shkruan Nele Gulck në reportazhin e saj.

Gazetarja gjermane: Po njohët rakinë, Shqipërinë e keni … Read More »

Italiani kapet me thesin me para në port duke ikur nga Shqipëria

Policia njoftoi nje dite me pare se kishte nisur hetimet ne gjendje te lire per nje shtetas italian te cilit gjate kontrollit ne Portin e Durresit i ishin gjetur ne cante nje shume e konsiderueshme parash qe nuk i kishte deklaruar.

Italiani po dilte nga Durresi drejt vendit të tij, por pas gjetjes se 50 mije eurove, 61-­vjeçari me iniciale A.G., u shoqërua në komisariat për disa orë deri në sqarimin e rrethanave.

Italiani gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin e Policisë së Durrësit ka deklaruar para oficerëve se shuma prej 50 mijë eurosh që kishte me vete ishin para të pastra dhe vizita e tij në vendin tonë ishte me qëllim për të parë nga afër mundësinë e investimit.

61- vjeçari ka deklaruar se kishte ardhur në Shqipëri për të parë mundësinë e hapjes së një biznesi dhe paratë i kishte marrë me vete për t’i lënë si garanci nëse do të kishte rënë dakord me personat që kishte diskutuar për të ngritur biznesin.

“Paratë janë të pastra, mund të hetoni. Madje mund t’ju sjell të gjithë dokumentacionin e burimit të tyre. Erdha pak ditë më parë në Shqipëri, për të parë mundësinë e ngritjes së një biznesi si bashkëortak me një mikun tim shqiptar, por kjo ide nuk u realizua pasi nuk ramë dakord. Kështu që po kthehem në vendin tim. Paratë nuk i deklarova sepse mundova se do të kishte procedura dhe mendova që të mos i tregoja”, ka pohuar ai.

Italiani kapet me thesin me para në port duke ikur nga Shqipëria Read More »

Pyetja e çuditshme e qytetarit! Kërkon nga Erion Velijaj t’i gjej dashnore, i tregon përmasat e dëshiruara

Në emisionin e radhës “Xing me Ermal” i ftuar do të jetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velijaj. Ndërsa autori i emisionit, Ermal Mamaqi këtë e ka bërë të ditur edhe përmes rrjetit të tij social Facebook, ndërsa i ftuar të gjithë qytetarët nëse dëshirojnë t’i bëjnë pyetje Velijajt, shkruan Indeksonline.

Mirëpo një qytetar ka befasuar me pyetjen, por dhe kërkesën që i ka bërë kryebashkiakut. Ai ka kërkuar nga Velijaj që t’ia gjej një nuse, ndërsa këto janë përmasat që ai dëshiron:

Pyetja e çuditshme e qytetarit! Kërkon nga Erion Velijaj t’i gjej dashnore, i tregon përmasat e dëshiruara Read More »

Gjërat që një zonjë e vërtetë duhet t’i shmangë

Disa njerëz i konsiderojnë rregullat e etikës të vjetëruara dhe të dala jashtë mode.

Megjithatë sjelljet e mira kurrë nuk mund të quhen si “jashtë mode”.

Nëse dëshironi që të tjerët të ju marrin seriozisht, është e nevojshme të dini se cilat janë gjërat që mund t’ua shkatërrojnë imazhin e një zonje të vërtetë.

Shikoni më poshtë një listë të gabimeve etike, që një zonjë e vëretë nuk duhet t’i bëjë.

Të vishni gjëra të cilësisë së dobët

Të rrini shtrembër

Të vendosin shumë grim në fytyrë

Kjo nuk është mënyra e duhur se si një zonjë e përfundon supën

Të veshin take të bardha

Gjërat që një zonjë e vërtetë duhet t’i shmangë Read More »

Mësohen ngjyrat e Samsung Galaxy S9

Samsung Galaxy S9 është larg edhe disa muaj, por tashmë kanë nisur spekulimet edhe për opsionet e ngjyrave të tij.

Samsungu raportohet se do të sjellë telefonin më të ri në katër versione ngjyrash: zi, ari, bardh dhe vjollcë.

Versioni i fundit ishte përfolur edhe për telefonin Galaxy S8, por që nuk u realizua asnjëherë.

Galaxy S9 pritet të debutojë në fillim të konferencës së ardhshme të Barcelonës që mbahet në fund të muajit shkurt, më 2018.

Mësohen ngjyrat e Samsung Galaxy S9 Read More »

Vlore:Mbyllet qendra shendetesore Babice

Mbyllet qendra shendetesore Babice.

Mbyllet qendra shendetesore Babice, jashte kushteve per te ofruar sherbim shendetesor banoreve te zones. Lajmi konfirmohet nga drejtoria e institucionit te FSDKSH Elona Hodaj per ONE TV tha se diten e hene do te jete gati nje tjeter ambjent i marre me qira prane zones Babice, e cila eshte kthyer tashme ne nje qender shendetesore me te gjitha kushtet e pershtatshme per sherbim me standarte.

Vlore:Mbyllet qendra shendetesore Babice Read More »

Vlore:Forcat Kosovare ne Novosele

Forcat Kosovare në Novoselë

6 ekipe nga kosova, 35 persona , nëpërmjet agjensisë për menaxhimin e emergjencave civile në Kosovë, në ndihmë të zonave dhe banorëve të përmbytur në zonën e Vlorës dhe Fierit. Janë 35 forca zjarrfikëse, të specializuar në shpëtimin e jetëve gjatë situatave emergjente si edhe gjatë përmbytjeve, ndërsa ka qenë një iniciative e vetë forcave kosovare për të qenë të pranishëm në Novoselë dhe Fier.

Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA
Fotografia e ONETV VLORA

Vlore:Forcat Kosovare ne Novosele Read More »