Aktualitet

Finalizohet operacioni nderkombetar antidroge

Një tjetër operacion antidrogë ndërkombëtar është finalizuar në orët e para të mëngjezit.

Operacioni nga Policia Kufitare e Sarandës, Komisariati Policisë Sarandë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Greke të Igumenicës.

Më datë 29.01.2018, rreth orës 19.00, nëpërmjet oficerit të kontaktit të Komisariatit Policisë Kufitare Sarandë është vënë në dijeni pala Greke e Igumenicës ( Sektori i Antidrogës), se në drejtim të fshatit Vërvë të Sarandës, drejtimi i piramidave nr.63-64, disa persona që dyshohej se transportonin lëndë narkotike, janë nisur në drejtim të shtetit Grek.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe ndjekies nga të dyja anët e kufirit, rreth orës 04.30, të dt.30.01.2018, në sajë dhe të përdorimit të kamerave të vendosura për këtë situatë, në vendin e quajtur Parapotamo, zona e Filatit, nga Policia Greke janë kapur 3(tre) shtetas Shqiptarë së bashku me lëndën narkotike ku nga peshimi rezulton se është 81 kilogramë, ndërsa dy shtetas të tjerë duke përfituar nga errësira mundën të largohen.

Personat e kapur me lëndë narkotike janë :

A. N., 24 vjeç, nga Rësheni, banues në Shëndëlli, Konispol, K.LL., 23 vjeç, nga Cakrani,Fier, si dhe M.L., 26 vjeç, nga Peshkopia.

Policia Greke ka shprehur falenderim për bashkëpunimin ku u finalizua me bllokimin e lëndës dhe arrestimin e personave.

Vazhdojnë shërbimet e përforcuara dhe me Komisariatin e Policisë Rendit Sarandë për kapjen e personave të tjerë .

Finalizohet operacioni nderkombetar antidroge Read More »

Qytetarët lumë akuzash në faqen e Ramës: Tradhtar, sa lekë more? Po turkut ca do i japësh?

Kryeministrit të Shqipërisë i ka dalë situata nga duart. Pasi i mbajti sekrete negociatat për shitjen e detit, publikimi i tyre sot nga media greke dhe më pas edhe në mediat shqiptare, janë sjellë një reagim të çuditshëm të Edi Ramës.

Me një gjuhë fyerjesh dhe pa asnjë lloj etike, kryeministri i Shqipërisë ka shpërthyer ndaj politikës dhe popullit të Çamërisë.

Por nuk kanë vonuar shumë dhe në të njëjtën mënyrë ia kanë kthyer vetë qytetarët shqiptarët, të cilët kanë nisur revolucion virtual në faqen zyrtare të kryeministrit të cilin e akuzojnë si tradhtar, dhe të korruptuar.

Më poshtë komentet e pacensuruara në faqen e Kryeministrit Rama në Facebook

Qytetarët lumë akuzash në faqen e Ramës: Tradhtar, sa lekë more? Po turkut ca do i japësh? Read More »

Rama ‘shet’ Shqipërinë tek grekët, ministri grek zbulon detajet e marrëveshjes

Mediat greke zbardhin detaje te reja nga bisedimet mes ministrit tone te jashtem, Ditmir Bushati dhe homologut grek, Kotzias, ne takimet e fundit, ne Krete dhe para pak kohesh ne Korçe.

Kreu i diplomacise greke, Kotzias ka treguar detaje gjate nje interviste dhene ne ERT, duke pranuar se pjese e rendesishme e takimit ka qene per ujerat territoriale, ne vijim te debatit per kufirin detar mes dy vendeve tona.

“Në këtë kuadër Shqipëria pranoi zgjerim të hapesires ujore greke me 12 milje detare”- ka thene Kotzias, cituar nga media greke. Maksimumi i lejuar nga Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.

Kotzias shpreson per nje pakt mes dy vendeve deri per Pashke, kohe ne te cilen mendohet se kryeministri grek, Cipras do te beje edhe nje vizite ne vendin tone.

Kotzias vuri në dukje se ndër të tjera, Shqipëria do të kërkojë korrigjim te teksteve qe permbajne manifstime irredentiste, proces qe pritet te behet ne fillimin e vitit te ardhshem shkollor.

Nderkohe ai ka shtuar se ka nje propozim nga vete Rama per tekstet me te cilat do mesojne femijet e minoritetit grek. Ministri i Jashtem nuk ka bere ndonje percaktim per gjuhen ne te te cilen do te shkruhen tekstet, shqip, apo greqisht.

Kotzias përshëndeti Shqiperise per dhenien e nenshtetesise se kryepeshkopit Janullatos dhe zbatimin e marreveshjet per varrezat greke.

Sa per ceshtjen came, ai ka deklarur se nuk e pranojne, “nuk ka ceshtje came, pavaresisht faktit se Tirana dëshiron ta vërë atë në tavolinë”.

Rama ‘shet’ Shqipërinë tek grekët, ministri grek zbulon detajet e marrëveshjes Read More »

Ish-zyrtari i Pentagonit: Alienët kanë vizituar Tokën, ja si rashë në kontakt me to

“Alienët kanë vizituar Tokën!” E thënë nga ndonjë konspiracionist, apo ndonjë nga ta që komuniteti i internetit i quan “ufologë”, kjo fjali nuk do të besohej. Por, kur këtë e thotë një ish-zyrtar i programit top sekret të Pentagonit për mbrojtjen ndaj sulmeve aliene, gjërat ndryshojnë.

Luis Elizondo ka drejtuar prej vitesh Programin e Avancuar Aero-Hapësinore për Identifikimin e Kërcënimeve, që ishte pjesë e programit 22 milionë dollarësh të Pentagonit për “mbrojtjen ndaj kërcënimeve” përtej njerëzore.

Pasi vetë Pentagoni pranoi ekzistencën e një programi të tillë dhe pas deklaratës së dy pilotëve, që rrëfyen me detaje kontaktet në 2004 me një objekt të panjohur në qiell, Elizondo flet për CNN.

“Personalisht besoj se ka prova të mjaftueshme për të besuar se nuk jemi vetëm në univers. Kam lexuar në disa raporte për objekte fluturuese me karakteristika dhe manovrime të paimagjinueshme për një shpikje njerëzore, objekte që shpërfillnin gravitetin e Tokës”, thotë ai.

Dy pilotët David Fravor dhe Jim Slaight rrëfyen se në 2004 kanë qenë duke fluturuar mbi brigjet e San Diegos me avionët e tyre “F/A-18F Super Hornets”, që bartnin nga dy raketa prove “CATM-9s”.

Gjithçka po shkonte normalisht deri në momentin kur objektet e çuditshme iu shfaqën para syve, duke qëndruar në ajër, pastaj papritur lëvizen me shpejtësi marramendëse drejt detit, ku ndaluan përsëri e ndenjën pezull, e në fund u zhdukën nga radarët.

Fravor arriti ta shohë njërin prej tyre. “Ishte në ngjyrë të bardhë të shndritshme, rreth 12 metra i gjatë dhe në formë ovale”, kujton ai.

Sipas pilotit, mjeti fluturues hidhej në mënyrë të hallakatur, por nuk lëvizte në një drejtim të caktuar. Flavor ishte përpjekur të afrohej për ta parë më mirë.

“Në fillim, – tregon ai, – objekti bëri të njëjtën gjë e për një çast u duk se po fluturonim drejt njëri-tjetrit. Pastaj, kur unë e ktheva avionin drejt tij, papritur u largua me një shpejtësi të pabesueshme”.

Kolegët e vet nisën ta vinin në lojë, kur mësuan për episodin e rrallë, ndërsa eprorët zgjodhën të mos hetonin më tej mbi ngjarjen. Të shtunën, Departamenti amerikan i Mbrojtjes e pranoi më në fund ekzistencën e programit të tij të fshehtë hetimor të UFO-ve, pasi zyrtarët atje sqaruan se vëmendja tani është spostuar në prioritete të tjera.

Ish-zyrtari i Pentagonit: Alienët kanë vizituar Tokën, ja si rashë në kontakt me to Read More »

Njihuni me femrën që zëvendëson Saimir Tahirin në postin e rëndësishëm

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama duket se e ka gjetur më në fund zëvendësuesen e Saimir Tahirit, të shkarkuar pak kohe me pare nga drejtimi i fondacionit politik, “Qemal Stafa”, njohur ndryshe si Akademia Politike e PS-së.

Do të jetë zv/ministrja e re e Drejtësisë Teuta Vodo drejtoresha e këtij fondacioni.

Vodo po ashtu prej pak kohesh ka zëvendësuar edhe Arta Daden si sekretare për punët e jashtme. Këto tri detyra e kanë berë Vodon të deklaroje se tashme ndjen privilegj, përgjegjësi dhe  falënderime për Kryeministrin dhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Prezantimin e Vodos në krye të fondacionit Qemal Stafa, kryeministri Rama e kreu në një takim me të rinjtë socialistë ku u shpjegoi se pengesë për Reformën në Drejtësi kishte qenë LSI që kishte kërcënuar rrëzimin e qeverisë së tij në mandatin e parë.

Njihuni me femrën që zëvendëson Saimir Tahirin në postin e rëndësishëm Read More »

Nuk i pagoi qiranë prej një viti, pronari merr hak ‘alla shqiptarshe’, ja çfarë i bën si ndëshkim

Ka preferuar ta zgjidhë në një mënyrë ‘origjinale’ konfliktin me qiraxhiun një pronar në Kavajë. Policia bën me dije se janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin S.D vjeç 72, banues në Kavajë

Ky i kishte dhënë me qira prej disa vitesh një objekt të vetin shtetasit B.K, vjeç 33 banues në Kavajë. Por prej një viti, ai nuk i kishte paguar qiranë. Përballë kësaj situate pronari merr hak, duke ia cuar për skrap gjithë sendet.

Njoftimi i plotë

Më datë 28.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin S.D vjeç 72, banues në Kavajë, pasi dyshohet se prej disa vitesh, në lagjen nr. 4, i ka dhënë me qira objektin, shtetasit B.K, vjeç 33 banues në Kavajë, ku pasi nuk i është paguar qiraja prej 1 viti nga qiramarrësi, me vetëgjyqësi, ka dërguar për skrap të gjitha sendet e qiramarrësit. Neni 277 i Kodit Penal.

Nuk i pagoi qiranë prej një viti, pronari merr hak ‘alla shqiptarshe’, ja çfarë i bën si ndëshkim Read More »

Krimi ndryshon kurs nga vrasjet e droga, tek vjedhja e pasurisë

Krimi ne vend duket se ka ndryshuar “kurs” duke kaluar nga vrasjet e droga tek vjedhja e pasurisë, vjedhja e banesave por edhe krimi kundër shëndetit. Instituti i Statistikave publikoi statistikat për krimet në tremujorin e fundit të vitit 2017 ku refletkohen edhe ndryshimet në raport me një vit më parë. Sipas INSTAT tremujorin e katërt 2017 janë evidentuar 10 vrasje me dashje, duke shënuar një ulje me 41,2 %, krahasuar me tremujorin e katër 2016. Në këtë grup bëjnë pjesë të gjitha ato vepra penale kundër jetës të kryera me dashje.

“Në vitin 2017 janë evidentuar 50 vrasje me dashje, me një rënie prej 29,6 %, krahasuar me vitin 2016. Numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë në tremujorin e katërt 2017 është 44, dhe u rrit me 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, për këtë kategori, në vitin 2017 janë evidentuar 183 vepra penale, duke shënuar një rritje me 15,1 %, krahasuar me 2016” vlerëson INSTAT.

Po kështu sipas statistikave në tremujorin e katërt 2017 janë evidentuar 21 krime seksuale, duke shënuar një ulje me 41,7 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016. Në vitin 2017 janë evidentuar 113 krime seksuale, duke shënuar një rënie me 5,8 %, krahasuar me vitin 2016. Numri i veprave penale të evidentuara për krime kundër shëndetit, në tremujorin e katërt 2017, është 35, me një rritje prej 52,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2016. Këtu bëjnë pjesë ato vepra që synojnë t’i shkaktojnë lëndime të rënda trupore një personi.

Rritja më e madhe në gjithë grupet është vënë re tek krimet kundër shëndetit. Në vitin 2017 janë evidentuar 137 krime kundër shëndetit, duke shënuar një rritje me 14,2 %, krahasuar me vitin 2016.

“Në tremujorin e katërt 2017 janë evidentuar 454 vepra penale në fushën e drogës, duke shënuar një rënie me 27,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Ndërkohë në vitin 2017 janë evidentuar 2.120 krime në fushën e drogës, duke shënuar një rënie me 35,2 %, krahasuar me vitin 2016. Në tremujorin e katërt 2017 janë evidentuar 1.432 vjedhje të pasurisë, me një rritje 19,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2017. Në këto vepra bëjnë pjesë të gjitha ato vepra që synojnë përfitimin e pasurisë së tjetrit në mënyrë të padrejtë si vjedhje automjetesh, vjedhje kompanie, lokale tregtie etj. Në vitin 2017 janë evidentuar 5.096 vjedhje të pasurisë, duke shënuar një rënie me 9,6 %, krahasuar me vitin 2016.

Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje banese, në tremujorin e katërt 2017, është 300, duke shënuar një rritje me 15,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vitin 2017 janë evidentuar 1.145 vjedhje banese, duke shënuar një rënie me 5,8 %, krahasuar me 2016” thuhet në raportin e INSATAT.

Krimi ndryshon kurs nga vrasjet e droga, tek vjedhja e pasurisë Read More »

Meta e Kryemadhi po shesin bizneset te kompanitë greke. FBI dhe rreziku i burgut nxit dërgimin e parave në parajsat fiskale

Mbërritja e dosjeve të krimeve dhe abuzimeve për familjen Presidencialo-opozitare në tavolinën e kryeprokurores Arta Marku ka sjellë dhe daljen nga ‘binarët’ të Ilir Metës dhe të Monika Kryemadhit. Të cilët duke ndjerë nga afër afrimin e ditës së burgut kanë vendosur që të jenë në mënyrë konstante në përplasje të fortë me SHBA dhe BE. Pasi nuk ka asnjë ditë pa dy tre “zara” të Ilirit dhe të Monës në media, të cilët sulmojnë me ‘libër shtëpie’ ambasadorët e SHBA dhe të BE në Tiranë, përkatësisht Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Madje dhe ti kërcënojnë, aq sa dhe në raportin e DASH për këtë vit, në pjesën për Shqipërinë për herë të parë që nga viti 1921 është evidentuar zyrtarisht sulmi i opozitës shqiptare ndaj ambasadorit amerikan dhe ambasadorëve në përgjithësi. Pra është përfshirë për herë të parë dhe në raportin e DASH. Ku Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika quajnë fajtorë kryesore për rrugën e tyre drejt burgut pikërisht SHBA-BE dhe ambasadorët e tyre në Shqipëri, Lu dhe Vlahutin.

Të gjitha goditjet janë drejtuar kundrejt kësaj dysheje ambasadorësh më të rëndësishëm në Shqipëri dhe që përfaqësojnë dhe partnerët tanë strategjikë por edhe aleatët më të rëndësishëm në botë. Ndërkohë që dhe përjashtimi i qëndrimit të LSI dhe kryetares së kësaj partie Monika Kryemadhi në protestë nga kronika e “Zërit të Amerikës” që bëri lajmin e protestës së opozitës më 27 janar dhe që quhet organ zyrtar i DASH, ka bindur përfundimisht Metën dhe Monën se SHBA e do këtë dyshe në burg dhe jashtë politikës.

Por dhe fakti që FBI dhe organet ligjzbatuese në Shqipëri po evidentojnë në vend të gjitha pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, duke i krahasuar ato me të ardhurat që kanë marrë gjatë të gjithë viteve dhe bërë diferencën e ka frikësuar shumë familjen Meta-Kryemadhi.

Pikërisht në kushtet kur janë më se të bindur se burgu tashmë është një fakt i kryer për ta, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë vendosur të nxjerrin në shitje të tjera pasuri.

Bëhet fjalë tashmë për biznese, pasi kanë frikë se ata që i kanë formalisht në “pronësi” nuk do të durojnë presionin e prokurorisë dhe mund të tregojnë dhe pronësinë e vërtetë. Por dhe për shkak të humbjeve që mund të shkaktojë vendimi i qeverisë dhe kërcënimi i ministrit Blendi Klosi për bllokimin e kompanive që po shkatërrojnë natyrën e malin e Tomorrit. Një dëm që përllogaritet në 2 miliardë dollarë pasi prish të gjitha kontratat me Greqinë, Rumaninë, Malin e Zi, Kroacinë dhe vetë Shqipërinë.

Në këto kushte Meta dhe Kryemadhi kanë nxjerrë në shitje kompaninë e mermerit që ushtron aktivitetin në Malin e Tomorit dhe në të gjithë këtë perlë turistike duke e shkatërruar tërësisht. Një kompani që është formalisht në pronësi me emrin e Muharrem Berishës, por që tashmë është nxjerrë në shitje. Deri më tani kanë shfaqur interes disa biznesmenë grekë që pretendojnë se me normalizimin e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi, biznesi i tyre do të ketë lehtësira.

Pritet që menjëherë pas shitjes së kësaj kompanie të mermereve paratë që përfituara, Meta dhe Monika t’i dërgojnë në parajsat fiskale dhe që do të jenë në pronësi të tyre por që nuk do të jenë objekt i kontrollit nga ana e FBI dhe organeve ligjzbatuese në Shqipëri. Të njejtën gjë Meta ka vendosur ta bëjë dhe me kompaninë e jahteve dhe disa kompani të tjera që për të janë një angari dhe që mund ti sjellin shqetësime pas hyrjes në burg.

Ky është skenari i Metës dhe Monikës për të shpëtuar pasuritë e paluajtshme por dhe për të lehtësuar sadopak veten nga ndonjë akuzë e mundshme. Që gjithsesi janë të bindur se burgu është i pashmangshëm për të gjitha akuzat që janë në dosjet e krimit, të ardhura nga SHBA e vendet e BE, por dhe organet ligjzbatuese shqiptare, dhe që pritet të hapen një nga një.

Meta e Kryemadhi po shesin bizneset te kompanitë greke. FBI dhe rreziku i burgut nxit dërgimin e parave në parajsat fiskale Read More »