Shkolla Orikum

Ambasada Gjermane në Tiranë jep lajmin e rëndësishëm

Ambasada Gjermane në Tiranë jep lajmin e rëndësishëm: Ndryshim në vlerësimin e riskut prej Institutit Robert Koch për Shqipërinë

“Nisur nga situata epidemiologjike pozitive Shqipëria që prej ditës së nesërme, 9 maj, nuk kategorizohet më si zonë rreziku për Covid-19”, thuhet njoftim.

“Ky zhvillim nuk ndryshon asgjë në kufizimet e hyrjes. Sipas një rekomandimi të BE-së nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen edhe më tej të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërisht i nevojshëm! Udhëtime për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë fillimisht, sikundër deri më tani, të pamundura. Informacione të mëtejshme gjeni në faqen e internetit: ℹ️ https://www.bmi.bund.de/…/coronav…/coronavirus-faqs.html”.

“Për udhëtarët nga Shqipëria ky zhvillim sjell lehtësira vetëm përsa u përket formaliteteve të udhëtimit – duke nisur e shumta prej datës 19 maj nuk janë më të nevojshme regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës. Por për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- ose antigjenesh, jo me herët se 48 orë përpara nisjes).

Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit 👉(https://www.rki.de/…/Neuartiges…/Risikogebiete_neu.html).

/NOA.al

Ambasada Gjermane në Tiranë jep lajmin e rëndësishëm Read More »

Ministria e Arsimit merr vendimin, ja kur do të jepen provimet e lirimit për klasat e 9-ta

Provimet do të nisin në 16 qershor, ku nxëësit do të japin provimin e parë të detyruar në lëndën “Gjuhë Shqipe”.

Në datën 21 qershor do të jetë provimi i dytë në lëndën e “Matematikës”, ndërsa provimi i gjuhës së huaj do të jepet në datën 25 qershor.

Ndërkohë që nxënësit e pakicave kombëtare do të zhvillojnë edhe provimin në lëndën “Gjuhë Amtare” në datën 11 qershor.

Procesi mësimor këtë vit ka hasur shumë vështirësi për shkak të pandemisë, pasi për disa muaj nxënësit kanë zhvilluar mësim vetëm online.

Ministria e Arsimit merr vendimin, ja kur do të jepen provimet e lirimit për klasat e 9-ta Read More »

Maturantët e shkollave të mesme, ulen nesër në banka

Maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë e vendit (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), do mund të ulen në banka që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021.

Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Sipas njoftimit nga ana e shkollave dhe strukturave tona janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID.

“Pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), fillon që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021. Nga ana e shkollave dhe strukturave tona janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID”, thuhet në njoftim./noa.al/

Maturantët e shkollave të mesme, ulen nesër në banka Read More »

Programi i PS-së për arsimin/ Rama: Anglisht që në klasën e parë, më të mirët nuk i ndal askush

Kryeministri Edi Rama në prezantimin zyrtar të programit të PS-së për shkollat dhe universitetin premtoi se do të nisë menjëherë futja e gjuhës angleze që nga klasa e parë, në gjithë shkollat e vendit.

Rama para se të pretendojë një mandat të tretë foli për rritjen e pagave të mësuesve, duke shtuar se ato do të shkojnë deri në 40 për qind më të larta.

Kryeministri gjithashtu u shpreh se ndryshe nga koha kur diplomat jepeshin nëpër magazina, dhe në oborret akademike futeshin të gjithë me mik, sot është ndryshe, por pranoi se nuk situata nuk është shumë premtuese në universitete.

“Askush sot nuk i lëviz dot mësuesit që vendin ta zërë dikush me lekë apo me një mbiemër të njohur, Jam shumë krenar që kur fëmija i një VIP-i nuk e meriton të hyjë në universitet nuk ka shans të hyjë. Apo kur del mbrapa fëmijës së një çobani, nuk ka shans ta parakalojë. Pasi sistemi i hyrjes në Universitet është i pamanipulueshëm”.

Kreu i qeverisë thase më pas fokusimi do të jetë në njohuritë teknologjike dhe dixhitale.

“Gjuha angleze do nisë të mësohet kudo në gjithë shkollat e vendit që në klasën e parë”.

“Është koha që të gjithë të mësohen me gjuhën bazë të komunikimit digjital, qysh sot ne duhet ta pajisim brezin me dijet bazë në të dyja e ta zhdërvjelltësojmë sistemin e ngrirë arsimor në shkenca inxhinieri e matematikë”.

“Bazuar në modelin e parë të ngritur në Tiranë që do zhvillohet më tej te Piramida e diktatorit e kthyer në një epiqendër të Shqipërisë së të ardhmes ne do çelim programin kombëtar 10 vjecar të kodimit për nxënësit e klasave 12-18, e do hapim qendra të specializuara të botës digjitale jo në iphone e ipad por në botën digjitale ku fëmijëve do u prezantohen themelet e saj”.

Qendra e parë është kjo e Tiranës, të tjerat në Shkodër Vlorë, Dibër Korcë Kukës e Berat e hap pas hapi në krejt Shqipërinë.

“Do çelim programin kombëtar për artet e zejet për shkollat e mesme, me kushte e detyra për të usthruar mendjen e duart përmes krijimtarisë në projekte si detyrim që bota e iphone e ipad mos marrë peng mendjen, shqisat e trupin e tyre”.

“Sportet do zënë vend më të rëndësishëm që nga klasa e parë deri në universitet, na duhet një profil i ri i drejtuesit të shkollave”, – tha Rama, i cili nuk kursen as akuzat ndaj opozitës, duke etiketuar Mark Markun dhe Agron Gjenmarkaj, si ‘dy personazhe të njohura për katastrofën arsimore’ në universitete.

Programi i PS-së për arsimin/ Rama: Anglisht që në klasën e parë, më të mirët nuk i ndal askush Read More »

‘Cdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt’

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ndau një urim për të gjithë mësuesit në ditën e tyre, 7 Marsin.

Evis Kushi shprehet se ky është një 7 Mars ndryshe nga herët e tjera, për shkak të pandemisë:

“Sot është 7 Marsi, Festa e Mësuesit. Një 7 Mars ndryshe nga çdo herë tjetër. Një 7 Mars kur çdo nxënës e prind po ndjen sakrificën madhore të mësuesve tanë që do të mbahet mend shumë gjatë”.

Duke uruar gjithashtu që “çdo 7 Mars në të ardhmen të mos i ngjajë këtij të sotmit, por të vijë i mbarë, dhe ne të mund të dhurojmë lule e përqafime me njëri-tjetrin”, ministrja Kushi nënvizon se falënderimet e mirënjohja për mësuesit nuk mbarojnë asnjëherë:

“Të dashur mësues! Falënderimet dhe mirënjohja për ju, asnjëherë nuk mjaftojnë! Sepse çdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt!” – mbyll mesazhin e saj Ministrja Evis Kushi./NOA.al

‘Cdo mësues është një hero! Një hero që të merr për dore, të ndriçon e bëhet udhërrëfyesi yt’ Read More »

Ditën e hënë, në datën 22 shkurt, rihapen shkollat/ Si do funksionoj mësimi sipas klasave

Ditën e hënë, në datën 22 shkurt, rihapen shkollat. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, bëri publik lajmin përmes llogarisë së saj në Facebook.

Konkretisht, nga e hëna të gjithë nxënësit do t’i rikthehen skenarit të mëparshëm. Pra, mësimi në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar, publik dhe jopublik, do të zhvillohet si më poshtë:

– nxënësit e ciklit fillor (klasa 1 – 5) në shkollë;

– maturantët në shkollë;

– dhe nxënësit e klasave 6 – 11 sipas skenarit të kombinuar.

Sipas ministres, shkollat e mesme që ndodhen në zonat me risk të lartë (Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz) do të vazhdojnë “online” deri më datë 26 shkurt 2021, sipas sugjerimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve. /noa.al/

Ditën e hënë, në datën 22 shkurt, rihapen shkollat/ Si do funksionoj mësimi sipas klasave Read More »

Nis mësimi për gjimnazet në vend, ja si do zhvillohet për shkak të temperaturave të ulëta

Shkak janë bërë temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin dhe pamundësia për të respektuar protokollin e masave anticovid që kanë të bëjnë me ajrosjen e ambienteve të mësimit.

Nis mësimi online për gjimnazistët në vend! Temperaturat e ulëta pengojnë zhvillimin e mësimit në shkollaMaturantët në shkolla
I gjithë sistemi parauniversitar nga sot deri të premten kalon online.

Sot sistemi parauniversitar në vend nuk do ta zhvillojë mësimin në klasa, por online. Lajmin e konfirmoi në fundjavë ministrja e Arsimit Evis Kushi, sipas së cilës, ky vendim do të jete në fuqi deri të premten.

Shkak janë bërë temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin dhe pamundësia për të respektuar protokollin e masave anticovid që kanë të bëjnë me ajrosjen e ambienteve të mësimit. Ministrja siguroi familjet e nxënësve që po merren të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Nis mësimi për gjimnazet në vend, ja si do zhvillohet për shkak të temperaturave të ulëta Read More »

Vendim i papritur, cfarë ndodh me shkollat nga e hëna

Nga dita e hënë asnjë institucion shkollor nuk do të hapet dhe mësimi do të zhvillohet online.

Vendimin e njoftoi para pak minutash ministria e Arsimit.

Sipas parashikimeve të IGJEUM, në vendin tonë pritet një rënie shumë e theksuar e temperaturave dhe reshje të dendura dëbore në pjesën më të madhe të territorit.

Për këtë arsye, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë vendosi të kalojë të gjitha institucionet tona të arsimit parauniversitar në skenarin e tretë të mësimit online për javën e ardhshme, nga data 15 deri në 19 shkurt 2021./noa.al

Vendim i papritur, cfarë ndodh me shkollat nga e hëna Read More »