Dukati

Ja ku ndodhet këtë fundjavë Ambasadorja amerikane (foto)

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, është e dashuruar me vendin tonë.

Ajo u shpreh ditën e djeshme nga Lezha, se natyra shqiptare është një thesar për botën.

Në fundjavë gjithmonë përzgjedh destinacione të reja, ndërsa deri më tani ka vizituar Beratin, Vlorën, Sarandën dhe Krujën.

Ndërsa këtë të shtunë ajo ka zgjedhur të na përshëndesë nga Maja e Gramtitit.

E qeshur, ajo ka ndarë disa foto në rrjetet sociale, nga kjo mrekulli shqiptare./dritare

Ja ku ndodhet këtë fundjavë Ambasadorja amerikane (foto) Read More »

Meta: Listat e hapura 100% e vetmja rrugë, sovraniteti i përket popullit

Presidenti i vendit, Ilir Meta shkruan në rrjetet e tij sociale se hapja e listave 100% është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit në vend.
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta mbështet propozimin e opozitës së bashkuar për hapjen e listave për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Meta shkruan në rrjetet e tij sociale se hapja e listave 100% është e vetmja rrugë për rikthimin e parlamentarizmit në vend. Në postimin e tij, Meta shkruan se ka ardhur koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë.

“Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend. Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë. Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës. Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë! SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!”, shkruan presidenti.

Meta: Listat e hapura 100% e vetmja rrugë, sovraniteti i përket popullit Read More »

Llogoraja, peizazhi mahnitës që të ofron malin dhe detin!

Parku Kombëtar i Llogorasë, rreth 40 km në juglindje të Vlorës është një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.

Kryeministri Edi Rama uroi sot mirëmëngjes me pamje nga Llogoraja duke ftuar turistët vendas e të huaj ta vizitojnë në fundjavë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Llogoraja që të kujtojnë çfarë magjish ruan ky vend, Shqipëria, me malin dhe detin aty pranë, diellin dhe flladin, ju uroj një të premte të mbarë para një fundjave mbrëmjesh me muzikën e natyrës në bregdet”, – thekson Rama.

Llogoraja ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet. Ky është një vend klimatik, sepse këtu përzihen të dyja klimat, malore dhe detare e freskët. Për tifozët sportivë ky park ofron mundësi akomodimi në hotele luksi.

Mjedisi pyjor në Llogora, shtrihet në një sipërfaqe prej 1500 hektarësh, por vetëm 1080 prej tye janë përfshirë në territorin e Parkut Kombëtar, që mbrohet me ligj të veçantë. Mes pemëve, dominojnë pisha e zezë dhe bredhi./atsh

blob:https://www.facebook.com/4b5b24cf-831f-4ed1-a692-2af1e80aec8f

Llogoraja, peizazhi mahnitës që të ofron malin dhe detin! Read More »

Çabej u ndoq për 28 vjet nga Sigurimi i Shtetit/ AIDSSH publikon dosjen për herë të parë

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar për herë të parë dosjen e Profesor Eqrem Çabej i cili u ndoq për 28 vjet nga Sigurimi i Shtetit, deri ditën që mbylli sytë.

AIDSSH në kuadër të kurimit të së shkuarës nga regjimi komunist vazhdojnë të publikojë dosjet e Sigurimit të Shteti të figurave të larta të politikës, shkencës, letërsisë dhe artit për të hedhur dritë mbi të vërtetën e regjimit.

“Për shkak të formimit dhe jetës më shumë se 30-vjeçare mes Europës e Shqipërisë, Çabej pozicionohej natyrshëm tek elita e vjetër, pa parti, e shkolluar jashtë, që vinte nga familjet e mëdha dhe që nuk mund të pranonte një regjim që më së pari, u merrte lirinë”, shprehet AIDSSH.

Po ashtu, AIDSSH shton se “të gjitha këto u bënë shkak që ai të cilësohej që në fillim prej regjimit, si element i rrezikshëm, me probleme ideologjike e politike. Dosja formulare nr. 2383 e Eqrem Çabejt, që tregon përndjekjen ndaj tij nga viti 1952 deri më 1980, u arkivua disa muaj pas vdekjes, në janar të 1981, me vlerë historike”./atsh

Çabej u ndoq për 28 vjet nga Sigurimi i Shtetit/ AIDSSH publikon dosjen për herë të parë Read More »

Thirrja e mjekes së Sanatoriumit: Vendosni maskën për të mbrojtur jetët tuaja dhe tonat

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë mesazhin mjekes së spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, Dr. Loreta Bica, e cila bën thirrje të vendoset maska.

“Jo rrallë dëgjoj të pyetet: E vërtetë? Në pak ditë shoh një spital të mbushet frikshëm me të sëmurë në gjendje të rëndë! Shoh mjekë, infermierë, sanitare që luftojnë për të lehtësuar dhe për të shpëtuar sa më shumë jetë. Duket sikur e kanë harruar rrezikun e madh që i kërcënon në luftën me Covid-in. Me të vërtetë e frikshme. Por COVID-9 është armik shumë i dobët, nëse e luftojmë të gjithë bashkë! Ju lutemi mbroni jetët tuaja dhe jetët tona, thjeshtë duke vendosur maskën. Së bashku mund dhe do t’ia dalim”, apelon mjekja Loreta Bica./atsh

Thirrja e mjekes së Sanatoriumit: Vendosni maskën për të mbrojtur jetët tuaja dhe tonat Read More »

Presidenti Meta bën thirrjen e fortë!

Kreu i shtetit, Ilir Meta reagoi pas një raportit të OKB-së, që parashikon se nga Shqipëria do largohen edhe 615 mijë njerëz të tjerë.

Reagimi i Metës:

Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani! Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane! Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës! Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë

Presidenti Meta bën thirrjen e fortë! Read More »

A do të krijojë një parti të re? Ja përgjigja që jep Rudina Hajdari

Në lidhje me krijimin e një partie të re, Hajdari la të kuptohet se do të jetë pjesë e një partie në zgjedhjet e 2021 por pa treguar nëse do jetë një parti të re që do krijojë ajo apo grupi i saj parlamentar.

Ajo tha se në shtator mund të zbulojë diçka më shumë, por tani është e fokusuar në miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Di të them që në zgjedhjet e ardhshme do të jem në një liste dhe shpresoj që të jetë e hapur 100 % dhe me njerëz që janë vlejë dhe emrat e tyre do peshojnë dhe s’do kenë frikë nga populli shqiptar dhe të përfaqësojnë njerëzit me dinjitet dhe tu japin llogari për premtimet e tyre.

Do të jetë një fushatë e jashtëzakonshme dhe do mundohemi se gjatë kësaj periudhë që do e zbulojmë së bashku duhet fillimisht të mbyllin kodin zgjedhor dhe ndryshimet kushtetuese dhe në shator do zbuloj diçka më shumë”, tha Hajdari.

A do të krijojë një parti të re? Ja përgjigja që jep Rudina Hajdari Read More »

‘Dukati ka djem gjërpënjë’ – Vargje nga Servet Xhelili

Nga Servet Xhelili

DUKATI KA DJEM GJERPENJE

I jeni turrur ju,fshatit tim,
Si qeni,gjahut kur i qepet,
Per ta shqyer me terbim,
Ju te kollarisurit,o fare e keqe.

Ju horra te piste te politikes,
Qe s’ka ndergjegje qe ju vret,
Ju qe me nje te rene te thikes,
Si torte e ndat Shqiperin e shkret.

Jeni mesuar te gllaberoni,
Prona,pasuri,para dhe toka,
Edhe ne Dukat po provoni.
Pa e ditur se do lini kockat

Nga e tuajemave me origjine,
Dhe turri per prona ne Dukat,
Kush u ka lene,te ne pasurine,
Joteme more horr apo ytat.

Po çi kujtoni ju more,dukatast e mi,
Brekneperkembe dhe te pa zot,
Tu merrni atyre,toka e pasuri,
Thoni se vertet ju do mundni dot?

Degjoni mire dhe mos beni grenje,
Dhe me presh ne b.. mos fluturoni,
Se djemte e Dukatit,jane gjerpenje,
Qe ju bejne dhe emrin te harroni.

Larg nga Dukati ato duar te pista,
Larg prej tij me ato bemat e zeza,
Ju gjembaçer mos u matni me lisa,
Se ata lisa i kane rrenjet e thella.

Harrojini ju paudhesite ne Dukat,
Orekset tuaja si te qenet ne kerme,
Kujdes me mend ti mbani larte,
Sepse posht bythes i paskeni vene.

Dukati eshte yni,dhe per te dukat,
Nuk eshte shkretetire,as tok pa zot,
Nuk eshte as torte,per qente atje lart,
Qe ta ndajne dhe copetojne ca idiot.

Kujdes se tamaja do ju marre ne qafe,
Do shkoni per lesh,e si qeni ne vesht,
Ju nuk keni shance,dhe as behet llaf,
Se çdo centimeter toke,e jona eshte.

Prandaj mblidhni mend e hiqi,
Edhe mos na behi peshqesh,
Dukati nuk eshte si tule mishi,
Por nje kocke qe te ngecet keq.

SERVET XHELILI

‘Dukati ka djem gjërpënjë’ – Vargje nga Servet Xhelili Read More »