Dukati

Zbulohet amaneti që la Enveri para se të ndërronte jetë

Djali i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha ka rrëfyer amanetin e fundit që i dha babai i tij 9 ditë para se të vdiste.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama”, Sokol Hoxha, burri i Lilianës tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i të atit.

Sokol Hoxha thotë: Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur, madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur”.

Po ashtu, Sokoli thotë se Enveri kishte pikë të dobët nusen e tij, Lilianën dhe kjo gjë kishte shkaktuar shqetësim në familjen Hoxha.

Ai thotë: Vërtet e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerë sonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë”.

Sokoli tregon amanetin qe i la Enveri 9 ditë para se te vdiste.

Sokoli thotë: Tetë apo 9 ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe sidomos të ruaja Lilianën. Ma ka thënë troç: “Ruajuni dhe sidomos ruaj Lilianën”.

Pyetur se “ǒdo të thoshte me ruajunin”?, ai pergjigjet: Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës, kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh.

Me këtë donte të na bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e lidhur me Ramiz Alinë”.

Zbulohet amaneti që la Enveri para se të ndërronte jetë Read More »

Rudina Hajdari ka një mesazh për të gjithë

Deputetja Rudina Hajdari ka dashur që të japë një mesazh sensibilizues, në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet me të bijën, me masëk në fytyrë.

Nëpërmjet saj, bën apel që të tregohet kujdes, për të mos përhapur më tej virusin.

“Kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin. Mendjet dhe zemrat tona janë me çdo person të prekur me COVID-19 që po kalon kohë të vështirë, dhe me familjarët që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur”, shkruan Hajdari. /noa.al

Rudina Hajdari ka një mesazh për të gjithë Read More »

Sherr në Radhimë/At e bir përfundojnë në pr anga

Babë e bir nga Tirana janë përfshirë në një sherr në Radhimë.

Policia thotë se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa djali i ka thyer të atit edhe xhamat e makinës. Policia e Vlorës ka ndërhyrë duke i arrestuar të dy.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë.
Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në Radhimë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56 vjeçar, për motive të dobëta./lajmifundit

Sherr në Radhimë/At e bir përfundojnë në pr anga Read More »

Cilat ishin këshillat e Enverit në vitet e fundit të jetës/ ‘Gju më gju me popullin’ (foto)

Enver Hoxha, momenti kur ulej “gju më gju” me popullin.

Kjo foto e rrallë e ish-diktatorit besohet se është realizuar gjatë viteve të fundit të jetës së tij.

Ai është rrethuar nga qindra njerëz të një fshati, që besohet të jetë Pogradeci, ku kalonte shpesh pushimet.

Pranë tij ndodhet Nexhmija e ulur, kurse Enver Hoxha në këmbë duket se udhëzon klasën punëtore për sukseset e arritura dhe vigjilencën, që duhet të tregohet vazhdimisht prej tyre.

Enver Hoxha thoshte se armiqtë, që ishin të shumtë, na kanë zili dhe gjithmonë kërkojnë të përfitojë nga një dobësi e jona.

Enver Hoxha, përmes propogandës që instaloi regjimi i tij, ia doli të qeveriste vendin për gati 40 vjet, duke mbetur udhëheqësi më jetëgjatë në tërë historinë e Shqipërisë.

/NOA.al

Cilat ishin këshillat e Enverit në vitet e fundit të jetës/ ‘Gju më gju me popullin’ (foto) Read More »

110 kosheret e bletëve të Vasilit në Dukat që janë kthyer në stacion turistik

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli vizitoi sot Vasilin, një bletar nga Dukati i cili kujdeset për 110 kosheret e bletëve dhe është mbështetur me fonde nga qeveria për të vijuar me sipërmarrjen e tij.

Leli thotë se 110 kosheret e tij janë kthyer në një stacion turisitik, jo vetëm sepse udhëtarët blejnë mjaltë, por edhe sepse ai të tregon kuriozitete të jetës së bletëve.

‘Është një ndalesë interesante sepse shohim nga afër procesin e mbledhjes së mjaltit që bëhet gjatë këtyre ditëve. Për Vasilin, ky ka qenë një nga vitet më të mira të prodhimit dhe me mbështetjen tonë uroj që të gjitha vitet të jenë kështu”, thotë kryetari i bashkisë.

Leli theksoi se programet e qeverisë janë në favor të ngritjes së bizneseve dhe kryesisht në favor të bujqësisë dhe fermerëve, si një shtysë për të punësuar më shumë njerëz për të rritur kapacitetet. “Jam shumë i surprizuar nga mënyra sesi ti punon dhe mund të them që kjo është një eksperiencë fantastike. Njerëzit që merren me bletët janë njerëz me pasione të veçanta”, u shpreh Leli.

Nga ana e tij, Vasili vlerësoi mbështetjen me grante që i është bërë për të vazhduar me punën e tij teksa tha se këtë punë nuk do ta linte as për një punë tjetër që mund t’i siguronte më shumë të ardhura.

“Unë mund të gjej një vend pune me më shumë të ardhura, por dua të merrem me bletët. Unë mund të rri pa bukë edhe bletët nuk i lëshoj”, u shpreh ndër të tjera Vasili./atsh

110 kosheret e bletëve të Vasilit në Dukat që janë kthyer në stacion turistik Read More »

Lajm i mirë për Dukatin/ Ja projekti që përfundon brenda 2 muajsh dhe do të përmirësoj jetën e komunitetit

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli monitoroi ecurinë e punimeve në projektin që garanton furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, në gjithë Dukatin e Ri.

Leli tha se “projekti i financuar nga Banka Gjermane, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia e Vlorës, do të përfundonte në shtator, por ndalesa që i bëri COVID-19 projekteve të çdo lloji, pengoi rrjedhën normale të punimeve”.

“Aktualisht, specialistët më shpjeguan se jemi në fazën e testimit të linjave të reja ndërsa projekti do të jetë i përfunduar brenda dy muajsh”, tha Leli.

Sipas tij, “punë të këtyre përmasave, që përmirësojnë jetën e një komuniteti të gjerë, do të ketë në vazhdimësi”.

Deri tani janë realizuar rreth 34.5 km linjë./atsh

Lajm i mirë për Dukatin/ Ja projekti që përfundon brenda 2 muajsh dhe do të përmirësoj jetën e komunitetit Read More »

Vlorë/ I zuri stuhia në det, 3 të rinjtë me gomone shpëtohen nga rojet bregdetare

Moti i keq me stuhi e rrebeshe shiu ka përfshirë sot bregdetin shqiptar, duke rrezikuar jo pak jetën e turistëve.

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Himarë, ku një familje e fundos me varkën e peshkimit dhe për pasojë humbi jetën tragjikisht gruaja, një tjetër tragjedi është shmangur.

Mësohet se tre të rinj kanë hyrë me gomone në Plazhin e Vlorës, por i ka zënë stuhia në det. Fatmirësisht, të rinjtë janë pikasur nga rojet bregdetare, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë, duke iu shpëtuar jetën.

Vlorë/ I zuri stuhia në det, 3 të rinjtë me gomone shpëtohen nga rojet bregdetare Read More »

Reagon ashpër Skënder Brataj: Populli im mos lejo sharlatanët të venë në rrezik jetën tënde, vendos maskën…

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reaguar ashpër sot ndaj një lajmi që sipas tij i referohet një avokati, i cili thotë se infektimi me Covid-19 ka qenë një mashtrim me urdhër të Ramës.

“Avokati i njohur hedh akuzat e rënda, zbulon mashtrimin e madh me koronavirusin në Shqipëri: Ja kush e urdhëroi Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid-19”. Ku e zbulove? Ku i ke dëshmitë, ku i ke provat? Ku e ka llogjikën? Po ty kush të urdhëron të mashtrosh, kush ta jep të drejtën të përmendësh emrin tim?”, shprehet i revoltuar Skënder Brataj.

Brataj sqaron se edhe cilët janë interesat e këtyre personave që sipas tij bëjnë lajme të tilla, ndërsa shton se janë sharlatanë dhe nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë fjalën edukatë. “Ne nuk duhet të kemi aq frikë nga gripi i stinës, duhet të kemi frikë nga VIRUSET SI JU! Unë jam mjek dhe nuk ma nxë goja të them e provovofsh Covidin!”, i është përgjigjur ndër të tjera Brataj avokatit në fjalë.

Reagimi i plotë i Skënder Brataj:

STOP SHARLATANËVE, STOP MASHTRUESVE PARA SE TË JETË VONË! JETA ËSHTË MË E SHTRENJTË SE ÇDO PËRFITIM TJETËR! Çfarë gjeta sot në media!!

“Avokati i njohur hedh akuzat e rënda, zbulon mashtrimin e madh me koronavirusin në Shqipëri: Ja kush e urdhëroi Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid-19”. Ku e zbulove? Ku i ke dëshmitë, ku i ke provat? Ku e ka llogjikën? Po ty kush të urdhëron të mashtrosh, kush ta jep të drejtën të përmendësh emrin tim?

Jam i indinjuar, jam i ofenduar, jam i lënduar, jam i lodhur, jam i skandalizuar se si në vitin 2020 çdo sharlatan mund të shkruaj dhe të mashtroj, çdo pseudoprofesionist t’i tregoj vendin profesionistit, çdo përfitues mund të përdori emrin e kujtdo vetëm për pëlqime netëoku?

Shqipëria ka spitale psikiatrike të mjaftueshme për sharlatanët e të gjitha llojeve, këta njerëz të vegjël që pasi kërkojnë popullaritet drejtohen drejt partive të vjetra dhe të reja, drejt listave për pushtet sa herë që flitet apo afrohen zgjedhjet. Njerëz që nq C.V e tyre në të cilat nuk mbarojnë konsulencat me shtetin shqipëtar, anëtar bordesh për përfitime ekonomike-financiare! Njerëz që njohin lojrat e të gjitha llojeve, të pushtetit, të përfitimit, të futjes në çdo skut të përfitimit.

Intelektual dhe popull shqipëtar ka ardhur koha të ndahet e vërteta nga mashtrimi, profesionisti nga gjithollogu, të ndahen të shkolluarit nga diplomat e blera që e kanë masakruar këtë vend. Njerëz që mbjellin mosbesim, konfuzion me qëllim, me arrogancë dhe ulërima, njerëz që përdorin çdo fjalor të ndyrë, njerëz që nuk di nëse e kanë dëgjuar ndonjëher fjalën EDUKATË!

Sot në media në titullin e sipërpërmendur të shkruhej se:

“Rama ka caktuar Skënder Bratajn që bënte sikur ishte me Covid, por si kokrra e mollës. Ky tha se duhet të kemi frikë gripin e stinës”. Po e thashë se gripi i stinës do ti bashkohet SarsCov2 dhe e rrezikon më shumë jetën tuaj! Por ajo që dua tju them JU është se keni të drejtë! Ne nuk duhet të kemi aq frikë nga gripi i stinës, duhet të kemi frikë nga VIRUSET SI JU! Unë jam mjek dhe nuk ma nxë goja të them e provovofsh Covidin!

Ju them se është shumë e thjeshtë, pyet 172 famijle që kanë humbur të dashurit e tyre nga kjo sëmundje, pyet 3031 veta që për fatin e mirë janë shëruar, pyet 2417 persona aktiv të infektuar, pyet 122 që janë të shtruar në spital, pyet 23 pacient në terapi intensive, pyet 7 pacient(më fal, nuk i pyet dot) se janë të intubuar që po luftojnë me vdekjen. Nuk të njoh personalisht dhe nuk dua tju njoh! Ju zotëri që nuk më njihni, nuk besoj se jemi takuar ndonjëher, ku e dini që më ka caktuar Rama? Pse mendoni që unë nuk u sëmura? Pse nuk kënaqeni që u shërova? Çfarë prisnit, të vdisja dhe të kënaqeshit?

Besoj se puna, mjekësia dhe zoti më shpërblyen, ato më shpëtuan, unë u shërova, ato mendojnë se mund tju nevojitem edhe juve në të ardhmen! Këtu nuk diskutohet vetëm jeta ime, këtu diskutohet jeta e shqipëtarëve. Unë të uroj të mos e provosh. Por unë të kërkoj të mos luash me shëndetin e shqipëtarëve, të mos mashtrosh, unë të kërkoj të heshtësh, ti nuk je mjek, ti nuk e di për çfarë po flet.

Kjo është detyrë e armatës së mjekëve dhe infermierëve, kjo është detyrë e personelit mbështetës, kjo është detyrë e shëndetësisë që e dinë shumë mirë për çfarë flasin! Këta njerëz që shkojnë çdo ditë në punë nuk e dinë a do të kthehen të pa infektuar në familje. Ti avokat, ti gjithollog, ti keqdashës, ti shoqëri INCIVILE, mjaft me llogjet tuaja bajate, mjaft me mashtrime, mjaft me emrat tanë se nuk kemi kohë të merremi me ju.

Duam të shpëtojmë jetë njerzish, duam të ruajmë shëndetin e shqipëtarëve. Ju institucione shtetërore ju lutem, ndalojini këta njerëz që po luajnë me jetët tona, ju media nëse keni përgjegjësi pozicionohuni kundër këtyre viruseve të pa zhdukshëm! Ti populli im, ruaj shëndetin tënd dhe të familjes, ruaj shëndetin e shqipëtarëve, ndaloji këta përfitues të pa mëshirshëm. Kush luan me shëndetin nuk ka kufij njerëzor, nuk ka humanizëm! Si mund të lihen të lirë?

Ti populli im të lutem: Vendos maskën në ambientet e mbyllura. Ruaj distancën. Zbato rregullat e higjenës. Mos lejo sharlatanët të venë në rrezik jetën tënde! Dr.Skender Brataj

/NOA.al

Reagon ashpër Skënder Brataj: Populli im mos lejo sharlatanët të venë në rrezik jetën tënde, vendos maskën… Read More »