Dukati

Edi dhe Olsi Rama mesazh të afërmve dhe miqve!

Pak pas ndarjes nga jeta te nenes se tyre, Aneta Rames, kryeministri dhe vellai i tij, Olsi, u jane drejtuar me nje mesazh gjithe miqve, te afermve dhe familjareve.

Duke i falenderuar per mesazhet e pafundme qe u mberrijne, ata kerkojne mirekuptim prej te gjitheve “për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit”.

Mesazhi i Edi dhe Olsi Rames

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

Edi dhe Olsi Rama

Edi dhe Olsi Rama mesazh të afërmve dhe miqve! Read More »

Ja sa raste konfirmohen me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 3 viktima, me sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa janë konfirmuar pozitiv me COVID, 79 raste.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me Covid19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton të përdorni maskën kudo në ambientet e mbyllura dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.
Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 500 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 79 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 56 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, nga 3 raste Fier, Lushnje, nga 1 rast në Elbasan, Kavajë, Vlorë, Kamëz, Divjakë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2952, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave: Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër; Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienën personale dhe kolektive.

Nëse keni shenja të sëmundjes izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19”, njofton ministria e Shëndetësisë.

Ja sa raste konfirmohen me COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri Read More »

Veliaj mesazh kryeministrit Rama: Do ta mund këtë flamë e do ju ribashkohem edhe më i fortë!

Ndonëse i prekur nga COVID-19, kryebashkiaku Erion Veliaj, i ka përcjellë mbrëmjen e sotme një mesazh falënderues kryeministrit Rama, edhe në shenjë mirënjohjeje.

“Mirënjohje nga zemra për gjithë mbështetjen tuaj në këtë vit të parë të mandatit të dytë.Nuk ka qenë aspak vit i lehtë me dy tërmete dhe pandeminë, që vijon të na ngërthejë ende sot, por Tirana nuk e ka ndalur për asnjë çast transformimin e saj falë jush. E për këtë jam çdo ditë krenar!”, ka shruar në mesazhin e tij Veliaj.

“Do të vijojmë të punojmë për qytetin e ëndrrave, me po të njëjtën dashuri si ditën e parë. Do ta mund këtë flamë e do ju ribashkohem edhe më i fortë! Bashkë!”, shkruan Veliaj.

Prej tre ditësh kryebashkiaku i Tiranës është i izoluar në banesë, pasi rezultoi pozitiv me COVID-19.

Veliaj mesazh kryeministrit Rama: Do ta mund këtë flamë e do ju ribashkohem edhe më i fortë! Read More »

Anita në krahët e Ramush Haradinajt: ‘Dashuria edhe nuk të lë me prekë në tokë’

Anita Haradinaj publikon fotografi romantike me Ramushin nga pushimet: Dashuria edhe nuk të lë me prekë në tokë.

Çifti i njohur, Ramush Haradinaj dhe Anita Muçaj-Haradinaj, janë duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në bregdetin shqiptar.

Ata po kalojnë kohë të mirë pranë njëri-tjetrit në këto ditë të nxehta, larg aktiviteteve të përditshme.

Disa nga momentet e këndshme që po i kalojnë së bashku, dyshja nuk kanë hezituar që t’i ndajnë edhe me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Ka qenë moderatorja e lajmeve në RTK, ajo e cila ka publikuar së fundmi një fotografi romantike me bashkëshortin e saj në InstaStory.

Ajo dukej e lumtur teksa mbahej në krah nga Ramushi dhe i dhuron atij një puthje të zjarrtë.

“Dashuria edhe nuk të lë me prekë në tokë”, shkroi Anita në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Çifti janë prindër të tre fëmijëve dhe janë komentuar shpesh në media për jetën që bëjnë.

Anita në krahët e Ramush Haradinajt: ‘Dashuria edhe nuk të lë me prekë në tokë’ Read More »

Kush janë 10 opozitarët e rinj që s’dhanë votën për hapjen e listave

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pak më parë ndryshimet kushtetuese, për hapjen e listave dhe unifikimin e kandidatëve në listat e koalicioneve zgjedhore.

106 vota PRO, 10 kundër, ndërsa 6 kanë munguar në seancë. Gjithsej në votim kanë marrë pjesë 116 deputetë. Ajo që bie në sy nga votimi është se asnjë socialist nuk ka votuar kundër këtyre ndryshimeve.

Kështu, kanë votuar kundër opozitarët e rinj:

-Adriatik Alimadhi, kundër;

-Fatjona Dhimitri, kundër

Gjetan Gjetani, kundër

-Kujtim Gjuzi, kundër

-Elda Hoti, kundër

-Lefter Maliqi, kundër

-Erion Piciri, kundër

-Artur Roshi, kundër

-Zef Shtjefni, kundër

-Suzana Topi, kundër

Ndërkohë, s’kanë marrë pjesë në seancë për shkak të Covid-19 deputetët Ralf Gjoni, Elio Hysko dhe Enver Roshi, ndërsa kanë munguar për arsyet e tyre:

-Alma Borova, mungon

-Eneda Papllani, mungon

-Ligoraq karamelo, mungon.

Votimi i sotëm i hap rrugë hapjes së pjesshme të listave dhe një formule të re për koalicionet që do duhet të dalin në zgjedhjet e 2021-shit me një listë unike kandidatësh për deputetë. Që do të thotë se nëse PD e LSI bashkë me partitë e tjera do bëjnë koalicion bashkë, do të duhet të dalin me një listë të përbashkët emrash kandidatësh.

Kush janë 10 opozitarët e rinj që s’dhanë votën për hapjen e listave Read More »

Rama përkujton Luan Hajdaragën: Njeri i ditur, burrë i paqtë mbronte qëndrimet e PS-së pa kërkuar në këmbim kurrgjësend

Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot në rubrikën homazh, ish-ministrin e Mbrojtjes, Luan Hajdaraga.

“Luan Hajdaraga shte babaxhan. Njeri i ditur, burrë i paqtë me humor dhe i tavolinës, Lakja lehtësonte edhe situatat më të ndera në tryezë, kur brenda familjes sonë politike kishte sherre nga ato të mëdhatë fare, të kohës kur ambiciet e protagonizmat individuale, kishin shpërthyer si breshër mbi kokën e Partisë Socialiste”, – shprehet Rama.

Kreu i qeverisë tregon se “çdo të mërkurë kur mblidhej qeveria, Lakja dhe unë ishim rregullisht disa minuta para orarit në vendet përkatëse, e në pritje të fillimit të mbledhjes, si zakonisht me vonesë të konsiderueshme, këmbenim biseda nga më të ndryshmet. Ai ishte ministër i mbrojtjes në atë kohë dhe në atë karrige e zuri edhe lufta e Kosovës, të cilën e përjetoi me një ndjenjë përgjegjësie aq të madhe sa shpesh përhumbej fare, e i thosha me të qeshur, “Lërja Natos mor burrë t’i drejtojë bombardimet, mos i bëj të gjitha vetë!””.

Aq i mirë ishte Lakja me të gjithë, vijon Kryeministri, sa të gjithë e thërrisnim emrin e tij në bisedat që nuk ecnin kollaj për shkak të marrëdhënieve të acaruara, qoftë me Fatosin dikur e qoftë me Ilirin më pas, e automatikisht vinte buzëqeshja e nisnin historitë e të ngrënave heroike dhe batutave epike të Luan Hajdaragës.

“Nuk di ndonjë rast që Lakja t’ia ketë prishur dikujt a të jetë prishur me dikë, deri ditën që u nda nga jeta si sot një vit më parë. Edhe në largimin e tij nga rangjet e larta të partisë ai ishte si pakkush i pahatërmbetur, më shkruante hera – herës opinionet e tij, me dashamirësi të madhe e sens politik të qartë. Nuk ia përtonte asnjëherë as intervistave e debateve televizive kur e ftonin të merrte pjesë dhe ashtu babaxhan, mbronte qëndrimet tona pa kërkuar kurrë në këmbim kurrgjësend”, – thekson Rama.

Më tej Kryeministri tregon se “e takova në spital kur sëmundja kishte nisur ta vinte poshtë dhe ashtu i penguar në frymëmarrje, më tha mos ki merak, deri në fund me vete më ke”.

“Nuk takoheshim shpesh, por kur më shkon mendja tek Luani edhe sot e gjithë ditën që ai s’është më, më vjen të buzëqesh nga mendimi se edhe në atë botë ai me siguri ia kalon mirë edhe me ëngjëjt edhe me djajtë”, – përfundon Rama/atsh

Rama përkujton Luan Hajdaragën: Njeri i ditur, burrë i paqtë mbronte qëndrimet e PS-së pa kërkuar në këmbim kurrgjësend Read More »

Ndryshime në kabinetin qeveritar, largohen 3 zëvendës ministre/ Me kë do zëvendësohen?

Tre zëvendës ministre janë larguar nga detyra gjatë ditës së sotme.

Lëvizje ka pasur në Ministrinë e Infrakturës dhe Energjisë ku është larguar Dorina Cinaari dhe në Ministrisë e Brendshme pasi u largua Rovena Voda.

Gjatë ditës së sotme, ka konfirmuar largimin dhe zëvendësministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka, e cila ka thënë se është larguar për arsye personale.

Ndërprerja e detyrës nga Caka mësohet të ketë qenë për motive të forta personale, të cilat pamundësuan vijimin e kësaj detyre. Është ende e paqartë se me kë do të zëvendësohen këto zëvendës ministre që u larguan nga detyra.

Ndryshime në kabinetin qeveritar, largohen 3 zëvendës ministre/ Me kë do zëvendësohen? Read More »

Shifra të larta të rasteve të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë një 68-vjeçare nga Shijaku dhe një 60-vjeçare nga Tirana, si dhe janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Ndërkohë, në dy spitalet Covid aktualisht po trajtohen 127 pacientë.

Deklarata:

Ministria e Shëndetësisë ju informon mbi situatën epidemiologjike në vendin tonë, duke ju drejtuar që në fillim të këtij komunikimi çdo qytetari me thirrjen për të vendosur detyrimisht maskën në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancën në çdo ambient dhe për rëndësinë e higjienës vetjake dhe kolektive për frenimin e përhapjes së Covid9.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid1, një 68 vjeçare nga Shijaku me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ka humbur jetën në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi, një 60 vjeçare nga Tirana, pa sëmundje të tjera.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 17 janë në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 52 raste në Tiranë, 12 në Krujë, 7 në Kukës, 6 në Fier, 5 në Mirditë, 4 në Tropojë, nga 3 raste në Vlorë, Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Elbasan, Tepelenë, Memaliaj, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Lezhë, Has, Berat, Pogradec, Prrenjas,

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2830, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, bareve, restoranteve institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nëse keni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacion rreth Covid19 apo këshillim psikologjik.

COVID-19 – Statistika (29 Korrik 2020)

Testime totale 40192

Raste pozitive 5105

Raste të shëruara 2830

Raste Aktive 2125

Humbje jete 150 (Qarku Tiranë 80, Shkodër 23, Durrës 20, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1146

Durrës 255

Shkodër 202

Vlorë 105

Lezhë 83

Fier 76

Korçë 69

Kukës 60

Elbasan 49

Berat 30

Gjirokastër 29

Dibër 21

Shifra të larta të rasteve të reja me Covid-19 Read More »