Dukati

Vjen reagimi nga qeveria shqiptare për zgjerimin e kufijëve detar të Greqisë me 12 milje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, tha të mërkurën në një reagim të saj për Zërin e Amerikës, se zgjerimi i kufirit detar të Greqisë nuk ka të bëjë me kufirin ujor shqiptaro-grek.

Reagimi i autoriteteve shqiptare pasoi deklaratën e bërë të mërkurën në parlament nga Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis se qeveria e tij do të paraqesë një projektligj, për të shtyrë kufirin perëndimor të ujërave territorialë në Detin Jon nga 6 në 12 milje detare. Zoti Mitsotakis po ashtu deklaroi se Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias kishte vënë në dijeni edhe homologët e tij italian dhe shqiptar.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë iu përgjigj interesimit të “Zërit të Amerikës” për këtë temë, duke thënë se “lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjërësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982”.

Ministria e Jashtme shprehet se “Shqipëria dhe Greqia, si shtete fqinje që ndajnë zona detare, janë tashmë të angazhuara për arritjen e një marrëveshje të re në frymën e mirëkuptimit dhe interesit reciprok, bazuar në parimet dhe normat e së drejtës së detit, praktikën ndërkombëtare, si dhe duke respektuar dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Në reagimin e saj për VOA, Ministria e Jashtme shton se “Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS”.

Shqipëria dhe Greqia po diskutojnë gjatë vitet e fundit mbi përcaktimin e kufijve detarë midis tyre. Një marrëveshje e mapërshme mes dy qeverive u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe bisedimet nisën nga fillimi me grupe të reja negociatore.

Në një mesazh në Tëitter të martën, Ministri i Jashtëm grek Niko Dendias, shkruante se kishte folur në telefon me Kryeministrin Edi Rama lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon.

Ministri i Jashtëm i Greqisë pritet do të shkojë së shpejti në Tiranë për bisedime me homologun e tij shqiptar./balkanweb

Vjen reagimi nga qeveria shqiptare për zgjerimin e kufijëve detar të Greqisë me 12 milje Read More »

Jozefina Topalli: LB (Basha) ka përçarë e shkatërruar PD-në. Nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë

Jozefina Topalli refuzon të plotësojë formularin e vetëdeklarimit, edhe pse ishte një ndër emrat më të votuarat nga baza e PD-së, Shkodër.

Topalli u shpreh se “Partia nuk demokratizohet as me formularë, as me komisione”, duke refuzuar kështu propozikin për t’u rikthyer sërish në PD, gati një vit para zgjedhjeve parlamentare.

“LB (Basha) ka përçarë e shkatërruar PD-në. Ai nuk beson në asnjë parim të partisë që lindi 3 dekada më parë. Në këto kushte, nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë. Me një drejtim të ri të gjithë do bashkoheshin realisht pa formularë dhe pa komisione, dhe Rama nuk do të kishte më shans për të drejtuar vendin”.

E njohur si kritike e fortë e Lulzim Bashës, Jozefina, megjithatë ishte ndër emrat e propozuar nga baza demokrate në Shkodër.

Ndërkohë refuzimi sjell automatikisht përjashtimin e saj nga faza e dytë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve të mundshëm të PD-së, pasi në udhëzimin e selisë blu parashikohet se mosdorëzimi në kohë i formularit të deklarimit, nënkupton heqjen dorë nga mundësia për të qenë kandidat i mundshëm.

Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve e heq personin e propozuar nga baza nga lista e kandidatëve, të cilët i nënshtrohen edhe fazës së dytë.

Ish-kryeparlamentarja dhe ish nën-kryetarja e PD-së ka vendosur kështu që të mos rikthehet, për aq kohë sa kryetar i forcës politike ku ajo bëri pjesë, të jetë Basha.

/NOA.al

Jozefina Topalli: LB (Basha) ka përçarë e shkatërruar PD-në. Nëse vërtet do donte largimin e Edi Ramës, LB duhet të largohet nga kryetari i partisë Read More »

Kreu i Kadastrës fton ‘cuna dhe goca’ të aplikojnë për vende pune: Merreni me radhë nuk bëhesh drejtor menjëherë

Kreu i Kadastrws, Artan Lame, përmes faqes zyrtare të institucionit qw ai drejton, dha njoftimin për 23 vende të lira pune,

Ai dha edhe qytetet ku janw hapur vende pune dhe duke hequr termin “nuk ka profesionistw”, u thotë ‘çunave dhe gocave’ se jeta ka edhe të përpjeta, “por punw ka”.

“Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qe i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një herë”, shkroi Lame, kur dha njoftimin.

E PLOTË NGA ARTAN LAME:

PUNE KA!

Më informojnë nga zyra e personelit se në Drejtorinë e Kadastrës Krujë janë 7 vende të lira, në drejtorinë Pogradec 5, në Gjirokastër 4, në Lezhë 7 vende. Duhen inxhinierë (ndërtimi, arkitektë, gjeoinformatikë, topografë, gjeodetë) dhe pak ekonomistë.

Drejtoria Krujë (që në fakt është në Fush-Krujë për shkak se shumica e problematikave janë poshtë në fushë) është fare pranë Tiranës, le më pastaj Fush Kruja, që është gati periferi e Tiranës. Dhe të mos ketë djem e vajza që të duan të shkojnë deri atje për të punuar!

Eshtë kollaj të bëhet ironi fejsbukjane me frazën e kryeministrit “Punë ka, po s’ka profesionistë”, por është e vështirë ta hedhësh poshtë atë në shumë raste.

Ej çuna, goca, jeta ka edhe të përpjeta. Nuk fillohet jeta direkt drejtor. Fillohet edhe si specialist i thjeshtë, pastaj pas disa vjetësh kur ke fituar eksperiencë bëhesh edhe shef sektori, e më pas po qeve i aftë edhe drejtor. Po fillojeni një herë.

Natyrisht që të zanatçinjtë e fejsbukut do ju shkurajojnë me të thënën se konkurset janë farsë, se i fitojnë vetëm bijtë e partisë, po ju bëni tuajën, ejani dhe do ta shihni.

Ndërkaq që po shkruaj, këto vende janë ende të lira duke ju pritur!

Në Krujë janë 7 vende të lira;

në Pogradec 5 vende;

në Gjirokastër 4 vende;

në Lezhë 7 vende.

ARTAN LAME

/NOA.al

Kreu i Kadastrës fton ‘cuna dhe goca’ të aplikojnë për vende pune: Merreni me radhë nuk bëhesh drejtor menjëherë Read More »

‘Ku qëndron problemi këtu’/ Ish-Drejtoresha e Tatimeve për darkë me Monikën

Kur kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet, në vitin 2013, me premtimin se do të bënte gjithçka për “njerëzit e zakonshëm” të ketij vendi, një ndër postet më të rëndësishme, atë të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, ia besoi në atë kohë një emri jo shumë të njohur për publikun.

Brisida Shehaj fitoi garën mes mijëra ‘njerëzve të zakonshëm’ të këtij vendi, të diplomuar në vendin tonë për Ekonomi, apo edhe jashtë Shqipërisë.

Ajo e mbajti këtë post për disa vite, për t’u emëruar më pas sërish drejtoreshë, në një prej televizioneve më të mëdha në vend, post të cilin e mban ende, pavarësisht nëse kishte ndonjë përvojë në media.

Por një vit para zgjedhjeve parlamentare, ish-drejtoresha që fitoi famë nga imitimi që iu bë në “Portokalli” përmes shprehjes “ku është problemi këtu”, duket se ka vendosur t’i rikthehet politikës.

Ajo është shfaqur krah kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, në Jalë, me të cilën ka ngritur raporte edhe miqësore.

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, për darkë bashkë me Kryemadhin pas takimit me të rinjtë e LRI, thotë se kryetarja e LSI, kishte përgatitur hasude.

“Për sonte po bëjnë hasude, meqënëse na mungonte kafja turke“, – shkroi Shehaj, dhe në foto shfaqet Krymadhi me përparëse.

Rreth tyre ka edhe shumë të rinj, të cilët me kuriozitet shikojnë recetën e kryetares së LSI-së.

Hasudeja është një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare, e thjeshtë dhe e lirë, pa shumë shpenzime. Ndërkaq, duket se Shehaj ka bërë një lëvizje politike, pas ftohjes me PS-në.

Ndërkaq, partitë politike vazhdojnë akuzat e ndërsjella mes tyre, në garë të vazhdueshme me njëra-tjetrën prej 30 vitesh, se cila prej tyre është më pranë qytetarit të thjeshtë dhe cila është në gjendje të shpëtojë Shqipërinë nga kolapsi ekonomik, me qëllim që të ndalet një herë e mirë eksodi i të rinjve shqiptarë drejt Europës.

/NOA.al

‘Ku qëndron problemi këtu’/ Ish-Drejtoresha e Tatimeve për darkë me Monikën Read More »

Studimi i OKB/ Si do plaket popullsia e Shqipësisë

Në vitin 2050, numri i konsumatorëve që janë mbi 65 vjeç do te jetë sa gjysma (49%) e numrit të punonjësve të të gjitha moshave, në Shqipëri. Treguesi, i cili njihet si norma e varësisë ekonomike të të moshuarve është publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në një studim për plakjen e popullsisë globale. Ky tregues, në vitin 2019 në vend ishte vetëm 28%.

Rritja e varësisë ekonomike të të moshuarve është e lidhur me plakjen e popullsisë dhe uljen e normës së fertilitetit (lindshmërisë). OKB thotë se në vitin 2019 në vend kishte 409 mijë persona të moshës mbi 65 vjeç, ose 14% e totalit të popullsisë. Ndërsa në 2050-n, numri i të moshuarve mbi 65 vjeç do të jetë 617 mijë, ose 25% e totalit.

Ndërsa norma e varësisë së të moshuarve, e cila mat numrin e personave mbi 65 vjeç për 100 persona që janë në moshë pune (20-64 vjeç), do të jetë 43.8.

Aktualisht në Shqipëri ka 23.2 të moshuar 65 vjeç e sipër, për çdo 100 persona në moshë pune (20-64 vjeç). Pra deri në 2050-n, ky tregues pothuajse do të dyfishohet, duke shtuar presionet për shërbime tek të moshuarit, por duke ndikuar negativisht dhe në skemën e pensioneve, pasi do të ketë më pak kontribuues për më shumë pensionistë. Një tjetër efekt lidhet me produktivitetin e punës, pasi do të jetë gjithnjë e më e vështirë për të gjetur në rinj në tregun e punës.

OKB parashikon që gjithnjë e më shumë femra të moshuara do të mbeten vetëm. Në 2019-n kishte 92.3 meshkuj për 100 femra të moshës mbi 65%. Në 2050-n, ky tregues pritet të zbresë në 88.3.

OKB thotë se studimet e fundit tregojnë se plakja e popullsisë do të rrisë presionin financiar për sistemet e mbështetjes së moshës së vjetër. Në vendet ku transfertat publike janë të larta, përfshirë shumë shtete në Evropë dhe Amerikën Latine, plakja e popullsisë do të rrisë presionin fiskal në sistemet e transftave publike, veçanërisht nëse modelet aktuale të taksimit dhe përfitimeve mbeten të pandryshuara.

Në Shqipëri, psh, në vitin 2019, rreth 35 % të shpenzimeve totale të buxhetit shkojnë për mbulimin e skemës deificitare të pensioneve, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Financave (shënim i Monitor).

Raporti thotë se plakja e popullsisë është një fenomen global. Pothuajse çdo vend në botë po përjeton rritje si në madhësinë ashtu edhe në përqindjen e personave të moshuar në popullatë. Në vitin 2019, kishte 703 milion persona të moshës 65 vjeç e mbi popullsinë globale. Ky numër parashikohet të dyfishohet në 1.5 miliardë në vitin 2050.

Në nivel global, pjesa e popullsisë së moshës 65 vjeç ose më shumë u rrit nga 6 për qind në 1990 në 9 për qind në 2019. Ky proporcion parashikohet të rritet më tej në 16 për qind në 2050, kur pritet që një në gjashtë njerëz në të gjithë botën të jetë i moshës 65 vjeç ose më shumë.

Në përgjithësi, numri i personave të moshës 80 vjeç ose më i vjetër gati është trefishuar midis viteve 1990 dhe 2019, duke u rritur nga 54 milion në 143 milion; parashikohet të trefishohet përsëri midis 2019 dhe 2050 për të arritur në 426 milion.

Midis 1990 dhe 2019, numri i personave të moshës 80 vjeç e më shumë u dyfishua në të gjitha rajonet, përveç Evropës dhe Amerikës Veriore dhe u trefishua në katër nga tetë rajone. Midis 2019 dhe 2050, numri i personave të moshës 80 vjeç ose më shumë parashikohet të shënojë rritjen më të madhe të përqindjes në Azinë Lindore dhe Jug-Lindore dhe në Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore.

Ritmi i plakjes së popullsisë ka qenë më i shpejtë në Azinë Lindore dhe Jug-Lindore dhe në Amerikën Latine dhe Karaibe. Përqindja e popullsisë së moshës 65 vjeç ose më shumë është pothuajse dyfishuar në Azinë Lindore dhe Jug-Lindore, duke u rritur nga 6 për qind në 1990 në 11 për qind në 2019, dhe në Amerikën Latine dhe Karaibe, duke u rritur nga 5 për qind në 1990 në 9 për qind në 2019. Midis 2019 dhe 2050, pjesa e personave të moshuar është parashikuar të paktën të dyfishohet në katër rajone: Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore, Azinë Qendrore dhe Jugore, Amerikën Latine dhe Karaibet, Azia Jug-Lindore. /Monitor

Studimi i OKB/ Si do plaket popullsia e Shqipësisë Read More »

Moti vjen me ‘surpriza’, por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë

E marta sjell reshjet e shiut dhe uljen e temperaturave. Por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë, pasi të mërkurën moti i kthjellët dhe dielli do rikthehet sërish. Për sa i përket shtatorit, meteorologjia, Adiola Bani thotë për Report Tv se vlerat termike 10 ditshin e parë të këtij muaji, do të jenë 7-8 gradë më të larta se normalja

“Dita e sotme do vijoje të jetë me temperatura të larta si fundjava që lamë pas. Temperaturat do ngjiten ën 38-39 gradë celsius. Zonat malore gjatë pasdites do të ketë rrebeshe lokale. Dita e martë do kemi ardhjen e një sistemi vranësirash.

Do na sjellin reshje të konsiderueshme. Situata do vijoje deri pasdite. Do ketë dhe rënie të temperaturave. Duke filluar nga dita e mërkurë e në vijmë do kemi përmirësim. Ky gusht do të mbyllet me 36 deri ën 37 gradë celsius. Gushti i sivjetshëm krahasuar me vjet ka qenë më i freskët. Vjet kemi pasur disa qarkullime të masave ajrore nga veriu i Afrikës.

Temperaturat vjet kanë shënuar 42 deri 43 gradë celsius. Ndërsa sivjet nuk kemi pasur temperatura më të larta se 39 gradë celsius. Për sa i përket reshjeve gjatë gushtit të 2019 nuk kemi pasur reshje fare.

Këtë vit ka pas prezencë të shpeshtë të reshjeve. Për 10 ditshin e parë të shtatorit kemi kryesisht mot të kthjellët. Presim vetëm në zonat malore që të kemi reshje të pakta të izoluara. Presim temperatura me temperatura 35 deri në 36 gradë celsius. Temperaturat normale janë 28-29 gradë. Domethënë 7-8 gradë më shumë se sa normalja”, tha meteorologjia, Adiola Bami.

Moti vjen me ‘surpriza’, por kjo situatë nuk do të zgjasë shumë Read More »

Opinion/ Duke tentuar t’i shmangim fëmijët nga një armik për të cilin nuk jemi të sigurt se sa armik i sigurt është, do u shkatërrojmë me siguri jo vetëm të tashmen por edhe të ardhmen!

Edmond Bejtaj

Im bir i mbaroi studimet dhe prandaj kjo që do them mbase do tingëllojë krejt subjektive, sidoqoftë kam bindjen se për fëmijët mësimi duhet zhvilluar nëpër shkolla megjithë situatën që sipas shumë opinioneve konsiderohet e papërshtatshme, ngaqë besoj se duke i mbajtur fëmijët larg tyre me mësimin online, pra duke tentuar t’i shmangim nga një armik për të cilin nuk jemi të sigurt se sa armik i sigurt është, do u shkatërrojmë me siguri jo vetëm të tashmen por edhe të ardhmen, sepse do i privojmë prej kënaqësive unike që të jep ai planet që quhet shkollë, i cili shijohet vetëm duke shkelur në të, pra duke njohur shokët e klasës dhe të bangës, figurën e jashtëzakonshme të mësueses, dërrasën e zezë dhe emocionin që të jep e shkruara në të, zërat që mbushin klasën dhe korridoret, librat dhe fletoret, notat dhe vlerësimet me lapsin e kuq, përkëdheljen e kokës dhe qortimet, zilen që lajmëron pushimin dhe përfundimin e mësimit, rrugën e kthimit për në shtëpi, e natyrisht edhe sytë e prindit kur të pyet – Çfarë more sot në shkollë, të keqen babi ?

Opinion/ Duke tentuar t’i shmangim fëmijët nga një armik për të cilin nuk jemi të sigurt se sa armik i sigurt është, do u shkatërrojmë me siguri jo vetëm të tashmen por edhe të ardhmen! Read More »

A e dini sa milionë euro në vit shpenzojnë shqiptarët për bare, restorante e hotele

A e dini sa janë rritur shpenzimet për bare, kafe e restorante vitet e fundit?

Kur vjen puna për të thyer rekorde jemi të sigurt që asnjë shtet në botë nuk mund të na e kalojë për nga numri i bar-kafeve, të cilat i gjen në qendër të qyteteve, në çdo cep të lagjes, apo edhe anash rrugëve ndërqytetase.
Por, sa shpenzohet në një vit në bare, restorante e hotele. Sipas INSTAT, i cili publikon konsumin final -të familjeve sipas grupeve kryesore, në 2018-n, viti i fundit kur janë në dispozicion të dhënat, shpenzimet totale për grupin e bare restorante e hotele ishin 47.8 miliardë lekë, ose rreth 385 milionë euro, duke shënuar një nivel rekord dhe duke u rritur me 11% në raport me vitin e mëparshëm.

Ndonëse të varfër, shqiptarët nuk kursehen për kafe dhe vit pas viti, shpenzimet janë rritur, të nxitur dhe nga ardhjet e turistëve të huaj. Nga 2014-a, rritja ka qenë e shpejtë, siç duket edhe nga grafiku.

Shpenzimet për kafe, restorante e hotele përbëjnë 3.7% të konsumit gjithsej. Shqiptarët shpenzojnë për kafe e restorante e hotele, më shumë sesa për arsimin, apo për pije e duhan, sipas INSTAT.
Sipas të dhënave të tjera të INSTAT numri i aktiviteteve që ofronin shërbim të pijeve arriti në 14,776 gjatë vitit 2018, duke u rritur me 4% në raport me një vit më parë, pas një rënieje në vitin e mëparshëm.

Në raport me popullsinë, Shqipëria numëron 518 bare për çdo 100 mijë banorë, duke kapur rekord jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Ndërsa lë shumë pas vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas përllogaritjeve të “Monitor”, bazuar në të dhënat e Eurostat mbi numrin e aktiviteteve të shërbimit të pijeve dhe numrit të popullsisë, numri i bareve në Bashkimin Europian në vitin 2017 nuk ishte më i lartë se 115 bare për çdo 100 mijë banorë.

Në vend të parë për sa i përket numrit të bareve në BE renditet Portugalia, e cila kishte 427 bare për çdo 100 mijë banorë.

Në top 5 vendet me numrin më të lartë pas Portugalisë, është Spanja me 392 bare për 100 mijë banorë, Greqia me 343, Kroacia me 240 dhe Italia me 211.

Nga ana tjetër, numrin më të ulët ndër vendet e BE-së dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar e ka shënuar Serbia, ku sipas të dhënave të Eurostat dhe përllogaritjeve të “Monitor” në raport me popullsinë kishte vetëm 9 bare (aktivitete të shërbimit të pijeve) për 100 mijë banorë.

Kafete e restorantet përbëjnë 16% të ndërmarrjeve në ekonomi, punësojnë rreth 50 mijë individë. Sektori është ndër më të rëndësishmit për punësimin, duke u krahasuar me industrinë e tekstileve e këpucëve, që ka gjithsej rreth 55 mijë të punësuar. 64% e atyre që punojnë në bare e restorante janë meshkuj.

Ndërsa në vend numërohen rreth një mijë hotele, por informaliteti mbetet i lartë.

A e dini sa milionë euro në vit shpenzojnë shqiptarët për bare, restorante e hotele Read More »