Dukati

Shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë, si në fillim të viteve ‘90, përmes maleve

Shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë, si në fillim të viteve ‘90.

Përmes maleve.

Pas bllokimit të kufijve për shkak të pandemisë, fotoja e realizuar sot, teksa një grup të rinj shqiptarë po kalojnë kufirin tokësor me Greqinë, ashtu siç ndodhte gjatë viteve të para të ’90, tregon situatën dramatike.

Kush e ka fajin?

Kampet politike fajësojnë njëra-tjetrën, ndërsa prej tre dekadash janë shqiptarët ata që vuajnë pasojat.

E ndërsa bota e zhvilluar është në një garë për të gjetur vaksinën që t’i japë fund pandemisë, klasa politike shqiptare duket se ende nuk e ka gjetur “ilaçin” për t’i dhënë fund emigrimit.

Fotoja e bërë publike nga “Korça 24”.

/NOA.al

Shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë, si në fillim të viteve ‘90, përmes maleve Read More »

Miratohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Miratohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku për kalimin e tyre nevojiteshin 84 vota vota.

Mazhoranca ka arritur të sigurojë votat e një pjese të opozitës parlamentare, duke kaluar kështu ndryshimet e Kodit.

Shumica socialiste ka arritur të sigurojë 97 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenim.

Sakaq opozita jashtëparlamentare dhe një pjesë e opozitës parlamentare, nuk e kanë dhënë konsensusin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Partia Demokratike kërkon lista të hapura 100% dhe mos prekje të koalicioneve, por gjithçka nën ekspertizën e OSBE-ODHIR.

Me propozimet e Partisë Socialiste lista bëhet nga kryetari i partitë. Kandidati mund ta prishë këtë renditje të bërë nga partia, vetëm nëse merr me shume vota se sa mesatarja që ka marrë partia për të fituar një mandat deputeti në një qark të caktuar. /noa.al

Miratohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor Read More »

Basha: Nuk ka formulë që ta shpëtojë Edi Rama nga ndëshkimi popullor

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se nuk ka formulë që e shpëton Edi Ramën nga premtimi popullor.

Kështu deklaroi kreu i opozitës lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat pritet të votohen ditën e sotme në Parlament.

Sipas tij, do të kontestohet çdo hap antikushtetues që do të bëhet, në kundërshtim me 5 qershorin.

Ai tha se shkatërrimi i institucioneve të Shqipërisë është një nga arsyet që kjo bandë e ka vjedhur dhe e ka kërdisur Shqipërinë.

“Hapat që duan të hedhin sot në Kuvend janë tërësisht antikushtetues dhe tregojnë tmerrin dhe frikën e Edi Ramës dhe atyre që e rrethojnë nga procesi zgjedhor. Nuk ka formulë që ta shpëtojë Edi Rama nga ndëshkimi popullor. Sikur vetëm për premtimet e pa mbajtura dhe efektin që kanë pasur, Edi Rama do të largohet me votë plebishitare. Çdo hap antikushtetues do të kontestohet në të gjitha format”, u shpreh Basha.

Ai tha se në kundërshtim me 5 qershorit dhe standardet e OSBE-ODIHR, do të kontestohet dhe se nuk ka formulë që ta shpëtojë “bandën në pushtet” nga ndëshkimi i njerëzve.

Parlamenti miraton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa dakordësinë e opozitës.

Partia Demokratike kërkon lista të hapura 100% dhe mos prekje të koalicioneve, por gjithçka nën ekspertizën e OSBE-ODHIR. /noa.al

Basha: Nuk ka formulë që ta shpëtojë Edi Rama nga ndëshkimi popullor Read More »

Momente tensioni mes deputetit socialist Damian Gjiknuri dhe deputetit të opozitës parlamentare Halit Valteri (video)

Momente tensioni janë shënuar ditën e sotme në ambientet e jashtme të parlamentit.

Deputeti socialist Damian Gjiknuri është ndjekur nga pas, nga deputeti i opozitës parlamentare Halit Valteri.

U desh ndërhyrja e punonjësve të Gardës, për të shuar konfliktin mes palëve.

Duke folur për mediat lidhur me konfliktin, Valteri tha, “Nuk jam idiot ta ndjek pas! Më kërcënoi ‘nuk më njihni mua’, zoti Gjiknuri është në pazar të plotë me bandat dhe opozitën parlamentare. Me paratë e Gjiknurit janë blerë edhe votat e deputetëve të tjerë. Shtëpia ime dhe familja ime është parë më herët sesi i zgjidhim këto probleme. I kemi dhënë provat sesi i zgjidhim këto gjëra. I them Edi Ramës ta heqë këtë qen bir qeni”.

Debatet nisën pasi Parlamenti miraton sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pa dakordësinë e opozitës.

Partia Demokratike kërkon lista të hapura 100% dhe mos prekje të koalicioneve, por gjithçka nën ekspertizën e OSBE-ODHIR. /noa.al

Momente tensioni mes deputetit socialist Damian Gjiknuri dhe deputetit të opozitës parlamentare Halit Valteri (video) Read More »

Moti/ Ja si nis java, çfarë ndodh nga e marta

Edhe pse u duk se verës i erdhi fundi, rrymat jugore me lagështirë sollën rritje të temperaturave dhe ndjenjën e zagushisë gjatë këtij mëngjesi.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, mot i paqendrueshëm e pret vendin, me reshjet e shiut ditën e hënë do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim. Në mbrëmje vranësirat në shtim do ti paraprijnë reshjeve në të gjithë vendin ditën e martë. Nuk do të mungojnë rrebeshet me rrufe gjatë paradites.
Prej mesditës së të martës reshjet do të ndërpriten, për tu rikthyer përsëri mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes. Të premten përgjithësisht do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Kjo situatë do të pasohet nga erë jugore hera-herës e vrullshme në bregdet. Temperaturat do të pësojnë ndryshimet si në tabelë me rënien më të theksuar mëngjesin e së premtes.

Moti/ Ja si nis java, çfarë ndodh nga e marta Read More »

Për pasojë të motit të keq, mbeten pa energji zonat ‘Tragjas, Dukat fushë, Dukat fshate dhe Llogara’

Era e fortë ka përfshirë mbrëmjen e djeshme disa zonat të vendit, ndërsa një pemë e rrëzuar në Vlorë ka dëmtuar fiderin R1 N/st Radhime.

Kjo ka bërë që zonat e Tragjasit, Dukatit dhe Llogarasë të mbeten pa energji elektrike.

Lajmi bëhet i ditur nga OSSHE, në një njoftim në rrjetet sociale.

“Njoftim per abonentet Vlore Per pasoje te motit te keq dhe eres se paqendrueshme eshte rrezuar nje peme duke demtuar linjen 10Kv duke demtuar fideri R1 N/st Radhime. Pa energji mbeten zonat ‘Tragjas, Dukat fushe, Dukat fshate dhe Llogara. Urgjenca e OSSHE VLORE ka ngritur grupin e punes dhe po punon per te riparuar difektin Shpresojme ne mirkuptimin tuaj .”

Për pasojë të motit të keq, mbeten pa energji zonat ‘Tragjas, Dukat fushë, Dukat fshate dhe Llogara’ Read More »

Meta: ‘Vendi po rrëshqet drejt një junte me ‘grusht të hekurt

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, reagon në lidhje me raportin e fundit të “Freedom House”, ku shkruan “vendi po rrëshket me shpejtësi drejt një junte me “grusht të hekurt””.

Meta thekson se në raport shkruhet se: “sistemi i kontrolleve dhe balancave përgjithësisht ka dështuar, legjislativi është shkrirë një me ekzekutivin, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë janë jofunksionale, dhe qeveria ka anashkaluar çdo proces demokratik”.

Sipas presidentit Meta alarmuese janë gjithashtu të dhënat e raportit se:

“krahu ekzekutiv që ishte edhe më parë dominues në këtë sistem, u fuqizua edhe më shumë. Policisë iu dhanë më shumë kompetenca, duke bërë arrestime dhe vendosur gjoba të mëdha dhe njerëzit janë hetuar për postimet e tyre në Facebook, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Paketa antishpifje megjithë kundërshtimet brenda dhe jashtë vendit, po vazhdon të kalojë në procesin parlamentar dhe ka përkeqësim të qasjes tek informacioni dhe transparenca qeveritare.”

“Shqiptarët, të cilët kanë njohur izolimin dhe shtypjen e të drejtave njerëzore si askush tjetër, po përgatiten për Referendumin më të rëndësishëm në këto 30 vite kundër tiranisë dhe babëzisë së një bande, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as të drejta të njeriut, as Familje dhe as Atdhe”, e mbyll Meta reagimin e tij në rrjetet sociale./noa.al/

Meta: ‘Vendi po rrëshqet drejt një junte me ‘grusht të hekurt Read More »