Dukati

Fjalim i shkruar në 1653/ ‘Ju jeni një tufë përçarësish dhe armiq të çdo qeverisjeje të mirë. Ju jeni një bandë mjerane mercenarësh qo do ta shisnit vendin tuaj për një lugë çorbë, njësoj si Juda tradhëtoi Zotin për 30 aspra’

Një faqe “Alternativa Civile” në Facebook, që i referohet fjalimit historik mbajtur në vitin 1653 nga gjenerali kontravers britanik Oliver Cromwell, në momentin e shpërndarjes së Parlamentit, që pasoi qeverijen e ngritur pas dënimit me vdekje të mbretit Çarli 1, e ka ndarë për publikun shqiptar, pasi 370 vjet më pas duket se është aktual sot për Shqipërinë.

“Ju jeni dërguar këtu nga populli për t’i lehtësuar problemet dhe fatkeqsitë, por u shndërruat vetë në problemin dhe fatkeqësinë e popullit”, thotë gazetari dhe publicisti Mentor Kikia, i cili ka bërë gjithqashtu publike fjalimin e plotë të gjeneralit.

Alternativa Civile: Një fjalim i shkruar në 1653 për politikanët shqiptarë

“Ju jeni një tufë përçarësish dhe armiq të çdo qeverisjeje të mirë. Ju jeni një bandë mjerane mercenarësh qo do ta shisnit vendin tuaj për një lugë çorbë, njësoj si Juda tradhëtoi Zotin për 30 aspra.

A ju ka mbetur më ndonjë thërrime virtyti?

A ka mbetur ndonjë ves që ju të mos e keni?

Ju nuk keni më shumë fe as se kali im. Paraja është Zoti juaj. Kush nga ju nuk e ka shitur ndërgjegjen për para?

Ju prostituta të ndyra, a nuk e keni përdhosur e njollosur këtë vend të shenjtë, duke e kthyer tempullin e Zotit në një vend hajdutësh me parimet tuaja imorale? Ju jeni bërë të urryer e të paduruar për të gjithë kombin. Ju jeni dërguar këtu nga populli për ti lehtësuar problemet dhe fatkeqsitë, por u shndërruat vetë në problemin dhe fatkeqësinë e popullit”.

Mendoni se ky fjalim i drejtohet parlamentit dhe politikës shqiptare?

E keni gabim, ky është një fjalim historik i mbajtuar në vitin 1653 nga gjenerali kontravers britanik Oliver Cromwell, në momentin e shpërndarjes së Parlamentit, që pasoi qeverijen e ngritur pas dënimit me vdekje të mbretit Çarli 1.

Përtej vlerësimit që historia ka për Cromwell, po mendoni që fjalimi i tij vlen edhe sot për Shqipërinë? Epo nuk është faji i gjeneralit”.

/Noa.al

Fjalim i shkruar në 1653/ ‘Ju jeni një tufë përçarësish dhe armiq të çdo qeverisjeje të mirë. Ju jeni një bandë mjerane mercenarësh qo do ta shisnit vendin tuaj për një lugë çorbë, njësoj si Juda tradhëtoi Zotin për 30 aspra’ Read More »

Dita botërore të të moshuarve/ Meta: Rritje e menjëhershme e pensioneve, jo vetëm gjel për Vit të Ri

Me rastin e ditës botërore të të moshuarve, Presidenti Ilir Meta shpreh mirënjohje, respekt dhe vlerësim ndaj tyre, ku thotë se kanë dhënë shumë për përparimin dhe begatinë e familjeve dhe atdheut tonë.

Kreu i shtetit ngre shqetësim se pavarësisht kontributeve dhe sakrificave të jashtëzakonshme në këtë drejtim, Dita Botërore e të Moshuarve, e gjen sot këtë kategori të margjinalizuar, në gjendje tejet të rënduar, pothuajse të braktisur nga shteti dhe të shkëputur nga fëmijët e larguar masivisht në emigrim.

Sipas tij, trajtimi me pensione të ulëta dhe indeksimet minimale, e bëjnë ende të papërballueshme jetesën e tyre në raport me çmimet e tregut dhe kostot e jetesës ndër më të lartat në rajon, aq sa të ardhurat mujore, nuk ju mjaftojnë as për të paguar ilaçet, energjinë elektrike dhe ujin.

“Me nivelin më të lartë të sëmundshmërisë, trajtimi i tyre shëndetësor nga institucionet shtetërore në raport me të ardhurat dhe nevojat që ka kjo kategori, është thuajse i papërfillshëm. Braktisja, vijon të jetë gjithashtu një plagë e rëndë. Vetmia që përjeton kjo kategori prej shpopullimit, dramës së madhe të popullit tonë dhe familjes shqiptare në vitet e fundit, është e papranueshme dhe kërkon një zgjidhje të menjëhershme duke rikthyer shpresën në radhë të parë për fëmijët e tyre për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë dhe pranë familjeve”, shkruan Meta.

Presidenti kërkon rritje të ndjeshme dhe të menjëhershme të pensioneve, ndihmë ekonomike të prekshme për përballimin e kostove të medikamenteve, energjisë elektrike dhe ujit dhe trajtim të veçantë shëndetësor e social, si disa nga masat efektive që meritojnë adresim të menjëhershëm.

Meta thotë se është koha për të kthyer në veprim shërbimin me përulje dhe vlerësimin e merituar ndaj tyre, jo vetëm me mbulimin e pagesës për blerjen e gjelit për Vit të Ri, por nëpërmjet masave konkrete që ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme, solidaritet dhe përkrahje. /a.y/noa.al

Dita botërore të të moshuarve/ Meta: Rritje e menjëhershme e pensioneve, jo vetëm gjel për Vit të Ri Read More »

Naftëtarët e Ballshit në ditën e katërt të grevës së urisë: Nuk e lëmë grevën, jemi të mbytur në borxhe

Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e katërt të grevës së urisë. Me kalimin e ditëve gjendja e tyre po rëndohet dhe kjo reflektohet në shëndet.

Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së naftëtarëve deklaroi se po ushqehen vetëm me ujë dhe sheqer.

Grevistët thonë se nuk heqin dorë nga greva pasi janë të mbytur në borxhe.

“Kjo uzinë është bërë me forcat e prindërve tanë me gjakun e tyre, dhe vijnë hajdutë nga jashtë dhe bashkëpunojnë me këta tanët dhe na lënë në rrugë. Është gjynah që ti lësh këta njerëz kështu pa një ndihmë pa asnjë gjë, shokët kanë filluar që të kenë probleme me shëndetin, dhimbje koke, tension, marrje mendsh. Nuk kemi rrugë tjetër, duam djersën tonë. Nuk duam as luks dhe as lëmoshë, duam djersën ton”, tha njëri prej tyre.

Naftëtarët pretendojnë se kanë disa muaj, deri në mbi një vit rroga pa marrë, duke thënë se kanë mbetur në mes të rrugës dhe puna është ndërprerë dhe se pavarësisht protesës në Tiranë, askush nuk i priti. /a.y/noa.al

Naftëtarët e Ballshit në ditën e katërt të grevës së urisë: Nuk e lëmë grevën, jemi të mbytur në borxhe Read More »

Basha: Të zbatohet plani ynë me 5 pika

Pas takimeve që pati me përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama për të pranuar planin e PD me 5 pika për përballimin e situatës prej pandemisë së koronavirusit.

“Ne propozojmë mbrojtje për mjekët dhe infermierët, rritje të pagave për ta dhe rimbursim të të gjthë atyre që kurohen nga shtëpia. Rimbursimit total i të sëmurëve me Covid-19 duhet të jetë hapi i parë. Paga e parë e premtuar prej 1000 euro për mjekët dhe 500 për infermierët duhet të aplikohet. Së dyti hapja e shkollave e ka rritur rrezikun e përhapjes së Covid.

Duhen maska dhe dezinfektues në shkolla, çdo fëmijë duhet të studjojnë në distancë. Kalojmë tek ekonomia, xhepat e shqiptarëve janë bosh. Të gjithë ata që kanë humbur punën, duhet të marrin 160 mijë lekë në muaj në gjashtë muajt e ardhshëm”, u shpreh Basha.

Ai shtoi se biznesi i vogël duhet të marrë edhe një çek në 6 muaj e ardhshëm, ndaj kërkoi që plani i opozitës me 5 pika është një plan kundër krizës dhe bëri thirrje që të zbatohet menjëherë. /noa.al

Basha: Të zbatohet plani ynë me 5 pika Read More »

Basha, Ramës: ‘Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit’

Kryedemokrati Lulzim Basha, reagon ndaj ironisë së Kryeministrit Edi Rama, i cili tha më herët “Programi i Lulit është një tramvaj me shalqin që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”.

Basha e quan kreun e qeverisë palaço dhe e akuzon se nuk e mbulon dot dështimin ku e ka futur vendin.

“Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë”, shkruan Basha në Twitter.

Përplasjet në distancë mes Ramës dhe Bashës, nisën, pasi lideri i opozitës nga Durrësi kërkoi që të vihet në zbatim plani me pesë pika i Partisë Demokratike për rimëkëmbjen pas pandemisë së koronavirusit.

Basha, Ramës: ‘Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit’ Read More »

Rama: Programi i Lulit është një tramvaj me shalqin që nuk piqen kurrë

Kryeministri Edi Rama i përgjigjet kryedemokratit Lulzim Basha, i cili nga Durrësi kërkoi që të vihet në zbatim plani me pesë pika i Partisë Demokratike për rimëkëmbjen pas pandemisë së koronavirusit.

Me një gjuhë ironike, Rama shigjeton Bashën, Presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhin dhe Sali Berishën.

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqin që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, shkruan Rama.

Rama: Programi i Lulit është një tramvaj me shalqin që nuk piqen kurrë Read More »

Artan Hoxha: Ja pse Berisha vendosi të flasë publikisht për v rasjen e Azem Hajdarit

Kanë kaluar plot 22 vite nga vrasja e liderit të studentëve dhe ish-deputetit Azem Hajdari. Edhe pse kanë kaluar shumë vite, vrasja e Hajdarit ende nuk është zbardhur plotësisht.

Thuhet se deputeti asokohe është vrarë nga Fatmir Haklaj, pasi ky i fundit mendonte se Hajdari kishte gisht në vrasjen e vëllait të tij të vogël Shkëlqimit. Ndërkaq, në lidhje me këtë ngjarje para disa ditësh ka folur dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Zakonisht, ka ndodhur që Berisha të flasë rreth kësaj çështje më 12 shtator, pikërisht në përkujtimoren e vrasjes së ish-deputetit, por këtë herë ndodhi ndryshe dhe ai zgjodhi të flasë disa ditë më pas. Por përse kjo zgjedhje? Kjo gjë u komentua në studion e emisionit “Top Talk”. Hoxha tha se të premten (datë 2. 10. 2020) do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili dyshohet se është i implikuar në vrasjen e bujshme të vitit 98-ë.

Hoxha ndërkaq, mendon se në këtë seancë do të thërritet edhe Sali Berisha dhe nëse prokurori ia kërkon një gjë të tillë, ai nuk mund të refuzojë, pasi nuk është më imun për shkak se nuk është as deputet në parlament. Ai thotë se dalja publike e Berishës lidhet pikërisht me këtë fakt, pra në prokurori ai do të deklarojë se ka bërë një deklaratë publike dhe në këtë rast prokuroria do të sekuestrojë deklaratat publike që ish-kryeministri bëri.

Artan Hoxha: Në fakt gjëja që më tërhoqi vëmendje që në momentin e parë dhe më lindi kjo pyetje, ishte pse tani. Berisha zakonisht kur jep mesazhe për këtë ngjarje e shfrytëzon përvjetorin që ndodh çdo vit në 12 shtator, është ceremonial që është bërë traditë tashmë, shkojnë tek memoriali vendosin kurora shkojnë tek shtëpia e Hajdarit dhe kjo është e gjitha. Sigurisht Berisha atë ditë nuk doli për të folur e rrëfyer ngjarjen, ajo ishte më tepër një prezencë me mesazhe brenda.

Brenda asaj dalje të Berishës, që unë e kam quajtur bosi i bosëve po rrëfehet. Nëse ti je bosi i bosëve nuk mund ta bësh të penduarin. Për herë të parë Berisha foli dhe dha disa elementë shumë interesant. Edhe pse në aq kohë sa foli ai dhe ngaqë kishte shumë informacion, ato mbushën njëra-tjetrën dhe duket në fund kur mbaron dhe duket sikur ky e ka thënë, por nuk është ashtu.

Për herë të parë Berisha ka folur kaq shumë gjerë brenda një minutazhi të caktuar për ngjarjen e 12 shtatorit 1998. Berisha foli në këtë moment sepse pasnesër, në gjykatën e Tiranës do të zhvillohet seanca ku gjykata do të marri provat e prokurorin dhe listën e dëshmitarëve të prokurorit të çështjes, në lidhje me gjykimin e Izet Haxhisë. Berisha nuk foli thjesht se ne jemi në prag të fushatës elektorale, por foli se aktualisht po zhvillohet një proces, i cili është zvarritur për një vit rresht, kanë dhënë dorëheqjen pesë prokurorë aty, për shkak të interesave. Kjo është një çështje që më ka bërë përshtypje sepse aty herë pas here ka munguar avokati.

Denis Dyrnjaja: Në këtë listë është Sali Berisha si dëshmitar?

Artan Hoxha: Gjykata është në momentin ku po shqyrton kërkesën dhe provat e prokurorit dhe prokurori e jo i pandehuri. Kur të thërret prokuroria nuk mund ta shmangësh, nuk ka më imunitet, nuk është më deputet, nuk ka asnjë pengesë që prokurori ta thërrasë. Berisha këtë radhë nuk ka imunitet dhe është i detyruar nëse prokurori e ka kërkuar dhe Berisha është i detyruar të shkojë në proces të deklarojë dhe të thotë atë që di.

Denis Dyrnjaja: Isha shumë i kujdesshëm kur e dëgjova dhe vetë zotin Berisha dhe tha dhashë një dëshmi, më pas tha nuk është një dëshmi por deklaratë. Ka detaj këtu?

Artan Hoxha: Kjo është një gjë që unë e kam praktikuar dhe vetë. Për ngjarje ku unë e di që ka një hetim nga prokuroria dhe e di që prokuroria do të më thërrasë, unë bëj një dalje publike, pra dhe deklarimet e mia praktikisht janë të bëra publike dhe kur të kërkon prokurori dhe gjykata i them merr deklarimet e mia.

Por në rastin konkret çështja është shumë sensitive. Fakti që Berisha foli para të premtes, katër ditë para, është bërë me qëllimin e plotë që ai do të evitojë dhe shmangë flaktin që do të shkojë në gjykatë dhe do të deklarojë për çështjen.

Artan Hoxha: Ja pse Berisha vendosi të flasë publikisht për v rasjen e Azem Hajdarit Read More »

Cfarë po ndodh në aeroportin e Rinasit

Test për b ombë në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Autoritetet e Aviacionit Civil, po bëjnë testime për të provuar gatishmërinë në rast alarmi për eksploziv në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Kjo ka bërë që të evakuohen punonjësit dhe për disa momente të krijohet kaos.

Fillimisht u fol për alarm real, por më tej u saktësua se bëhet fjalë për manovra testimi.

Cfarë po ndodh në aeroportin e Rinasit Read More »