Dukati

Marku, Gonxhes: ‘Ju jeni h ajdutë mor’ (pjesë nga d ebati)

Analisti dhe pedagogu Mark Marku është përfshirë ne debate të forta me drejtorin e Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, në lidhje me hu mbjen e shpresës nga ana e shqiptarëve.

Marku shp ërtheu ndaj Gonxhes në emisionin “Opinion”, pasi tha se shqiptarët kanë ikur nga Shqipëria, sepse qeveria u vo dhi pasurinë.

Nga ana tjetër Gonxhe u përgjigj duke thënë se nuk është ky niveli që duhet të ketë d ebati.

Blendi Gonxhe: Nëse ka një ar mik të madh që na ka ndodhur, përveç pandemisë e të gjitha këtyre është h umbja e shpresës, është de presioni i shoqërisë, sepse hu mbi shpresa.

Mark Marku: Po pse humbi shpresa?

Blendi Gonxhe: Dhe ky nuk është faj i Ramës as i dikujt tjetër. Nuk ka lidhje.

Mark Marku: Pse ikën 300 mijë shqiptarë para se të ndodhte kjo?

Blendi Gonxhe: Sepse shteti që na le ti në 2013-n ishte mi zerabël, por nuk dua që të merrem me këtë gjë.

Mark Marku: Pse ikën, pasi erdhët ju pra?

Blendi Gonxhe: Kujt i tregoni tani ju, se pse kanë ikur shqiptarët në 2013-n, jeni në vete apo jo?

Mark Marku: Po çfarë që duhet të mbash kompanitë tuaja…

Blendi Gonxhe: Rri ore tani. Janë dy botë të ndryshme.

Mark Marku: Ua v odhe pasurinë zotëri, ti me gjithë soj e sorollopin tënd i v odhe dhe i përzure shqiptarët nga Shqipëria.

Blendi Gonxhe: Bëje personale diku tjetër, jo me mua.

Mark Marku: Jeni ha jdutë mor. Pikë. Dhe për këtë ikin shqiptarët. Nuk ikën nga Covid. 300 mijë shqiptarë ikën se po i vidhni, po i rripni o zotëri. Dhe po i po shtëroni. Jeni ha jdutë ordinerë.

Blendi Gonxhe: Nuk është ky niveli.

Mark Marku: Po mor po, ia keni vjedh gjithçka, i keni lënë pa bukë. Po na bën diskurs, po na bën moral, na mbani ne që ti vjedhim… ore do u vidhni edhe hunjtë e gardhit.

Blendi Gonxhe: Kaq i mirë ju dukem unë, por unë jam dhe i paeksperiencë…

Marku, Gonxhes: ‘Ju jeni h ajdutë mor’ (pjesë nga d ebati) Read More »

Ja kush është deputetja socialiste që votoi kundër emërimeve të reja në qeveri, sqaron gjithçka ndodhi

Deputetja socialiste Mimi Kodheli e ka cilësuar si lapsus votimin kundër emërimeve të reja në qeveri.

Në bazë të fletës së votimit rezulton se Kodheli ka votuar kundër Bledi Çuçit dhe Milva Ekonomit, por deputetja socialiste ka folur për Report Tv ku thotë se kjo ishte një lapsus dhe se është ngatërruar me dekretet.
“Ka qenë lapsus. Ishte dekret presidenti dhe nuk e kam parë që ishte për ministrat. Për të dy personat do kisha ngritur të dyja duart për detyrën që morëm. Milvën madje e kam shoqe fëmijërie”, tha Kodheli.

Ja kush është deputetja socialiste që votoi kundër emërimeve të reja në qeveri, sqaron gjithçka ndodhi Read More »

Kuvendi i Shqipërisë voton ministrin e ri të Brendshëm dhe atë të Bujqësisë

Me 97 vota pro, 4 kundër dhe 5 abstenim, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot Bledi Çuçin si ministër të Brendshëm dhe po me këtë numër votash ka miratuar edhe ministren e re të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi.

Ndërsa me 101 vota pro, Kuvendi miratoi shkarkimin e Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm.

Çuçi u propozua një ditë më parë nga kryeministri Rama, pas dorëheqjes së Sandër Lleshaj nga posti.

Emrat e dy ministrave të rinj u dekretuan sot pa vonesa nga presidenti Ilir Meta dhe Kuvendi i futi ato në rendin e ditës, pasi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se ata duhet ta marrin detyrën sa më shpejt.

Lëvizjet erdhën pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt, për shkak të vr asjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv po licie. /noa.al/

Kuvendi i Shqipërisë voton ministrin e ri të Brendshëm dhe atë të Bujqësisë Read More »

‘Lamtumirë Fetiu ynë/Me këgën shpuzë mbylle synë/Penë artë për Labërinë/Për iso-polifoninë!’

Lamtumir Fetiu ynë
Me këgën shpuzë mbylle syn.
Penë artë për Labërinë.
Për iso-polifoninë.
Këngët kurora të rrinë
Ikonë e madhja Janinë.
Fjala jote vetëtinë
Maleve me trëndelinë.
Sharku muzës në krahinë
Lapardha ngrite selinë.
Alimeja të dha gjin.
Riza Saliu melodinë.
Skalite grupin violinë
Skenave derdhe magjinë.
Lapardhiote farfurinë
Ylberore në ç’do stinë.
Se kurseve mjeshtërinë
Dhe për Ansamblin Çipin.
Gdhënde nderin dhe lavdinë
Prehu i qetë te kjo lëndinë.
Krah për krah me Nertesin,
Me Dulen dhe me Hamndin,
Takoni Asllan Alin.
Në xh ehnet hyjnorët rrinë,
Në qiell me yllësin.
Meritoni përjetësinë.
/Tomorr Lelo/ Ansambli Folklorik Cipini

‘Lamtumirë Fetiu ynë/Me këgën shpuzë mbylle synë/Penë artë për Labërinë/Për iso-polifoninë!’ Read More »

Qeveria merr vendimin, rrit pagën minimale, ja sa do të jetë…

Qeveria shqiptare me anë të një VKM-je ka miratuar rritjen e pagës minimale, e cila që nga 1 janari 2021 do të bëhet 30 mijë lekë të reja në muaj, nga 26000 lekë që është tani.

Për të marrë këtë pagë bazë duhet që të kryhen 174 orë pune në muaj ndërsa shtesat jepen mbi pagën bazë.
Këshilli i ministrave vendosi:

1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
3. Paga bazë minimale orare të jetë 172.4 (njëqind e shtatëdhjetë e dy pikë katër) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr.809, datë 26.12.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.

Qeveria merr vendimin, rrit pagën minimale, ja sa do të jetë… Read More »

Berisha: Të rr ëzojmë Ramën, bëri ministër…

Ish kryeministri Sali Berisha ka kritikuar vendimin e kryeministrit Edi Rama per emerimin e Bledi Cucit si minister i Brendshem duke theksuar se kryeministri po emeron burrin e ish gruas.

“Edvini e ben te familjes Ministrine e Brendshme!
Te dashur miq, me emerimin minister te brendshem te burrit te gruas se trete te tij, Edvin Kristaq Xhe lati per here te pare ne historine 108 vjeçare te shtetit shqiptar shnderron kete ministri dhe organet e vr arura prej saj ne ministri dhe institucione private familjare.

Duke emeruar ne drejtimin e ministrise se brendshme Bledar Çuçin, nje njeri te familjes se tij te vogel dhe konkretisht burrin e ish guras te trete te tij, zonjes Delilna Fico, me te cilen ruan te gjitha marredheniet e ngushta familjare perveç atyre martesore, Edvini kryen nje akt shka terrimtar e te pashembullt, te cilin nuk ia ka lejuar vetes asnje shef i ek zekutivit shqiptar nga viti 1912 gjer sot kryeminister, Mbret, apo dik tator qofte ai.

Me kete akt te pashembullt ne historine e shtetit shqiptar, Edvini tregon se ai sh frytezoi rastin e vr asjes pas shpine te Klodian Rashes per ti dhene duart Sander Lleshajt dhe per te sht ene totalisht ne kth etrat e tij dhe familjes se tij ma fioze ministrine e dh unes, dro ges dhe kri mit elektoral.

Ky emerim unik ne historine e Shqiperise eshte nje kushtrim per çdo shqiptar te ngrihet kunder ketij regjimi mizor nepotik per te pe rmbysur sa me pare dhe me çdo kusht Edvin Kristaq Xh elatin dhe nar koshtetin e tij”, shkruan Berisha

Berisha: Të rr ëzojmë Ramën, bëri ministër… Read More »

Prezantuesja: ‘Shqiptarët duhet të mbyllen se ndryshe nuk ndërgjegjësohen’

Prezantuesja pohon se shqiptarët duhet të mbyllen se ndryshe nuk ndërgjegjësohen.

Në emisionin “Shqipëria live”, ajo shprehu habinë me të gjithë ata qytetarë që nuk mbrohen nga k oronavirusi, organizojnë festa dhe mblidhen sikur vi rusi të mos ekzistonte.
Vetë Aulona e ka kaluar Covidin, megjithatë thotë se kujdesin për veten dhe familjarët vazhdon ta ketë maksimal.
Së fundmi, Aulona ka qenë aktive ne rrjetet sociale duke ndarë eksperincën pas in fektimit si dhe aktivitetet në këtë periudhë. Për rreth një vit, moderatorja është shkëputur nga televizioni dhe sipas saj një ndër arsyet është pandemia.

Prezantuesja: ‘Shqiptarët duhet të mbyllen se ndryshe nuk ndërgjegjësohen’ Read More »

Dom Gjergj Meta: ‘Mjaft më me vr asje!Pendohuni! Kthehuni kah Zoti! Lërjani Zotit gjykimin’

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Dom Gjergj Meta, ka reaguar pas vr asjes së Anton Kelit në Mirditë, që u ekz ekutua mbrëmjen e kaluar nga persona të paidentifikuar.

Në reagimin e tij, Dom Gjergj Meta bën thirrje që t’i thuhet mjaft vr asjeve dhe gjykimi t’i lihet vetëm Zotit.

“Mjaft më me vr asje. Qyteti jonë, Rrësheni, u p ërgjak sërish. Prapë një vr asje tjetër pa autor apo me autor në drejtim të paditur. Për fat të keq, na janë bërë të shumta drejtimet e paditura, në një sistem drejtësie ende larg atij të një vendi normal europian. Janë të tepërta këto pesha që po i ngarkohen shpesh qytetit tonë të vogël, këto kohët e fundit, – lexohet në mesazhin e tij. – Kushdo që merr jetën e një njeriu, ta dijë se një ditë do të japë llogari. Mund t’i fshihet drejtësisë së njerëzve, mund të humbasë gjurmët, por nuk i fshihet dot gjykimit të Zotit e as gjykimit të ndërgjegjes së vet”.

Dom Gjergj Meta vijon me mesazhin e tij: “Nuk kam fjalë tjetër për ata që kanë gisht në këto punë përveçse: Pendohuni! Kthehuni kah Zoti! Lërjani Zotit gjykimin. Do të vijë një ditë gjykimi i Zotit, në këtë botë e në tjetrën. Nuk do t’i shpëtojë dot askush atij gjykimi. Sa jeni gjallë keni kohë të silleni kah e mira, kah falja dhe paqja. Lum ata që duan paqen dhe urr ejnë të keqen, sepse do të quhen bijtë e Hyjit. Mjaft më me vr asje! Mjaft”, përfundon Dom Gjergj Meta.

Dom Gjergj Meta: ‘Mjaft më me vr asje!Pendohuni! Kthehuni kah Zoti! Lërjani Zotit gjykimin’ Read More »