Dukati

Surpriza në lista për deputetë, në radhët e PD, nga shkrimtarja Flutura Acka tek aktori Julian Deda

Surpriza në lista për deputetë pritet të ketë edhe në radhët e PD.
Pas LSI që i zyrtarizoi ato, dhe PS, që do t’i zyrtarizojë pak orë më vonë. Bëhet e ditur se edhe PD ka disa emrat të rinj, të ardhur si propozime nga baza, që do të përfshihen zyrtarisht në lista.

Emrat e rinj që dolën nga procesi i përzgjedhjes se kandidaturave në PD nga drejtuesit politikë të qarqeve, dhe që do të kalojnë për miratim në mbledhjen e kryesisë janë: Flutura Açka (Elbasan), Agron Gjekmarkaj (Lezhë) dhe Ina Zhupa (Vlorë).

Në Shkodër pritet të kandidojë në lista thuajse të sigurt, aktori i njohur i humorit, Julian Deda.

Janë konfirmuar në listën kryesuese të PD për Tiranën 8 drejtuesit politikë.

Ndër propozimet që pritet të miratohen sot në mbledhjen e kryesisë janë dhe emrat e Flamur Hoxhës dhe Isuf Çelës, në qarkun e Kukësit.
/NOA.al

Surpriza në lista për deputetë, në radhët e PD, nga shkrimtarja Flutura Acka tek aktori Julian Deda Read More »

Nd ahet nga jeta në moshën 90 vjeçare ‘këngëtari i tangos’

Nd ahet nga jeta i ashtuquajturi “këngëtari i tangos”, Rudolf Stambolla në moshën 90 vjeçare.

Stamboll ishte këngëtari romantik, i cili me zërin melodioz ishte një emër i suksesshëm në krijimtarinë muzikore që para viteve ’60.

“Gjethet e vjeshtës”, “Këndo kitara ime”, “Dashuria e parë”, “Nën dritare”, “Malli i dashurisë”, etj, janë këngët që për herë të parë janë kënduar nga këngëtari Stambolla, ndërsa për vite më pas këto këngë u sollën në skenë dhe nga të tjerë emra.

I cilësuar si ‘këngëtar i tangos’ dhe i dashurisë, Rudolf Stambolla ishte një nga emrat e këngëtarëve që kujtohet jo pak nga publiku.

Një nga zërat e vlerësuar të atyre viteve, kur përmes Radio Tiranës publiku dëgjonte zërat më të mirë.

Pas angazhimit të tij në “Radio Tirana” në shtatorin e vitin 1956, më vonë Stambolla do të rezultonte i suksesshëm me pjesëmarrjen në Festivalin e Parë të “Radio Tiranës”. /noa.al/

Nd ahet nga jeta në moshën 90 vjeçare ‘këngëtari i tangos’ Read More »

4 ditë nga zyrtarizimi, kush janë kandidatët në listat e PS, mes tyre dhe biznesmenë të njohur

Kur na ndajnë katër ditë nga afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, në kokën e Edi Ramës duket se emrat janë bërë gjithnjë e më të qartë, e vecanërisht ata që do të kenë vendet e sigurta.

Lista pritet që të ketë në së shumti emra të rinj, të bindur të kryetarëve, ndërsa bie në sy dhe përfshirja e biznesmenëve si Luan Bregasi në Fier, apo Vasil Llajo në qarkun e Vlorës.

Një nga pikëpyetjet që duket se ditët e fundit po merr përgjigje, është eleminimi i disa prej figurave të vjetra të PS-së si Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati apo Sandër Lleshaj të cilët me shumë gjasa nuk do të jenë pjesë e listave.

Burimet bëjnë me dije se të tre këta ish-zyrtarë socialistë, që kanë gëzuar dhe postat e ministrave të mos jenë pjesë e Kuvendit në të paktën katër vitet e ardhshme, e në rastin më të keq, të jenë përgjithnjë jashtë skenës politike. Ftohja mes Ramës dhe Xhafajt mori formë gjatë ditës së djeshme, ku teksa kreu i qeverisë fliste për Reformën në Drejtësi, nuk e kishte ftuar nismëtarin e dhjetra ligjeve në Komisionin e Posaçëm të Reformës.

Më e lehtë, ose ndoshta edhe pranoi rolin, u bë largimi i Vasilika Hysit, e cila njoftoi dje në një konferencë se do të tërhiqej nga jeta aktive në politikë pas 12 vitesh. Ndërkohë në pozicone të rehatshme në lista do të jenë ministret Etilda Gjonaj, e Elva Margariti, të cilat do të kryesojnë listën e Tiranës, ndërkohë që do tiu bashkëngjitet dhe Elisa Spiropali apo Belinda Balluku, e cila do ta shohë për herë të parë veten e saj si deputete.

Në radhët e PS-së do të ketë vend dhe për deputetët e opozitës që i shërbyen në këto dy vite për të kaluar çdo ligj që kishte nevojë për shumicë të cilësuar. Ylli Shehu, Reme Lala, Halit Valteri dhe Edmond Rrushi pritet që të jenë pjesë e listës shumëemërore në qarkun e Tiranës, ndërkohë që në Elbasan pritet që të garojë dhe një i afërm i ish-deputetit të PDIU Aqif Rakipi, i cili u dogj nga logji i dekriminalizimit.

Vetë Rama pritet që të garojë në qarkun e Durrësit dhe të Vlorës, ndërsa në zgjedhje pritet që të përfshihen dhe drejtues të institucioneve si OSHEE apo Posta Shqiptare. Ardian Cela i OSHEE është në krye të fushatës në qarkun e Durrësit, ndërkohë që Laert Duraj do të jetë i treti në listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokatrës, të cilin e kryeson dyshja Bledi Çuçi-Mirela Kumbaro. Po ashtu Dallëndyshe Bici e IKMT-së dhe Mirlinda Karçanaj e AKSHI-së do të jenë pjesë e listave të qarkut të Tiranës.

Emrat më të mundshëm që përfliten për të marrë pozicione të sigurta në lista sipas qarqeve:

1. Tiranë

Elisa Spiropali

Ervin Bushati

Arben Ahmetaj

Belinda Balluku

Etilda Gjonaj

Fidel Ylli

Toni Gogu

Etjen Xhafaj

Elona Gjebrea

Klotilda Ferhati

Dallëndyshe Bici

Majlinda Karçanaj

Eljo Hysko

Besnik Bare

Ogerta Manastirliu

Xhemal Qefalia

Sadi Vorpsi

2. Elbasan:

Taulant Balla

Erald Xhani

Sajmir Hasalla

Albana Hana

3. Korçë:

Niko Peleshi

Ilir Pendavinji

Blerina Gjylameti

Eduard Shalsi

4. Durrës:

Edi Rama

Lefter Koka

Milva Ekonomi

5. Fier:

Gramoz Ruçi

Erion Braçe

Luan Bregasi

Haki Çako

Petro Koçi

6. Berat:

Blendi Klosi

Ermonela Felaj

Bardhyl Kollçaku

Nasip Naço

7. Vlorë:

Edi Rama

Damian Gjiknuri

Anila Denaj

Vasil Llajo

8. Gjirokastër:

Bledi Çuçi

Mirela Kumbaro

Laert Duraj

9. Lezhë:

Lindita Nikolla

Eduard Ndrecaj

Shpresa Marnoj

10. Shkodër:

Ilir Beqaj

Benet Beci

Majlinda Agoni

Paulin Stërkaj

Luan Harusha

11. Dibër

Olta Xhaçka
Agron Cerri
Aurora Mara
Alfir Shima

12. Në Kukës PS ka pritshmëri vetëm për një mandat dhe listën do ta kryesojë Greta Duraku, në listë i dyti do të jetë aktori Petrit Malaj.

4 ditë nga zyrtarizimi, kush janë kandidatët në listat e PS, mes tyre dhe biznesmenë të njohur Read More »

Brataj/ Sqarim për mjekët që japin ‘leksion’ nga jashtë Shqipërisë

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka reaguar sërish sot në lidhje me gjendjen në spitale, nisur edhe nga kritikat që vijnë kryesisht nga mjekët shqiptarë, të cilët punojnë jashtë vendit.

Brataj ka përmendur disa prej tyre, por për mjekun Martin Mano tha se ka marrë bonus dhe paga pa punuar në Shqipëri, ndërsa tha se ‘iku i revoltuar’ menjëherë sapo iu krijua një vend punë në Itali, prej nga ku kritikon situatën me të cilën po përballen spitalet tona.

Analiza e plotë e Skënder Brataj:

Statusin e vendosi Dr. Martin Mano, i cili nuk kishte gjetur vend pune në vendin fqinj Itali dhe erdhi në Shqipëri. Edhe pse ishte nga Korça shkoi atje duke marë edhe bonusin e Ministrisë së Shëndetësisë, 1.000.000 lekë plus rrogën për disa muaj. Sapo gjeti vendin në Itali, iku i revoltuar nga Shqipëria dhe ka filluar fushatën e denigrimit të kolegëve nga aty ku është!

Dr. Taulant Muka nëse ankohet ka motivet e tij, por ju nuk ja dhatë mundësinë, ndërsa këtij patrioti të madh po! Dr. Alimehmeti komentoi shifrat dhe është nga specialitët më të mirë të kësaj fushe. Nuk e kam parë asnjëher nëpër cepa, diskutoj me të me kënaqësi shpesh herë. Sikur partitë politike të ofronin specialistë të tillë në radhët e tyre, do të isha shqiptari më i lumtur.

Po sqaroj edhe njëher, që nuk po mbroj askënd, se mos i ngelet merak Dr. Elona Cekanit! Unë do vazhdoj të mbroj bluzat e bardha që përbëjnë sistemin shëndetësor. Statuset i bëj rrallë por të gjata që ta kuptojnë të gjithë. Kohën time di ta administroj shumë mirë. Ndoshta doktoresh duhej të revoltoheshit edhe më parë jo vetëm për të afërmit tuaj! Unë shqetësohem për të gjithë pacientët!

KONKLUZION

Incidenca dy javore është 495 raste nga 525 të infektuar për 100.000 banorë.

Incidenca një javore nga 1112 kaloi në 905 javën e fundit.

Indexi spitalor javor nga 17 në fillim të shkurtit në 8 në javën e fundit të muajit shkurt.

Numri i thirrjeve drejt 127 nga 2.500 zbriti nën shifrën 2.000 në 24 orë.

Numri i vizitave në banesë nga urgjenca 127 nga 550-600 në ditë, dy javët e kaluara po zbret poshtë 500. Numri të shtruarve në spital nga 127 ka qenë mbi 100 në ditë, në këtë moment ka zbritur në 83.

R=0.96, qenka më i mirë se Zvicra thotë doktoresha! Mos u habit doktoresh,nuk i nxjer unë, nuk i nxjer Shqipëria, i nxjer OBSH dhe Universiteti i Harvardit këto përllogaritje.

Dr. Erjon Panajoti, Dr. Elona Cekani dhe kush e mendon ose llogarit si ju, mesa duket matematikën e paskeni opsion! Po ju bëj dy llogari të thjeshta, që të mos i harroni dhe të mos flisni broçkulla si këtu, si në televizione! Ndoshta ju dhe dikush tjetër nuk i paskeni të qarta si përllogariten shifrat!!

Standartet ndërkombëtare sipas WHO, ECDC dhe CDC. i llogarisin kështu të sëmurët:

20% e të infektuarëve aktivë do të jenë të sëmurë.

Pra kemi 35.815 të infektuar aktiv në Shqipëri. 20% e tyre do të jenë pacientë. Pra 7.163, nga të cilët 80% janë me formën e lehtë dhe të mesme që trajtohen në banesë, që do të thotë 5.730. pacientë.

Mbeten (20%), e të sëmurëve, 1. 433 që janë format e mesme dhe të rënda që kanë nevojë për shtrim spitalor.

Në spitale aktualisht janë rreth 700 pacientë të shtruar.

Te privati 200 të shtruar sipas jush!

Atëher 533 pacientë që duhet të jenë të shtruar në spital i bie që po trajtohen në banesë!!

Nëse do të ishin në spitale të gjithë duke përjashtuar edhe spitalet private, pra 1.433 të sëmurë, ne do të kishim të lira 167 shtretër të lirë nga 1.600 që kemi në dispozicion të Covidit. Duke hequr 200 të privatit do të ishin(janë) realisht 367 shtretër. Do të thotë që do të ishin të okupuara 77.1% e burimeve spitalore në shtretër.

Ndërsa aktualisht duke qenë se po i tmerroni qytetarët janë të okupuara 56.3% e kapaciteteve spitalore!

533 pacientë që kanë nevojë për spital, por trajtohen në banesë, të cilët shumë herë ndiqen nga urgjenca 127, mjeku i famijes ose sipas zgjedhjes së tyre, privatisht.

Pra bomba, katastrofa, pendesa, përgjegjësitë tregojani njëher vetes tuaj me panikun që po shpërndani, me gënjeshtrat që po i bëni me orientim ose jo, për mungesë njohurish, apo çfarëdolloj arsyeje tjetër, jepini grupit dhe shqipëtarëve një përgjigje!!

Ku është pseudoshkenca? Ky është lincim që u munduat të bëni!

Thuajini kush është PATETIK dhe ku janë 5.000-6000 pacientë në banesë?!!
/NOA.al

Brataj/ Sqarim për mjekët që japin ‘leksion’ nga jashtë Shqipërisë Read More »

Albin Kurti sot në Lezhë: ‘Përulem me nderim të përjetshëm dhe zotohem para Skënderbeut’

Nga Albin Kurti

Fjala ime sot në Lezhë

I dashuri Iliaz Shehu, aktivist i Lëvizjes dhe mik imi,

I nderuari Iliaz Shehu, kandidat për deputet nga Lezha e Besëlidhjes në Kuvendin e Republikës,

I nderuari Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët,

I nderuari Shaip Kamberi, udhëheqës shqiptar në Pershevë, Medvegjë e Bujanoc dhe deputet në Kuvendin e atjeshëm,

I nderuari Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës së Tuzit,

Motra e vëllezër, zonja dhe zotërinj,

Aktivistë e të pranishëm të tjerë,

Kuvendi i Lezhës është i pari nga natyra e tij ku fisnikët dhe feudalët shqiptarë në shekullin XV në numër të madh dhe me shtrirje aq të gjerë gjeografike morën pjesë në një kuvend të përbashkët me qëllim të përbashkimit të tyre çlirimtar nga pushtuesit osmanë. Lezha kishte një pozitë të rëndësishme gjeografike dhe ishte nën zotërimin venecian, gjë që është interpretuar si ftesë e fisnikëve shqiptarë për bashkëpunim me venedikasit kundër osmanëve. Kuvendi u mbajt në Katedralën e Shën Kollit, e ku morën pjesë figura historike si: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia, Komi, Muzaka, e Tanush Topia, Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Pjetër Spani, Lekë Zaharia, Teodor Muzaka i Riu, Lekë Dushmani, Stefan Gjurashi e të tjerë. Në fjalën e tij hyrëse, Skënderbeu, atëbotë, shtroi domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit politik e ushtarak të shqiptarëve, ndërkaq pjesëmarrësit e tjerë diskutuan për rrugët dhe mundësitë e realizimit të këtij bashkëpunimi.

Kuvendi u institucionalizua si forumi politik më i lartë i vendimmarrësve, i fisnikëve shqiptarë, dhe mbahej herë pas here. Bashkimi u vendos të bëhej përmes një besëlidhjeje politike ndërmjet zotëruesve të tokave të lira e të papushtuara, e që u njoh si Besëlidhja Shqiptare e Lezhës. Kryetari i Besëlidhjes Shqiptare të Lezhës ishte Skënderbeu. Në Kuvendin e Besëlidhjes u miratua krijimi i një ushtrie të përbashkët shqiptare dhe Skënderbeu u caktua si komandant i përgjithshëm i saj. Ushtria formohej nga forcat e përhershme dhe ato të përkohshme. Forcat e përhershme ishin lu ftëtarët që fisnikët shqiptarë i dërgonin të lu ftonin së bashku me Skënderbeun, ndërkaq forcat e përkohshme thirreshin atëherë kur kishte lu ftime aktive me osmanët.

Besëlidhja kishte arkën e saj të përbashkët, në të cilën përpos që kontribuonin fisnikët, të hyrat qarkullonin edhe nga fitimet e kriporeve të Shën Kollit, që ishin në pronësi të Kastriotëve nga taksat doganore, nga tregtia e drithit dhe e metaleve. Përmes Besëlidhjes, fisnikët shqiptarë synonin ta ruanin mëvetësinë e tyre nga osmanët, ndërkaq ata udhëhiqnin me parimin se megjithëse Skënderbeu ishte kryetar i Besëlidhjes, asnjëri nuk kishte të drejtë të ndërhynte në zotërimet e tjetrit. Nga ky parim buron shprehja lidhur me këtë ngjarje historike ‘i pari ndër të parët’, në lidhjen e besës së Lezhës për fisnikët dhe trojet arbënore.

Sot, më 2 mars, teksa shënojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, të besëlidhjes që është akt politik, publik e kolektiv i besatimit, i lidhjes së dëshirës së përbashkët me veprimin e secilit, ne duhet të mendojmë e të veprojmë duke menduar se si do të mendonin e vepronin nga Skënderbeu te rilindasit tanë dhe deri tek lu ftëtarët e dëshmorët në veçanti, të lu ftës së fundit në Kosovë. Pra, duhet të ndjekim pishtarin që është bartur përgjatë historisë nga brezi në brez, ashtu që populli shqiptar kudo që është të faktorizohet, t’i nxjerrë përfaqësuesit e tij më të mirë e më të devotshëm, dhe, në këtë mënyrë, krizën e shumëfishtë që e ka pllakosur ta zëvendësojë me çlirim, me bashkim, me zhvillim e me përparim të gjithanshëm. Sot, këtu te flamuri kombëtar shqiptar dhe te Besëlidhja e Lezhës, i përulemi me nderim të përjetshëm dhe zotohemi për angazhim njashtu të përjetshëm, heroit tonë kombëtar Skënderbeut dhe të gjithë lu ftëtarëve shqiptarë në të gjithat epokat e kombit tonë.

/NOA.al

Albin Kurti sot në Lezhë: ‘Përulem me nderim të përjetshëm dhe zotohem para Skënderbeut’ Read More »

Energjia elektrike ‘fut në sh err’ Bashën dhe Ramën, ironia e kryeministrit: Fli vëlla, për ty paska qenë kjo dynja

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar mbrëmjen e sotme kryedemokratin Lulzim Basha teksa i risjell një deklaratë të shkëputur gjatë prezantimit të programit “Shqipëria fiton” për bursën e energjisë.

Teksa Basha thotë në video se “angazhimi ynë kyç është ngritja e bursës së energjisë”, Rama nxjerr dokumentet sipas të cilave Bursa është themeluar më 23 tetor 2020.
Rama:#
#FliGjumëFli fli vëlla, për ty paska qen kjo dynja🙃

Energjia elektrike ‘fut në sh err’ Bashën dhe Ramën, ironia e kryeministrit: Fli vëlla, për ty paska qenë kjo dynja Read More »

Bamir Topi kthehet në PD? Negociata me Bashën për zgjedhjet e 25 prillit

Ish presidenti Bamir Topi duket se eshte duke negociuar me PD-ne per te kordinuar pjesemarrjen ne zgjehdjete 25 prillit.

News 24 referuar burimeve, theksoi se ka ditët e fundit ka pasur disa takime mes përfaqësuesve të PD-së dhe atyre të FRD-së, partisë së Bamir Topit.

Duke iu referuar këtyre burimeve, ditet e fundit ka pasur takime intensive, ndërsa ka sinjale pozitive për arritjen e një marrëveshje.

Ish presidenti Topi në zgjedhjet e 2015-ës ka qenë në koalicion me maxhorancës, por më pas ‘rrugët’ u ndanë, ndërsa tashmë duket se ish-presidenti do të bashkëpunojë me PD-në.

Mësohet se Balli Kombëtar Demokrat i drejtuar nga Artur Roshi, që aktualisht është në parlament, do i bashkohet koalicionit opozitar.

Diten e sotme është dita e fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën e koalicionit, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Bamir Topi kthehet në PD? Negociata me Bashën për zgjedhjet e 25 prillit Read More »

Zbuloni si mund ta filloni ditën tuaj në mënyrën më të mirë

Kur zgjohemi herët dita është më e gjatë dhe kemi kohë në dispozicion për të bërë më shumë gjëra. Këto janë disa aktivitete që mund të bëni për ta shfrytëzuar në maksimum ditë tuaj.

Shmangni me çdo kusht smartphonin tuaj
Smartphone është gjëja e parë që kontrolloni në mëngjes, jepini prioritet kohës tuaj, pa shpërqendrime. Hapësira personale duhet mbrojtur, është një moment reflektimi, mendimi dhe ndërgjegjësimi.

Bëni dush

Më mirë sesa në darkë, dushi i mëngjesit jo vetëm që ju ndihmon të zgjoheni, por duke shtuar dhe vajra esencial në vaskë ju stimuloni nivelin e përqendrimit.
Lexoni

Jo vetëm libra, vlen dhe një artikull, 10 minuta mjaftojnë për të vënë në lëvizje trurin tuaj. Duhen disa këshilla për ta nisur ditën mbarë.

Kaloni kohë me të afërmit

Kaloni pak kohë me familjen, miqtë, fëmijët. Disa fytyra të qeshura do t’ju zbukurojnë ditën. Lumturia është e lidhur me shëndetin, ja përse njerëzit me të cilët jetojmë dhe kemi raporte duhet të jenë sa më pozitivë.

Praktikoni mirënjohjen

Nuk do të ishte keq ta nisni ditën me falenderime, ndoshta duke shkruar të zezën mbi të bardhë, pra gjërat për të cilat ju jeni mirënjohës. Mirënjohja pengon frikën dhe stresin, dhe redukton prodhimin e kortizolit.

Konsumoni sa më shumë ujë

Nevoja më e madhe është ajo e hidratimit, të pish kur ke etje është shumë vonë. Gjithsecili nga ne duhet minimumi të pijë 2 litra me ujë gjatë ditës, duke filluar që nga mëngjesi.

Kujdesuni për ambientin tuaj të punës

Nuk po ju themi të pastroni të gjithë cepat e zyrës, por të paktën sistemoni tavolinën tuaj të punës. Një punë jo shumë impenjuese që i dërgon një mesazh të qartë trurit, nëse tavolina është e pastër, edhe motivimi juaj do të jetë më i madh në momentin që do të nisni punën. Çdo mëngjes është një fillim i ri, e me shumë hapësirë për kreativitetin tuaj.

Zbuloni si mund ta filloni ditën tuaj në mënyrën më të mirë Read More »