Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta i kërkoi KLSH-së auditimin e AlbControl, nisur nga situata e krijuar, protesta e kontrollorëve që çoi në bllokimin e fluturimeve dhe ndalimin e tre prej tyre.
Përmes një mesazhi në “Twitter”, Rama akuzon Metën dhe Berishën për plan për bllokimin e vaksinimit, teksa thotë se ky plan dështoi. Sa i përket auditimit, kreu i qeverisë i drejtohet Presidentit t’i vazhdojë Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL.
“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL!”, shkruan
Vjosa Osmani ka marr sot zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Këtë detyrë asaj ia ka dorëzuar kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili për pak ditë qe ushtrues detyre i presidentit.
Paraprakisht, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka parakaluar pranë gardës së FSK-së së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjfuca.
Në ceremoni janë duke marrë pjesë ambasadorë të disa vendeve, kryeministri Albin Kurti dhe anëtarë të kabinetit qeveritar.
Osmani u zgjodh nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, presidente e vendit të dielën, me 71 vota. Pas marrjes së detyrës, Osmani do të vazhdojë gjatë ditës me një sërë aktivitetesh./NOA.al
E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Shqiponja e cila ka ardhur t’i bëjë një surprizë kunatës. Ajo tregon së është nga Durrësi dhe ka vetëm një vëlla. Në moshën 24 ai donte që të martohej, të gjente një nuse të mirë për veten dhe për prindërit, kështu i gjetën me mblesëri. Në familjen e tyre erdhi Dhurata e cila ishte një dhuratë e vërtetë për të gjithë.
Shqiponja: E morëm nusen gjithë gëzim na lindi djalë dhe vajzë. E kemi dashur dhe e duam Dhuratën, prindërit kanë jetuar me vëllain dhe nusen.
Ardit Gjebrea: Sot bashkë jetojnë prapë?
Shqiponja: Prindërit nuk jetojnë më, zakonisht thonë, ke një vëlla të mirë dhe ke një nuse të mirë, por këta kanë qenë të dy të mirë dhe i ka rënë syri. Vëllai pi pak, e la rakinë për 8 vite dhe ishim shumë të lumtur sepse shkonin kaq mirë të dy.
Ardit Gjebrea: Pse nuk shkojnë më?
Shqiponja: Shkojnë, Dhurata është kaq e mirë se pi vëllai dhe ajo thotë nuk pi, është i ri do rregullohet. Vëllai po sëmuret dhe kjo gjë nuk na gëzon. Unë punoj në spital dhe kur iku turnin e parë shkoj me Dhuratën. Sa hipi në makinë, Dhurata mendjen e ka tek Fatosi. Një herë të dy më morën me makinë dhe Dhurata prapë atë hall ka Fatosi, të jetë më i miri.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë sot një video-mesazh ku i kërkon shqiptarëve që më 25 Prill të bashkohen me të për të futur Shqipërinë në BE.
Kreu i demokratëve Basha thotë se u bë kohë pa një arritje të madhe për shqiptarët e Shqipërinë, dhe madje vendi është gati të hyjë në familjen europiane, teksa lideri i opozitës garanton se e di si arrihet kjo gjë.
Ai beson se së bashku anëtaësimi i Shqipërisë në BE mund të bëhet realitet.
” U bë shumë kohë pa një arritje të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne kemi gati evndin në familjen europiane. Ashtu siç punova fort për ta bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe lëvizjen e lirë, është koha për të ecur të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Unë e di si arrihet kjo, bashkë mund ta bëjmë realitet. Bashkohuni me mua!”, thotë Basha.
Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet tani në Kukës për të vijuar fushatën elektorale.
Basha i ka thënë qytetarëve të Kukësit se Rama i ka poshtëruar e diskriminuar për 8 vite, por i ka bërë gabim hesapet më kuksianët.
Basha ka premtuar se do e kthejë Kukësin në kryeqendrën e Verilindjes, dhe jo vetëm, do të hapë një inkubator të teknologjisë dhe informacionit në bashkëpunim me një universitet në Austri.
‘’Mirë se ju gjej, vëllezër dhe motra, kuksiane e kuksian finsik. Mirë se ju gjej në Kukësin e fisnikërisë, në Kukësin që do i prijë ndryshimit dhe fitores. Për 8 vjet, qeevria dhe kryeministri në ikje e kanë shkelur Kukësin em këmbë, duke e shka tërruar ekonomitë tuaja familjare, ju kanë nëpërkëmbur, tallur.I ka bërë hesapet gabim, ora po vjen. Dita e ndryshimit. Për 8 vjet kam qenë në mesin tuaj, në rrugët e këtij qyteti, në shtëpitë tuaja, në zhëgun e llambës e ngricën e dimrit, e kam ndjerë zemrën kuksiane, optimizmin.
Më 25 prill vu llkani i ndryshimit do të bëjë që kuksianët dhe bijtë e tyre do të jetojnë me dinjitet, këtu në Kukësin tuaj, në Kukësin tuaj. Ndryshim do të thotë mirëqenie, mirëqenie do të thotë pagadinjitoze. Që vjën nga një ekonomi që prodhon, hap vende pune. Shumë shpejt do të marrë fund di skriminimi. Ju jap fjalën një ndër inkubatorët e teknologjisë së informacionit në bashkëpunim me universitetin në Austri do të hapet këtu në Kukës.
Jo thjesht dhe vetëm me një qendër arsimimi dhe kualifikimi, investime amerikane, gjermane, austriake, do e kthejmë në atë që e ka bërë zoti, kryeqendër të Verilindjes. Ju falënderoj gna zemra, që kur nuk u dorëzuat. 8 vite dë shtime, 8 vite di skriminim, 8 vite po shtërim, 8 vite varfëri, mos i harroni, më 25 prill asnjë votë për atë që ju po shtëroi. Votat tuaja për Partinë Demokratike. Zoti e bekoftë Kukësin dhe kuksianët, fitore!’’, tha Basha./NOA.al
Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Kryeministrit Edi Rama do t’ia kishte pasur zili edhe ish-diktatori Enver Hoxha, nëse do të ishte gjallë, pasi dy nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë sonë, kanë dalë hapur krah kryetarit të PS-së, për të siguruar një mandat të tretë dhe historik, në qeverisjen e vendit.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë sot një spot, këtë herë duke përfshirë aktoren e mirënjohur, Tinka Kurti.
Në videon e publikuar në mediat sociale, aktorja thotë se në kohë të vështira Shqipërisë i duhet Edi Rama. Aktorja i thuri elozhe kryeministrit duke thënë se vetëm ai nuk ndalet kurrë, madje shtoi se “lufton dhe punon për ne”.
“Kur lumenjtë dalin nga shtrati, kur sëmundja kë rcënon jetën tonë. Kur përballemi me kohë më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rama, ai nuk ndalet kurrë. Ai lu fton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”, -shprehet aktorja Tinka Kurti.
Më herët protagonist në fushatën e Partisë Socialiste u bë edhe aktori i njohur Robert Ndrenika. Shumë artistë të tjerë i janë bashkuar fushatës së PS-së, por jo nga pesha që mbajnë mbi supe emra si Ndrenika dhe Kurti./NOA.al
Rama dhe Basha shkëmbejnë replika në distancë lidhur me mitingjet që opozita po organizon në vend, ku në disa raste si edhe sot në Fier, kreu demokrat është pritur nga shumë mbështetës.
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar grumbullimet e sotme në Fier gjatë takimit elektoral të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook, dy foto që i cilëson si “dy botë”, ku në njërën shfaqen të moshuarit që presin në radhë për të marrë vaksinën, ndërsa në tjetrën Basha gjatë takimit në Fier.
“DY BOTË – Njëra lufton për të shpëtuar jetën e të gjithëve pa dallim, tjetra bën përsheshe me virus për politikë pa din e as iman…
Vazhdon vaksinimi masiv në gjithë Shqipërinë.
Vazhdon paralelisht edhe infektimi masiv, për vete hipur mbi makinë, nën këmbë ta hajë kush ta hajë”, shkroi kryeministri duke ironizuar fushatën e PD-së.
Megjithatë, Basha edhe pse pati grumbullime sot në Fier, u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë distancën dhe të mbajnë maskën.
Në lidhje me pretendimet e Ramës, reagoi PD. Ajo tha se “Rama ndihet i fr ikësuar nga qytetarët e Shqipërisë që duan të sjellin ndryshimin që i nevojitet vendit tonë” dhe shtoi:
“Ka vetëm dy mundësi: një lider që punon për ju, për të sjellë ndryshimin që i nevojitet Shqipërisë, për t’i përmirësuar jetët tona, ose Rama i cili dë shtoi për 8 vite dhe ua dha Shqipërinë oligarkëve. Më 25 prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të h umbë!”
Pak minuta më pas reagoi sërish Edi Rama: “O lula unë jam i fr ikësuar për njerëzit tuaj që i bëni mish për top me grumbullimet e tu rpshme të papërgjegjshmërisë suaj, duke mbledhur njerëz të verbër me makina e me bori, që virusi të bējë dasëm teksa dhëndri juaj premton ta bëjë ditën natë! Premtim i mbajtur fatk eqësisht!” /NOA.al
Një shpjegim mbi ma llkimet është dhënë së fundmi nga teologu i njohur Miron Cako.
Në një intervistë televizive, Cako ka treguar për ma llkimet që janë rëndomë në zhargonin përditshëm.
“Problemi është se ma llkimi janë disa shprehje që i kemi në zhargonin e përditshëm, njerëzit ngarkohen emocionalisht dhe mbushen me mllef dhe zemërim dhe mallkojnë.
Për shembull të marrtë dreqi, u bëfsh hi dhe madje kur urojmë njëri tjetrin si: ku ishte o derzi, ose sa mirë je bërë moj mo rtje.
Duhet të dimë se fjalët që ne themi nuk i merr era sepse njeriu është një qenie e krijuar sipas ikonës së perëndisë, një qenie psikosematike. Atë që thotë Perëndia bëhen dhe fjalët tona bëhen kur janë të mira dhe të kë qija. Kur themi një ma llkim ai zë. Pavarësisht nëse perëndia e lejon apo jo, prandaj duhet të kemi kujdes nga fjalët që themi.”, u shpreh teologu.
Gjithashtu, teologu tha se prindërit nuk duhet t’i ma llkojnë fëmijët e tyre. “Pas perëndisë vijnë prindërit. Dhe ai njeri që ma llkon jep llogari përpara perëndisë. Sepse prindi ka një përgjegjësi për fëmijët, kujdeset, lodhet për të dhe kur ia p las buzën një prindi, jo vetëm kur të ma llkon dhe kur zemërohet prindi fëmija nuk bën preokupim. Njeriu duhet të kuptojë se ka bërë gabim, Për të Krishterët ma llkimi çlirohet me anë të misterit pendim rrëfimi. Pra njeriu kërkon falje, rrëfehet dhe Kisha ka të drejtën nga perëndia të clirojë nga perëndia. Kemi dhe lutje për mallkimin”, tha ai.